Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin nga klubi këtë verë
Dani Ceballos ka lënë të kuptohet për një largim të mundshëm nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar veror.
Pas një paraqitje të shkurtër në ndeshjen e fundit të La Ligës ndaj Oviedos, Ceballos postoi një fotografi në Instagram me mbishkrimin “Last dance” (Vallja e fundit) dhe një emoji falënderimi, një sinjal i qartë për një ndarje të afërt.
29-vjeçari duket se është drejt një ndryshimi destinacioni, ndërsa ka oferta nga skuadra që garojnë në Ligën e Kampionëve.
Me Xabi Alonson tashmë në krye të stolit të “Los Blancos”, Ceballos ka rënë dukshëm në hierarkinë e mesfushës. Aktualisht, ai renditet si opsioni i gjashtë në mesin e fushës, përkrah lojtarëve që janë të lënduar si Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga.
Trajneri ka preferuar të aktivizojë Aurelien Tchouamenin dhe Federico Valverden, ndërsa Arda Güler është shndërruar nga Alonso në një mesfushor qendror, duke shtuar konkurrencën në repartin ku luan Ceballos.
Kjo situatë e bën shumë të vështirë për Ceballos të sigurojë një vend në formacionin titullar. Në fitoren 3-0 ndaj Oviedos, ai u inkuadrua në fushë vetëm në minutën e 86-të, dhe në ndeshjen ndaj Osasunës u la sërish jashtë planeve kryesore, pavarësisht dëshirës për të qëndruar dhe për të luftuar për vendin e tij.
BREAKING: Dani Ceballos on IG.
pic.twitter.com/i1yWfQIzHs
— Madrid Xtra (@MadridXtra) August 24, 2025
Ceballos e dinte mirë se, nëse do të arrinte të bindte Alonson për një rol të rëndësishëm në skuadër, atëherë do ta kishte më të lehtë të bindte edhe përzgjedhësin e Spanjës, Luis de la Fuente, për ta përfshirë në listën e Kupës së Botës 2026.
Megjithatë, nëse nuk gjen hapësira loje dhe nuk transferohet në një klub tjetër që i garanton minuta të rregullta, ëndrra e tij për të qenë pjesë e Botërorit mbetet seriozisht në rrezik./Telegrafi/
The post Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin nga klubi këtë verë appeared first on Telegrafi.