Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Lajme Shqiperi

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

By: b b
14 August 2025 at 08:55

Serbia dhe Kroacia po bëhen partnerë më të rëndësishëm për ekonominë gjermane sesa Rusia. Tregtia me Rusinë po bie, e me këto vende po rritet.

Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka qenë në rënie të vazhdueshme.

Në gjysmën e parë të këtij viti, importet nga Rusia nuk arritën as 670 milionë euro – shumica e të cilave janë pesticide dhe metale. Eksportet – kryesisht ilaçe, pajisje mjekësore dhe ndihma humanitare që nuk u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare – ranë në pak mbi 3.5 miliardë euro.

Kështu, Rusia ra në vendin e 48-të në listën e partnerëve më të rëndësishëm të Gjermanisë, sipas të dhënave zyrtare.

Ka raportime për eksporte të tërthorta të produkteve gjermane në Rusi nëpërmjet vendeve të treta, duke anashkaluar kështu sanksionet, por nuk ka të dhëna të besueshme dhe konkrete për këtë.

Kur bëhet fjalë për eksportet e ligjshme, pas rënies së tregut rus, vendet e Evropës Lindore janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për ekonominë gjermane. Kështu, pas SHBA-së, Kinës, Holandës dhe Francës – Polonia është bërë partneri i pestë më i rëndësishëm me një shkëmbim total prej mbi 90 miliardë eurosh.

Midis vendeve të Evropës Lindore, Rusia tani është vetëm në vendin e 12-të, e tejkaluar nga Serbia në vendin e 9-të dhe Kroacia në vendin e 11-të, njoftoi “Komisioni për Lindjen” i ekonomisë gjermane.

Raportet e mira me Serbinë dhe problem me protestat

Tregtia me Serbinë arrin në pothuajse 890 milionë euro – një rritje prej deri në 16.9% krahasuar me qershorin e kaluar, por ekspertët e GTAI vërejnë një ngadalësim të ndjeshëm të kësaj tendence.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njofton investime të mëdha në ekonomi, por duke pasur parasysh protestat, partnerët gjermanë nuk janë të sigurt se si ta vlerësojnë stabilitetin politik të vendit.

Nga janari deri në prill 2025, investimet e huaja direkte ranë me 77% krahasuar me vitin e kaluar, në 385 milionë euro, sipas portalit gjerman për promovimin e ekonomisë.

Megjithatë, më optimisti është qëllimi i Serbisë për t’u bashkuar me Zonën Evropiane të Pagesave (SEPA) në vitin 2026, gjë që do të mundësonte transaksione pagesash më të shpejta, më të sigurta dhe më të lira.

Ekspertët gjermanë flasin për një rritje të ndjeshme të pagave reale në Serbi prej 8.7%, në rreth 930 euro neto në prill 2025, si dhe një rritje të planifikuar të pagës minimale në 500 euro nga 1 tetori 2025. Kjo po stimulon konsumin privat.

Inflacioni do të jetë rreth 4.2% në vitin 2025, vlerëson Instituti i Vjenës për Kërkime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw), dhe rritja reale e konsumit privat pritet të jetë 2.5%.

Serbia mbetet një treg tërheqës i prokurimit për Gjermaninë – pavarësisht prapambetjes në projektet e reja të investimeve. Megjithëse pasiguria politike vazhdon, kompanitë gjermane ende e shohin Serbinë si një destinacion potencial për të ashtuquajturin “nearshoring”. Ata kanë investuar në projekte të shumta vitet e fundit, por protestat ndoshta kanë ngadalësuar zhvillimin e mëtejshëm.

Rreth 900 kompani me kapital gjerman punësojnë rreth 80,000 punëtorë. Nëntë nga dhjetë pjesëmarrës në anketën e biznesit AHK Serbia, nga vera e vitit 2025, do të zgjidhnin përsëri Serbinë si një destinacion investimi. Ndërsa një në tre planifikon të rrisë investimet, sipas GTAI.

Problemi i Kroacisë me rritjen e çmimeve

Tregtia me Kroacinë u rrit deri në 8.2% deri në qershor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por Fabian Mepret nga agjencia shtetërore Germany Trade & Invest (GTAI) nuk është i bindur se kje tendencë pozitive do të vazhdojë.

Një rrezik serioz ekonomik për ekonominë kroate, e cila bazohet fort në konsum, mbetet inflacioni, i cili mbetet i lartë. Në maj 2025, norma vjetore e rritjes së çmimeve ishte 3.5%, dhe indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (HIPC) ishte deri në 4.3%, që është 2.4 pikë përqindjeje mbi mesataren e eurozonës. Çmimet e shërbimeve dhe produkteve ushqimore u rritën më shumë.

Një rrezik edhe më i madh është rritja e çmimeve të shërbimeve. Kërkesa e fortë vendase po përmbush një treg të ngushtë pune dhe po nxit rritjen e pagave, një faktor kryesor i kostos.

Në maj, çmimet e shërbimeve ishin 6.2% më të larta se një vit më parë. Sezoni turistik pritet të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve. Shqetësimet po rriten në sektorin e turizmit në lidhje me konkurrueshmërinë e destinacioneve, dhe rënia e numrit të vizitorëve në maj sugjeron se shumë vizitorë kanë arritur limitin e tolerancës, sipas një eksperti të GTAI.

Ndryshim i detyruar në tregti

Tregtia e mallrave me Gjermaninë në vitin 2025 po zhvillohet pozitivisht, por më ngadalë se rritja e përgjithshme e tregtisë së jashtme të Kroacisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dërgesat nga Gjermania. Kohët e fundit, kërkesa për makineri dhe pajisje transporti gjermane, tradicionalisht grupet më të rëndësishme të mallrave, është dobësuar në Kroaci.

Silva Stipiq Kobali nga Dhoma e Tregtisë Kroate pret një rritje të qëndrueshme, por të ngadaltë të eksporteve kroate në Gjermani. Ajo përmend konfliktin tregtar të SHBA-së dhe ndoshta kërkesën më të dobët në tregun gjerman si arsye, sipas portalit për promovimin e ekonomisë gjermane.

Kroacia ende ka një deficit të madh tregtar me Gjermaninë – ajo eksportoi mallra dhe shërbime me vlerë 220 milionë euro dhe importoi pothuajse 485 milionë. Një pjesë e madhe e rritjes së eksportit është për shkak të industrisë farmaceutike kroate.

Kroacia nuk është prekur veçanërisht nga “tarifat e Trump” sepse tregu amerikan është i papërfillshëm për të, por ato po ndikojnë në industrinë farmaceutike, kështu që rritja e eksporteve mund të konsiderohet pjesërisht një ndryshim në prioritetet në atë sektor.

Megjithatë, eksperti gjerman vlerëson se ky ndryshim ka ndodhur tashmë dhe nuk do të ndryshojë ndjeshëm./DW

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

By: b b
14 August 2025 at 08:40

Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rusia ua ka shitur Shteteve të Bashkuara territorin e Alaskës për 7.2 milionë dollarë.

Përtej përfshirjes në shumë mite, legjenda apo thashetheme ndër breza, kjo ka qenë një marrëveshje prej të cilës kanë përfituar të dyja palët.

Lindja e ”Amerikës ruse”

E ashtuquajtura “Amerika ruse” ka nisur të marrë formë shumë përpara vitit 1867. Eksploruesit rusë dhe tregtarët e gëzofëve kanë arritur në Alaskë në fillim të shekullit 18 – kryesisht gjatë Ekspeditës së Dytë të Kamçatkës më 1741, nën drejtimin e Vitus Beringut dhe Aleksei Çirikovit.

Udhëtimet e tyre u kanë hapur rrugën tregtarëve, sidomos atyre që kanë qenë në kërkim të lëkurave të shtrenjta të vidrave dhe që kanë guxuar t’i vizitojnë brigjet e Paqësorit të Amerikës së Veriut.

Në vitet 1760 dhe 1770, prezenca ruse ka qenë mirë e vërejtshme. Një mori ngjarjesh – nisur nga krijimi i pikave tregtare në vendet sikurse Unalaska dhe Kodiaku, e deri te përleshjet mes grupeve indigjene, sikurse ato mes aleutsve dhe tlingitëve – kanë vënë më shumë dritë mbi realitetin e ashpër të zgjerimit kolonial.

Grigory Shelikhov ka qenë figura kryesore në këto vendbanime të hershme ruse dhe në ekspeditat tregtare.

Më vonë, nën lidershipin e Alexander Baranovit, Kompania Ruso-Amerikane e ka konsideruar kontrollin e Alaskës nga Sitka (atëbotë e njohur si Novo‑Arkhangelsku), dhe ka krijuar rrugë tregtare, ka ndërtuar pika të fortifikuara, dhe i ka dërguar atje priftërinjtë ortodoksë, të cilët kanë ndërtuar kisha dhe kanë nisur misione në mesin e komuniteteve lokale.

Pse Rusia e shiti Alaskën?

Në mesin e shekullit 19-të, Perandoria Ruse nuk e ka parë Alaskën si aset strategjik, mirëpo si përgjegjësi në rritje. Kostoja e mirëmbajtjes së një territori aq të largët, sidomos pas humbjes së madhe në Luftën e Krimesë, ka qenë barrë e rëndë për pushtetin.

Për më shumë, prezenca e anijeve britanike në Paqësor, i ka rritur shqetësimet se mbrojtja e “Amerikës ruse” në ndonjë konflikt të ardhshëm do të kthehet në mision të pamundur.

Çfarë i ka shtuar edhe më shumë benzinë zjarrit kanë qenë vështirësitë financiare, për të cilat e ka ngritur alarmin ministri i atëhershëm i Financave, Mikhail Reutern.

Ai ka paralajmëruar se mirëmbajtja e Kompanisë Ruso-Amerikane, e cila e ka menaxhuar koloninë, nënkuptonte ndarjen e shumë subvencioneve – fonde të cilat Qeveria e atëhershme nuk kishte kapacitet t’i ndante.

Nisja e negociatave

Diskutimet për fatin e Alaskës nuk kanë vonuar. Më 1853, guvernatori i përgjithshëm i Siberisë Lindore, Nikolay Muravyov‑Amursky, ka sugjeruar se Rusia përfiton më shumë nëse ia shet Alaskën ndonjë vendi mik – sikurse ishin Shtetet e Bashkuara – sesa ta mbronte atë dobët apo ta humbte në rast të ndonjë krize.

Në mesin e viteve 1860, urgjenca financiare dhe parashikimet strategjike kanë rezultuar në këtë përfundim.

Në një takim të posaçëm të zhvilluar më 16 dhjetor 1866, ishte përfshirë cari Aleksandri II, vëllai i tij, duka i madh Konstantini, ministri i Jashtëm, Alexander Gorchakov, ministri i Financave, Reutern, dhe i dërguari rus, Eduard de Stoeckl. Ata janë pajtuar në parim për shitjen e territorit dhe jo për mbajtjen e tij, për shkak të barrës financiare.

Arritja e marrëveshjes

Në mars të vitit 1867, de Stoeckl ka arritur në Uashington për të diskutuar me Sekretarin e atëhershëm amerikan të Shtetit, William H. Seward.

Ata kanë diskutuar fillimisht një çmim mes 5-7.5 milionë dollarëve, dhe në fund janë marë vesh për 7.2 milionë dollarë.

Traktati është nënshkruar më 30 mars 1867, dhe kështu Alaska është transferuar zyrtarisht nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

Në Shën Petersburg, cari e ka miratuar marrëveshjen në fund të marsit. Udhëheqësi i Kompanisë Ruso-Amerikane është informuar në prill, dhe duket se nuk ka qenë i përgatitur për shitje. Deri në shtator të vitit 1868, kompanisë i është ndarë një dëmshpërblim financiar për humbjet që mund t’i jenë shkaktuar.

Në Uashington, Senati amerikan e ka ratifikuar traktatin me 37 vota për dhe dy kundër.

Më 18 tetor 1867, territori i është transferuar zyrtarisht SHBA-së, përmes një ceremonie të organizuar në Sitka.

Kjo datë ende shënohet në Shtetet e Bashkuara si Dita e Alaskës.

Zemërimi publik dhe trashëgimia

Në Rusi, njerëzit kanë pasur emocione të përziera. Disa e kanë kritikuar marrëveshjen, duke e quajtur të “turpshme”, dhe kanë vuajtur për humbjen e tokës së ndërtuar me djersë dhe sakrificë.

Në Shtetet e Bashkuara, disa janë tallur për blerjen e një toke që është përshkruar si e pavlerë, për shkak të motit të ashpër.

Të tjerë që kanë parë vlerë në atë tokë, kanë ëndërruar që të ardhmen të fitojnë qasje në Azi dhe ishujt e saj të pasur, pikërisht përmes Alaskës.

Kush pati të drejtë?

Koha ka treguar për rëndësinë e kësaj toke. Në fund të shekullit 19, nga Alaska është nxjerrë ar, dhe zbulimet e mëvonshme të naftës, ia kanë rritur edhe më tepër vlerën territorit.

Rusia, në anën tjetër, ka përfituar nga marrëveshja, sepse rusët argumentonin se me ato para e kanë modernizuar linjën hekurudhore dhe i kanë forcuar kufijtë e Lindjes së Largët – territore me më shumë përparësi strategji, sesa Alaska e ngrirë.

Pikë kthese në histori

Shitja e Alaskës nuk ka qenë vetëm marrëveshje për tokë – ky moment e ka shënuar edhe një pikë kthese.

Kjo shitje ia ka mundësuar Rusisë që të përqendrohej në zonat e saj të thella aziatike, ndërsa SHBA-ja ka fituar në aspektin gjeopolitik pasi e ka rritur qasjen në Paqësor dhe ngadalë ka mësuar më shumë për pasurinë natyrore të Alaskës.

Kështu, “Amerika ruse” është transformuar gradualisht në shtetin amerikan të Alaskës – një legjendë jo e humbjes apo mashtrimit, por e diplomacisë, pragmatizmit dhe riformësimit të gjeografisë globale./REL

Bashkitë përballen me situatë emergjente, por u mungojnë zjarrfikësit!

By: b b
14 August 2025 at 08:33

Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emergjente e krijuar me zjarret me 25% më pak personel zjarrfikësish, sesa e kërkon ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.

Në legjislacion përcaktohet se çdo stacioni i shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) një njësi operuese dhe inspektuese që ngrihet në çdo bashki, duhet të zbatojë standardin e të pasurit 1 zjarrfikës profesionist për 1,500-2,000 banorë.

Në total në të gjitha bashkitë në rang vendi janë të punësuar 1,300 zjarrfikës sipas të dhënave të Institutit të Bashkive të Shqipërisë.

Në raportin vjetor për “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën aktuale 2024” Institutit për Bashkitë te Shqipërisë evidenton se numri mesatar i zjarrfikësve në nivel kombëtar arrin 0.8 zjarrfikës për 1,500 banorë, ndërsa numri i automjeteve zjarrfikëse është 0.9 për 10,000 banorë.

Kjo tregon se numri i zjarrfikësve të punësuar për 1,500 banorë është rreth 25% nën nivelin e kërkuar nga ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali tha për Monitor se jo vetëm që numri i zjarrfikësve është nën nivelin e përcaktuar në ligjin e vitit 2015, por edhe numri i tyre rezulton se ka një shpërndarje të pabarabartë, ku bashkitë e vogla kanë më shumë zjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse për frymë sesa bashkitë e mëdha.

“Por kjo mund të lidhet me shpërndarjen e popullsisë në zona rurale, ku distancat janë më të mëdha dhe infrastruktura rrugore më e vështirë. Ndërsa Tirana ka numrin më të ulët të zjarrfikësve dhe automjeteve zjarrfikëse për frymë, gjë që mund të shpjegohet me përqendrimin e popullsisë dhe infrastrukturën më të zhvilluar rrugore në kryeqytet”, thotë ai.

Po ashtu deri në fund të vitit 2018, në çdo bashki u ngritën stacione zjarrfikëse me një personel minimal prej 14 punonjësish. Numri i stacioneve të zjarrfikësve është 70.

Në kuadër të sfidave të vazhdueshme që ka Shqipëria për mbrojtjen nga zjarri, drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, theksoi rëndësinë e modernizimit të mjeteve operative dhe forcave zjarrfikëse.

Ai komentoi situatën aktuale të menaxhimit të zjarreve në disa bashki, përfshirë Delvinën dhe Gramshin, ku janë angazhuar jo vetëm forcat zjarrfikëse vendore, por edhe helikopterë dhe forca të Armatosura Shqiptare dhe të huaja.

“Në terren për shuarjen e zjarreve, sidomos në Bashkinë Delvinë dhe Gramsh, janë angazhuar forcat zjarrfikëse vendore, automjetet zjarrfikëse të bashkive, si dhe helikopterë të Forcave Ajrore shqiptare dhe të huaja për zonat e vështira. Pjesë shumë e rëndësishme ka qenë gadishmëria e qytetarëve dhe vullnetarëve.”

Sipas Haxhimalit, edhe pse ka pasur përpjekje të koordinuara, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki mbetet e kufizuar, me mungesë mjeteve moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar.

“Në të dy bashkitë janë dhënë urdhra evakuimi për disa fshatra dhe është koordinuar ndërhyrja mes strukturave vendore e qendrore për frenimin e flakëve.

Megjithatë, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki është e kufizuar, me pak mjete moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar, çka e vështirëson reagimin ndaj emergjencave të përmasave të mëdha.

Në këtë rast duhet theksuar kontributi shumë i rëndësishëm i avionëve nga mekanizimi evropian e mbrojtjes.

Kjo tregon edhe një herë se sa rëndësi merr investimi në mjete të tilla. Por sistemi i mbrojtjes civile kërkohet të jetë më vital dhe i integruar, në burime, teknologji, infrastrukturë, organizime, edukim ndërgjegjësim etj”.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore mbi gatishmërinë e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, u theksua se vendi ka kapacitete të kufizuara për të shuar zjarret në zona të largëta, për shkak të mungesës së pajisjeve specifike si kamerat termike dhe automjetet e specializuara për zonat malore dhe të thella.

“Shqipëria ka nevojë për më shumë automjete zjarrfikëse dhe pajisje moderne që mund të shërbejnë për të përballuar situata më të vështira, sidomos në zona të izoluara,” shtoi Haxhimali.

Kjo pasqyron një tjetër sfidë të madhe për administratën lokale dhe për qeverinë që duhet të sigurojë fonde të mjaftueshme për përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfikësve dhe menaxhimin e zjarreve në të ardhmen.

Në këtë kuadër, Instituti për Bashkitë Shqiptare ka rekomanduar rritjen e transfertave sektoriale dhe krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që mund të përdoret për përballimin e situatave kritike.

Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki.

Po ashtu sipas Institutit të Bashkive të Shqipërisë për përballimin e situatave emergjente për bashkitë haset nevoja e hartimit të planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki dhe kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane.

Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 miliardë lekë (rreth 21 milionë euro) për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, ky fond është rritur me 36%.

Ndërsa për emergjencat civile, fondi i vitit 2025 që do të jetë në dispozicion nga buxheti i shtetit është 5,4 miliardë lekë (rreth 55 milionë euro), një rritje prej 1.4% krahasuar me vitin 2024.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit të Bashkive të Shqipërisë, më herët rekomandoi se është e nevojshme një rishpërndarje e fondeve të buxhetit për situatat emergjente.

Ai sugjeroi që bashkitë që përballen drejtpërdrejt me situata të vështira të përfitojnë më shumë fonde.

Çfarë përcakton ligji për organizimin e strukturës së shërbimit

Neni 7 Organizimi i strukturës së shërbimit

1. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin organizohet në nivel qendror dhe vendor. Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin përfaqëson nivelin qendror; strukturat e shërbimit të MZSH-së në bashki përfaqësojnë nivelin vendor dhe organizohen në drejtori ose sektorë.

2. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së, në varësi të ministrit, përfaqëson autoritetin më të lartë teknik, mbikëqyrës dhe drejtues të shërbimit të MZSH-së. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së organizohet në drejtori me funksione inspektimi, koordinimi, trajnimi dhe logjistike.

3. Drejtoria ose sektori i shërbimit të MZSH-së në nivel vendor është në varësi të kryetarit të bashkisë. Ajo përfaqëson strukturën bazë operuese dhe inspektuese në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në territorin që ka në juridiksion.

4. Çdo bashki duhet të mbulojë territorin e saj me shërbim zjarrfikës, me stacione të kompletuara me personel, automjete dhe pajisje zjarrfikëse.

5. Stacioni i shërbimit të MZSH-së është njësi operuese dhe inspektuese në varësi të shefit të sektorit të shërbimit të MZSH-së dhe ngrihet në çdo bashki, duke zbatuar standardin 1 zjarrfikës profesionist për 1500-2000 banorë.

6. Çdo stacion duhet të ketë jo më pak se 14 zjarrfikës, personel profesionist./Monitor

“Neveri për lehaqeniet që…”/ Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave

By: b b
14 August 2025 at 08:28

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama deklaron se ndodhen përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash por me rreziqe e të papritura.

Ndërsa reagimet dhe komentet e bëra në këtë situatë, ai i quan “lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike”.

“MIRËMËNGJES

dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, shkruan Rama.

Parashikimi i motit 14 gusht 2025

By: b b
14 August 2025 at 08:16

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët, me vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e tyre.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 2 ballë.

Horoskopi për ditën e sotme, 14 gusht 2025

By: b b
14 August 2025 at 08:15

Dashi – Sot mund të ndiheni më të vendosur për të ndjekur qëllimet tuaja personale. Energjia është pozitive për bashkëpunime në punë, por shmangni vendimet e nxituara. Në aspektin emocional, hapja ndaj bisedave të sinqerta sjell qartësi.

Demi – Dita sjell mundësi për të riorganizuar financat apo për të analizuar projektet afatgjata. Kujdes ndaj shpenzimeve të panevojshme. Në marrëdhëniet personale, stabiliteti është i rëndësishëm, tregoni vlerësim për ata që ju qëndrojnë pranë.

Binjakët – Komunikimi është çelësi i suksesit sot. Një takim apo bisedë e papritur mund të sjellë ide të reja në plan profesional. Emocionalisht, jeni më të ndjeshëm ndaj kritikave, përpiquni të mos e merrni çdo gjë personale.

Gaforrja – Angazhimet familjare dhe emocionale marrin vëmendje. Është koha e duhur për të vendosur ekuilibër mes detyrimeve dhe kujdesit për veten. Në punë, përqendrimi ju ndihmon të kaloni sfida të vogla me sukses.

Luani – Një ditë që mund të sjellë lajme të mira në lidhje me një projekt personal apo profesional. Vëmendja ndaj detajeve do të bëjë diferencën. Në dashuri, një gjest i vogël mund të ketë ndikim të madh, mos neglizhoni ndjenjat e partnerit.

Virgjëresha – Dita është e favorshme për të rregulluar çështje të pazgjidhura në sferën ekonomike apo familjare. Mos hezitoni të kërkoni këshilla. Një reflektim i thellë mund të sjellë qartësi për një vendim që e keni shtyrë prej kohësh.

Peshorja – Takimet sociale dhe bashkëpunimet janë në qendër të vëmendjes. Energjia juaj ndikon pozitivisht tek të tjerët. Kujdes me fjalët, diplomacia është e rëndësishme në një diskutim që mund të ketë ndikim afatgjatë.

Akrepi – Fokusi juaj profesional është i fortë. Mund të merrni përgjegjësi të reja që kërkojnë durim dhe vendosmëri. Në marrëdhëniet personale, sinqeriteti është vendimtar, mbani një qëndrim të hapur dhe të ndershëm.

Shigjetari – Mundësitë për të udhëtuar ose për të marrë pjesë në një aktivitet të ri janë të shumta. Energjia e ditës favorizon zgjerimin e njohurive dhe përvojave. Në dashuri, ruani balancën mes nevojës për liri dhe angazhimit.

Bricjapi – Sot është dita për të reflektuar mbi qëllimet tuaja afatgjata. Një zhvillim i ri financiar mund të kërkojë një strategji të re. Në aspektin emocional, një bisedë e thellë me një person të afërt mund të sjellë ndjeshmëri dhe mirëkuptim.

Ujori- Marrëdhëniet ndërpersonale janë në fokus. Mund të keni mundësi për të ndërtuar aleanca të vlefshme në punë. Në jetën personale, hapja ndaj perspektivave të reja forcon lidhjet. Mos kini frikë të tregoni ndjenjat.

Peshqit – Energjia e ditës ju shtyn të kujdeseni më shumë për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Ndryshimet në rutinë mund të sjellin rezultate pozitive. Në dashuri, kërkoni thellësi dhe sinqeritet, shmangni idealizimin e situatave.

Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave, neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin

TIRANË, 14 gusht/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të vijojnë përpjekjet e përbashkëta për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se edhe sot gatishëmria do të jetë e lartë, por thekson se situata është e përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.

“Një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast”, nënvizon Kreu i Ekzekutivit.

Rama ka reaguar lidhur edhe me reagimet ndaj kësaj situate duke shtuar se “krehin veten para pasqyrave mediatike”.

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi”, shprehet kryeministri Rama.

The post Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave, neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh.

Në njoftimin për mediet, AKVMB ka publikuar të dhënat e deritanishme pas situatës së zjarreve që përfshiu këto tre bashki.

Në fshatrat Tremul dhe Aliko të Njësisë Administrative Aliko në Bashkinë  Finiq janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti. Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku.

Në Njësinë Administrative Dhivër, po në këtë bashki janë dëmtuar kullota dhe ullishte. Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona të sigurta me kullota, larg vatrave të zjarrit.

Në fshatin Sirakat, Njësia Administrative Mesopotam është konstatuar djegia e një stalle me 4 viça të ngordhur, si dhe djegia e dy parqeve me bletë, përkatësisht me 140 dhe 57 zgjoje.

AKVMB deklaron më tej se në Bashkinë Delvinë situata paraqitet e rënduar. Grupet e punës vijojnë monitorimin në terren. Paraprakisht dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh, me gjithsej 500 zgjoje.

Në fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas janë konstatuar të djegur 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh. Grupet e punës janë në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe në ndihmë të fermerëve. Kafshët e ngordhura po groposen. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare janë groposur 39 krerë të imta dhe gjedh.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u bën thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore për mbrojtjen e jetës së tyre dhe shëndetit të kafshëve.

Për ndihmë ose raportim, qytetarëve u kërkohet të kontaktojnë në numrin e gjelbër 0800 33 66.

The post Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

REPORTAZH – Pjesë të Evropës ende nën mëshirën e zjarreve

14 August 2025 at 08:28

PARIS, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Greqia, Portugalia dhe Spanja po përballen ende me zjarre të dhunshme, ndërsa situata u përmirësua pak në Francë dhe Itali, pasi dhjetëra mijëra hektarë u shkatërruan ditët e fundit në Evropën Jugore.

Zjarret, të cilat kanë vrarë katër persona – dy në Spanjë, një në Mal të Zi dhe një në Shqipëri – janë nxitur nga një valë e nxehtë intensive dhe e zgjatur, e kombinuar me një thatësirë të madhe, shenja të efekteve të ndryshimeve klimatike.

– Greqia – 

Ndërsa zjarrfikësit në Greqi prisnin “një ditë shumë të vështirë” sot, kjo ndodhi kryesisht për shkak të erërave të forta ndërsa ata luftuan me 23 zjarre, përfshirë një në periferi të Patras, qyteti i tretë më i madh i vendit.

“Këto janë sigurisht 24 orët më të vështira të periudhës së zjarrfikësve”, tha Kostas Tsigas, president i Unionit të Zjarrfikësve.

“Vetëm dje, shpërthyen 82 zjarre, një numër shumë i konsiderueshëm i cili, i kombinuar me erëra të forta, thatësirë dhe temperatura të larta, krijoi vështirësi të mëdha”, vazhdoi ai, duke iu referuar këtyre zjarreve, shumica e të cilave janë vënë nën kontroll.

Që nga agimi i së mërkurës, ndërsa erërat kanë fryrë mbi 80 km/h në Greqi që nga java e kaluar, 33 avionë dhe 4 850 zjarrfikës u mobilizuan në të gjitha frontet.

Athina i kishte bërë thirrje mekanizmit evropian të martën për të siguruar katër bombardues uji shtesë, pasi më shumë se 20 000 hektarë janë shkatërruar nga flakët në vend që nga qershori.

Frontet më shqetësuese të zjarrit ndodhen në ishullin Zakynthos në detin Jon (perëndim), në ishullin Kios (në detin Egje), në Prevezë (perëndim) dhe në prefekturën e Akaisë (në Peloponezin veriperëndimor).

Pranë qytetit të Patras, një zjarr i ri shpërtheu pranë vendit arkeologjik të Voutenit dhe po kërcënon zonat pyjore dhe shtëpitë, të mbuluara nga një re e dendur tymi.

– Portugalia –

Të mërkurën, pesë zjarre të mëdha po shpërthenin në Portugalinë veriore dhe qendrore, të luftuara nga më shumë se 1 800 zjarrfikës të mbështetur nga rreth njëzet mjete ajrore, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Zjarri që po konsumonte më shumë burime ishte ai në Trancoso (Portugalia qendrore), i cili ka qenë aktiv që nga e shtuna, ku erërat e forta shkaktuan shpërthime të reja gjatë natës, duke kërcënuar fshatrat.

Pranë Aldeia Nova, nën një re të dendur tymi që mbulonte rrugët e fshatit të vogël me shtëpi guri, banorët u dhanë ndihmë zjarrfikësve.

“Është e frikshme… por ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha një fermer për televizionin ”Sic Noticias”.

Portugalia po mbështetet në dy avionë marokenë ”Canadair” deri në fund të javës, pasi dy nga avionët e saj u prishën.

I përballur me kritika për mungesën e burimeve, kryeministri Luis Montenegro siguroi të martën se qeveria ”po bënte çmos” duke përsëritur se një forcë prej 15 000 agjentësh ishte mobilizuar dhe të gjitha burimet e disponueshme ishin në gatishmëri të lartë.

Që nga fillimi i vitit, zjarret në pyje kanë konsumuar më shumë se 63 000 hektarë, sipas të dhënave të përkohshme nga Instituti Kombëtar i Menaxhimit të Pyjeve (ICNF). Gjatë zjarreve të vitit 2017, të cilat morën më shumë se 100 jetë njerëzish, rreth 500 000 hektarë u dogjën.

– Spanja –

Në Spanjë, ndërsa zjarrfikësit ende po luftonin me 14 zjarre të mëdha të mërkurën, kryesisht në veri, situata dukej se po përmirësohej falë lagështisë së shtuar, pak shiut dhe rënies së temperaturave.

“Situata këtë mëngjes duhet të jetë e favorshme sepse moti është në anën tonë për disa orë”, tha Viriginia Barcones, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në televizionin publik.

Gati 6 000 njerëz nga 26 qytete u evakuuan në rajonin e Castile dhe Leon (veriperëndim).

Deri më tani këtë vit, vendi ka raportuar 199 zjarre, duke shkatërruar 99 000 hektarë, dy herë më shumë se vitin e kaluar, por tre herë më pak se në vitin 2022, viti më i keq i regjistruar ndonjëherë.

– Ballkani –

Disa vende të Ballkanit ende po luftonin me dhjetëra zjarre të mërkurën.

Në Shqipëri, një burrë 80-vjeçar vdiq të martën në mbrëmje pasi kishte ndezur një zjarr në kopshtin e tij, i cili u përhap në shtëpitë e fqinjëve të tij, duke plagosur tetë të tjerë.

Zjarre të pakontrolluara po përhapeshin në qendër dhe në jug të vendit, ndërsa Mali i Zi po përjetonte situatë më të qetë.

– Franca – 

Në jug të Francës, vigjilenca mbeti e lartë për të parandaluar çdo rindezje të zjarrit gjigant që përfshiu 16 000 hektarë përpara se të vihej nën kontroll të dielën në departamentin Aude.

Por, alarmet e kuq për valë të nxehti u lëshuan në qendër-lindje të vendit, i cili u trondit nga një valë e fortë të nxehti, si në Itali, Portugali, Greqi, Spanjë dhe Ballkan.

– Italia – 

Situata është përmirësuar ndjeshëm në frontin e zjarreve, me zjarrin në shpatet e malit Vezuv, i cili kishte dërguar re tymi mbi Napoli (Italia jugore), tani nën kontroll pas pesë ditësh.

Në të gjithë gadishullin, zjarrfikësit raportuan të mërkurën se kishin arritur të “kontrollonin ose shuanin” nëntë zjarre./  a.jor.

The post REPORTAZH – Pjesë të Evropës ende nën mëshirën e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turistët e huaj sfidojnë vapën, shijojnë Tiranën: Mahnitëse, bashkëjeton tradita me modernen

14 August 2025 at 08:02

TIRANË, 14 gusht/ATSH-Arbi Fortuzi/ Qindra turistë të huaj kanë mbushur arteriet kryesore të Tiranës, duke vizituar dhe shijuar nga afër atraksionet kulturore, artistike, historike dhe arkitekturore të saj.

Temperaturat e larta deri në 43 gradë Celsius nuk i kanë penguar turistët e huaj që këtë gusht kanë zgjedhur ta kalojnë në kryeqytet.

Në sheshin “Skënderbej”, dy turistë francezë kishin mbërritur me biçikletë. Ata treguan se kjo është një nga mënyrat e tyre të preferuara për të udhëtuar dhe për të shijuar vendet që vizitojnë.

“Është shumë bukur këtu. Sot është goxha vapë, por pamja është mbresëlënëse. Do të vazhdojmë me vizitën te ‘Shtëpia me Gjethe’ dhe në disa site të tjera kulturore. Na pëlqen të njohim dhe prekim nga afër vendet historike e kulturore. Ne udhëtojmë gjithnjë me biçikletë. Pasi të mbarojmë vizitën në Tiranë, do të shkojmë drejt plazhit, në Durrës. Më pas, do të vizitojmë edhe vende të tjera historike”, tha njëri prej tyre.

Një grup turistësh nga Spanja pohuan se temperaturat e larta nuk janë problem për ta, pasi janë mësuar edhe në Gadishullin Iberik me nxehtësi të tillë. Ata fillimisht u ndalën të bëjnë foto pranë monumentit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, e më pas u drejtuan te Kulla e Sahatit. Udhërrëfyesi i tyre u tregoi se Tirana është themeluar pikërisht pranë Sahatit, aty ku dikur ndodhej pazari i qytetit, ndërsa simboli i kryeqytetit mbetet vetë Kulla e Sahatit.

Sipas tij, itinerari ishte i ndarë në dy pjesë: fetar, që përfshin vizita në xhaminë e re të Tiranës dhe katedralet, si dhe historik, me ndalesa tek Piramida, “Shtëpia me Gjethe”, Kalaja e Tiranës, Bunk’Art dhe mozaiku i Tiranës.

Një prej turistëve spanjollë tha se e ka tërhequr fakti se në Tiranë bashkëjetojnë tradita dhe modernja. “Unë vi për herë të tretë në Shqipëri dhe më ka tërhequr shumë edhe arkitektura këtu, pasi është një ndërthurje mes stilit ottoman, atij tradicional shqiptar, por tashmë shoh edhe një bum ndërtimesh modern dhe futuriste. Është sikur e shkuara dhe e ardhmja të jetojnë së bashku”, theksoi ai.

Në sheshin “Skënderbej” ndodheshin edhe disa zonja nga Egjipti. “Është hera e parë që vijmë këtu dhe na duket shumë bukur. Ushqimi është i shijshëm. Sot do të vizitojmë Tiranën dhe nesër do të shkojmë në Berat, e më pas në Gjirokastër”, u shprehën ato.

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit. Vetëm në muajin korrik të këtij viti kanë hyrë në vendin tonë rreth 38 mijë shtetas më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, gjatë korrikut janë regjistruar 1.825.490 shtetas të huaj që kanë hyrë në vendin tonë, ndërkohë që ka pasur 1.793.493 dalje të tyre.
Ndërkohë, kanë hyrë 837 mijë shtetas shqiptarë dhe kanë dalë jashtë vendit 782 mijë të tjerë. Në total, vetëm gjatë muajit korrik kanë hyrë në Shqipëri rreth 2.663.010 persona, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar ky numër ishte 2.624.207.

Muaji gusht ka nisur me një fluks të shtuar udhëtarësh, si në Aeroportin e Tiranës, ashtu edhe në portet e Durrësit dhe Vlorës, por edhe në pikat kufitare turistike, ku përveç turistëve të huaj, një numër i madh janë emigrantë që zgjedhin të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Turistët në TIranë, foto: Arbi Fortuzi
1 nga 12

The post Turistët e huaj sfidojnë vapën, shijojnë Tiranën: Mahnitëse, bashkëjeton tradita me modernen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

14 August 2025 at 08:00

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Më 14 gusht 1989, Nënë Tereza shkeli për herë të parë në vendin e origjinës, pas shumë kërkesave të refuzuara.

Edhe pse jo e mirëpritur për vite me radhë, Nënë Tereza nuk i reshti përpjekjet për të vizituar atdheun dhe varret e nënës dhe motrës, në pamundësi për të marrë pjesë në ceremonitë e tyre mortore. 6 muaj më vonë, më 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare.

Nënë Tereza, siç e njohu bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simboli i ndihmesës së nevojtarëve të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën. Për përulësinë e pashembullt do të vlerësohej në vitin 1979 me Çmimin Nobel për Paqen, prej nga ku u mësua kudo, kombësia e saj shqiptare.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiun lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo ishte fëmija i tretë që vinte si fryt i kurorës së vënë mes Nikollë Bojaxhiut nga Mirdita dhe Drane Barnajt nga Gjakova.

Mësimet e para dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Pasionet e saj vajzërore ishin mësuesia, të shkruarit, diktimi i poezive dhe muzika. Më 26 shtator 1928, Nënë Tereza do ta linte Shkupin për të nisur misionin e saj fisnik në shërbim të të pamundurve, pa ditur se prej kësaj dite, do t’u jepte lamtumirën për së gjalli nënës dhe motrës së saj. U vendos në Kalkutë të Indisë, ku fillimisht qe mësuese, sikurse dëshironte hershëm. Më pas, u caktua drejtoreshë e shkollës së atyshme të vajzave.

Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951).

Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ‘80, përmblidheshin: kujdestaria e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960,000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47,000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3,400 të moshuarëve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e jetimë.

/a.f/

The post Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërhyrja konservuese risjell ngjyrat dhe detajet në afresket e “Shën Kollit” të Voskopojës

14 August 2025 at 07:45

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë njoftoi se ka përfunduar ndërhyrja konservuese në Kishën e “Shën Kollit” në Voskopojë, duke bërë të mundur rikuperimin e ngjyrave, detajeve dhe qartësisë, të afreskeve, që kishin humbur nën shtresat e shkrimeve mbi to.

“Një dëshmi e fuqishme se sa shumë mund të rikthehet bukuria e trashëgimisë sonë kur kujdesemi për të”, shkroi DRTK Korçë në rrjetet sociale, duke shpërndarë edhe imazhin e rikuperuar të një shenjtori.

Kisha e “Shën Kollit”, e ndërtuar në vitin 1721, është një nga perlat e Voskopojës. Ajo gjendet vetëm 20 minuta larg Korçës. Afresket origjinale të David Selenicës dhe vëllezërve Zografi, së bashku me arkitekturën postbizantine dhe dekorin unik të hajatit, e bëjnë këtë kishë një ndalesë të domosdoshme për çdo udhëtar që kërkon historinë dhe artin e vërtetë.

Kisha e “Shën Kollit” në Voskopojë përfaqëson një dëshmi të prekshme të rëndësisë historike të qytetit të dikurshëm. Ajo ndodhet në qEndër të Voskopojës dhe është kisha më e rëndësishme për arkitekturën e saj me të gjitha elementët e tipit bazilikal postbizantin, që ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Kjo kishë i ka të gjitha: naosin, narteksin, arkadën dhe këmbanaren. Ikonostasi i kësaj kishe u punua mjeshtërisht nga Kostandin Ieromonaku rreth vitit 1722-1726, një nga mjeshtrat më të mëdhenj të punimit të ikonës në fillim shek. të 18-të. Sot një pjesë të ikonave origjinale janë pjesë përbërëse e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. /j.p/

The post Ndërhyrja konservuese risjell ngjyrat dhe detajet në afresket e “Shën Kollit” të Voskopojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/8/2025

14 August 2025 at 07:33

EVROPË – Shumë vende evropiane në luftë kundër zjarreve.

LIVERPUL (Mbretëria e Bashkuar) – Seancë dëgjimore për ish-marinsin Paul Doyle, i akuzuar për aksidentin gjatë paradës së Premier League në Liverpul.

HONG KONG (Kinë) – Argumentet përfundimtare në gjyqin e sigurisë kombëtare të Jimmy Lai.

PHENIAN (Koreja e Veriut) – Kryetari i Dumës ruse do të vizitojë Korenë e Veriut sot dhe nesër.

DURBAN (Afrika e Jugut) – Seancë dëgjimore për Duduzile Zuma-Sambudla, i akuzuar për nxitje të trazirave të vitit 2021, pas arrestimit të babait të saj, Jacob Zuma./  a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të enjten ulen temperaturat, reshje lokale në zonat malore

14 August 2025 at 07:30

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushatarak njoftoi sot se, moti parashikohet me kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e vona të pasdites do të ketë alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Përgjatë zonave kodrinore e malore, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet e larta malore priten edhe shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 4 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit do të arrijë 5-7 m/sek. Në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/39 Diell re
Kukës 17/35 Diell re
Lezhë 24/37 Diell re
Dibër 18/36 Diell re shi
Durrës 19/37 Diell re
Tiranë 24/37 Diell re
Elbasan 21/38 Diell re shi
Berat 18/38 Diell re shi
Vlorë 20/34 Diell re
Korçë 18/31 Diell re shi
Gjirokastër 17/37 Diell re
Sarandë 20/36 Diell re

/a.f/

 

The post Të enjten ulen temperaturat, reshje lokale në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

By: Ardit
14 August 2025 at 08:59

Situata e zjarreve në fshatrat e Gramshit vijon të jetë problematike, ku vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri. U bë me dije se në njësinë administrative të Ermenjit, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa aktualisht ka ende vatra aktive, por puna për shuarjen e tyre vijon intensivisht. Kushtet atmosferike janë më të favorshme sot, […]

The post Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas appeared first on BoldNews.al.

Takimi Trump-Putin, DW: Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

By: Ardit
14 August 2025 at 08:49

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi, duhet t’i përkasë Rusisë. “Një vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi Ukrainën është […]

The post Takimi Trump-Putin, DW: Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare? appeared first on BoldNews.al.

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

By: Ardit
14 August 2025 at 08:37

Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rusia ua ka shitur Shteteve të Bashkuara territorin e Alaskës për 7.2 milionë dollarë. Përtej përfshirjes në shumë mite, legjenda apo thashetheme ndër breza, kjo ka qenë një marrëveshje prej të cilës kanë përfituar të dyja palët. Lindja e ”Amerikës ruse” […]

The post Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën… appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal

By: Ardit
14 August 2025 at 08:29

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për zjarret që kanë prekur vendin ku disa zona janë shkrumbuar totalisht dhe bilanci është tragjik, teksa sërish tenton që të heqë përgjegjësinë nga vetja dhe qeveria e tij. Rama ka postuar një foto të një avionit ‘Canadair’, i cili vjen nga shtetet fqinje, pasi Shqipëria nuk […]

The post Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal appeared first on BoldNews.al.

Përballja me zjarret/ Shqipëria me zjarrfikëse të vjetra dhe 25% më pak punonjës sesa standardi ligjor

By: Ardit
14 August 2025 at 08:18

Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emergjente e krijuar me zjarret me 25% më pak personel zjarrfikësish, sesa e kërkon ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”. Në legjislacion përcaktohet se çdo stacioni i shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) një njësi operuese dhe inspektuese që ngrihet në çdo […]

The post Përballja me zjarret/ Shqipëria me zjarrfikëse të vjetra dhe 25% më pak punonjës sesa standardi ligjor appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 14 gusht/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

By: Ardit
14 August 2025 at 08:07

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 101.8 lekë dhe do shitet me 103.1 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 14 gusht/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera appeared first on BoldNews.al.

❌
❌