Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GJNP-ja lëshoi fletarrestin, Netanyahu viziton i qetë Hungarinë

By: Ardit
3 April 2025 at 10:59

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka arritur në Hungari më 3 prill, në udhëtimin e tij të parë në Evropë që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi fletarrestim ndaj tij lidhur me krimet e pretenduara të luftës në Gazë. Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, u takua me Netanyahun në aeroportin e Budapestit rreth orës […]

The post GJNP-ja lëshoi fletarrestin, Netanyahu viziton i qetë Hungarinë appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – BE: Sanksionet kundër GJNP-së minojnë sistemin e drejtësisë ndërkombëtare

7 February 2025 at 11:23

BRUKSEL, 7 shkurt /ATSH-ANSA-DPA/ – Sanksionimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërcënon pavarësinë e saj dhe minon sistemin ndërkombëtar të drejtësisë penale në tërësi, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Urdhri Ekzekutiv përfaqëson një sfidë serioze për punën e GJNP-së me rrezikun e ndikimit në hetimet dhe procedurat në vazhdim, përfshirë ato në lidhje me Ukrainën, duke ndikuar në përpjekjet e viteve për të siguruar llogaridhënie në mbarë botën”, tha ndërkohë një zëdhënës i Komisionit Evropian, i cili “shpreh keqardhjen e tij për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare”.

”Gjykata Penale Ndërkombëtare ka një rëndësi thelbësore në mbështetjen e drejtësisë penale ndërkombëtare dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë”, vazhdoi zëdhënësi i Komisionit Evropian duke shtuar se ”BE mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe parimet e përcaktuara në Statutin e Romës. BE do të monitorojë implikimet e urdhrit ekzekutiv dhe do të vlerësojë masat e mundshme të mëtejshme”.

Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që miraton sanksionet kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë.

”Gjykata ka abuzuar me pushtetin e saj duke lëshuar urdhërarreste të pabaza që synojnë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant”, thuhet në urdhrin e Trump.

Republikani, i cili u takua me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë të martën, akuzon gjykatën për “sjellje keqdashëse”.

As SHBA dhe as Izraeli nuk e njohin ICC-në./ a.jor.

The post BRUKSEL – BE: Sanksionet kundër GJNP-së minojnë sistemin e drejtësisë ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për shkak të Izraelit

10 January 2025 at 07:19

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e ka kaluar të enjten një projektligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), në shenjë proteste ndaj fletarrestimeve që ajo ka lëshuar kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, në lidhje me luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.

Projektligji, i cili kaloi me 243 vota për dhe 140 kundër, mundëson sanksionimin e çdo të huaji që heton, arreston, ndalon ose ndjek penalisht qytetarë amerikanë ose qytetarë të një vendi aleat, përfshirë Izraelin, të cilët nuk janë anëtarë të gjykatës.

45 demokratë iu bashkuan 198 republikanëve për ta mbështetur projektligjin. Asnjë republikan nuk votoi kundër tij.

“Amerika po miraton këtë ligj sepse një gjykatë e rreme po kërkon të arrestojë kryeministrin e aleatit tonë të madh, Izraelit”, tha përfaqësuesi Brian Mast. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili është ndër të parët prej se përbërja e re e Kongresit e nisi punën javën e kaluar, theksoi mbështetjen e fortë të republikanëve, aleatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump, për Qeverinë e Izraelit, tani që ata kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

Trump pritet të bëjë betimin më 20 janar për një mandat të dytë si president.

Kryetari i sapoemëruar i shumicës republikane në Senat, John Thune, është zotuar se Senati do ta shqyrtojë shpejt këtë projektligj, në mënyrë që Trumpi ta nënshkruajë atë si ligj menjëherë pas marrjes së detyrës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale është gjykatë e përhershme e cila mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit në shtetet anëtare ose nga shtetasit e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për shkak të Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Spanja kërkon armëpushim jo vetëm në Liban, por edhe në Gaza

By: E.K
28 November 2024 at 13:13

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares deklaroi se marrëveshja e armëpushimit e arritur mes Izraelit dhe Libanit është “lajm i mirë dhe hapi i parë drejt një armëpushimi të përhershëm” dhe kërkoi që i njëjti hap të ndërmerret edhe në Gaza. Albares shpjegoi qëndrimin e deritanishëm dhe të ardhshëm të qeverisë spanjolle ndaj Lindjes […]

The post Spanja kërkon armëpushim jo vetëm në Liban, por edhe në Gaza appeared first on FaxWeb.

Arresti me burg ndaj Netanyahut nga GJNP, Salvini: I mirëpritur në Itali, mungesë respekti ta quash kriminel lufte

22 November 2024 at 14:12

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e një urdhër-arresti për Benjamin Netanyahu, tha se kryeministri i Izraelit është i mirëpritur nëse viziton Italinë, duke shtuar se është mosrespektim ta etiketosh si kriminel lufte. “Kam në plan të takohem së shpejti me anëtarët e qeverisë izraelite dhe nëse Netanyahu do të vinte në Itali, ai do të ishte i mirëpritur. Kriminelët e luftës janë tjetër gjë”, tha Salvini, shkruan Ansa.

Sipas tij, është shprehje e mosrespektimit të cilësosh si kriminel lufte kryeministrin e një prej vendeve të pakta demokratike në Lindjen e Mesme.

“Unë nuk hyj në sferën e dinamikës ndërkombëtare. Izraeli ka qenë objektiv i sulmeve për dekada të tëra dhe qytetarët e tij jetojnë me frikën e raketave, ndërsa nën shtëpitë e tyre ka bunkerë.

Të thuash tani që kryeministri i një prej vendeve të pakta demokratike në Lindjen e Mesme është një kriminel lufte që duhet arrestuar më duket mungesë respekti, gjë që është e rrezikshme sepse Izraeli nuk po mbron vetëm veten, por edhe lirinë, demokracinë dhe vlerat perëndimore”, përfundoi Salvini.

Sipas tij, është një zgjedhje politike e diktuar nga disa vende islame që janë shumicë në institucione të caktuara ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi ​​të enjten urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Galant dhe zyrtarë të lëvizjes palestineze Hamas.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Gaza dhe sulmet e tetorit 2023 që shkaktuan ofensivën izraelite në territoret palestineze.

The post Arresti me burg ndaj Netanyahut nga GJNP, Salvini: I mirëpritur në Itali, mungesë respekti ta quash kriminel lufte appeared first on Sot News | Lajme.

Lëshoi urdhër-arrest për Netanyahun, çfarë është Gjykata Ndërkombëtare Penale

By: fra nc
21 November 2024 at 13:53

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi këtë të enjte, 21 nëntor, fletëarreste për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe për zyrtarët e Hamasit, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës, dhe për sulmet e tetorit 2023 në Izrael.

Por çfarë është Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe si funksionon zbatimi i urdhër-arresteve?

GJNP-ja është themeluar më 2002, si gjykatë e përhershme e nivelit më të lartë për ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krimet më të rënda në botë – krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimin e agresionit.

Statuti i Romës, i cili ka paraparë krijimin e GJNP-së, është miratuar më 1998, dhe ka hyrë në fuqi kur ka arritur 60 ratifikime, më 1 korrik të vitit 2002. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka mbështetur GJNP-në, por gjykata është e pavarur.

Shtetet anëtare të GJNP-së, gjithsej 124, e kanë nënshkruar Statutin e Romës. Dhjetëra vende nuk e kanë nënshkruar dhe nuk e pranojnë juridiksionin e gjykatës për krime lufte, gjenocid dhe krime të tjera. Ndër to janë Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina.

Pa një forcë policore, GJNP-ja varet nga shtetet anëtare për arrestimin e të dyshuarve, gjë që është dëshmuar të jetë pengesë e madhe për ndjekje penale.

GJNP-ja përfshihet kur vendet nuk munden apo nuk shprehin vullnet t’i ndjekin penalisht krimet e kryera në territorin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lëshoi urdhër-arrest për Netanyahun, çfarë është Gjykata Ndërkombëtare Penale appeared first on Euronews Albania.

❌
❌