Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga…

✇Albeu
By: V K

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe aktori i humorit Besart Kallaku, nuk humb kohë.

Tashmë që divorci ka përfunduar dhe ai i është rikthyer jetës në krye të angazhimeve si sipërmarrës dhe artist, ka gjetur kohë edhe për dashuri.

Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë, janë shumë diskret teksa flasin për detaje nga jeta e tij private.

Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit, nuk është e famshme.

Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci, Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, asgjë nuk ka ndryshuar për aktorin, pasi në postimet e tij, nuk ka asnjë gjurmë nga partnerja e re, duke zgjedhur që të postojë për projektet që sjell, apo edhe nga jeta si baba.

Ndaj nuk e dimë nëse kjo lidhje është diçka e rëndësishme për të, apo një njohje në fillimet e saj.

Ajo që dimë me siguri është fakti se Besi preferon që këtë herë, jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Ndarja e vështirë e Besit dhe Xhensilës, u konfirmua edhe njëherë, javën e shkuar, kur vajza e tyre festoi ditëlindjen.

Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e nesërme, teksa shihet pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.

Ndonëse Bes Kallaku dhe miqtë e tij kanë publikuar momente nga festa e madhe që i është organizuar vogëlushes, Xhensila ka postuar një urim të veçantë për Ajken teksa falenderon zotin që e ka sjellë në jetën e saj.

Megjithëse jo me të dy prindërit bashkë, duket qartë që Ajka i ka shijuar në maksimum të dyja festat ku shihet pranë miqve të vegjël, personazheve të ndryshme televizivë si edhe pranë familjarëve më të dashur të saj.

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

“I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre Sipas vendimit Bes Kallaku, ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës, si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.

“I padituri Besart Kallaku, ka të drejtë të marrë dhe të takojë fëmijën e tij të mitur, Ajka Kallaku, fundjavat e para dhe të treta të çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e dielë ora 18:00 dhe java e dytë dhe të katërt të çdo muaji ditën e mërkurë dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00”.

The post Pas divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga… appeared first on Albeu.com.

Mesazhet mes çiftit të njohur të showbizit: ”Të vras, të nxjerr shpirtin vendit”

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penale të rënda: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Sipas aktakuzës, Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, në periudhën qershor–tetor 2024. Ai akuzohet për sjellje kërcënuese, përfshirë edhe ofendime si:
“Me kon je tu fol… për çka i ke ly buzt?”

Prokuroria thotë se ai e ka shqetësuar vazhdimisht Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

Fero po ashtu akuzohet për ngacmim seksual, pasi sipas aktakuzës, ka tentuar ta puthë Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë:
“Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo.”

Në dokumentin e prokurorisë përmenden edhe kërcënime serioze përmes WhatsApp-it:
“Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”

Fero ishte arrestuar më 11 korrik 2023 për sulm fizik ndaj Arbenitës. Me ngritjen e aktakuzës në dhjetor 2024, Prokuroria kërkon dënimin e tij dhe ka paraqitur provat përkatëse.

Avokati i Feros ka konfirmuar aktakuzën për mediat, por nuk ka komentuar më tej. Ndërkohë, Fero është rikthyer në muzikë pas një pauze dyvjeçare dhe përballjes me betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina.

The post Mesazhet mes çiftit të njohur të showbizit: ”Të vras, të nxjerr shpirtin vendit” appeared first on Lapsi.al.

Zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO: Vendosa divorcin me Kryemadhin pasi…

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lejë në fuqi masën “arrest në burg” për ish presidentin Ilir Meta një ditë më parë dhe të rrëzojë kërkesën e tij për zbutje mase. I arrestuar në tetor të vitit të kaluar, Meta ndodhet në qeli dhe kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në […]

The post Zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO: Vendosa divorcin me Kryemadhin pasi… appeared first on BoldNews.al.

Erion Isai ndahet pas 12 vitesh martesë me bashkëshorten e tij, gjykata finalizon divorcin

✇Albeu
By: V K

Kryebashkiaku i Ersekës, njëkohësisht humoristi Erion Isai, i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij.

Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij.

Por tashmë duket se ndarja është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

Isai dhe Ajlin Petrela, ishin martuar në vitin 2011 dhe bashkë kanë edhe dy fëmijë.

Në vendimin e gjykatës, ndër të tjera thuhet se nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin.

Disa vite më parë, Ajlin kishte folur hapur për rolin e saj në marrëdhënie gjatë një interviste në një emision mëngjesi, duke lënë të kuptohet për një disbalancë të gjatë në sakrifica.

“Kam sakrifikuar karrierën time për t’i dhënë hapësirë karrierës së Erionit”, kishte rrëfyer ajo.

“Ai ka sakrifikuar vetëm 2 muaj nga 12 vitet tona së bashku”.

Petrela, regjisore me profesion, e kishte cilësuar rritjen e dy vajzave si arritjen më të madhe personale, por kishte lënë të kuptohej se ishte koha të kthehej tek vetja dhe pasioni për artin.

Ndonëse ndarja ka ndodhur larg kamerave, nuk mund të thuhet se ka kaluar pa zë dhe për ata që dyshonin, mesa duket, nuk kishin gabuar.

The post Erion Isai ndahet pas 12 vitesh martesë me bashkëshorten e tij, gjykata finalizon divorcin appeared first on Albeu.com.

Elia Zaharia flet për divorcin: ‘Ishte një periudhë komplekse’

✇Albeu
By: M C

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo u shpreh se periudha e divorcit ishte një periudhë komplekse për të.

Duke mos dashur të japë detaje lidhur me situatën, Elia tha se ndihet shumë me fat për mbështetjen e pakushtëzuar që ka marrë dhe merr nga familja e saj në çdo hap të jetës.

Nga rrëfimi i saj ajo duket se ka marrë veten nga periudha e vështirë e divorcit dhe se tashmë prioritet për të është lumturia e vajzës së saj, Geraldinës.

“Ka qenë një periudhë komplekse, por unë falënderoj Zotin çdo ditë për atë mbështetje që më ka dhënë familja ime, rrethi im.

Unë jam me shumë fat, sepse prindërit e mi, familja ime, nuk janë vetëm familja ime, por janë edhe miqtë e mi më të mirë, me të cilët unë mund të ndaj çdo gjë gjërat e mira, gjërat e gëzuara.

Them: O Zot, duhet që t’i falënderojmë dhe t’i duam prindërit për aq kohë sa janë.

Tashmë ajo që ka rëndësi dhe që për mua është prioritet, është mirëqenia e vajzës sime. Unë dua që ajo të ndjehet ngrohtë shpirtërisht dhe të marrë dashuri nga të dyja krahët. Për mua kjo është e vetmja gjë që vlen”, tha Elia Zaharia.

Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.

The post Elia Zaharia flet për divorcin: ‘Ishte një periudhë komplekse’ appeared first on Albeu.com.

Vesa Luma dhe Big Basta drejt divorcit? Miku i këngëtarit vendos pikat mbi “i”

Gentian Dibra, i njohur si Dj Twin, miku i fermerit Big Basta ishte i ftuar në “Ferma Club”, Ai tha se është herët akoma dhe Big Basta nuk e ka shfaqur veten 100% aty brenda në Fermë. “Është pak i rezervuar, por do shpërthejë”, tha ai. Gjithashtu ai mohoi zerat se Big Basta dhe bashkëshortja e […]

The post Vesa Luma dhe Big Basta drejt divorcit? Miku i këngëtarit vendos pikat mbi “i” appeared first on BoldNews.al.

I futi në burg të atin për ngacmim ndaj mbesës/ Babai i vajzës: Gruaja më tradhtoi me një 50-vjeçar

Një 55-vjeçar u arrestua disa ditë më parë në Fier, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e djalit të tij, e cila pretendonte se 55-vjeçari ka ngacmuar seksualisht mbesën 5 vjeçe. Por, babai i të miturës i ka mohuar akuzat për të atin, teksa pretendon se e gjithë historia është sajuar nga ish-bashkëjetuesja për të marrë kujdestarinë […]

The post I futi në burg të atin për ngacmim ndaj mbesës/ Babai i vajzës: Gruaja më tradhtoi me një 50-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Monika Kryemadhi: Kush më ndau nga Iliri s’i ka bërë llogaritë mirë, por do ta shohin pas 11 Majit

✇Albeu
By: V K

Gjatë një interviste në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në Dritare TV, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për marrëdhëniet aktuale me Ilir Metën, pas ndarjes.

Deklarata e saj erdhi në një kohë kur Meta është kandidat në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Kryemadhi vijon të jetë aktive në terren për të mbështetur fushatën e tij dhe të koalicionit “Shqipëria Madhështore”.

Monika Kryemadhi, u shpreh se historia e saj emocionale me Ilir Metën ka mbaruar, por do vazhdoj ta mbështes.

“Unë dhe Ilir Meta nuk kemi pasuri për të ndarë, nuk jemi të pasur pasuria jonë më e madh janë fëmijët tonë. Dy gjëra konsideronim më të fortat ne të dy emri dhe familja.

Nuk ka mes meje dhe Metës divorc për “show” e as për shtirje. Unë e kisha të vështirë deri sa e ndava mendjen pastaj isha shumë e qartë, ai që e nisi divorcin ai le ta komandojë për mua çdo gjë ka marrë fund.

Nuk ka më kthim pas për mua dhe Ilir Metën, unë tani do të eci vetëm përpara. Sigurisht që kafe do të pi me Metën sepse ne do të martojmë fëmijët e shumë gjëra të tjera. Marrëdhëniet e mia me Ilir Metën janë ndërprerë. Ata që nisën këtë divorc nuk i kanë bërë llogaritë mirë, por do e shikojnë pas 11 majit.

Mua Ilir Meta më la për Kushtetutën, tani ai të martohet me Kushtetutën dhe me ata që dëgjoi. Pasuria më e madhe e tij është vota. Historia ime emocionale me Ilir Metën ka mbaruar. Nuk kam asgjë për të ndarë me të. Ilir Metës t’i rrojë partia”,– u shpreh Kryemadhi.

The post Monika Kryemadhi: Kush më ndau nga Iliri s’i ka bërë llogaritë mirë, por do ta shohin pas 11 Majit appeared first on Albeu.com.

Guardiola dhe gruaja i japin njëri-tjetrit shans të dytë, çifti drejt ribashkimit

Pep Guardiola ka kaluar një sezon shumë të dështuar me Manchester City-n, në një vit ku skuadra e tij nuk ishte kurrë në garë për titullin në Premier Ligë, rrezikon ende të mos kualifikohet në Ligën e Kampioneve dhe doli shumë shpejt nga loja në turneun ndërkombëtar në fjalë. Por në jetën private, duket se […]

The post Guardiola dhe gruaja i japin njëri-tjetrit shans të dytë, çifti drejt ribashkimit appeared first on BoldNews.al.

ChatGPT i zbuloi ‘tradhëtinë’ pas leximit të filxhanit, gruaja kërkon divorcin nga burri në Greqi

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet ChatGPT ,ka ndodhur në Greqi. Konkretisht, një grua vendosi të bënte kërkesë divorci nga bashkëshorti i saj pas 12 vitesh martesë, me të cilin ka dy fëmijë, sepse i kërkoi ChatGPT t’i lexonte për kafen, ku ‘zbuloi’ se ai po […]

The post ChatGPT i zbuloi ‘tradhëtinë’ pas leximit të filxhanit, gruaja kërkon divorcin nga burri në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Ndodh edhe kështu/ ChatGPT i zbuloi ‘tradhëtinë’ pas leximit të filxhanit, gruaja kërkon divorcin nga burri

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet ChatGPT ,ka ndodhur në Greqi.

Konkretisht, një grua vendosi të bënte kërkesë divorci nga bashkëshorti i saj pas 12 vitesh martesë, me të cilin ka dy fëmijë, sepse i kërkoi ChatGPT t’i lexonte për kafen, ku ‘zbuloi’ se ai po e tradhtonte.

Me përgjigjen e aplikacionit të AI në dorë, gruaja e përzuri burrin nga shtëpia dhe bëri kërkesë për divorc, me atë që ende përpiqej të kuptonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur, shkruan Protothema.gr.

“Gruaja ime prej 12 vitesh merret herë pas here me ‘trende’ të ndryshme. Muajt ​​e fundit, si pjesë e një trendi viral, ajo bëri dy kafe greke dhe më tha se “për të qeshur” pasi i pimë, duhet t’i bëjmë një foto filxhaneve dhe të pyesim chatGPT të na tregojë filxhanin.

Në kafenenë e saj, konkluzioni i “shkencës” ishte se po e tradhtoja me një grua të re”-është shprehur burri.

The post Ndodh edhe kështu/ ChatGPT i zbuloi ‘tradhëtinë’ pas leximit të filxhanit, gruaja kërkon divorcin nga burri appeared first on Sot News | Lajme.

Monika Kryemadhi: Kush më ndau nga Iliri? Po bëj një film për jetën time dhe Metën, ja kush e luan rolin

✇Albeu
By: V K

Kush e ndau Monika Kryemadhin nga Ilir Meta? Kjo ishte pyetja që ju drejtua Monika Kryemadhit nga moderatorja e Quo Vadis në Vizion Plus.

Në përgjigjen e saj, Kryemadhi tha se ishin njerëz të lidhur me politikën, njerëz që kërkuan të përfitonin politikisht në kurriz të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Kryemadhi: Bashkëjetesa ime me Ilir Metën, nuk ka qenë bashkëjetësë si të gjithë çiftet e tjera. Sigurisht që ka qenë e rrëmbyer. Ndoshta të qenurit gjithë jetën, çdo vit ne kishim nga një sfidë, luftë, përplasje, njëherë fushatë, njëherë problematikë, nuk arritëm dot ndoshta edhe të jetonim bashkë, të shihnim një këndvështrim tjetër.

Gjithmonë kemi qenë shokë, politika ka qenë ajo që na ka lidhur, ajo ka qenë edhe që na ndau. Ndërhyrjet politike kanë qenë kryesoret, disa për të marrë një mandat deputeti, disa të tjerë për të qenë më pranë Metës, disa të tjerë për të menduar se Monika na ka prishur punë ne, na ka shkatërruar karrierën për të ndërtuar karriera të tjera.

Gazetarja: Ka shumë të tillë?

Kryemadhi: Koha tregoi që ka shumë dhe do të ketë përsëri, jo vetëm për Monikën por dhe shumë të tjerë.

Gazetarja: Janë emra që kanë përfituar nga situata politike, janë në vende të sigurta në lista?

Kryemadhi: Edhe në vende të sigurta, edhe ata që s’janë në vende të sigurta kanë parë që në momentin e treguan, që përdorimi nga individë të caktuar, i hodhi dhe i flaku në rrugë sot.

Një film mbi jetën e saj – Monika Kryemadhi: Kush do e luajë Ilir Metën

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, janë personat më të komentuar politikisht, si gjatë kohës që ishin të martuar, edhe sot që janë zyrtarisht të divorcuar.

Zonja Kryemadhi, zbuloi se shumë shpejt do të realizohet një film për jetën e saj dhe të ish-bashkëshortit.

E pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj, se cilët aktorë do të mund të luanin rolet e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, zonja Kryemadhi tha se është ende herët për të folur.

Kryemadhi: Të provojmë në këtë filmin e parë që do të realizoj. Sigurisht që do të jetë i vështirë, në menaxhimin e projektit, e më pas për ta rindërtuar në një këndvështrim artistik.

Gazetarja: Do të nxirrni dokumentar?

Kryemadhi: Këtë do ta mendojmë.

Gazetarja: Po mendoj se kush do të jetë në rolin e Ilir Metës dhe kush në rolin e Monika Kryemadhit?

Kryemadhi: Ta mendoj.

Gazetarja: Kë shikoni si aktor në rolin e Ilir Metës?

Kryemadhi: Nuk e shikoj dot akoma.

Gazetarja: Po në rolin e Kryemadhit?

Kryemadhi: Akoma nuk e shikoj dot.

Gazetarja: Si do përfundonte ky filmi?

Kryemadhi: To be continued, pasi jeta vazhdon dhe as Monika nuk e di.

The post Monika Kryemadhi: Kush më ndau nga Iliri? Po bëj një film për jetën time dhe Metën, ja kush e luan rolin appeared first on Albeu.com.

E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi habit me përgjigjen e saj

Monika Kryemadhi e ftuar në një emision televiziv, ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën.

 

E pyetur nga mdoeratorja  nëse e kishte menduar ndonjëherë që do të mund të arrinte deri këtu, Kryemadhi tha se nuk e kishte menduar por jeta është e paparashikueshme.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: E kishe menduar ndonjëherë që pas të 50-ve, do të ishit në këtë situatë që jeni sot?

Kryemadhi: Jo, ç’të sjell minuti nuk ta sjell sekondi. Nuk e kisha menduar, prapë më duket si një ëndërr e keqe.

Borakaj: Që do kalojë?

Kryemadhi: Ndoshta nuk do kalojë, por ti mësohesh. Thonë që koha është shëruesi më i mirë, por unë nuk mendoj se koha është shëruesi më i mirë, unë mendoj se ti mësohesh me problemin dhe fillon i përshtatesh një jete të re, një standardi të ri të të jetuari, por edhe të rrethit shoqëror me të cilin ti jeton dhe punon.

The post E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi habit me përgjigjen e saj appeared first on Sot News | Lajme.

E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi: Ëndërr e keqe, mësohesh

Monika Kryemadhi e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën. E pyetur nga mdoeratorja Borakaj nëse e kishte menduar ndonjëherë që do të mund të arrinte deri këtu, Kryemadhi tha se nuk e kishte menduar por jeta është e paparashikueshme. Pjesë nga […]

The post E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi: Ëndërr e keqe, mësohesh appeared first on BoldNews.al.

Mbahet seanca e divorcit Meta-Kryemadhi, kreu i PL i pranishëm në gjykatë

Prej orës 10:30, në Gjykatën Civile të Tiranës po zhvillohet seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Në këtë seancë paraprake, ku është parashikuar mundësia e pajtimit mes palëve, ka qenë i pranishëm edhe vetë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 është në burg për llogari të hetimeve nga SPAK.

Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e Policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile për të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm ligjor.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur personalisht në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.

Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

Në qershor të vitit ishte kreu i PL që iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkoi zgjidhjen e martesës me Kryemadhin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbahet seanca e divorcit Meta-Kryemadhi, kreu i PL i pranishëm në gjykatë appeared first on Euronews Albania.

Aldo Marku zbulon arsyen e divorcit me bashkëshorten

✇Albeu
By: M C

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ish-banori i “BBV” Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte arritur një pikë ku nuk funksiononte më.

“Ka ardhur një moment që nuk po e flisnim më të njëjtën gjuhë,” u shpreh ai, duke theksuar se edhe pse ndarja nuk është e lehtë, ndonjëherë është e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe mirëkuptimin.

Aldo shtoi se vendimi ishte i përbashkët dhe i mirëmenduar: “Ne vendosëm të ndaheshim që vajza jonë të mos rritej në një ambient me tensione.”

Pavarësisht ndarjes, ai theksoi se respekti mes tyre mbetet i pandryshuar: “Nuk është se nuk kemi respekt për njëri-tjetrin, përkundrazi, është një njeri që më ka dhënë një dhuratë të jashtëzakonshme, vajzën tonë.”

Në fund, Aldo e bëri të qartë se ky vendim është përfundimtar: “Nuk ka kthim pas. Unë jam shumë mirë me këtë që kam vendosur.”

The post Aldo Marku zbulon arsyen e divorcit me bashkëshorten appeared first on Albeu.com.

Fustani i martesës nga 1500 fletë letrash divorci

Pesëmbëdhjetë vjeçarja Demi Barnes nga West Sussex krijoi një fustan nusërie unik për një projekt arti shkollor, duke përdorur 1500 fletë letrash divorci.

Ky fustan simbolizonte martesat e nxituara dhe u ndërtua brenda dy ditësh gjatë një provimi 10-orësh. Krijimi i saj u bë shpejt viral në Facebook, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Tani, në moshën 27 vjeçare, Demi Barnes planifikon të hapë studion e saj Pilates.

The post Fustani i martesës nga 1500 fletë letrash divorci appeared first on iconstyle.al.

Divorci i Metës me Kryemadhin, gjykata shtyn seancën

✇Albeu
By: V K

Seanca për ndarjen mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, është shtyrë për në datën 11 prill, ora 10:30. Shkak është bërë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, e cila bëhej nëse mes tyre do të kishte pajtim ose jo.

Meta po ashtu nuk ishte i pranishëm, por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.

Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.

Kujtojmë se ish- presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi më 20 qershor 2024 se kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshorten e tij, pas 26 vitesh martesë, Monika Kryemadhin si dhe kishte depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën e divorcit.

Në një deklaratë për mediat, kur Meta ishte ende i lirë, deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij (si e ka quajtur ai) kanë ndjekur rrugën ligjore.

Për këtë çështje kreu i PL-së tha se njoftoi edhe djalin e tij Besarin, i cili i tha se meqë kanë kaq shumë tensione dhe probleme me njëri-tjetrin ‘pse nuk gjeni një zgjidhje më të qetë’ dhe divorci sipas tij është zgjidhja. Shkak për ndarjen sipas ish-presidentit të vendit ishin këndvështrimi për SPAK-un.

“Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”, tha Meta aso kohe.

Meta dhe Kryemadhi, janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

The post Divorci i Metës me Kryemadhin, gjykata shtyn seancën appeared first on Albeu.com.

Divorci Meta-Kryemadhi, zhvillohet sot seanca gjyqësore për ndarjen e tyre

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Seanca do të mbahet në Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në orën 10:30.

Pritet që Ilir Meta të mos paraqitet në gjykatë, duke kujtuar se ai ndodhet në burg prej muajsh tashmë.

The post Divorci Meta-Kryemadhi, zhvillohet sot seanca gjyqësore për ndarjen e tyre appeared first on Albeu.com.

Çdo vit, 600 divorce në Elbasan! Në 80% të rasteve janë gratë ato që kërkojnë të ndahen nga burrat

Duke marrë në konsideratë statistikat e 4 viteve të fundit, mesatarisht çdo vit, jo pak, por 600 çifte i kanë dhënë fund martesës në qarkun e Elbasanit. E teksa shifrat rriten ndjeshëm duket se shkaqet ndryshojnë. Nëse para disa vitesh shkaqe kryesore ishin dhuna, gjendja e vështirë ekonomike dhe emigrimi, tashmë shkak janë edhe rrjetet […]

The post Çdo vit, 600 divorce në Elbasan! Në 80% të rasteve janë gratë ato që kërkojnë të ndahen nga burrat appeared first on BoldNews.al.

❌