Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Robert Berisha i jep fund romancës me të dashurën 23 vite më të re. Zbulohet shkaku

By: Oldi
26 May 2025 at 12:06

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana, të cilët kanë ruajtur një marrëdhënie në distancë, prej kohësh nuk janë shfaqur më bashkë. Kjo ka bërë që fansat e çiftit të dyshojnë se mes tyre ka një krisje. Këngëtari vetë në intervista ka treguar se udhëtonte shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, por duket […]

The post Robert Berisha i jep fund romancës me të dashurën 23 vite më të re. Zbulohet shkaku appeared first on BoldNews.al.

Fshinë fotot në Instagram dhe nuk po shfaqen më bashkë, Robert Berisha ndahet nga Ana?

By: M C
18 May 2025 at 16:14

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana të cilët kanë ruajtur një marrdhënie në distacë, prej kohësh nuk janë shfaqur më bashkë. Kjo ka bërë që fansat e çiftit të dyshojnë se mes tyre ka një krisje.

Këngëtari vetë në intervista ka treguar se udhëtonte shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, por duket se raportet mes tyre nuk janë më si më parë.

Sipas burimeve për “Prive”, marrëdhënia e tyre është në krizë. Shenjat e ftohjes janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë jo njëri-tjetrin në Instagram.

The post Fshinë fotot në Instagram dhe nuk po shfaqen më bashkë, Robert Berisha ndahet nga Ana? appeared first on Albeu.com.

Krizë në lidhjen e Robert Berishës dhe Anës?

By: gaze tare
18 May 2025 at 10:32

Duket se lidhja mes Robert Berishës dhe partneres së tij, Ana, po kalon një periudhë të trazuar. Edhe pse çifti ka ruajtur një marrëdhënie në distancë prej disa vitesh, me këngëtarin që udhëton shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, raportet mes tyre nuk janë më si më parë.

Sipas burimeve për “Prive”, marrëdhënia e tyre është në krizë. Shenjat e ftohjes janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë jo njëri-tjetrin në Instagram.

Nëse kjo është një krizë kalimtare apo fundi i lidhjes së tyre, mbetet ende për t’u parë. Megjithatë, fansat kanë nisur të dyshojnë për një ndarje të mundshme, sidomos pas mungesës së shfaqjeve të përbashkëta kohët e fundit.

The post Krizë në lidhjen e Robert Berishës dhe Anës? appeared first on iconstyle.al.

Vajza e tyre Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa…(Foto)

16 May 2025 at 12:35

Një ditë e veçantë për vajzën e këngëtares Nora Istrefi dhe Robert Berishës. Renee, vajza e tyre mbushi plot 10 vite jetë, dhe festoi ditëlindjen në një ambient të dekoruar plot ngjyra, me një tematikë magjike “under the sea”, ku ajo ishte padyshim “super ylli” i ditës.

Edhe pse Nora dhe Roberti janë të ndarë prej kohësh, ata treguan edhe një herë se kur bëhet fjalë për Renee-n, dashuria prindërore është ajo që i bashkon. Të dy ndanë momente nga festa në rrjetet sociale, duke e uruar të bijën me fjalë të ëmbla dhe përplot emocione.

“Gëzuar ditëlindjen për dritën e syve të mi, Renee 10”, shkroi Nora në një story, ndërsa Roberti postoi një foto të vajzës me tortën në formë ylli dhe mbishkrimin “Ti je një yll”, duke e bërë të qartë se Renee është krenaria e tij më e madhe. Festën e mbuluan dekorime elegante, shumë ngjyra pastel dhe buzëqeshje një kujtim i bukur për një ditëlindje që nuk kishte si të ishte më e lumtur.

The post Vajza e tyre Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa…(Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Me kë po kalon kohë së fundmi Robert Berisha? Kush është fiksimi i tij i radhës?

By: Auto Mita
12 May 2025 at 15:59

Qyteti i Prishtinës është i njohur për rrugët e ngarkuara dhe trafikun e dendur, veçanërisht gjatë orëve të paraditës e mesditës.

Në këtë kaos të përditshëm, Vespa vjen si një zgjidhje e shkëlqyer për të gjithë ata që kërkojnë lehtësi dhe shpejtësi në lëvizje.

Dhe kush më mirë se Robert Berisha, muzikanti dhe moderatori i njohur, mund të na tregojë se sa praktike dhe elegante janë këta motorë?

Në një video të fundit të realizuar nga Ventoro Motors, Robert Berisha shihet duke lëvizur me një motor Vespa nëpër rrugët e Prishtinës.

Ai i shmanget me lehtësi kolonave të gjata të makinave, duke shijuar një ditë me diell në kryeqytet. Kjo jo vetëm që nxjerr në pah aftësinë e Vespa për të manovruar lehtësisht në trafik, por gjithashtu ilustron stilin dhe elegancën që ky motor mund të sjellë në jetën e përditshme.

Vespa ka qenë gjithmonë sinonim i lëvizshmërisë urbane. Me dizajnin e saj kompakt dhe motorët ekonomikë, ajo ofron një mënyrë të shkëlqyer për të lëvizur në qytete të ngarkuara si Prishtina.

Robert Berisha, me eksperiencën e tij si artist dhe moderator që udhëton shpesh, e vlerëson shumë këtë aspekt të Vespës. Ai dëshmon se Vespa nuk është vetëm një mjet transporti, por një mënyrë jetese që ofron liri dhe fleksibilitet.

Përveç prakticitetit, Vespa qëndron gjithashtu për stil dhe elegancë. Siç shihet në pamje, Robert Berisha duket i qetë dhe i sigurt teksa lëviz nëpër rrugët e Prishtinës, duke treguar se Vespa është zgjedhja perfekte për ata që duan të kombinojnë funksionalitetin me stilin.

Dizajni klasik dhe ngjyrat e ndritshme e bëjnë Vespën një ikonë të vërtetë të modës në rrugë.

Videoja e Robert Berishës me Vespën është më shumë se një gjiro nëpër Prishtinë; është një thirrje për të gjithë qytetarët që të eksplorojnë alternativat më praktike dhe ekologjike për lëvizjen e tyre të përditshme.

Në një kohë kur trafiku dhe ndotja janë shqetësime të mëdha për qytetet moderne, Vespa ofron një zgjidhje të qëndrueshme dhe tërheqëse.

Për të gjithë ata që duan të përjetojnë lirinë e lëvizjes në qytet, ndërkohë që qëndrojnë stil dhe të mprehtë, Vespa është zgjedhja e duhur dhe Robert Berisha është ambasadori ideal për të përçuar këtë mesazh.

Me Vespën, rrugët e Prishtinës nuk duken më aq të ngarkuara, por bëhen pjesë e një aventure të përditshme plot energji dhe pozitivitet.

Motorët Vespa gjenden në Ventoro Motors në kuadër të AutoMita!

Për më shumë informata vizitoni showroom-in e Auto Mita ose kontaktoni në +38345600456

The post Me kë po kalon kohë së fundmi Robert Berisha? Kush është fiksimi i tij i radhës? appeared first on Telegrafi.

‘Vazhdoj të bëj’/ Robert Berisha konfirmon ndërhyrjet estetike

By: gaze tare
18 March 2025 at 16:25

Robert Berisha ka pranuar hapur ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Weekend”, ai tha se është ndër të parët që ka bërë Botox, por pas tij bëjnë e gjithë shoqëria.

“Nuk kam pritur të dashurën të bëj Botox, vazhdoj të bëj, domethënë ka lloj-lloj komentesh. Kur kam shkuar unë në atë kohë nuk kanë shkuar meshkujt, tani krejt shoqëria ime shkon. Para 5-6 viteve kur e kam parë veten, kam pyetur edhe ato karriget e lëkurës që i kemi në makinë, a është më mirë të kesh gërricje a t’i lustrosh, pse të kesh pesë vija në fytyrë.

Këngëtari deklaroi se nuk do t’ia kërkonte asnjëherë gruas së tij që të bënte ndërhyrje në fytyrë.

“Nuk e besoj që mund t’ia kërkosh, nëse burri e kërkon edhe ka respekt për atë burrë e kisha bërë, edhe unë e kisha bërë për partneren time. Unë s’kisha mundur t’ia kërkoja, sepse të paska dalë prej qejfit.”

Ai theksoi se për pamjen fizike partneren do ta këshillonte vetëm që të humbte peshë.

“Ndoshta në pamjen fizike, sepse është e mirë edhe për shëndet. Nuk është vështirë t’i thuash një njeriu që e do.”

The post ‘Vazhdoj të bëj’/ Robert Berisha konfirmon ndërhyrjet estetike appeared first on iconstyle.al.

Komentet në rrjet pasi kërceu në dasmë me Santianën, reagon ashpër Robert Berisha

By: gaze tare
15 October 2024 at 10:24

Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës.

I revoltuar, pasi u shpërndarë video teksa po kërcente me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Santiana Malokun, Berisha thotë se nuk ka mbetur as të kërcejë e të bëjë atmosferë pasi menjëherë bëhet viral.

“Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se hor të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë cent kompleksi, krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien”, u shpreh ai.

Më tej ai shton: “Në emër të kompanisë time ‘ndezim ndeja e ahengje’ ju kërkoj falje krejt juve që nuk keni qenë mbrëmë aty me u kënaq si ne”.

Në postim, ai e etiketoi edhe të dashurën e tij Ana Skrel, duke i thënë se në raste të tjera do të jenë së bashku.

The post Komentet në rrjet pasi kërceu në dasmë me Santianën, reagon ashpër Robert Berisha appeared first on iconstyle.al.

❌
❌