Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrezikoi të mbytej, shpëtohet turisti francez në Gjirin e Gjipesë

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Një turist francez është shpëtuar pasditen e sotme pranë shkëmbinjve në Gjirin e Gjipesë, pasi rrezikonte të mbytej.

Sipas medieve, kanë qënë pushuesit ata që kanë lajmëruar Policinë Kufitare, e cila u nis nga Dhërmiu dhe arriti në kohë për të shpëtuar 38-vjeçarin nga Franca.

Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte.

Mediat cilësojnë, se 38-vjeçari u shpëtua në kohë, pasi u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.

/e.i/j.p

The post Rrezikoi të mbytej, shpëtohet turisti francez në Gjirin e Gjipesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

24 gusht 1913, kur në Vlorë botohej numri i parë i gazetës ‘Përlindja e Shqipërisë’

Më 24 gusht të vitit 1913 doli numri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipërisë”, gazetë, e cila mbështeti Qeverinë e Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali. 

Ajo bënte thirrje për bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të vetëm.

“Përlindja e Shqipëniës” ishte gazeta e parë e shtetit të pavarur shqiptar, botohej dy herë në javë dhe vijoi të botohej për 21 numra deri në vitin 1914. 

Në artikujt e saj ndër të tjerash, kjo gazetë bënte thirrje për bashkimin e popullit shqiptar. /KultPlus.com

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet të digjet Pylli i Sodës

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe vetë kurorën e gjelbërt të qytetit bregdetar. U raportua se flakët u përhapën me shpejtësi dhe për pak çaste rrezikuan të përfshijnë masivin pyjor. Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat […]

The post Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet të digjet Pylli i Sodës appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës, nisin hetimet

✇Albeu
By: M C

Pylli i Sodës në Vlorë është rrezikuar të digjet pasditen e kësaj të shtune pasi një automjet u përfshi nga flakët.

Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur djegien e pyllit.

Aktualisht situata është nën kontroll ndërsa ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja.

The post Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës, nisin hetimet appeared first on Albeu.com.

Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të shtunë një sasi të konsiderueshme trarësh prej druri të vendosur pranë hekurudhës Fier-Vlorë. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shtëllunga tymi janë përhapur mbi qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shqetësuar banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por raportohet se dyshohet për zjarrvënie […]

The post Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Vlorë, plagoset 52-vjeçari me motor

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Sipas policisë, një 33-vjeçar që drejtonte një automjet tip “Audi” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 52-vjeçar. Për pasojë, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili u transportua menjëherë në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë […]

The post Aksident në Vlorë, plagoset 52-vjeçari me motor appeared first on BoldNews.al.

IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”.

IKMT bën të ditur se, në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1–2 katëshe.

IKMT thekson se, poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.

/gj.m//a.f/

The post IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlorë, IKMT nis prishjen e 27 objekteve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”. IKMT bën të ditur se në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1-2 katëshe. Po ashtu IKMT thekson se poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.

Source

Rama: Pacienti 59-vjeçar rifitoi shikimin pas një ndërhyrjeje delikate në Spitalin Rajonal të Vlorës

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Në Spitalin Rajonal të Vlorës u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot rastin e ndërhyrjes së suksesshme, teksa e konsideroi Spitalin Rajonal të Vlorës një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës.

Pas trajtimit, pacienti 59-vjeçar rifitoi ndjeshëm pamjen dhe shpresën për një jetë më të pavarur.

“Në Spitalin Rajonal të Vlorës, një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës, së fundmi u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit e pas trajtimit, rifitoi ndjeshëm pamjen”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama theksoi se, ky rezultat bëhet më domethënës falë investimeve në kabinetin e ri të okulistikës, të pajisur me teknologji moderne dhe paketat e rimbursuara të vitrektomisë, që garantojnë trajtime falas, pa nevojë për referim në spitale të tjera.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Kemal Ylsek, Dr. Edmond Isufaj, Dr. Dilaver Haskaj, Dr. Engjëll Lazaj, Dr. Odela Risilia dhe infermierja Kleoniqi Mustafaraj.

Spitali Rajonal i Vlorës, me një ekip të përkushtuar mjekësh dhe infermierësh, ofron shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për qytetarët vlonjatë, por edhe për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet verore.

/gj.m//a.f/

The post Rama: Pacienti 59-vjeçar rifitoi shikimin pas një ndërhyrjeje delikate në Spitalin Rajonal të Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet 43-vjeçari që ndezi zjarr në Drashovicë

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar në fshatin Drashovicë, Selenicë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr pas një konflikti me një bashkëfshatar.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. B., 43 vjeç, banues në Drashovicë, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e mbjellë me ullinj dhe u rrezikuan bagëtitë e imta të këtij të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin. Strukturat e Policisë së qarkut vijojnë punën për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënieve.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënie ose paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/a f/

The post Arrestohet 43-vjeçari që ndezi zjarr në Drashovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në Vlorë/ Ministria e Mbrojtjes: U ndezën nga një grup kriminal, arsyeja pse zgjodhën të vepronin natën

✇Albeu
By: V K

Disa vatrja zjarri përfshinë mbrëmjen e djeshme zonat e Dukatit, Drashovicës në qarkun e Vlorës. Zjarret raportohet se ishin të qëllimshme dhe kjo ngriti alarm tek autoritetet dhe banorët lokalë.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka dhënë detajet e fundit se si paraqitet situata.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, dyshohet që zjarret janë shkaktuar nga një grup i strukturuar kriminal, që ka vepruar me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar.

Konkretisht zjarret u shfaqën mes orës 20:15 dhe 22:15, në një periudhë kohe që konsiderohet kritike për shkak të pamundësisë për ndërhyrje ajrore.

Dukat i Ri ishte një nga vatrat më të rrezikshme, por falë reagimit të menjëhershëm të emergjencave civile, zjarri u izolua dhe u shmang çdo rrezik për banesat.

Ndërkohë, tre vatra aktive në lartësitë e Drashovicës dhe dy të tjera në Vajzë mbeten ende të pakontrolluara.

Reagimi:

Sonte, mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. Pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara. Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.

Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri. Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve.

The post Zjarret në Vlorë/ Ministria e Mbrojtjes: U ndezën nga një grup kriminal, arsyeja pse zgjodhën të vepronin natën appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Vlorë e Selenicë, Vengu: Të qëllimshme, shkaktuesit do të ndeshen me forcën e ligjit

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot në një reagim në rrjetet sociale se vatrat e shumta të zjarrit që janë shfaqur gjatë mbrëmjes në bashkinë Vlorë dhe atë të Selenicës janë pasojë e zjarrvënies së qëllimshme dhe të organizuar.

Sipas ministrit, ndërsa vatra e Dukatit është shuar plotësisht, puna vijon për neutralizimin e zjarreve në fshatrat Drashovicë dhe Vajzë të Selenicës. Forcat e Armatosura dhe shërbimet zjarrfikëse lokale janë angazhuar në terren për të mbrojtur banesat dhe pronat e qytetarëve.

Vengu nënvizoi se forcat operacionale do të vijojnë të qëndrojnë të angazhuara përgjatë gjithë natës, ndërsa me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Zjarrvënia e qëllimshme mbetet një krim i rëndë, shkaktuesit e të cilit do të ndeshen me reagimin tonë të plotë dhe me forcën e ligjit”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

/a.f/

The post Zjarret në Vlorë e Selenicë, Vengu: Të qëllimshme, shkaktuesit do të ndeshen me forcën e ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Izolohet zjarri në Dukat, mbeten aktive vatrat në Drashovicë e Vajzë

TIRANË, 21 gusht /ATSH/  Ministria e Mbrojtjes njoftoi se mbrëmjen e sotme, në intervalin kohor 20:15 – 22:15, janë evidentuar disa vatra zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë, në qarkun e Vlorës.

Falë reagimit të shpejtë të emergjencave civile, zjarri në fshatin Dukat i Ri u izolua plotësisht, duke shmangur rrezikun për zonat e banuara. Ndërkohë, tre vatra në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe dy vatra të tjera të shfaqura në Vajzë mbeten ende aktive.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse vendore dhe efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po krijojnë perimetra sigurie për mbrojtjen e banesave dhe pronave.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri”.

Ministria e Mbrojtjes thekson se, forcat operacionale do të vijojnë të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës. /a.f/

 

The post MM: Izolohet zjarri në Dukat, mbeten aktive vatrat në Drashovicë e Vajzë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

✇Albeu
By: M C

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Muzikës në Vlore, ku si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën në vend.

Kjo ngjarje vjen pasi pak më parë një fëmijë ka rënë nga lartësia në zonën e Lungomares dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

The post Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares.

Sipas raportimeve, një fëmijë ka rënë nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e fëmijës ende nuk bëhet me dije ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të zbuluar të tjera detaje mbi ngjarjen.

The post Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Një fëmijë ka rënë nga lartësia nga banesa e tij, e cila ndodhet në Lungomare. Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe pritet një komunikatë e policisë për të mësuar më tepër sesi paraqitet gjendja e tij. […]

The post Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Vlorë-Orikum, përfundon në spital një person

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Vlorë–Orikum, në vendin e quajtur “Kthesa e Dukatit”.

Sipas njoftimeve paraprake, një automjet tip BMW i drejtuar nga shtetasi A. M., gjatë një parakalimi të gabuar, është përplasur me një automjet tip Benz, me drejtues A. M.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit, i cili u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Vlorë-Orikum, përfundon në spital një person appeared first on Albeu.com.

‘Vajzë Fest’ rikthehet në Vlorë: Tri ditë art, film, trashëgimi dhe mikpritje në zemër të Labërisë

Për të tretin vit radhazi, fshati Vajzë në Vlorë kthehet në një qendër të gjallë arti dhe kulture me “Vajzë Fest”, që zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht 2025.

Festivali sjell bashkë artistë, kineastë, muzikantë, poetë dhe figura publike në një mozaik aktivitetesh që përfshijnë film, teatër, këngë polifonike, valle popullore, muzikë bashkëkohore dhe ekspozita.

Risia e këtij edicioni është “Dita Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, organizuar në bashkëpunim me KOKSH, si një rikthim simbolik i shpirtit të garave të lashta. Për të rinjtë dhe dashamirësit e natyrës do të ketë hiking, kampingje nën yje, net me zjarre dhe eksplorime në shpellat dhe ujëvarat e zonës.

Përvoja pasurohet me kuzhinën tradicionale të Labërisë – gatime shtëpie, bulmet të freskët, mish të pjekur, raki dhe verë, të shërbyera në ambientin natyror të Shpellës së Bletës.

Eventi organizohet nga Shoqata e fshatit Vajzë, në bashkëpunim me bashkinë Selenicë dhe komunitetin vendas, duke e kthyer Vajzën në një destinacion unik për artin, natyrën dhe trashëgiminë shqiptare.

Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare dhe të peshkimit

Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka pezulluar lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak për urdhrin është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për…

Source

Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

✇Albeu
By: M C

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit. Vendimi u njoftua nga autoritetet portuale të qytetit bregdetar.

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat operojnë brenda gjirit të Vlorës, Himarës dhe në det të hapur, nuk do lejohen të dalin në det duke nisur nga ora 10 e mëngjesit të së enjtes.

Vendimi u mor me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Nga ky vendim nuk preken anijet e transportit ndërkombëtar të cilat do operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

The post Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë appeared first on Albeu.com.

❌