Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë!

Nga Ben Blushi Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën në televizonet perëndimore. Prej disa muajsh ushtarët e tij nuk luftojnë më. Ata kanë lënë armët dhe janë kthyer në fotografë profesionistë. Videot dhe fotografitë e njerëzve të drobitur që mbajnë rradhë për një pjatë me supë, po e lënë botën pa gjumë.

Source

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë!

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën shpejtësi ia marrin paratë dhe shtetit. Deri këtu i kuptoj. Ajo që nuk kuptoj është se pse këmbëngulin për të na i marrë paratë vetëm ne, dy milion shqiptarëve që jetojmë bashkë me ta në të njëjtin diell?

Source

Ku mund t’i gjejnë studentët universitetet tona  

Ben Blushi

Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës.

Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund të të sigurojë një punë të mirë.

Po sot kjo nuk është më e vërtetë.

Jo të gjithë janë të bindur se një diplomë universitare mjafton për të të siguruar punë.

Dhe cështja për shumë familje është, a ja vlen ta cosh fëmijën në shkollë të lartë?

A i kthen paratë e investuara në arsim cdo lloj dege dhe cdo lloj shkolle?

Kam frikë se jo.

Të kushtëzuar nga komplekset sociale, familet kursejnë për ti cuar fëmijët në shkolla të larta, por këto para që mund të investoheshin diku tjetër, në shumicën dërrmuese të rasteve nuk kthehen më.

Për fat të mirë shumë prindër po e kuptojnë këtë.

Shumë shpejt njerëzit do fillojnë të heqin dorë nga diplomat.

Të kesh një diplomë nuk do të thotë se ke edhe një punë të garantuar, apo një punë të paguar mirë.

Në tregun shqiptar një hidraulik fiton më shumë se një jurist.

Një elektricist fiton më shumë se një mësues.

Një kuzhinjer fiton më shumë se një biolog.

Një agjent imobiliar fiton më shumë se një ekonomist.

Ndërtuesi i një brigade me dhjetë veta, fiton më shumë se një arkitekt.

Nëse një famije i duhen të paktën 50 mijë euro në katër vjet, për të mbajtur një fëmijë në universitet, për të edukuar një elektricist duhen dhjetë herë më pak dhe mundësia që ai të kthejë mbrapsht investimin, është shumë më e shpejtë.

Në përgjithësi arsimi në gjithë botën është në krizë dhe për më pak se një dekadë përparimet teknologjike jo vetëm do mbyllin shumë vende pune por do mbyllin edhe laboratorët që bëjnë njerëzit gati për punë : vetë universitet.

Shqipëria nuk do bëjë përjashtim.

Nëse në dhjetë vitet e ardhshme nuk vjen në pushtet ndonjë qeveri ultra e majtë, që merr para nga taksat për të lehtësuar dramat sociale,shumica e universiteteve do mbyllen.

Thonë që universitetet private janë pak më mirë.

Derisa mbeten të hapura duhet të jenë pak më mirë.

Megjithatë shumë shpejt edhe ato do rrudhen sic janë rrudhur.

Zgjidhja e parë e fëmijëve shqiptarë sot janë universitet e huaja, zgjedhja e dytë janë ato private dhe zgjedhja e tretë janë universitetet publike.

Por shumë shpejt familjet shqiptare do jenë përballë një dileme shumë të madhe:

Pse i duhet një diplomë fëmijës tim?

Unë vetë, nëse do kthehesha 40 vjet përpara natyrisht nuk do zgjidhja më degën që kam zgjedhur gjuhë letërsi, e cila nuk më mësoi asgjë, por ndoshta nuk do zgjidhja të shkoja fare në Universitet.

Jeta më ka mësuar më shumë gjëra se shkolla.

Puna më ka mësuar se shkolla nuk të mëson të punosh.

Shumica e njerëzve që i mbaruan shkollat në fund të viteve 1990 nuk i përdorën asnjëherë diplomat e tyre.

Ata bënë punë të tjera që mund ti bënin edhe pa diplomë.

Sot mund të jetosh shumë më mirë duke i investuar kostot e shkollimit diku tjetër, në një start up apo në një biznes familjar apo në turizëm apo në bujqësi.

Atëherë si zgjidhet kriza e universiteteve?

Unë besoj se asnjë reformë që nuk zgjeron tregun nuk mjafton.

Integrimi i Shqipërisë në BE do ti shkatërrojë edhe më keq universitetet tona.

Si një vend antar i BE, fëmijët shqiptarë mund të studjojnë gratis në cdo vend europian që do të thotë se kostot që paguan sot një familje për të cuar djalin apo vajzën në Gjermani do jenë dy herë më të ulëta.

Kjo do t’ia marri edhe kafshatën e fundit universiteteve tona publike por edhe atyre private.

Shqipëria do e ketë të garantuar arsimin e fëmijëve të vet, por do rrezikojë mbylljen e universiteteve të veta.

Sa herë flas me miq, që administrojnë universitete private, ju them se e vetmja rrugë që ata ti mbajnë hapur bizneset e tyre është hapja e tregut ndaj të huajve.

Universitetet tona janë pjesa më e izoluar e shoqërisë. Edhe ekipet e varfra të futbollit kanë të huaj pa folur për restorantet, shërbimet, bankat apo kompantë.

Cuditërisht universitetet duken si laborarorë të pastër etnik.

Aty ka vetëm shqiptarë që nuk mësojnë.

Natyrisht Shqipëria nuk mund të joshë dot studentë gjermanë, as belgë, as sllovenë ndoshta as turq.

Por nisur nga vendodhja gjeografike, klima dhe kostot e ulëta të jetesës, Shqipëria mund të kthehej në një hub të lirë evropian për mijëra studentë kinezë, indianë, pakistanezë, bangladeshas, irakenë, egjiptianë, vietnamezë etj.

Të gjitha këto vende cojnë cdo vit në universitet e tyre më shumë se 200 milion studentë. Ndoshta edhe më shumë.

Në të gjitha këto vende që kanë një popullsi sa gjysma e botës, afro 4 miliardë njerëz, shtresa e mesme po rritet me shpejtësi. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin nga varfëria në Kinë në Indi, në Egjipt në Nigeri dhe në Vietnam ku ekonomia po lulëzon.

Kjo do të thotë se në dhjetë apo njëzet vitet që do vijnë, familjet do cojnë edhe më shumë fëmijë në shkolla të larta.

Por kaq shumë fëmijë nga familjet e mesme kineze, indiane dhe pakistaneze që ëndërrojnë të shkollohen në Evropë, nuk shkojnë dot në Londër, as në Paris dhe as në Berlin apo në Amerikë që po mbyllet si treg universitar.

Përvec politikave izolacioniste në këto vende, kostot janë shumë më të larta dhe kuotat shumë të kufizuara.

Por një pjesë e tyre mund të vinin në Shqipëri, si në një vend evropian.

Unë habitem se si univesitetet private harxhojnë ende para për të reklamuar në tregun e vogël shqiptar, kur duhet të hapnin agjensi rekrutimi në Kinë, në Indi apo në Pakistan apo në Egjipit.

Ky duhet të ishte një biznes kombëtar. I ndihmuar nga shteti. I udhëhequr nga shteti.

Qeveria mund ti eksplorojë këto tregje fillimisht për të mbushur universtetet publike që sot po japin shpirt.

Është më mirë që universitet tona të mbahen me paratë e kinezëve dhe indianëve sesa me taksat tona.

Nga 200 milion studentë aziatikë që shkojnë cdo vit në shkollë të lartë qoftë edhe 0.1 për qind të vinin në Shqipëri janë dy herë më shumë se gjithë numri i studentëve shqiptarë në total.

Shteti mund të kthehej në një agjensi për të mbledhur studentë nga vende të tjera përmes marrëveshjesh dypalëshe.

Imagjinoni sikur Universiteti i Korcës që po vdes, të ishte një destiacion për studentë kinezë.

Universiteti i Gjirokastës për vietnamezë, Vlora për egjiptainë, që meqë ra fjala po mbajnë në këmbë sot industrinë tonë tonë të peshkimit, apo Elbasani për indianë.

Ky migrim arsimor, nuk gjallëron vetëm universitetet por mund kthehet në ekonomi për vetë qytetet tona të mpakura.

Prandaj them se nëse duam Universitet duhet të gjejmë studentë, sepse megjithëse mësues ka, nxënës do ketë gjithmonë e më pak./ KultPlus.com

Ben Blushi: Duhet të marrim studentë nga Kina, Nigeria, Vietnami

Nga Ben Blushi Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës. Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund të të sigurojë një punë të mirë. Po sot kjo nuk është më e vërtetë. Jo të gjithë janë të bindur se një diplomë universitare mjafton për të të…

Source

Ben Blushi: Rexhep Qosja ka jetuar si një shkëmb, uroj të plaket si një mal

Nga Ben Blushi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps nuk do ta kisha gjetur dot shtëpinë sepse ky aplikacion të le gjithmonë në baltë kur nisesh për punë të mira. Për fat një shofer që jetonte në atë lagje, më coi deri te shtëpia. Valjeti, nipi me tatuazhe i Rexhep Qoses, hapi derën…

Source

Një shënim për Shëngjinin e bukur!

Nga Ben Blushi Sapo lexova me kënaqësi se Pjerin Ndreu nuk kishte patur asnjë plan për ta ndryshuar emrin e Shëngjinit. Një ditë më parë edhe unë, si shumë të tjerë, u habita kur shtypi e prezantoi si një propozim zyrtar te Pjerinit, mundësinë per ta quajtur Shëngjinin Qyteti Wilson, sipas emrit të Presidentit Woodrow Wilson. Për disa muaj Shëngjini e ka mbajtur këtë emër kur Fan Noli…

Source

Ben Blushi: I mbyllur në garazh me Renis Gjokën dhe Gent Bushpepën

Nga Ben Blushi Për gati dy orë isha i ftuar në podcastin e dy këngëtarëve të mrekullueshëm, dy rokerave me zë të ngjirur, Renis Gjokës dhe Gent Bushpepës, ku përvecse nuk këndova, bëra çdo gjë tjetër që bëhet në një garazh, pra muhabet çunash që tregojnë historitë e tyre me alkoolin, vajzat dhe cigaren e plot vese të tjera që duhet ti kalosh përpara se të bëhesh burrë. Unë i kam kaluar të gjjtha…

Source

Panairi në Kamzë, Ben Blushi vlerësohet me çmimin “Littera” për Parajsën Artificiale

Mes duartrokitjesh dhe emocionesh u zhvillua ceremonia përmbyllëse e edicionit të katërt të panairit të librit në Kamëz, i cili bëri bashkë autorë, botues, studiues dhe artdashës.

Mbrëmjen e 3 majit u ndanë çmimet për veprat më të spikatura të vitit duke vlerësuar autorët për kontributin e tyre në letërsinë shqipe.

Me çmimin PANTEON për karrierën u vlerësua shkrimtari i njohur Fatos Kongoli.

“Është vërtetë prekëse, qoftë dhe kjo traditë që ka Bashkia Kamëz  për aktivitete të tilla. Uroj që aktivitete të tilla të bëhen sa më shumë, pasi libri është pjesë e pandarë e jetës. Atë që ta jep leximi nuk ta japin rrjetet sociale. Libri është I pazevëndësueshëm”

Ndërsa për romanin “Parajsa Artificiale” shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi u nderua me çmimin LITTERA për prozën e gjatë. Në fjalën e tij shkrimtari I bëri një kërkesë kryetarit të Bashkisë për të zeruar taksat e librarive.

 “Ne që shkruajmë sot problemin më të madh e kemi të shkojmë të lexuesi dhe panairi. Dua ti bëjë një propozim kryetarit të Bashkisë të Kamzës, të ketë një lloj hapësire për të ndryshuar taksat, sikur bashkia të kishte marrë një nismë për të zerurar taksat e librarive.. do e pasuronte një qytet. Edhe njëherë shumë faleminderit shumë për çmimin dhe shpresoj që vitin tjetër të marrim pjesë sërish në panair”,-tha Ben Blushi.

Çmimi KOLEKSION për prozën e shkurtër shkoi për Diana Çulin, për vëllimin “I panjohuri”;

KACAMISRI për letërsinë për fëmijë iu dha Xhevahir Spahiut, për librin poetik “Një mijë dashuri”;

Zija Vukaj u vlerësua me çmimin “Babel” për përkthimin dinjitoz të kryeveprës “Pinoku” të Carlo Collodit në shqip. Çmimi MEHR LICHT për librin studimor shkoi për Ardian Vehbiun për veprën studimore “Përrallëtarët e gjuhës shqipe”. Ndërsa Çaush Kullafi u vlerësua si shkrimtari në Komunitet dhe Hamdi Skeja mori çmimin letrar “Horizont”.

Panairi i librit “Kamza Lexon” u zhvillua me 1 dhe 2 maj ku pjesëmarrëse ishin 25 shtëpi botuese, u zhvilluan promovime librash me autorët shqiptarë ndërsa u vizitua nga qindra qytetarë dhe të rinj.

LEXONI GJITHASHTU;

The post Panairi në Kamzë, Ben Blushi vlerësohet me çmimin “Littera” për Parajsën Artificiale appeared first on Euronews Albania.

“Parajsa artificiale” e Blushit, në edicionin e IV të Panairit të Librit në Kamzë

Publicisti Ben Blushi prezantoi botimi e tij më të ri  “Parajsa Artificiale” në panairin e Librit në Kamzë.

Autori sjell një këndvështrim të botës e cila nëpërmjet teknologjisë mund të çlirohet nga shumë probleme. Një qasje e guximshme e cilësuar artificiale por që në vetvete mbart zgjidhje për kohën ku ne jetojmë

“Kisha dy mundësi ose ta quaja parajsa artificiale ose ferri artificial. Po ta quaja ferri artificial do ishte pak më problem. Ferri është më i natyrshëm se parajsa.  Sot jetojmë në një kohë që harxhojmë 70% të kohës online. Kemi një komunikim artificial me botën dhe njerëzit që na rrethojnë. Na ka zëvendësuar komunikimin e natyrshëm. E ardhmja natyrisht që i takon teknologjisë. Libri merr përsipër të tregojë si do të jetë bota jonë pas shumë vitesh”,-tha shkrimtari Ben Blushi.

Botimi e vë lexuesin në dy gjendje, ferri ku ai hyn në atë që autori e cilëson ferri ku mund të sajohet një luftë ndërsa në  pjesën e dytë vjen  parajsa ku personazhi kryesor tregon se si mund të jetë parajsa e vërtetë përmes teknologjisë.

Edicioni i katërt i Panairit të i Librit në Kamzë solli tek publiku një mori botimesh të reja ku lexuesi pati edhe mundësi të takojë nga afër autorë dhe botues të shumtë. Ai do të qëndrojë i hapur deri më 3 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Parajsa artificiale” e Blushit, në edicionin e IV të Panairit të Librit në Kamzë appeared first on Euronews Albania.

“Shqiptarë të panjohur”, shkrimtari Ben Blushi sjell ekspozitën me 42 fotografi

“Shqiptarë të panjohur” kështu e ka cilësuar shkrimtari/ publicisti Ben Blushi ekspozitën me fotografi, të çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog . I joshur nga thjeshtësia, njerëzit e zakonshëm që mbartin në vetvete histori, Blushi sjell 42 imazhe të cilat i cilëson plot domethënie si një ndalim për të vënë re atë që zakonisht neglizhohet.

“Fotografa ka disa sekrete të cilat unë i kam mësuar rrugës. Duke fotografuar njerëz të zakonshëm. Fotografia e mirë është ajo që ka një sfond të bukur. E mësova këtë lloj arti duke ecur shumë nëpër Shqipëri”,-tha shkrimtari Ben Blushi.

Fotografitë e shkrepura nga aparati i tij krijojnë një përvojë vizuale që nxit reflektimin mbi lidhjen ndërmjet individëve dhe hapësirave të tyre sociale që Blushi e cilëson “Në kërkim të çastit dhe të një fotografie më të mire”  ku  do të vazhdoj të eci duke e drejtuar aparatin e tij mbi portretet e njerëzve të panjohur.

“Njerëzit rrinë si të duan, ecin si të duan, qethen si të duan, vrapojnë, ti duhet t’i kapësh ata. Në kërkim të këtyre fotove unë kam bërë mijëra kilometra nëpër Shqipëri duke takuar njerëz që nuk më kishte rënë rasti ti takoja. Kështu që kjo është arsyeja që dua ta ndaj këtë eksperiencë sepse në fakt mua më ka shijuar shumë”,-tha Blushi.

Kryeministri Rama i pranishëm në këtë ekspozitë i zhveshur nga politika e i vendosur me syrin kritik të një piktori e cilësoi ekspozitën mbresëlënëse

“Është një ekspozitë e një niveli shumë të lartë. Një ekspozitë që do të mund të qëndronte në çdo hapësirë të fotografisë në Europë apo në Amerikë. është një fotografi shumë origjinale edhe pse është e rastësishme, në kuptimin që është gjetur në rrugë”,- Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Në këtë ekspozitë, Ben Blushi na fton të shohim përtej sipërfaqes, të çmontojmë narrativën e zakonshme dhe të përqafojmë një Shqipëri më të pasur dhe më të gjerë, ku çdo individ, i njohur ose i panjohur, është pjesë e historisë dhe kulturës së vendit. Ekspozita “Shqiptarë të panjohur”, do të qëndrojë e hapur ne Qendrën për Hapje dhe Dialog për të gjithë artdashësit deri më 30 Prill.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shqiptarë të panjohur”, shkrimtari Ben Blushi sjell ekspozitën me 42 fotografi appeared first on Euronews Albania.

Rama: Ekspozitë befasuese fotografish nga Ben Blushi

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot për të mos u humbur ekspozitën fotografike të publicistit dhe shkrimtarit Ben Blushi, hapur mbrëmjen e djeshme në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.

“Një ekspozitë befasuese fotografish nga Ben Blushi”, shkroi Rama në rrjetet sociale duke sjellë dhe një foto të Blushit teksa shpjegon procesin krijues në hapjen e ekspozitës.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dje në mbrëmje në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së Blushit në COD.

Vetë autori, Ben Blushi tregoi se e ka quajtur ciklin e fotografive  “Shqiptarë të Panjohur” në emër të të gjjthë atyre njerëzve të panjohur të cilët i ka takuar në rrugët e Shqipërisë, në qytete dhe fshatra të vegjël.

“Ata më lejuan t’i fotografoj duke më mësuar artin e mrekullueshëm të fotografisë”, u shpreh ai.

“Shqiptarë të panjohur” do të qëndrojë e hapur për publikun në COD deri në datën 30 prill.

The post Rama: Ekspozitë befasuese fotografish nga Ben Blushi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ben Blushi shpallet Ambasador i Paqes në Deçan

Shkrimtari i njohur Ben Blushi është shpallur Ambasador i Paqes në Deçan.

Ai ishte i futar në Deçan për prezantimin e romanit “Parajsa Artificiale”, dhe ka bërë të ditur se mbeti i surprizuar kur doli nga ai takim i shkëlqyer, si një Ambasador i Paqes.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Deçani është një komunë e vogël e Kosovës, mes Pejës dhe Gjakovës, në kufi me Shqipërinë, ku gjatë dhunës serbe të vitit 1999 është shënuar një nga masakrat kulturore më të egra në historinë moderne të Evropës.

Aty serbët kanë zhdukur dhe djegur më shumë se 100 mijë libra bashkë me katër bibliotekat e kësaj komune.

Pra bashkë me popullin, serbët kanë dashur të zhdukin dhe rrënjët e tij cka e kanë bërë vetem nazistët kur digjnin libra për shkaqe ideollogjike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj të shkoja në këtë komunë, ku pushtuesit kanë shfarosur librat ishte shumë emocionuese.

Nuk ka dhimbje më të madhe për një shkrimtar se sa të gjendet në një vend ku janë shfarosur librat.

Qoftë edhe për këtë arsye të ftuarit ishin shumë të interesuar për letërsinë, për artin, për historinë dhe të ardhmen si të gjithë ata që kanë etje për diçka që ju mungon.

Unë mora dhjetëra pyetje nga të rinj dhe të vjetër, gjatë një takimi që mund të kishte zgjatur edhe 4 orë nga 2 që ishte planifikuar.

Në fund, si për ta bërë edhe më të paharrueshëm këtë takim, Komuna e Deçanit dhe Federata e Paqes Universale më akorduan titullin Ambasador i Paqes.

Me këtë rast dua t’i falenderoj organizatorët dhe gjithë të pranishmit sepse që nga dje jam luftëtar i paqes në Deçan dhe jo vetëm./ KultPlus.com

Ben Blushi: Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin?

Nga Ben Blushi Rrëmbimi i Zelenskyt nga Evropa i ngjan shumë rrëmbimit që ju bë Hashim Thaçit në kohën kur po shkonte të firmoste një marrëveshje paqeje me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Por megjithëse u rrëmbyen nga të njëjtit rrëmbyes, Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk ngjajnë fare me njëri- tjetrin. I pari është duke humbur luftën me gjithë mbështetjen e gjithë botës…

Source

Udhëtim mes dashurisë dhe inteligjencës artificiale, Blushi prezanton romanin e ri

Autori dhe publicisti Ben Blushi ka prezantuar në Shkodër romanin e tij të fundit, “Parajsa Artificiale”, në ambientet e Qendrës Rinore “Arka”.

Ky roman dashurie, që flet për të ardhmen dhe për parajsën e krijuar nga inteligjenca artificiale, ka tërhequr vëmendjen e lexuesve.

Ben Blushi vjen para lexuesve me një roman që e cilëson si një eksperiment, ku bashkohen dashuria dhe shkenca.

Në një periudhë të mbushur me zhvillime politike dhe madje edhe luftëra në disa vende të botës, Blushi shprehet se përmes inteligjencës artificiale mund të merren disa vendime më të drejta dhe më të barabarta.

Në këtë kuptim, “Parajsa Artificiale” nuk është thjesht një roman, por një reflektim mbi botën, në të cilën jetojmë dhe mbi zgjedhjet që na formësojnë, një ftesë për të menduar se çfarë do të thotë të jesh njeri në një epokë të dominuar nga algoritmet dhe inteligjenca artificiale.

Romani takon profetë, religjione, kombe dhe kultura, duke parashikuar një të ardhme ku njeriu, siç e njohim, nuk është më, pasi utopitë shpesh janë edhe revolucione.

The post Udhëtim mes dashurisë dhe inteligjencës artificiale, Blushi prezanton romanin e ri appeared first on Euronews Albania.

Blushi: “Takim i shkëlqyer në Shkodër” me miq të rinj dhe të vjetër në Qendrën Arka për romanin “Parajsa Artificiale”

Albert Vataj “Takim i shkëlqyer në Shkodër”, kështu e ka quajtur Ben Blushi prezantimin që i bëri në këtë qytet romanit të tij më të fundit, “Parajsa Artificiale”. Në vijim të turit prezantues, Shkodra ishte ndalesa e radhës për shkrimtarin, i cili nuk e fshehu admirimin për këtë qytet me një traditë të rrënjosur të letrave dhe kulturës. “Shkodra nuk të zhgënjen asnjëherë, as kur bën ftohtë…

Source

“Ben Blushi shpërndan foto nga Prishtina dhe ngrit pyetje: Pse asnjë parti e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë?”

Publicisti i njohur Ben Blushi me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se ka bërë sot fotografi nëpër Prishtinë. Blushi shprehet se ka parë nëpër rrugët e Prishtinës postera të ndryshëm, ku një ndër ta ishte edhe “Punëtore e punëtorë organizohuni”. Blushi shtron pyetjen sesi ka mundësi që asnjë nga partitë politike në […]

The post “Ben Blushi shpërndan foto nga Prishtina dhe ngrit pyetje: Pse asnjë parti e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë?” appeared first on FaxWeb.

Ben Blushi promovon “Parajsën Artificiale” në Prishtinë

Me veprat e tij ai gjithmonë zgjon debat dhe ngre shumë pikëpyetje. Përjashtim nuk pati as kësaj radhe, kur shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, promovoi në Prishtinë librin e tij më të ri, Parajsa Artificiale.

Në një sallë paksa të ftohtë dhe në praninë e një numri jo të vogël të lexuesve kosovarë, u trajtua vepra e fundit e Blushit, e cila është e veçantë sipas të pranishmëve, duke e krahasuar me emra të njohur botërorë.

“Është një parashenjë parathënse për atë që do të na ndodh në shekujt e ardhshëm”,-tha Adrian Krasniqi, dramaturg.

Kjo sepse zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe inteligjenca artificiale, që është edhe pika kryesore e romanit, është diçka që njerëzit i entuziazmon, por edhe i frikëson, duke mos e ditur se çfarë sjell e ardhmja për ta.

Vetë autori mbrojti idenë se inteligjenca artificiale ka mundësi të krijojë një parajsë për njerëzit, duke e ilustruar atë me zhvillimet që kanë ndodhur në 100 vitet e fundit në botë.

“Ajo që kam dashur të them është se si inteligjenca artificiale mund ta transformojë jetën tonë, duke na dhënë më shumë kohë për tu marr me artin, dashurinë, punët e shpirtit”,-tha Ben Blushi, shkrimtar.

Por, jo të gjithë u pajtuan. Të pranishmit pyetën për të panjohurën, për të cilën përgjigje nuk mund të kishte as Blushi.
Megjithatë, ai mendon se inteligjenca artificiale nuk duhet të shihet si rrezik për njerëzimin, duke pranuar se ka një çmim.

“Natyrisht inteligjenca artificiale mund të krijojë viktima në botë. Është çmimi i ndryshimit. Nuk ka ndryshim pa çmim”,-tha shkrimtari.

Madje, Blushi beson se edhe shteti, shkolla dhe drejtësia do duhej të udhëhiqeshin nga kjo inteligjencë.

Por, se a do ta përjetojmë dhe sa shpejt mund ta shohim një revolucion të tillë, këtë nuk e dimë. Do ta tregojë e ardhmja. Ndërkohë, debati për këto tema do të vazhdojë pafundësisht, sepse mospajtimi dhe padrejtësia janë natyrë njerëzore, të cilën mund ta sjellë në vend vetëm një tru inteligjent artificial.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ben Blushi promovon “Parajsën Artificiale” në Prishtinë appeared first on Euronews Albania.

‘Parajsa Artificiale’ të mërkurën promovohet edhe në Prishtinë

Publicisti i njohur Ben Blushi të mërkurën do të promovoj romanin e tij të fundit “Parajsa Artificiale” edhe në Prishtinë.

Autori Blushi përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” i ka ftuar të gjithë lexuesit për një takim të hapur për diskutime mbi Inteligjencën Artificiale dhe tema të tjera të rëndësishme.

“Të mërkurën në ora 18.30 në Klan Arena të Prishtinës do promovoj romanin tim të fundit Parajsa Artificiale. Meqë do flasim për çështjet e Inteligjencës Artificiale dhe ndikimin e saj në jetën tonë, por natyrisht edhe për shumë tema të tjera poaq të rëndësishme të cilat preken në këtë libër, takimi do të jetë i hapur. Ju pres të gjjthëve”, thuhet në njoftim.

Promovimi mbahet të mërkurën nga ora 18:30, në KlanArena/ KultPlus.com

❌