❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ESTONI – RrĂ«zohet njĂ« dron ukrainas

RIGA, 26 gusht /ATSH-DPA/ – NjĂ« dron luftarak ukrainas u rrĂ«zua nĂ« Estoni, thanĂ« sot autoritetet.

Shefi i policisĂ« sĂ« sigurisĂ«, Margo Palloson deklaroi nĂ« Talin se incidenti besohet se ”ka ndodhur tĂ« dielĂ«n nĂ« mĂ«ngjes”.

”Ishte njĂ« dron ukrainas qĂ« kishte sulmuar objektiva ruse. Nuk ka prova qĂ« tĂ« ketĂ« qenĂ« dron rus”, tha Palloson.

Sipas raporteve, ky ishte incidenti i parë i këtij lloji në Estoni.

Ukraina kishte sulmuar një terminal nafte dhe gazi rus në portin e detit Baltik në Ust-Luga, pranë kufirit me Estoninë, të shtunën në mbrëmje.

Mjeti ajror ndoshta ishte devijuar nga masat ruse të mbrojtjes elektronike.

Nuk është e qartë nëse droni hyri nga hapësira ajrore e Letonisë apo e Rusisë.

Ministri i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, deklaroi se droni goditi Estoninë për shkak se Rusia po vazhdon luftën kundër Ukrainës dhe Kievi po mbron veten.

Përdorimi i dronëve në luftë mund të përbëjë një kërcënim për vendet fqinje.

Në muajt e fundit, dronët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë përmes Bjellorusisë, një aleate e Rusisë.

Kanë pasur gjithashtu raste të ngjashme në Rumani dhe Moldavi./  /Ad.Ab./

The post ESTONI – RrĂ«zohet njĂ« dron ukrainas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Trump urdhĂ«ron njĂ«si speciale nĂ« GardĂ«n KombĂ«tare

UASHINGTON, 26 gusht /ATSH-ANSA/ – Donald Trump ka nĂ«nshkruar njĂ« urdhĂ«r ekzekutiv duke i kĂ«rkuar sekretarit tĂ« tij tĂ« Mbrojtjes, Pete Hegseth, tĂ« krijojĂ« njĂ«si tĂ« specializuara nĂ« GardĂ«n KombĂ«tare qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« trajnuara dhe tĂ« pajisura posaçërisht pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur çështjeve tĂ« rendit publik.

Sipas CNN, ky është sinjali më i qartë deri tani për synimin e tij për të zgjeruar rolin e ushtrisë amerikane në polici kombëtare në gjithë vendin.

Me urdhrin e ri, Hegseth ngarkohet të sigurojë që Garda Kombëtare e Ushtrisë dhe Garda Kombëtare Ajrore e secilit shtet të jenë të pajisura, të trajnuara, të organizuara dhe të gatshme për të ndihmuar autoritetet federale, shtetërore dhe lokale në shuarjen e trazirave civile dhe garantimin e sigurisë publike dhe rendit, sa herë që rrethanat e kërkojnë, sipas ligjit.

Një nga misionet kryesore të Gardës Kombëtare tashmë është të jetë e trajnuar dhe në dispozicion për të ndihmuar forcat e rendit në sigurinë publike, zakonisht me kërkesë të guvernatorit të shtetit përkatës.

Urdhri gjithashtu e detyron Hegseth-in tĂ« ”caktojĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« mjaftueshĂ«m anĂ«tarĂ«sh tĂ« trajnuar tĂ« GardĂ«s KombĂ«tare nĂ« çdo shtet, tĂ« cilĂ«t janĂ« nĂ« dispozicion pĂ«r mobilizim tĂ« shpejtĂ« pĂ«r kĂ«to qĂ«llime”, si dhe tĂ« krijojĂ« njĂ« ”forcĂ« tĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ«â€ tĂ« pĂ«rhershme, e cila do tĂ« jetĂ« ”e gatshme pĂ«r dislokim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nĂ« mbarĂ« vendin”./ /Ad.Ab./

The post UASHINGTON – Trump urdhĂ«ron njĂ«si speciale nĂ« GardĂ«n KombĂ«tare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Coppola nderon Herzog me njĂ« fjalim mirĂ«njohjeje nĂ« Festivalin e Venecias

VENECIA, 26 gusht /ATSH-ANSA/ – Regjisori i famshĂ«m amerikan, Francis Ford Coppola do tĂ« mbajĂ« nesĂ«r njĂ« fjalim mirĂ«njohjeje pĂ«r regjisorin e njohur gjerman, Werner Herzog, me rastin e dhĂ«nies sĂ« ”Luanit tĂ« ArtĂ« pĂ«r Arritje nĂ« JetĂ«â€, nĂ« sallĂ«n e madhe tĂ« Pallatit tĂ« KinemasĂ«, gjatĂ« natĂ«s hapĂ«se tĂ« Festivalit tĂ« 82-tĂ« NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Filmit nĂ« Venecia.

NesĂ«r nĂ« orĂ«n 17:00, nĂ« sallĂ«n ”Korinto” do tĂ« prezantohet dokumentari i Mike Figgis ”Megadoc”.

Ky dokumentar bĂ«n pjesĂ« nĂ« seksionin ”Venice Classics” dhe sjell prapaskenat e xhirimeve tĂ« filmit mĂ« tĂ« fundit tĂ« Francis Ford Coppola ”Megalopolis”.

Regjisori i madh Coppola e ka marrĂ« ”Luanin e ArtĂ« pĂ«r Arritje nĂ« JetĂ«â€ nĂ« vitin 1992, gjatĂ« Festivalit tĂ« 49-tĂ« NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Filmit nĂ« Venecia.

Werner Herzog do tĂ« shfaqĂ« dokumentarin e tij tĂ« ri ”Ghost Elephants”, jashtĂ« konkurrimit, nesĂ«r.

Po nesĂ«r ai do tĂ« mbajĂ« edhe njĂ« masterclass nĂ« ”Match Point Arena”, pranĂ« ”Tennis Club Venezia”, nĂ« Lido./   /Ad.Ab./

The post KINEMA – Coppola nderon Herzog me njĂ« fjalim mirĂ«njohjeje nĂ« Festivalin e Venecias appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – ”Reform UK” kĂ«rkon dĂ«bimin e 600 000 azilkĂ«rkuesve nĂ«n njĂ« program emergjent pesĂ«vjeçar

LONDËR, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Partia ”Reform UK” do tĂ« kĂ«rkojĂ« dĂ«bimin e 600 000 azilkĂ«rkuesve, nĂ«se nĂ« seancĂ«n parĂ« parlamentare zgjidhet nĂ« qeveri.

Kreu i partisĂ«, Nigel Farage, paralajmĂ«roi pĂ«r njĂ« “kĂ«rcĂ«nim tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r rendin publik”, ndĂ«rsa ai dhe Zia Yusuf paraqitĂ«n planet e partisĂ« nĂ« njĂ« aktivitet.

”Reform UK” e pĂ«rshkruan “operacionin e saj pĂ«r rivendosjen e drejtĂ«sisĂ«â€ si njĂ« program pesĂ«vjeçar emergjence pĂ«r tĂ« ndaluar dhe deportuar migrantĂ«t e paligjshĂ«m dhe pĂ«r tĂ« penguar mbĂ«rritjet e ardhshme qĂ« ata do tĂ« zbatonin nĂ«se zgjidheshin nĂ« qeveri.

Partia u zotua të sigurojë marrëveshje me vende të tilla si Afganistani, Eritrea dhe Irani për të kthyer migrantët në vendet e tyre.

Farage nuk u pĂ«rgjigj kur u pyet se sa do tĂ« ishte i pĂ«rgatitur t’i paguante Iranit dhe talebanĂ«ve pĂ«r tĂ« marrĂ« mbrapsht tĂ« deportuarit.

”Reform UK” pretendon se plani do tĂ« kushtojĂ« 10 miliardĂ« paund (13,5 miliardĂ« dollarĂ«) pĂ«r t’u zbatuar, por do tĂ« kursejĂ« 7,1 miliardĂ« paund qĂ« shpenzohen aktualisht pĂ«r migrimin e paligjshĂ«m gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« para./  /Ad.Ab./

 

The post BM – ”Reform UK” kĂ«rkon dĂ«bimin e 600 000 azilkĂ«rkuesve nĂ«n njĂ« program emergjent pesĂ«vjeçar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

”The Sun”: DurrĂ«si, qyteti ku rezervimet janĂ« rritur me shifrĂ«n marramendĂ«se prej 224% krahasuar me 2024-n

LONDËR, 26 gusht /ATSH – NjĂ« qytet bregdetar pĂ«r tĂ« cilin ndoshta nuk keni dĂ«gjuar, por qĂ« po pĂ«rjeton njĂ« rritje tĂ« madhe tĂ« kĂ«rkesĂ«s nga turistĂ«t britanikĂ«, shkruan Cyann FIelding pĂ«r tabloidin mĂ« tĂ« njohur britanik ”The Sun”.

I vendosur në bregdetin e Adriatikut, Durrësi është një perlë pak e njohur, por që është shumë më e lirë se pushimet tuaja mesatare evropiane.

TĂ« dhĂ«nat e reja nga ”Love Holidays” sugjerojnĂ« se qyteti Ă«shtĂ« njĂ« destinacion nĂ« zhvillim, me rezervime qĂ« janĂ« rritur me njĂ« shifĂ«r marramendĂ«se prej 224% krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë, qyteti portual idilik mbetet më pak i mbushur me njerëz dhe më i përballueshëm se disa vende të nxehta evropiane.

I quajtur “qyteti i pĂ«rjetshĂ«m nĂ« bregdetin e Adriatikut” nga Agjencia KombĂ«tare e Turizmit e ShqipĂ«risĂ«, DurrĂ«si pĂ«rfiton nga njĂ« klimĂ« mesdhetare dhe ofron njĂ« numĂ«r gjiresh tĂ« izoluara me ujĂ«ra bruz dhe rĂ«rĂ« tĂ« artĂ«.

Një nga vendet më të njohura në qytet është plazhi i Durresit, i cili shtrihet mbi tetë kilometra duke e bërë atë më të madhin në Shqipëri.

TĂ« shpĂ«rndara pĂ«rgjatĂ« shĂ«titores janĂ« bare, kafene dhe restorante tĂ« shumta pĂ«r t’u eksploruar.

Restoranti “Cosmo”, i cili ndodhet nĂ« skajin perĂ«ndimor tĂ« plazhit, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar si mĂ« i miri nĂ« qytet dhe shĂ«rben pjata me ushqime deti.

Në shëtitore ka edhe një numër hotelesh, shumë prej të cilave kanë qasje të drejtpërdrejtë në plazh.

Mysafirët gjithashtu mund të marrin me qira dy shezlongje dhe një ombrellë në plazh për një çmim midis 4,33 dhe 21,63 paund.

NĂ«se nuk ju pĂ«lqen tĂ« uleni nĂ« plazh, atĂ«herĂ« shkoni nĂ« “Hawaii Beach Club” nĂ« skelĂ« dhe merrni njĂ« koktej pĂ«r ta shijuar nĂ« njĂ« nga shezlongjet e klubit me pamje nga deti.

NĂ«pĂ«r baret dhe restorantet nĂ« Durres, njĂ« birrĂ« ka tĂ« ngjarĂ« t’ju kushtojĂ« nga 2,05 deri nĂ« rreth 2,40 paund, dhe njĂ« gotĂ« verĂ« do tĂ« kushtojĂ« rreth vetĂ«m 1,73 deri nĂ« 3,03 paund.

PĂ«r diçka mĂ« aktive, ka njĂ« numĂ«r aktivitetesh sportive ujore qĂ« mund tĂ« bĂ«ni edhe nga plazhi, tĂ« tilla si ski me ujĂ« dhe ”peshq fluturues”.

Qyteti i dytĂ« mĂ« i madh i ShqipĂ«risĂ« ka njĂ« mori vendesh tĂ« ndryshme historike dhe kulturore pĂ«r t’u eksploruar.

Një vend janë rrënojat e Kalasë së Durrësit, e cila u ndërtua fillimisht në shekullin V, dhe Kulla Veneciane e cila u ndërtua në shekullin XV dhe u përdor për të mbrojtur qytetin nga sulmet.

Nëse shkoni në majë të kullës nëntë metra të lartë, do të shihni pamje mahnitëse të qytetit dhe detit.

Xhamia e Durresit, e cila ndodhet nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit, Ă«shtĂ« gjithashtu falas pĂ«r t’u vizituar.

U hap fillimisht në vitin 1938, por që atëherë ka pasur një mori përdorimesh të ndryshme, duke përfshirë, në një moment, si qendër rinore.

Sot, Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r fetare dhe njĂ« vend aktiv adhurimi – prandaj sigurohuni qĂ« tĂ« visheni siç duhet dhe tĂ« hiqni kĂ«pucĂ«t nĂ«se e vizitoni.

NjĂ« tjetĂ«r vend kyç pĂ«r t’u eksploruar Ă«shtĂ« amfiteatri romak i perandorit Hadrian, i cili ka rreth 15 000 vende dhe Ă«shtĂ« amfiteatri i dytĂ« mĂ« i madh nĂ« tĂ« gjithĂ« Ballkanin.

Amfiteatri u ndërtua në fillim të shekullit II dhe u përdor për të pritur tubime shoqërore dhe gara gladiatorësh me kafshë të egra.

Megjithatë, në shekullin IV, luftimet e gladiatorëve u ndaluan dhe një faltore e krishterë u ndërtua në qendër të amfiteatrit.

U zbulua më vonë në vitet 1960, pasi qëndroi e varrosur për qindra vjet për shkak të një numri tërmetesh.

Kushton rreth 2,60 paund për të hyrë në amfiteatër.

Pak jashtĂ« qendrĂ«s sĂ« qytetit Ă«shtĂ« vreshtaria ”Abaia”, ku vizitorĂ«t mund tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« turne dhe tĂ« shohin verĂ«ra tĂ« ndryshme qĂ« prodhohen nĂ« vend.

Kjo përvojë është gjëja më e vlerësuar për të bërë në Durrës, me shumë vizitorë që shijojnë vizitën në kantinë dhe restorantin që shërben ushqim vendas për të shoqëruar verërat.

Ka hotele të shumta në të gjithë qytetin, shumica e të cilave janë shumë të përballueshme.

PĂ«r shembull, mund tĂ« qĂ«ndroni nĂ« hotel ”Epidamn Boutique & Spa”, i cili ka njĂ« restorant, bar dhe kopsht, pĂ«r 69 paund nata pĂ«r dy tĂ« rritur. Ose, sipas ”Love Holidays”, mund tĂ« merrni njĂ« paketĂ« shtatĂ«netĂ«she tĂ« minutĂ«s sĂ« fundit pĂ«r dy persona, pĂ«r rreth 138 paund pĂ«r person, pĂ«r natĂ« kĂ«tĂ« verĂ«./  /Ad.Ab./

The post ”The Sun”: DurrĂ«si, qyteti ku rezervimet janĂ« rritur me shifrĂ«n marramendĂ«se prej 224% krahasuar me 2024-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump shkarkon guvernatoren e FED, Lisa Cook

UASHINGTON, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump ka shkarkuar guvernatoren e RezervĂ«s Federale (FED) Lisa Cook nga posti i saj, duke cituar deklarata tĂ« dyshuara tĂ« rreme nĂ« njĂ« ose mĂ« shumĂ« marrĂ«veshje hipotekare.

Kishte “arsye tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« besuar” se guvernatorja kishte bĂ«rĂ« deklarata tĂ« rreme, tha Trump nĂ« njĂ« letĂ«r drejtuar Cook, tĂ« cilĂ«n e ndau mbrĂ«mĂ« nĂ« Truth Social.

Sipas ligjit amerikan, një president mund të shkarkojë guvernatorët e FED vetëm për shkak të një arsyeje, duke ngritur mundësinë që vendimi i Trump të përballet me sfida ligjore.

Trump i kishte treguar qĂ«llimet e tij ditĂ« mĂ« parĂ«, duke u thĂ«nĂ« gazetarĂ«ve se “do ta shkarkoj nĂ«se ajo nuk jep dorĂ«heqjen”.

Cook kohët e fundit ishte përballur me shqyrtim të hollësishëm për parregullsi të dyshuara në aplikimet për hipoteka, të cilat u raportuan në një letër nga drejtoresha e Agjencisë Federale të Financimit të Strehimit drejtuar Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi.

Për muaj të tërë, Trump ka ushtruar presion mbi Rezervën Federale për të ulur normat e interesit, një kërkesë që nuk është përmbushur pasi politikëbërësit mbeten të shqetësuar për inflacionin, pjesërisht të nxitur nga tarifat e importit të Trump./   /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Trump shkarkon guvernatoren e FED, Lisa Cook appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KANBERRA – Australia dĂ«bon ambasadorin iranian, pas sulmeve antisemite

SIDNEJ, 26 gusht  /ATSH-DPA/  – Kryeministri australian Anthony Albanese that sot  se qeveria iraniane orkestroi sulme antisemite nĂ« tokĂ«n australiane dhe ka njoftuar dĂ«bimin e ambasadorit iranian.

Duke folur para gazetarĂ«ve, Albanese tha se Organizata Australiane e InteligjencĂ«s sĂ« SigurisĂ« (ASIO) kishte konfirmuar pĂ«rfshirjen e Teheranit nĂ« sulmet qĂ« synonin komunitetin hebre tĂ« AustralisĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« sinagogĂ«n ”Adass Israel” tĂ« Melburnit.

“KĂ«to ishin akte tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe tĂ« rrezikshme agresioni tĂ« orkestruara nga njĂ« komb i huaj nĂ« tokĂ«n australiane”, tha kryeministri.

“Ato ishin pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« minuar kohezionin shoqĂ«ror dhe pĂ«r tĂ« mbjellĂ« pĂ«rçarje nĂ« komunitetin tonĂ«â€, shtoi ai.

Ministrja e Jashtme, Penny Wong tha se kjo shënon herën e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Kanberra ka dëbuar një ambasador.

PĂ«rveç ambasadorit Ahmad Sadeghi, tre diplomatĂ« tĂ« tjerĂ« iranianĂ« janĂ« shpallur persona ”non grata” dhe duhet tĂ« largohen nga Australia brenda shtatĂ« ditĂ«sh.

”Ambasada australiane nĂ« Teheran pezulloi operacionet e saj”, tha Wong, me tĂ« gjithĂ« stafin tĂ« zhvendosur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt nĂ« njĂ« vend tĂ« tretĂ«.

Ajo u bëri thirrje australianëve në Iran të largohen menjëherë nëse është e sigurt ta bëjnë këtë./   /Ad.Ab./

The post KANBERRA – Australia dĂ«bon ambasadorin iranian, pas sulmeve antisemite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli sinjalizon tĂ«rheqje nga Libani nĂ«se Hezbollah çarmatoset

TEL AVIV, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tregoi sot shenja pĂ«r njĂ« tĂ«rheqje graduale tĂ« trupave tĂ« mbetura izraelite nga jugu i Libanit, nĂ«se ushtria e kĂ«tij vendi ndĂ«rmerr hapa pĂ«r çarmatosjen e milicisĂ« sĂ« Hezbollahut.

“NĂ«se forcat e armatosura libaneze (LAF) marrin masat e nevojshme pĂ«r tĂ« zbatuar çarmatosjen e Hezbollahut, Izraeli do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa reciproke, duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« reduktim tĂ« pranisĂ« sĂ« IDF-sĂ« nĂ« koordinim me mekanizmin e sigurisĂ« tĂ« udhĂ«hequr nga SHBA”, tha zyra e Netanjahut nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Një armëpushim është në fuqi mes Izraelit dhe Hezbollahut që nga fundi i nëntorit, por të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje.

Izraeli ende ka trupa të vendosura në pesë poste në jug të Libanit, ndërsa ushtria izraelite vijon të kryejë sulme pothuajse çdo ditë në vend, duke thënë se po synon Hezbollahun. Në këto sulme përsëriten viktima mes njerëzve.

Qeveria libaneze ndodhet nën presion për të zbatuar marrëveshjen e armëpushimit, e cila përfshin edhe çarmatosjen e Hezbollahut.

Në fillim të gushtit, qeveria në Bejrut pranoi një plan amerikan që parashikon çarmatosjen e plotë të milicisë deri në fund të vitit, por ky proces pritet të jetë tepër i vështirë dhe politikisht i rrezikshëm.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, ka deklaruar se do të pranojë të çarmatoset vetëm nëse Izraeli ndalon sulmet në Liban dhe tërheq trupat e mbetura nga jugu i vendit. /Ad.Ab./

 

The post TEL AVIV – Izraeli sinjalizon tĂ«rheqje nga Libani nĂ«se Hezbollah çarmatoset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Rritet presioni mbi Starmer pĂ«r çështjen e migracionit

LONDËR, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer pĂ«rballet me presion nĂ« rritje pĂ«r krizĂ«n e anijeve tĂ« vogla, pasi protestat vazhduan jashtĂ« hoteleve tĂ« azilantĂ«ve dhe njĂ« sondazh sugjeroi se votuesit mendonin se ai nuk po arrinte ta zgjidhte problemin.

Kryeministri dhe qeveria e tij kanë përcaktuar masa për të përshpejtuar sistemin e apelimit për azil për të ndihmuar largimin e njerëzve pa të drejtë qëndrimi në Britaninë e Madhe.

Por, ish-sekretari i BrendshĂ«m i PartisĂ« Laburiste, David Blunkett, tha se qeveria deri mĂ« tani nuk kishte arritur tĂ« ofronte njĂ« “pĂ«rgjigje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se ose njĂ« narrativĂ« tĂ« kuptueshme” pĂ«r pĂ«rballimin e krizĂ«s.

Deri më tani këtë vit, një numër rekord prej 28 076 personash kanë kaluar Lamanshin  me anije të vogla, 46% më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Protestat në vendet ku strehohen azilkërkuesit vazhduan gjatë fundjavës dhe qeveria është e përgatitur për beteja të mëtejshme ligjore mbi përdorimin e hoteleve.

NjĂ« sondazh i “YouGov “pĂ«r gazetĂ«n “The Times” zbuloi se 71% e votuesve besojnĂ« se kryeministri po e trajton keq çështjen e hotelit tĂ« azilit, pĂ«rfshirĂ« 56% tĂ« mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« PartisĂ« Laburiste. /Ad.Ab./

The post BM – Rritet presioni mbi Starmer pĂ«r çështjen e migracionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Shefi i ushtrisĂ«, Zamir i kĂ«rkon Netanyahut tĂ« pranojĂ« marrĂ«veshjen pĂ«r pengjet

TEL AVIV, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Shefi i ushtrisĂ« izraelite, Eyal Zamir, ka ashpĂ«rsuar paralajmĂ«rimet e tij lidhur me planin pĂ«r marrjen nĂ«n kontroll tĂ« qytetit tĂ« GazĂ«s, duke i bĂ«rĂ« thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu qĂ« tĂ« pranojĂ« njĂ« propozim armĂ«pushimi pĂ«r lirimin e pengjeve tĂ« mbetura, sipas raportimeve tĂ« mediave izraelite.

“Ka njĂ« marrĂ«veshje mbi tryezĂ«, Ă«shtĂ« marrĂ«veshja e pĂ«rmirĂ«suar Witkoff, duhet ta pranojmĂ«â€, citoi televizioni izraelit “Channel 13” fjalĂ«t e Zamir drejtuar komandantĂ«ve gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« njĂ« bazĂ« detare nĂ« Haifa.

Shefi i ushtrisë iu referua një propozimi të negociuar më parë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, që parashikon një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të liroheshin 10 pengje izraelite të gjallë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

“Ushtria ka krijuar kushtet pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje mbi pengjet, tani kjo Ă«shtĂ« nĂ« duart e Netanyahut”, shtoi Zamir.

Ai përsëriti shqetësimin se marrja e planifikuar e qytetit të Gazës do të rrezikonte jetën e rreth 20 pengjeve që besohet se janë ende gjallë, disa prej të cilëve mendohet se mbahen në këtë metropol të madh.

Zamir paralajmĂ«roi se militantĂ«t e Hamasit mund t’i vrasin pengjet ose tĂ« “bĂ«jnĂ« vetĂ«vrasje sĂ« bashku me ta”.

Sipas kërkesës, Zamir ka hartuar planet operacionale për marrjen e qytetit të Gazës, të cilat janë miratuar nga udhëheqja politike e vendit.

Javën e kaluar, Hamasi tha se kishte pranuar një propozim të ri armëpushimi, i cili raportohet të jetë një version i përshtatur i propozimit Witkoff./   /Ad.Ab./

The post TEL AVIV – Shefi i ushtrisĂ«, Zamir i kĂ«rkon Netanyahut tĂ« pranojĂ« marrĂ«veshjen pĂ«r pengjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

”New York Times”: ShqipĂ«ria vendi qĂ« tĂ« mahnit me bukuritĂ« natyrore dhe mikpritjen

NJU JORK, 25 gusht  /ATSH/ – Plazhe mahnitĂ«se, natyrĂ« e paprekur, vende historike tĂ« pazakonta dhe çmime tĂ« ulĂ«ta e kanĂ« kthyer kĂ«tĂ« ish-shtet eremit nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« reja tĂ« EvropĂ«s, shkruan Valeriya Safronova pĂ«r prestigjiozen amerikane ”New York Times”.

Në jug të Shqipërisë, praktikisht shumë afër nga ishulli grek i Korfuzit, qyteti i Butrintit ka qëndruar për mijëra vjet. Rrënojat e tij janë një ëndërr për dashamirët e historisë. Një teatër në natyrë, një pagëzimore bizantine dhe një ujësjellës romak. Dhelpra, skifterë dhe shqiponja enden në parkun kombëtar prej 93 kilometrash katrorë që përfshin thesaret arkeologjike të Butrintit.

Dhjetë minuta me autobus larg Butrintit, në resortin modern bregdetar të Ksamilit, turistët shtrihen mbi shezlongë, vallëzojnë me muzikë elektronike dhe lëvizin me jet ski rreth një gjiri piktoresk, të bërë të famshëm nga influencerët e rrjeteve sociale, të cilët e krahasojnë pamjen e tij të harlisur me Maldivet.

Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë.

Kjo mund të jetë një arsye madhore pse kaq shumë njerëz po vijnë këtu.

Vitin e kaluar, 11,7 milionĂ« vizitorĂ« hynĂ« nĂ« vend nga 10 milionĂ« njĂ« vit mĂ« parĂ« dhe ata jo vetĂ«m qĂ« shkuan nĂ« plazhe dhe vende historike, por gjithashtu eksploruan malet dhe liqenet nĂ« veri, si dhe Parkun KombĂ«tar tĂ« Lumit tĂ« EgĂ«r VjosĂ«, njĂ« nga 52 vendet pĂ«r t’u vizituar nĂ« vitin 2023.

”ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ende njĂ« vend ekzotik pĂ«r shumĂ« njerĂ«z”,  tha Frenkli Prengaj, i  cili merret me ture turistike pĂ«r “Discover Albania” dhe kaloi dy ditĂ« duke mĂ« shĂ«titur.

Vendi, që shtrihet mes Greqisë dhe Malit të Zi përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, shpalli pavarësinë nga sundimi osman në vitin 1912 dhe duke filluar nga vitet 1940, kaloi dekada nën një diktaturë staliniste, i izoluar nga pjesa tjetër e botës deri në vitin 1990.

NĂ« fund tĂ« viteve ’90, ShqipĂ«ria pĂ«rjetoi njĂ« krizĂ« ekonomike tĂ« ndjekur nga njĂ« periudhĂ« trazirash, por vitet e fundit situata politike Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar dhe turizmi, i nxitur pjesĂ«risht nga çmimet e ulĂ«ta, ka lulĂ«zuar.

Shqipëria e re

Resorti i gjallë i Ksamilit është një shembull i qartë i Shqipërisë së re.

”GjatĂ« dekadave tĂ« diktaturĂ«s, njĂ« numĂ«r i vogĂ«l vullnetarĂ«sh dĂ«rgoheshin nĂ« Ksamil pĂ«r tĂ« ngritur komunitete bujqĂ«sore”, shpjegon Dorina Dhima, njĂ« guidĂ« e pavarur.

”Zona, megjithatĂ«, mbetej e kufizuar, sepse njerĂ«zit mund tĂ« arratiseshin duke notuar deri nĂ« Korfuz. S’kishte mĂ« shumĂ« se katĂ«r pallate”, shton ajo.

Ajo epokĂ« ka marrĂ« fund prej kohĂ«sh. UnĂ« shijova njĂ« drekĂ« tĂ« qetĂ« me oktapod (1 800 lekĂ«, rreth 22 dollarĂ«) me pamje nga uji kristal dhe ishujt e gjelbĂ«r nĂ« njĂ« ”beach bar” tĂ« quajtur “Freskia e Jonit”.

Por, vizitorët që preferojnë një pushim më të qetë mund të zgjedhin destinacionet bregdetare si Jala, Borshi apo Dhërmiu, një deri në dy orë më në veri.

Kur udhĂ«tova nĂ« vitin 2023 nĂ« DhĂ«rmi pĂ«r festivalin e muzikĂ«s dhe mirĂ«qenies “Kala”, mbeta e mahnitur nga bukuria natyrore e peizazhit dhe mikpritja lokale.

Rreth 20 minuta larg Ksamilit ose 30 minuta me traget nga Korfuzi (bileta njĂ« drejtim nga 14 deri nĂ« 33 dollarĂ«), qyteti bregdetar i SarandĂ«s ofron njĂ« atmosferĂ« tĂ« ngjashme tĂ« qetĂ«, plazhe publike, njĂ« shĂ«titore tĂ« gjallĂ« qĂ« mbushet nĂ« mbrĂ«mje me vendas tĂ« veshur bukur nĂ« xhiro, si dhe shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ« e pirĂ« me fruta deti tĂ« shkĂ«lqyera, si te ”Haxhi” dhe ”Marini”.

QĂ«ndrova nĂ« “LaFe Boutique Hotel” nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit dhe kalova njĂ« mbrĂ«mje tĂ« bukur duke parĂ« familje dhe miq.

ÇatitĂ« e kuqe dhe domatet gjithĂ« lĂ«ng

Shqipëria ka qenë prej kohësh një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, Ballkanit dhe botës mesdhetare. Për shkak të shekujve të sundimit osman dhe pavarësisht dekadave të ateizmit zyrtar gati gjysma e popullsisë identifikohet si myslimane. Vendet historike të vendit pasqyrojnë këtë heterogjenitet historik.

Berati, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s rreth dy orë në jug të Tiranës, shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum, me çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive që ngjiten në shpatet e buta të luginës, me qindra dritare që shohin jashtë si sy vigjilentë.

Kalaja e Beratit (hyrja falas), një kompleks i hapur mbi qytet, përfshin një kishë bizantine, rrënojat e një prej xhamive të para në Shqipëri dhe një lagje me shtëpi ende të banuara nga shekulli XVIII-XIX, disa prej të cilave janë bujtina.

Po ashtu, aty ndodhet muzeu ikonografik ”Onufri”, i cili ekspozon objekte fetare qĂ« datojnĂ« qĂ« nga vitet 1300, pĂ«rfshirĂ« njĂ« ikonostas tĂ« gdhendur nĂ« dru tĂ« stolisur (biletĂ« me audioudhĂ«zues 500 lekĂ«).

Kur e vizitova Beratin në fund të qershorit, qyteti ishte i heshtur deri në perëndim, kur rrugët papritur u mbushën me fëmijë me biçikleta, burra që luanin domino dhe shitës që ofronin kupa plastike të mbushura me rrush e qershi për rreth 100 lekë.

Bollëku i përbërësve të freskët e bënte ushqimin në Shqipëri një kënaqësi.

NĂ« “Amalia Homemade Food” nĂ« Berat, bĂ«ra njĂ« duzinĂ« fotosh tĂ« tryezĂ«s, e thjeshtĂ« dhe e bukur. Sallata me domate ishte aq e lĂ«ngshme dhe e gjallĂ«, sa ndjeva sikur kisha zbuluar njĂ« dije tĂ« humbur prej kohĂ«sh mbi shijen e vĂ«rtetĂ« tĂ« domates.

Pjesa tjetër e menusë përfshinte djathë dhe perime të pjekura në enë balte; speca të mbushur me oriz e barishte; patëllxhan me hudhër, spec dhe domate; byrek me spinaq dhe djathë; dhe biftek vjenez, mish i mbushur me djathë (menu me 11 pjata për dy persona, 28 euro ose 32 dollarë).

Siç është tipike në Shqipëri, vakti u mbyll me një gotë raki, një pije e fortë alkoolike e bërë nga frutat e fermentuara, versione të së cilës janë të zakonshme në gjithë Ballkanin.

“Ata qĂ« janĂ« mbi 40 vjeç e pinĂ« pothuajse çdo ditĂ«â€,  tha Andi Kallanxhi, punonjĂ«s i “Pupa Winery”, 20 minuta me makinĂ« nĂ« juglindje tĂ« Beratit.

”Dy gota tĂ« mĂ«dha nĂ« 5 ose 6 tĂ« mĂ«ngjesit, tĂ« shoqĂ«ruara me njĂ« cigare dhe kafe turke, dy teke rreth orĂ«s 10 ose 11, njĂ« tjetĂ«r pas punĂ«s me kafe, dhe pastaj edhe tre a katĂ«r tĂ« tjera pas punĂ«s me salcĂ« kosi e hudhĂ«r”, shton ai.

Rakia “te Amalia”, e zbutur me kanellĂ«, ishte njĂ« pĂ«rzierje ngrohtĂ« dhe e fortĂ« pĂ«r fytin dhe njĂ« fund i pĂ«rsosur i darkĂ«s sime.

Do ta pija për mëngjes? Më pyesni kur të kem mbushur 40 vjeçe.

Vizita në një bunker të Luftës së Ftohtë

Ismail Kadare, fitues i çmimit ”Booker International”, e pĂ«rshkruan  qytetin e GjirokastrĂ«s, rreth dy orĂ« e gjysmĂ« nĂ« jug tĂ« Beratit, si njĂ« “krijesĂ« parahistorike qĂ« ngjitet si me grep nĂ« shpatin e malit”.

Gjirokastra më dukej më shumë si diçka nga një libër me përralla, shtëpitë e saj prej guri të zbukuruara me gdhendje të hollësishme druri dhe të grumbulluara rreth rrugëve me kalldrëm. Por, ai është një libër me figura me një anë të errët pasi, në qendër të qytetit ndodhet një tunel i Luftës së Ftohtë, një nga mijëra bunkerët që diktatori Enver Hoxha ndërtoi në të gjithë vendin gjatë mbretërimit të tij, nga viti 1944 deri në vitin 1985, nga frika e një sulmi të huaj.

PĂ«r t’u bashkuar me njĂ« tur prej 200 lekĂ«sh, shkoni nĂ« agjencinĂ« turistike ”Experience Gjirokastra” nĂ« sheshin ӂerçiz Topulli”.

Nëse ngjiteni përtej qendrës historike të Gjirokastrës, mund të vizitoni një kështjellë shekullore (hyrja 400 lekë), pjesë të së cilës u përdorën si burg, së fundmi gjatë regjimit të Hoxhës.

Qelitë e burgut dhe dhomat e torturave janë lënë kryesisht të paprekura dhe janë një muze magjepsës (200 lekë).

Tarifa shtesë e hyrjes përfshin hyrjen në Muzeun e Armëve si dhe në Muzeun e Gjirokastrës, i cili ofron një histori kompakte, por të plotë të rajonit.

Disa nga muzetë më të papritura dhe interesante në Gjirokastër janë shtëpi të epokës osmane.

Në shtëpinë e Skendulajve, Edlira Skenduli, një pasardhëse e familjes së pasur tregtare që ndërtoi shtëpinë më shumë se 300 vjet më parë, na udhëhoqi në një tur (300 lekë).

“Ka 64 dritare, 44 dyer, gjashtĂ« banjo dhe katĂ«r hamame”, shpjegon ajo.

”Dhoma e sigurt e shtĂ«pisĂ«â€, tha ajo, ”funksiononte si strehĂ« pĂ«r 70 persona gjatĂ« LuftĂ«rave tĂ« ParĂ« dhe tĂ« DytĂ« BotĂ«rore. Pikat kryesore tĂ« tjera pĂ«rfshinin njĂ« frigorifer natyror, njĂ« hapĂ«sirĂ« ​​nĂ«ntokĂ«sore tĂ« ftohur nga njĂ« cisternĂ« ngjitur, dhe dhomĂ«n e dasmĂ«s, tĂ« dekoruar me dru shege, tĂ« pikturuara dhe tĂ« gdhendura, me njĂ« ballkon tĂ« mbrojtur tĂ« caktuar pĂ«r gratĂ« beqare qĂ« donin tĂ« shikonin ceremoninĂ«â€.

NdĂ«rsa zbrisja shpatin nga kĂ«shtjella drejt hotelit ”Rose Garden”, ku po qĂ«ndroja, mund ta shihja diellin duke filluar tĂ« perĂ«ndonte ngadalĂ« pas maleve, duke lĂ«nĂ« vija portokalli dhe rozĂ« tĂ« pluhurosura mbi qytetin prej guri.

Një thirrje melodike për lutje mbushi luginën, duke më kujtuar edhe një herë pasurin kulturore të Shqipërisë.

Vendpushimet e zhurmshme të plazhit, në anën tjetër të maleve, dukeshin shekuj larg./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post ”New York Times”: ShqipĂ«ria vendi qĂ« tĂ« mahnit me bukuritĂ« natyrore dhe mikpritjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – 10 vjet pas hapjes sĂ« kufijve, Merkel sheh pĂ«rparim nĂ« çështjen e migracionit

BERLIN, 25 gusht /ATSH-DPA/ – DhjetĂ« vjet pas deklaratĂ«s sĂ« saj legjendare ”ne do t’ia dalim”, lidhur me mundĂ«sinĂ« e GjermanisĂ« pĂ«r tĂ« pranuar qindra mijĂ«ra refugjatĂ«, ish-kancelarja Angela Merkel beson se vendi ka bĂ«rĂ« pĂ«rparim tĂ« madh nĂ« integrimin e migrantĂ«ve.

”ËshtĂ« njĂ« proces. Por, deri tani kemi arritur shumĂ«â€, tha Merkel nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r transmetuesin publik ARD, pĂ«r njĂ« dokumentar qĂ« do tĂ« transmetohet sot.

”Dhe ajo qĂ« ende mbetet pĂ«r t’u bĂ«rĂ«, duhet tĂ« vazhdojĂ« tĂ« bĂ«het”, shtoi ajo.

Më 31 gusht 2015, Merkel përdori ato fjalë pasi u bë e ditur se rreth 800 000 refugjatë priteshin të vinin në Gjermani atë vit, ndërsa mijëra të tjerë ishin rrugës nga Hungaria.

Merkel tha se e dinte se kjo  nuk do të ishte e lehtë.

”Ishte e qartĂ« pĂ«r mua qĂ« kjo do tĂ« ishte diçka me tĂ« vĂ«rtetĂ« sfiduese”, theksoi ajo.

Njëkohësisht, tha se shpesh habitej se sa herë i ktheheshin fjalët e saj si kritikë.

Ajo shpjegoi se thjesht donte të pranonte se, ndonëse Gjermania po përballej me një detyrë të madhe, shpresën e vendoste tek populli i saj.

Merkel nuk beson se Gjermania u mbingarkua nga vendimi i saj.

”Nuk mendoj kĂ«shtu. Gjermania Ă«shtĂ« njĂ« vend i fortĂ«. NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, isha e bindur qĂ« Gjermania mund ta pĂ«rballonte”, tha ajo.

Ish-kancelarja theksoi se alternativa do të kishte qenë të ndalohej hyrja e refugjatëve me forcë.

”UnĂ« kurrĂ« nuk do tĂ« kisha qenĂ« e gatshme ta bĂ«ja kĂ«tĂ«â€, u shpreh Merkel.

Megjithatë, duke parë pas, ajo tha se ndonjëherë e ka qortuar veten që nuk kishte bërë më shumë për njerëzit në terren në vitet 2012-2013, kur lufta civile në Siri kishte nisur tashmë./   /Ad.Ab./

The post FOKUS – 10 vjet pas hapjes sĂ« kufijve, Merkel sheh pĂ«rparim nĂ« çështjen e migracionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – NjĂ« gazetar i Reuters-it dhe njĂ« i NBC-sĂ« mes viktimave tĂ« sulmit izraelit

ROMË, 25 gusht /ATSH-ANSA/ – Qeveria e GazĂ«s e kontrolluar nga Hamasi njoftoi se midis katĂ«r gazetarĂ«ve tĂ« vrarĂ« sot nĂ« njĂ« sulm tĂ« IDF-sĂ« nĂ« spitalin ”Nasser” nĂ« Khan Yunis ishin njĂ« fotograf i Reuters-it dhe njĂ« reporter pĂ«r transmetuesin amerikan, NBC.

”Fotoreporteri i Reuters-it”, raporton Al Jazeera, ”ishte Hossam al-Masri, ndĂ«rsa reporteri i NBC ishte Moaz Abu Taha”.

Dy viktimat e tjera ishin fotoreporteri i ”Al Jazeera”-s, Mohammed Salama dhe Mariam Abu Daqa, njĂ« gazetare qĂ« punonte pĂ«r disa media, pĂ«rfshirĂ« ”Independent Arabic” dhe ”Associated Press”.

Transmetuesi arab ”Al Jazeera” tha se njĂ« nga kameramanĂ«t e tij ishte midis katĂ«r gazetarĂ«ve tĂ« vrarĂ«.

TĂ« paktĂ«n 15 civilĂ« palestinezĂ«, pĂ«rfshirĂ« katĂ«r gazetarĂ«, u vranĂ« sot nĂ« njĂ« sulm izraelit nĂ« kompleksin mjekĂ«sor ”Nasser”, nĂ« jug tĂ« GazĂ«s, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

”Incidenti ndodhi nĂ« spitalin nĂ« Khan Younis”, tha agjencia, duke shtuar se njĂ« kameraman pĂ«r televizionin palestinez dhe punonjĂ«s tĂ« emergjencĂ«s janĂ« midis tĂ« vdekurve.

Transmetuesi arab ”Al Jazeera” tha se njĂ« nga kameramanĂ«t e tij ishte midis katĂ«r gazetarĂ«ve tĂ« vrarĂ«.

Ushtria izraelite tha se po shqyrton raportet/   /Ad.Ab./

 

The post GAZA – NjĂ« gazetar i Reuters-it dhe njĂ« i NBC-sĂ« mes viktimave tĂ« sulmit izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Klingbeil nĂ« Kiev pĂ«r tĂ« diskutuar garancitĂ« e sigurisĂ«

KIEV, 25 gusht /ATSH-DPA/ – ZĂ«vendĂ«skancelari gjerman, Lars Klingbeil mbĂ«rriti sot nĂ« Kiev pĂ«r bisedime me qeverinĂ« ukrainase.

“Jam duke u koordinuar ngushtĂ« me kancelarin Friedrich Merz pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si Gjermania mund tĂ« mbĂ«shtesĂ« mĂ« sĂ« miri UkrainĂ«n nĂ« njĂ« proces tĂ« mundshĂ«m paqeje”, tha Klingbeil pas mbĂ«rritjes sĂ« tij nĂ« kryeqytetin ukrainas.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r sigurinĂ« e UkrainĂ«s, por edhe pĂ«r atĂ« evropiane”, shtoi ai.

Klingbeil theksoi nevojĂ«n pĂ«r “garanci tĂ« besueshme sigurie qĂ« tĂ« sigurojnĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r UkrainĂ«n”.

“Ne po konsultohemi ngushtĂ« me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. Gjermania do tĂ« pĂ«rmbushĂ« pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e saj”, tha ai.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r sigurinĂ« ukrainase, por edhe evropiane”, shtoi ai.

Klingbeil theksoi nevojĂ«n pĂ«r “garanci tĂ« besueshme sigurie qĂ« sigurojnĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r UkrainĂ«n”.

Gjatë vizitës së tij, Klingbeil planifikon të takohet me përfaqësues të qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë civile të Ukrainës./  /Ad.Ab./

The post UKRAINË – Klingbeil nĂ« Kiev pĂ«r tĂ« diskutuar garancitĂ« e sigurisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Zbulohet dĂ«mi afatgjatĂ« i Covid-19 nĂ« shĂ«ndetin e zemrĂ«s sĂ« grave

BRUKSEL, 25 gusht /ATSH/ – NjĂ« studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund tĂ« lĂ«rĂ« pas njĂ« problem tĂ« fshehur qĂ« qĂ«ndron nĂ« trupat e grave pĂ«r vite me radhĂ«, sipas news.com.au.

Hulumtimi zbuloi se virusi mund të plakë para kohe enët e gjakut të grave me rreth pesë vjet, duke rritur rrezikun e tyre për atak në zemër dhe goditje në tru më vonë në jetë.

Studimi, i botuar nĂ« ’’European Heart Journal’’, ndoqi gati 2 400 tĂ« rritur nĂ« 16 vende.

Hulumtuesit gjurmuan ndryshimet në ngurtësinë e arterieve gjashtë dhe 12 muaj pas infeksionit, dhe ajo që gjetën ishte e habitshme.

Gratë që kishin Covid-19 treguan ngurtësim të konsiderueshëm të arterieve të tyre, edhe kur sëmundja e tyre fillestare ishte e lehtë.

Sa më i rëndë infeksioni, aq më i keq ishte dëmtimi.
Gratë e shtruara në kujdes intensiv kishin rritjen më të lartë, por efekti u pa ende tek ato që qëndruan në shtëpi.

Ngurtësimi arterial ka rëndësi sepse është i lidhur fort me sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët vlerësojnë se plakja e enëve të gjakut mund të rrisë rrezikun e problemeve me zemrën me rreth 3% për një 60-vjeçare.

Në krahasim, efekti tek burrat nuk ishte statistikisht i rëndësishëm.
Profesoresha Rosa Maria Bruno e Universitetit ’’Paris Cité’’ tha se gjetjet ishin njĂ« flamur i kuq pĂ«r shĂ«ndetin e grave pas Covid-19.

“Ne e dimĂ« qĂ« Covid mund tĂ« ndikojĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« enĂ«t e gjakut. Gjetjet tona nxjerrin nĂ« pah se mund tĂ« ketĂ« pasoja afatgjata, veçanĂ«risht pĂ«r gratĂ«, dhe se duhet tĂ« identifikojmĂ« se kush Ă«shtĂ« nĂ« rrezik nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« hershme pĂ«r tĂ« parandaluar sulmet nĂ« zemĂ«r dhe goditjet nĂ« tru”, tha ajo.

Megjithatë, ka edhe disa lajme të mira. Njerëzit e vaksinuar treguan më pak ngurtësim arterial sesa ata që nuk kishin marrë kurrë një vaksinë, duke sugjeruar se vaksinat ofrojnë mbrojtje përtej parandalimit të sëmundjeve të rënda.

Kardiologët thonë se hulumtimi nënvizon rëndësinë e kujdesit pasues.

Kontrollet e rregullta, një stil jetese i shëndetshëm dhe menaxhimi i presionit të gjakut dhe kolesterolit mund të ndihmojnë në kompensimin e rrezikut.
Studimi është një nga hetimet më të mëdha ndërkombëtare mbi ndikimin afatgjatë vaskular të Covid-19 dhe shton provat në rritje se virusi nuk është vetëm një sëmundje e frymëmarrjes, por edhe një vaskulare me pasoja afatgjata./ /Ad.Ab./

The post FOKUS – Zbulohet dĂ«mi afatgjatĂ« i Covid-19 nĂ« shĂ«ndetin e zemrĂ«s sĂ« grave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

JEMEN – KatĂ«r viktima pas sulmeve izraelite

TEL AVIV, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Izraeli ka nisur sulme tĂ« rĂ«nda ndaj objektivave tĂ« lidhura me Huthit nĂ« Jemen, njoftoi ushtria, me tĂ« paktĂ«n katĂ«r persona tĂ« vrarĂ« nga sulmet ajrore sipas grupit rebel tĂ« mbĂ«shtetur nga Irani.

“Forcat Ajrore Izraelite goditĂ«n njĂ« strukturĂ« ushtarake pranĂ« pallatit presidencial nĂ« Sana’”, shkroi ushtria nĂ« Telegram.

”Objektiva tĂ« tjerĂ« pĂ«rfshinin dy termocentrale dhe njĂ« depo karburanti tĂ« pĂ«rdorur nga Houthit”, tha ajo.

Ushtria tha se vala e sulmeve ishte në përgjigje të sulmeve të Houthit ndaj Izraelit, më i fundit prej të cilave u nis të premten në mbrëmje.

Ajo tha se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur predhat.

Më shumë se 10 aeroplanë luftarakë izraelitë ishin të përfshirë në sulme, thanë burimet ushtarake izraelite.

AvionĂ«t duhej tĂ« furnizoheshin disa herĂ« me karburant nĂ« mes tĂ« fluturimit, me objektivat e vendosur deri nĂ« 2 000 kilometra nga kufiri izraelit – njĂ« distancĂ« qĂ« zgjat rreth pesĂ« orĂ« e gjysmĂ« me aeroplan.

Një luftë civile ka shpërthyer në Jemen për 10 vjet, duke e ndarë në mënyrë efektive vendin.

Houthët kontrollojnë zona të mëdha në veri, përfshirë Sanaan, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht kontrollon jugun./  /Ad.Ab./

The post JEMEN – KatĂ«r viktima pas sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – Neozelandezja paguan 1 506 euro njĂ« taksi pĂ«r
 1 500 metra rrugĂ«!

BERLIN, 24 gusht /ATSH– DPA/ – NjĂ« turiste nga Zelanda e Re u pĂ«rball me njĂ« faturĂ« prej  1 506 eurosh pĂ«r njĂ« udhĂ«tim me taksi prej vetĂ«m 1,5 kilometrash gjatĂ« vizitĂ«s sa saj turistike nĂ« kryeqytetin kroat, Zagreb.

Gruaja e kuptoi vetëm pasi ishte kthyer në shtëpi se shuma i ishte tërhequr nga llogaria.

”Ajo mĂ« pas mori njĂ« pjesĂ« tĂ« parave mbrapsht”, raportoi gazeta kroate “Jutarnji List”.

Shoferi tani Ă«shtĂ« nĂ«n hetim pĂ«r “evazion fiskal”, pasi dyshohet se nuk ka lĂ«shuar faturĂ«.

Prej kohësh ka paralajmërime për mashtrime me udhëtimet me taksi në Kroaci.

Turistja kishte marrë taksinë në maj nga stacioni kryesor i trenit në Zagreb drejt një destinacioni të afërt në qendër të qytetit.

Taksimetri tregoi nĂ« ekran pagesĂ«n prej 185 euro  dhe kur turistja protestoi, shoferi thuhet se i ofroi njĂ« “zbritje” me çmimin 150 euro,  tĂ« cilĂ«n ajo e pagoi me ngurrim e nĂ«n presion.

Më pas shoferi thirri një koleg që kishte lexues karte, por shuma e tërhequr doli shumë më e lartë.

Pasi u kthye në Zelandën e Re, gruaja zbuloi mashtrimin dhe e raportoi shoferin në polici përmes ambasadës kroate.

Pas publikimit tĂ« lajmit nga gazeta, shoferi i ktheu 1 350 euro, duke pretenduar se pagesa kishte qenĂ« njĂ« “gabim i pafajshĂ«m”. /Ad.Ab./

The post SOFT NEWS – Neozelandezja paguan 1 506 euro njĂ« taksi pĂ«r
 1 500 metra rrugĂ«! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PORTUGALI – SĂ«rish njĂ« viktimĂ« nga zjarret, ndĂ«rsa Spanja merr frymĂ« e lehtĂ«suar nga vala e tĂ« nxehtit  

LISBONË, 23 gusht  /ATSH-DPA/ – NjĂ« person i katĂ«rt ka vdekur nĂ« Portugali duke u pĂ«rpjekur tĂ« shuajĂ« zjarret masive pyjore qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« pjesĂ« tĂ« vendit, raportoi sot kanali shtetĂ«ror televiziv RTP.

”ZjarrfikĂ«si pĂ«soi djegie tĂ« rĂ«nda pranĂ« qytetit tĂ« vogĂ«l Sabugal, nĂ« PortugalinĂ« lindore dhe vdiq sot nĂ« njĂ« spital nĂ« Porto”, tha RTP.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 1 400 zjarrfikës  po përpiqen të shuajnë zjarret  në Portugali.

Përpjekjet po vazhdojnë të marrin nën kontroll zjarret në qytetin Arganil.

Ndërkohë, autoritetet në Spanjën fqinje ndihen më të lehtësuar pasi vala e të nxehtit është ulur dhe reshje të shumta shiu ranë në disa zona në vend.

“Situata nĂ« vend Ă«shtĂ« normale”, tha drejtoresha e pĂ«rgjithshme e Mbrojtjes Civile, Virginia Barcones, nĂ« kanalin shtetĂ«ror tĂ« televizionit spanjoll RTVE.

Vlerësimet paraprake të Sistemit Evropian për Informacionin mbi zjarret pyjore (EFFIS) thane sot se më shumë se 4 000 kilometra katrorë tokë pyjore është djegur në Spanjë që nga fillimi i vitit, më shumë se sa është regjistruar ndonjëherë në një vit të tërë.

Në Portugali, një sipërfaqe prej pothuajse 2 800 kilometra katrorë është djegur, sipas EFFIS-it./   /Ad.Ab./

The post PORTUGALI – SĂ«rish njĂ« viktimĂ« nga zjarret, ndĂ«rsa Spanja merr frymĂ« e lehtĂ«suar nga vala e tĂ« nxehtit   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Riafirmohet bashkĂ«punimi Tokio-Seul, pĂ«rpara takimit Lee-Trump

TOKIO, 23 gusht /ATSH/ – Kryeministri japonez Shigeru Ishiba dhe presidenti i KoresĂ« sĂ« Jugut, Lee Jae Myung riafirmuan sot bashkĂ«punimin nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« midis dy fqinjĂ«ve tĂ« AzisĂ« Lindore, para njĂ« takimi qĂ« Lee do tĂ« zhvillojĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n me presidentin amerikan Donald Trump, sipas Reuters.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Japoni që nga marrja e detyrës në qershor, Lee u takua me Ishiba në rezidencën e kryeministrit në Tokio për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale, përfshirë bashkëpunimin më të ngushtë në fushën e sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një marrëveshjeje tripalëshe, të nënshkruar nga paraardhësit e tyre.

“MarrĂ«dhĂ«niet e qĂ«ndrueshme sjellin pĂ«rfitime pĂ«r tĂ« dy vendet tona dhe pĂ«r rajonin tonĂ«â€, tha Ishiba gjatĂ« raundit tĂ« zgjeruar tĂ« bisedimeve tĂ« samitit.

“ËshtĂ« gjithashtu thelbĂ«sore tĂ« forcojmĂ« aleancĂ«n me SHBA-nĂ«â€, theksoi ai.

Fitorja e menjëhershme në zgjedhje e Lee-së, pas shkarkimit të presidentit konservator Yoon Suk Yeol për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ngjalli shqetësime në Tokio se marrëdhëniet me Seulin mund të përkeqësoheshin.

Lee ka kritikuar pĂ«rpjekjet e kaluara pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar marrĂ«dhĂ«niet, tĂ« cilat janĂ« tensionuar nga pakĂ«naqĂ«sitĂ« pĂ«r sundimin kolonial tĂ« JaponisĂ« mbi gadishullin korean gjatĂ« periudhĂ«s 1910–1945.

Qeveria e KoresĂ« sĂ« Jugut shprehu javĂ«n e kaluar “zhgĂ«njim dhe keqardhje tĂ« thellĂ«â€ pasi zyrtarĂ« japonezĂ« vizituan njĂ« faltore nĂ« Tokio pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ«t e luftĂ«s sĂ« JaponisĂ«, tĂ« cilĂ«n shumĂ« koreanĂ« e shohin si simbol tĂ« agresionit ushtarak japonez.

Megjithatë, Lee ka thënë se mbështet marrëdhënie më të afërta me Japoni, duke përfshirë takimin e tij të parë me Ishiba në kuadër të një samiti të G7-s në Kanada në qershor.

Pavarësisht dallimeve, të dy aleatët e SHBA-së mbështeten fort te Uashingtoni për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

Së bashku, ata presin rreth 80 000 trupa amerikane, dhjetëra anije lufte dhe qindra avionë ushtarakë amerikanë.

“Duke qenĂ« se rendi ndĂ«rkombĂ«tar ka pĂ«suar luhatje kohĂ«t e fundit mbi çështje tregtare dhe sigurie, mendoj se Koreja e Jugut dhe Japonia, tĂ« cilat kanĂ« qĂ«ndrime tĂ« ngjashme nĂ« vlera, sisteme dhe ideologji, duhet tĂ« forcojnĂ« bashkĂ«punimin mĂ« shumĂ« se kurrĂ«â€, tha Lee gjatĂ« takimit me Ishiba.

Japonia dhe Koreja e Jugut gjithashtu ndajnë interes të përbashkët për tregtinë, duke rënë dakord për tarifa 15% mbi importet amerikane të mallrave të tyre pasi Trump kishte kërcënuar me tarifa më të larta./  /Ad.Ab./

The post FOKUS – Riafirmohet bashkĂ«punimi Tokio-Seul, pĂ«rpara takimit Lee-Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MJEDIS – NgadalĂ«sohet pĂ«rkohĂ«sisht shkrirja e akullit nĂ« Arktik

LONDËR, 23 gusht /ATSH/ – Shkrirja e akullit nĂ« Arktik Ă«shtĂ« ngadalĂ«suar ndjeshĂ«m gjatĂ« 20 viteve tĂ« fundit, raportojnĂ« shkencĂ«tarĂ«t, pa pasur njĂ« rĂ«nie statistikisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« shtrirjes sĂ« tij qĂ« nga viti 2005, sipas “The Independent”.

”Ky zbulim Ă«shtĂ« befasues”, thonĂ« ata, ”duke qenĂ« se emetimet e karbonit nga djegia e karburanteve fosile kanĂ« vazhduar tĂ« rriten dhe tĂ« bllokojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nxehtĂ«si gjatĂ« kĂ«saj kohe”.

Ata mendojnë se ndryshimet natyrore në rrymat oqeanike, të cilat kufizojnë shkrirjen e akullit, kanë balancuar rritjen e vazhdueshme të temperaturave globale.

Megjithatë, kjo është vetëm një shtyrje e përkohshme, dhe shkrirja ka shumë gjasa të rifillojë me një ritëm rreth dyfish më të shpejtë brenda 5-10 vitet e ardhshme.

Këto gjetje nuk do të thonë se akulli i Arktikut po rikuperohet.

SipĂ«rfaqja e akullit nĂ« shtator – kur arrin minimumin vjetor – Ă«shtĂ« pĂ«rgjysmuar qĂ« nga viti 1979, kur nisĂ«n matjet satelitore.

Kriza klimatike mbetet “pa asnjĂ« dyshim reale”, theksuan shkencĂ«tarĂ«t, dhe nevoja pĂ«r veprime urgjente pĂ«r tĂ« shmangur pasojat mĂ« tĂ« rĂ«nda nuk ka ndryshuar.

Variacioni natyror që ka shkaktuar këtë ngadalësim lidhet ndoshta me luhatjet shumë-dekadëshe të rrymave në Oqeanin Atlantik dhe Paqësor, të cilat ndikojnë në sasinë e ujit të ngrohtë që hyn në Arktik.

Megjithatë, Arktiku pritet që gjatë këtij shekulli të përballet me periudha pa akull, duke dëmtuar njerëzit dhe jetën e egër në rajon dhe duke përshpejtuar ngrohjen globale, pasi oqeani i errët thith më shumë nxehtësi.

“ËshtĂ« befasuese, kur sot diskutohet nĂ«se ngrohja globale po pĂ«rshpejtohet, qĂ« ne po flasim pĂ«r njĂ« ngadalĂ«sim. Lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« se 10-15 vite mĂ« parĂ«, kur humbja e akullit po pĂ«rshpejtohej, disa flisnin pĂ«r njĂ« Arktik pa akull para vitit 2020. Por tani variabiliteti natyror ka kaluar nĂ« fazĂ«n e balancimit tĂ« humbjes sĂ« akullit. Kjo na ka dhĂ«nĂ« pak mĂ« shumĂ« kohĂ«, por Ă«shtĂ« njĂ« shtyrje e pĂ«rkohshme – kur tĂ« mbarojĂ«, lajmet nuk do tĂ« jenĂ« tĂ« mira”, tha Mark England nga Universiteti i Exeter, i cili udhĂ«hoqi studimin.

Studimi, i botuar nĂ« revistĂ«n “Geophysical Research Letters”, pĂ«rdori dy grupe tĂ« dhĂ«nash pĂ«r nivelet e akullit detar nĂ« Arktik nga viti 1979 deri mĂ« sot.

Shkencëtarët analizuan sipërfaqen e akullit për çdo muaj të vitit dhe ngadalësimi u pa në të gjitha rastet. /Ad.Ab./

The post MJEDIS – NgadalĂ«sohet pĂ«rkohĂ«sisht shkrirja e akullit nĂ« Arktik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌