Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Iu gjet në qeli/ Telefoni i Laert Haxhiut sillet në laboratorin digjital të SPAK

By: user7
1 July 2025 at 10:03

Telefoni që u gjet në qelinë e Laert Haxhiut në burgun e Drenovës është sjellë në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme. Ai do të kontrollohet për të zbuluar se me kë ka komunikuar, Haxhiu i cili është dënuar me burgim të përjetshëm. Pas kësaj për Haxhiun mund të kërkohet edhe izolimi i tij në regjimin e ashpër 41 Biss.

Telefoni u gjet të mërkurën gjatë një kontrolli që u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB). Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ndërhynë në qelinë e Haxhiut dhe sekuestruan telefonin celular. Laert Haxhiu, akuzohet si autori i Masakrës së Lushnjes. Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj.

The post Iu gjet në qeli/ Telefoni i Laert Haxhiut sillet në laboratorin digjital të SPAK appeared first on Lapsi.al.

Fliste me celular nga burgu, kontrolli blic i zbulon telefonin në qeli, Laert Haxhiut

By: D Marku
29 June 2025 at 15:12

Një kontroll blic i kryer nga policia e burgjeve në qelitë e burgut të sigurisë së Lartë në Korçë, ka çuar në zbulimin e një aparati telefoni, që përdorej për thirje telefonike nga Laert Haxhiu.

Haxhiu, kishte disa kohë që u transferua nga ambjentet e burgut Nr.313 në Tiranë në drejtim të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, aty ku vuajnë dënimin me burg përjetë dhe dy bashkëpuntorët më të ngushtë të tij, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Mësohet se Haxhiu është përgjuar teksa fliste me persona të tjerë jashtë burgut, ndaj kontrolli në orët e mesnatës është kryer posaçërisht në qelinë e tij.

Aparati i telefonit pritet të çohet për ekspertim kompjuterik, për të mësuar se me cilët persona ka komunikuar.

Tashmë ndaj Laert Haxhiut është ngritur akuza e “Futjes së sendeve të palejuara në burg”, rast të cilin do e ndjekë prokuroria e Korçës.

Ndërkohë pas gjetjes së celularit, Laert Haxhiu, ka kaluar tashmë në izolim të plotë në burg.

Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjes në vitin 2017, ku mbetën të vrarë dy persona, Zamir Latifi, mik i nipit të Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha.

Ndërkohë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht.

The post Fliste me celular nga burgu, kontrolli blic i zbulon telefonin në qeli, Laert Haxhiut appeared first on Albeu.com.

Gjesti dhe Laerti përfshihen në debat! Aktori: Do Zoti mëson shqip! Këngëtari: Thuaj…

By: redi
26 April 2025 at 22:11

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori. Pjesë nga debati: Gjesti: Kot nuk e kam fituar, nuk jen kanë në fakultet, këna ken në Big Brother. Kurrë gjë s’më ka ardhur fal. Unë e kam merituar o vëlla. I love you. Laert: E kupton fituesin absolut!? Gjesti: Notën e mirë! Laert: Mirëmbrëma. Gjithçka që bërë në shtëpi…

Source

Përse kaq mllef për njëri-tjetrin? Valbona për Laertin: Nuk kam ndërmend ta fal!

By: M C
24 April 2025 at 19:18

Valbona Mhilli ka reaguar ashpër pas deklaratës së Laertit i cili tha se nuk ka folur dhe nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me gazetaren. Sipas Laertit ishte vetë Valbona e cila e nisi atë lidhje në tentativë brenda Big Brother VIP, por njëriu ka limit.

Gazetarja u shpreh se nëse Laerti do kishte zgjedhur të ishin bashkë, do ishin në finale.

“Ai do të kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe. Nga ana tjetër edhe Laerti, edhe pse ka patur gjithmonë Rozanën mbështetëse dhe kanë qenë aleatët e vetëm nga nisja në fund.”

Ju nuk keni patur kontakt pasi keni dalë nga BBV?

Unë e kuptoj Laertin kur del e bën këto deklarata. Unë kam dy javë e gjysmë, po bëj tre javë që kam dalë nga shtëpia dhe ai ka dëgjuar të gjitha intervistat, e ka kuptuar që në hyrjen e dasmës që unë nuk kisha kontakt me të. Nuk e kam falur asnjëherë Laertin dhe nuk e kam ndërmend ta fal Laert Vasilin.

Keni një lloj ‘mllefi’ me njëri-tjetrin, ka patur në të gjithë historinë tuaj në shtëpinë e BBV, vërtetë ndonjë ndjenjë të mirëfilltë, apo e gjitha ishte në kuadër të lojës?

“Absolutisht që ka patur një simpati për Laertin, se ndryshe nuk do ishim zgjedhur e rizgjedhur. Ka patur shumë sinqeritet brenda asaj shtëpie dhe një konsideratë shumë e lartë. Unë nuk them se kam qenë e dashuruar, se duhet të na kuptoni, të mbyllur në atë shtëpi, aty edhe mund të afeksionohesh me murin.”

The post Përse kaq mllef për njëri-tjetrin? Valbona për Laertin: Nuk kam ndërmend ta fal! appeared first on Albeu.com.

Laert Vasili flet per here te pare per eksperiencën në BBV, paralajmëron padi ndaj ish-banorëve për prishje imazhi

By: M C
23 April 2025 at 16:15

Aktori Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, ishte sot në një rrëfim në emisionin “Shqipëria Live”. Ai tregoi sesi ndihet pas daljes nga shtëpia dhe si e pret publiku jashtë.

“Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi”, tha ai.

Por sa i përket situata në shtëpi, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjor do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.

“Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë. Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.

Në lidhje me fituesin ai tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet.

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”, tha Laerti.

Por si është raporti i tij jashtë shtëpisë me Valbonën?

“Asnjë marrëdhënie nuk ka sot me Valbonën. Ishte një njohje që nisi me vendim të saj, kaloi në pëlqim. Luhatjet e humorit bënë që çdo dy tre ditë të thoshte ‘sukses në jetë’. Përdori fjalë të rënda, e kam falur, nuk pranoi darkën, e kam falur, doja të sqaroheshim tha jo… a do ta njoh jashtë? Në kishë shkojnë njerëzit dhe fal Perëndia pa fund, njeriu ka një limit”, u shpreh ai duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk do të ketë asnjë marrëdhënie.

The post Laert Vasili flet per here te pare per eksperiencën në BBV, paralajmëron padi ndaj ish-banorëve për prishje imazhi appeared first on Albeu.com.

Supriza për Laertin, nga dekorata tek grupi me valltarë. Mami Rebeka “plas perlën”: Sill Valbonën këtu dhe 100 të tjera

By: redi
19 April 2025 at 22:54

Suprizat nisën me Laertin. Ai pati një moment të paharrueshëm, plot emocion dhe surpriza. Pas një videoklipi që përmbledh gjithë rrugëtimin e tij në shtëpi, ai mori një kuti ngjyrë ari, e cila mbante emrin e tij. Kur e hapi atë, brenda gjeti një çeleshe, një simbol që e drejtonte drejt një tjetër surprize të madhe. Një grup valltarësh të veshur me rroba kombëtare hyjnë në shtëpi dhe e ftojnë…

Source

FOTO/ Nata finale, 4 finalistët elegantë dhe plot stil. Detaje nga veshjet

By: redi
19 April 2025 at 22:13

Finalistët po shkëlqejnë me dukje të jashtëzakonshme. Çdo detaj i veshjeve të tyre pasqyronte personalitetin dhe stilin unik, duke lënë të gjithë të mahnitur. Egli elegante me një fustan të shkurtë ngjyrë shampanje, i cili e theksonte trupin e saj perfekt. Flokët e saj ishin gjysmë të kapura, ndërsa vathët që bien në sy i dhanë një prekje delikate dhe tërheqëse. Këpucët me rripa përfundonin pamjen…

Source

Gjesti për eksperiencën në BBVA: “Edhe një muaj do e shtyja, jam vetvetja 100%”

By: gaze tare
19 April 2025 at 21:59

Gjatë një bisede me moderatorin Ledion Liço mbrëmjen e sotme, finalistët ndanë përshtypjet e tyre për javën e fundit brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Gjesti, një nga konkurrentët më të komentuar të këtij sezoni, u shpreh se po e përjeton me shumë nostalgji fundin e eksperiencës në BBVA.

“Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet,” u shpreh ai, duke treguar se është lidhur fort me jetën brenda shtëpisë dhe atmosferën që ka krijuar me banorët.

Ai theksoi gjithashtu se gjatë gjithë qëndrimit në reality show ka qenë i sinqertë dhe i pandryshuar: “Jam vetvetja 100%.”

The post Gjesti për eksperiencën në BBVA: “Edhe një muaj do e shtyja, jam vetvetja 100%” appeared first on iconstyle.al.

Finale e zjarrtë në BBVIP – 4 finalistë, vetëm 1 fitues

By: gaze tare
19 April 2025 at 10:17

Pas më shumë se 100 ditësh dinamikë, debate, emocione dhe surpriza, sot mbrëma zhvillohet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania.

Në garë për çmimin e madh kanë mbetur katër finalistë: Egli, Gjesti, Laerti dhe Rozana – secili me rrugëtimin dhe mbështetjen e vet nga publiku.

Fituesi do të vendoset nga vota e publikut dhe pritet të shpallet gjatë spektaklit final që do të transmetohet live mbrëmjen e sotme.

Kush do ta ngrejë trofeun? Mbetet për t’u parë…

The post Finale e zjarrtë në BBVIP – 4 finalistë, vetëm 1 fitues appeared first on iconstyle.al.

Figurat e Top Channel surprizojnë finalistët e BBVA4 pak ditë para finales

By: gaze tare
17 April 2025 at 22:36

Disa nga figurat më të njohura të Top Channel, si Edi Manushi, Xhemi Shehu, Bieta Sulo, Marin Mema dhe të tjerë, surprizuan finalistët e Big Brother VIP Albania 4 me një vizitë të papritur në shtëpi.

Ata u pritën me emocione nga Egli, Laerti, Rozana dhe Gjesti, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

Vizita u kthye në një moment reflektimi dhe motivimi për banorët, vetëm pak ditë para finales së madhe.

The post Figurat e Top Channel surprizojnë finalistët e BBVA4 pak ditë para finales appeared first on iconstyle.al.

Valbona “ironizon” Laertin dhe e kranason me qenin: Ky qenka më i fortë

By: M C
16 April 2025 at 18:55

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli, është përballur me një situatë të papritur gjatë një xhirimi në terren. Teksa po raportonte pranë një qeni, ky i fundit iu afrua papritur dhe për pak sa nuk e kafshoi.

Reagimi i Valbonës ishte i menjëhershëm, ajo u tërhoq me shpejtësi duke shmangur kontaktin me kafshën.

Me humor, ajo është shprehur: “Ky qenka më i fortë se Laerti, ky më puthi mua!”

Kjo deklaratë ngjalli të qeshura, por edhe kujtoi tensionet e saj me aktorin Laert Vasili, nga i cili ajo u elminua nga gara. Por gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë ata shprehën një pëlqim për njëri-tjetrin, i cili mbeti brenda mureve të shtëpisë së famshme.

The post Valbona “ironizon” Laertin dhe e kranason me qenin: Ky qenka më i fortë appeared first on Albeu.com.

Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapios*ksual

By: M C
10 April 2025 at 20:25

E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë Ilnisa Agolli. Ajo ka dhënë mendimi e saj dhe ka treguar më shumë për rrugëtimin e mikut të saj, Laert Vasili, i cili ‘Prime’-in e së martës u shpall finalisti i dytë i edicionit të katërt të Big Brother VIP.

E shikon Ilnisa si fitues Laertin?

Nuk mund të flas përpara kohe apo të hipotetizoj të gjithë këtë ndjenjën që kam për ta dashur si fitues. Mendoj që ai e meriton të jetë një fitues, për shkak të durimit që ka pasur gjatë gjithë këtyre ditëve për shkak edhe të mënyrës se si ka shprehur gjithçka në formën e tij. Jam për Laertin dhe e dija që ky djalë do ta shfaqte më të mirën e tij me shumë dinjitet.

Si i sheh Ilnisa raportet që Laerti ka me njerëzit e tjerë brenda në shtëpinë e BBV?

Më pëlqeu ballafaqimi i tij me Gjestin, megjithëse situata ishte pak kaotike jashtë me përkthimet e çuditshme karshi fesë, por ata më kanë pëkqyer shumë të dy, secili në mënyrën e tij. Falja e Laertit ishte karshi një keqkuptimi më shumë sesa një falje ku ai tregonte një përulje karshi një termi që është shumë i bukur që është “Allahu ekber” por veprimi i shëmtuar i Gjestit e detyroi që në një formë apo në një tjetër të keqkuptohej e gjithë situata. Ndodhi ajo që ndodhi.

Një ndër gjërat për të cilat është përfolur Laerti gjatë qëndrimit në BBV ka qenë edhe donzhuanizmi, çfarë mendon Ilnisa për këtë?

Po sikur nuk e pashë sepse Laerti është shumë donzhan edhe nuk e vura re shumë atje këtë anë. Laerti është sapioseksual kam idenë.

Duke qenë se ethet e finales kanë filluar sepse jemi drejt përfundimit të këtij edicioni, kë shikon Ilnisa në krahë të Laertit dhe Rozanës?

Do të isha kurioze të shihja Gertën me Egli Takon. Do të dëshiroja ta shihja këtë dyshe gocash. Unë mbahem si orakull ndonjëherë.

The post Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapios*ksual appeared first on Albeu.com.

Gerta diskuton me Laertin për emra të tjerë të mundshëm për finale

By: M C
10 April 2025 at 16:12

Gerta dhe Laerti kanë diskutuar së bashku në lidhje me emrat e tjerë pretendentë për finalen e madhe që do të jetë më 19 prill.

Laerti: Të tha Jozi që do dalim në finale?

Gerta: Do dalë unë tha jo ti, Jozi ka mbaruar punë me kohë. Unë ty nuk të kisha vendosur në listën e finalistëve sepse ke luajtur shumë pisët. Nuk e meritoje finalen.

Laerti: Ti ke luajtur pisët.

The post Gerta diskuton me Laertin për emra të tjerë të mundshëm për finale appeared first on Albeu.com.

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/Aldo: Laerti më inteligjenti

By: D Marku
10 April 2025 at 11:53

Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, regjisori Aldo Marku i dha fund aventurës së tij në “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ai ndau mendimet e tij pa dorashka për disa prej banorëve dhe dinamikat e lojës. Duke komentuar mbi inteligjencën dhe sjelljet e konkurrentëve të tjerë, Aldo nuk i kurseu aspak fjalët:

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës,” – tha ai me tone të ashpra.

Sa i përket lojës së Laertit, ndonëse pranoi se ai është një nga më të zgjuarit në shtëpi, Aldo nuk i dha pikë për strategji:

“Laerti për mua është më inteligjenti aty – më me bagazh dhe më dinaku. Por loja e tij nuk vlen. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje.”

Regjisori shprehu skepticizëm edhe për dinamikën mes Gertit dhe Rozit, duke sugjeruar se gjithçka ishte një skenar i menduar për të mbajtur publikun të tërhequr:

“Me përjashtim të Gertit, sepse ajo me Rozin ishte totalisht e stisur. Loja e tyre ishte vetëm për të krijuar pezullim te publiku. Sepse dy shokë që njihen mirë nuk mund të japin dy versione kaq të ndryshme.”

The post “Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/Aldo: Laerti më inteligjenti appeared first on Albeu.com.

Gjesti: Laerti ka lidhje me Vëllanë e Madh. Egli: Ai më tha që sonte…

By: redi
8 April 2025 at 16:47

Egli i tregon Gjestit se aktori laert Vasili ia bëri fakt të kryer se ai do të jetë sot finalist i dytë. Ajo ngeli e habitur duke shtuar se nga e di ai me plot bindje se do të jetë në finale. ”Dje Laerti tha unë do të fitoj, e bëri fakt. Unë do të fitoj siç fitova këtë kokë me kokë me Valbonën, po ç’lidhje kishte ai me këtë për finalistë. Nga e di ti që do të fitosh me aq bindje”, tha ajo.

Source

Kush do të jetë finalisti i dytë i BBV?/ Rozana vendos Eglin përballë Laertit

7 April 2025 at 15:10

Finalistja e parë e edicionit BBV 4, Rozanës iu dha mundësia nga ‘Vëllai i Madh’, të zgjidhte emrat e dy banorëve që do të përballen me njëri-tjetrin për t’u bërë finalisti/ja e dytë. Ajo zgjodhi Eglin dhe Laertin.

“Emri i parë është i Eglit, për dinamikën që ka sjellë në shtëpi, raportin me Gjestin. Sigurisht nuk do mungonte emri i Eglit në këtë përzgjedhje. Emri i dytë nuk është Gjesti, nuk do e bëj kurërë. Për mendimin tim Gjesti është finalist, që nuk do vendosja kundër Eglit. Emri i dytë është Laerti. Këta janë emrat që unë kam dëshirë ti shoh në përballje për finalistin e dytë”, u shpreh Rozana.

The post Kush do të jetë finalisti i dytë i BBV?/ Rozana vendos Eglin përballë Laertit appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ “Të merren masa”, Ahmed Kalaja reagon për deklaratën e Laert Vasilit: Islamofobi e pastër

By: M C
6 April 2025 at 19:40

Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar në lidhje me deklaratën e banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, pasi ky i fundit ka thënë për fjalën “Allahu-Ekber”, përdoret nga terroristat për “prerjen e kokave”.

Me një postim në rrjete sociale, Kalaja i referohet aktorit si islamofob, ndërsa kërkon nga Komisioni Kundër Diskriminimit të ndërmarrë masa.

“Islamofobi e pastër në ditën me diell. Ky e lidh Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi me terrorizmin!!! Shpresojmë që Komisioni Kundër Diskriminimit të ndërmarrë masa”, shkruan Ahmed Kalaja.

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë në debat ditën e sotme, pasi në një moment këngëtari ka përdorur fjalën “Allahu-Ekber”, por aktori i është kthyer kundër duke thënë se e përdorin terroristat për “prerjen e kokave”.

“Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, i është drejtuar aktori Gjestit.

The post FOTO/ “Të merren masa”, Ahmed Kalaja reagon për deklaratën e Laert Vasilit: Islamofobi e pastër appeared first on Albeu.com.

Gjesti tha “Allahu-Ekber”, ‘shpërthen’ Laerti: Kështu thonë ata që presin koka, terrorist je ti këtu

By: M C
6 April 2025 at 18:09

Një debat i ashpër ka përfshirë shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Ka qenë pikërisht Laerti dhe Gjesti ata të cilët kanë “shpërthyer” ndaj njëri-tjetrit deri dhe në ofendime.

Teksa po përmendej debati që Gjesti pati më herët me Jozin për varësen e tij me kryq, Laerti tha se këngëtari ka thënë “Allahu-Ekber”.

Gjesti insistoi se këtë fjalë e thotë gjithmonë dhe do të thotë Zoti është i madh. Ndërkohë nga ana tjetër Laerti tha se kjo thuhet nga terroristët dhe nga ata që ua “presin kokat njerëzve”.

“Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, dëgjohet duke thënë Laerti.

The post Gjesti tha “Allahu-Ekber”, ‘shpërthen’ Laerti: Kështu thonë ata që presin koka, terrorist je ti këtu appeared first on Albeu.com.

❌
❌