Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Lajme Shqiperi

Rama ndan pamjet: Shkodra po merr frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës. Rama thekson se “Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike dhe bashkëpunimit me bizneset, të cilat kanë kuptuar rëndësinë po edhe interesin reciprok të kësaj përpjekjeje që do të vijojë”.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

/m.q/j.p/

The post Rama ndan pamjet: Shkodra po merr frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stakohet linja Bulqizë-Krastë, Balluku: Dëme të konsiderueshme në sistemin energjetik nga zjarret

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Linja e transmetimit të energjisë Bulqizë-Krastë është stakuar për arsye sigurie për shkak të përhapjes së flakëve në afërsi të saj.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se “për arsye sigurie kemi qenë të detyruar të stakojmë nënstacione apo linja transmetimi, në afërsi të vatrave të zjarrit, por duke u kujdesur edhe për shërbim të pandërprerë për të gjithë qytetarët”.

Balluku tha se “rasti më i fundit është në zonën e Bulqizës, ku zjarri i është afruar linjës 35 kV Bulqizë – Krastë. Për efekt sigurie u stakua linja”.

Sipas Balluku pa tension janë nënstacionet Krastë, Batër dhe HEC-et e zonës në fjalë.

Balluku nënvizoi se “dëmet e shkaktuara në sistemin energjetik nga situata e zjarreve në të gjithë territorin, deri tani janë të konsiderueshme, por të përballueshme nga operatorët në terma të shërbimit”.

/m.q/j.p/

The post Stakohet linja Bulqizë-Krastë, Balluku: Dëme të konsiderueshme në sistemin energjetik nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Bashkia e Tiranës i bën apel qytetarëve që të kontribuojnë për një qytet më të pastër dhe të aksesueshëm për të gjithë, duke raportuar çdo rast zaptimi të hapësirave publike në aplikacionin “Tirana Ime”.

Përmes këtij aplikacioni, qytetarët mund të njoftojnë menjëherë për ndërtimet pa leje mbi trotuare, në lulishte apo në hyrje pallatesh – problematika që shpesh pengojnë lëvizjen e lirë dhe cenojnë hapësirën publike.

Në rubrikën “Raporto”, çdo përdorues mund të dërgojë informacion të detajuar, të shoqëruar me foto dhe vendndodhjen e saktë. Pas verifikimit në terren nga strukturat përkatëse të bashkisë, merren masat e nevojshme për lirimin e hapësirës.

“Ke hasur ndonjë hapësirë publike të zaptuar që pengon lëvizjen e qytetarëve? Ka ndonjë ndërtim pa leje në trotuare, lulishte apo në hyrje pallatesh? Aplikacioni “Tirana Ime” është krijuar nga Bashkia e Tiranës për të ndihmuar qytetarët të raportojnë problematikat në qytet”, njoftoi IMT në rrjetet sociale.

Në rubrikën “Raporto” mund të raportohet menjëherë një zaptim i hapësirës publike duke shtuar foto dhe vendndodhje. Strukturat përkatëse do ta verifikojnë në terren dhe do të marrin masat e nevojshme.

/m.q/j.p/

The post Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Rreth 100 kamionë me ndihma hyjnë në zonë, ndërsa Izraeli nis një pauzë taktike

27 July 2025 at 13:23

TEL AVIV, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Në sfondin e një krize të afërt urie në Rripin e Gazës, dërgesa masive ndihmash humanitare arritën sot për herë të parë, pas shumë muajsh në këtë zonë të rrethuar dhe të goditur rëndë nga lufta.

”Një autokolonë me rreth 100 kamionë me ndihma për popullsinë e vuajtur hyri në Gaza përmes pikës kufitare Kerem Shalom”, sipas burimeve palestineze nga territori.

Pak orë më parë, ushtria izraelite njoftoi se do të zbatojë një “pauzë taktike në aktivitetet ushtarake për qëllime humanitare” nga ora 10:00 deri në 20:00 (07:00–17:00 GMT), çdo ditë dhe deri në një njoftim të dytë.

Kjo pauzë do të vlejë për zonën al-Mawasi në jugperëndim të Rripit të Gazës, për Deir al-Balah në qendër dhe për qytetin e Gazës në veri, zona ku ushtria izraelite thotë se nuk është aktive për momentin.

Izraeli e kishte shpallur më herët al-Mawasi si një “zonë humanitare”, por që nga ajo kohë, ushtria izraelite ka kryer disa sulme atje, me pasoja fatale për civilët. Deir al-Balah strehon magazinën qendrore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila, sipas OBSH-së,   është dëmtuar gjatë ndërhyrjes së trupave tokësore izraelite.

Gjithashtu, do të hapen korridore humanitare nga ora 06:00 deri në 23:00 për të lejuar Kombet e Bashkuara dhe organizatat e ndihmës të shpërndajnë ushqime dhe ilaçe për popullsinë në Gaza, njoftoi ushtria izraelite.

Këto masa vijnë si reagim ndaj rritjes së kritikave ndërkombëtare për operacionet ushtarake të Izraelit në territorin palestinez. Që nga përfundimi i armëpushimit në mars, vetëm një sasi e kufizuar ndihmash ka arritur në zonë.

OBSH-ja  paralajmëroi së fundmi për një krizë urie vdekjeprurëse mes rreth dy milionë banorëve të Gazës.

Izraeli mohon ekzistencën e një rreziku për uri, duke e përshkruar atë si një “fushatë” të grupit islamik Hamas. /Ad.Ab./

 

The post GAZA – Rreth 100 kamionë me ndihma hyjnë në zonë, ndërsa Izraeli nis një pauzë taktike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Bulqizë dhe Mirditë vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Në fshatrat e Mirditës dhe Bulqizës vijon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes ndau foto të efektivëve të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore dhe Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile të Komandës Mbështetëse, gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve, të dislokuar në Mirditë dhe Bulqizë.

Sipas njoftimit zyrtar të MM-së në Qafë Buall, bashkia Bulqizë zjarri është përhapur drejt zonës së Qytetit të Vjetër, fshatit Plan i Bardhë dhe drejt Krastës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 120 forca nga strukturat operacionale  dhe kanë  ndërhyrë 2 helikopterë.  Situata është më e qetë dhe nuk rrezikohen zona urbane. Janë evakuuar 6 banesa.

Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth, kua janë angazhuar rreth 80  forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë. Nuk ka rrezik për banesat.

Në fshatin Kulmë dhe fshatin Fang, bashkia Mirditë, zjarr i rënë në një sipërfaqe pyjore ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn. Në fshatin Fang operuan forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë të ndihmuar dhe nga 80 forca ushtarake në total me 3mjete dhe rreth 40 forca bashkiake.

/m.q/j.p/

The post Në Bulqizë dhe Mirditë vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KROACI – Përmbytje në disa zona të vendit

27 July 2025 at 12:41

DUBROVNIK, 27 korrik /ATSH/ – Pjesë të Kroacisë u goditën nga një stuhi me shira që shkaktuan përmbytje, sipas telegrafi.com.

Ndërkohë, në afërsi të Karlovacit dhe Loshinjit ra edhe breshër, ndërsa një sasi e madhe shiu ra në Cres, raportojnë mediet kroate.

Administrata e qytetit të Dubrovnikut kishte lëshuar një njoftim ku thuhej se Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik Kroat (DHMZ) ka dhënë një paralajmërim për mot të keq për zonën e Dubrovnikut, sipas dubrovniktimes.com.
Sipas njoftimit, ekziston mundësia e stuhive të izoluara, ndërsa gjatë natës nga e shtuna në të diel priten reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe kushte të rënda atmosferike.

DHMZ paralajmëron se mund të shkaktohen dëme në prona, përmbytje të menjëhershme lokale, shpërthime ere me forcë stuhie si dhe breshër.

Po ashtu, janë të mundshme ndërprerje të aktiviteteve në natyrë dhe të transportit./
/Ad.Ab./

The post KROACI – Përmbytje në disa zona të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Borsh, helikopteri i FA-së ndërhyn për shuarjen e flakëve

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Në zonat e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt të bashkisë së Himarës po vijon puna për shuarjen e vatrave të zjarreve.

Që në orët e para të mëngjesit po kryhet ndërhyrja edhe nga ajri me helikopter të Forcave të Armatosura, ndërsa ekipet në terren vijojnë të punojnë për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka siguruar pamjet nga aksioni që po zhvillohet aktualisht nga ajri në zonën e Borshit ku helikopterë të FA-së po mbushin kovën me ujë në det për të shuar flakët.

Situata në terren sipas raportimeve mbetet dinamike për shkak të erërave të forta dhe të paqëndrueshme, që favorizojnë përhapjen e zjarrit.

/m.q/

The post Zjarri në Borsh, helikopteri i FA-së ndërhyn për shuarjen e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURQI – Zjarre të fuqishme, ndërsa temperaturat arrijnë nivele ekstreme

27 July 2025 at 12:05

IZMIR, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Një zjarr i dytë i madh pyjor shpërtheu mbrëmë në Turqi duke u përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve të thata dhe erërave të forta.

”Flakët iu afruan zonave të banuara në provincën perëndimore të Bursës, ku rreth 1 300 persona u evakuuan për në zona të sigurta”, sipas ministrit të Transportit, Abdulkadir Uraloğlu.

Ai tha se ”edhe një strehë për kafshë ishte evakuar”.

Autoritetet bënë të ditur se rreth 500 punonjës shpëtimi ndodhen në terren. Helikopterë dhe avionë janë përdorur për të luftuar flakët nga ajri, por u detyruan të ndaleshin gjatë natës për shkak të rrezikut të operacionit në errësirë.

Departamenti i zjarrfikësve të Stambollit njoftoi se kishte dërguar shtatë automjete për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Një zjarr tjetër i madh ka shpërthyer prej katër ditësh në provincën veriperëndimore të Karabukut.

Sipas raporteve zyrtare, 14 fshatra janë evakuuar.

Ndërsa shkaku i zjarreve mbetet ende i paqartë, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, tha se ”vendi është përballur me nxehtësi ekstreme dhe thatësirë ditët e fundit, ku temperaturat në pjesën juglindore të Turqisë arritën mbi 50 gradë Celsius të premten”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur rrezikun e zjarreve.

Nxehtësia e vetme nuk shkakton zjarre pyjore, por temperaturat e larta, thatësia, lagështia e ulët dhe era janë faktorë që rrisin ndjeshëm rrezikun e përhapjes së tyre./  /Ad.Ab./

The post TURQI – Zjarre të fuqishme, ndërsa temperaturat arrijnë nivele ekstreme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Popullit tim

By: Kult Plus
27 July 2025 at 13:36

Poezi nga Esad Mekuli

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit…
Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.

Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.

Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers e gjak si etnit.

Kam dhanë, i dashtun…Dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’
-unë, biri yt besnik dhe-poeti. / KultPlus.com

“Koha është më e vlefshme se paratë, paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”

By: Kult Plus
27 July 2025 at 13:05

100 thënie për paratë, dashurinë, perendinë, kohën e gjëra të tjera të vlefshme dhe jo të vlefshme për mirëqenien e një njeriu, shkruan KultPlus.

1. “Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë”.
Jackie Mason

2. “Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë”.
Thënie amerikane

3. “Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiare”. Woody Allen

4. “Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”.
John Updike

5. “Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës”.
JP Getty

6. “Nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë … ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbra”.
Family Guy

7. “E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyre”.
Edith Wharton

8. “Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jep”.
Thënie e vjetër irlandeze

9. “Jini të pasur për veten tuaj … dhe të varfër për miqtë”
Juvenal

10. “Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa”.
Benjamin Franklin

11. “Me 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si … dashuria!
Homer Simpson

12. “Mënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishit”.
Katharine Whitehorn

13. “Financa është arti i kalimit të parave nga dora në dorë derisa më në fund të zhduket”.
Robert W. Sarnoff

14. “Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur”.
Spike Milligan

15. “E ç’vlerë ka lumturia? Ajo nuk t’i blen dot paratë”.
Henry Youngman

16. “Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnë”.
Will Smith

17. “Sikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë … si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zvicerane”.
Woody Allen

18. “Ai që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqija”.
Thënie amerikane

19. “Mes punës dhe familjes, vërtet që s’po kaloj shumë kohë me paratë e mia”.
Thënie amerikane

20. “Ndryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tij”
Johnny Carson

21. “Një bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se s’ke nevojë për to”.
Bob Hope

22. “Kushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazar”.
Bo Derek

23. “Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtet”.
Oscar Wilde

24. “Monedha është e pavlefshme në ditët e sotme”.
Yogi Berra

25. “Çdo ditë ngrihet dhe shikoj listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë”.
Robert Orben

26. “Gjithmonë merr para hua nga një pesimist … ai nuk pret që ti t’ia kthesh”.
Thënie amerikane

27. “Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura”.
Earl Wilson

28. “Mos më thoni se ku i keni prioritetet. Më tregoni për çfarë i shpenzoni paratë dhe unë do t’ju tregoj se çfarë janë”.
James W. Frick

29. “Arsimi formal do t’ju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do t’ju bëjnë të pasur”.
Jim Rohn

30. “Paratë janë realitetin, një tipar permanent i jetës së përditshme. Ato i japin jetës një ritëm të veçantë, një “tërheqje” të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në të”.

31. “Paratë i krijojnë problemet atëherë kur nuk i kemi; na i shtojnë ato edhe kur i kemi. Por është vetëm një iluzion se ne jemi në kontroll të parave tona. E vërteta është se ne e dimë dhe e kuptojmë sa kontroll ushtrojnë mbi ne”.
32. “Paratë na bëjnë zotërinj dhe skllevër. Pushteti ynë mbi paratë është i vërtetë, por vetëm kur kuptojmë pushtetin e tyre mbi ne”.
Thënie franceze

33. “Shumë prej nesh i konsiderojnë amerikanët si ndjekës të parave. Kjo është një shpifje mizore, edhe pse është përsëritur nga vetë amerikanët”.
Albert Einstein

34. “Ai, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithçka, mund të bëjë gjithçka për para”.
Benjamin Franklin

35. “Nëse do të ishit të pasur, mendoni edhe të kurseni”.
Benjamin Franklin

36. “Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.
Benjamin Franklin

37. “Pasuria mund të na aftësojë të bëjmë favore; por hirin pasuria s’na e jep”.
Charles Caleb Colton

38. “Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore nëntëmbëdhjetë; rezultati, lumturi. Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore njëzet e gjashtë paund; rezultati, mjerim”.
Charles Dickens

39. “Nëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin
pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerët”.
Christina Stead

40. “Paratë e tepërta janë delli i luftës”
Cicero

41. “Paratë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveçse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është loja”.
Donald Trump

42. “Paratë janë delli i dashurisë, si dhe i luftës”.
Doktor Thomas Fuller

43. “Po jetoj kaq larg të ardhurave të mia, sa mund të thuhet se po jetojmë të ndarë”.
Anonim

44. “Kurseni nga pak çdo muaj dhe në fund të vitit do të habiteni se sa pak që keni”.
Ernest Haskins

45. “Të pasurit janë shkuma e tokës në çdo shtet”.
G.K. Chesterton

46. “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”.
George Bernard Show

47. “Njerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënit”.
George Eliot

48. “Paratë ju çlirojnë nga të bërit e çdo gjëje që s’pëlqeni. Meqë s’më pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punë”.
Groucho Marx

49. “Vlera kryesore e parave është në faktin se njerëzit jetojnë në një botë e cila mbivlerësohet”.
H.L. Mencken

50. “Bëjeni paratë perëndinë tuaj, dhe do t’ju shkatërrojë si djalli”Henry Fielding

51. “Nëse mund t’i numëroni paratë, nuk keni një miliardë dollarë”.
J. Paul Getty

52. “Kam aq para sa të më mbeten deri në fund të jetës, deri në momentin që do të blej diçka”.
Jackie Mason

53. “Një rrogë e mirë është receta më e mirë për lumturinë që kam dëgjuar ndonjëherë”.
Jane Austen

54. “Një njeri i zgjuar duhet ta ketë paranë në kokë, por jo në zemër”.
Jonathan Swift

55. “Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtën”.
Julius Rosenwald

56. “Kurrë s’e kam përfunduar gjimnazin, megjithatë jam i pasur dhe i suksesshëm”.
Këngëtar anglez

57. “Nëse doni të ndiheni të pasur, mjafton të numëroni gjërat që keni dhe që paratë s’i blejnë”.

58. “Paratë janë si shqisa e gjashtë, s’mund t’i përdorësh pesë të parat pa to”.
William Somerset Maugham

59. “Mund të bëheni të përkryer në diçka që doni. Mos i bëni paratë synimi juaj. Por, përkoni gjërat që doni të bëni, dhe atëherë bëjini ato aq mirë, sa të tjerët s’do t’jua ndajnë sytë”.
Maya Angelou

60. “Paratë ende s’e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër”.
Benjamin Franklin

61. “Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave”?
Ayn Rand

62. “Intelekti ndërtohet paralelisht me ekonominë e parave”.
G. Simmel

63. “Paratë, nëse nuk të sjellin lumturi, të paktën të ndihmojë të jesh i mjerueshëm në luks”.
Helen Gurley Brown

64. “Arti nuk është në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyre”.
Fjalë e urtë

65. “Paratë janë vetëm një mjet. Do të të çojnë ku të duash, por nuk do të të zëvendësojnë ty si shofer”.
Ayn Rand

66. “Paratë shpesh kushtojnë shumë”.
Ralph Waldo Emerson

67. “Nuk do të jetoni një ditë të lumtur, edhe sikur të keni fituar shumë para, nëse nuk bëni diçka për dikë që s’mund t’jua rikthejë”.
Ruth Smeltzer
68. “Dilni në botë dhe punoni sikur paratë mos kenë rëndësi, këndoni sikur askush s’ju dëgjon, dashuroni sikur kurrë mos jeni lënduar dhe kërceni sikur askush s’po ju sheh”

69. “Është mirë të keni para dhe gjërat që i keni blerë me para, por është mirë që ndonjëherë të bëni një kontroll se mos keni humbur ndonjë nga gjërat që s’i keni blerë me para”.
George Lorimer

70. “Me para mund të blini një qen të mirë, por vetëm dashuria do ta bëjë të tundë bishtin”.
Richard Friedman

71. “Paratë kurrë s’e krijojnë një ide. Është ideja që krijon paratë”.
Owen Laughlin

72. “Sa ndryshim bën sa shumë ke? Ajo që s’keni është edhe më e madhe”.
Seneca

73. “Paratë janë barometri i virtytit të shoqërisë”.
Ayn Rand

74. “Shumë njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre, derisa ato përfundojnë, ndërsa të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre”.

Johann Wolfgang von Goethe
75. “Paratë dhe gratë janë më të kërkuarat”.
Will Rogers

76. “Paratë do të vinë kur bëni gjënë e duhur”.
Mike Phillips

77. “Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen më shumë se paratë”.
Thomas Jefferson

78. “Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të mira”.
Robert Bosch

79. “Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohen”.
Jim Rohn

80. “Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtit”.
Henry David Thoreau

81. “Nëse paratë s’mund ta blejnë lumturinë, të paktën ju lejojnë të zgjidhni një formë mjerimi”.

82. “Një burrë ka njëqind dollarë dhe ju e lini me dy dollarë. Kjo është zbritja”.
Mae West

83. “Paratë nuk rriten në pemë”.
Fjalë e urtë

84. “Paratë janë si dashuria; vret me ngadalë atë që e mban dhe gjallëron atë që e jep”.
Kahlil Gibran

85. “Nuk kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë”.
Ronald Reagan

86. “Nuk më interesojnë shumë paratë, se paratë s’ma blejnë dashurinë”.
Tekst nga “Beatles”.

87. “Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhep”.
Frank Hubbard

88. “Ekziston një mënyrë e lehtë për t’u kthyer nga kazinoja me një shumë të vogël: të shkosh atje me një shumë të madhe”.
Jack Yelton

89. “Të përzierat e makinës të vijnë kur kalon afati i pagimit të faturave”.

90. “Inflacioni ka shkatërruar gjithçka. Një monedhë përdoret vetëm si kaçavidë”.
Jackson Brown

91. “I kundërshtoj milionerët, por do të ishte e rrezikshme sikur të ma jepnin mua atë post”.
Mark Twain

92. “S’mund ta përballoj të humbas kohën duke bërë para”.
Louis Agassiz

93. “Kur ka para në poezi, por nuk ka as poezi në para”.
Robert Graves

94. “Kur has në para e heq qafe shpejt, para se të më futet në zemër”.
John Wesley

95. “Një xhepmbushur shpesh rënkon më shumë se një stomakbosh”.
Franklin Delano Roosevelt

96. “Pas një vizite në plazh, vështirë të mendosh se jetojmë në një botë materiale”.
Pam Shaw

97. “Masa e vërtetë e pasurisë është sa shumë do të vlenit sikur t’i humbisnit paratë”.

98. “Kur pema e fundit të jetë fishkur dhe lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë zënë, atëherë do të kuptojmë se s’mund ta hamë paranë”.
Fjalë e urtë indiane

99. “Do të më pëlqente të jetoja si një njeri i varfër me shumë para”.
Pablo Picasso

100. “Filozofia e parave kontribuon në edukimin e njerëzimit dhe i ndihmon njerëzit të kujtojnë se “matësi i të gjitha gjërave” duhet të jetë gjithmonë njeriu”./KultPlus.com

Rama ndan pamje nga plazhi i Pishporos në Fier

By: Kult Plus
27 July 2025 at 12:32

Me 18 kilometra vijë bregdetare ende për t’u shfrytëzuar, qyteti i Fierit ofron një potencial të vërtetë për zhvillimin e turizmit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ajri të plazhit të Pishporos në Fier. Vija bregdetare ranore e Pishporos, mbetet një destinacion turistik ende i pazbuluar.

Plazhi i Pishporos shtrihet në një gjatësi prej 9.5 km mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorë.

Në stinën e verës plazhet ranore me shtrirje të konsiderueshme në territorin e bashkisë së Fierit, të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.

18 kilometra në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet edhe plazhi i Semanit, me gjatësi 7 kilometra. Pjesë e vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13.7 kilometra dhe plazhi Ndërnënas 8 kilometra.

Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e vizitorëve në Fier./atsh/KultPlus.com

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

By: el da
27 July 2025 at 13:52
Nga Eduard Zaloshnja

Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht – koalicioni PD+LSI+PDIU+etj mori 200 mijë vota më pak se para katër vjetësh, anipse sivjet votuan edhe përkrahës opozitarë nga diaspora.

Në fakt, partitë përbërëse të koalicionit të udhëhequr aktualisht nga Berisha kanë regjistruar një trajektore elektorale ulëse nga 2017-a e këtej (shihni grafikun e mëposhtëm).

Kështu, PD+LSI+PDIU+etj morën së bashku plot 760 mijë votamë 2017, pasuar nga 730 mijë vota më 2021. Por më 2025 (pas Rithemelimit 1.0), ato regjistruan një firo dramatike, duke zbritur në 530 mijë vota.

Pas një analize të votave në mbi 5200 qendra votimi gjatëdekadës së fundit, ndërtova një model parashikimi statistikor për votat e mundshme të koalicionit PD+LSI+PDIU+etj më 2029 (dmth pas Rithemelimit 2.0). Dhe rezultoi se votat për të mund të zbresin edhe më poshtë se sivjet – diku tek 490 mijëshi…

*Projeksion statistikor për vitin 2029

Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë…

By: el da
27 July 2025 at 13:41

Nga Fejzo Subashi

Kush po i djeg vendet më të bukura të Shqipërisë?!
Zjarr dhe vetëm zjarr, tym dhe flakë atje ku natyra ka bekuar tokën me bukuri të rralla, dhe historia ka ngulur rrënjë me vlera të pamatshme. Nga malet e Gjirokastrës te kodrat e Shkodrës, nga lugina e Vjosës te brigjet e Karaburunit , po digjet jo vetëm pylli, por vetë shpirti i vendit.

Askush nuk thotë se nuk bien zjarre në vende të tjera të botës. Por zjarret në Shqipëri nuk janë aksidente klimatike, as pasojë spontane e vapës së verës. Këtu, zjarret kanë tjetër natyrë: bien në zona të përzgjedhura me dorë, me paramendim dhe me qëllime të errëta. Dhe kjo i jep atyre një emër të vetëm: Krim.

Le ta themi qartë: këto nuk janë veprime të qytetarëve të zakonshëm që mbijetojnë me bagëti apo dru zjarri. Janë vepra të kriminelëve me interesa, shpesh të lidhur me botën e biznesit informal, të pasurive të paluajtshme, apo me ndërtime të planifikuara mbi tokë të shkrumbuar. Sepse aty ku digjet mali, humbet statusi i mbrojtjes, dhe aty ku zhduket pylli, shfaqet bulldozeri.
Ky është një krim që nuk i bëhet vetëm natyrës. Ai i bëhet kujtesës sonë kolektive, ekonomisë sonë të qëndrueshme, turizmit, banorëve lokalë, dhe mbi të gjitha: imazhit të Shqipërisë. Një vend që promovon bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore nuk mund të lejojë këtë formë vetëshkatërrimi me qëllim përfitimi.
Qeveria ka përgjegjësi të pamohueshme: për masat parandaluese, për ndëshkimin ligjor, për përmirësimin e strukturave të mbrojtjes së pyjeve, për rritjen e kapaciteteve operacionale. Por le ta themi qartë edhe këtë: Qeveria nuk i vë vetë zjarret.
Në një vend me qytetari funksionale, nuk do të ishim as në këtë pikë.
Më e keqja është se ky shkatërrim nuk prek vetëm pronën e përbashkët – që është edhe më e shenjtë se ajo individuale – por prek thellë edhe ndërgjegjen tonë qytetare, që hesht, që sheh, dhe që rrallë reagon.
Këto janë vepra me paramendim, me përfitim të qartë, me synim të saktë. Janë përtej çdo krimi të zakonshëm, dhe burgimi i përjetshëm nuk mjafton. Këta njerëz nuk meritojnë as mëshirë dhe as emrin “qytetar”. Ata janë bashibozukë me kostum të ri, që për pesë dhi, për një gardh, apo për një projekt turistik të dyshimtë, djeg një mal të tërë, një krahinë të tërë, një Shqipëri të tërë!
Për ta, nuk duhet të ketë më “rrethana lehtësuese” në gjykata, por sekuestrim total të pasurisë, identifikim publik, dhe një ligj të posaçëm të ashpër për dëmtimin e qëllimshëm të pasurisë natyrore.
Përballë këtij krimi, nuk ka as justifikim tradicional dhe as kulturë të munguar. Ka vetëm një qëllim: përfitim kriminal në kurriz të përbashkët.

Duhet të zgjohemi. Të reagojmë. Të flasim. Të kërkojmë drejtësi. Të mos lejojmë që mëkatet e pak të pashpirtëve të bëhen mallkimi i një kombi të tërë.
Sepse nëse nuk mbrojmë atë që kemi më të bukur dhe më të shtrenjtë; tokën, pyllin, ajrin, historinë çfarë na ka mbetur për të mbrojtur?

Lirimi i hapësirave publike/Rama publikon videon: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht

By: el da
27 July 2025 at 13:28

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video nga Shkodra, ku është zbatuar aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara.

“Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike dhe bashkëpunimit me bizneset, të cilat kanë kuptuar rëndësinë po edhe interesin reciprok të kësaj përpjekjeje që do të vijojë”, shkruan Rama krahas videos. /e.t

Rishfaqet ish-zëdhënësja e PD e kuruar me pushime! Jeta e re si nënë e dy fëmijëve

By: el da
27 July 2025 at 13:18

Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Laura Vorpsi ish-zëdhënëse e Partisë Demokratike ishte një nga figurat më të njohura të jetës publike gjatë viteve 2005–2013. Por pasi u largua nga politika dhe u angazhua me punë të tjera, Laura ndryshoi stilin e jetës tërësisht.

laura vorpsi femije 6

Larg fokusit të mediave, ajo vendosi që të shijonte mëmësinë dhe karrierën e saj. Por këtë verë, ka qenë paparaci ynë ai që e ka rikthyer në vëmendje me disa pamje të reja të publikuara nga pushimet e saj verore. E njohur për elegancën e saj të përhershme dhe tonin gjithnjë të matur, Laura këtë herë është fotografuar në Palasë, e shoqëruar nga fëmijët dhe dadon e tyre të huaj, në një atmosferë relaksi, por edhe plot klas.

laura vorpsi femijet

E veshur me një fustan të zi të lirshëm, të kombinuar me syze dielli dhe kapele, ajo ka tërhequr vëmendjen për paraqitjen e saj të kuruar dhe fizikun perfekt, pavarësisht largimit prej kohësh nga jeta aktive politike. Pas largimit nga skena publike, Laura ka zgjedhur një profil më të tërhequr, duke iu përkushtuar familjes dhe karrierës jashtë vëmendjes mediatike.

laura vorpsi femije 1

Megjithatë, pamja e saj e fundit ka ngjallur interes dhe nostalgji për ata që e kujtojnë në konferencat e dikurshme për shtyp me ton të prerë dhe retorikë të mprehtë. Duke shijuar verën në një nga resortet bregdetare në jug të Shqipërisë, ajo duket se i ka dhënë prioritet harmonisë familjare dhe mirëqenies personale.

laura vorpsi femije 2

Ndërsa shumë ish-politikanë janë rikthyer në ekrane apo rrjete sociale me qëllim ndikimi, Laura Vorpsi duket se ka zgjedhur rrugën e heshtur dhe të ekuilibruar, atë të një nëne të përkushtuar dhe gruaje që di të mbajë veten gjithmonë në lartësinë që e karakterizon.

laura vorpsi femije 3

Pushimet këtë vit për të janë më shumë se relaks janë një dëshmi e një stili jete që flet me qetësi dhe hijeshi. Tashmë nënë e dy fëmijëve, ish-zëdhënësja bukuroshe e Partisë Demokratike gjithmonë e më tepër po preferon që daljet publike t’i ketë të rralla, e po ashtu rrjetet sociale për Vorpsin janë tejet private./e.t

Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve/ Raportoni zaptimet e hapësirave publike

By: el da
27 July 2025 at 13:13

Bashkia e Tiranës i bën apel qytetarëve që të kontribuojnë për një qytet më të pastër dhe të aksesueshëm për të gjithë, duke raportuar çdo rast zaptimi të hapësirave publike në aplikacionin “Tirana Ime”.

Përmes këtij aplikacioni, qytetarët mund të njoftojnë menjëherë për ndërtimet pa leje mbi trotuare, në lulishte apo në hyrje pallatesh – problematika që shpesh pengojnë lëvizjen e lirë dhe cenojnë hapësirën publike.

Në rubrikën “Raporto”, çdo përdorues mund të dërgojë informacion të detajuar, të shoqëruar me foto dhe vendndodhjen e saktë. Pas verifikimit në terren nga strukturat përkatëse të bashkisë, merren masat e nevojshme për lirimin e hapësirës.

Bashkia nënvizon se çdo raportim ka vlerë dhe ndihmon në krijimin e një Tirane të aksesueshme për të gjithë qytetarët, pa pengesa dhe pa zaptime./e.t

Dhuna e idjotëve që po na i degdis djemtë matanë detit

27 July 2025 at 12:50

Nga Leonard Veizi

Me shumë gjasa, një 18-vjeçar nga Vlora, që punonte si kamarier – student, i qetë, i sjellshëm, i cili po aq mirë mund të ishte edhe nga Shkodra – do të marrë çantën e shpinës dhe do të niset për udhë. Do të ikë. Në emigracion. Pa shumë fjalë. Pa zhurmë.

Me siguri ai nuk donte ta braktiste vendlindjen, përderisa kishte zënë punë si kamarier në një nga baret e qytetit bregdetar, por mund të detyrohet nga rrethanat.

Gjithsesi, ky është një mendim hipotetik, sepse ngjarjet mund edhe të mos rrjedhin kështu. Por, duke parë historikun e përgjithshëm të vendit në këto vite, mbi trasenë e shtruar mund të lëvizin trena papushim.

Dhe ky djalosh i shkolluar, kur t’i afrohet tragetit atje te Triporti, do të ndalet për një çast. Do të kthejë kokën mbrapa, drejt Vlorës së bukur – ashtu siç nganjëherë kthehemi drejt një dashurie të pamundur. Do ta përshëndesë me inat, me dëshpërim, me gjuhën e mendjes që vlon brenda vetes:

“Ky vend s’bëhet!”

Po ore, po… ke të drejtë. Ky vend nuk bëhet. Dhe ky vend do t’i marrë me dru të gjithë ata që duan të punojnë. Sepse parapëlqehen gangsterët. Ata që rrinë me kobure në brez dhe që, për ta pasur mirë me strukturat shtetërore, bëhen pjesë përbërëse e strukturave të shtetit.

E si mund të bëhet ky vend, kur një djalë që nuk humbet kohën me videogame, që nuk endet i dehur në zgëqet e qytetit, që nuk tymos bar nëpër cepa, por zgjedh të punojë – me mund dinjitetin, për vete dhe ndoshta për familjen që mund të ketë 101 halle – e që përplaset me shpërfilljen inatçore dhe krejt idiote të njerëzve që ia presin rrugën në mes?

Një klient – për të cilin thuhet se është një ish-polic, gjë që nuk ka kurrfarë rëndësie – i jep një “mësim” djaloshit ende të pamësuar me fyerjet dhe dhunën e më të mëdhenjve, apo më të fortëve. E ofendon. I ngre dorën. Sepse, sipas tij, kamarieri ia kishte futur rëndshëm në faturë: jo një shishe shampanjë të ardhur drejt e nga Riviera Franceze, por një bidon uji. Uji i ftohtë i Vlorës, që dikur derdhej kot rrugëve, sot qenka bërë mall me çmim, me kupon fiskal – dhe me hakmarrje, nëse të rëndon në tavolinë.

Dy shuplaka. Tri fjalë të ndyra.

– Ore lyrash, mua do ma fusësh ti…

E pas kësaj, një ndjesi braktisjeje që përpëlitet nën lëkurë.

Kështu lajmi mori dhenë. U shpërnda gjerësisht në rrjete sociale. Një trim me “yll në ballë” duke goditur nje djalosh me syza. Por shans që syzet nuk iu thyen.

– Të iki, vëlla, sa nuk është vonë. “Ciao” dhe “in bocca al lupo” andej nga Brindisi…

Po si bëhet ky vend, kur të rinjtë që duan të qëndrojnë e të punojnë këtu, ne i largojmë me grusht? I largojmë qoftë edhe me indiferencën tonë. I largojmë drejt Perëndimit, ndërkohë që vendet bosh po na i zënë djemtë e Lindjes së Mesme dhe vajzat e asaj të largët… të cilët së shpejti do të jenë shqiptarët e shekullit të ri: me pasaportë dhe kartë identiteti.

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

By: el da
27 July 2025 at 12:47

Gjashtë anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot, 27 korrik, në GJKKO për masat e sigurisë.

Mes tyre janë Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj. Ata janë nën hetim edhe për dosjen “Plumbi i Artë”.

SPAK njoftoi dje, 26 korrik, se si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar 6 ton lëndë narkotike (kokainë e kanabis) me një vlerë në treg prej 411 milionë eurosh.

“Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim: A. H, K. H, E.N, E. A, P. D, I. Ll. Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë. Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shumë monetare (43 mijë euro), karta banke, automjete (një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan), tre pistoleta, celularë, karta banke, dornë, hard disqe, si dhe një skaf luksoz.

Në dorën e SPAK kanë rënë edhe dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama./E.T

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

By: el da
27 July 2025 at 12:38

Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të cilat tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Zona e prekur shfaqet e djegur në një sipërfaqe të gjerë, ku bimësia është shkrumbuar pothuajse tërësisht. Terreni i zi dhe pemët e dëmtuara janë dëshmi e fuqisë shkatërruese të flakëve që përfshinë këtë pjesë të Vlorës një ditë më parë.

Autoritetet janë duke vlerësuar pasojat konkrete dhe evidentimin e plotë të dëmeve, ndërsa banorët e zonës kërkojnë masa parandaluese për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla./E.T

Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

By: el da
27 July 2025 at 12:30

Ushtria izraelite njoftoi një ndërprerje ditore të operacioneve të saj në disa pjesë të Gazës dhe krijimin e korridoreve të reja të ndihmës, pas muajsh presioni ndërkombëtar për shkak të një krize të përkeqësuar të urisë që po përhapet në enklavën palestineze. Ushtria tha se do të ndërpresë aktivitetin në Al-Mawasi, Deir al-Balah dhe Qytetin e Gazës nga ora 10:00 deri në orën 20:00 deri në njoftim të mëtejshëm, zona ku nuk kishte rinovuar operacionet tokësore që nga marsi, kur rifilloi ofensivën e saj në Gaza. Rrugët e sigurta të caktuara për konvojet që shpërndajnë ushqim dhe ilaçe do të jenë gjithashtu në vend përgjithmonë nga ora 6:00 deri në orën 23:00, tha ushtria. Mediat egjiptiane, thanë të dielën se ndihma filloi të lëvizte drejt Gazës nga Egjipti.

Të enjten, OKB-ja tha se pauzat humanitare në Gaza do të lejonin “shkallëzimin e ndihmës humanitare” dhe tha se Izraeli nuk kishte ofruar alternativa të mjaftueshme rrugësh për konvojet e tij, duke penguar aksesin në ndihmë.

Alarmi ndërkombëtar për krizën humanitare në Gaza është rritur, ndërsa Izraeli dhe SHBA-të u dukën të premten se braktisën negociatat e armëpushimit me Hamasin, duke thënë se ishte bërë e qartë se militantët nuk donin një marrëveshje. Organizatat e ndihmës thanë javën e kaluar se kishte uri masive midis 2.2 milionë banorëve të Gazës, me ushqimin që po mbaronte pasi Izraeli ndërpreu të gjitha furnizimet për territorin në mars, përpara se ta rifillonte atë në maj me kufizime të reja.

Sakaq, diplomacia amerikane është në alarm të kuq për situatën e urisë në Gaza. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka bërë të ditur se SHBA, “Duhet të rimendojë seriozisht për një strategji eviçengte në Lindjen e Mesme. Burime për median amerikane, Axios, thonë se Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ishte dukshëm i frustruar, përballë një grupi familjesh pengjesh të premten, pasi raundi i fundit i bisedimeve për Gazën dështoi.

Rubio e bëri të qartë në takimin e të premtes se ai ende nuk mendon se qasja graduale është e duhura dhe la të kuptohej se mund të jetë koha për të eksploruar një qasje më gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund luftës dhe për të liruar të gjithë pengjet e mbetur./E.T

❌
❌