Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2025Main stream

U shkarkua nga Bledi Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, ja sa do dëmshpërblehet

By: V K
20 July 2025 at 13:29

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pasi Gjykata Administrative e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, të cilët rrëzuan ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos.

Në bazë të këtij vendimi përfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash mujore, që përkon me afatin pesëvjeçar të mandatit të tij të ndërprerë, në vlerën totale prej rreth 100 mijë euro.

Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama, kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen.

Arsyeja zyrtare për largimin e tij, ishte “mosrealizimi i objektivave”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, është dhënë më 26 qershor 2025 dhe ende nuk dihet nëse qeveria do të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda afatit 30-ditor.

Sakaq, Gledis Nano, është në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK.

The post U shkarkua nga Bledi Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, ja sa do dëmshpërblehet appeared first on Albeu.com.

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

By: Ardit
20 July 2025 at 13:22

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pasi Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe […]

The post U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Bledi Çuçi me deputetët e rinj të PS: Tregova për reformat kyçe që kemi përpara për Shqipërinë 2030 në BE

By: redi
18 July 2025 at 19:55

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka ndarë foto nga Akademia Politike e PS-së, aty ku këtë të premte u shfaq si lektor. Po ashtu Çuçi ka treguar edhe temat që trajtoi me deputetët e rinj të PS-së, që nga shtatori do ti shohim në Kuvend. ”Kënaqësi të ndaja sot eksperiencën time parlamentare e politike me kolegët e rinj deputetë të Partisë Socialiste e të diskutonim…

Source

Universiteti Western Balkans nderon z. Yohei Sasakawa, Kryetarin e Fondacionit Nippon, me “Doctor Honoris Causa”

By: admin
13 June 2025 at 23:54

Universiteti Western Balkans organizoi një ceremoni solemne me rastin e akordimit të titullit akademik “Doctor Honoris Causa” për z. Yohei Sasakawa, kryetar i Fondacionit Nippon, në vlerësim të lidershipit të tij vizionar dhe kontributit të jashtëzakonshëm në mirëqenien globale, përfshirjen sociale dhe dinjitetin njerëzor.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Universitetit Western Balkans në prani të përfaqësuesve akademikë dhe diplomatikë. Ndër të ftuarit e nderit ishin Ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Sh.T. Z. Ermal Muça, Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Sh.T. Znj. Kikuko Kato, rektorë të disa universiteteve, si dhe përfaqësues të botës akademike.

Në fjalën e hapjes Dr. Ornela Çuçi, Këshilltare për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Western Balkans, theksoi rëndësinë e këtij momenti jo vetëm për institucionin, por edhe për rolin që ai luan si një urë bashkëpunimi ndërkombëtar dhe promovues i vlerave universale.

Ndërkohë, Rektori i WBU, Prof. Dr. Ferdinand Gjana vlerësoi kontributin e veçantë të z. Sasakawa, duke theksuar përkushtimin e tij mbi katër dekada në luftën kundër lebrës dhe diskriminimit ndaj personave të prekur, si dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e jetës.

Ambasadori Sh.T. Z. Ermal Muça ofroi një perspektivë diplomatike mbi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, duke theksuar se personalitete si z. Sasakawa janë urë lidhëse mes kulturave dhe model frymëzimi për bashkëpunim ndërkombëtar në shërbim të njerëzimit.

Ndërsa Ambasadorja japoneze, znj. Kikuko Kato, vlerësoi mikpritjen shqiptare dhe theksoi rëndësinë që Japonia i kushton figurave që mishërojnë idealin njerëzor. Ajo e konsideroi këtë titullin e dedikuar për Kryetarin e Fondacionit Nippon, si një akt që shkon përtej vlerësimit akademik dhe përfaqëson denjësisht rolin e z. Sasakawa në ndikimin global.

Në përmbyllje, z. Yohei Sasakawa mbajti një fjalim emocional dhe frymëzues, ku ndau rrugëtimin e tij jetësor, nga një fëmijëri e shënuar nga humbja dhe vështirësitë e pasluftës, drejt një jete të përkushtuar ndaj kauzave humanitare dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor. Ai shprehu mirënjohjen për këtë nderim të veçantë dhe përcolli mesazhe të forta për të rinjtë mbi rolin e empatisë, qëllimit dhe veprimit në ndërtimin e një bote më të drejtë.

Yohei Sasakawa, lindur në Tokio në vitin 1939, pas dy dekadave në sipërmarrje, i kushtoi jetën humanizmit. Ai ka bashkëpunuar ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, qeveri dhe organizata ndërkombëtare për eliminimin e lebrës dhe për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të prekur prej saj. Një ndër arritjet më të rëndësishme ishte rezoluta e OKB-së e vitit 2008, e miratuar njëzëri, që dënon diskriminimin ndaj personave të prekur nga lepra dhe familjarëve të tyre, një moment historik në mbrojtje të dinjitetit njerëzor.

The post Universiteti Western Balkans nderon z. Yohei Sasakawa, Kryetarin e Fondacionit Nippon, me “Doctor Honoris Causa” appeared first on Albeu.com.

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

By: Ardit
7 June 2025 at 18:22

Nga Ornela Çuçi Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës ngrihet mbi qytet, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë për gjithçka që djegim çdo ditë në këtë vend: shëndetin, turizmin, transparencën, dhe të ardhmen. Në vend që të riciklojmë plastikën, po riciklojmë premtimet, siç edhe në këtë […]

The post Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës? appeared first on BoldNews.al.

Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë që…

By: M C
7 June 2025 at 16:29

Nga Ornela Çuçi

Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës ngrihet mbi qytet, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë për gjithçka që djegim çdo ditë në këtë vend: shëndetin, turizmin, transparencën, dhe të ardhmen.

Në vend që të riciklojmë plastikën, po riciklojmë premtimet, siç edhe në këtë fushatë zgjedhore. Në vend që të mbledhim mbetjet, po mbledhim grimcat e dioksinave në mushkëri. Dhe ndërkohë që flitet për 12 milionë turistë, ata dhe gjithë banorët e Vlorës sot frymojmë PAH, PCB, dhe grimca PM2.5 në doza që as libri i toksikologjisë nuk i përballon pa maskë.

Dioksinat nuk kanë nevojë për pasaportë europiane për të hyrë në gjakun tonë, as për tender publik për të na dhënë kancer. Dhe plumbi që emetohet sot në Vlorë? Ai vendoset në tru të fëmijëve më shpejt se çdo plan mësimor.

Landfilli i Sherishtës nuk është më një problem teknik. Është një simbol tragjik i paaftësisë për të menaxhuar të djeshmen pa djegur të nesërmen.

Nëse ka një erë që s’mund ta mbulojë më as deti i Jonit, është ajo e politikes që digjet në të njëjtin zjarr me plehrat. Dhe siç ndodh gjithmonë, ata që frymojnë më shumë janë ata që kanë fajin më pak.

Ndërkohë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit krijoi një Agjenci Kombëtare të Mbetjeve, jo për të ndaluar djegien e plehrave, por ndoshta për të djegur ndonjë listë të re pagash. Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem funksional të mbetjeve, ka nevojë për disa vende pune dhe ca fonde ndërkombëtare të reja për të justifikuar “angazhimin”.

Dhe kur tymi ngrihet, fondet zbresin rafishatë në manaxhim të ministrisë. Ironike, apo jo?

Sa për kryetarin e bashkisë, i ngarkuar me përgjegjësinë ligjore për të menaxhuar dhe mbrojtur qytetin nga ndotja, ka zgjedhur ta denoncojë landfillin në prokurori, si të ishte ndonjë kalimtar i rastësishëm që u kap i papërgatitur nga zjarri.

Edhe këtë vit ka vendosur që të ndjekë dikë në drejtim të paditur!

Po të mos e dinim që është vetë përgjegjës për menaxhimin e tij, do mendonim se e paska djegur ndonjë turist i dehur dhe jo paaftësia e institucioneve që kanë dekada që e mbulojnë problemin me baltë e më pas me zift.

E ndoshta ndonjë ditë do kuptojmë që flakët e landfillit nuk janë vetëm pasojë e mbetjeve, por e indiferencës sonë kolektive që digjet ngadalë, pa tym, por me pasoja shumë më të rënda.

The post Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë që… appeared first on Albeu.com.

Dritë në Letër, Errësirë në Kabllo: Qarku i Shkurtër i Sigurisë Moderne

By: admin
2 June 2025 at 14:55

nga Ornela Çuçi

Pak kohë më parë, gadishulli Iberik u përfshi nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike që zgjati disa orë, duke lënë miliona qytetarë në errësirë. Megjithëse shkaqet mbeten të paqarta, ngjarja provokoi një valë teorish të ndryshme – disa të bazuara në çështje teknike, të tjera të mbështetura në spekulime, dhe disa që ende qarkullojnë në tryeza të mbyllura të diskutimeve gjeopolitike.

Ngjarja solli në vëmendje një realitet të pakëndshëm: sistemi energjetik global është më i ndërlidhur, më kompleks dhe më i cenueshëm se kurrë më parë. Në të njëjtën linjë, edhe Shqipëria u përball së fundmi me ndërhyrje të rëndësishme në sistemet e të dhënave personale dhe qeveritare, duke ekspozuar në mënyrë të qartë shkallën e papërgatitjes përballë sulmeve kibernetike.

Këto episode janë shenja të një epoke të re pasigurie, në një botë që po përjeton një periudhë të zgjatur turbullimi dhe paqartësie. Nga pandemia globale te krizat e zinxhirit të furnizimit, nga lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme te ndryshimet klimatike që, megjithëse me ndikim të madh, janë lënë në harresë si pjesë e diskursit publik, e deri te transformimet digjitale të pakontrolluara – këto fenomene nuk përfaqësojnë më thjesht tranzicione, por një gjendje të vazhdueshme krize sistemike.

Brenda këtij peizazhi të fragmentuar dhe të tensionuar, energjia e pastër shpesh paraqitet si një zgjidhje universale – e përshkruar si e lirë, e pashtershme dhe gjithnjë e disponueshme. Por aktualisht, kjo premisë ekziston më tepër në prezantime sesa në realitetin praktik. Turbinat ndërtohen, panelet ngrihen, por pyetjet thelbësore shpesh mbeten pa përgjigje: çfarë ndodh kur fryn më pak erë? Kur dështon një server? Kur mungon një teknik në terren?

Megjithëse energjia e rinovueshme ka bërë përparime të konsiderueshme në aspektin ekonomik, infrastruktura që siguron funksionimin e saj të qëndrueshëm mbetet e paplotësuar. Problemi nuk qëndron më te mungesa e dritës, por te mungesa e rrjeteve të modernizuara, sistemeve të ruajtjes dhe kapaciteteve njerëzore për mirëmbajtje. Energjia është shndërruar nga një çështje teknike në një çështje sigurie kombëtare dhe mbijetese sociale.

Në të njëjtën kohë, edhe vetë natyra e kërcënimeve ka ndryshuar. Në vend të defekteve mekanike, kërcënimet vijnë nga algoritme të manipuluara; në vend të kabllove të djegura, nga fushata të organizuara dezinformimi. Kërcënimet hibride – që përfshijnë sulme kibernetike, sabotim fizik dhe destabilizim institucional – e kanë shndërruar energjinë në një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm globalisht. Në Evropë, kjo çështje po trajtohet si urgjencë në çdo vend.

Paradoksi është i qartë: ndërkohë që përpiqemi të bëjmë më të pastër prodhimin e energjisë, po e bëjmë gjithnjë e më të brishtë shpërndarjen e saj. Dhe ndërsa deklaratat për paqe dominojnë forume ndërkombëtare, kapitalet globale po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga energjia e qëndrueshme drejt sektorit të mbrojtjes. Një shembull emblemë është Gjermania, e cila, me ardhjen e qeverisë së re, shpalli ambicien për t’u shndërruar në një superfuqi ushtarake – një deklaratë që u bë nga baza e saj e re ushtarake në Lituani.

Roli i institucioneve ndërkombëtare është transformuar gjithashtu. Nga dhurues fondesh, ato janë bërë arkitektë të sigurisë energjetike globale. Por këto përpjekje bien ndesh me realitetin në terren: mungesën e kuadrove të specializuara, rregullatorëve efektivë dhe vullnetit të qëndrueshëm politik.

Siguria energjetike nuk mund të mbështetet më vetëm në financimet e BERZH-it apo në dokumentet strategjike të UNDP-së. Ajo kërkon veprim konkret dhe të matshëm: diversifikim real të burimeve, sisteme të decentralizuara të ruajtjes së energjisë, eficiencë të detyruar, liberalizim të kontrolluar dhe, mbi të gjitha, forcim të kapaciteteve njerëzore. Këto nuk janë më zgjedhje politike, por parakushte funksionale për stabilitetin ekonomik dhe social. Në Shqipëri – ashtu si në shumë vende të rajonit – dilema mbetet e qartë dhe e përsëritur: “Kë të adresojmë më parë?!”, në një kontekst ku infrastruktura është e vjetruar, kuadrot teknike të pakta dhe planifikimi energjetik shpesh shteron në dokumente të papërkthyera në zbatim praktik.

Në mënyrë që tranzicioni energjetik të mos ngelet një shpresë e shtyrë në të ardhmen, por të bëhet një realitet i prekshëm, ai duhet të shkëputet nga retorika dhe të përqafohet si sistem. Një sistem i aftë të parashikojë, të absorbojë dhe të përballojë jo vetëm ngarkesat elektrike, por edhe streset ekonomike, politike dhe klimatike që e vënë në provë. Duhet të jetë një arkitekturë që reziston, por edhe që mëson – që rritet me krizat dhe nuk shembet prej tyre.

Ndërprerjet, mungesat e furnizimit, rrjetet e mbingarkuara nuk janë më skenarë të jashtëzakonshëm – janë skenarë bazë që duhet të përfshihen në çdo politikë publike. Sepse një shoqëri që humbet dritën – në kuptimin literal dhe metaforik – humbet edhe kontrollin mbi rrjedhën e saj historike. Në një epokë ku ndriçimi nuk është luks, por premisë për dinjitet, për zhvillim dhe për siguri, çdo minutë pa energji është një minutë më afër destabilizimit.

Në shekullin XXI, energjia nuk është më thjesht dritë. Nuk është thjesht elektriciteti që vjen nga një linjë transmetimi. Ajo është zinxhiri i padukshëm që mban gjallë ekonominë, shëndetësinë, arsimin, administratën, sistemet e mbrojtjes dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Është strategji. Është mbijetesë. Është mburojë. Është baza mbi të cilën qëndrojnë institucionet, teknologjia dhe rendi publik. Dhe pa të, asnjë sistem tjetër nuk mund të funksionojë me qëndrueshmëri – asnjë plan afatgjatë nuk mund të ketë kuptim, asnjë reformë nuk mund të jetë e zbatueshme, dhe asnjë vizion nuk mund të realizohet.

The post Dritë në Letër, Errësirë në Kabllo: Qarku i Shkurtër i Sigurisë Moderne appeared first on Albeu.com.

Çuçi: Vlora po shkon drejt zyrtarizimit pa kthim me 9 mandate

By: redi
14 May 2025 at 21:41

Partia Socialiste në qarkun Vlorë është duke fituar 9 mandate teksa po vijon ende procesi i numërimit të votave të diasporës. Drejtuesi politik i PS-së në këtë qark, Bledi Çuçi ka reaguar me një mesazh falenderimi për votuesit, strukturat e PS-së, diasporën, komisionerët, numëruesit dhe skuadrën e kandidatëve. ”E gjithë kjo përpjekje ia ka vlejtur teksa ne po shkojmë tashmë pa kthim drejt…

Source

Çuçi: Saranda transformim historik, perla e Mesdheut me turizëm 6-mujor të garantuar

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi nga Saranda, ku edhe u zhvillua sot takimi përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit, tha se Vlora si qark, por sidomos Saranda “ka pësuar një transformim historik, nga një qytet i harruar me turizëm 1-mujor sot është perla e Mesdheut, me turizëm 6-mujor të garantuar”.

“Çfarë energjie sot në këtë takim përmbyllës të fushatës këtu në Sarandë ku për një muaj kemi qenë me ju për t’i kërkuar shqiptarëve votën për mandatin e katërt. Kemi qenë me ju gjithë këtë muaj sigurisht për të thënë shqiptarëve atë që ne kemi bërë për Shqipërinë në tre mandatet që kemi qeverisur Shqipërinë, ku Vlora si qark dhe sidomos Saranda kanë pësuar një transformim historik nga një qytet i harruar me turizëm 1-mujor sot është perla e Mesdheut, me turizëm 6-mujor të garantuar”, tha Çuçi.

Çuçi tha se PS po kërkon mandatin e katërt për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Kemi qenë me shqiptarët për t’u thënë çfarë kemi bërë, për t’i thënë që do të bëjmë akoma më tepër për projektet e mëdha që kemi për Shqipërinë, por këtë herë këtë fushatë kemi ndarë një gjë shumë më të madhe dhe kemi ardhur tek shqiptarët për të kërkuar mandatin për një gjë shumë më të madhe që nuk lidhet thjesht me qytetin tonë, me lagjen tonë, por lidhet me të ardhmen e Shqipërisë, familjeve tona, fëmijëve tanë, sepse mandatin që ne do të marrim nga shqiptarët më datën 11 maj, ne, PS me Edi Ramën në krye do të çojmë Shqipërinë në BE, një vend me të drejta të plota si anëtare e familjes evropiane. Kjo gjë është një ëndërr që kemi pasur që nga lindja e shtetit shqiptar dhe sot nuk është më një e tillë por është një realitet: në 2030-n Shqipëria do të bëhet më në fund pjesë e familjes evropiane”, u shpreh Çuçi.

Çuçi shtoi “të gjitha këto transformime, i gjithë ky rrugëtim, ky ndryshim i Shqipërisë për të qenë një vend me standard të BE-së nuk ka ardhur vetë, nuk ka sesi të ndodhte nëse në 2013-n ne, PS me Edi Ramën në krye nuk do të vinim në krye të punëve të Shqipërisë”.

I ndalur tek kandidatët e PS-së për qarkun Vlorë, Çuçi tha “sot jemi këtu bashkë me ekipin që kemi zgjedhur si kandidatë për datën 11, për zgjedhjet e 11 majit, ku besoj se në këtë muaj ju jeni takuar me të gjithë ata dhe mendoj se çdokush jo në këtë shesh, po kudo që ndodhet, e ka gjetur veten e tij, sepse çdo kandidat përfaqëson dikë nga ju, një grup tuajin, apo të gjithë ju dhe kjo është një garanci më shumë që mbas datës 11 ne të jemi parën jush, pranë jush për të qenë bashkë edhe në këtë 4-vjeçar që siç thashë është 4-vjeçari më i rëndësishëm i historisë së Shqipërisë”.

/r.e/

The post Çuçi: Saranda transformim historik, perla e Mesdheut me turizëm 6-mujor të garantuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çuçi takon ish-votues të djathtë në Vlorë dhe komunitetin e Veteranëve: Rama i ka ndërruar faqen këtij qyteti

By: redi
2 May 2025 at 16:15

Drejtuesi politik i PS-së në Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi këtë të premte një takim elektoral me banorë të lagjes ”Çole”. Bashkë me kandidaten për deputete, Zamira Sinaj dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, ata kërkuan mbështetjen me votë për PS-në dhe Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit. Banorët e kësaj lagje deri në zgjedhjet e vitit 2021 kanë votuar përgjithësisht partitë e djathta.

Source

Çuçi takim me biznesin në Vlorë për paketën e re: Tatim Fitimi deri në 5%, përjashtim nga çdo kontroll tatimor

By: redi
30 April 2025 at 15:22

Drejtuesi i politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi bëri një vizitë në një prej bizneseve të Vlorës që shërben si pikë distribuimi e produkteve të ndryshme. Gjatë bisedës me drejtues të biznesit dhe punonjësit, Çuçi foli për “Paqen Fiskale”, një iniciativë e qeverisë për të lehtësuar më tej bizneset në mbarë vendin. U përmend rritja e pagës minimale në 400 euro dhe zotimin e qeverisë për ta…

Source

“Zhduku” 250 mln lekë nga Kombinati i Armëve, drejtësia nuk prek kreun e PS, Poliçan, Erjon Zylyftari

By: Ardit
30 April 2025 at 11:17

Nga Boldnews.al Rreth tre vjet pas nisjes së një hetimi për “zhdukjen” e metaleve të shtrenjta nga ish-Uzina Mekanike e Poliçanit (fabrika e armëve), me vlerë 250 milionë lekë të vjetra, Prokuroria e Beratit nuk guxon të prekë ish-drejtorin Erjon Zylyftari, i cili mban edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit. Në vitin […]

The post “Zhduku” 250 mln lekë nga Kombinati i Armëve, drejtësia nuk prek kreun e PS, Poliçan, Erjon Zylyftari appeared first on BoldNews.al.

Bledi Çuçi takim me romët në Vlorë: Ina Majko nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri ”Rama 4”

By: redi
25 April 2025 at 18:49

Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi takimin e rradhës e kishte me banorë të komunitetit rom dhe egjiptian. I shoqëruar nga kandidatja Ina Majko, e cila vjen nga radhët e komunitetit rom, Çuçi kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 11 majit. Teksa vlerësoi kandidaturën e Majkos, ai tregoi arsyet përse zgjodhi pikërisht atë mes shumë aplikantëve të tjerë në platformën “Deputeti që…

Source

Drejtuesi politik i Vlorës, Çuçi në Konispol: Vota për PS lidhet direkt me fatin e Shqipërisë në BE

By: redi
21 April 2025 at 21:37

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, vijoi edhe këtë të hënë takimet elektorale në Konispol. Bashkë me kandidatët për deputetë, Ardit Bido dhe Vasil Llajo, ai kërkoi mbështetjen e banorëve të Konispolit me votë në 11 maj. Ai theksoi se vota për PS lidhet direkt me integrimin e vendit në Bashkimin Europian. ”Mandati që ne do të marrim është mandati që do të çojë Shqipërinë pjesë…

Source

Çuçi takim me pensionistët në Delvinë: Brenda këtij mandati s’do të ketë pension nën 200 euro në muaj

20 April 2025 at 17:19

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me pensionistë në Delvinë.

Bashkë me kandidatët për deputetë, Ardit Bido dhe Ina Majko, Çuçi kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se brenda këtij mandati s’do të ketë pension nën 200 euro në muaj.

“Ne jemi në borxh me ju, kjo s’ka asnjë diskutim. E kemi thënë gjithmonë këtë gjë, por siç dihet e kemi marrë Shqipërinë në një nivel ekonomik minus, jo zero. Kemi kaluar në këto vite qeverisje dy fatkeqësi shumë të rënda siç ishte tërmeti dhe pandemia qe na morën shumë buxhet dhe shkatërroi ekonomi më të forta se kjo e jona. Por prapë ne ditëm të ringrihemi dhe sot flasim për disa reforma, përfshi edhe atë në Skemën e Pensioneve. Në 2013 kur ne morëm qeverisjen pensioni mesatar ka qenë 86 euro, në 2024 është 175 euro. Dhe në 2030, pensioni mestar do të jetë 400 euro. Ndërsa pensioni minimal do të bëhet 200 euro. Nuk do të ketë më pension nën 200 euro brenda këtij mandati”, tha Çuçi teksa përmendi këtu edhe bonuset që qeveria ka shpërndarë për pensionistët.

Në vijim të diskutimit Çuçi vlerësoi dy kandidatët, Ardit Bido dhe Ina Majko dhe kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste, si dhe theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për integrimin e vendit në BE.

“Nuk e kemi problem fitoren ne në këto zgjedhje. E di këtë edhe vetë Sali Berisha. Ne duam të konsolidojmë shtetin shqiptar dhe këtë transformim që ka pësuar Shqipëria, me qëllim final, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në 2027 nënshkruajmë kontratën me BE-në dhe më pas vijon procesi politik i ratifikimit të anëtarësimit tonë në BE. Kjo do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për të gjithë”, tha Çuçi.

The post Çuçi takim me pensionistët në Delvinë: Brenda këtij mandati s’do të ketë pension nën 200 euro në muaj appeared first on Sot News | Lajme.

“Ndikoni te prindërit të zgjedhin PS-në”, Çuçi me të rinjtë në Vlorë: Pasaporta europiane, mundësi për të studiuar…

18 April 2025 at 19:02

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me gjimnazistë dhe votues për herë të parë në qytetin e Vlorës. Bashkë me kandidatët për deputetë, Pirro Vengu, Zamira Sinaj e Erjona Ismaili, Çuçi ndau me të rinjtë rëndësinë e votës së parë dhe pse duhet zgjedhur Partia Socialiste. Ai kërkoi që ata të ndikojnë edhe te prindërit për të zgjedhur ofertën më të mirë politike.

“Ju që votoni për herë të parë nuk do duhet të humbisni këtë shans. Unë mendoj që ka ardhur koha që rinia të votojë sipas bindjes që ajo krijon dhe sipas realitetit që ajo sheh dhe duhet të shkëputet nga detyrimi familjar që herë pas here ndodh dhe shkon me preferencën politike të prindërve. Madje duhet të ndikojë te prindërit që të bëjnë zgjedhjen e ofertës më të mirë politike që ka në një moment të caktuar një vend”, deklaroi Çuçi.

Sa i përket transformimit kolosal që ka pësuar Vlora në këto 12 vite, Çuçi theksoi se kjo duhet kujtuar vazhdimisht dhe nuk ka ardhur rastësisht e as ka rënë nga qielli. Ky transformim është bërë falë punës dhe vizionit të qeverisjes së PS-së në tre mandate me në krye Edi Ramën, tha Çuçi.

Vota e 11 majit theksoi ai ka rëndësi historike sepse lidhet direkt me fatin europian të Shqipërisë dhe se anëtarësimi i vendit në BE në vitin 2030 sjell përfitime të drejtpërdrejta për të rinjtë tanë, të cilët me pasaportë europiane mund të studiojnë falas kudo nëpër universitetet e BE-së.

“E kuptoni se sa rëndësi ka qoftë edhe një votë e juaja dhe nuk duhet të shkojë dëm, aq më tepër në 11 maj kur ne nuk votojmë thjesht për vazhdimin e transformimit të ndryshimit të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare që kemi nisur ta bëjmë prej vitit 2013, por do të votojmë për një gjë shumë më të rëndësishme. Do të votojmë për të ardhmen tuaj. Në mandatin e ardhshëm, brenda vitit 2030, Shqipëria më në fund do të jetë anëtare me të drejta në Bashkimin Europian. Ju, ne që jemi këtu sot do të kemi një pasaportë europiane. Sidomos për ju që jeni këtu sot do të ketë një përfitim direkt nga kjo pasaportë. Ju do të zgjidhni të bëni studimet e larta apo master në cilin universitet që dëshironi në Europë, pa pagesë. Sepse do të konsideroheni si shtetas europian Çuçi. Ju do të studioni në universitetet më të mira që janë brenda hapësirës së Bashkimit Europian”, deklaroi Çuçi.

The post “Ndikoni te prindërit të zgjedhin PS-në”, Çuçi me të rinjtë në Vlorë: Pasaporta europiane, mundësi për të studiuar… appeared first on Sot News | Lajme.

Ministri Blendi Çuçi takim me votues për herë të parë në Vlorë: Mos e çoni votën dëm

By: redi
16 April 2025 at 16:59

Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi bashkë me kandidatet për deputete Zamira Sinaj e Mjaftesa Sulaj, zhvilluan një takim me disa të rinj në Vlorë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit. Çuçi theksoi rëndësinë e që ka vota për të rinjtë dhe pse ajo nuk duhet të shpërdorohet në drejtim të gabuar. ”Përgjegjësia jonë është që ne duhet ta ndajmë me ju sidomos me ju që jeni…

Source

Zgjedhjet e 11 majit/ Çuçi dhe Sinaj fushatë në Vlorë: Kërkojmë votën në 11 maj për realizimin e ëndrrës sonë, BE

15 April 2025 at 14:59

Fushata politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka hyrë në fazën e saj intensive. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi dhe kandidati për deputet, Vullnet Sinaj, zhvilluan një takim elektoral në fshatin Kote të Bashkisë Selenicë.

“Kam qenë dy herë ministër dhe po ju them një sekret për Vullnetin. Sa herë më ka marrë në telefon, në 6 të mëngjesit apo 12 të natës, më ka marrë vetëm dhe ekskluzivisht për hallet tuaja dhe asnjëherë të vetme nuk më ka marrë për një interes personal. Kjo do të thotë shumë. Këtë gjë e shoh edhe kur vij ju takoj juve. Të them të drejtën marr dhe unë kënaqësi si drejtues politik, ndihem shumë komod kur vij me një deputet në krah si Vullnet Sinaj”, tha Çuçi, duke theksuar sidomos interesimin e vazhdueshëm të tij për subvencionet e blegtorëve dhe fermerëve të zonës.

Duke përmendur disa nga investimet që janë kryer në Selenicë, Çuçi theksoi sidomos rrugën e lumit të Vlorës, e cila i ka dhënë një fleksibilitet të jashtëzakonshëm qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe zhvillimit të turizmit. Vota e 11 majit tha më tej Çuçi është për një gjë akoma më madhore, pasaporta europiane që shqiptarët meritojnë të marrin në 2030.

“Në këto zgjedhje ne vijmë t’ju kërkojmë votëm jo thjesht për këtë transformim që kemi bërë si Parti Socialiste me në krye Edi Ramën. Ne vijmë për t’ju kërkuar votën në 11 maj për një gjë shumë madhore. Ajo është realizimi i ëndrrës sonë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe mandati i ardhshëm do të jetë mandati i aderimit të Shqipërisë në BE, mandati i bërjes së shqiptarëve me pasaportën europiane. Kjo është të investosh jo vetëm për të tashmen, por të investosh edhe për të ardhmen, që fëmijët tanë të jenë qytetarë me të drejta të plotë të Bashkimit Europian”, u shpreh Çuçi.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Çuçi dhe Sinaj fushatë në Vlorë: Kërkojmë votën në 11 maj për realizimin e ëndrrës sonë, BE appeared first on Sot News | Lajme.

”9 mandate në Vlorë”, Çuçi: Oferta e PD në këtë qark është Saliu i 97 dhe Bujari i 2005

By: redi
2 April 2025 at 21:11

Drejtuesi politik i PS-së për Vlorën, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me anëtarë dhe simptatizantë të PS në Rajonin 5 në Vlorë. Çuçi tha se PS ka përballë në Vlorë Berishën dhe drejtuesin politik të PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj. Ai theksoi se ambicia e PS-së për qarkun Vlorë është për të marrë 9 mandate. ”Dy ofertat që ka Vlora sot. Oferta e kundërshtarit është Saliu i 97 dhe Bujari i 2005.

Source

MANIPULIMI – Për skandalin e TIMS nuk ka kallëzim në SPAK

By: Ela
27 March 2025 at 11:13

Nga Ferdinand Dervishi Skandali i vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS të Policisë së Shtetit implikon dy ish- ministria të Brendshem, Bledi Çuçin dhe Taulant Ballën, që të dy të vendosur në lista të sigurta për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga Kryeministri, 1 ish – drejtor të Përgjithshëm të Policisë dhe një numër […]

The post MANIPULIMI – Për skandalin e TIMS nuk ka kallëzim në SPAK appeared first on BoldNews.al.

❌
❌