❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Spiunazh ndaj KosovĂ«s te Serbia nga piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe – çfarĂ« dihet deri mĂ« tani?

Një shtetase serbe nga Mitrovica me inicialet A.M., së bashku me të dashurin e saj kroat, pjesëtar i KFOR-it në Kosovë, janë arrestuar pasi në telefonat e tyre janë gjetur dëshmi që lidhen me spiunazh në dëm të Kosovës, në favor të inteligjencës serbe.

Raportet tregojnë se informacionet e mbledhura dyshohet të jenë kaluar tek Lista Serbe, e cila më pas i ka dorëzuar institucionet e sigurisë së Serbisë.

Ky zhvillim ka ngjallur shqetësim të madh për sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Eksperti i sigurisë, Agim Musiu, ka ngritur pyetje kritike për autoritetet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë:

A ka prokurori në Kosovë që vepron para se lajmi të bëhet publik ndërkombëtarisht?

A duhet ndërkombëtarët të dënojnë Listën Serbe për rolin e saj, apo kjo parti, që sipas Musiut përbëhet nga terroristë dhe spiunë, do të vazhdojë ta mbajë peng Kosovën dhe partnerët perëndimorë?

Apo A.M., me përvojën e saj si spiun dhe lidhjet e dyshimta, posedon edhe fakte të turpshme për ndërkombëtarët?

Sipas Musiut, ky rast tregon rrezikun që përfaqëson veprimtaria e fshehtë e individëve dhe grupeve të lidhura me inteligjencën e shteteve të huaja, duke hedhur hije mbi sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

ÇfarĂ« u raportua pĂ«r rastin e spiunazhit?

Sipas raportimeve, piloti në të kaluarën kishte kaluar filtrat e sigurisë në autoritetet kroate.

RTL ka shkruar se Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, ajo e Punëve të Brendshme dhe Zyra e Kryeministrit kanë qenë në dijeni për rastin tash e një kohë.

Gruaja serbe nga Mitrovica e Veriut ishte prezantuar si punonjëse e një organizate gjermane. Ajo dyshohet se kishte marrë informata nga ushtari kroat lidhur me lëvizjet e KFOR-it dhe se ato i ka përcjellë në Serbi.

Të dy u arrestuan në fund të korrikut. Të mërkurën u raportua se të dy janë marrë në pyetje nga Prokuroria. Akuzohen për katër vepra penale.

E mediumi kroat “index.hr” ka shkruar se ushtari ka mohuar fajin dhe ka thĂ«nĂ« se dikush po pĂ«rpiqet ta kurthojĂ«. Siç ka thĂ«nĂ« ai para autoriteteve, “edhe e dahsura e tij ka qenĂ« viktimĂ«â€.

Siç ka shkruar ky medium, gruaja nga Kosova kishte udhëtuar shpesh drejt Kroacisë.

NdĂ«rkaq “vecernji.hr” ka shkruar se serbja ka pasur lidhje edhe me organizata tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« sigurisĂ«.

Serbja e dyshuar për spiunazh
Serbja e dyshuar për spiunazh

Konkretisht, sociologia A.M., partnerja e pilotit kroat, ishte e lidhur me organizatat ndërkombëtare në Kosovë, si EULEX dhe UNMIK.

A.M., punoi gjithashtu për Misionin e Bashkimit Evropian për Vendosjen e Sundimit të Ligjit në Kosovë, detyra e të cilit është të ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe policinë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit (EULEX) dhe Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNIMIK).

Dyshohet se ajo kishte lidhje të ngushta me shumë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, të cilët, sipas burimeve, dyshohet se i kishte shantazhuar.

AM, shtojnë burimet, shoqëroi drejtorin e organizatës joqeveritare Aktiv Miodrag Miliçeviq dhe ish-anëtarin e ekipit menaxhues përgjegjës për krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, Igor Kallamar, në disa udhëtime.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në Kroaci.

“ËshtĂ« problem serioz i sigurisĂ«. Do tĂ« shohim çka do tĂ« nxjerrin hetimet”, ka thĂ«nĂ« Arsne Bauk, shef i Komisionit pĂ«r Mbrojtje nĂ« Parlamentin e KroacisĂ«.

“NĂ« kohĂ«ra tĂ« tilla, ne kemi njĂ« qĂ«llim, tĂ« gjithĂ«, pavarĂ«sisht nga cila parti jemi. Kemi njĂ« qĂ«llim, qĂ« Ă«shtĂ« siguria e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tanĂ«, e tĂ« gjitha misioneve qĂ« i kemi”, ka thĂ«nĂ« Sandra Bençiq, deputete nĂ« kĂ«tĂ« komision.

Shqetësuese i ka vlerësuar raportimet për spiun potencial në Forcën Ajrore Kroate edhe deputeti Igor Peternel.

Ai ka thĂ«nĂ« se kjo bĂ«n qĂ« situata e sigurisĂ« nĂ« Kroaci “tĂ« jetĂ« shumĂ« nĂ« dyshim”, transmeton Telegrafi.

The post Spiunazh ndaj KosovĂ«s te Serbia nga piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe – çfarĂ« dihet deri mĂ« tani? appeared first on Telegrafi.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të blejnë bashkë armatim nga ShBA-ja

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po ndërmarrin hapa konkretë për të jetësuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, të formalizuar pesë muaj më parë me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët më 18 mars në Tiranë.

Tani, vendet po kalojnë në një fazë tjetër, duke ndërtuar një aleancë më të fortë dhe më të qëndrueshme në fushën e sigurisë.

Ministrat e Mbrojtjes të tri vendeve po angazhohen që blerja e parë e armatimit të jetë ajo e kapaciteteve mbrojtëse, përmes një marrëveshjeje të koordinuar për armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës kanë konfirmuar për RTK-në se një takim i tillë trelateral tashmë veçse është mbajtur.

“ËshtĂ« mbajtur takimi i pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r hartimin e aktiviteteve trelaterale nĂ« kuadĂ«r tĂ« marrĂ«veshjes, ku pĂ«rfshihet edhe çështja e blerjeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta bazuar nĂ« kĂ«rkesat e forcave tĂ« secilit shtet. Me tĂ« pĂ«rfunduar ky plan do tĂ« nĂ«nshkruhet nga secili shtet pĂ«r tĂ« vazhduar mĂ« pas tutje”, konfirmoi Liridona Gashi, zĂ«dhĂ«nĂ«se e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

Lidhur me këtë, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se kjo marrëveshje është tejet e mirë, duke treguar për rëndësinë e blerjes së përbashkët të armatimit.

“Kur blejnĂ« tre shtete pĂ«r njĂ«herĂ«, Ă«shtĂ« kostoja shumĂ« mĂ« e vogĂ«l, liferimi Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i lehtĂ«, dhe çdo prodhues i çdo armatimi ushtarak do tĂ« jetĂ« mĂ« joshĂ«s pĂ«r t’i furnizuar pĂ«rnjĂ«herĂ«. Kur e kanĂ« betimin edhe tĂ« NATO-s edhe tĂ« Uashingtonit, atĂ«herĂ« normal qĂ« prodhuesit do tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« lumtur dhe shumĂ« ekspeditivĂ« nĂ« liferimin e armatimeve shumĂ« mĂ« shpejt dhe shumĂ« mĂ« mirĂ«â€, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-sĂ«.

Duke u nisur nga rëndësia strategjike e partneritetit me SHBA-në për sigurinë dhe zhvillimin e Forcës së Kosovës, ish-koloneli i FSK-së konsideron se aleanca me SHBA-në është jetike për të ardhmen e ushtrisë.

“KrerĂ«t qĂ« e udhĂ«heqin shtetin, cilido qoftĂ« ai, duhet paraprakisht tĂ« kenĂ« interesin kombĂ«tar dhe nacional tĂ« vendit, sidomos nĂ« kuptim tĂ« mbrojtjes, sepse nĂ«se nuk ke fuqi mbrojtĂ«se, ti fare s’ki asgjĂ«. Ushtria Ă«shtĂ« ajo qĂ« ta mbron sovranitetin dhe integritetin territorial tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe rendin kushtetues tĂ« saj, dhe kjo mund tĂ« arrihet vetĂ«m nĂ«se jemi nĂ« partneritet tĂ« fuqishĂ«m me SHBA-nĂ«,” tha Afrim Veseli, ish-kolonel nĂ« FSK.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« blerjeve dhe ngritjes sĂ« kapaciteteve tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, para dy javĂ«sh nĂ« KazermĂ«n “Adem Jashari” nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« dorĂ«zim-pranimi i kontingjentit tĂ« dytĂ« prej 50 autoblindave tĂ« blera nga ushtria e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s pĂ«r FSK-nĂ«.

The post Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të blejnë bashkë armatim nga ShBA-ja appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk sheh asnjë ndryshim mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha.

“Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produkteve tĂ« tij si Dimal Basha, Ă«shtĂ« e njĂ«jta mendĂ«si
 absolutisht, sepse njerĂ«zit e tillĂ« prodhojnĂ« rezultate tĂ« tilla. Dora ime, nĂ«nshkrimi im, mendimi im s’kish propozuar askund njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« pĂ«r krye tĂ« Kuvendit, ta keni tĂ« sigurt”, tha Abdixhiku nĂ« emisionin Debat Plus.

Ai theksoi se deputetët e Kuvendit nuk duhet gjykuar, pasi janë reflektim i shoqërisë, duke pasur parasysh se listat zgjedhore përfshijnë përfaqësues nga kategori të ndryshme të qytetarëve.

Duke folur pĂ«r kryeministrin, kreu i LDK-sĂ« shtoi se shpeshherĂ« Ă«shtĂ« befasuar nga “cekĂ«tĂ«sia e mendimeve” tĂ« Albin Kurtit nĂ« takimet politike.

“PĂ«r shembull, nĂ« takimin qĂ« kemi pasur me liderĂ«t politikĂ« ku ishim mbledhur tĂ« gjithĂ«, niveli me tĂ« cilin ai interpretonte nĂ« gjuhĂ«n shqipe vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese – fakti qĂ« s’i kuptonte gjĂ«rat e shkruara shqip – ishte shqetĂ«sues pĂ«r secilin prej nesh”, u shpreh Abdixhiku.

The post Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës appeared first on Telegrafi.

AGK: Komunikata e Menaxhmentit të RTK-së është intimidim ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj një komunikate të Menaxhmentit të RTK-së, duke e cilësuar atë si formë intimidimi publik ndaj gjashtë redaktorëve të këtij mediumi.

NĂ« reagimin e saj, AGK tha se komunikata e RTK-sĂ« pĂ«rmban elemente kĂ«rcĂ«nuese, pasi Menaxhmenti thekson se “çdo deklarim i pabazuar nĂ« fakte, qĂ« pĂ«rhap dezinformata duke dĂ«mtuar integritetin e institucionit, nuk do tĂ« tolerohet tutje dhe tĂ« gjitha kĂ«to veprime do tĂ« trajtohen nĂ« pĂ«rputhje me ligjin dhe rregulloret e RTK-sĂ« nĂ« fuqi”.

Sipas AGK-së, një deklaratë e tillë paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për masa ndëshkimore ndaj gjashtë redaktorëve, të cilët dolën publikisht kundër vendimit për largimin e tyre nga drejtimi i emisioneve informative.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim i hapur qĂ« synon tĂ« heshtĂ« zĂ«rat kritikĂ« brenda transmetuesit publik. AGK e dĂ«non fuqishĂ«m kĂ«tĂ« formĂ« censure dhe veprimet arbitrare tĂ« Menaxhmentit aktual”, thuhet nĂ« reagim.

AGK ka shprehur përkrahje të plotë për redaktorët në kërkesën e tyre për anulimin e vendimit të Menaxhmentit, duke theksuar se autonomia profesionale dhe liria e shprehjes duhet të mbrohen në institucionet publike të informimit.

The post AGK: Komunikata e Menaxhmentit të RTK-së është intimidim ndaj gazetarëve appeared first on Telegrafi.

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

Jana Arsovska, profesoreshĂ« nĂ« Kolegjin e DrejtĂ«sisĂ« Penale “John Jay” dhe autore e artikullit tĂ« vitit 2012 “Globalizimi i Ballkanit PerĂ«ndimor: Krimi NdĂ«rkombĂ«tar, Islami Fundamental dhe Aleancat e Pahijshme”, ka reaguar pas diskutimeve nĂ« KosovĂ« pĂ«r pĂ«rmbajtjen e artikullit pasi njĂ«ri nga autorĂ«t e tij Ă«shtĂ« edhe kryetari aktual i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Dimal Basha.

Arsovska në një reagim dërguar mediave ka thënë se Basha është përgjegjës vetëm për kapitullin tre të këtij artikulli, dhe se për pjesën tjetër është ajo autorja.

“MeqenĂ«se unĂ« jam autorja e pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« punĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« studim, do tĂ« doja t’ia bĂ«ja tĂ« qartĂ« publikut se Dimal Basha Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s vetĂ«m pĂ«r kapitullin e tretĂ« “Zgjerimi i islamit radikal” dhe asnjĂ« nga kapitujt e tjerĂ« nuk janĂ« punĂ« e tij. Shkurt, z. Basha paraqiti vetĂ«m kapitullin e tretĂ« pĂ«r botim, njĂ« pjesĂ« qĂ« shqyrton pĂ«rhapjen e islamit fundamentalist nĂ« EuropĂ«n Juglindore me njĂ« fokus tĂ« veçantĂ« nĂ« KosovĂ«â€- ka shkruar ajo nĂ« reagimin e saj, raporton Kallxo.

Ky artikull i publikuar nĂ« vitin 2012 ka gjithsej katĂ«r kapituj, ‘ShpĂ«rbĂ«rja e Jugosllavisë’, ‘Rritja e krimit tĂ« organizuar ndĂ«rkombĂ«tar’, ‘Zgjerimi i Islamit radikal’ dhe ‘Globalizimi, konflikti kulturor dhe tendosja ekonomike: njĂ« diskutim’.

Artikulli ka zgjuar diskutim në Kosovë për shkak të përmbajtjes së tij.

NĂ« kapitullin dy tĂ« kĂ«tij artikulli thuhet se “ka pasur akuza tĂ« shumta nga agjencitĂ« perĂ«ndimore tĂ« zbatimit tĂ« ligjit se Ushtria Çlirimtare e KosovĂ«s (UÇK), gjatĂ« ngritjes sĂ« saj, bashkĂ«punoi me kriminelĂ« etnikĂ« shqiptarĂ« brenda dhe jashtĂ« KosovĂ«s”
 “Sipas rasteve tĂ« hetuara, fondet pĂ«r UÇK-nĂ« vinin nga shqiptarĂ« tĂ« zakonshĂ«m nĂ« diasporĂ«, si dhe nga trafikantĂ« droge qĂ« vepronin nĂ« tĂ« gjithĂ« EuropĂ«n PerĂ«ndimore dhe SHBA-nĂ«. Kjo mbĂ«shtetje nuk kufizohej vetĂ«m nĂ« para, por trafikantĂ«t e drogĂ«s dĂ«rgonin gjithashtu njerĂ«z tĂ« armatosur pĂ«r tĂ« luftuar pĂ«rkrah UÇK-sĂ« dhe blinin armĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« UÇK-sĂ«â€.

The post Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit appeared first on Telegrafi.

Bajrami: Dimali është pasqyrë e vlerësimit që Kurti ka për mbështetësit e Vetëvendosjes

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj emërimit të Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit dhe dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami iu drejtua mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u kujtuar se përgjegjës për këto vendime është kryeministri Albin Kurti.

“Veç dua t’ua kujtoj tĂ« gjithĂ« mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« LVV-sĂ« qĂ« s’janĂ« tĂ« kĂ«naqur me Dimal BashĂ«n, se Albin Kurti e ka vlerĂ«su se ai ju pĂ«rfaqĂ«son juve denjĂ«sisht, pra Dimali Ă«shtĂ« vlerĂ«simi qĂ« Albini ka pĂ«r ju”, shkroi Bajrami.

Ajo shtoi se Kurti për më shumë se katër vjet e ka mbrojtur Liburn Aliun, të cilin sot disa përkrahës të Vetëvendosjes po e kritikojnë.

“Gjithashtu dua t’ju kujtoj mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« LVV-sĂ«, qĂ« sot po e quajnĂ« tĂ« korruptuar dhe dĂ«shtak Liburn Aliun: se Liburni ka qenĂ« ministĂ«r i Albin Kurtit pĂ«r katĂ«r vjet e gjysmĂ«, me buxhetin mĂ« tĂ« madh nĂ« vend, dhe korrupsionin e dĂ«shtimet e Liburnit i ka mbrojtĂ« Albin Kurti deri mĂ« sot”, tha ajo.

Bajrami u bëri thirrje qytetarëve që të mendojnë me arsye dhe të përdorin votën për të ndëshkuar politikanët që, sipas saj, kanë dështuar.

“Pra, mendoni racionalisht, se kemi zgjedhje lokale dhe nacionale. QytetarĂ«t mund ta çojnĂ« nĂ« pension me votĂ« politikanin e korruptuar, tĂ« dĂ«shtuar dhe nĂ«nçmues”, theksoi deputetja e LDK-sĂ«.

The post Bajrami: Dimali është pasqyrë e vlerësimit që Kurti ka për mbështetësit e Vetëvendosjes appeared first on Telegrafi.

“QĂ«ndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj UshtrisĂ« Çlirimtare”, reagon OVL-UÇK: Basha, njollĂ« mbi dinjitetin e institucioneve

Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (OVL-UÇK) ka reaguar ashpĂ«r pas zgjedhjes sĂ« Dimal BashĂ«s si kryetar i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« vendim si tĂ« papranueshĂ«m dhe fyese ndaj vlerave tĂ« luftĂ«s.

NĂ« reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se Basha njihet pĂ«r “qĂ«ndrime denigruese dhe fyese ndaj UÇK-sĂ«â€, duke e paraqitur atĂ« si tĂ« lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificĂ«n e ish-luftĂ«tarĂ«ve dhe dĂ«shmorĂ«ve.

“ËshtĂ« e papranueshme dhe e pafalshme qĂ« Kuvendi i KosovĂ«s tĂ« drejtohet nga njĂ« njeri qĂ« ka fyer dhe sulmuar UÇK-nĂ« dhe dĂ«shmorĂ«t tanĂ«. Ky akt Ă«shtĂ« njĂ« njollĂ« e rĂ«ndĂ« mbi dinjitetin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s dhe njĂ« goditje e drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r vlerat mbi tĂ« cilat Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar shteti”, thuhet nĂ« reagim.

OVL-UÇK ka kritikuar ashpĂ«r edhe deputetĂ«t qĂ« votuan nĂ« favor tĂ« BashĂ«s, duke ngritur pyetjen se si Ă«shtĂ« e mundur tĂ« mbĂ«shtetet njĂ« kandidat qĂ«, sipas tyre, “ka qenĂ« vazhdimisht kundĂ«r UÇK-sĂ«â€, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ata pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« popullin qĂ« Ă«shtĂ« çliruar falĂ« sakrificĂ«s sĂ« saj.

NĂ« fund, organizata thekson se do tĂ« mbetet gjithmonĂ« nĂ« mbrojtje tĂ« UÇK-sĂ« dhe vlerave tĂ« saj, duke mos lejuar, siç thotĂ«, “qĂ« historia tĂ« tjetĂ«rsohet apo tĂ« pĂ«rlyhet nga individĂ« tĂ« tillĂ«â€.

The post “QĂ«ndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj UshtrisĂ« Çlirimtare”, reagon OVL-UÇK: Basha, njollĂ« mbi dinjitetin e institucioneve appeared first on Telegrafi.

Publikimi i Dimal BashĂ«s nĂ« 2012-Ă«n: UÇK-ja bashkĂ«punoi me kriminelĂ« dhe u financua nga bandat e drogĂ«s

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Dimal Basha, ka bĂ«rĂ« deklarata tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK) nĂ« njĂ« punim akademik tĂ« botuar mĂ« 22 gusht 2012.

NĂ« kĂ«tĂ« punim, Basha pretendon se gjatĂ« ngritjes sĂ« saj, UÇK-ja kishte bashkĂ«punuar me kriminelĂ« brenda dhe jashtĂ« KosovĂ«s.

“Ka pasur akuza tĂ« shumta nga agjencitĂ« perĂ«ndimore tĂ« zbatimit tĂ« ligjit se Ushtria Çlirimtare e KosovĂ«s (UÇK), gjatĂ« ngritjes sĂ« saj, bashkĂ«punoi me kriminelĂ« shqiptarĂ« etnikĂ« brenda dhe jashtĂ« KosovĂ«s”, shkruante Basha.

Ai theksonte se fondet pĂ«r UÇK-nĂ« nuk vinin vetĂ«m nga diaspora shqiptare, por edhe nga rrjete tĂ« trafikut tĂ« drogĂ«s qĂ« operonin nĂ« EvropĂ«n PerĂ«ndimore dhe SHBA.

Sipas tij, kjo mbĂ«shtetje pĂ«rfshinte edhe dĂ«rgimin e luftĂ«tarĂ«ve tĂ« armatosur pĂ«r t’u bashkuar me UÇK-nĂ« dhe blerjen e armĂ«ve nĂ« emĂ«r tĂ« saj.

NĂ« punimin e tij, Basha citon raste gjyqĂ«sore nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Çekia, tĂ« cilat, sipas tij, sugjeronin lidhje tĂ« forta midis trafikantĂ«ve tĂ« drogĂ«s dhe UÇK-sĂ«.

Ai pĂ«rmend njĂ« rast nĂ« BelgjikĂ«, ku “i ashtuquajturi ‘bosi i mafias shqiptare’ VH” i kishte lĂ«nĂ« plumba para dyerve tĂ« familjeve shqiptare nĂ« diasporĂ« si mjet presioni pĂ«r pagesĂ«n e “taksave vullnetare” nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« UÇK-sĂ«.

Basha shprehet se mbijetesa e UÇK-sĂ« “varej nga financimi qĂ« merrte nga banditĂ«t patriotikĂ« qĂ« operonin pĂ«rtej kufijve”.

Ai pĂ«rmend edhe emrin e ish-deputetit tĂ« PDK-sĂ«, Xhavit Haliti, duke thĂ«nĂ« se ky i fundit kishte rol kyç nĂ« fondin “Vendlindja ThĂ«rret”, i cili grumbullonte tĂ« ashtuquajturat taksa vullnetare.

Sipas punimit tĂ« BashĂ«s, njĂ« raport i KFOR-it e lidhte Halitin me menaxhimin e kĂ«tij fondi, duke pretenduar se kur financimi kishte rĂ«nĂ«, fondi “u kthye nĂ« krim tĂ« organizuar nĂ« njĂ« masĂ« tĂ« madhe”.

Publikimin në rrjetin social Facebook, të këtij punimi e ka bërë gazetari, Besnik Krasniqi.

Publikimin e plotĂ« mund ta gjeni KËTU.

The post Publikimi i Dimal BashĂ«s nĂ« 2012-Ă«n: UÇK-ja bashkĂ«punoi me kriminelĂ« dhe u financua nga bandat e drogĂ«s appeared first on Telegrafi.

SHBA mirëpret heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane në Kosovë: Një pikë kthese në partneritetin ekonomik

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka vlerësuar vendimin e Kosovës për heqjen e tarifës 10 për qind ndaj produkteve amerikane, duke e cilësuar atë si një hap të madh drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« arritje e madhe dhe njĂ« pikĂ« kthese nĂ« partneritetin tonĂ«. Vendimi i KosovĂ«s pĂ«r tĂ« eliminuar tarifat doganore pasqyron vizionin tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r mĂ« shumĂ« tregti, investime dhe mirĂ«qenie mes dy kombeve tona”, tha Prattipati gjatĂ« njĂ« diskutimi tĂ« organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane nĂ« KosovĂ«.

Ajo shtoi se heqja e tarifave e ka bërë më të lehtë qasjen e qytetarëve të Kosovës në produktet amerikane, ndërsa për bizneset ka hapur mundësi të reja për investime e bashkëpunim tregtar.

Në panel mori pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se ky hap duhet të shërbejë si bazë për arritjen e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Ky vendim e forcon partneritetin strategjik qĂ« kemi me SHBA-nĂ«, duke hapur rrugĂ«n pĂ«r rritjen e bashkĂ«punimit ekonomik dhe tĂ« investimeve. PĂ«rveç kĂ«saj, Ă«shtĂ« njĂ« testament i marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« shkĂ«lqyera qĂ« kemi me partnerin tonĂ« kryesor”, tha Murati.

Ndërkohë, drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, theksoi se masat e ngjashme në të kaluarën, si Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, kanë sjellë rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare dhe se pritet një efekt i ngjashëm edhe me këtë vendim.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, u shpreh se heqja e tarifave pritet të nxisë prodhimin dhe investimet amerikane në Kosovë, duke thelluar më tej partneritetin ekonomik mes dy vendeve.

The post SHBA mirëpret heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane në Kosovë: Një pikë kthese në partneritetin ekonomik appeared first on Telegrafi.

Hysen Durmishi caktohet ushtrues detyre i ministrit të MMPHI-së

Hysen Durmishi është caktuar ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes së ministrit Liburn Aliu.

Durmishi deri tash ka qenë zëvendësministër.

“Kryeministri nĂ« detyrĂ« i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, ka caktuar sot zĂ«vendĂ«sministrin e deritanishĂ«m tĂ« Mjedisit, Planifikimit HapĂ«sinor dhe InfrastrukturĂ«s, Hysen Durmishi, ushtrues tĂ« detyrĂ«s sĂ« Ministrit tĂ« Mjedisit, Planifikimit HapĂ«sinor dhe InfrastrukturĂ«s, pas dorĂ«heqjes dhe lirimit nga detyra tĂ« ministrit tĂ« kĂ«tij dikasteri, Liburn Aliu. Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e re dhe i dĂ«shiron suksese nĂ« pĂ«rmbushjen e detyrave”, thuhet nĂ« njoftim tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Kryeministrit.

Aliu gjatĂ« ditĂ«s njoftoi se ka dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje, duke thĂ«nĂ« se e ka marrĂ« kĂ«tĂ« vendim pasi Dimal Basha mori postin e kryeparlamentarit. Sipas Aliut, zgjedhja e BashĂ«s s’ka qenĂ« nĂ« lartĂ«sinĂ« e idealit tĂ« tij pĂ«r RepublikĂ«n.

The post Hysen Durmishi caktohet ushtrues detyre i ministrit të MMPHI-së appeared first on Telegrafi.

Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz, ku u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë dhe siguria rajonale.

Presidentja përsëriti orientimin strategjik të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin e palëkundur për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se reformat, sundimi i ligjit dhe përputhja me standardet evropiane mbeten prioritetet kryesore.

Presidentja theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj stabilitetit politik dhe funksionimit të plotë demokratik të institucioneve, duke përmendur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të shumicës së nënkryetarëve si hapa kyç në këtë drejtim.

Në lidhje me hapjen e urës së re mbi lumin Ibër si dhe vazhdimin e ndërtimit të një ure shtesë, Presidentja Osmani theksoi se mirëpret ndërtimin e tyre, duke vënë në pah rolin pozitiv që urat luajnë në integrimin, bashkimin dhe afrimin e qytetarëve, përmes lehtësimit të lëvizjes, bashkëpunimit dhe transportit.

Ajo rikujtoi më tej se mbyllja e urës kryesore në Mitrovicë në vitin 1999 nuk ishte bërë për çështje sigurie por për shkak të vendimeve jashtëzakonisht të dëmshme politike dhe se është për keqardhje që edhe 26 vite pas mbylljes e tashmë 10 vite pas marrëveshjes së Brukselit për hapjen e urës, ende ajo mbetet e mbyllur.

Sipas saj, nuk janë urat ato që krijojnë tensione, por janë njerëzit e dhunshëm sikur strukturat ilegale kriminale të financuara nga Serbia, të cilat kanë krijuar dhunë e tensione përgjatë këtyre dekadave.

“ËshtĂ« veprimtaria kriminale dhe destabilizuese e Radojçiqit dhe grupeve kriminale nĂ« veri qĂ« pengonte normalitetin dhe lĂ«vizjen e lirĂ«, duke krijuar atmosferĂ« frike dhe tensioni , e jo urat”, theksoi ajo. Presidentja sqaroi se kĂ«to struktura ilegale kriminale janĂ« tĂ« vetmet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r dhunĂ«n e tensionet dhe jo infrastruktura qĂ« ndĂ«rtohet pĂ«r tĂ« bashkuar komunitetet.

Sa i përket masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Presidentja Osmani tha se përveçse këto masa janë të padrejta, sepse godasin pa arsye qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, ato poashtu dëmtojnë proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit si dhe dëmtojnë kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Në përfundim, Presidentja riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

The post Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar por s’pati konstituim, krejt detajet e seancĂ«s sĂ« Kuvendit

Pas përpjekjeve të shumta për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekja e 58-të doli pjesërisht e suksesshme.

Deputetët zgjodhën kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, dhe katër nënkryetarë, por konstituimi nuk konsiderohet i plotë, pasi nuk u zgjodh nënkryetari nga Lista Serbe.

Basha mori besimin e 73 deputetĂ«ve, 30 ishin kundĂ«r dhe tetĂ« abstenuan. NdĂ«rsa nĂ«nkryetarĂ«t nga tri partitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha shqiptare, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, u votuan me shumicĂ« tĂ« votave: 101 pro, 0 kundĂ«r dhe 9 abstenime.

Nga komunitetet jo-shumicë, u zgjodh nënkryetarja Emilia Rexhepi me 73 vota pro, 1 kundër dhe 23 abstenime.

Problemet filluan me propozimin nga Lista Serbe, e cila tre herë tentoi të zgjidhte Slavko Simiqin për nënkryetar, por nuk mori votat e mjaftueshme.

Deputeti Igor Simiq insistoi në propozimin e katërt, por kryetari Basha ia ndali mikrofonin duke vepruar sipas rregullores së Kuvendit.

Tentativa për të zgjedhur Nenad Rashiq nga Partia e Pavarur Liberale gjithashtu dështoi, pasi mori vetëm 55 vota pro, një kundër dhe 17 abstenime, ndërkohë që deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Krasniqi: PDK mbajti fjalën, në një situatë normale asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimal Basha

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit, Dimal Basha tha se është i bindur se as votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me përzgjedhjen e Albin Kurtit për kryetar të Kuvendit.

Krasniqi në një deklaratë për media theksoi se sot e kanë parë qartë votuesit se sa i vlerëson Albin Kurti.

“Pas gati pesĂ« muajve bllokadĂ« nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje, me rikthimin te rendi kushtetues dhe tĂ«rheqja nga propozimi i anĂ«tarĂ«ve tĂ« QeverisĂ« Kurti, ashtu siç kemi thĂ«nĂ« nga fillimi, sot, larg nga e dĂ«shiruara, u zgjodh Kryetari i Kuvendit”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-sĂ« tutje tha se “nĂ« njĂ« situatĂ« normale asnjĂ«herĂ« nuk do tĂ« votonim dikĂ« si Dimal Basha nĂ« krye tĂ« kuvendit, por ne sot kemi votuar siç kemi thĂ«nĂ« nga dita e parĂ« pĂ«r ta zhbllokuar situatĂ«n dhe pĂ«r t’i qĂ«ndruar besnik fjalĂ«s sĂ« dhĂ«nĂ« publike”.

Abdixhiku: LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në një skenar që, sipas tij, përfaqëson degradimin e vlerave politike dhe promovimin e urrejtjes.

“Ne refuzojmĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojmĂ« kĂ«tĂ« mendĂ«si dhe tĂ« bĂ«hemi pjesĂ« e cirkut votues pĂ«r nĂ«nkryetarĂ«t minoritarĂ«. Ky s’ështĂ« drejtimi ynĂ«,” tha Abdixhiku.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim rreth LDK-së, si adresë të përfaqësimit me dinjitet dhe respekt për Kushtetutën.

Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe një version edhe më të shkurtër për rrjete sociale, në një-dy rreshta që përmbledh thelbin: LDK refuzon cirkun politik dhe bën thirrje për bashkim.

“I betonuar pĂ«r bllokadĂ«â€, Haradinaj i reagon Abdixhikut: Vazhdo tĂ« vendnumĂ«rosh se kjo tĂ« shkon pĂ«r shtati ty, Lumir

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për bllokadë institucionale.

Ai tha se pĂ«r dallim nga AAK, Lumir Abdixhiku dhe mbĂ«shtetĂ«sit e tij janĂ« “betonuar” nĂ« qĂ«ndrimin e bllokadĂ«s.

“Veç Lumir Abdixhiku me tĂ« tijĂ«t, janĂ« betonuar pro kĂ«saj bllokade. Lumiri ka vendnumĂ«ruar nĂ« vazhdimĂ«si dhe po vazhdon tĂ« vendnumĂ«rojĂ« ende”.

“Vazhdo tĂ« vendnumĂ«rosh se kjo tĂ« shkon pĂ«r shtati ty, Lumir”.

Ai kujtoi se AAK ka vepruar me përgjegjësi, duke dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe duke mbështetur modelin e daljes nga bllokada.

“Kjo ishte pĂ«rgjegjĂ«sia jonĂ« kryesore dhe e kemi pĂ«rmbushur,” tha Haradinaj.

Haxhiu: Opozita të reflektojë për votimin e Rashiqit të enjten

Ministrja në detyrë e Shëndetësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Haxhiu la fajtor opozitën se nuk patën guximin të votojnë Nenad Rashiqin, nënkryetar të Kuvendit.

“Sot kishte mundĂ«si qĂ« dita tĂ« pĂ«rmbyllej me dy lajme tĂ« mira: konstituimi i Kuvendit dhe largimi i pĂ«rfaqĂ«suesit tĂ« ListĂ«s Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqĂ«sisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshĂ«m,” tha Haxhiu.

Ajo shtoi se për vetëm gjashtë vota më shumë, deputeti Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

“Shpresoj qĂ« deri tĂ« enjten tĂ« ketĂ« reflektim opozitar,” tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës Serbe, qytetarët dhe partitë duhet të bashkohen për të mbrojtur interesin e Kosovës dhe për nder të heronjve, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Osmani mirëpret hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë të martën se mirëpret nisjen e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, dhe shpreson që ai të përmbyllet sa më parë, në përputhje me Kushtetutën.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Presidenca, Osmani citohet të ketë thënë se shpreson që sa më parë Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re, si dhe e ka uruar kryetarin dhe nënkryetarët e rinj të Kuvendit.

Qeveria e re mund të formohet vetëm pasi të konstituohet plotësisht Kuvendi me kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Procesi tani është bllokuar, në mungesë konsensusi për zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Kryeziu: PDK dhe LDK pa argument juridik për të mos e votuar Rashiqin

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka reaguar ndaj mospjesëmarrjes së PDK-së dhe LDK-së në votimin për zgjedhjen e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Ai tha se njĂ« vendim i tillĂ« Ă«shtĂ« i pakuptimtĂ«, duke theksuar se Kushtetuta pĂ«rcakton qartĂ« kushtin e vetĂ«m – kandidati duhet tĂ« jetĂ« deputet nga komuniteti serb.

Sipas tij, askund nuk thuhet se ai duhet të vijë domosdoshmërisht nga partia më e madhe serbe.

Kryeziu kujtoi se edhe rregullorja e Kuvendit, e cila është akt më i ulët se Kushtetuta, e parasheh mundësinë që në rast refuzimi nga partia më e madhe serbe, situata të përfundojë përmes shortit.

“PDK dhe LDK mund tĂ« thirren nĂ« argumente politike, por nuk ekziston asnjĂ« argument juridik qĂ« e pengon nominimin dhe zgjedhjen e Rashiqit”, u shpreh ai.

Sipas Kryeziut, e udhĂ«s Ă«shtĂ« qĂ« Kuvendi tĂ« votojĂ« Rashiqin tĂ« enjten, me ç’rast do tĂ« mundĂ«sohej konstituimi i institucioneve. NdĂ«rsa, siç tha ai, Lista Serbe mund ta kontestojĂ« mĂ« pas kĂ«tĂ« çështje nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese.

“Aman, mos u bĂ«ni mĂ« katolikĂ« se Papa, se nuk po dua tĂ« shprehem ndryshe”, pĂ«rfundoi Kryeziu.

Enver Hasani: Rashiq s’mund tĂ« propozohet pĂ«r nĂ«nkryetar nĂ« emĂ«r tĂ« komunitetit serb, ajo çfarĂ« pamĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«rkushteteuse

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komuniteti jo-shumicë ka qenë tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se nuk mund të pyetet komuniteti shumicë për të drejtat kushtetuese të komuniteteve joshumicë.

Hasani ka thënë se deputeti Nenad Rashiq nuk ka të drejtë dhe nuk mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në emër të komunitetit serb.
Sipas tij, atë propozim mund ta bëjë vetëm grupi parlamentar i serbëve në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori gjerman: Mungon vullneti politik për të zgjidhur krizën, kjo është e keqe për Kosovën

Duke komentuar mos konstituimin e Kuvendit, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, Rohde ka thënë se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.

Ai u ka thënë mediave se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.

“MĂ« duket se kĂ«tĂ« mĂ«ngjes kisha njĂ« shpresĂ« tĂ« shkurtĂ«r qĂ« kriza mund tĂ« zgjidhej, por nĂ« kĂ«tĂ« moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndĂ«r protagonistĂ«t pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje. Kjo Ă«shtĂ« e keqe pĂ«r KosovĂ«n, sepse shumĂ« fonde janĂ« nĂ« lojĂ« dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.

Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje partive politike që të ndërmarrin sa më shpejt hapat e radhës dhe ta konstituojnë Kuvendin e të krijohet qeveria e re.

Hargreaves ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Dimal Basha është zgjedhur kryekuvendar të martën, ndërsa konstituimi i plotë i Kuvendit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radha e komunitetit joshumicë serb. Seanca është shtyrë për të enjten.

“Zgjedhja e kryetarit tĂ« Kuvendit Ă«shtĂ« pĂ«rparim i mirĂ«pritur dhe tregon se kompromisi politik nĂ« interes tĂ« vendit Ă«shtĂ« i mundur nĂ«se ekziston vullneti. U bĂ«j thirrje partive politike nĂ« KosovĂ« qĂ« tĂ« marrin hapat e radhĂ«s sa mĂ« shpejt e ta pĂ«rfundojnĂ« formimin e Kuvendit dhe tĂ« qeverisĂ« sĂ« re”, ka shkruar Hargreaves nĂ« Facebook.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin për procesin, duke vlerësuar se devijimi nga procedurat e rregullta cenon konstituimin dhe përfshirjen e komunitetit serb në institucionet e vendit.

KDI bën thirrje që partitë parlamentare të punojnë me përgjegjësi për të përfunduar procesin në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Procesi konstituiv, sipas Kushtetutës, përfshin verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Seanca konstituive pĂ«rfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nĂ«nkryetarĂ«ve, ndĂ«rsa ndĂ«rprerjet nuk mund tĂ« zgjasin mĂ« shumĂ« se 48 orĂ«â€.

Seanca konstituive do të vazhdojë të enjten prej orës 11:00.

Ndryshe, LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9, dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./Telegrafi.

The post Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar por s’pati konstituim, krejt detajet e seancĂ«s sĂ« Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Sorensen takohet me Vuçiqin në Beograd, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar sot një takim në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo vizitë erdhi pas asaj që Sorensen kishte realizuar në fillim të muajit gusht në Prishtinë, ku kishte biseduar me udhëheqësit kosovarë lidhur me procesin e dialogut.

Sipas tij, qĂ«llimi i takimeve mbetet i njĂ«jtĂ« – pĂ«rgatitja e terrenit pĂ«r raundet e ardhshme tĂ« bisedimeve.

“Pas vizitĂ«s sime nĂ« PrishtinĂ« nĂ« fillim tĂ« gushtit, sot isha nĂ« Beograd pĂ«r bisedime pĂ«rgatitore pĂ«rpara takimeve tĂ« ardhshme tĂ« Dialogut. I dĂ«gjova me kujdes bashkĂ«biseduesit e mi dhe theksova rĂ«ndĂ«sinĂ« e normalizimit pĂ«r hir tĂ« njerĂ«zve nĂ« terren”, u shpreh Sorensen.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mbahet takimi i radhës mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

The post Sorensen takohet me Vuçiqin në Beograd, në fokus dialogu Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.

Furrë e njohur në Mitrovicë përfshihet nga zjarri

NjĂ« furrĂ« e njohur pĂ«r pĂ«rgatitjen e “peracave” nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri mbrĂ«mjen e sĂ« martĂ«s.

Në pamjet e publikuara shihet se flakët janë përhapur në brendësi të furrës, ndërsa dhjetëra qytetarë janë afruar për të ndihmuar në shuarjen e tyre.

Në vendngjarje ka arritur policia dhe zjarrëfikësit, duke e lokalizuar zjarrin.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

Raportohet se kjo furrë ishte përfshirë nga zjarri edhe në muajin prill të vitit 2024.

The post Furrë e njohur në Mitrovicë përfshihet nga zjarri appeared first on Telegrafi.

Veliu: Kurti e ka pas refuzuar kërkesën time për të dërguar policinë në veri

Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka folur lidhur me një aksion të Policisë së Kosovës në veri gjatë kohës sa ishte në detyrë, të cilin e ka përmendur gazetari Lirim Mehmetaj duke thënë se ishte ndalur nga Albin Kurti.

Veliu nĂ« njĂ« lidhje direkte nĂ« “Debat Plus” ka deklaruar se Policia e KosovĂ«s e kishte pasur planin e detajuar pĂ«r ndĂ«rhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar.

“Jo unĂ«, por Policia e KosovĂ«s e ka pasur planin e detajuar pĂ«r ndĂ«rhyrje, dhe Albin Kurti nuk e ka pranuar”, ka thĂ«nĂ« ai.

“UnĂ« ia kam kĂ«rkuar, por arsyetimi ka qenĂ« pse unĂ« po dua me hap tash telashe. Kjo qeveri me SerbinĂ«, me veriun e tĂ« tjera, e tĂ« tjera – arsyetime bajate”, ka shtuar ai, duke theksuar se aksioni kishte qenĂ« i ndarĂ« nĂ« dy plane: pĂ«r veriun dhe pĂ«r lojĂ«rat e fatit nĂ« kufi.

“TĂ« dy planet kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rgatitura, tĂ« detajuara. NjĂ«ri Ă«shtĂ« plani pĂ«r veriun, tjetri Ă«shtĂ« plani pĂ«r lojĂ«rat e fatit
 TĂ« dyja ia kam kĂ«rkuar dhe Albin Kurti, nĂ« njĂ«farĂ« forme, nuk e ka pranuar asnjĂ«rĂ«n”, ka deklaruar Veliu.

The post Veliu: Kurti e ka pas refuzuar kërkesën time për të dërguar policinë në veri appeared first on Telegrafi.

Ymeri: Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Rashiqin po të bëhej nënkryetar i Kuvendit

Analisti Visar Ymeri ka thënë se komunitetet në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen përmes votës, ashtu sikurse edhe partitë e komunitetit shumicë, pra shqiptarët.

Ai në DebatPlus ka theksuar se rregulli është që partia më e madhe në Kuvend e propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Prandaj, Ymeri ka shtuar se duke qenë se tri partitë e para shqiptare janë më të mëdha, atëherë secilës prej tyre i takon pozita e nënkryetarit.

Sipas së njëjtës logjikë, Ymeri ka thënë se edhe partisë më të madhe serbe i takon pozita e nënkryetarit.

Andaj, sipas tij duke ia shpjeguar analistit Zebica ka thënë se propozimi i Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit ishte një shkarje, të cilën do ta rrëzonte edhe Gjykata Kushtetuese.

The post Ymeri: Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Rashiqin po të bëhej nënkryetar i Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Nuk e kam të qartë si LVV-ja nga Hegeli përfundoi tek Dimal Basha

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar propozimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi nĂ« emisionin ‘Rubikon’ tĂ« Klan KosovĂ«s Ă«shtĂ« shprehur i habitur se si LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka pĂ«rfunduar nga fryma e filozofit gjerman, Hegel, tek Dimal Basha, shkruan Insajderi.

“Ne besojmĂ« qĂ« edhe brenda grupit tĂ« tyre mund tĂ« ketĂ« njĂ« figurĂ« qĂ« tek e fundit mundet me qenĂ« nĂ« krye tĂ« atij kuvendi me mĂ« pak toksicitet, por ne ua votojmĂ« kĂ«do. UnĂ« as sot s’e kam tĂ« qartĂ« se si ka mbĂ«rrirĂ« LĂ«vizja VetĂ«vendosje nga Hegeli te Dimali, por ky Ă«shtĂ« problem moral i tyre“, deklaroi Krasniqi.

“Ndoshta tendenca ka qenĂ« qĂ« ta nxjerrin njĂ« kandidat qĂ« ka qenĂ« polarizues, qĂ« ka qenĂ« jashtĂ«zakonisht i zĂ«shĂ«m dhe pa i zgjedhĂ« fjalĂ«t kundĂ«r PDK-sĂ« e tĂ« tjerĂ«ve. GjithmonĂ« i kemi zgjedhĂ« nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s figura pĂ«rfaqĂ«suese. Filluan njĂ« lloj propagande, fushate linçuese qysh ne s’e majmĂ« fjalĂ«n, por s’ishte kjo e vĂ«rteta. Mu nĂ« fakt mĂ« shqetĂ«son fakti se ky lloj taktizimi nuk Ă«shtĂ« i dobishĂ«m pĂ«r politikĂ«n, e mĂ« sĂ« paku prej qytetarĂ«t“, deklaroi mĂ« tej ai.

Krasniqi fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën në Kuvend, përmes, siç u shpreh ai, kryeneçësisë së Kurtit që të jetë Albulena Haxhiu kandidatja për kryetare dhe insistimit për komision të fshehtë.

The post Krasniqi: Nuk e kam të qartë si LVV-ja nga Hegeli përfundoi tek Dimal Basha appeared first on Telegrafi.

Ministri gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE

Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende.

Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim.

“Tani duhet t’i japim njĂ« shtysĂ« tĂ« re zgjerimit pĂ«r UkrainĂ«n, MoldavinĂ« dhe shtetet e Ballkanit PerĂ«ndimor”, tha politikani i CDU-sĂ« gjatĂ« njĂ« takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman nĂ« kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj qĂ« Kroacia tĂ« luajĂ« njĂ« rol aktiv dhe vendimtar si njĂ« shoqĂ«ruese”, shtoi ai.

Wadephul: Anëtarësimi në BE gjithmonë çështje gjeopolitike

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e pranimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. BE ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar negociatat. Kosova është një kandidat potencial për pranim.

Anëtarësimi në BE nuk është një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, tha Wadephul.

“FqinjĂ«t tanĂ« nuk duhet t’ia lĂ«mĂ« autokratĂ«ve qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« ushtrojnĂ« ndikimin e tyre pĂ«rmes dezinformimit dhe korrupsionit ose tĂ« na fusin nĂ« varĂ«si tĂ« reja”, paralajmĂ«roi ai, pa pĂ«rmendur vende si Rusia dhe Kina. Krahas procesit tĂ« zgjerimit, BE duhet tĂ« reformohet nga brenda pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« pĂ«rballet me sfidat gjeopolitike si njĂ« Bashkim i aftĂ« dhe i konsoliduar demokratikisht.

Urë për Ballkanin Perëndimor

Kroacia Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r procesin e zgjerimit, tha Wadephul. “Ju i dini vĂ«shtirĂ«sitĂ« e procesit tĂ« pranimit nga pĂ«rvoja juaj. Kjo ju bĂ«n njĂ« urĂ« midis Ballkanit PerĂ«ndimor”.

Kroacia ka rol “thelbĂ«sor qĂ« Evropa tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rritet, jo vetĂ«m nĂ« aspektin e anĂ«tarĂ«simit, por edhe nĂ« forcĂ«, kohezion dhe ndikim”. Kroacia ishte vendi i fundit qĂ« iu bashkua Bashkimit Evropian, nĂ« mesin e vitit 2013, dheĂ«shtĂ« gjithashtu anĂ«tare e NATO-s.

Ministri i Jashtëm kroat Radman deklaroi se vendi i tij po merrte pjesë aktive në procesin e negociatave të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk duam tĂ« shohim ndikim tĂ« palĂ«ve tĂ« treta mbi kĂ«to vende”, theksoi ai. Ballkani PerĂ«ndimor nuk duhet tĂ« mbetet “nĂ« njĂ« vakum gjeostrategjik”. Radmani shtoi: “Ballkani PerĂ«ndimorĂ«shtĂ« pjesĂ« e EvropĂ«s; ata i pĂ«rkasin gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht BE.”/DW/

The post Ministri gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE appeared first on Telegrafi.

​Tentoi tĂ« kontrabandojĂ« 40 keca, ndalohet nga Policia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë të imëta në rajonin lindor të vendit, konkretisht në fshatin Domorovc, Komuna e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, njĂ«sitĂ« policore kufitare nga SPMK – MuqivĂ«rc (DRK Lindje), pas pranimit tĂ« informatave operative, kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime tĂ« shpejta taktike qĂ« kanĂ« rezultuar me ndalimin e njĂ« automjeti me targa vendore. Automjeti po drejtohej nga njĂ« person i dyshuar, mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) me një vlerë të përafërt prej 6,000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokumentacion të nevojshëm ligjor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për kontrabandë. Ndërkohë, kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe informatat që ndihmojnë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

The post ​Tentoi tĂ« kontrabandojĂ« 40 keca, ndalohet nga Policia appeared first on Telegrafi.

Valdrin Haliti nga Ferizaj rikonfirmohet nga Apple për kontributin në sigurinë kibernetike

I riu nga Ferizaj, Valdrin Haliti, është rikonfirmuar në listën zyrtare të gjigandit teknologjik Apple, për kontributin e tij në raportimin e problemeve të sigurisë në serverët e kompanisë.

Pas një periudhe të gjatë verifikimesh teknike dhe identifikimit të detajuar të çështjeve të raportuara, Apple ka njohur dhe vlerësuar punën e tij, duke e përfshirë emrin e Halitit për herë të dytë në faqen zyrtare të saj.

“Siguria kibernetike Ă«shtĂ« pasion imi dhe vlerĂ«simi zyrtar i Apple, pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ«, Ă«shtĂ« motiv i madh pĂ«r mua t’i vazhdoj hulumtimet e mĂ«tejshme me pĂ«rkushtim,” tha Haliti.

Ai ka theksuar se ky sukses nuk është vetëm i tij personal, por një arritje që i takon të gjithë vendit, pasi si shtetas i Republikës së Kosovës është ranguar mes pak ekspertëve të shquar të teknologjisë në botë.

Haliti, i cili prej kohësh merret me hulumtime në fushën e sigurisë kibernetike, konsiderohet një ndër të rinjtë më premtues dhe një shembull frymëzimi për gjeneratat e reja që aspirojnë karrierë në teknologji.

The post Valdrin Haliti nga Ferizaj rikonfirmohet nga Apple për kontributin në sigurinë kibernetike appeared first on Telegrafi.

❌