Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrezikuan të mbyten, policia kufitare u shkon në ndihmë pushuese në Sarandë e Palasë

Policia Kufitare Vlorë u ka shkuar në ndihmë disa pushuesve që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.

“Pas marrjes së njoftimit se, rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkonte ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në mënyrë të sigurt në breg dhe rimorkimin e jahtit në Portin e Limionit.

Pas marrjes së njoftimit se, në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues po rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës”, bëri me dije policia.

The post Rrezikuan të mbyten, policia kufitare u shkon në ndihmë pushuese në Sarandë e Palasë appeared first on Telegrafi.

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

Zbardhen detaje rrëqethëse nga aksidenti i rëndë në Sarandë ku humbën jetën dy motra, Elvisa Dhimaku 22 vjeçe dhe Rozina Dhimaku 20 vjeçe. Të dyja vajzat ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, për të qëndruar pranë vëllait të tyre 10-vjeçar, i cili është diagnostikuar me leuçemi dhe ndodhej i shtruar […]

The post Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi appeared first on BoldNews.al.

U rrezikuan gjatë lundrimit në det, policia iu shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Policia Kufitare e Vlorës iu shkoi sot në ndihmë disa pushuesve që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.

Policia e Shtetit njoftoi se “shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjetet e tyre lundruese dhe bënë të mundur ndihmën dhe shoqërimin e sigurt të turistëve dhe mjeteve lundruese drejt bregut”.

“Pas marrjes së njoftimit se, rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkonte ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në mënyrë të sigurt në breg dhe rimorkimin e jahtit në Portin e Limionit”, njoftoi policia.

Më tej, forcat blu njoftuan se “në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues po rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës”.

/m.q//r.e/

The post U rrezikuan gjatë lundrimit në det, policia iu shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikuan gjatë lundrimit në Sarandë e Palasë, Policia Kufitare u vjen në ndihmë disa turistëve

Policia Kufitare Vlorë u shkoi në ndihmë disa pushuesve, të cilët rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre në ujërat e Sarandës dhe në Palasë.

Pas marrjes së njoftimeve në kohë reale, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjetet e tyre lundruese dhe bënë të mundur ndihmën dhe shoqërimin e sigurt të turistëve dhe mjeteve lundruese drejt bregut.

Operacioni në Sarandë
Pas marrjes së njoftimit se, rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkonte ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në mënyrë të sigurt në breg dhe rimorkimin e jahtit në Portin e Limionit.

Operacioni në Palasë
Pas marrjes së njoftimit se, në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues po rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të strukturave të Policisë Kufitare, u shmangën pasojat e rrezikshme për jetën e pushuesve dhe u garantua siguria e mjeteve lundruese.

Tragjedia në Sarandë/ Dy motrat u morën leje prindërve për të pirë kafe dhe kërkuan të merrnin vëllain e vogël, gjyshja i paralajmëroi të mos dilnin: Kam parë ëndërr të keqe

✇Albeu
By: M C

Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur sot dyert e mortit pasi dy motrat Elvisa dhe Rozina, përkatësisht 22 dhe 20 vjeçe, humbën jetën mbrëmjen e djeshmë në një aksident tragjik në Sarandë. Sipas raportimeve, dy vajzat iu kishin marrë leje prindërve për të dalë për të pirë një kafe, bashkë me shoqen e tyre Antonela Zhupën, e cila ndodhet te spitali i Traumës.

Dy motrat kanë këmbëngulur të merrnin me vete dhe vëllain e tyre të vogël 10 vjeç, i cili është i sëmurë me leuçemi, por babai nuk e ka lejuar duke thënë se “është i lodhur”. Gjyshja e vajzave nga ana tjetër, i ka paralajmëruar mos të dalin nga shtëpia duke iu thënë se “kam parë një ëndërr të keqe”, por nuk ka mundur t’i ndalojë.

Ndërkohë, po mbrëmjen e djeshme, policia ka arrestuar në flagrancë edhe shkaktarin e aksidentit. Në pranga është vënë Kevi Norra, specialist në Ministrinë e Brendshme. Pas testit të alkoolit ka rezultuar se 23-vjeçari, drejtonte automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

Policia e Sarandës bëri me dije se testi i parë i alkoolit tregoi nivelin 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë 1.42 mg/l. Duke tentuar një parakalim të gabuar, automjeti i tij është përplasur kokë më kokë më makinën tip “Lancia” në të cilën ishin tre vajzat. 23-vjeçari akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

The post Tragjedia në Sarandë/ Dy motrat u morën leje prindërve për të pirë kafe dhe kërkuan të merrnin vëllain e vogël, gjyshja i paralajmëroi të mos dilnin: Kam parë ëndërr të keqe appeared first on Albeu.com.

I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës në Sarandë, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku një i mitur 15-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e dajës së tij, në fshatin Çukë. I mituri kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë të afërmve dhe po qëndronte prej disa ditësh në banesën e tyre. Trupi i pajetë u […]

The post I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës në Sarandë, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet appeared first on BoldNews.al.

Shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë, ky është 23-vjeçari që u mori jetën dy motrave në lule të moshës (FOTO+EMRI)

✇Albeu
By: V K

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Kevi Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20-vjeçe.

Nga aksidenti i rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

I riu u vu në pranga nga policia, ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

 

 

Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.

Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar komunitetin lokal. Prindërit e vajzave kujdeseshin edhe për një djalë 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia, duke e bërë situatën familjare edhe më të rëndë.

Ndërkohë, e plagosura e aksidentit, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka marrë trajtim të menjëhershëm në spitalin e Sarandës.

Sipas mjekëve, ajo ka pësuar politrauma, por është jashtë rrezikut për jetën. Për një trajtim më të specializuar, ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Ndërkohë, e plagosura e aksidentit, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka marrë trajtim të menjëhershëm në spitalin e Sarandës.

Sipas mjekëve, ajo ka pësuar politrauma, por është jashtë rrezikut për jetën. Për një trajtim më të specializuar, ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

The post Shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë, ky është 23-vjeçari që u mori jetën dy motrave në lule të moshës (FOTO+EMRI) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20-vjeçe.

Ndërsa një vajzë tjetër që ishte në makinë me motrat, Antonela Zhupa, 24-vjeç mbeti e plagosur.

Sipas informacioneve policore, është arrestuar në flagrancë shtetasin K. N., 23-vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22-vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22-vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24-vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

The post Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave appeared first on Albeu.com.

Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë nga Delvina.

Ato po udhëtonin nga Saranda në drejtim të Delvinës, kur në segmentin rrugor të njohur si “Pularia”, makina e tyre u përplas me një tjetër automjet.

Goditja ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën në vend të dy motrave të reja.

E plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja tjetër në automjet, Antonela Zhupa, 24-vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia po heton shkaqet e përplasjes, ndërsa pista kryesore lidhet me shpejtësinë dhe mungesën e kujdesit në qarkullim.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë u regjistrua po pasditen e së dielës në rrugën nacionale Fier–Kuçovë, pranë fshatit Çunat.

Një automjet tip “Benz” përplasi nga pas një motoçikletë, ku udhëtonin babë e bijë. Përplasja i la të dy të plagosur rëndë, duke kërkuar transportin e menjëhershëm drejt spitalit të Lushnjës.

Burime nga mjekët bëjnë me dije se ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdes intensiv.

Pamje nga rruga Fier–Kuçovë, dëshmi të qytetarëve të pranishëm, autoambulanca që largohen drejt spitalit.

Në të dyja rastet, policia rrugore dhe shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët.

Hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjeve vazhdojnë, ndërsa autoritetet theksojnë edhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit.

Shpejtësia, pakujdesia dhe parakalimet e gabuara mbeten faktorët kryesorë që çojnë drejt ngjarjeve të tilla tragjike.

 

The post Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur

Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme zonën mes Sarandës dhe Delvinës. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, një përplasje fatale mes dy automjeteve i mori jetën dy vajzave të reja dhe la të plagosur një tjetër.   […]

The post Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur appeared first on Saranda Web.

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik në Sarandë mbrëmjen e sotme. Njëra nga vajzat që humbi jetën në aksidentin tragjike në aksin Sarandë-Delvinë studionte për mjekësi. Rozina Dhimaku humbi jetën së bashku me motrën e saj Elvisa, duke e bërë dhmbjen edhe më të madhe për familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata […]

The post FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

Mbrëmja e kësaj të diele (24 gusht) ka rezultuar me bilanc tejet tragjik, ku dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë  si pasojë e dy aksidenteve në Sarandë dhe Kuçovë. Nga aksidentet kanë ndërruar jetë dy motrat, ndërsa tre të plagosurit e tjerë ndodhen në spital në gjendje […]

The post Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të diel fshatin Çukë në Sarandë, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën ku po qëndronte. Sipas informacioneve paraprake, e mitura kishte shkuar për pushime nga Tirana për të vizituar disa të afërm në zonën e Çukës. Ende nuk dihen rrethanat […]

The post E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi

✇Albeu
By: M C

Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku mbrëmjen e sotme u aksidentuan në aksin Sarandë-Delvinë. Aksidenti i cili u kushtoi jetën. 22-vjeçarja mësohet se ishte shofere ndërsa motra e saj e vogël dhe një shoqe ishin pasagjere. Rozina mësohet se ishte studente për mjekësi.

Aksidentit tragjik i ka mbijetuar vetëm pasagjerja 24-vjeçare, Antonela Zhupa. Ajo ndodhet në spital ndërsa gjendja e saj nuk dihet ende. Ende nuk dihen shkaqet e këtij askidenti të rëndë ndërsa dyshohet se mjeti i viktimave është përplasur me një makinë tjetër e drejtuar nga Kevin Nora. Deri më tani nuk ka raportime se shoferi tjetër ka mbetur i plagosur.

The post Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi appeared first on Albeu.com.

Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit

✇Albeu
By: M C

Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare.

Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës.

E mitura mesohet se kishte ardhur për pushime nga Tirana tek disa të afërm të saj në Cuke.

Policia ka nisur hetimet per ngjarjen.

Trupi i viktimës është transportuar në morg.

The post Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Sarandë, ku dy vajza kanë humbur jetën. U bë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa kanë humbur jetën dy motrat Ela Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e mjetit dhe Rezi Dhimaku pasagjere. Viktimat i përkasin moshës 23 dhe 20-vjeçe. […]

The post EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën   Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qarkun e Vlorës. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ka ndodhur një aksident fatal ku u shuan dy jetë të reja, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.     Sipas të […]

The post Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën appeared first on Saranda Web.

Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Sarandë – Delvinë, dy të vdekur dhe një i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”.

Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit. / Abcnews Albania

The post Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur appeared first on Telegrafi.

Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur

✇Albeu
By: M C

Aksident i rëndë në aksin Sarandë – Delvinë, dy të vdekur dhe një i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

The post Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur appeared first on Albeu.com.

❌