Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryevepra romantike e Shubertit, për herë të parë në TKOB

27 June 2025 at 07:57

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Një nga kryeveprat më të ndjera të periudhës së romantizmit vjen për herë të parë në skenën shqiptare.

Këtë fundjavë publiku artdashës do të mund të ndjekë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, shfaqjen “Mullixhesha e Bukur” (Die schöne Müllerin) të kompozitorit austriak Franc Shubert (Franz Schubert).

“Mullixhesha e Bukur” është një cikël këngësh nga Shuberti, i kompozuar në vitin 1823, bazuar në 20 poezi të Vilhelm Myler (Wilhelm Müller).

Shfaqja shpalos një histori dashurie të pafat, me një thellësi emocionale që prek çdo shpirt. Cikli tregon historinë e një nxënësi të ri të mullirit, i cili bie në dashuri me vajzën e mullixhiut, dashuri e cila do të ketë fund tragjik. Shpresa, xhelozia dhe dëshpërimi ndërthuren në një cikël liedesh me poezitë e Vilhelm Mylerit, që sjellin një tregim të ndjerë poetik, nga baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi.

Koncerti do të shfaqet ditën e shtunë, në ora 20:00, në Hollin Koncertor të TKOB-së.

/a.f//r.e/

The post Kryevepra romantike e Shubertit, për herë të parë në TKOB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryevepra botërore “Carmina Burana” rikthehet në skenën e TKOB

26 June 2025 at 17:53

Me solistë të mirënjohur, korin dhe orkestrën Simfonike, vepra e Carl Orff, “Carmina Burana” rikthehet në Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

Nën drejtimin e dirigjentit, Sergio Alapont, kryevepra botërore e kompozitorit gjerman, erdhi për publikun shqiptar edhe me interpretimin e Korit të Zërave të Bardhë i cili u bashkohet profesionistëve, për të krijuar një natë të mbushur me emocione dhe energji.

Sopranoja Nina Muho, e cila ka interpretuar më parë në këtë vepër, rikthehet me një përvojë të shtuar dhe një lidhje të thellë emocionale me rolin.

“Është një personazh shumë delikat roli i sopranos që unë performoj në këtë vepër, në një nga pjesët e saj flet për dashurinë e një vajze, për epshet që ajo përmban, për dashurinë që ajo përjeton. Një ndër veprat më të thjeshta që unë mund të performoj dhe pse kërkon një interpretim stilistik të vokalit ashtu si vetë jetë, kontrastet”, tha sopranoja.

Baritoni Armando Likaj, i njohur për interpretimet e tij dramatike, e konsideron këtë vepër si një nga sfidat më të mëdha të repertorit baritor.

“Është një vepër komplekse, ka një vokal shumë kompleks. Është një rol sfidues. Qëndron një ironi e fortë ndaj asaj ca thuhet dhe çfarë ka të nënkuptuar”,  u shpreh ai.

Carmina Burana është një kantatë e kompozuar në 1935 dhe 1936, bazuar në 24 poezi nga një koleksion mesjetar poemash të shkruara në latinisht dhe gjuhë të tjera të Mesjetës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryevepra botërore “Carmina Burana” rikthehet në skenën e TKOB appeared first on Euronews Albania.

“On the Road”, pianisti Robert Bisha koncert në TKOB

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ “On the Road” titullohej koncerti i pianistit Robert Bisha i shfaqur mbrëmjen e djeshme në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

I rikthyer pas 16 vitesh në skenën e TKOB, Bisha solli për të pranishmit një udhëtim muzikor i mbushur me energji eksperimentuese, intimitet dhe vizione që përshkojnë peizazhe mistike dhe metafizike.

Në koncert ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili në një postim në rrjetet sociale ndau momente nga ky koncert si dhe nga takimi me dirigjentin Peter Michael Garst.

“Me Peter Michael Garst dhe Martha Garst pas shfaqjes Piano Solo të Robert Bisha në TKOB, ku në nëntor do kemi një koncert të dirigjuar nga miku i Shqipërisë, drejtuesi i një aktiviteti humanitar në ndihmë të shkollave tona rurale në vitet e vështira 1993 – 2009, dirigjenti prej mbi gjysëm shekulli, Peter Michael Garst (në skena të disa vendeve si: Gjermani, Zvicër, Austri, Francë, Itali, Spanjë, Hollandë), për t’u detajuar si program me drejtorin Aulon Naçi dhe në një format mirënjohjeje e shenjë nderimi për familjen Garst që ndjehet shqiptare në zemër”, tha Gonxhja.

Pianisti Robert Bisha përcolli me virtuozitet një vizion unik i të bërit muzikë, i pasur në përvojë dhe poezi.

Zgjedhja e një blues‑i të lashtë mesdhetar, ritmet shqiptare, ballkanike dhe të Lindjes së Mesme, tema nordike, harmonitë nga lashtësia e muzikës tradicionale evropiane deri tek kërkimet për traditat avangarde dhe natyrisht stilemat origjinale ishin pjesë e koncertit të pianistit Robert Bisha.

Robert Bisha është një virtuoz i pianos, i vlerësuar nga kritika. Lindi në 1984, në Vaun e Dejës, dhe kreu studimet në Itali, kur megjithëse diplomohet për piano, mund të konsiderohet poli-instrumentist e gjithashtu kompozitor. Zakonisht në koncertet e tij, ai luan në disa vegla muzikore. Robert Bisha ka kompozuar edhe për kinematografinë italiane, duke arritur të marrë vlerësime si çmimi i parë “Premio Pertini” si dhe çmimin më të rëndësishëm italian “David di Donatello”, për kolonën zanore të filmit “Anija”, i Roland Sejkos.

/k.s/ /a.g/

The post “On the Road”, pianisti Robert Bisha koncert në TKOB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dashuria dhe tradita në skenë, etno-muzikali “Zare” vjen sërish në TKOB

By: Besnik
9 June 2025 at 19:09

Etno-muzikali “Zare”, një nga shfaqjet më të bukura të repertorit artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Zare” nuk është thjesht një shfaqje e zakonshme, por një muzikal i plotë ku ndërthuren muzika, vallja, kënga dhe aktrimi.

Këtë herë, etno-muzikali vjen i konceptuar ndryshe, duke përfshirë valle nga jugu, veriu dhe Shqipëria e Mesme, ndërsa nuk mungojnë edhe risitë.

“Zare vjen i konceptuar si muzikalisht ashtu edhe në aspektin koreografik. Nuk do të ketë këngëtarë të ftuar, por do të jenë artistët dhe solistët e ansamblit, së bashku me grupin vokal. Pjesa koreografike do të interpretohet nga valltarët e ansamblit kombëtar, dhe në këtë rast është shtuar edhe një grup i ri. Sa herë përmendet ‘Zare’, publikut i vjen në mendje personazhi i famshëm. Libreti lidhet me historinë e dashurisë mes dy të rinjve. Gjithë shfaqja është ndërtuar me numra artistikë muzikorë dhe koreografikë, që përfshijnë valle nga jugu, Shqipëria Mesme dhe veriu”, thotë Sokol Marsi, drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.

“Zare” është një etno-muzikal që ngjitet në skenë me gjithë fuqinë e këngës, valles dhe traditës, duke sjellë një histori dashurie mes dy të rinjve që na kthen në kohët kur dashuria shprehej në gjeste të vogla dhe këngë të mëdha.

“Etno-muzikali ‘Zare’ është një histori dashurie mes dy të rinjve, ku Zarja është nga jugu dhe Arberi nga veriu. Kjo histori pasqyron edhe thyerjet e konceptimeve që akoma ekzistojnë në shoqërinë tonë, për shkak të babait dhe vëllait të Zares. Në brendësi të shfaqjes përfshihen valle dhe këngë popullore shumë të përpunuara bukur, që ruajnë identitetin tonë kombëtar. Nuk është një modernizim, por një formë e re e paraqitjes së folklorit tonë. Kjo është një rikthim, pasi ka evoluar dhe janë përfshirë artistë të rinj. Përfshihen tre zona kryesore: veriu, Shqipëria e Mesme dhe jugu. Ngjarjet fillimisht zhvillohen në Tiranë, pastaj në Përmet dhe në Shkodër”, thotë koreografi Andrea Kokeri.

Një udhëtim i paharrueshëm mes motiveve popullore, kostumeve autentike dhe emocioneve që vetëm folklori ynë di të zgjojë, etno-muzikali “Zare” do të ngjitet në skenë mbrëmjen e 10 qershorit, si pjesë e programit artistik të këtij muaji.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dashuria dhe tradita në skenë, etno-muzikali “Zare” vjen sërish në TKOB appeared first on Euronews Albania.

“Portret koncert” dhe “Përtej kufijve”, dy koncertet e TKOB-së në fundjavë

By: Kult Plus
30 May 2025 at 15:15

Këtë fundjavë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të sjellë “Portret koncert”.

Mbrëmja e së shtunës premton më shumë se një mbrëmje muzikore, por një reflektim të dy portreteve artistike që ngjiten në skenë këtë 31 maj në TKOB.

Nga njëra anë, Dejon Bendaj, violinist që nga fëmijëria, i rritur me skenën dhe çmimet ndërkombëtare, vjen me një teknikë që digjet nga pasioni. Dhe nga ana tjetër, Zamir Kabo, pianist i formuar në akademitë më prestigjioze të Evropës, vjen me një interpretim që flet plot ndjeshmëri dhe forcë.

Dy artistët bashkohen për të sjellë në jetë veprat e Mozart, Prokofiev dhe Bartok, duke krijuar një mbrëmje që jo vetëm dëgjohet por edhe ndjehet. Dejon Bendaj dhe Zamir Kabo do të rikthejnë muzikën e dhomës në qendër të emocioneve.

Kjo mbrëmje muzikore do të pasohet nga një tjetër aktivitet në TKOB, ku kësaj here pianisti Kabo do të shoqërojë soprano Ana Naqe në koncertin “Përtej kufijve”.

“Përtej kufijve” është një udhëtim që nis me hijeshinë e romancës gjermane dhe përfundon në kulmet dramatike të operës italiane. Nga ndjeshmëria e Strauss dhe Korngold, tek forca shprehëse e Verdit, Bellinit e Cilea-s./ KultPlus.com

“Kaleidoscope” dhe “Suitë në Re”, dy balete premierë për publikun shqiptar në TKOB

By: Kult Plus
26 May 2025 at 20:00

Baletet “Kaleidoscope” dhe “Suitë në Re” do të ngjiten premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, për tre netë me radhë, më 26, 27 dhe 28 maj.

Publiku do të përjetojë dy botë të ndryshme të baletit që bashkëjetojnë mbi të njëjtën skenë, duke sjellë emocione, estetikë dhe reflektim përmes lëvizjes.

Koreografi kanadez Peter Quanz, i njohur ndërkombëtarisht për krijimtarinë e tij të sofistikuar, sjell për herë të parë në Shqipëri veprën “Kaleidoscope”, një koreografi që magjeps me shpërthimin e ngjyrave, formave dhe energjisë.

Kjo vepër, e krijuar fillimisht për American Ballet Theatre në vitin 2005, është një manifestim i shpirtit që transformohet në çdo sekuencë, duke sjellë një realitet të ri koreografik sa herë që skena merr frymë.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Baleti që do të sjellim në skenë është krijuar në vitin 2005 për Teatrin Amerikan të Baletit, dhe sot, pas kaq shumë vitesh, mbetet po aq aktual. Kjo është hera e parë që vihet në skenën shqiptare dhe jam shumë i lumtur që sjell një frymë të tillë. Vepra vjen si premierë me skenografi të përshtatur për teatrin tuaj dhe kostumografi tërësisht të re. Si një kaleidoskop i vërtetë, çdo lëvizje sjell një pamje të re; çdo sekuencë, një bukuri që zhduket e lind sërish”, thotë koreografi Peter Quanz:

Pas këtij udhëtimi vizionar me “Kaleidoscope”, publiku zhytet në një univers krejtësisht ndryshe me “Suitë në Re”, një krijim origjinal nga koreografi Alvaro Dule.

“Jam këtu për herë të parë për një krijim të ri në trupën e Teatrit të Baletit të Shqipërisë. Vepra koreografike ‘Suitë në Re’ është frymëzuar nga muzika, e cila është e harmonizuar në një tonalitet. Kjo kërkon një simetri dhe një dialog me muzikën. Vepra ndërtohet përmes solove, duke treguar një dialektikë mes akademizmit të kërcimtarëve dhe strukturës baroke, të sjellë sot me një frymë të re. Kemi në skenë muzikë live”, thotë koreografi Alvaro Dule.

Bazuar në muzikën baroke të Handel-it, ky balet ndërthur klasiken me bashkëkohoren, përmes një ndjeshmërie elegante dhe një ndërtimi koreografik që lëviz nga solo të thella në duete të ndjera, e deri te harmonia e një kuinteti.

Pesë balerinë të trupës së TKOB-së i japin jetë një vepre ku trupi flet, ndjen dhe rrëfen, duke lidhur epokat përmes bukurisë së baletit./KultPlus.com

Teatri Kombëtar sjell “Ferma e Kafshëve”

By: Kult Plus
2 May 2025 at 18:11

Alegoria e famshme “Ferma e Kafshëve” që flet mbi pushtetin, manipulimin e masave, që duket se është kthyer testament politik i autorit Geroge Orwell, Teatri Kombëtar e risjell në skenë pas 5 vitesh.

Vepra satirike mbi pushtetin, propagandën, premtimeve në dukje të duhura që zgjedhësit i çojnë në shtypje, është ky subjekti që autori zgjedh t’i vendosë në gojën e kafshëve, për të fshikulluar realitetet politike.

“‘Ferma e Kafshëve‘ flet Shqip, flet shumë për historinë e një populli që ka kaluar në diktaturë, dhe se sa e brishtë është më pas ajo që vjen pas një sistemi kaq të gjatë“shprehet regjiorja, Driada Dervishi.

Regjisorja Driada Dervishi, është gjithmonë besnike që veprat e saj t’i shkojnë për shtat realitetit./tvklan/KultPlus.com

“Rrëfimi i tingujve”, koncerti i jashtëzakonshëm i një pianisti të verbër

28 April 2025 at 14:35

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Tinguj të ndjerë u rrëfyen në Hollin Koncertor të TKOBAP-së, duke prekur të gjithë artdashësit e pranishëm në sallë.

Pianisti i jashtëzakonshëm Nicola Pio Nasca solli një rrëfim muzikor që shkoi përtej notave, përtej shikimit, drejt thellësive të shpirtit njerëzor. Koncerti i titulluar “Rrëfimi i tingujve” solli një artist me ndjeshmëri të lartë që sheh përmes shpirtit.

Nicola Pio Nasca solli një udhëtim muzikor përmes veprave të Bach, Liszt, Chopin dhe Albeniz.

“Nuk është më çudi që sallat e TKOBAP-së mbushen plot e përplot në çdo shfaqje apo koncert”, shkruhet në faqen online të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

Pianisti Nicola Pio Nasca është vetëm 22 vjeç, nga Bari i Italisë. Ai është pianisti i parë italian me mungesë shikimi që në lindje, i cili ka përfunduar studimet në piano, duke dëshmuar një shembull frymëzues të forcës dhe dashurisë për artin.

/r.e/a.f/

The post “Rrëfimi i tingujve”, koncerti i jashtëzakonshëm i një pianisti të verbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Opera Gala”, 150 artistë sjellin magjinë e muzikës klasike në TKOB

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në datat 17 dhe 18 prill do të ngjitet shfaqja “Opera Gala”, që pritet të sjellë orkestrën simfonike, korin, trupën e baletit dhe solistët në një performancë të jashtëzakonshme nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont dhe me koreografi e regji të mjeshtrit Renato Zanella.

Sipas njoftimit të TKOB, publiku do të ketë mundësinë të udhëtojë përmes disa arieve më të dashura të muzikës klasike, ndërsa do të shijojë pjesë nga Moxart, Verdi, Puçini apo Shtraus.

“Kjo shfaqje është një mënyrë për të celebruar muzikën me të gjithë artistët. Janë disa numra muzikore të disa kompozitorëve ku secili prej numrave shpërfaq dashurinë. Muzika, zëri, vallëzimi është art i gjallë, që duhet të mbetet në teatër”, tha Renato Zanella gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e kësaj shfaqjeje. 

 “Kënaqësi që jam këtu për këtë event të rëndësishëm. Do doja të nënvizoja një fjalë, gëzim, është ai fill që lidh artistët me publikun, dhe është ky koncept që duhet ndjejë edhe populli që ka mbushur sallat për të ndjerë muzikën”, tha dirigjenti Sergio Alapont.

Për artistët është e bukur që kjo shfaqje vjen pikërisht në pranverë, një periudhë që lidhet me rilindjen ndërsa tregojnë se çfarë do të sjellin këto mbrëmje.

 “Mblidhen shumë vepra bashkë, që në shumicën e titujve që kanë, mbyllja është goxha tragjike dhe dramatike, e ndonjëherë harrojmë ato bulëzat e bukura të gëzimit që kalojnë këto personazhe të rëndësishëm, që pothuajse të gjithë ne në panel i këndojmë në këtë vepër. Por pjesa e trishtë që ato kanë largohet, duke mbajtur dashurinë si fjalë kryesore, gëzimin, xixat e bukura të sjella bashkë. Është koncert i veçantë se jo gjithmonë na bie fati të jemi të gjithë protagonistë kryesorë në të njëjtën skenë”, u shpreh mezosopranoja Vikena Kamenica.

Ndërsa, balerina e parë e TKOB pohoi se “galaja në vetvete përmban shumëllojshmëri muzike, baletin dhe e bëjnë të gëzueshme e jo të mërzitshme për publikun. Publiku do ta mirëpresë se ka vërtet alegri”.

Opera gala do të zgjasë dy orë dhe do të sjellë në skenë 150 artistë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

/r.e/a.f/

The post “Opera Gala”, 150 artistë sjellin magjinë e muzikës klasike në TKOB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Opera Gala”, 150 artistë sjellin magjinë e muzikës klasike në TKOB

16 April 2025 at 18:06

Mbrëmjet e 17 dhe 18 prillit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të jetë sheshi i një ngjarjeje unike dhe të paharrueshme për dashamirësit e muzikës dhe baletit.

Shfaqja “Opera Gala” do të sjellë së bashku orkestrën simfonike, korin, trupën e baletit dhe solistët në një performancë madhështore nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont dhe me koreografi e regji të mjeshtrit Renato Zanella.

 “Kjo shfaqje është një mënyrë për të celebruar muzikën me të gjithë artistët. Janë disa numra muzikore të disa kompozitorëve ku secili prej numrave shpërfaq dashurinë. Muzika, zëri, vallëzimi është art i gjallë, që duhet të mbetet në teatër”,-tha Renato Zanella.

 “Kënaqësi që jam këtu për këtë event të rëndësishëm. Do doja të nënvizoja një fjalë, gëzim, është ai fill që lidh artistët me publikun, dhe është ky koncept që duhet ndjejë edhe populli që ka mbushur sallat për të ndjerë muzikën”,-tha dirigjenti Sergio Alapont.

Publiku do të ketë mundësinë të udhëtojë përmes disa arieve më të dashura të muzikës klasike, ndërsa do të shijojë pjesë nga Mozart, Verdi, Puçini apo Strauss.

Për artistët është e bukur që kjo shfaqje vjen pikërisht në pranverë, një periudhë që lidhet me rilindjen ndërsa tregojnë se çfarë do të sjellin këto mbrëmje.

 “Mblidhen shumë vepra bashkë, që në shumicën e titujve që kanë, mbyllja është goxha tragjike dhe dramatike, e ndonjëherë harrojmë ato bulëzat e bukura të gëzimit që kalojnë këto personazhe të rëndësishëm, që pothuajse të gjithë ne në panel i këndojmë në këtë vepër. Por pjesa e trishtë që ato kanë largohet, duke mbajtur dashurinë si fjalë kryesore, gëzimin, xixat e bukura të sjella bashkë. Është koncert i veçantë se jo gjithmonë na bie fati të jemi të gjithë protagonistë kryesorë në të njëjtën skenë”,- tha Vikena Kamenica, mezosoprano.

“Galaja në vetvete përmban shumëllojshmëri muzike, baletin dhe e bëjnë të gëzueshme e jo të mërzitshme për publikun. Publiku do ta mirëpresë se ka vërtet alegri. Është bërë një punë e jashtëzakonshme”, Enada Hoxha, primabalerina.

Opera gala do të zgjasë dy orë dhe do të sjellë në skenë 150 artistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Opera Gala”, 150 artistë sjellin magjinë e muzikës klasike në TKOB appeared first on Euronews Albania.

Margarita Xhepa, ikona e kinematografisë dhe teatrit përcillet për në banesën e fundit!

4 April 2025 at 13:23

Mes shumë të afërmve familjarë, por dhe kolegë e aktorë ishin të pranishëm sot në homazhet dedikuar aktores së madhe Margarita Xhepa.

Homazhet nisën në orën 10.00 dhe u zhvilluan në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit(TKOB).

Me lule dhe duartrokitje është përcjellë për në banesën e fundit ikona e teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa.

The post Margarita Xhepa, ikona e kinematografisë dhe teatrit përcillet për në banesën e fundit! appeared first on Sot News | Lajme.

“Karnavalet” sjellin atmosferë feste në TKOB

26 March 2025 at 10:32

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Opereta “Karnavalet” solli një atmosferë festive që në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, ku spektatorët u përfshinë në “festën e maskave” duke pozuar me to.

Opereta me muzikën e Avni Mulës, u vu në skenë nga e bija, sopranoja e mirënjohur Inva Mula, e cila kësaj here ishte në cilësinë e regjisores. Shfaqja shumë e dashur nga publiku u soll nga një kast artistësh nga më të mirët e skenës shqiptare. Në skenë u rikrijua imazhi magjik i karnavaleve të Korçës, atmosfera e kalldrëmeve dhe kostumeve të fillim shekullit të kaluar, me situata të sikletshme për personazhet por që shkaktuan të qeshura tek publiku.

Artistët përcollën dramën e çiftit Olimbi dhe Nikollaq Jorganxhi të cilët nuk gjejnë dot një dhëndër dinjitoz për bijën e tyre, Afrovitin.

“Karnavalet” erdhën me dy kaste artistësh, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, të drejtuar nga Elda Laro dhe Dritan Lumshi. Sonte “Karnavalet” do të jenë përsëri në skenën e TKOB.

Opera karnavalet, Foto: Agim Dobi
1 nga 10

The post “Karnavalet” sjellin atmosferë feste në TKOB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koncerti “Brez pas brezi”, tradita e veriut dhe e jugut bashkohen në skenën e TKOB

14 March 2025 at 22:07

Brez pas brezi e trashëgojmë traditën e këngës dhe valles shqiptare, është koncerti që u ngjit të enjten në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në kuadër të projektit “Edukim përmes Artit”, Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve ka përcjellë për muaj me radhë vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare tek brezi i ri.

Nga Veriu në Jug, tradita bashkoi në një skenë të vetme: Shkollën Kombëtare të Baletit, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Shkollën “Qemal Stafa”, Shkollën “Ismail Qemali”, Shkollën “Gramoz Palushi”, International Dance Academy Albania, Virtuozët e vegjël, ALBA FOLK, Liceun Artistik “Jordan Misja”, trupën e valles dhe korin e Ansamblit Kombëtar.

Të rinjtë performuan në skenë këngët dhe vallet tona traditë me qëllimin madhor për ruajtur dhe tejçuar tek të rinjtë vlerat më të bukura të trashëgimisë sonë shpirtërore.

E enjtja ishte një mbrëmje e veçantë, kushtuar pasurisë sonë folklorike, ku arti dhe tradita erdhën së bashku për të vijuar brez pas brezi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Koncerti “Brez pas brezi”, tradita e veriut dhe e jugut bashkohen në skenën e TKOB appeared first on Euronews Albania.

Stina e re në TKOB nisi me dy premiera absolute

By: Kult Plus
3 March 2025 at 12:22

Pranvera nisi në TKOBAP me dy premiera absolute dhe një kryevepër klasike.

Filizat e rinj të kompozicionit, fitues të çmimit “Çesk Zadeja” për kompozitorët e rinj, sollën krijimet e tyre në një koncert të jashtëzakonshëm nga Orkestra Simfonike e TKOBAP-së.

Kompozitori Kris Sopiqoti solli premierën absolute të “Sonority”, ndërsa kompozitori Endri Sina premierën absolute të sinfonietës “Paladea”. Sopiqoti ishte fituesi i çmimit të parë në konkursin “Çesk Zadeja” me veprën “Sonority” për orkestër harqesh.

“Vepra “Sonority” është kompozuar për konkursin “Çesk Zadeja”, edicioni II, organizuar nga TKOB dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ajo përfshin spektrin, harmoninë dhe polifoninë dhe është një vepër kontemporane ku do të dëgjoni një miks të këtyre 3 cilësive të muzikës”, u shpreh kompozitori Sopiqoti në faqen online të TKOB-së. Ndërsa kompozitori Endri Sina, shpjegoi se vepra e tij e llojit sinfonietë është ciklike, ku koha e parë është pastorale, e dyta lamento, e treta valle dhe e katërta allegro.

Një tjetër vepër e luajtur në koncert ishte e Sergei Prokofiev, koncert për violinë n. 1 në Re Mazhor, Op. 19, i cili interpretua nga violinisti Leonard Simaku./atsh/KultPlus.com

Stina e re në TKOB nisi me dy premiera absolute

3 March 2025 at 11:27

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Pranvera nisi në TKOBAP me dy premiera absolute dhe një kryevepër klasike.

Filizat e rinj të kompozicionit, fitues të çmimit “Çesk Zadeja” për kompozitorët e rinj, sollën krijimet e tyre në një koncert të jashtëzakonshëm nga Orkestra Simfonike e TKOBAP-së.

Kompozitori Kris Sopiqoti solli premierën absolute të “Sonority”, ndërsa kompozitori Endri Sina premierën absolute të sinfonietës “Paladea”. Sopiqoti ishte fituesi i çmimit të parë në konkursin “Çesk Zadeja” me veprën “Sonority” për orkestër harqesh.

“Vepra “Sonority” është kompozuar për konkursin “Çesk Zadeja”, edicioni II, organizuar nga TKOB dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ajo përfshin spektrin, harmoninë dhe polifoninë dhe është një vepër kontemporane ku do të dëgjoni një miks të këtyre 3 cilësive të muzikës”, u shpreh kompozitori Sopiqoti në faqen online të TKOB-së. Ndërsa kompozitori Endri Sina, shpjegoi se vepra e tij e llojit sinfonietë është ciklike, ku koha e parë është pastorale, e dyta lamento, e treta valle dhe e katërta allegro.

Një tjetër vepër e luajtur në koncert ishte e Sergei Prokofiev, koncert për violinë n. 1 në Re Mazhor, Op. 19, i cili interpretua nga violinisti Leonard Simaku.

Orkestra Simfonike e TKOB, fotot nga Agim Dobi
1 nga 5

/r.e/a.f/

The post Stina e re në TKOB nisi me dy premiera absolute appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miliona lekë nga Abule, TKOB tek Ajola Xoxa/ Mesazhet e financiereve që i nxjerrin zbuluar

By: V K
26 February 2025 at 14:27

Një tjetër skandal nga dosja hetimore e SPAK-ut e zbardhur nga gjykata, eshte publikuar sot ku tregohet se si miliona lekë kanë kaluar nga TKOB (Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit) tek Elman Abule dhe nga ky i fundit tek OJF e Ajola Xoxës.

Mesazhet e dy financiereve, ajo e Elman Abules dhe Ajola Xoxës, nxjerrin zbuluar të gjithë skemën.

Ekonomistja e Elman Abules, i nis Adela Kondakçiut disa foto që duket se kanë lidhje në përmbajtje të tyre me dy kontrata qiraje të lidhura mes “Rametal” sh.p.k. dhe TKOB. Konkretisht, sipas njërës kontratë, “Rametal” sh.p.k. merr përsipër të japë me qira, pra të përfitojë të ardhura nga TKOB nëpërmjet qirasë në këtë rast, një seri artikujsh të përcaktuar në aneks, për baletin “Preljocaj”.

Po kështu, në kontratën tjetër “Rametal” sh.p.k. i jep me qira TKOB një seri artikujsh skenikë, këtë radhë për eventin “Sonoma”, i përmendur më lart kur folëm për financimet e marra nga “BYL-A” prej Bashkisë Tiranë dhe KRK-së.

Shumat e qirasë për rastin e baletit “Preljocaj” është 1.213.380 lekë dhe për “Sonoma” 1.868.220 lekë.

Këto shuma është rënë dakord të kalohen në llogarinë bankare të “Rametal” sh.p.k. me përfaqësues shtetasin Elman Abule, i cili ka nënshkruar dhe kontratat, me transfertën përkatëse bankare.

 

KOMUNIKIMET MES FINANCIEREVE

Në këtë moment, Adela Kondakçiu, në faqen 52 i thotë bashkëbisedueses: “Për pjesën e rakordimit bashkë do flas me shefen.”

Ekonomistja i përgjigjet: “Po pa merak. Këtë e zgjidhim.”

Deri në këtë moment, edhe pse është e qartë se “Rametal” sh.p.k. financon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë eventet artistike të organizuara nga OJF-të e shtetases Ajola Xoxa, sipas organit procedues nuk kuptohet pse këto kontrata qiraje janë objekt diskutimi mes dy financiereve.

Më pas, në lidhje me këtë nis të kuptohet diçka, kur Adela Kondakçiu në faqen 55 i kërkon ekonomistes të dijë sa është diferenca për t’u faturuar nga ata (kuptohet nga OJF që organizon eventin).

Ekonomistja i përgjigjet: “8326.25 (euro) është pagesa që kemi bërë ne për La Veronal.” Adela i thotë se sipas llogarive të saj i bie një vlerë prej 2.016.000 lekësh me TVSH dhe kërkon konfirmim për këtë.

Pasi merr kohë, ekonomistja i përgjigjet në faqen 57 se: “Totali i faturës të TOB është 36.436 euro, prej së cilës duhet të zbriten 8326 euro pagesa për La Veronal dhe 6072 euro TVSH. Në përfundim vlera është 22.037 euro.”

Adela i përgjigjet në faqen 5859 se ajo nuk i ka vlerat totale, por ka një konfirmim nga Keti (Ketrina Braho-“Harabel”) vetëm vlerën 28.800 euro, e cila duhet të mbulohet nga “Rametal” sh.p.k.

Interesant në këtë pikë është fakti se kjo vlerë që duhet të mbulohet nga “Rametal” sh.p.k., pra duhet të faturohet nga një prej OJF-ve ose shoqërive të Ajola Xoxës është pak a shumë me vlerën e faturave të lëshuara nga “Rametal” për TOB.

Në faqen 59 të komunikimeve ekonomistja i dërgon dy fatura të prodhuara nga “Rametal” sh.p.k. për Teatrin e Operës, për vlerën 1.456.056 lekë dhe 2.241.864 lekë.

Në faqen 61 Adela Kondakçiu i thotë që, në mënyrë që edhe “Rametal” mos paguajë TVSH, faturat të mos bëhen tani në dhjetor.

Ekonomistja i përgjigjet në faqen 62: “Më mire për ne me TVSH.”

Në vijim Adela Kondakçiu e pyet në faqen 63: “Po përshkrimet në fatura si doni që t’i bëjmë?”

Ekonomistja ia kthen: “Ka ndonjë hapësirë të na i bëni nga ‘Harabel’ faturat?”

Adela i përgjigjet po në faqen 63: “Nëse e bëjmë nga harabel i bije që do e bëjmë sponsorizim. Është dhe pa tvsh në fakt” (faqe 64).

Pra, nga këto komunikime më së paku rezulton e qartë se faturat që lëshohen nga OJF e shtetases Ajola Xoxa janë fiktive në shërbimet që supozohet të kenë ofruar. Në këtë rast, nga “Rametal” sh.p.k. kërkohet që një OJF të lëshojë faturë për një sh.p.k. si “Rametal” sh.p.k., por kjo duket e pamundur objektivisht, pasi një organizatë jofitimprurëse mund të përfitojë vetëm sponsorizime nga subjekte të tjera private. Akoma më qartë del qëllimi i bashkëbiseduesve për të prodhuar fatura, të cilat nuk pasqyrojnë realisht shërbimin e kërkuar dhe të ofruar, por shërbejnë vetëm për të kaluar shumën e të hollave te llogaria bankare e “Partners law”.

Konkretisht, në faqen 64, ekonomistja i përgjigjet Adela Kondakçiut: “Shiko, nëse ju pret puna e bëjmë pas pushimeve. Në të kundërt bëje nga PARTNERS. CA TË THEM. Se nuk e di as unë tani.”

Adela vijon duke e pyetur: “Po të bëjmë faturë qira për pajisje nga një shpk? Jo Partners dmth”.

Edhe nga kjo rezulton e qartë se faturat që do të lëshohen në emër të “Rametal” sh.p.k., nga OJF-të e kontrolluara nga shtetasja Ajola Xoxa, janë tërësisht fiktive.

Ekonomistja i përgjigjet: “Po edhe ashtu mirë është.”

Në vijim kujtohet dhe shton: “Po i bie që edhe kontratën që bëm për Preljocaj duhet ta bëjmë me këtë shpk që do na bëni faturën. Se nuk lidhen pastaj.”

Adela Kondakçiu i thotë që me Preljocajn kanë bërë transport. Ekonomistja i thotë edhe pajisje dhe shton: “SE IDEJA ËSHTË QË NË KEMI NJË KONTRATË ME PRELJOCAJ POR SKEMI FATURË. DHE PËR ATË JEMI ZBULUAR.”

Në këtë moment, Adela Kondakçiu e pyet nëse këtë kontratë e kanë dorëzuar diku, por ekonomistja e “Rametal” i përgjigjet: “Deri tani jo. Vetëm noterja e ka.”

Adela Kondakçiu i drejtohet ekonomistes duke i thënë: “Doja të njoftoja që po bëj këtë faturën për Rametal sot për diferencat e TOB. Faturën do e bëj nga Partners Laë edhe do të jetë me TVSH.”

Pra, më në fund vendosin se nga do të lëshohet fatura dhe shoqëria është “Partners Law” sh.p.k. e shtetases Ajola Xoxa.

Ekonomistja i përgjigjet: “Në rregull.” Faqe 71. Adela Kondakçiu i dërgon vlerën: “22.000 euro plus tvsh.”

Përgjigjja është: “Ok. Adela Kondakçiu i kërkon ekonomistes të konfirmojë nëse është bërë pagesa e faturës për Partners.”

Ekonomistja i përgjigjet në faqen 73 se akoma nuk e kanë mbyllur dhe do e njoftojë sapo të procesohet.

Pra, në të gjithë këtë skemë të shpjeguar nga gjykata në mënyrë analitike rezulton se TKOB ka bashkëpunuar me OJF e Ajola Xoxës për shfaqjet, ndërsa Elman Abule përmes “Rametal” ka dhënë miliona lekë për kostumografi dhe skenografi.

 

Këtë e pohon dhe Elman Abule, në deklarimet e tij para prokurorëve ku shprehet se do të zhvillohej një shfaqe artistike dhe Rametal ka mbuluar logjistikën.

Shfaqjen nuk e di kush e organizonte. Tregon se është organizuar me urgjencë pasi kështu ia ka kërkuar Marisa, e cila kishte biseduar me Ajolën. Ka sqaruar se pagesat e marra nuk i mban mend dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me shumën e arkëtuar.

“Është pyetur në lidhje me shërbimin që i ka ofruar Teatrit të Operës dhe Baletit, dhe shpjegon se do të zhvillohej një shfaqe artistike dhe Rametal ka mbuluar logjistikën. Shfaqjen nuk e di kush e organizonte. Tregon se është organizuar me urgjencë pasi kështu ia ka kërkuar Marisa, e cila kishte biseduar me Ajolën. Ka sqaruar se pagesat e marra nuk i mban mend dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me shumën e arkëtuar”, ka deklaruar Abule para prokurorëve./Oranews

The post Miliona lekë nga Abule, TKOB tek Ajola Xoxa/ Mesazhet e financiereve që i nxjerrin zbuluar appeared first on Albeu.com.

Baleti “La Stravaganza” i Angelin Preljocajt, rikthehet nesër në TKOB

23 February 2025 at 14:57

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Rikthehet nesër në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit shfaqja “La Stravaganza”.

“La Stravaganza” është një balet i krijuar në vitin 1997 nga koreografi i njohur me origjinë shqiptare, Angelin Preljocaj. Ky balet trajton temën e përplasjes midis kulturave të shekullit të 17-të dhe asaj moderne, duke eksploruar konceptet e emigracionit dhe ndërveprimit midis së kaluarës dhe së tashmes.

Muzika përfshin vepra të Antonio Vivaldit, i cili shkroi në shekullin e 18-të një grup koncertesh me të njëjtin titull, “La Stravaganza”, si dhe kompozime elektronike nga artistë bashkëkohorë si Evelyn Ficarra, Robert Normandeau dhe Åke Parmerud.

Preljocaj krijoi “La Stravaganza” për New York City Ballet si pjesë e projektit “Diamond Project III”, me premierën më 22 maj 1997. Që atëherë, baleti është interpretuar nga trupa të ndryshme në mbarë botën.

Premiera në Shqipëri u mbajt në maj të vitit 2014 për t’u rivënë disa herë në vitet pasardhëse.

Tanimë baleti rikthehet sërish në datat 24-25-27 shkurt, ora 19:00.

Të interesuarit mund t’i marrin biletat pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:

  • 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
  • Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

The post Baleti “La Stravaganza” i Angelin Preljocajt, rikthehet nesër në TKOB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Angelin Preljocaj dhe Erion Kruja sjellin në skenën e TKOB dy balete të fuqishme

By: Kult Plus
18 February 2025 at 14:00

Dy emra të shquar të skenës ndërkombëtare në fushën e baletit, Angelin Preljocaj dhe Erion Kruja, sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dy balete të veçanta: “La Stravaganza” dhe “Intricate Threads of Humanity”. Këto dy vepra artistike vijnë si një eksplorim i përvojës njerëzore, ku baleti bëhet gjuha universale që shpreh ndjenjat, kontrastet dhe kompleksitetin e jetës.

“La Stravaganza”, e cila rivjen në TKOB, është një vepër që ndërthur elementet e traditës me ato të modernitetit. Ajo është krijuar nga Angelin Preljocaj, një nga koreografët më të njohur bashkëkohorë me origjinë shqiptare.

Me një koreografi të fuqishme dhe ekspresive, ky balet eksploron kalimin mes epokave, ndikimin e ndryshimeve kulturore dhe përplasjen mes botës së vjetër dhe asaj të re.

Ndërkohë, koreografi Erion Kruja, një tjetër artist shqiptar me karrierë të suksesshme ndërkombëtare, sjell premiere absolute në skenën e TKOBAP-së “Intricate Threads of Humanity”, një vepër që zhytet në thellësitë e sjelljes dhe emocioneve njerëzore.

Me një qasje të guximshme ndaj koreografisë dhe një ndjeshmëri të veçantë ndaj muzikës dhe skenografisë, Erion Kruja do të krijojë një eksperiencë të paharrueshme për publikun.

Këto dy balete do të vijnë për publikun artdashës në datat 24, 25 dhe 27 shkurt./atsh/KultPlus.com

Angelin Preljocaj dhe Erion Kruja sjellin në skenën e TKOB dy balete të fuqishme

18 February 2025 at 13:50

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Dy emra të shquar të skenës ndërkombëtare në fushën e baletit, Angelin Preljocaj dhe Erion Kruja, sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dy balete të veçanta: “La Stravaganza” dhe “Intricate Threads of Humanity”. Këto dy vepra artistike vijnë si një eksplorim i përvojës njerëzore, ku baleti bëhet gjuha universale që shpreh ndjenjat, kontrastet dhe kompleksitetin e jetës.

“La Stravaganza”, e cila rivjen në TKOB, është një vepër që ndërthur elementet e traditës me ato të modernitetit. Ajo është krijuar nga Angelin Preljocaj, një nga koreografët më të njohur bashkëkohorë me origjinë shqiptare.

Me një koreografi të fuqishme dhe ekspresive, ky balet eksploron kalimin mes epokave, ndikimin e ndryshimeve kulturore dhe përplasjen mes botës së vjetër dhe asaj të re.

Ndërkohë, koreografi Erion Kruja, një tjetër artist shqiptar me karrierë të suksesshme ndërkombëtare, sjell premiere absolute në skenën e TKOBAP-së “Intricate Threads of Humanity”, një vepër që zhytet në thellësitë e sjelljes dhe emocioneve njerëzore.

Me një qasje të guximshme ndaj koreografisë dhe një ndjeshmëri të veçantë ndaj muzikës dhe skenografisë, Erion Kruja do të krijojë një eksperiencë të paharrueshme për publikun.

Këto dy balete do të vijnë për publikun artdashës në datat 24, 25 dhe 27 shkurt.

/r.e/

The post Angelin Preljocaj dhe Erion Kruja sjellin në skenën e TKOB dy balete të fuqishme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Besim Zekthi, mjeshtri i madh i valles popullore

5 February 2025 at 16:26

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit kujtoi në ditën e tij të lindjes, mjeshtrin e madh të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi (1936-2020).

TKOB e cilësoi Besim Zekthin si “figurën e ndritur që la një trashëgimi të pashlyeshme në artin koreografik dhe interpretimin skenik”.

Besim Zekthi, një legjendë e skenës shqiptare, interpretoi mbi 200 valle si solist, duke krijuar qindra figura artistike që mbeten të paharrueshme.

Gjithashtu ai ishte koreografi i disa prej valleve më ikonike: “Dasma e Rugovës”, “Për flamur, për atdhe”, “Valle me motive të Mirditës”, etj. Ai ishte virtuozi që i dha Shqipërisë “Gjerdanin e Artë” në Festivalin e Dizhonit në Francë dhe që me energjinë, temperamentin dhe mjeshtërinë e tij, magjepsi spektatorët në skenat e Ballkanit, Europës, Azisë dhe Afrikës.

Besim Zekthi, laureat i dhjetëra çmimeve e titujve, u vlerësua edhe me titullin më të lartë, “Nder i Kombit”.

/r.e/a.f/

The post Besim Zekthi, mjeshtri i madh i valles popullore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌