Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu: Korça ka qenë dhe duhet të jetë qyteti i tregtisë dhe i arsimit

6 May 2025 at 13:30

Nga Marinela Ziu

Korça ka qenë qendra më e madhe tregtare dhe arsimore, pas Voskopojës, kryesisht pas viteve 1800. Arsimi i lartë në Shqipëri është sektori i shënjestruar nga qeveria për t’u shkatërruar, degraduar dhe shbërë. Qeveritë Rama 1, Rama 2, Rama 3, armike të dijes ia arritën qëllimit për ta shndërruar arsimin, fondamentin e kombit dhe shtetit, në një sektor grosist degësh dhe diplomash pa vlerë, të rankuara ndër të fundit në nivel botëror.

Kemi një shtet të vogël, me më pak se 1.9 milionë banorë dhe me universitet thuajse në çdo qytet, si asnjë vend tjetër në Europë dhe në botë, në raport 1 universitet shtetëror për 130 mijë banorë, së bashku me universitetet private 1 universitet për 85 mijë banorë. Koalicioni Euroatlantik ka një program për arsimin në Shqipëri, me fokus Korçën!

Idea jonë konsiston në Krijimin e Qendrës së Dytë Universitare në Shqipëri, në qytetin e Korçës. (Ndërsa në Elbasan planifikojmë të funksionojë për traditë Pedagogjiku dhe në Durrës Shkolla e Lartë e Marinës.) Shqipëria kështu, bëhet vend/shtet me dy qendra universitare dhe 2 satelitë universitarë të profilizuar. Korça duhet dhe e ka kapacitetin për të qenë Qendra e Dytë Universitare në Shqipëri. Në kapacite godinash dhe infrastrukture Universiteti i Korçës është i pari në Shqipëri, pas vlerësimit të fundit të Minsitrisë së Arsimit dhe komisionit të akreditimit.

Ka konvikte dhe terren shtojcë përreth, që jep mundësinë e krijimit të një zone rezidencash studentore (përveç se ka më shumë se 1.000 apartamente bosh në qytet). Ky projekt i jep frymë qendrës më të madhe të arsimit në Shqipëri, atje ku shqipja mori trajtë dhe formë, atje ku u shkrua dhe u çertifikua si gjuhë, mes të tjerash. Pse Korça duhet të jetë Qendra e dytë Universitare në Shqipëri?

Sepse Korça është vazhdim i Voskopojës.
Në vitet 1700-1800 Akademi në Ballkan, kishte vetëm Athina dhe Voskopoja.
Dhe Akademia e Voskopojës konsiderohet institucioni i parë i arsimit të lartë në kufijtë e shtetit shqiptar.

Ndaj dhe bazuar tek programi ynë, Universiteti i Korçës, dy degë të tij Filozofinë dhe Historinë do i shtrijë në Voskopojë dhe studentët do të qëndrojnë atje përgjatë ciklit Bachelor, me auditore dhe mjedise akomodimi. Gjithashtu, në kampusin e Voskopojës do të funksionojnë disa cikle të nivelit Master.

Korça e shpopulluar dhe e degraduar, me një prurje të re studentore prej 7 apo 8 mijë studentësh, ndryshon fizionominë e saj dhe merr jetë sërish.

8 mijë studentë janë 8 mijë rezidentë, individë që kontribuojnë në ekonominë e Qarkut.
8 mijë më shumë burime humane.

Prezenca dhe funksionimi i QDU Korçë, rrit tregtinë, prodhimin, rriten të ardhurat, sistemi i ciklit ekonomik fillon të qarkullojë dhe funksionojë. Nj nismë e tillë incentivuese do të risjellë jetën në Qarkun e Korçës dhe do e bëjë atë ashtu siç e ka ndërmend çdo shqiptar.

Dhe nëse disa nga diplomat do të fillojnë të jenë gradualisht të njehsuara me diploma universitetesh në BE (Greqi, Itali etj.), në Korçë do të vijnë edhe studentë nga Maqedonia, nga Kosova, por edhe vetë shqiptarë me banim në Greqi, do të dërgojnë fëmijët me studime në QDU Korçë.

Dhe dy fjalë prej meje personalisht:
Femrat e para shqiptare, që u diplomuan në universitet e botës janë korçare.
Pedagoget e para në nivelin universitar në Shqipëri, janë korçare.
E para anëtare e Akademisë së Shkencave është korçare.

Për këto dhe për 1001 arsye të tjera Korça mund dhe duhet të jetë, pas Tiranës metropol, Qendra e Dytë Universitare në Shqipëri.

Beso te Shqipëria
✅ Voto4⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Marinela Ziu

The post Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu: Korça ka qenë dhe duhet të jetë qyteti i tregtisë dhe i arsimit appeared first on Sot News | Lajme.

Basha mesazh demokratëve: Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu

3 May 2025 at 22:17

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh drejtuar demokratëve të zhgënjyer, ku shprehet se idealet e Partisë Demokratike po përdoren për interesa personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia figura të inkriminuara si Ilir Meta.

“Partia Demokratike ishte shpresë për të gjithë ne. Por sot, ajo shpresë është zbehur. Me votën tuaj duan të nxjerrin Ilir Metën nga burgu. Kjo nuk është ajo për të cilën luftuam. Dhe nuk është ajo në të cilën beson shumica dërrmuese e demokratëve”, shprehet Basha.

Ai thekson se zgjedhja në 11 maj është e qartë, ose me Shqipërinë pa korrupsion ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia. Basha u bën thirje të bashkohen me Koalicionin Euroatlantik, pasi këtu ndodhen demokratët e vërtetë që kanë qëndruar gjithmonë në krah të qytetarëve.

“Më 11 maj, zgjedhja është e qartë: ose me Shqipërinë pa korrupsion, ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia,” thotë Basha.

 

The post Basha mesazh demokratëve: Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu appeared first on Sot News | Lajme.

Basha: Vota më 11 maj është vendim për 1460 ditë – Zgjidh numrin 4, jo për t’i nxjerrë nga burgu të korruptuarit

3 May 2025 at 22:04

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania me gazetaren Jonida Shehu, u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë përpara se të votojnë më 11 maj, duke theksuar se çdo votë ka pasoja për katër vitet e ardhshme.

“Votimi nuk është një akt momental, por një vendim që ndikon në 1460 ditë të jetës sonë. Katër vite më parë u mor një vendim dhe pasojat e tij i kemi ndjerë të gjithë: varfëri, korrupsion dhe një qeveri që punon vetëm për shokët e vet”, deklaroi Basha.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për mbrojtjen e personave të inkriminuar dhe paralajmëroi se vota për numrin 5 do të thotë “nxjerrje nga burgu e shokëve të Edi Ramës të dënuar për korrupsion”, ndërsa vota për numrin 1 do të thotë “nxjerrja e Ilir Metës nga burgu”. “Propozimi për të luftuar korrupsionin me Rroshin dhe Metën është një tallje e hidhur me demokratët”, shtoi ai.

Sipas Bashës, vota e vetme që garanton një luftë të vërtetë kundër korrupsionit, mbështetje për SPAK-un dhe kthimin e parave publike te qytetarët, është vota për numrin 4 – Koalicioni Euroatlantik.

Pjesë nga fjala e Bashës;

Në datën 11 maj, është mundësi, është vendim që e merrni një herë në katër vjet. Para katër vitesh, e keni marrë këtë vendim, dhe 1460 ditë, katër vjet, jetoni me pasojat e atij vendimi. Keni parë vendin të varfërohet, keni parë korrupsionin të rritet, keni luftuar për të mbijetuar për të mbyllur muajin ndërkohë që qeveria merrej vetëm me mbrojtjen e shokëve të vet dhe mbushjen e xhepave në kurrizin tuaj. E gjitha kjo, për një vendim të gabuar, qoftë ky për një votë të gabuar apo mosmarrjen e këtij vendimi, mos shkuarje në votime.
Më 11 maj, të gjithë neve kemi një votë. Një votë ka gjithësecili prej jush. Merrni vendimin e duhur për veten tuaj dhe familjet tuaja. Padiskutim vota për numrin pesë, është votë për të nxjerrë nga burgu shokët e Edi Ramës, tek 7×7=313, që janë atje për korrupsion se ju kanë vjedhur. E them, me dhimbje por voto për numrin një, kësaj rradhe shkon me nxjerr Ilir Metën nga Burgu. Propozimi që të luftosh krimin dhe korrupsionin me Elvis Rroshin dhe Ilir Metën, është tallje me demokratët. Shumë prej jush kanë reflektuar. E vetmja votë për luftë deri në fund korrupsionit, për mbështetje SPAK-ut, dhe paratë në xhepat tuaja jo në xhepat e të korruptuarve, është vota për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik. Kjo është ftesa që ju bëj, për të djelën një javë, më 11 Maj, merrni pak kohë, dilni votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.

The post Basha: Vota më 11 maj është vendim për 1460 ditë – Zgjidh numrin 4, jo për t’i nxjerrë nga burgu të korruptuarit appeared first on Sot News | Lajme.

Basha: Prioriteti i parë dhe kryesor i Koalicionit Euroatlantik mbështetja e SPAK dhe lufta kundër korrupsionit

3 May 2025 at 21:40

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Review”, tha se prioriteti i parë dhe kryesor i forcës politike që drejton është lufta kundër korrupsionit. Ai tha se ndryshe nga partitë e tjera që e kanë retorikë, Euroatlantikët e kanë me vepra. Sipas tij, ato janë amendamentet e propozuara në Parlament dhe që janë bllokuar prej dy vitesh si mbështetjen financiare dhe burime njerëzore për SPAK, projektligji për vettingun e politikanëve dhe amendamenti për heqjen e imunitetit të parlamentarëve.

“Mbështetja ndaj SPAK duhet të vazhdojë dhe duhet forcohet. Dhe kjo nuk mund të mjaftohet thjesht dhe vetëm me mbështetjen e partnerëve tanë Euroatlantik, por duhet të jetë dhe mbështetje nga vet qeveria dhe legjislativi shqiptar. Ky është qëndrimi ynë kryesor, mbështetje totale ndaj SPAK. Ka dhe parti të tjera që e kanë këtë retorikë, por Euroatlantikët e kanë me vepra. Prej më shumë se dy vitesh në parlamentin e Shqipërisë ndodhen iniciativat tona për mbështetjen financiare dhe burime njerëzore për SPAK, që jo të frenohet por të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, të vazhdojë t’i ojë shokët e korruptuar të kryeministrit dhe shoqet para drejtësisë. Dhe projektligji tjetër i depozituar prej pothaujse dy vitesh po kështu në parlament është projektligji për vettingun e politikanëve, që parashikon kontrollin e imtësishëm të përvitshëm të pasurisë të 140 deputetëve, 61 kryetarëve të bashkive, qeverisë, presidentit, drejtorëve kryesor të shtetit, me të njëjtin parim që është bërë vetingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve. Dhe padiskutuim edhe amendamenti që po kështu ka mbetur i bllokuar prej dy vitesh, për heqjen për imunitetin e parlamentarëve. Ne flasim me vepra kur vjen puna te lufta kundër korrupsionit” – tha ai.

Basha u pyet për pikën e tij më të dobët si politikan, ku u përgjigj duke thënë se është kur njerëzit i thonë “je më europian seç duhet”. Por sipas tij, këtë e shikon si vlerësim pasi me këtë qytetarët kanë parasysh një kulturë të ndryshme politike nga ajo që ka dominuar vendin dhe sot njihet gjerësisht si Trekëndëshi i Bermudës, nga vendosja me do kusht e interesit, e karrierës, e interesit personal të liderve me kosto të madhe mbi shoqëri dhe nga trajtimi i politikës si një sport mundje.

“Pika e dobët?! Njerëzit më vënë në pah që je më europian se duhet. Unë nuk e shoh si një pikë të dobët, e shoh si një vlerësim. Kanë parasysh një kulturë të ndryshme politike nga ajo që ka dominuar vendin dhe sot njihet gjerësisht si Trekëndëshi i Bermudës, nga vendosja me do kusht e interesit, e karrierës, e interesit personal të liderve me kosto të madhe mbi shoqëri dhe nga trajtimi i politikës si një sport mundje që bëhet për të fituar njëri e për të humbur tjetri dhe jo si një shërbim ndaj qytetarëve. Ndërkoh që qytetarët i shohin fëmijët e tyre në vendet e Europës ku ka me të vërteë një kulturë europiane si ajo që unë e kam për nder dhe e shoh si vlerësim ta mishëroj në politikën shqiptare, ajo e ballafaqimit të ideve, e debatit thelbësor, e ikjes nga përpjekjet për t’u justifikuar nga përgjegjësitë e papërmbushura dhe e mbajtjes së përgjegjësive të të plota politike dhe përgjegjësive penale që vjen vetëm përmes një drejtësie të pavarur dhe një lufte të vërtetë ndaj korrupsionit” – tha Basha.

The post Basha: Prioriteti i parë dhe kryesor i Koalicionit Euroatlantik mbështetja e SPAK dhe lufta kundër korrupsionit appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk luftohet korrupsioni me shokët e Ramës dhe me Metën e Roshin”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik e ka…

3 May 2025 at 20:44

Gjatë takimit në Laprakë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi se taksat e shqiptarëve, që aktualisht përfundojnë në xhepat e shokëve të kryeministrit Rama, do t’i kthehen qytetarëve. Basha u shpreh se programi i koalicionit fokusohet në zhvillimin ekonomik, rritjen e pensioneve dhe mbështetje për rininë, duke krijuar 25 mijë vende pune në sektorin e teknologjisë së informacionit me paga dinjitoze.

Ai gjithashtu theksoi mbështetje të plotë për SPAK dhe betejën kundër korrupsionit, duke shtuar se kjo është ajo që i diferencon nga forcat e tjera politike.

“Taksat e shqiptarëve, taksat tuaja që i paguani ditë për ditë më të larta në Ballkan, se si përpihen këto para dhe përfundojnë në xhepat e shokëve të Ramës, apo do ia kthejmë këto taksa shqiptarëve. Programi jonë bazën e ka zhvillimin ekonomik, rritja e pensioneve, mbështetja e rinisë, hapja e vendeve të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit me paga dinnjitoze për të rinjtë shqiptarë, për 25 mijë të rinj dhe të reja shqiptare, siç e kemi ne investimin më të madh publik në buxhetin që parashikojmë për katër vitet e ardhshme për Shqipërinë. Të gjitha këto bazën e kanë te diçka që na diferencon dhe na dallon 100% nga çdo forcë tjetër politike në këto zgjehdje: mbështetja totale dhe pa rezerva ndaj SPAK. Me vepra, jo me fjalë. Sepse synimi ynë nuk është t’i servirim shqiptarëve byrekun e vjetër të premtimeve bajate elektorale”, u shpreh ai.

Basha më tej tha se Rama dhe Berisha nuk e duan SPAK-un sepse SPAK dhe beteja që ka nisur kundër korrupsionit është kërcënim për të gjithë të korruptuarit. Sipas tij, kjo shihet edhe me kandidatët që kanë në lista, tek 5-sa është vazhdim i korrupsionit me shokët e 7×7=313 dhe 1-shi që do luftojë korrupsionin me Ilir Metën, e krimin me Elvis Roshin.

“E dimë fare mirë as 5-sa, as 1-shi nuk e duan SPAK-un, e shohin si kërcënim dhe kanë të drejtë sepse SPAK dhe beteja që ka nisur kundër korrupsionit është kërcënim për të gjithë të korruptuarit, është kërcënim për shokët e Ramës të cilët ai do t’i nxjerr nga burgu. Është kërcënim për shoqet valltare me rripa 1600 euro që hedhin vallen nga belaja dhe sigurisght për ata që ta vënë mendjen në punë më 11 maj. Kjo është thirrja jonë, të vendosim mendjen në punë e të votojnë me zemër për veten e tyre me dhembshuri për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Është e qartë që propozimi që të luftojmë korrupsionin me Ilir Metën deputet, e të luftojmë krimin me Elvis Roshin deputet, është një gënjeshtër e mirëfillt. 5-sa është dështim, është vazhdim i korrupsionit, 1-shi është riciklim i rrangallave të korrupsionit. E vetmja shpresë për ndryshim të vërtetë që nis nga lufta kundër korrupsionit dhe çlirimi i milionave dhe miliardave që korrupsioni iu kushton shqiptarëve, është vota për Koalicionin Euroatlantik, për numrin 4”, tha Basha.

The post “Nuk luftohet korrupsioni me shokët e Ramës dhe me Metën e Roshin”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik e ka… appeared first on Sot News | Lajme.

Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën, vota për PD për të nxjerrë Metën nga burgu

By: Besnik
3 May 2025 at 21:12

I ftuar në studion e emisionit “Review”, drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për programin elektoral dhe theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor i këtij koalicioni.

Basha shpalosi gjithashtu synimet e Koalicionit Euroatlantik, në rast se ai bëhet pjesë e qeverisjes pas zgjedhjeve të 11 majit ndërsa përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Edi Ramën dhe Sali Berishën, pas zgjedhjeve.

“Do të qeverisim me të gjithë faktorët politikë që ndajnë parimet dhe bindjet tona themelore për të ardhmen e vendit, sidomos për luftën kundër korrupsionit. Sigurisht, preferojmë ata që ndajnë dhe qëllimet tona programore. Nuk qeverisim me Ramën, nuk qeverisim me Berishën, sepse ne përjashtojmë automatikisht persona të korruptuar, persona që nuk mbështesin 100% SPAK-un dhe persona që nuk janë 100% në sinkron me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe,” tha Basha.

Basha thumboi PD dhe Partinë e lirisë ku theksoi se vota për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për të nxjerrë Ilir Metën nga burgu. Basha shtoi se koalicioni Euroatlantik ka për qëllim të imponojë programin e tij në qeverisjen e ardhshme dhe se nuk janë të interesuar për karrige, por për të ofruar një alternativë qeverisëse për shqiptarët. Ai deklaroi se Shqipëria mund të arrijë objektivat e saj ekonomikë vetëm duke luftuar korrupsionin.

“Koalicioni Euroatlantik është nisur për të qeverisur vendin. Sa i përket mandateve që presim të marrim, kemi kalkulimet tona brendshme dhe ato janë shumë më tepër se sa japin sondazhet, por numra nuk mund të them për momentin. Gjithsesi, shoh një rritje të madhe të mbështetjes dhe qytetarët do ta garantojnë me votën e tyre fuqinë për të realizuar programin tonë në qeverisjen e ardhshme. Ne presim mbështetje më të madhe në qarkun e Tiranës,” tha Basha.

Basha gjithashtu foli për votën e diasporës, duke thënë se do të ishte shumë mirë që ajo të bëhej përmes votimit elektronik. Ai shtoi se procesi i votimit të diasporës, siç u bë këtë vit, është plot me kurthe dhe të papritura, dhe nuk është shumë optimist por pranoi se pret mbështetje edhe nga diaspora.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën, vota për PD për të nxjerrë Metën nga burgu appeared first on Euronews Albania.

“Mos i çoni me votën tuaj paratë tek të korruptuarit e 7×7=313”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik për…

3 May 2025 at 16:28

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputet Abaz Tafa dhe Orsela Aga, zhvilluan takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 4 dhe 12 në Tiranë. Në fokus të bisedave ishin shqetësimet ekonomike, pensionet dhe korrupsioni.

Ai pati një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët, duke thënë se rritja e pensioneve, ndihma për të rinjtë dhe krijimi i vendeve të punës me paga dinjitoze janë prioritete e forcës politike që drejton. Sipas tij, këto nuk realizohen pa luftën kundër korrupsionit dhe paratë që sot shkojnë në xhepat e të korruptuarve të qeverisë, do të kthehen në investime për qytetarët.

Basha më tej përsëriti se vetëm Koalicioni Euroatlantik ka një plan të qartë dhe vullnetin për ta zbatuar atë. Vota për numrin 4 është votë për të ardhmen, për fëmijët tuaj dhe për një Shqipëri pa korrupsion.

“Edhe gjatë ditës së sotme në ecje nëpër tregjet e Tiranës në lagjet e ndryshme, ajo që prekim është shqetësimi i madh i qytetarëve për ekonominë, për plagët sociale, për pensionet dhe padiskutimpyetja është se si do të kurohen këto plagë. Përgjigjja e Koalicionit euroatlantik është që këto plagë mund të kurohen me politikamt tona, të rritjes së pensioneve, të zhvillimit të ekonomisë, të ndihmës për rininë, për t’u punësuar në vende pune me paga dinjitoze. Por padiskutim këto politika, ndryshe nga premtimet piramidale të forcave të tjera politike, e kanë bazën tek një dhe vetëm një zotim me vepra dhe jo me fjalë, Koalicioni euroatlantik, numri 4, që është lufta kundër korrupsionit. Vetëm duke luftuar korrupsionin, duke mundësuar që paratë mos të jenë më në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7=313, do të mundësojmë që këo para të kthehen në in vestime për ekonominë, në vende pune për shqiptarët, në rritje pensionesh, subvencione për fermerët, pra paratë në dobi të shqiptarëve.
Vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4 është e vetmja votë e cila do të mundësojë që qytetarët shqiptarë, paratë që sot ua merr korrupsioni, ua marrin shokët e Edi Ramës tek 7×7=313, t’i gëzojnë për veten e tyre dhe familjet e tyre. Vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4 është votë për familjet tuaja, është votë për fëmijët tuaj, është votë për Shqipërinë”, tha ai.

Gjatë takimeve në lagje dhe tregjet e këtyre zonave, Basha tha se të moshuarit ndihen të braktisur nga qeveria. Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik ofron një plan konkret që propozon rritjen e pensionit minimal në 250 mijë lekë, kompensim për energjinë për pensionet nën 300 mijë lekë dhe rimbursim të plotë të ilaçeve për të moshuarit.

“Të ftoj të votosh për numrin 4, se për pensionet flisnim. E vetmja forcë që ka një plan serioz për pensionet, është Koalicionin Euroatlantik. Plani jonë është që pensioni minimal të shkojë 250 mijë lekë, dhe për pensionet nën 300 mijë lekë të ketë kompensim për energjinë elektrike. Kurse ilacet të jenë 100% të rimbursueshme. Ka një faturë, por është një faturë që duhet paguar për moshën e tretë. Se ju e shkritë jetën në kushte shumë të vështira” – tha ai

Basha foli me qytetarë për çështjen e pronës, duke premtuar zgjidhje të menjëhershme për kthimin e pronës aty ku është e lirë dhe kompensim me vlerë tregu për pronat e zëna.

“Ne e kemi marrë përsipër ta zgjidhim këtë problem, me dy parime: ku është prna e zënë, kompensim me vlerë tregu, ku është prona e lirë, ia kthejmë pronarit. Kompensim me vlerë tregu, për të gjithë pronat e zënme nga shteti ose nga privati. Sepse disa i ka zënë privati ose me 7501, ose me legalizime. E vetmja forcë politike që e njeh problemin e pronës dhe merr përsipër me ezgjidh jemi ne. Nesër një javë, e ke ti në dorë. Se unë një votë kam nesër një javë, ti një votë. Kështu që dotë jap këtë mos të harrosh, ja ku e ke reforma e pronës, kthimi i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku prona është e zënë” – tha ai.

Në vijim, Basha tha se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që realizimin e programit e bazon në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, numri 4 është i vetmi që mbështet SPAK që paratë të shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe jo në xhepat e shokëve tek 7×7=313.

Gjatë takimeve ai takoi edhe një demokrate e cila ishte hequr nga puna nga Ilir Meta kur ishte në koalicion me PD. Duke u bazuar në historinë e saj, Basha tha se kjo është një nga arsyet se pse vota nuk duhet të shkojë për numrin 1, pasi sipas tij për fat të keq votohet për Ilir Metën.

“Edhe të tjerët premtojnë rritje pensionesh, por gënjejnë. Pse? Ata nuk kanë plan të mbështesin SPAK-un. Ata duan të nxjerrin shokët e tyre nga burgu. Paratë o do jenë në xhepat e shokëve të tyre, o do shkojnë për rritje pensionesh. Se para nuk mund të shkojë edhe në xhepat e shokëve, edhe rritje pensionesh. Të vetmit që mbështesim SPAK-un jemi ne. Prandaj them unë 7×7=313. Se vetëm lufta kundër korrupsionit na jep mundësi të rrisim pensionet.
Demokrate që e ka hequr Ilir Meta nga puna në ministri të Jashtme, kur ishte gjoja akoma në koalicion me ne. Vota për numrin 1, është votë për Ilir Metën, vetëm 4. Se kësaj radhe, 1-shi për fat të keq është votë për Ilir Metën, shiheni e keni në listë” –
 tha ai.

The post “Mos i çoni me votën tuaj paratë tek të korruptuarit e 7×7=313”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik për… appeared first on Sot News | Lajme.

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karabina apel qytetarëve: Elbasani meriton një të ardhme më të mirë

24 April 2025 at 15:09

Mirela Karabina, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, ka bërë një apel të fuqishëm për qytetarët e Elbasanit, duke theksuar se data 11 maj nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh, por një mundësi për të ndryshuar rrugën që ka ndjekur qyteti dhe Shqipëria në përgjithësi.

Sipas Karabinës, më 11 maj qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes Shqipërisë dhe Edi Ramës, mes dritës dhe errëesirës, mes drejtësisë dhe korrupsionit. Ajo shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit të dhunshme që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të një realiteti të dhimbshëm: kriminalizimi i jetës publike, që është pasojë e korrupsionit galopant në çdo ind të shtetit.

“Ky nuk është realiteti që ne duam. Ky nuk është sistemi që ne meritojmë. Politikën e korrupsionit, dhunës dhe frikës duhet ta mbyllim njëherë e përgjithmonë,” tha Karabina, duke apeluar për një ndryshim të thellë.

Ajo bëri thirrje për një votë që do të çojë në një të ardhme më të ndritur për Elbasanin dhe Shqipërinë, duke theksuar se vota e çdo qytetari është vendimtare për të ardhmen e qytetit. “Në 11 maj, me votën tuaj keni në dorë të ndryshoni këtë politikë që ka varfëruar jetët tona dhe ka kthyer Elbasanin në një vend të padëshirueshëm. Votoni për një të ardhme më të mirë, votoni kundër korrupsionit dhe dhunës,” shtoi ajo.

Mirela Karabina ftoi qytetarët të mbështesin Koalicionin Euroatlantik si një alternativë të besueshme për të nxjerrë Elbasanin nga kriza dhe për ta çuar atë në rrugën e zhvillimit dhe normalitetit. Ajo theksoi se ky koalicion është një mundësi e shkëlqyer për t’i dhënë fund dominimit të korrupsionit dhe për të hapur dyer të reja për të rinjtë dhe qytetarët e Elbasanit.

“Besoni te Shqipëria, besoni te Elbasani,” ishte thirrja e fundit e Karabinës, duke ftuar qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur në 11 maj, për një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë.

The post Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karabina apel qytetarëve: Elbasani meriton një të ardhme më të mirë appeared first on Sot News | Lajme.

“Mbështesim SPAK për t’i dhënë fund korrupsionit dhe varfërisë”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik krah…

23 April 2025 at 15:18

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë Oriola Pampuri dhe Pëllumb Seferi zhvilluan takime në tregun Dinamo në Tiranë me qytetarë dhe tregtarë të zonës. Gjatë bisedës me Bashën, ata shprehën problemet që përballen përditë si ulja e fuqisë blerëse, kostot e larta të jetës dhe largimi i fëmijëve.

“Jemi shumë të lodhur e punë s’po bëjmë, rrimë për një qind lekë. Jemi shumë të lodhur. Na kanë ikur kalamajtë” – u shpreh një tregtare.
Ndërsa një tjetër tha se “na u mor shpirti, lodh sa të duash, na rropën për së gjalli. Atë ta çoni jo tek 313, po ku të jetë vendi më i keq, të gjithë me Lal, me Edi Rama, me të gjithë, me Belindën. Më ka ardhur shpirti në majë të hundës, po punoj si kali një cop gru për të mbajtur 3 kalamaj. Na rropën për së gjali na rropën. Dritat 370 mijë lekë sikur me pas një furë buke”.

Duke evidentuar korrupsionin si problemin më madhor në 12 vite, Basha tha se sot kush voton Edi Ramën dhe shokët e tij, është çyryk. Sipas tij, këtë fjalë kryeministri e ka për ata që e votojnë atë, se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prap i shan.

“Ai atë çyryk e ka për ata që votojnë për të. Se të votosh 12 vite për një njeri që të vjedh, që mashtron, që gënjen, që i ka shokët të gjithë në burg për hajdut, duhet të jesh pak çyryk nga koka. Po unë ju them që shërohet ajo, mos votoni më për Edi Ramën, edhe shërohet nuk jeni më çyryk. Kështu që ai e ka për ata që votojnë për atë, tallet me ta. Se dhe votën ua merr, edhe paratë ua vjedh, edhe shpresën jua vret dhe prap i shan. Kurse të tjerët që votojnë kundër tij e kanë në rregull mendjen. Kësaj radhe votën për numrin katër, për Koalicionin Euroatlantik dhe bëjmë gjithçka që fëmijët mos të largohen më. Edhe ata që janë larguar pa letra, të kenë mundësi të kthehen e të punojnë në vendin e tyre” – u shpreh Basha.

Ai gjithashtu tha se plaga më e madhe e korrupsionit të Ramës dhe shokëve të tij tek 7×7-313, është largimi masiv i rinisë pa u kthyer më. Basha tha se e vetmja zgjidhje është mbështetja totale e SPAK në luftën kundër të korruptuarve, që lekët të shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe jo në xhepat e 7×7-313.

Për këtë, Ai më tej tha se e vetmja garanci është vota për numrin 4 dhe Koalicionin Euroatlantik, pasi në të kundërt, vota për Ramën nxjerr shokët e tij nga burgu, vota për Berishën fatkeqësisht nxjerr Ilir Metën nga burgu.

“Plaga më e madhe është largimi i rinisë. Është pasojë e korrupsionit. Që të ikësh me marrë diçka edhe me u kthy, është normale. Të ikësh e mos me u kthy më, kjo është pasojë e korrupsionit. Është largim masiv, është zbrazje vendi. Se kur i merr lekët, në vend që t’i investosh për vende pune, për t’i trajnu, i merr i fut në xhepat e 4, 5 ministrave, sigurisht që i largon. Se lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e Edi Ramës tek 7×7-313. Do t’i heqim nga ata. Votën për numrin 4. Ne kemi në dorë me ju dhënë program dhe ekip, secili pastaj një votë ka në 11 maj. Votove për Ramën, votove me i nxjerr shokët e tij nga burgu, keq më vjen por povotove për Berishën, votove për të nxjerr Ilir Metën nga burgu. Do që të shkojnë të gjithë të korruptuarit në burg, 4, Koalicionin Euroatlantik, mbështetje totale për SPAK-un. Sepse lekët o në xhepat e tyre, o në xhepat e tu, s’mund të jenë njëkohësisht në dy vende. Që të vijnë në xhepat tuaj, duhet të shkojnë shokët e tij tek 313” – tha ai.

Basha më tej u prezantoi nga afër disa nga pikat e programit që janë:
-9% taksë e sheshtë;
-9% tatim mbi të ardhurat personale, mbi minimumin jetik (pagat nën minimumin jetik – 0 tatim);
-9% tatim mbi fitimin për biznesin (përjashtohet biznesi i vogël);
-0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja xhiro në vit;
-Detyrimet ndaj pushtetit lokal do të jenë jo më shumë se 1% e xhiros vjetore;
-Eliminimi i kontrolleve tatimore për bizneset e vogla.
Sipas tij, do të lehtësojnë qytetarët dhe sipërmarrjen nga politikat dhe burokracitë mbytëse të qeverisjes 12 vjeçare.

The post “Mbështesim SPAK për t’i dhënë fund korrupsionit dhe varfërisë”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik krah… appeared first on Sot News | Lajme.

“Ka lëshuar pëllumbat nga halli i shokëve te 7×7-313”, Basha ironizon Ramën: Kujdes, se janë hapur dhe dosjet e shoqes

22 April 2025 at 13:35

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit ku u thoshte të rinjve të shohin fotot e tij nudo në internet. Basha thotë se Ramës i kanë ikur pëllumbat, nga shokët që ka tek 7×7-313.

Ai më tej thotë se tani po hapen edhe dosjet e shoqes së tij, sa filloi kjo e fundit t’ia bëj hallvën.

Basha më tej këshillon kryeministrin të mbledh pëllumbat se halli i 7×7-313 nuk kalohet me fotot e tij të vjetra.

Reagimi i plotë i Bashës:

O Rame, i paske lëshuar pëllumbat, si mor burr u thu fëmijëve futuni më shikoni mu nudo. Po ose mo Ram, ai është modeli jot për zgjedhje?! Leje që ka kalu shumë kohë mo Ram, kanë ndryshu gjonat. Pse me fotot e vjetra do bësh fushatë ti mo Ram. Po ndonjë të re, apo ke frikë na le me risk brenda. O Rame, të kanë ikur pëllumbat, se i ke shokët tek 7×7-313, s’ke faj. Ishin hapur dhe dosjet e shoqes mo Ram. Sa filloi me t’bo hallvën ty, tak dosjen Rame. E Rame, Rame çfarë halli t’ka gjet, edhe fotot e vjetra do me i nxjerr prej hallit 7×7-313 Rame. Pllumat Rame, pllumat.

The post “Ka lëshuar pëllumbat nga halli i shokëve te 7×7-313”, Basha ironizon Ramën: Kujdes, se janë hapur dhe dosjet e shoqes appeared first on Sot News | Lajme.

Basha replikon me komentuesin: Përgjigjen e pyetjeve për rrugën e Kombit, e keni te projektligji për vetingun e…

21 April 2025 at 15:05

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi në Facebook me qytetarët, iu përgjigj një komentuesi që e pyeti për hetimet mbi rrugën Durrës-Kukës. “Rruga e Kombit është krenaria e jetës sime. Edhe po të mbyllej aty jeta ime politike, do isha krenar”, tha Basha.

Ai theksoi se drejtësia nuk ka gjetur kurrë prova për ndonjë abuzim nga ana e tij, pavarësisht sulmeve politike ndër vite. “Nëse do kishin një fakt të vetëm, do më kishin çuar sërish në Prokurori. Por nuk e kanë, sepse nuk ka.”

Basha më tej tha se për të garantuar pastërtinë e figurës së tij, ka propozuar në Parlament projektligjin për vettingun e politikanëve dhe kontroll të pasurisë së tyre, duke thënë se nëse është nevojaprocesi të nisë nga vetë ai. Ai tha se ndonëse ka një vit e gjysmë që e ka çuar projektligjin në Parlament, nuk e sjellin as në rend dite sepse kanë frikë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin Euroatlantik për t’i dhënë më shumë fuqi SPAK-ut dhe për të garantuar që paratë të jenë në xhepat e qytetarëve, jo te të korruptuarit.

Pjesë nga biseda:

Astrit Koxhaj: Po ti Luli, i mbylle hesapet me drejtësinë për rrugën Durrës-Kukës?

Lulzim Basha: Astrit, e kam thënë dhe po ta përsëris, rruga durrës-Kukës, është krenaria e jetës time. Ta dija se me gjithë luftën dhe baltën që bënë, aty do ta mbyllja jetën time politike, prap do të isha shumë I lumtur për atë vepër shekullore, për atë amanet brezash që lidh shqipërinë me Kosovën d eh që është kthyer në një arterie gjigande për ekonominë shqiptare. Ata që u përpoqën ta bëjnë pis, dhe që u përpoqën të hapin një çështje inekzistente kundër meje, e morën përgjigjen pikërisht nga drejtësia: Nuk kishte asnjë akuzë që Prokuroria mund të formulonte dhe gjykata ta gjykonte. Por kam pasur mor Astrit 15 vite kohë, 12 vite kohë që ka pushtetin me akuza e me propagandë e me trushplarje ta çonte prap në Prokurori në qoftë se do kishte një fakt të vetëm në abuzim nga ana ime në rrugën e Kombit. Po nuk e gjejnë dot mor Astrit. Se kata i masin gjërat me kutin e vet, për këta është e paimagjinueshme që të bësh një vepër të tillë madhore pa vjedh. Ndërsa për mua rruga e Kombit mbetet krenaria e jetës time. Ndaj për t’I dhënë një përgjigje një herë e mirë kësaj pune, bashkohu dhe ti me Koalicionin Euroatlantik të bëjmë vettingun e politikanëve, ta fillojmë nga unë Astrit. Të bëhet kontrolli pasurisë time, i familjes time, i rrethit shoqëror, i lidhjeve të papërshtatshme, por ama të 140 deputetët, I gjithë kabineti qeveritar, gjithë drejtuesit të lartë të shtetit, vit për vit veting politikanëve njësoj siç ia bëmë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kam një vit e gjysmë që e kamçuar këtë projektligj në Parlamentin e Shqipërisë dhe nuk e sjellin as në rend dite, o Astrit. Se kanë frikë, as nuk u shkon në mendje ta miratojnë se e kanë mizën nën kësulë. Dhe e dyta, kur të vij momenti I votimit, kuptohet që ata që votojnë kundër, e që flasin kundër korrupsionit në fakt janë më të korruptuarit. Kështu që unë flas me vepra Astrit, krenar për rrugën e Kombit, pro vetingut të politikanëve, pro kontrollit të pasurisë së politikanëve, pro SPAK-ut. Se lekët nuk mund të jenë edhe në xhepat e tu edhe në xhepat e shokëve tek 313-ta. Kështu që voto Koalicionin Euroatlantik t’i japim më shumë fuqi SPAK-ut dhe paret të jenë në xhepat e tu dhe të shokëve të tu e të familjes tënde.

The post Basha replikon me komentuesin: Përgjigjen e pyetjeve për rrugën e Kombit, e keni te projektligji për vetingun e… appeared first on Sot News | Lajme.

“Udhëheqës shpirtëror i përulur”, Basha për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut: Privilegj që t’i jepja… (Video)

21 April 2025 at 11:49

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një udhëheqës shpirtëror të përulur dhe simbol të dashurisë e paqes.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha kujtoi me mirënjohje vizitën historike të Papës në Shqipëri më 21 shtator 2014, si dhe privilegjin për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”. Ai më tej shkruan se trashëgimia e Papa Françeskut do të jetojë përgjithmonë dhe u bashkua në lutje me besimtarët në mbarë botën.

Postimi i plotë i Bashës:

Lamtumirë Papa Françesku!
Me dhimbje të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, një udhëheqës shpirtëror i përulur, simbol i dashurisë, paqes dhe përkushtimit ndaj më të varfërve.
Papa Françesku ishte një zë i fuqishëm për kujdesin ndaj të harruarve dhe të braktisurve, një dritë shprese për të gjithë njerëzimin. Me thjeshtësinë e tij, ai frymëzoi miliona besimtarë dhe jo vetëm, duke predikuar vlera universale të mëshirës, faljes dhe bashkëjetesës mes popujve.
Një vend të posaçëm pati në zemrën e tij Shqipëria dhe shqiptarët, që do ta kujtojnë gjithmonë me mirënjohje vizitën e tij historike më 21 shtator 2014, kur u bëmë vendi i parë evropian që ai vizitoi si Papë. Ka qenë privilegj për mua t’i jepja Atit të Shenjtë titullin e Qytetarit të Nderit të Kryeqytetit tonë në atë vizitë historike.
Në këto momente të dhimbshme, bashkohemi në lutje me besimtarët anembanë botës dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë atyre që e nderuan dhe e deshën.
Pusho në paqe, At i Shenjtë! Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë!

The post “Udhëheqës shpirtëror i përulur”, Basha për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut: Privilegj që t’i jepja… (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

“Çyrykllëku nuk është i pashërueshëm, 11 maji është kura”, Basha: Mos u sillni si dele, votoni për fëmijët tuaj, jo…

19 April 2025 at 20:41

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë takimit me të rinjtë Fier tha se shtresa e mesme është e domosdoshme për shoqërinë me përgatitjen, me dijen, me të ardhurat, opinion publik i cili nuk ndikohet, as me media të blera, as me sondazhe fallco, as nga parti që kanë 12 vjet që qeverisin, i kanë gjysmën e shokëve në burg.

Basha përsëriti thirrjen duke thënë se duhet të jesh çyryk që të pranosh edhe katër vite të tjera Edi Ramën, Belindën dhe shoqninë tek 7×7=313. Sipas tij, kjo sëmundje është e shërueshme duke hedhur hapin e parë më 11 maj, numrin 4, Koalicionin Euroatlantik, me vizion dhe program tërësisht të realizueshëm.

Ai më tej tha se motivi i forcës politike që drejton nuk është t’i shpëtojë SPAKU-ut, si Edi Rama dhe shokët e tij në trekëndëshin e Bermudës, por ta forcojë SPAK-un që t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Shtresë e mesme do të thotë, me përgatitjen, me dijen, me të ardhurata, me vetëdijësimin që pastaj krijon opinion publik, opinion publik i cili nuk ndikohet, as me media të blera, as me sondazhe fallco, as nga parti që kanë 12 vjet që qeverisin, i kanë gjysmën e shokëve në burg, dhe vijnë dhe thonë, ma jep edhe një herë, edhe katër vite të tjera, sepse një shoqëri normale, me një shtresë të mesme të mirëedukuar, të mirëpaguar, të pavarur ekonomikisht, nuk mund të pranojë më që njerëzit të trajtohen si dele.
Se dua ta them edhe një herë, atë që ka, e ka Edi Rama, e ka thënë të vërtetën, gjysma janë çyryk, janë çyryk nga trutë e kokës që votojnë akoma Edi Ramën. Janë çyryk në shpirt, pasi ia ka përzënë fëmijët, pasi i ka bërë të paguajnë sa frëngu pulën, për shëndetësinë, për arsimin, ju thotë sillini këtu votat prapë, t’jua vë gjurin edhe njëherë mbi qafë. T’ju marrë edhe katër vjet të tjera, zvarrë. Sigurisht duhet të jesh çyryk që të pranosh edhe katër vjet të tjera Edi Ramën, Belindën dhe shoqninë tek 7×7=313.
Por, po e them edhe këtu, ky lloj çyrykllëku nuk është sëmundje e pashërueshme, është e shërueshme. E shërojmë duke hedhur hapin e parë më 11 maj, numrin 4, Koalicionin Euroatlantik, programin tonë, dhe duke marrë përgjegjësi përpara fëmijëve, para familjeve duke ju thënë: që nga ky moment nuk pranojmë të sillemi si dele, nuk pranojmë të sillemi si çyryk siç thotë Edi Rama, por do mendojmë me kokën tonë, për veten tonë, për familjet tona, për prindërit tanë, për fëmijët tanë, dhe i vetmi program, vetmi ekip që jua jep këtë mundësi, është Koalicioni euroatlantik, numri 4, me vizion dhe program tërësisht të realizueshëm sepse buron nga motivi ynë.
Motivi ynë nuk është t’i shpëtojmë SPAKU-ut, si Edi Rama dhe shokët e tij në trekëndëshin e Bermudës, por ta forcojmë SPAK-un që t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit.
Motivi ynë është që paratë t’i nxjerrim nga xhepat e shokëve nga 7×7=313-ta, e t’i kthejmë tek xhepat e qytetarëve. Motivi ynë është që këto para të punojnë për shqiptarët, për të përmirësuar fuqinë e tyre blerëse, për të ulur kostot e jetesës, për ta bërë pak më të përballueshme, fillimisht si në Kosovë e Maqedoni, mos themi edhe në Greqi, ku janë më lirë.
E mbi të gjitha, për të ndërtuar urën drejt të ardhmes, që është ura ku do të kalojë rinia shqiptare me programet tona ambicioze dhe në veçanti me ndërtimin e ekonomisë së re për rininë shqiptare, ekonomisë të së ardhmes që ka trokitur kudo përveçse në Shqipëri. Le ta lëmë të trokasë edhe në Shqipëri, duke nisur nga data 11 Maj, me votën për koalicionin euroatlantik.

The post “Çyrykllëku nuk është i pashërueshëm, 11 maji është kura”, Basha: Mos u sillni si dele, votoni për fëmijët tuaj, jo… appeared first on Sot News | Lajme.

“Ne nuk riciklojmë të vjetrën e korruptuar, ne ndërtojmë të ardhmen”, Basha: NEXTGEN, programi për të ndalur…

19 April 2025 at 20:27

Gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për programin NEXTGEN. Ai tha se ky program shënjestron problemet e rinisë që janë shkaktuar nga një qeveri që buxhetin 7.2 miliardë euro që pati në dispozicion e çoi tek 7×7-313.

Basha më tej vuri theksin në disa prej pikave, që sipas tij nuk do të lërë asnjë bir dhe bij shqiptari të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjeve të veta:

-Mbështetje financiare për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta, përmes mbulimit 50%-100% të tarifave universitare dhe ndihmës për qira e shpenzime jetese.
-Stazhe të paguara për 10 mijë studentë në vit për të lehtësuar kalimin nga shkolla në tregun e punës.
-Garanci kolaterali dhe interesa të zbutura për 30 mijë çifte çdo vit për të blerë ose marrë shtëpi me qira.
-Bonus për fëmijën e parë dhe të dytë pesëfish më i lartë, ndërsa për fëmijën e tretë 30 mijë euro.
-Ndërtimi i katër megaqendrave IT në Tiranë-Durrës, Fier-Vlorë, Elbasan-Korçë dhe Shkodër-Lezhë, me synimin për të trajnuar 25 mijë të rinj që do të kenë të ardhura qëfillojnë nga 2 mijë euro në muaj.

Basha theksoi se programi është projektuar për t’i dhënë fund largimit të të rinjve dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Janë disa aspekte të programit që shënjestrojnë problemet e rinisë. Problemi i parë, arrin çdo i ri dhe e re të studiojë atë që do? Sigurisht që jo. 1/3 e të rinjve që duan të marrin një profesion, të bëjnë një shkollë të lartë profesionale, pa leje më arsimin shkencor, nuk arrijnë dot për shkak të të ardhurave të familjes. Një vend me 7.2 miliardë euro shpenzime në vit nuk ka më asnjë justifikim përveçse korrupsionit, hajdutërisë dhe mungesës së vizionit. Ndaj angazhimi ynë i parë është që me buxhetin e parë të qeverisë së ardhshme nuk do të ketë bir dhe bij shqiptari të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjeve të veta. Dhe kjo parashikon si ardhjen në ndihmë me pagesën 50%-100% të taksës universitare, ashtu dhe pagesat mujore për ata që janë në nevojë ekstreme ekonomike për të paguar qeranë dhe shpenzimet mujore të jetesës gjatë studimeve. Për 10 mijë më të mirët çdo vit do të garantojmë stazhe të paguara nga qeveria, me një pagesë minimale, por që do të ofrojë një urë kalimi nga universiteti, nga studimi tek tregu i punës. Për çdiftet e reja, për 30 mijë prej tyre çdo vite do të ofrojmë garanci kolaterali dhe interesa të zbutura dhe të zeruara që të kenë mundësi të blejnë apo të marrin me qera strehën e tyre të parë dhe të themelojnë familjen e tyre. Natyrisht politikat në mbështetje të familjes, bonusi për beben e parë dhe të dytë, 5-fish i asaj që është sot dhe bonusi për beben e tretë 30 mijë euro. Targetojmë po kështu çiftet e reja, por targetojmë edhe katastrofën demokrafike që na ka servirur keqqeverisja dhe korrupsioni i Edi Ramës me zbrazjen e Shqipërisë, me largimin e të rinjve, me pamundësinë dhe rritjen e moshës së martesës dhe bërjes me fëmij të rinisë shqiptare. Por tani dua të kthehem tek një nga politikat tona kryesore për rininë, për Shqipërinë, për të nesërmen, tek investimi ynë i parë për nga volumi, domethënë për nga paratë që do të harxhojmë, nuk ka investim më të madh sesa investimi në teknlologjinë e informacionit që ne e kemi diskutuar me ekspertë të huaj. Me katër megaqendra të Teknologjisë së Informacionit, të shtrira në akset Fier-Vlorë, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë dhe Shkodër-Lezhë. Ku do të angazhojmë ekspertët më të mirë në Europë, në SHBA dhe Britaninë e Madhe, jo vetëm për të trajnuar rininë, por edhe për të trajnuar trajnuesit e ardhshmëm. Që ne të arrijmë të ecim me hapin e kohës, pse jo t’ia marrim dhe në kthesë komshinjve rajonal. Pra, me fjalën më të fundit të asaj që quhej deri dje ekonomia e të ardhmes, por që në fakt e ardhmja ka trokitur dhe është ekonomia e të sotmes. Akoma pa arritur këtë stad që ne synojmë me këtë lloj trajnimi, pagat në sektorin e Teknologjisë së Informacionit, ju e dini fare mirë, kanë arritur nivele 1500, 1800, 2000 mijë euro mesatare dhe deri 5 mijë, 6 mijë në nivele të larta. Synimi ynë është që të rinjtë dhe të rejat shqiptare që përvetësojnë teknologjinë e informacionit, 25 mijë të rinj e të reja në krye të katër viteve të hyjnë në këtë treg me të ardhura minimale prej 2 mijë eurosh e deri në 8 mijë euro, të punojnë këtu në vendin e tyre në vend që të largohen.
4, Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që me të njëjtin model që ju ka sjell kandidaturat, me të njëjtin model ka dhe programin, Kandidaturat reflektojnë vizionin tonë që është në programin tonë.

The post “Ne nuk riciklojmë të vjetrën e korruptuar, ne ndërtojmë të ardhmen”, Basha: NEXTGEN, programi për të ndalur… appeared first on Sot News | Lajme.

“Rinia peng i vjedhjeve të 7×7-313”, Basha me të rinjtë në Fier: Rama pretendon të luftojë korrupsionin me…

19 April 2025 at 19:18

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë zhvilloi një takim e të rinjtë e Fierit. Në fjalën e tij, ai tha se shokët e Ramës tek 313-ta, shoqet me rripa 1600 euro, ndërkohë që familjet në nevojë në Fier nuk marrin as ndihmën minimale.

Basha më tej ironizoi duke thënë se pretendojnë ta luftojnë korrupsionin me Belind Ballukun, që sipas tij, është vet korrupsioni qeveritar. Ndërsa këta të tjerët që bëjnë si opozitarë, do ta luftojnë korrupsionin me Ilir Metën në burg dhe Elvis Roshin Pëllumb Shullazin, deputetin e PS dhe kandidatë të tjerë që i kanë vendosur bashkëshisht.

Ai gjithashtu tha se këta nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të kuptuar hallet e rionisë shqiptare, jo më të formulojnë zgjidhje.

“Shokët tek 313-ta, shoqet kërcejnë nga belaja me rripat 1600 euro, me teshat e tjera të trupit zoti e di se sa kushtojnë, me botokse, me fillings e me të gjitha. Të gjitha bashkë, një valle e tyre është sa gjysma e buxhetit të bashkisësë Fierit për familjet në nevojë. Me çfarë parash i kanë bërë? Me paratë që kanë nxjerrë nga xhepat e qytetarëve. Taksat e prindërve tuaj. Me çmimet firifiu, janë dyfish më të larta sesa në Selanik në Greqi, këta do e fusin Shqipërinë në BE?! Këta do luftojnë korrupsionin?! Humor i ditës, Belinda do të luftojë korrupsionin, po Belinda është korrupsioni. Sado hallvë t’i gatuaj shefit, letrat shefi i çon gjithmonë tek vendi që të shpëtojë lëkurën e vet. Kot e ka dhe ai, sepse SPAK është mandatuar t’i shkojë deri në fund, deri në majë të piramidës së korrupsionit. Po këta të tjerët, këta të tjerët do të luftojnë korrupsionin duke nxjerr Ilir Metën nga burgu. Programi i tyre parashikon shtimin e të ardhurave duke nxjerr deputet Ilir Metën, Elvis Roshin, Pëllumb Shullazin, deputetin e PS dhe kandidatë të tjerë që i kanë vendosur bashkëshisht. Sepse bashkërisht i kanë asetet ekonomike, bashkëshirsht i kanë vendimet për të nxjerr të korruptuarit nga burgu, bashkërisht i mbyllën listat. Këta nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të kuptuar se ku është rinia shqiptare me hallet dhe problemet e saj. Se çfarë dëshirojnë të rinjtë e Fierit e të Tiranës, të Shkodrës e të Vlorës, e jo më pastaj të formulojnë zgjidhje” – tha Basha.

The post “Rinia peng i vjedhjeve të 7×7-313”, Basha me të rinjtë në Fier: Rama pretendon të luftojë korrupsionin me… appeared first on Sot News | Lajme.

“Pronat e shqiptarëve nuk do shkojnë më tek shokët e Ramës”, Basha me pronarët tek Pazari i Ri në Tiranë: Ku është e…

18 April 2025 at 14:59

Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Nevila Nika, Fatos Brahaj dhe Andi Prifti, vijoi takimet ditën e sotme me disa pronarë në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë, për të diskutuar për një nga plagët më të mëdha të padrejtësisë në Shqipëri: pronën e mohuar mijëra familjeve për dekada me radhë.

Basha tha se programi i Koalicionit Euroatlantik, paratë dhe pronat e shqiptarëve nuk do të shkojnë më në xhepat e shokëve të Ramës, por do t’u ofrojë shqiptarëve një zgjidhje të qartë dhe të zbatueshme, si:
Kthim të menjëhershëm të pronës ku është e lirë;
Kompensim me vlerë tregu ku prona është zënë;
Obligacione shtetërore të pagueshme çdo vit me 1/20 e vlerës;
Regjistrim me parimin Uti Posidetis – çdokush të mbajë atë që ka në përdorim ligjërisht.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Parimi i programit tonë është ky, prona ku është e lirë kthehet menjëherë tek pronari. Shteti automatikisht heq dorë nga çdo procedurë administrative, nga çdo proces gjyqësor, kundër pronarit që e ka pronën të lirë, pjesërisht apo totalisht. Aty ku pronanuk është e lirë, aty kompensohet me vlerë tregu. Dhe këtu është ndryshimi kryesor me qasjen që ka pasur kjo qeveri, por me thënë të drejtën edhe më përpara. Përpara ka pasur zvarritje. Kjo zgjidhet me vullnet politik, rikthehet prap tek parimi kryesor që është: prona e lirë i kthehet pronarit, prona jo e lirë kompensohet me vlerë tregu. Këtu vijmë tek çështja e vlerës. Ne kemi futur ekspertët tanë financiar për ta parë këtë dhe ata kanë arritur në një vlerë prej afro 8 miliardë euro.

Sepse janë pronat e zaptuara të pa dëmshpërblyera nga shteti, prona të tjera të zaptuara nga 7501, se zaptim është edhe 7501 dhe prona të zaptuara gjatë lëvizjeve demokrafike 90-2025 që është procesi legalizim formalizim. Fatura e këtyre tre zaptimeve, zaptime janë këto të treja, është afro 8 miliardë euro. 8 miliardë euro ne e kemi ndarë në 20 vite. Dhe është afërsisht 400 milionë euro në vit fatura për t’u dëmshpërblyer pronarët. Por sistemi, parimi me të cili do të funksionojë është obligacion shtetëror ku titulli njihet menjëherë dhe kthehet në një të drejtë të pronarit për ta monitizuar me 1/20 çdo vit për 20 vite. Prona e zonjës ka vlerë 1 milion euro, po e marr për thjeshtësi, të njihet obligacioni po marrë shembull 1 milion euro nga Banka e Shqipërisë, garante Banka e Shqipërisë plus Buxheti i Shtetit shqiptar. Me ekzekutim 1/20 vit për vit. Me titull ekzekutiv.

Dhe ky është një instrument që është përdorur në Kroaci dhe në disa vende të tjera se ne kemi parë se si mund ta bëjmë këtë punë dhe kemi kërkuar ekspertët më të mirë, gjermanët na e kanë këshilluar. 1/20 në vit, ti tani ke dy rrugë. Ose do marrësh 1/20 në vit për 20 vite, ose do të shkosh me këtë obligacion, se ky është si aksionet në një kompani, do shkosh në bankë dhe i thua unë kam këtë obligacion, me sa ma përkthen ti mua këtë. Tek një 1 milionëshi futet vlera e tregut përfshirë interesin sipas interesave të depozitave të Bankës së Shqipërisë, me projeksionin e atij momenti por që korrigjohet gjatë kohës. Ndonjëherë interesat bien, zakonisht kur duan të stimulojnë ekonominë, ku ka shumë lekë interesat rriten.

Pra gjithçka është brenda asaj, nuk është diçka që me ta bo me hile. Pra, në qoftë se ndodh një flikuacion i papritur, interesat rriten me 5% në vit, sigurisht ai 5% inkuadrohet tek 1 milionëshi. Prandaj themi ne me vlerë tregu. Kjo është ta kuptoni mirë sepse është diçka shumë e drejtë.

The post “Pronat e shqiptarëve nuk do shkojnë më tek shokët e Ramës”, Basha me pronarët tek Pazari i Ri në Tiranë: Ku është e… appeared first on Sot News | Lajme.

“Shqipëria nuk shkon në BE me model alla shqiptar që mbron të korruptuarit”, Basha: Vota për numrin 4 është votë për…

17 April 2025 at 14:21

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputet Abaz Tafa, zhvilluan takime me qytetarë dhe të rinj në Njësinë 12 në Tiranë. Në qendër të bisedave ishte rëndësia e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme dhe nevoja për një ndryshim të vërtetë në drejtimin e vendit.

Basha theksoi se modeli aktual i qeverisjes është i dështuar dhe se Shqipëria nuk mund të ecë drejt integrimit europian me një sistem ku, siç tha ai, “një brez i tërë mban mend vetëm një kryeministër”. Ai shtoi se një situatë e tillë nuk është shenjë demokracie, por një “model alla shqiptar” që nuk e çon vendin përpara.

“Në asnjë vend normal nuk ndodh që një brez i tërë të mbajë mend vetëm një njeri si kryeministër. Kjo nuk është demokraci, ky është model alla shqiptar. Mirëpo kështu nuk shkohet në Europë. Ai thotë ‘do ju jap pasaportat europiane’. S’ka asnjë shans të japë pasaporta europiane – maksimumi që mund të japë është leje dalje nga 7×7=313. Kushti për anëtarësimin në BE është që askush të mos dalë nga 7×7=313, por të futen edhe ata që kanë mbetur jashtë.

Mesazhi ynë për këto zgjedhje, për të gjithë, veçanërisht për rininë, është ky:
Voto Edi Ramën për të nxjerrë shokët nga burgu,
voto Sali Berishën për të nxjerrë Ilir Metën nga burgu,
voto numrin 4 – Koalicionin Euroatlantik, për ta çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe për të ndihmuar shqiptarët” – tha Basha.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për qytetarët, sidomos për të rinjtë, për të ndëshkuar korrupsionin dhe për të mbështetur drejtësinë. Ai ironizoi qasjen e kundërshtarëve politikë, duke thënë se programi i tyre është: “Na jep votën që të nxjerrim shokët nga burgu”, ndërsa programi i Koalicionit Euroatlantik është të mbushet plot 7×7=313 – për ta çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe për të rikthyer pasuritë në duart e qytetarëve.

“Se lekët ose do jenë në xhepat e shokëve të Ramës, ose në xhepat e shqiptarëve – s’mund të jenë njëkohësisht edhe tek ata, edhe tek shqiptarët. Ne jemi një lëvizje që synon t’i japë mbështetje SPAK-ut, për ta çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit. Vetëm ne e bëjmë këtë. Të tjerët kanë hallin e atyre që nxjerrin nga burgu, jo të qytetarëve.

Këta nuk duan ta luftojnë korrupsionin – këta janë korrupsioni.
Këta e duan votën për të nxjerrë shokët nga burgu.
Ky është programi i tyre: ‘Na jep votën që të nxjerrim shokët nga burgu’.
Programi ynë është i kundërt: na jep votën ta mbushim plot 7×7=313, sepse vetëm kështu kthehen paratë në xhepat e shqiptarëve” – u shpreh Basha.

The post “Shqipëria nuk shkon në BE me model alla shqiptar që mbron të korruptuarit”, Basha: Vota për numrin 4 është votë për… appeared first on Sot News | Lajme.

“Lekët te shokët, qytetarët blejnë me lista në dyqane”, Basha në Njësinë 9: Vota për Koalicionin Euroatlantik për të…

16 April 2025 at 14:16

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetja Orjola Pampuri, zhvilluan takime me biznese në Njësinë 9, në Tiranë, për t’u njohur me problemet që përballen.

Shitësja e një dyqani lagjeje, i tha Bashës se fuqia blerëse ka rënë shumë për shkak të shtrenjimit të çmimeve. Sipas saj, edhe pse jemi në 2025-ën, qytetarët vazhdojnë të blejnë me lista si para 20 vitesh.

“Puna ka rënë një çik, dobët është me thënë të drejtën, ka rënë puna goxha. Ushqimet, fruta, perimet, bulmeti që është shumë i shtrenjtë. Mundohen njerëzit ca me lekë, ca pa lekë, kur marrin rrogat, pensionet i sjellin. Me lista, ja të gjitha me lista, njësoj si para 20 vitesh. Referoju kësaj që jam në mes të Tiranës, imagjino pastaj si është në periferi” – u shpreh shitësja.

Pasi dëgjoi shqetësimet, Basha tha se ka një përkeqësim të thellë pasi dhe shumë njerëz janë larguar nga puna për shkak se sipërmarrjet janë në vështirësi.

“Ka një përkeqësim të thellë, edhe shumë njerëz kanë dalë nga puna. Isha dje në një fasoneri, janë në një presion të jashtëzakonshëm. Vetëm nga fasoneritë mund të jenë larguar 20-30 mijë gra kryesisht këto 10 muajt e fundit. E sjellshin një 400 – 500 mijë lekësh në shtëpi, tani nuk sjellin më. E njëjta gjë dhe me bujqësinë, ngaqë s’ia dalin dot e lënë punën” – tha ai.

Basha tha se shkaku i kësaj gjendje është fakti që ekonomia është në duart e një grushti njerëzish. Për këtë, ai tha se zgjedhja më 11 maj është ose lekët në xhepat e qytetarëve, ose në xhepat e Ramës dhe shokëve të tij tek 7×7-313.

“Gjithçka është në duart e një grushti njerëzish. Edhe lekët janë në duart e një grushti njerëzish. Prandaj në 11 maj zgjedhja është kjo, o lekët do t’i kenë ata, o lekët do t’i kthejmë në ekonomi, t’i kthejmë tek njerëzit, t’i kthejmë tek pensionet, t’i kthejmë tek pagat që të rritet konsumi, që të fillojë të marrë frymë biznesi i vogël dhe biznesi në tërrësi. Se lekët nuk mund të jenë edhe tek xhepat e Edi Ramës edhe në xhepat tuaj. Për ne është e qartë, shokët e tij tek 7×7-313, lekët në xhepat tuaj” – u shpreh Basha.

Gjatë takimeve kishte dhe nga ata qytetarë që shprehin nevojën e largimit të politikës së tranzicionit. Ndërsa Basha tha se vota për Ramën është për të liruar shokët nga burgu dhe vota për Berishën, për të liruar Metën. Sipas tij, vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik është për mbështetjen e biznesit.

“Qytetari: Do rrëzojmë Ramën me Saliun?

Basha: Patjetër që po. Të dy, se njëri tjetrin mbajnë ata. Votove Ramën, votove me i nxjerr shokët nga burgu, votove Ilirin me nxjerr Ilir Metën nga burgu. Vota e vetme ngelemi ne dhe mbështetje për biznesin, 4, Euroatlantikët”.

Nuk munguan as batutat e qytetarëve që mbështetjen për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik e shprehin me frazat e fushatë: “Pica katër stinët” – tha qytetarja.

The post “Lekët te shokët, qytetarët blejnë me lista në dyqane”, Basha në Njësinë 9: Vota për Koalicionin Euroatlantik për të… appeared first on Sot News | Lajme.

“Kush voton PD-në, voton Elvis Roshin”, Basha: Jo Edi Ramës dhe bishtave të tij!

16 April 2025 at 10:55

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me foton që ka dalë në media ku Elvis Roshi shihet duke bërë fushatë për Partinë Demokratike.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se kush voton PD-në, voton Elvis Roshin. Ai gjithashtu u bën thirrje qytetarëve ta refuzojnë Edi Ramën dhe bishtat e tij.

Postimi i plotë i Bashës:

Kush voton PD-në, voton Elvis Roshin.

❌ JO Edi Ramës dhe bishtave të tij!

✅ Voto numrin 4!
✅ Voto Koalicionin Euroatlantik

The post “Kush voton PD-në, voton Elvis Roshin”, Basha: Jo Edi Ramës dhe bishtave të tij! appeared first on Sot News | Lajme.

Basha ironizon Ramën: Vota për ty, për të nxjerrë shokët nga burgu – Vota për Koalicionin Euroatlantik, për t’i çuar…

15 April 2025 at 12:43

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi mbështetjen për SPAK-un. Basha pyet Ramën për shokët tek 313-ta, të kujt janë?

Ai më tej thotë se ka njeri që e beson, që Ilir Beqja, Veliaj apo Arben ‘Tigri’ vepronin pa dijeninë e kryeministrit.

Basha e mbyll videon duke thënë se vota për Ramën në 11 maj është votë për të nxjerrë shokët e tij nga burgu, ndërsa vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4, është votë për t’i çuar të gjithë tek 313.

“O Rame, si paske thënë sot që ti ishe pro SPAK dhe u kundër?! Po shokët tek 313 kush i ka mo Ram, unë apo ti? E Rame, kujton se do ua hedhësh njerëzve. Ka njeri që e beson mo Ram që Ilir Beqja firmoste koncensionet e shëndetësisë pa dijeninë tënde? Ka njeri që e beson që Erion Veliajt guxonte ta çonte në mend inceneratorin e Tiranës pa dijeninë tënde? Apo Arben ‘Tigri’ inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Apo Ter Koka, apo Gjush Dako? E mo Rame, e ke thon vet ti ‘fap, fap, fap’, prandaj e ke merakun mo Ram, s’ikën dot nga vallja me shokët tek 7×7-313. Sa herë bohesh gati ti me ik nga vallja, të tërheqin prap shokët nga mbrapa. Se burgu nuk është i leht për shokët mo Rame, me zi presin të mbash fjalën. Prandaj mo Ram, vota për ty në 11 maj, është vot për të nxjerr shokët e tu nga burgu mo Ram. Kurse vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4, është votë për t’i çuar të gjithë tek 7×7-313” – shprehet Basha.

The post Basha ironizon Ramën: Vota për ty, për të nxjerrë shokët nga burgu – Vota për Koalicionin Euroatlantik, për t’i çuar… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌