Gjatë qëndrimit te FC Copenhagen, Bardghji regjistroi 84 paraqitje me ekipin e parë, duke realizuar 15 gola në të gjitha garat dhe duke dhuruar pesë asistime.
Ai është konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit skandinav dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Bardghji është nënshkrimi i dytë i Barcelonës për verën e vitit 2025, pas portierit Joan Garcia, duke treguar një fokus të qartë te lojtarët e rinj. /Telegrafi/
Real Madridi ka vendosur të presë deri në verën e vitit 2026 për të finalizuar transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, sipas raportimeve nga “El Chiringuito”.
Klubi spanjoll nuk ka ndërmend të shpenzojë për ta nënshkruar atë në vitin 2025, por do të presë skadimin e kontratës së tij me Liverpoolin.
Plani i ‘Los Blancos’ është që ta marrin Konaten si lojtar të lirë, pa pagesë transferimi, në momentin kur ai të jetë i lirë nga çdo angazhim kontraktual.
Mbrojtësi francez thuhet se është dakord me këtë qasje dhe është i kënaqur me idenë për t’u bashkuar me Real Madridin në verën e 2026-ës.
Sipas burimeve të El Chiringuito, të afërta me lojtarin, Konate ka marrë tashmë vendimin për t’u bashkuar me madrilenët dhe është i gatshëm të presë fundin e kontratës së tij aktuale me Liverpoolin.
Ndërkohë, Real Madridi ka nisur të përforcojë mbrojtjen që këtë verë me transferimin e talentit Dean Huijsen, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube.
Me afrimin e Konatés në horizont dhe prurje të reja në qendër të mbrojtjes, Real Madridi synon të ndërtojë një repart defensivë afatgjatë dhe të qëndrueshëm. /Telegrafi/
Superylli i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk ësht më pranë arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës me gjigantët e La Ligas këtë verë.
Ylli i Brazilit mbetet thelbësor për planet e trajnerit Xabi Alonso në kryeqytetin spanjoll, por pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube, janë ngritur pikëpyetje për të dy.
Humbja dërrmuese 4-0 në gjysmëfinale ndaj rivalëve të PSG-së ka vënë në qendër të kritikave Alonson dhe lojtarët e tij, me Vinicius që ka qenë një nga më të kritikuarit.
Thuhet se Real Madridi ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e tij në SHBA dhe pritet që ai të ndëshkohet, gjë që mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tij në klub.
Interesi i vazhdueshëm nga Arabia Saudite mbetet në prapaskenë, ndërsa Real Madridi po pret një përgjigje nga numri 7 i tyre.
Klubi është duke punuar për një kontratë të re për Viniciusin dhe ishte raportuar se është arritur një marrëveshje, me idenë për ta nënshkruar atë më vonë gjatë verës, por tashmë duket se kjo nuk është më e vlefshme.
Kontrata aktuale e brazilianit me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa klubi po shtyn për ta zgjatur deri në vitin 2030, por situata është aktualisht në ngërç.
24-vjeçari u pyet për të ardhmen e tij gjatë Kupës së Botës për Klube, dhe deklaratat e tij kanë dhënë shpresë për madrilenët.
“Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite. Gjithmonë kam thënë se ky është klubi i jetës sime. Jam shumë i lumtur me trajnerin dhe stafin. Shpresoj të qëndroj”, tha ai për Mundo Deportivo.
Sipas raportimeve nga Cadena COPE, negociatat janë pezulluar aktualisht, lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, dhe përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se nuk ka asnjë marrëveshje për rinovim në fuqi./Telegrafi/
Klubi gjerman TSG Hoffenheim, që garon në elitën e futbollit gjerman – Bundesliga, është bërë shtëpia e tre futbollistëve me origjinë nga Kosova, duke konfirmuar një prani të fortë shqiptare në një prej ligave më të forta të Evropës.
Pas rinovimit të kontratës me Fisnik Asllanin dhe rikthimin e tij në klub, në radhët e kësaj skuadre janë edhe sulmuesi Mërgim Berisha dhe mesfushori Leon Avdullahu.
Fisnik Asllani, i cili u shpërblye me një kontratë të re afatgjatë pas sezonit mbresëlënës me SV Elversberg në Bundesliga 2, ku shënoi 18 gola dhe dhuroi 9 asiste, është një nga talentet më premtues të klubit. Sulmuesi 22-vjeçar tashmë është pjesë e rëndësishme e planeve të Hoffenheimit për të ardhmen.
Ai ka debutuar për Kombëtaren e Kosovës në shtator të vitit 2024 dhe ka pesë paraqitje me ekipin A, pas një periudhe të mëparshme ku kishte përfaqësuar Gjermaninë në nivelet e moshave. Vlera e tij aktuali sipas Transfermarkt është 8 milionë euro.
Lojtari më i ri që i është bashkuar klubit është Leon Avdullahu, një mesfushor mbrojtës 21-vjeçar që këtë verë u transferua nga FC Basel. Ai përfaqëson Zvicrën në grupmoshat U21, por raportohet se është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e kalimit te Kombëtarja e Kosovës.
Transferimi i tij te Hoffenheim ka kushtuar rreth 8 milionë euro, me bonuse që mund ta çojnë shumën deri në 10 milionë, ndërsa vlera e tij aktuale në treg vlerësohet po ashtu në rreth 10 milionë euro.
Pjesë e Hoffenheim është gjithashtu Mërgim Berisha, një tjetër sulmues me rrënjë shqiptare, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, edhe pse ende ka zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore me ekipin A, ndaj Perusë dhe Belgjikës.
Ai ishte në huazim te Augsburg, ku nuk ndezi siç u mendua. Karriera e tij ka njohur ulje pas disa sezoneve të suksesshme me Salzburg dhe Fenerbahçe. Vlera aktuale e tij sipas Transfermarkt është rreth 3.5 milionë euro.
Tre emra, tre histori të ndryshme, por me një të përbashkët – rrënjët shqiptare dhe ndeshje në Bundesligë, një nga kampionatet më të fortë në botë. /Telegrafi/
Pas zyrtarizimit të kontratës së re me Hoffenheim, sulmuesi 22-vjeçar Fisnik Asllani ka shprehur entuziazmin e tij për të ardhmen në klubin nga Bundesliga.
Pas dy sezonesh të kaluara në huazim, Asllani ndjen se koha për t’u afirmuar në nivelet më të larta ka ardhur.
“Jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time me TSG Hoffenheim. Pas periudhave të huazimit të dy viteve të fundit, thjesht kisha ndjesinë se udhëtimi im në Hoffenheim ishte larg përfundimit. Jam shumë i motivuar dhe tani dua të afirmohem në TSG dhe të provoj veten në Bundesligë”, dekarloi Asllani për faqen e klubit.
Asllani theksoi se njohja e ambientit do ta ndihmojë në rikthimin e tij dhe në përqendrimin maksimal në aspektin sportiv.
“E njoh klubin, shumë nga lojtarët në skuadër dhe të gjithë stafin e TSG. E gjithë kjo do ta bëjë kthimin tim më të lehtë, kështu që tani mund të përqendrohem plotësisht në aktivitetet e mia sportive,” deklaroi sulmuesi.
Planet e Arsenalit për të ardhmen e Leandro Trossard kanë marrë një kthesë të re, pasi tani në garë është futur edhe Bayern Munich, që po e konsideron sulmuesin belg si alternativë për repartin ofensiv.
Deri pak ditë më parë, 30-vjeçari dukej pranë largimit drejt Fenerbahces, me raportime që flisnin për një marrëveshje personale të arritur për një kontratë trevjeçare.
Por negociatat me klubin turk janë bllokuar, dhe në të njëjtën kohë Arsenali ka rihapur bisedimet për një rinovim kontrate.
Sipas të përditshmes gjermane BILD, Bayern Munich po ndjek nga afër situatën e Trossard si alternativë e mundshme për Luis Diaz, për të cilin një ofertë prej 52 milionë euro është refuzuar nga Liverpooli.
Ky zhvillim mund ta detyrojë Arsenalin të veprojë shpejt, pasi Trossard ka edhe një vit kontratë të mbetur, që ai e kishte nënshkruarnë janar 2023 kur erdhi nga Brighton.
Ndërkohë, përfaqësuesit e lojtarit kanë kërkuar përmirësim të kushteve që nga vera e kaluar.
Aktualisht, Trossard fiton rreth 90 mijë euro në javë, shumë më pak se disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Mikel Artetës. Statistikat e tij janë solide: 51 kontribute në gola në 124 paraqitje me fanellën e Arsenalit.
Një tjetër sinjal që mund të çojë drejt një transferimi është ndërrimi i agjentit nga ana e belgut, një veprim që shpesh sinjalizon ndryshime të mëdha.
Arsenali ka qenë i hapur për ta lënë të largohet për një shumë rreth 20 milionë euro, por Fenerbahce, klubi që mban rekordin e vet të blerjes për 19.5 milionë euro, ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare.
Në këtë fazë, mbetet të shihet nëse Bayerni do të konkretizojë interesin e tij, apo nëse Trossard do të zgjedhë të vazhdojë aventurën në Ligën Premier./Telegrafi/
Monaco ka shprehur interes për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.
Klubi francez, që së fundmi huazoi Ansu Fatin nga Barça, ka kontaktuar me përfaqësuesit e gjermanit për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë verë.
Megjithatë, përgjigja e Ter Stegen ka qenë negative. Ai ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” për sezonin 2025/26.
Kjo qëndrim vjen pavarësisht raportimeve se trajneri Hansi Flick i ka sugjeruar portierit se mund të ketë më pak hapësira pas mbërritjes së Joan Garcia.
Ter Stegen është i vendosur të luftojë për vendin e tij si titullar dhe të rifitojë statusin si portieri numër një i Barcelonës.
Aktualisht, asnjë marrëveshje nuk është në horizont, me lojtarin që mbetet i përqendruar te e ardhmja në Kataluni. /Telegrafi/
Interi është duke shqyrtuar mundësinë për të përforcuar mesfushën dhe një emër që ka dalë në plan të parë është Granit Xhaka. Mesfushori i Bayer Leverkusenit shihet si një alternativë me përvojë dhe që mund t’i përshtatet menjëherë stilit të zikaltërve.
Edhe pse nuk është më pjesë e brezit të ri, Xhaka vazhdon të tregojë nivel të lartë. Ai ka qenë kyç si te Arsenali ashtu edhe së fundmi te Leverkuseni i Xabi Alonsos, ku luajti rol të rëndësishëm në sukseset e sezonit të fundit.
La Gazzetta dello Sport raporton se Interi po planifikon ndryshime të mundshme në mesin e fushës, sidomos nëse Hakan Çalhanoglu largohet. Largimi i tij mund të krijojë një boshllëk që duhet mbushur me një lojtar të përgatitur dhe të besueshëm.
Ederson i Atalantës është një nga objektivat kryesorë të klubit, por kërkesa prej 60 milionë eurosh nga klubi bergamask po e bën të vështirë afrimin e tij. Kjo ka shtyrë Interin të vlerësojë opsione më të arsyeshme financiarisht.
Xhaka do të kushtonte rreth 12–15 milionë euro dhe është i hapur për një sfidë të re. Një marrëveshje e mundshme do të përfshinte kontratë trevjeçare, duke sjellë stabilitet në një repart të rëndësishëm.
Trajneri Chivu po mendon të ndryshojë paksa strukturën e mesfushës, duke kaluar nga një organizator klasik te dy mesfushorë qendrorë me profil më fizik dhe disiplinë taktike. Në këtë sistem, Xhaka do të përshtatej mjaft mirë.
Nga ana tjetër, Çalhanoglu mbetet një pikëpyetje. Galatasaray nuk ka bërë ende një ofertë konkrete, por mbetet në prapaskenë, veçanërisht për shkak të lidhjes kombëtare dhe prestigjit që do sillte një rikthim në Turqi.
Interi i ka vendosur një çmim prej 25–30 milionë eurosh për mesfushorin turk. Klubi nuk do ta kundërshtonte qëndrimin e tij, por në të njëjtën kohë, po punon për të pasur gati një zëvendësues nëse ai largohet.
Në këtë skenar, Xhaka përfaqëson një zgjidhje të besueshme: një lojtar me përvojë ndërkombëtare, lider në fushë dhe me karakter të fortë. Interi po analizon të gjitha detajet përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, nuk përjashtohet që Granit Xhaka ta veshë për herë të parë fanellën zikaltër dhe t’i bashkohet projektit të ri të klubit në Serie A. /Telegrafi/
Gazeta spanjolle MARCA raporton se Barcelona planifikon që hapja zyrtare e stadiumit të rinovuar “Spotify Camp Nou”, e parashikuar për verën e vitit 2026, të jetë një ngjarje e veçantë dhe një lamtumirë madhështore për Lionel Messin. Klubi thuhet se e ka paraqitur këtë ide gjatë një takimi me disa media të përzgjedhura, duke përmendur se Messi ka dhënë pëlqimin e tij për këtë plan.
Megjithatë, sipas burimeve të kontaktuara nga MARCA, kjo nuk është e konfirmuar. Edhe pse Barcelona dëshiron të nderojë legjendën argjentinase për kontributin e tij historik në klub, ekziston një pengesë e madhe – nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar me Messin për këtë çështje.
Raportohet se marrëdhëniet mes presidentit Joan Laporta dhe Messit janë të ftohura që prej largimit të dhimbshëm të lojtarit në verën e vitit 2021, kur ai u transferua te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë. Gjatë konferencës së lamtumirës, emocionet e thella të Messit treguan se ndarja ishte e papritur dhe e vështirë.
Që nga ajo kohë, nuk është zhvilluar asnjë bisedë mes Messit dhe Laportës. Madje, edhe për festimet e 125-vjetorit të klubit, Messi nuk ishte ftuar zyrtarisht, por u përfshi me dëshirën e tij përmes një interviste dhe një mesazhi video. Kjo dëshmon se, megjithë mospajtimet me drejtuesit aktualë, Barcelona mbetet në zemrën e tij.
Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se ndeshja inauguruese e “Camp Nou”-t të rinovuar do të jetë një ngjarje lamtumire për Messin. Klubi po përhap publikisht idenë se kjo është rënë dakord, por pëlqimi i vetë lojtarit ende mungon – dhe ta bindësh atë mund të jetë sfidë më vete.
Kujtojmë që Messi u largua nga Barcelona për shkak të krizës financiare që e detyroi klubin të shkurtonte ndjeshëm shpenzimet, duke përfshirë edhe kontratat e mëdha të lojtarëve. /Telegrafi/
Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Los Blancos”.
Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se vetë futbollisti nuk është i prirur të largohet nga klubi.
Gjatë një shëtitjeje në rrugët e New Yorkut, ku po qëndron me Realin për Kupën e Botës për Klube, Rodrygo u ndalua nga disa tifozë për foto dhe autografe.
Në një moment, një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt: “A do të shkosh te Arsenali?”.
Reagimi i Rodrygos ishte i menjëhershëm: shprehja e tij e fytyrës ndryshoi dukshëm dhe ai vendosi të mos përgjigjej fare. Thjesht u kthye dhe u largua në heshtje.
Ky reagim ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, me shumë që e interpretojnë si një sinjal të qartë se braziliani nuk është i interesuar për një kalim te Arsenali – ose thjesht është i lodhur nga spekulimet e vazhdueshme. /Telegrafi/
Lamine Yamal ka zgjedhur formacionin më të mirë në historinë 125-vjeçare të ekipit të Barcelonës. Llogaria zyrtare e Barcelonës në rrjetin social “X”, ka publikuar një video në të cilën lojtari spanjoll shpjegon se cilët janë të preferuarit e tij.
Duke filluar me portierin, për Laminen, portieri më i mirë që Barcelona ka pasur ndonjëherë është Victor Valdas.
“Sipas mendimit tim, ai është portieri më historik që kemi pasur ndonjëherë. Ai është ai që kam parë”, rrëfen fillimisht Yamal, dhe kjo është e rëndësishme sepse duhet të merret në konsideratë mosha e re e anësorit, 17 vjeç.
Në mbrojtje, Yamal zgjedh një mbrojtje me tre lojtarë, diçka e pazakontë në formacionin e Barçës. Gerard Pique, Carles Puyol dhe Javier Mascherano.
Dyshja ikonike që ngriti gjashtë titujt së bashku me “shefin e vogël” i cili u largua nga skuadra Blaugrana me 19 tituj të fituar, përfshirë dy Liga të Kampionëve.
Përzgjedhjet për mesfushën i lënë pak vend imagjinatës. “Xavi, Iniesta dhe Busquets”, thotë ai pa hezitim. Mesfusha historike e Barçës që u ka sjellë kaq shumë gëzim tifozëve të saj nuk mund të mungonte, megjithëse Lamine ka guxuar të shtojë Ronaldinhon si mesfushor për t’i sjellë edhe më shumë magji mesfushës.
𝐋𝐚𝐦𝐢𝐧𝐞’𝐬 𝐚𝐥𝐥 𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐗𝐈 Which Barça players past and present will he choose for his team? pic.twitter.com/OSxWanGtZM
“Unë tashmë e di se kë do të vendos në sulm, dhe nuk ka vend”, tha Yamal.
I pari është “Messi, padyshim”. Duke shoqëruar yllin argjentinas, Lamine nuk donte ta harronte Neymarin, lojtarin e tij të preferuar, teksa as për të tretin nuk kishte dyshime: Për mua, Luis Suarez është në krye!.
MSN-ja e frikshme është e pranishme në 11-shen historike të Yamalit.
Messi, Suarez, Neymar (Getty Images)
Legjendat e harruara
Shumë nga futbollistët më të mëdhenj në histori kanë kaluar nëpër Barcelonë; është e vështirë ta kufizosh numrin në vetëm njëmbëdhjetë, por ka disa që meritojnë përmendje të veçantë dhe që Lamine i ka ‘harruar’.
Johan Cruyff dhe Diego Armando Maradona janë dy shtylla të futbollit. Dy futbollistë që e kanë tejkaluar sportin dhe kanë shënuar një histori para dhe pas në futboll.
Holandezi ishte i pari që la gjurmën e tij me stilin e tij të futbollit me prekje dhe posedim të topit në ‘Can Barça’. Maradona, megjithëse pati një periudhë relativisht të shkurtër në Barcelonë (1982-84), la një gjurmë golash dhe futbolli të shkëlqyer që është e vështirë të harrohet.
‘Fenomeni’ Ronaldo, i konsideruar si qendërsulmuesi më i mirë në histori, mund të shfaqet gjithashtu në listë. Duhet të merret parasysh se Lamine nuk ishte as një talent në atë kohë, kështu që është e kuptueshme që ai nuk i mbante mend as ata.
Ajo që mund të jetë më e habitshme është mungesa e Dani Alves, i konsideruar nga shumë si mbrojtësi i djathtë më i mirë në histori. Ai ishte një figurë thelbësore në epokën e artë të Barçës, duke formuar një partneritet të shkëlqyer me partnerin e tij Leo Messi në krahun e djathtë.
Në formacionin e Yamalit gjithashtu nuk ka asnjë futbollistë nga ekipi aktual i Barcelonës, i cili udhëhiqet nga trajneri Hansi Flick. /Telegrafi/
Marc-Andre ter Stegen, një nga shtyllat më ikonike të Barcelonës gjatë dekadës së fundit, është gjithnjë e më shumë në rrezik të largohet nga klubi. Ardhja e Joan Garcias nga Espanyol, së bashku me zgjatjen e fundit të kontratës së Ëojciech Szczesnyt, e ka lënë reprezentuesin gjerman jashtë projektit të ri sportiv që po hartohet nga menaxhmenti sportiv. Gjithçka tregon se largimi i tij do të finalizohet këtë verë.
Portieri gjerman, i cili mbërriti në Camp Nou në vitin 2014, ka qenë një emër i padiskutueshëm mes portierëve për vite me radhë, por prioritetet e klubit kanë ndryshuar.
Performanca e tij, ndonëse e dukshme ndonjëherë, ka qenë me ndërprerje në sezonet e fundit, dhe shtytja për një ndryshim gjeneratash është përshpejtuar me lëvizjet e fundit të tregut të transferimeve. Stafi i trajnerëve beson se kjo është koha ideale për të filluar një ndryshim të thellë në portier.
Sipas mediumit Fichajes, duke pasur parasysh këtë situatë, Pep Guardiola ka shprehur interes të qartë për ta transferuar portierin gjerman në skuadrën e tij të Manchester Cityt.
Trajneri katalunas, i cili është i njohur me mjedisin e Barcelonës, beson se përvoja dhe aftësia e ter Stegen me këmbët e tij do të përshtateshin në mënyrë të përkryer në sistemin e tij.
Situata aktuale mund t’i lejojë ekipit të Cityt të negociojë një marrëveshje me një çmim shumë më të ulët se sa do të ishte propozuar vetëm një vit më parë.
E ardhmja e portierit duket se është larg Barcelonës dhe destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë në Ligën Premier. Guardiola po shtyn nga Etihad për të nënshkruar me gjermanin, i cili do të mirëpriste një ndryshim të situatës pasi humbi rëndësinë te Barça.
Gjithçka duket se po shkon drejt një transferimi që do t’i jepte fund një epoke historike në portë për klubin katalanas. /Telegrafi/
Barcelona duhet të gjenerojë të ardhura në këtë afat kalimtar për të qenë në gjendje të regjistrojë nënshkrimet e saj të planifikuara. I vetmi transferim i konfirmuar deri më tani, Joan Garcia, nuk është regjistruar ende në La Liga. Disa lojtarë janë identifikuar tashmë si ata që duhet të largohen nga Camp Nou.
Ansu Fati është larguar tashmë nga klubi, dhe Pablo Torre pritet të largohet së shpejti. Marc-Andre ter Stegen gjithashtu do të largohet pasi iu tha se nuk pritet të luajë sezonin e ardhshëm, dhe të paktën një qendërmbrojtës pritet të largohet.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, këtu fillojnë dhimbjet e kokës për drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, pasi problemi është se asnjëri prej tyre nuk dëshiron të largohet nga klubi.
Sipas gazetës AS, Ronald Araujo dhe Andreas Christensen janë kandidatët kryesorë për një largim, por të dy duan të qëndrojnë. Të dy madje u rikthyen në stërvitje përpara fillimit zyrtar të përgatitjeve para-sezonale për të treguar se sa të vendosur janë për të fituar një vend në ekip për sezonin 2025/26.
Dëshira e klubit është që Christensen të largohet, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme dhe aktualisht nuk ka asnjë tregues se Barcelona do t’i ofrojë atij një zgjatje. Ai ka qenë me klubin që nga viti 2022 dhe ka luajtur 80 ndeshje për ta.
Araujo u bë pjesë e ekipit të parë të klubit nga Barca B dhe ka luajtur për ekipin kryesor që nga viti 2019. Ai është nën kontratë deri në verën e vitit 2031 dhe ka 175 ndeshje pas tij për kampionët aktualë të Spanjës. /Telegrafi/
E ardhmja e Antonio Rudiger te Real Madrid duket më e pasigurt se kurrë. Qendërmbrojtësi gjerman, i cili mbërriti në Santiago Bernabeu me një reputacion si një lider mbrojtës, ka treguar një mungesë shqetësuese soliditeti në muajt e fundit.
Pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës për Klube ngriti shumë pyetje, me gabime të rënda që kanë ndezur kambanat e alarmit midis drejtuesve të Real Madridit, të cilët tani po e konsiderojnë seriozisht forcimin e mbrojtjes së tyre në afatin kalimtar të transferimeve.
Zyrat e klubit besojnë se linja mbrojtëse ka nevojë për ripërtëritje urgjente nëse skuadra dëshiron të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë, si në Evropë ashtu edhe në nivel vendas.
Performanca dikur e shquar e mbrojtësit gjerman i ka lënë vendin pasigurive dhe gabimeve të papërshtatshme për një lojtar me përvojën e tij. Kjo rënie i ka hapur derën largimit të tij të mundshëm në verë dhe fati i tij po fillon të marrë terren me çdo ditë që kalon.
Sipas mediumit Fichajes, Al Nassr, gjithmonë i vëmendshëm ndaj mundësive të tregut, ka treguar interes të qartë dhe të vendosur për të siguruar shërbimet e tij. Klubi saudit, i cili tashmë krenohet me lojtarë të njohur, e sheh Rudiger si një aset të provuar për të vazhduar forcimin e projektit të tij ambicioz.
Bisedimet janë ende në një fazë paraprake, por klubi nga Riadi është i gatshëm të bëjë një ofertë tërheqëse si për lojtarin ashtu edhe për Real Madridin.
Vetë lojtari po e shqyrton seriozisht një ndryshim të situatës, i vetëdijshëm se roli i tij në klubin Merengues mund të zvogëlohet nëse mbërrijnë përforcime të reja.
Arabia Saudite ofron një mjedis konkurrues të ndryshëm dhe, mbi të gjitha, stabilitet kontraktual, i cili mund të jetë vendimtar në vendimin e tij përfundimtar. Gjithçka është e hapur, por koha e tij në Bernabeu mund të jetë afër fundit. /Telegrafi/
Barcelona është e vetëdijshme se largimet janë të nevojshme nëse duan të kthehen në rregullin 1:1 të La Ligas dhe kështu të jenë në gjendje të regjistrojnë nënshkrime të reja.
Ansu Fati është larguar tashmë, dhe ndërsa Pablo Torre gjithashtu së shpejti do të bashkohet me Mallorcën, më shumë lojtarë duhet të largohen përpara se katalanasit të arrijnë objektivin e tyre.
Lojtarë si Marc-Andre Ter Stegen, Andreas Christensen dhe Ronald Araujo konsiderohen si kandidatët kryesorë për t’u larguar, por ka edhe të tjerë që mund të lejohen të largohen nëse vlerësimi i tyre përmbushet. Dhe një lojtar që bie në këtë kategori është Marc Casado.
Casado pati një gjysmë të parë të shkëlqyer të sezonit të kaluar, duke u vendosur si titullar i rregullt përpara Frenkie de Jong. Por, ai e humbi vendin e tij në muajt e fundit, dhe me Marc Bernal që është rikthyer nga lëndimi përpara sezonit të ri që fillon në gusht, ai pritet të jetë më poshtë në renditjen e lojtarëve.
Për shkak të kësaj, Barcelona nuk e ka mbyllur derën për mundësinë e shitjes së Casado këtë verë, me çdo ofertë që pritet të merret në konsideratë në rreth 50 milionë euro.
Sipas mediumit CaughtOffside, oferta mund të vijnë nga Liga Premier, me Manchester United, Arsenal dhe Chelsea që janë të interesuar të nënshkruajnë me 21-vjeçarin.
Arsenali dhe Chelsea kanë bërë tashmë hetime fillestare për të përcaktuar disponueshmërinë e Casados, ndërsa United ende nuk ka bërë ndonjë kontakt – megjithëse ai shihet si një alternativë ndaj Manuel Ugarte, i cili pati një sezon të parë të vështirë në Old Trafford.
Në një farë mënyre, do të ishte e mençur që Barcelona ta shiste Casadon ndërsa aksionet e tij janë të larta – veçanërisht nëse ai nuk është planifikuar të luajë rregullisht me ekipin e parë sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, do të ishte një goditje e madhe për të që të largohej, duke pasur parasysh sa mirë luajti gjatë sezonit 2024/25. /Telegrafi/
Pasi Florian Wirtz iu bashkua Liverpoolit për një shumë rekord, Real Madridi mbeti pa objektivin e tyre kryesor në mesfushë.
Por trajneri Xabi Alonso duket se ka gjetur një alternativë të vlefshme brenda klubit.
Gjatë Kupës së Botës për Klube, Alonso ka pasur mundësi të eksperimentojë me Arda Guler, dhe mesfushori turk ka lënë mbresa të mëdha në çdo paraqitje.
19-vjeçari është aktivizuar në role të ndryshme – si anësor përballë Juventusit dhe si mesfushor qendror kundër Dortmundit – duke treguar fleksibilitet dhe inteligjencë taktike.
Pavarësisht eliminimit të hershëm të Realit, Guler ka shfaqur tipare të ngjashme me ato të Wirtz: kontroll topi, vizion loje dhe aftësi krijuese në mesfushë.
Sipas analizës nga TotalFootballAnalysis, Alonso e sheh Gulerin si lojtarin që mund të përshtatet më së miri në sistemin e tij, pikërisht ashtu siç bëri Wirtz te Leverkusen.
Mesfusha e Real Madridit është e pasur me yje si Bellingham dhe Valverde, por Guler duket se ofron një lloj ndryshe të kreativitetit dhe fleksibilitetit të nevojshëm në stilin e Alonsos.
Nëse zhvillimi i tij vazhdon në këtë ritëm, Arda Guler mund të jetë pikërisht lojtari kyç i sezonit të ardhshëm për Real Madridin – dhe ndoshta “Wirtzi i ri” në sistemin e Alonsos. /Telegrafi/
Dy yjet spanjollë të Barcelonës, Dani Olmo dhe Gavi pritet të kenë më shumë minuta në sezonin e ardhshëm dhe në shumicën e ndeshjeve të jenë si zëvendësues.
Sipas gazetës Marca, Olmo dhe Gavi janë dy lojtarë që mund të bëhen zëvendësues të Barcelonës sezonin e ardhshëm nëse klubi nënshkruan me dikë si Luis Diaz.
Ardhja e Diaz për të luajtur në krahun e majtë ka të ngjarë të bëjë që Hansi Flick ta zhvendosë Raphinhan në pozicionin e numrit 10. Kjo e lë Olmon jashtë vendit në skuadër.
Sa i përket Gavit, ai do të ketë vështirësi në zëvendësimin e Pedrit dhe Frenkie De Jongut në dy pozicionet e tjera të mesfushës, me Raphinhan që do të zërë vendin e numrit 10-të.
E vetmja mënyrë që disa lojtarë mund të marrin më shumë kohë është nëse kanë lëndime, të cilat janë të mundshme, por tani të pamundura te Barça.
Sezonin e kaluar, Pedri mbeti në formë gjatë gjithë sezonit dhe Raphinha nuk vuajti aq shumë nga ndonjë problem. /Telegrafi/
Drejtuesit e Juventusit thuhet se do të takohen me shoqëruesit e Kenan Yildiz javën e ardhshme për të diskutuar një zgjatje të kontratës, ndërsa Bayern Munich dhe Barcelona janë klubet e fundit që i janë bashkuar garës për yllin turk.
Juventusi pritet të takohet me agjentët e Yildiz javën e ardhshme, pasi Bianconerët janë të etur t’i ofrojnë lojtarit të tyre numër 10 një zgjatje të kontratës.
Disa klube, përfshirë Chelsean dhe Arsenalin, janë lidhur së fundmi me lojtarin turk, familja e të cilit u takua me agjentin Jorge Mendes në shkurt për të diskutuar një largim të mundshëm nga Juventusi gjatë verës.
Megjithatë, Yildiz është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e Igor Tudor, dhe performancat e tij të shkëlqyera në Kupën e Botës për Klube e kanë përforcuar rolin e tij qendror në ekip.
Sipas Gazzetta dello Sport, si Barcelona ashtu edhe Bayern Munich kanë treguar interes për 20-vjeçarin ditët e fundit, por Juventusi nuk do të dëgjojë asnjë ofertë dhe në vend të kësaj do të hapë bisedime për një marrëveshje të re.
Gazeta italiane shton se Barcelona mund të ofrojë edhe objektivin e hershëm të Juventusit, Ronald Araujo, në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Yildiz, por Bianconerët kanë ide të qarta dhe duan ta lidhin Yildiz me një marrëveshje të re edhe pse kontrata e tij aktuale në Torino skadon në vitin 2029. /Telegrafi/
Barcelona është e vendosur të nënshkruajë me një sulmues të majtë këtë verë dhe, pasi dështoi të sigurojë shërbimet e Nico Williams, tashmë po ndjek objektiva të tjerë.
Marcus Rashford është një nga lojtarët në listën e tyre të ngushtë, dhe mundësitë për një marrëveshje me Manchester United janë shtuar ndjeshëm.
Luis Diaz dhe Rashford janë objektivat kryesorë të Barcelonës tani që Williams ka vendosur të qëndrojë te Athletic Bilbao dhe raportohet se drejtori sportiv Deco ka në plan të nënshkruajë me sulmuesin e Liverpoolit.
Megjithatë, një marrëveshje për Diaz duket e vështirë, sidomos sepse Bayern Munich po shtyn fort për të arritur një akord me kampionët e Ligës Premier.
Kjo po e afron Rashfordin më pranë Barcelonës, pasi një marrëveshje me Manchester United do të ishte shumë më e realizueshme.
Për më tepër, 27-vjeçari është i dëshiruar të bashkohet me kampionët e La Ligas, dhe tashmë duket se dëshira e tij mund të realizohet.
Sipas raportimeve të Matteo Moretto, Hansi Flick i ka dhënë dritën e gjelbër Barcelonës për të finalizuar një marrëveshje për Rashfordin, të cilin klubi synon ta marrë fillimisht në formë huazimi me një opsion blerjeje të përhershme verën e ardhshme.
Gjithashtu raportohet se Barcelona do të zhvillojë kontakte të reja për Rashfordin, i cili është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës së tij te Manchester United, në mënyrë që katalanasit të mund ta përfshijnë brenda kufijve të tyre financiarë.
Rashford e ka bërë të qartë se do të konsiderojë një transferim vetëm nëse lëvizja drejt Barcelonës mbetet një mundësi reale për të./Telegrafi/