❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pagesat me kartë rritje rekord/ BSH: Zënë 67% të totalit të pagesave që kryen në vend

Qytetarët dhe bizneset shqiptare po  përdorin gjithmonë e më shumë  pagesat elektronike. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kartat rezultojnë se janë  instrumenti më i përdorur për të bërë pagesa si në dyqane, pagesa  për faturat e ujit e energjisë si dhe për shërbime të ndryshme.

Por ndikim në këtë tendencë kanë dhënë edhe turistët të cilët  i realizojnë pagesat kryesisht nëpërmjet bankës dhe jo me para në dorë. Në pjesën e  parë të këtij viti rezulton se pagesat me kartë u rritën me 30% dhe përbëjnë 67% të totalit të pagesave.

Kjo konfirmohet e dhe nga fakti se numri i kartave që zotërojnë shqiptarët rezulton se është mbi  1milione 572 mijë duke pësuar një rritje me 28 mijë karta  nëse e krahasojmë tremujorin e parë të këtij viti. Kartat e debitit ose ato që përdoren me funksion kryesor marrjen e pagës  vijojnë të jenë më të preferuarat, ndërsa ato të kreditit zënë një peshë më të vogël. Numri total i pagesave nëpërmjet sistemit bankar arriti në 27.9 milionë, duke shënuar një rritje vjetore prej 24%.

Po ashtu edhe vlera totale e këtyre pagesave u rrit me 13%, duke arritur në 3.475 miliardë lekë. Kjo e dhënë është e rëndësishme pasi konfirmon uljen e përdorimit të parasë cash në ekonomi.

Këto të dhëna konfirmojnë se Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë me objektivat e vendosura për të reduktuar përdorimin e parasë në dorë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në katër vite është rritur 7 herë numri i transaksioneve me karta duke e krahasuar me vitin 2020.

NUMRI I KARTAVE NË PËRDORIM

Prill – qershor 2025    1 milion e 572 mijĂ«

Janar – mars 2025        1 milion e 543 mije

28 mije më tepër

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« bĂ«n tĂ« ditur se pĂ«rdorimi i pagesave elektronike nga qytetarĂ«t dhe bizneset ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« vazhdueshme gjatĂ« gjashtĂ«mujorit tĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, duke reflektuar zhvillimin e teknologjisĂ« financiare dhe rritjen e besimit ndaj shĂ«rbimeve digjitale.

Sipas BSH-sĂ«, gjatĂ« periudhĂ«s janar–qershor 2025, numri total i pagesave pĂ«rmes sistemit bankar arriti nĂ« 27.9 milionĂ«, njĂ« rritje prej 24% nĂ« krahasim me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Vlera totale e pagesave kap shifrën e 3.475 miliardë lekëve, me një rritje prej 13% në terma vjetorë.

Ndërkohë kartat bankare kanë qenë një tjetër instrument shumë i përdorur në këtë periudhë.

“Pagesat me kartĂ« janĂ« rritur me 30%, duke zĂ«nĂ« 67% tĂ« totalit tĂ« pagesave, çka tregon adoptimin gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« kĂ«tij instrumenti nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme. NdĂ«rkohĂ«, transfertat e kreditit online kanĂ« shĂ«nuar rritje me 23%, dhe tani pĂ«rbĂ«jnĂ« 19% tĂ« totalit tĂ« pagesave”, njofton BSH-ja.

Referuar statistikave, numri i kartave të debitit dhe kreditit në qarkullim ka arritur në 1.572 milionë, duke shënuar një rritje vjetore prej 4.1%.

Këto shifra tregojnë qartë zhvendosjen drejt një ekonomie gjithnjë e më digjitale dhe moderne, me qytetarë që po përqafojnë më shumë komoditetin dhe sigurinë që ofrojnë pagesat elektronike. Banka e Shqipërisë vijon të mbështesë këtë zhvillim përmes reformave dhe rregulloreve që rrisin aksesin, transparencën dhe sigurinë në tregun financiar.

/e.xh//a.f/

The post BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)

Kapitali

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit.

Kapitali mësoi prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit 2023.

Aktualisht kuadri rregullator nĂ« fuqi detyron qĂ« bankat tĂ« kenĂ« njĂ« minimum kapitali sa 12 pĂ«r qind e aktiveve tĂ« ponderuara me risk, por Banka e ShqipĂ«risĂ« preferon tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pozita konservatore dhe t’u imponojĂ« bankave private njĂ« raport mĂ« tĂ« lartĂ« kapitali.

Të dhënat historike tregojnë se treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për Bankën e Bashkuar e Shqipërisë ka qenë mjaft i luhatshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, ky tregues zbriti në minimumin e lejuar nga ligji rreth 12 për qind, por një vit më vonë UBA raportoi një tregues dukshëm të përmirësuar të kapitalit, në 19 për qind si pasojë e injektimit të kapitaleve të reja nga aksionarët.

Megjithatë disa prej këtyre injektimeve janë kontestuar nga Autoriteti Rregullator si jo në përputhje me kërkesat ligjore. Kjo bashkë me humbjet e regjistruara nga UBA gjatë dy viteve të fundit ka bërë që norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të zbresë në 15.71 për qind në fund të vitit të kaluar.

Sipas pasqyrave financiare, në vitin 2023, UBA raportoi një humbje prej 5.5 milionë eurosh, ndërsa vitin e kaluar bilanci i saj u mbyll me një humbje prej 6.2 milionë eurosh.

Pas këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë ka vendosur të veprojë duke e vendosur UBA-n në plan të detyruar masash për rritjen e kapitalit rregullator. Ky vendim erdhi, pas një inspektimi që departamenti i Mbikqyrjes në BSH zhvilloi në UBA gjatë muajve mars-prill të këtij viti.

Burime konfidenciale i thanë Kapitalit se UBA është duke i plotësuar kushtet e vendosura nga mbikqyrja në mënyrë graduale.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është banka më e vogël në tregun shqiptar duke zënë vetëm 1.1 për qind të tregut. Në fund të gjashtëmujorit të parë, asetet totale të UBA-s ishin rreth 250 milionë euro, ndërsa kapitali i saj ishte afro 36 milionë euro.

Kjo e bën atë një bankë sistemikisht të papërfillshme për sistemin financiar shqiptar. Por pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë ka preferuar të qëndrojë në pozicion konservativ duke e vendosur nën masa të detyruara për rritjen e kapitalit.

Aktualisht Banka e Bashkuar e Shqipërisë zotërohet në masën 98 për qind nga shoqëria e sigurimeve Eurosig e biznesmenit Kadri Morinaj, ndërsa 2 për qind e aksioneve të saj zotërohen nga disa aksionerë të vegjël.

The post BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) appeared first on Albeu.com.

Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ NĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2025, ekonomia shqiptare ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, e mbĂ«shtetur kryesisht nga sektori i turizmit, investimet private dhe zgjerimi i konsumit familjar.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ky 6-mujor është vijim të tendencave pozitive të vitit të kaluar, ku rritja ekonomike ka vijuar me ritme të ngjashme.

Sipas drejtorit të Politikës Monetare, pranë BSH-së, Erald Themeli, rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3,4%, dhe të dhënat e deritanishme për tremujorin e dytë tregojnë për një ritëm të ngjashëm.

Rritja është ndikuar pozitivisht nga eksporti i shërbimeve, si dhe nga një rritje e ndjeshme e eksportit të mallrave, e cila është veçanërisht e dallueshme për këtë periudhë.

Një nga faktorët që ka kontribuar dukshëm në këtë ecuri ekonomike është shtimi i ndjeshëm i kredisë në të gjithë sektorët.

Si bizneset, për investime apo kapital qarkullues, ashtu edhe familjet, për konsum apo blerje banesash, kanë përfituar nga një ofertë e bollshme kredie nga bankat.

Kjo ka mbështetur aktivitetin ekonomik në mënyrë të dukshme dhe ka ndikuar pozitivisht në rritjen e kërkesës së brendshme.

“Aktiviteti ekonomik Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur edhe nga njĂ« kredi e bollshme nĂ« tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t e saj, qoftĂ« pĂ«r bizneset pĂ«r investime ose kapital qarkullues, qoftĂ« edhe pĂ«r familjet pĂ«r konsum tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m dhe pĂ«r blerje banese”, u shpreh Themeli, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r mediet.

Pavarësisht rreziqeve që vijnë nga ambienti i jashtëm, siç janë paqëndrueshmëria e tregjeve ndërkombëtare apo ndikimet gjeopolitike, Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektiva për zhvillimet ekonomike në vend mbetet pozitive.

Parashikimi është që rritja ekonomike do të vijojë në intervalin 3,5-4% dhe se inflacioni, i cili aktualisht është mesatarisht në nivelin 2,3%, do të kthehet në objektivin prej 3% brenda gjysmës së parë të vitit 2026.

“Perspektiva e zhvillimeve ekonomike nĂ« vend Ă«shtĂ« pozitive, do tĂ« vijojĂ« rritjen me 3,5-4%, dhe inflacioni brenda gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« 2026-s do tĂ« kthehet nĂ« objektiv prej 3%. Rreziqet kryesisht nga ambienti i jashtĂ«m mbeten tĂ« mĂ«dha”, pohon Themeli.

Në lidhje me politikën monetare, Erald Themeli ka sqaruar edhe vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e datës 6 gusht, për të mos ndryshuar normën bazë të interesit.

Ky vendim pason një reduktim të normës bazë që ndodhi në fillim të korrikut dhe, sipas tij, koha e shkurtër që ka kaluar nga ky ndryshim nuk lejon ende të shihet plotësisht ndikimi i tij në tregjet financiare dhe në aktivitetin ekonomik.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, u vlerĂ«sua e nevojshme qĂ« t’i jepet mĂ« shumĂ« kohĂ« transmetimit tĂ« plotĂ« tĂ« efektit tĂ« kĂ«saj mase.

Aktualisht, norma bazë e interesit mbetet në nivelin 2,5%, në fuqi që prej korrikut 2025.

/r.e//a.f/

The post Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH: Kredia për sektorin e turizmit u rrit me 42% në qershor

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Zhvillimi i sektorit tĂ« hoteleri turizmit nĂ« vendin tonĂ« vitet e fundit ka zgjeruar investimet e biznesit nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë, ku në veçanti huadhënia vijoi të mbetet e fokusuar në nevojat e bizneseve që operojnë në nënsektorët që lidhen me turizmin, për investime.

Portofoli i kredisë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor arriti vlerën 1.3 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë, portofoli i kredisë në këtë sektor është zgjeruar me 42% duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar për këtë sektor në një muaj të vetëm.

Vitet e fundit, investimet në turizëm po përfshijnë edhe projekte elitare, por edhe ato në agroturizëm që po zhvillohen më së shumti. Këto investime janë nxitur nga lehtësitë fiskale, si edhe të kreditimit.

Rritja numrit të turistëve nga e gjithë bota po nxit sipërmarrjen të shtojë investimet në sektorin e turizmit. Sipas OBT-së, Shqipëria është vendi me rritjen më të lartë në Europë sa i përket rritjes së vazhdueshme të turizmit, industri e cila e ka transformuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Sipas INSTAT vetëm në muajin maj të këtij viti u shënuan mbi 1 milion turistë të huaj që erdhën në Shqipëri ndërkohë që fluksi i tyre është në trend në rritje gjatë pikur të sezonit veror.

/a.f/

The post BSH: Kredia për sektorin e turizmit u rrit me 42% në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH rrit rezervën valutore në 6,7 miliard euro në fund të qershorit

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« ka vijuar tĂ« rrisĂ« rezervĂ«n valutore edhe  gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, rezerva valutore e vendit u rrit në vlerën e 6,7 miliardë eurove, ose 7,4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita.

Në fund të 6-mujorit të parë të vitit, titujt e borxhit përbënin afërsisht 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend. Gjithashtu, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Për vitin 2025, BSH parashikon të blej në tregun e brendshëm valutor përmes ankandeve në total 270-350 milionë euro.

/e.xh//a.f/

The post BSH rrit rezervën valutore në 6,7 miliard euro në fund të qershorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të rritet, norma bazë e interesit 2 % nuk ndryshon

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit, duke nxjerrë në pah njëseri zhvillimesh pozitive për ekonominë shqiptare.

Sipas Guvernatorit Gent Sejko, analiza e fundit tregon se pagat në vend kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat e stabilitetit ekonomik dhe financiar janë përmirësuar ndjeshëm.

Inflacioni ka qĂ«ndruar nĂ« nivele tĂ« ulĂ«ta, por ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« gjatĂ« dy muajve tĂ« fundit, duke u afruar me objektivin tonĂ«,” – u shpreh z. Sejko.

Po ashtu, kreditimi është rritur, dhe tregjet financiare janë karakterizuar nga stabilitet dhe qetësi.

 

Banka vlerëson se qasja e qëndrueshme ndaj objektivit ligjor për stabilitetin e çmimeve ka krijuar kushte të favorshme monetare për të ruajtur kontrollin e inflacionit dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme të ekonomise

Sipas përditësimit të fundit të projeksioneve të Bankës së Shqipërisë, pritshmëritë për të ardhmen mbeten pozitive:

Ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme pranë potencialit.

Inflacioni pritet të rikthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2026.

Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm, duke mos kërkuar ndryshime të menjëhershme në normat e interesit apo ndërhyrje shtesë në treg.

Fjala e plotë e guvernatorit të BSH, Gent Sejko

Sot, më 6 gusht 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë.

Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar të vendit janë përmirësuar më tej. Në veçanti, inflacioni ka vijuar të qëndrojë në nivele të ulëta, duke shënuar një rritje të lehtë drejt objektivit në tremujorin e dytë. Po ashtu, tregjet financiare kanë qenë përgjithësisht të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje.

Kjo ecuri pasqyron, ndër të tjera, edhe kontributin pozitiv të politikës së kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Përqasja jonë konsistente ndaj objektivit ligjor të stabilitetit të çmimeve ka gjeneruar kushte monetare të përshtatshme për kontrollin e inflacionit dhe për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë edhe në të ardhmen. Ndonëse pasiguritë në ambientin e huaj mbeten të larta, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme pranë potencialit, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë gjykoi se qëndrimi aktual i politikës sonë monetare mbetet i përshtatshëm.

MĂ« lejoni t’ju ofroj, nĂ« vijim, njĂ« pasqyrĂ« mĂ« tĂ« detajuar tĂ« opinionit tonĂ« mbi zhvillimet ekonomike e financiare, si dhe tĂ« detajoj vendimin e politikĂ«s monetare dhe arsyet qĂ« e motivuan atĂ«.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar 2.3% në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të lehtë dhe të pritur krahasuar me tremujorin e parë. Megjithatë, edhe pas kësaj rritjeje, norma e inflacionit vijon të qëndrojë nën objektivin tonë prej 3%. Në këndvështrimin e artikujve të shportës së konsumit, rritja e inflacionit u diktua nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.

Në këndvështrimin makroekonomik, ecuria e inflacionit pasqyroi rritjen e njëkohshme të inflacionit bazë dhe jobazë. Inflacioni bazë u rrit nga niveli 2.4% në tremujorin e parë në nivelin 2.6% në tremujorin e dytë, si pasojë e stabilitetit në rritje të kursit të këmbimit dhe e presionit të vazhdueshëm që rritja e shpejtë e pagave ka sjellë në inflacion. Paralelisht me të, edhe inflacioni jobazë shënoi rritje, por ajo u amortizua pjesërisht nga ngadalësimi i ritmit të rritjes së çmimeve në partnerët tanë tregtarë.

KĂ«to tendenca kanĂ« qenĂ« – nĂ« tĂ«rĂ«si – nĂ« linjĂ« me pritjet tona. MegjithatĂ«, niveli i inflacionit rezultoi disi mĂ« i ulĂ«t se parashikimet tona, si pasojĂ« e reduktimit tĂ« marzheve tĂ« fitimit tĂ« bizneseve, e vijimit tĂ« goditjeve pozitive tĂ« ofertĂ«s, si dhe e rĂ«nies mĂ« tĂ« shpejtĂ« se pritjet tĂ« inflacionit nĂ« EurozonĂ«.

Sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit. Informacioni indirekt mbi zhvillimet ekonomike sugjeron për ritme të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të dytë. Rritja ekonomike e gjysmës së parë të vitit është mbështetur nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve, si dhe i eksportit të shërbimeve. Ky profil kërkese agregate ka nxitur zgjerimin e sektorëve të ndërtimit e të shërbimeve, ndërkohë që sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren gjatë tremujorit të parë.

Në këndvështrimin makroekonomik, rritja ekonomike është mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi pozitiv për të ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i të ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme të financimit.

Politika e kujdesshme dhe konsistente monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit. Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive. Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare. Së fundi, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.

Për rrjedhojë, tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, prime të reduktuara rreziku, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive të tij ndaj kreditimit.

Kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë. Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë shënoi nivelin 15.4%, me një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë, por duke qenë më se i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për fonde të bizneseve e familjeve. Në veçanti, kreditimi i sektorit privat vijon të mbetet i fokusuar në mbulimin e nevojave të bizneseve për investime, si dhe të familjeve për konsum e blerje banesash.

Përditësimi i parashikimeve të skenarit bazë sugjeron se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive.

Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.

Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin tonë prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Kjo ecuri do të ndihmohet nga një balancim më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, nga stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit, si dhe nga ankorimi më i mirë i pritjeve për inflacionin.

Megjithatë, panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse. Në veçanti, rritja e barrierave tregtare në tregjet e huaja dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mbeten faktorë të rëndësishëm pasigurie në parashikimet ekonomike. Materializimi i skenarëve më negativë të rrezikut do të kishte pasoja potenciale negative në ecurinë ekonomike dhe nivelin e çmimeve në vend.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen. Ai mundëson transmetimin gradual në tregjet financiare të uljes së normës bazë të interesit që ndërmorëm në fillim të muajit korrik, si dhe ofron një balancë të drejtë midis nxitjes së rritjes ekonomike në afatin e shkurtër me ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm.

Gjithashtu, KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s vĂ«ren se balanca e pĂ«rgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonĂ« tĂ« inflacionit. NĂ« kĂ«tĂ« kontest, vendimet e ardhshme tĂ« politikĂ«s monetare do tĂ« vijojnĂ« tĂ« kushtĂ«zohen nga informacioni i ri, dhe nĂ« veçanti nga analizat dhe vlerĂ«simet mbi ecurinĂ« e presioneve tĂ« brendshme inflacioniste. KĂ«to vendime do tĂ« jenĂ« gjithnjĂ« nĂ« pĂ«rputhje me objektivin tonĂ« tĂ« stabilitetit tĂ« çmimeve, konsistente me kahun e politikĂ«s fiskale dhe ecurinĂ« e kursit tĂ« kĂ«mbimit nĂ« vend, si dhe me zhvillimet potenciale nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare dhe partnerĂ«t tanĂ« tĂ« huaj tregtarĂ«â€.

The post Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të rritet, norma bazë e interesit 2 % nuk ndryshon appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit për lekun mbetet në nivelin 2,5%

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n qĂ« ta mbajĂ« tĂ« pandryshuar normĂ«n bazĂ« tĂ« interesit pĂ«r lekun, nĂ« nivelin 2,5%.

Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko nĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp tha se, “KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s vlerĂ«soi se qĂ«ndrimi aktual i politikĂ«s monetare Ă«shtĂ« i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r nxitjen e rritjes ekonomike dhe mbajtjen e inflacionit nĂ« kontroll”, teksa vuri nĂ« dukje se turizmi, investimet dhe eksportet po mbĂ«shtesin rritjen e ekonomisĂ«.

“Analiza e informacionit tĂ« disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punĂ«simi dhe pagat kanĂ« vijuar tĂ« rriten, ndĂ«rsa parametrat kryesorĂ« tĂ« stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar tĂ« vendit janĂ« pĂ«rmirĂ«suar mĂ« tej. NĂ« veçanti, inflacioni ka vijuar tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« nivele tĂ« ulĂ«ta, duke shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« drejt objektivit nĂ« tremujorin e dytĂ«. Po ashtu, tregjet financiare kanĂ« qenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht tĂ« qeta dhe kreditimi ka ardhur nĂ« rritje”, tha Sejko.

“Bazuar nĂ« sa mĂ« sipĂ«r, KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« vendosi: tĂ« mbajĂ« tĂ« pandryshuar normĂ«n e interesit tĂ« depozitĂ«s njĂ«ditore, nĂ« nivelin 1,5%; dhe tĂ« mbajĂ« tĂ« pandryshuar normĂ«n e interesit tĂ« kredisĂ« njĂ«ditore, nĂ« nivelin 3,5%”, u shpreh Guvernatori.

Guvernatori deklaroi se vendimet e politikës monetare do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin për stabilitetit të çmimeve, qëndrueshmëri të politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit në vend, si dhe me zhvillimet potenciale në tregjet ndërkombëtare dhe partnerët tanë të huaj tregtarë.

/r.e/

The post Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit për lekun mbetet në nivelin 2,5% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH vendos kufi për transfertat SEPA, jo më shumë se 3 euro për hyrjet

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgatitur projektrregulloren qĂ« vendos bazat pĂ«r nivelin e tarifave qĂ« bankat dhe institucionet e pagesave do tĂ« aplikojnĂ«, pas anĂ«tarĂ«simit nĂ« ZonĂ«n Unike tĂ« Pagesave nĂ« Euro (SEPA).

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s” parashikon qĂ« tarifat e aplikuara nga OperatorĂ«t e ShĂ«rbimeve tĂ« Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka tĂ« pagesave dhe parasĂ« elektronike) pĂ«r pagesat SEPA dalĂ«se nuk mund tĂ« tejkalojnĂ« kufijtĂ« e pĂ«rcaktuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r vlerat korresponduese tĂ« pagesave vendase nĂ« Euro qĂ« procesohen pĂ«rmes sistemeve tĂ« saj dhe pĂ«rcaktohen nĂ« kuadrin rregullator tĂ« kĂ«tyre sistemeve.

Sipas ndryshimeve tĂ« propozuara, “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, komisioni minimal qĂ« bankat mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r transfertat nĂ« sistemin euro do tĂ« ulet nga 6 euro nĂ« 4 euro.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0,02% e vlerës së transferuar. Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0,01% e vlerës së transferuar.

Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale: përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Këto nivele tavan do të aplikohen edhe për transfertat në nisje në zonën SEPA. Ndërsa, për tarifat e pagesave SEPA hyrëse, nëse aplikohen nga institucioni i përfituesit të pagesës, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave. Këto tarifa, në asnjë rast, nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.

/r.e//a.f/

The post BSH vendos kufi për transfertat SEPA, jo më shumë se 3 euro për hyrjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH: Rritja e çmimeve tĂ« referencĂ«s s’ka ndikuar nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit, ekonomia shihet nĂ« rritje

Projekti i Qeverisë për rritjen e çmimeve të referencës nuk ka ndikuar në sektorin e ndërtimit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit në këtë fushë në muajin korrik pësoi një rënie me një pikë, por niveli qëndron me mbi 14 pikë % mbi mesataren historike të vendit.

Bizneset duket se janë rezervuar sa i përket ndërtimeve të reja dhe për kontratat e porosive.

Megjithatë Banka raporton një shkurtim të kohës së shitjes së apartamenteve dhe po ashtu çmimin bizneset e parashikojnë sërish në rritje.

Po ashtu, Banka e Shqipërisë shprehet se ekonomia shihet në rritje.

Shërbimet duket tashmë kanë kaluar në krye të ndikimit me një rritje prej 6.2 pikë duke shkuar në më shumë se 17 për qind mbi mesataren historike, kjo edhe për shkak të rritjes së kërkesës.

Po ashtu, lehtësim parashikon dhe industria dhe tregtia duke parashikuar dhe rritje të punësimit.

Sa i përket konsumatorit situata paraqitet thuajse e njëjtë, por me një tkurrje për blerje të mëdha, por me përmirësim të gjendjes financiare.

The post BSH: Rritja e çmimeve tĂ« referencĂ«s s’ka ndikuar nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit, ekonomia shihet nĂ« rritje appeared first on Albeu.com.

Dollari forcohet, euroja humb pikë në këmbim me lekun

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Dollari amerikan ka shĂ«nuar tĂ« premten njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« nĂ« kursin e kĂ«mbimit kundrejt lekut, ndĂ«rsa euroja ka humbur pikĂ« nĂ« tregun valutor vendas, krahasuar me njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u forcua me 0,24 lekë, duke u këmbyer sot me 85,45 lekë. Në të kundërt, euroja (EUR) ka pësuar një rënie prej 0,03 lekësh, duke u këmbyer me 97,44 lekë.

Rënie më të theksuar ka pësuar poundi britanik (GBP), i cili humbi 0,39 lekë dhe u këmbye me 112,34 lekë. Edhe franga zvicerane (CHF) dhe jeni japonez (JPY) shënuan ulje të lehta në vlerë, respektivisht me 0,04  lekë dhe 0,06 lekë, krahasuar me ditën e enjte.

Në tregun e metaleve të çmuara, ari ka humbur 333,11 lekë për ons, duke u këmbyer me 281.434,21 lekë, ndërsa argjendi ka zbritur me 22,91 lekë, në vlerën 3116,20 lekë për ons.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 85.45 +0.24
Euroja EUR 97.44 -0.03
Poundi Britanik GBP 112.34 -0.39
Franga Zvicerane CHF 104.74 -0.04
Jeni Japonez (100) JPY 56.80 -0.06
Dollari Australian AUD 54.85 -0.09
Dollari Kanadez CAD 61.59 +0.05
Korona Suedeze SEK 8.70 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.25 -0.01
Korona Daneze DKK 13.06 0.00
SDR SDR 115.78 -0.22
Ari (OZ 1) XAU 281434.21 -333.11
Argjendi (OZ 1) XAG 3116.20 -22.91
Juani Kinez (onshore) CNY 11.85 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 11.84 +0.02
Lira Turke TRY 2.11 +0.01

/r.e//a.f/

The post Dollari forcohet, euroja humb pikë në këmbim me lekun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kredia për pasuritë e paluajtshme 36,2 miliardë lekë në 6 muaj

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« bĂ«ri tĂ« ditur sot se totali i kredisĂ« sĂ« re pĂ«r blerjen e pasurive tĂ« paluajtshme shĂ«noi 36,2 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 6-mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025.

Sipas statistikave të publikuara nga BSH-ja, kredia për pasuritë e paluajshme për këtë periudhë u rrit me gati 32% me bazë vjetore.

Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme përbën rreth 27% të portofolit kryesor të huadhënies për ekonominë.

Në muajin qershor 2025, bankat disbursuan 7,4 miliardë lekë kredi të re për blerjen e pasurive të paluajshme (banesa) shifër kjo gati 60% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Treguesi në rritje i kreditimit për pasuritë e paluajshme, shpjegohet me faktin edhe se qershori ka qenë muaji i fundit, para hyrjes në fuqi të vendimit të BSH-së për aplikimin e limitit për vlerën e kredisë për pasuritë të patundshme për individët.

Në vitet e fundit, sektori bankar ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona. Në pjesën më të madhe, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më tipik, vetë prona e blerë me kredi).

Dinamika më e zhvilluar për blerjen e pasurive të paluajtshme vihet re kryesisht në zonat bregdetare dhe në kryeqytet, teksa shënon tendencë në rritje kredia e re për blerjen e banesave në monedhën euro.

Duke nisur nga 1 korriku 2025 bankat po zbatojnë masa e BSH-së që përcaktojnë se tavani për vlerën e kredisë ndaj kolateralit për kreditë në monedhën lek do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Ndërsa në valutë do të jetë përkatësisht 75% dhe 70%, për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit.

Kësti ndaj të ardhurave për kreditë në monedhën lek do të jetë 40% për blerjen e shtëpisë së parë dhe 35% për blerjen e një shtëpie të dytë. Për kreditë në valutë, ky kufi përcaktohet në 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpitë e tjera.

Pra, për kredi në lekë për të blerë një banesë me vlerë 10 milionë lekë banka do të financojë maksimumi 8,5 milionë lekë.

/r.e/

The post Kredia për pasuritë e paluajtshme 36,2 miliardë lekë në 6 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kredia për ekonominë u rrit me afro 39 miliardë lekë në qershor

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« bĂ«ri tĂ« ditur se pĂ«r muajin qershor 2025, bankat disbursuan 38,9 miliardĂ« lekĂ« kredi tĂ« re pĂ«r ekonominĂ«.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues shënoi rritje me 24,7%.

Rritja më e madhe e kredisë rezultoi në segmentin e biznesit, individëve dhe korporatave.

Sipas BSH-së, kredia për ekonominë në fund të muajit qershor 2025 shënoi vlerën 892,7 miliardë lekë, ose rreth ose 12 miliardë lekë më shumë se në muajin maj 2025.

Me bazë vjetore kredia për ekonominë u rrit 12,1% duke regjistruar nivelin më të lartë në dekadën e fundit.

Për periudhën (qershor 2025/qershor 2024) bankat e rritën kreditimin me rreth 17%, ndërsa për biznesin kreditimi u rrit me 10,3%.

/r.e/

The post Kredia për ekonominë u rrit me afro 39 miliardë lekë në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – OBSH: Uria masive, kequshqyerja dhe sĂ«mundjet po shkaktojnĂ« rritje tĂ« vdekjeve nĂ« Gaza

GJENEVË, 29 korrik /ATSH- Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se uria masive, kequshqyerja dhe sĂ«mundjet po shkaktojnĂ« rritje tĂ« vdekjeve tĂ« lidhura me urinĂ« nĂ« Gaza dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r qasje masive nĂ« ushqim dhe ndihmĂ« mjekĂ«sore pĂ«r ta parandaluar kĂ«tĂ«.

Ai ndau një postim në platformën e mediave sociale X në lidhje me situatën në Gaza, e cila është nën bllokadën izraelite dhe po tërhiqet në uri.

Duke kujtuar se raporti i Klasifikimit tĂ« FazĂ«s sĂ« Integruar tĂ« SigurisĂ« Ushqimore (IPC) i publikuar sot paralajmĂ«roi se “nĂ« Gaza po pĂ«rjetohet skenari mĂ« i keq i urisĂ«â€, Ghebreyesus tha se “Uria masive, kequshqyerja dhe sĂ«mundjet po shkaktojnĂ« rritje tĂ« vdekjeve tĂ« lidhura me urinĂ«â€.

Ghebreyesus bĂ«ri thirrje pĂ«r qasje tĂ« menjĂ«hershme dhe masive nĂ« ushqim dhe ndihmĂ« mjekĂ«sore nĂ« Gaza. Duke pĂ«rsĂ«ritur thirrjen e tij pĂ«r armĂ«pushim nĂ« Gaza, Ghebreyesus tha se “Paqja Ă«shtĂ« ilaçi mĂ« i mirĂ«!”.

– NĂ« Gaza po pĂ«rjetohet krizĂ« urie

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe nën rrethim të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.

Vdekjet për shkak të urisë, veçanërisht të fëmijëve, janë në rritje në Rripin e Gazës. Që nga 7 tetori 2023, të paktën 147 persona kanë vdekur për shkak të urisë që Izraeli imponon në Rripin e Gazës.

Qarqet lokale dhe ndĂ«rkombĂ«tare theksojnĂ« se Izraeli pĂ«rdor “urinĂ« dhe etjen si armĂ«â€.  /os/

The post FOKUS – OBSH: Uria masive, kequshqyerja dhe sĂ«mundjet po shkaktojnĂ« rritje tĂ« vdekjeve nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Guvernatori Sejko: Shkëmbimi pagesave i njëvlershëm me vendet e BE-së

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko tha se tashmĂ« vendi ka shĂ«nuar njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« modernizimin e sistemit tĂ« pagesave duke e bĂ«rĂ« atĂ« të njĂ«vlershĂ«m me vendet e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për mediet, Sejko ndau detaje lidhur me zhvillimet më të fundit në sistemet e pagesave në vend, të cilat janë një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave dhe njëkohësisht formalizimit të ekonomisë shqiptare.

“Projekti “Open Banking”, i cili tashmĂ« ka pĂ«rfunduar teknikisht, SEPA qĂ« pritet tĂ« bĂ«het operacional mĂ« 7 tetor 2025, sĂ« bashku me pagesat e menjĂ«hershme “Instant Payment”, do tĂ« sjellin reduktimin e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« fizike dhe rritjen e digjitalizimit nĂ« ekonominĂ« shqiptare”, tha Guvernatori.

Sejko u shpreh se, këto zhvillime të rëndësishme përfaqësojnë një kriter garancie pasi në aspektin e integrimit financiar dhe shkëmbimit të pagesave vendi ynë do të konsiderohet i njëvlershëm me vendet e Bashkimit Evropian.

“Banka e ShqipĂ«risĂ« po punon intensivisht qĂ« mĂ« 7 tetor bankat tĂ« jenĂ« gati pĂ«r funksionimin e plotĂ« nĂ« skemĂ«n SEPA. VetĂ«m nĂ« vitin e parĂ« pas implementimit, ekonomia shqiptare pritet tĂ« pĂ«rfitojĂ« rreth 20 milionĂ« euro nĂ« kursime, shifĂ«r qĂ« do tĂ« vijojĂ« tĂ« rritet me kalimin e kohĂ«s. Vlen pĂ«r tu theksuar se pĂ«rtej kursimeve, do tĂ« rritet edhe siguria e transaksioneve”, deklaroi ai. /j.p/

The post Guvernatori Sejko: Shkëmbimi pagesave i njëvlershëm me vendet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pagesa në euro në zonën SEPA, Sejko: Bankat plotësisht operacionale më 7 tetor

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r KĂ«shillin Evropian tĂ« Pagesave (European Payments Council – EPC) mbi rrugĂ«timin e vendit drejt SEPA (Tregut Unik tĂ« Pagesave nĂ« euro) nĂ«nvizoi pĂ«rfitimet qĂ« sjell kjo arritje pĂ«r qytetarĂ«t, bizneset dhe ekonominĂ« shqiptare.

Sejko tha se, “nĂ« nĂ«ntor 2024 ShqipĂ«ria u pranua nĂ« zonĂ«n SEPA dhe deri nĂ« maj 2025 tĂ« gjitha bankat shqiptare u regjistruan dhe do tĂ« jenĂ« plotĂ«sisht operacionale mĂ« 7 tetor 2025”.

Guvernatori e cilësoi anëtarësimin një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm për integrimin financiar evropian, por edhe për ekonominë shqiptare, pa qenë ende anëtare e BE-së.

Sipas tij, ofrimi i pagesave në euro në zonën SEPA do të sjellë kursime të menjëhershme; remitanca më të lira si dhe avancim të modernizimit dhe inovacionit në industrinë bankare.

“SEPA do tĂ« ulĂ« kostot me tĂ« paktĂ«n 20 milion euro nĂ« vitin e parĂ« tĂ« operimit. 80 % e remitancave pritet tĂ« kushtojnĂ« deri nĂ« pesĂ« herĂ« mĂ« pak, ndĂ«rsa adaptimi i standardit ISO 20022 dhe zhvillimi i pagesave tĂ« menjĂ«hershme rajonale do tĂ« rrisin digjitalizimin dhe pĂ«rfshirjen financiare”, theksoi Sejko.

Guvernatori u shpreh se ky është një hap konkret në rrugën drejt integrimit evropian dhe modernizimit të ekonomisë shqiptare.

“Skemat SEPA konsiderohen si pikĂ« referimi e standardeve tĂ« pagesave nĂ« EvropĂ« dhe pjesĂ«marrja Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« shumĂ« nivele. SĂ« pari, ajo nxit sisteme pagesash efikase dhe tĂ« besueshme pĂ«r vendet e vogla si ShqipĂ«ria. Duke standardizuar pagesat ndĂ«rkufitare dhe duke pĂ«rdorur teknologji tĂ« pĂ«rparuar, do tĂ« jetĂ« e mundur tĂ« krijohet njĂ« treg pagesash mĂ« modern nĂ« pĂ«rputhje me politikat evropiane dhe tĂ« rritet depĂ«rtimi i teknologjisĂ« sĂ« informacionit. SĂ« dyti, pjesĂ«marrja nĂ« SEPA pritet tĂ« nxisĂ« tregtinĂ«. Partneri kryesor tregtar i ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« BE-ja, me mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e tregtisĂ« sĂ« mallrave dhe shĂ«rbimeve qĂ« drejtohet atje. SĂ« treti, SEPA jo vetĂ«m qĂ« do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« formalizimin e remitancave, por edhe do tĂ« rrisĂ« kursimet dhe mirĂ«qenien e familjeve qĂ« mbĂ«shteten tek ato. SĂ« fundmi, por jo mĂ« pak e rĂ«ndĂ«sishme, kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« vizitorĂ«t evropianĂ« do tĂ« pĂ«rjetojnĂ« kosto, kohĂ« dhe siguri tĂ« ngjashme pĂ«r pagesat siç do tĂ« pĂ«rjetonin nĂ« vendet e tyre tĂ« origjinĂ«s”, theksoi Sejko.

Guvernatori deklaroi se, një nga objektivat kryesore për Shqipërinë, të paktën deri në vitin 2030, është përafrimi i plotë me acquis të BE-së në kuadër të axhendës së integrimit në BE.

“Objektivi ynĂ« tjetĂ«r i menjĂ«hershĂ«m Ă«shtĂ« krijimi i njĂ« sistemi pagesash tĂ« menjĂ«hershme qĂ« mundĂ«sisht zhvillon pagesat e menjĂ«hershme ndĂ«rkufitare brenda rajonit, dhe pjesĂ«marrja nĂ« TARGET Instant Payment Settlement (TIPS). Trendi i rritjes sĂ« pĂ«rdorimit tĂ« pagesave elektronike dhe reduktimit tĂ« parave tĂ« gatshme do tĂ« vazhdojĂ« ndĂ«rsa vendi bĂ«het mĂ« i arritshĂ«m pĂ«r tregjet e BE-sĂ«. Ne presim qĂ« pĂ«rfshirja financiare dhe edukimi tĂ« zgjerohen ndĂ«rsa vazhdojmĂ« tĂ« promovojmĂ« programet e shkrim-leximit financiar dhe dixhital”, tha Sejko. /j.p/

The post Pagesa në euro në zonën SEPA, Sejko: Bankat plotësisht operacionale më 7 tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit chikungunya nga mushkonjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një thirrje urgjente për të parandaluar rikthimin e epidemisë së virusit chikungunya, i cili transmetohet përmes pickimeve të mushkonjave dhe kishte shkaktuar shpërthime të mëdha globale rreth 20 vite më parë.

Shqetësimi aktual lidhet me shpërthime të reja në rajonin e Oqeanit Indian, të cilat tashmë janë duke u përhapur edhe në Evropë dhe kontinente të tjera.

Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, mbi 5.6 miliardë njerëz në 119 shtete jetojnë në zona me rrezik të lartë nga ky virus, i cili shkakton ethe të forta dhe dhimbje të vazhdueshme në nyje, duke çuar edhe në paaftësi afatgjate tek shumë të infektuar.

“Po shohim pĂ«rsĂ«ritjen e historisĂ«,” tha Alvarez, duke krahasuar situatĂ«n aktuale me epideminĂ« e viteve 2004-2005, qĂ« fillimisht preku rreth gjysmĂ« milioni njerĂ«z nĂ« ishujt e vegjĂ«l tĂ« Oqeanit Indian, para se tĂ« pĂ«rhapej nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Sipas saj, vala e fundit ka filluar në fillim të vitit 2025, me shpërthime në të njëjtët ishuj të prekur më parë, përfshirë La Reunionin dhe Mauritiusin. Në La Reunion, raportohet se virusi ka infektuar tashmë rreth një të tretën e popullsisë.

Përveç këtyre, raste të shumta janë regjistruar edhe në Madagaskar, Somali, Kenia, Indi dhe Azinë Juglindore.

Një shqetësim i veçantë është rritja e rasteve të importuara në Evropë. Vetëm në Francë, që nga 1 maji, janë raportuar rreth 800 raste të importuara.

Virusi chikungunya nuk ka trajtim specifik dhe ka potencial për shpërthime të shpejta nëse nuk merren masa parandaluese, thekson OBSH-ja. Parandalimi mbetet thelbësor, përmes përdorimit të insekticidëve dhe veshjeve mbrojtëse me mëngë të gjata, pasi mushkonjat pickojnë gjatë ditës.

 

OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një thirrje urgjente për të parandaluar rikthimin në shkallë të gjerë të virusit chikungunya, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat, që u përhap në mbarë botën dy dekada më parë.

Shkak për alarm është rritja e shpërthimeve të reja në rajonin e Oqeanit Indian, të cilat tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe në kontinente të tjera. Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona me rrezik potencial për përhapjen e këtij virusi.

Virusi shkakton ethe, dhimbje tĂ« forta nĂ« nyje dhe nĂ« disa raste mund tĂ« çojĂ« nĂ« paaftĂ«si afatgjatĂ«. Alvarez paralajmĂ«roi se situata po i ngjan epidemisĂ« sĂ« viteve 2004–2005, kur virusi preku afro gjysmĂ« milioni njerĂ«z, fillimisht nĂ« territore tĂ« vogla ishullore, pĂ«rpara se tĂ« pĂ«rhapej nĂ« mbarĂ« globin.

Sipas saj, vala e re e pĂ«rhapjes ka nisur nĂ« fillim tĂ« vitit 2025, me shpĂ«rthime nĂ« ishuj tĂ« njohur si La Reunion dhe Mauritius – zona qĂ« ishin goditur edhe mĂ« parĂ«. VetĂ«m nĂ« La Reunion, virusi ka prekur tashmĂ« rreth njĂ« tĂ« tretĂ«n e popullsisĂ«.

Përhapja vazhdon në Madagaskar, Somali, Kenia, si edhe në Indi dhe rajone të tjera të Azisë Juglindore. OBSH shpreh shqetësim edhe për rritjen e rasteve të importuara në Evropë, ku vetëm në Francë janë regjistruar rreth 800 raste që nga 1 maji.

Duke qenë se nuk ekziston asnjë trajtim specifik për chikungunya-n dhe se virusi përhapet shpejt, OBSH thekson rëndësinë e parandalimit. Si masa mbrojtëse rekomandohen përdorimi i insekticidëve dhe veshje me mëngë të gjata, pasi mushkonjat pickojnë gjatë ditës.

The post OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat appeared first on iconstyle.al.

OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një thirrje urgjente për të parandaluar rikthimin në shkallë të gjerë të virusit chikungunya, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat, që u përhap në mbarë botën dy dekada më parë.

Shkak për alarm është rritja e shpërthimeve të reja në rajonin e Oqeanit Indian, të cilat tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe në kontinente të tjera. Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona me rrezik potencial për përhapjen e këtij virusi.

Virusi shkakton ethe, dhimbje tĂ« forta nĂ« nyje dhe nĂ« disa raste mund tĂ« çojĂ« nĂ« paaftĂ«si afatgjatĂ«. Alvarez paralajmĂ«roi se situata po i ngjan epidemisĂ« sĂ« viteve 2004–2005, kur virusi preku afro gjysmĂ« milioni njerĂ«z, fillimisht nĂ« territore tĂ« vogla ishullore, pĂ«rpara se tĂ« pĂ«rhapej nĂ« mbarĂ« globin.

Sipas saj, vala e re e pĂ«rhapjes ka nisur nĂ« fillim tĂ« vitit 2025, me shpĂ«rthime nĂ« ishuj tĂ« njohur si La Reuniondhe Mauritius – zona qĂ« ishin goditur edhe mĂ« parĂ«. VetĂ«m nĂ« La Reunion, virusi ka prekur tashmĂ« rreth njĂ« tĂ« tretĂ«n e popullsisĂ«.

Përhapja vazhdon në Madagaskar, Somali, Kenia, si edhe në Indi dhe rajone të tjera të Azisë Juglindore. OBSH shpreh shqetësim edhe për rritjen e rasteve të importuara në Evropë, ku vetëm në Francë janë regjistruar rreth 800 raste që nga 1 maji.

Duke qenë se nuk ekziston asnjë trajtim specifik për chikungunya-n dhe se virusi përhapet shpejt, OBSH thekson rëndësinë e parandalimit. Si masa mbrojtëse rekomandohen përdorimi i insekticidëve dhe veshje me mëngë të gjata, pasi mushkonjat pickojnë gjatë ditës.

The post OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat appeared first on Albeu.com.

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë në Gazë. Ato, gjithashtu, kërkuan armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, si dhe heqjen e të gjitha pengesave për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Në deklaratën e nënshkruar nga 111 organizata, përfshirë [
]

The post Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë appeared first on BoldNews.al.

❌