Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka publikuar një video në profilin e tij në Fejsbuk, ku ka apeluar që qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me telefonata anonime për aksidente të rrejshme.
Ai theksoi se këto telefonata targetojnë qytetarë më të moshuar.
“Është shumë me rëndësi qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dinë se nëse çfarçdo lloj situate të ndodhë të jenë të thirrur në telefon, nga ana e ndonjë kinse inspektori, polici, mjeku, gjykatësi e kështu me radhë, në rast të tillë nuk duhet të vazhdojnë komunikimin me të. mashtruesit dëshirojnë tërë kohën ta mbajnë viktimën në telefon, nuk e lejojnë, praktikisht gjatë tërë kohës ofrojnë informata të këqija për më të afërmit e tyre për ta mbyllur telefonin”, tha Toshkovski.
Toshkovski tha se këto raste duhet të raportohen në polici dhe se nuk duhet zgjatur bisedat me mashtruesit përmes telefonit.
“Duhet ta çkyçin telefonin dhe menjëherë të nioftojnë në 112, të paraqiten në numrin 112 i cili është në Qendrën për menaxhim me kriza dhe do t’i kahëzojë në MPB pasi që të tregojnë se dyshojnë për mashtrim ose drejtpërdrejtë të paraqiten në 192 në MPB dhe të informojnë se dyshojnë për ndonjë mashtrim të caktuar, oas çka do të kontaktohen inspektorët të cilët punojnë në MPB, do të vijnë në vendin e ngjarjes dhe do të vazhdojnë më tej me veprime adekuate në drejtim të ndriçimit të rastit konkret. Do të thotë. këshilla është kursesi të mos e vazhdojnë komunikimin kur do të dyshojnë se bëhet fjalë për mashtrim”, theksoi ministri Toshkovski
The post Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici appeared first on Telegrafi.