Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Lajme Kosove

Dilema e Donnarummas, largim nga PSG pasi e duan dy gjigantë evropianë apo rinovim me kushte të reja?

17 July 2025 at 16:55

Kontrata e Gianluigi Donnarumma me Paris Saint-Germain skadon verën e ardhshme dhe e ardhmja e portierit italian mbetet e pasigurt.

Edhe pse ndihmoi klubin francez të fitonte Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25, rinovimi i kontratës së tij nuk është i sigurt, për shkak të kërkesave të larta për pagë.

Sipas raportimeve nga Tuttosport, disa klube të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Manchester City janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.

Megjithatë, rikthimi në Serie A mbetet i vështirë, për shkak të kushteve financiare që kërkon Donnarumma, të cilat shumica e klubeve italiane nuk mund t’i përmbushin.

PSG, nga ana tjetër, ka shprehur gatishmëri të vazhdojë me portierin, por me kushte të reja financiare. Në vend të 12 milionë eurove në sezon që ai përfiton aktualisht, kampionët e Francës po planifikojnë t’i ofrojnë një pagë bazë prej 8 deri në 9 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet përmes bonuseve të lidhura me objektiva individualë dhe të ekipit.

Dilema e Donnarumma-s mbetet: të pranojë ofertën më të ulët për të vazhduar me PSG-në apo të kërkojë një aventurë të re në një tjetër klub evropian, ku oferta financiare mund të jetë më e favorshme.

Me vetëm 10 muaj të mbetura nga kontrata, vendimi pritet të merret shumë shpejt. /Telegrafi/ 

The post Dilema e Donnarummas, largim nga PSG pasi e duan dy gjigantë evropianë apo rinovim me kushte të reja? appeared first on Telegrafi.

Reforma historike në Mbretërinë e Bashkuar – të drejtë vote nga mosha 16 vjeçare

17 July 2025 at 16:55

Mbretëria e Bashkuar dëshiron të lejojë votimin që në moshën 16-vjeçare.

Ky vendim po merret nga qeveria britanike në kuadër të një reforme të madhe dhe gjithëpërfshirëse të sistemit demokratik të vendit, e cila synon të përmirësojë përfaqësimin qytetar dhe të forcojë pjesëmarrjen aktive në proceset vendimmarrëse.

Reforma konsiderohet një hap përpara drejt një demokracie më gjithëpërfshirëse, ku zëri i të rinjve dëgjohet dhe merr peshën që i takon në çështjet që prekin të ardhmen e tyre.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e mbështet fuqimisht këtë nismë dhe e sheh atë si një mundësi për të angazhuar brezat e rinj që në një moshë të hershme në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

🇬🇧 Wow! The UK wants to allow voting from the age of 16

This decision is being made by the British government amid a major overhaul of the country’s democratic system.

Prime Minister Keir Starmer supports the initiative and explains:

🔄 I’m really pleased that we’re able to… pic.twitter.com/7A9fD2lrrD

— NEXTA (@nexta_tv) July 17, 2025

Ai deklaroi se “jam vërtet i kënaqur që kemi mundësinë të përfshijmë më shumë të rinj në demokracinë tonë dhe t’u japim atyre mundësinë të shprehin mendimin e tyre për mënyrën se si do të paguhen taksat dhe për çfarë do të përdoren ato”.

Sipas qeverisë, përfshirja e 16 dhe 17-vjeçarëve në zgjedhje do të ndihmojë në ndërtimin e një kulture më të fortë demokratike dhe do t’i motivojë të rinjtë të marrin pjesë në vendimmarrje që ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre, nga arsimi dhe shëndetësia, deri te mjedisi dhe ekonomia.

Megjithatë, nisma ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike.

Mbështetësit theksojnë rëndësinë e fuqizimit të zërit të të rinjve dhe përgatitjen e tyre për të qenë qytetarë aktivë, ndërsa kundërshtarët shprehin shqetësime për pjekurinë politike dhe njohuritë e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhje në atë moshë.

Nëse miratohet, ky ndryshim do të përfaqësonte një nga reformat më të mëdha zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar në dekadat e fundit, duke vendosur një precedent të rëndësishëm për demokracitë e tjera në mbarë botën. /Telegrafi/

The post Reforma historike në Mbretërinë e Bashkuar – të drejtë vote nga mosha 16 vjeçare appeared first on Telegrafi.

Osmani: Kam marrë informacione se Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës

17 July 2025 at 16:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në fund të muajit maj, institucionet e sigurisë kanë pranuar informacione specifike që tregojnë për tendenca destabilizuese nga ana e Serbisë ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media, Osmani theksoi se propaganda dhe gënjeshtrat nga Serbia janë të vazhdueshme, por siguroi qytetarët se nuk ka vend për panik.

“Gënjeshtrat e Serbisë janë pjesë e propagandës së tyre të vazhdueshme. I siguroj qytetarët që nuk ka nevojë për panik. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll,” u shpreh presidentja Osmani.

Ajo nënvizoi se qytetarët janë informuar për këto zhvillime dhe përmendi në veçanti deklaratat e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si pjesë e transparencës institucionale.

Në të njëjtën konferencë, Osmani foli edhe për vizitën e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar si një sërë takimesh jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Kosovën si një aleat strategjik. Kjo u konfirmua qartë në të gjitha takimet që patëm atje,” tha presidentja.

Ajo përfundoi duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare dhe angazhimit të institucioneve vendore për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend./Telegrafi/

The post Osmani: Kam marrë informacione se Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Atakuzë ndaj dhjetë personave për disa vepra penale në Pejë

17 July 2025 at 16:49

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndihma në kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, veprën penale “Kanosja”, dhe  veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.K, me datë 23 prill 2024, rreth orës 1:10,  në një lokal në Pejë,  duke gjuajtur eksplozivë dhe me veprimet e tij të rrezikshme ndaj lokali,  ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe ka shkaktuar dëme materiale, derisa i pandehuri paraprakisht ishte furnizuar  në pompë të derivateve prej 1.5 litra dhe me të njëjtën e kishte hedhur në drejtim të lokalit duke ia vënë zjarrin.

Gjithashtu, i pandehuri B.K, akuzohet edhe për veprën penale “Kanosja”, përderisa ishte duke u transportuar në stacionin policor, ka kanosur zyrtarin policor me fjalët “a e desh uniformën ti, shihemi pa uniforme, e sheh ti kush jam unë Peja është e vogël”, duke vazhduar me fjalë kanosëse edhe në stacionin policor ndaj zyrtarit policor me fjalët “pse po bëhesh si polici Triumf Riza, a e din se fati i tij te pret edhe ty”.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori i shteti, akuzohen edhe tre të pandehurit M.E, D.B dhe L.A, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar  të kryhet vepra penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në lokalin i cili ishte cak i të pandehurve.

Gjashtë të pandehurit, A.R, A.M, T.M, E.B, A.K dhe Y.D, në bashkëkryerje natën kritike, pasi gjuhet eksplozivi në lokal nga i pandehuri, shkojnë tek të pandehurit, këtë rast të dëmtuarit dhe i grushtojnë e i shkelmojnë duke ju shkaktuar lëndime, për çka akuzohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

I pandehuri, A.R, akuzohet edhe për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj” për shkak se natën kritike me thikë kishte shpuar gomat e veturës, e cila ishte shfrytëzuar nga të pandehurit për djegien e lokalit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë.

The post Atakuzë ndaj dhjetë personave për disa vepra penale në Pejë appeared first on Telegrafi.

Zgjatet afati për aplikim në thirrjen publike për angazhimin e 400 zjarrfikësve

17 July 2025 at 16:46

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se për shkak të interesimit të madh dhe reagimit pozitiv nga qytetarët, zgjatet afati për aplikim në thirrjen publike për angazhimin e 400 zjarrfikësve në mbarë vendin. Afati do të vlejë deri më 23 korrik, e mërkurë.

Nga Qeveria thonë se vendimi për zgjatjen e afatit është marrë me qëllim që t’u jepet mundësi sa më shumë qytetarëve të interesuar të aplikojnë, duke shtuar se, bëhet fjalë për një masë të rëndësishme e cila drejtpërdrejt forcon kapacitetet e sistemit për mbrojtje dhe shpëtim, sidomos në prag të sezonit veror dhe rrezikut të shtuar nga zjarret.

“Kjo masë, e cila del nga Plani për Punësim 2025, paraqet një investim sistematik dhe thelbësor në sigurinë publike dhe kujdesin për qytetarët. Angazhimi i 400 zjarrfikësve është hapi i parë i tillë i madh pas më shumë se një dekade dhe i përgjigjet drejtpërdrejt mungesës shumëvjeçare të kuadrove në njësitë zjarrfikëse”.

“Qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e një sistemi funksional, të shpejtë dhe efikas për mbrojtje dhe i fton qytetarët të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të aplikojnë. Thirrja është e hapur për të gjithë personat e kualifikuar, ndërsa të gjitha detajet për aplikim janë të disponueshme në ueb-faqet zyrtare të komunave”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

The post Zgjatet afati për aplikim në thirrjen publike për angazhimin e 400 zjarrfikësve appeared first on Telegrafi.

Një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për 11 vjedhje në Gjakovë

17 July 2025 at 16:44

Gjykata Themelore në Gjakovë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji për të pandehurin R. M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili dyshohet për kryerjen e njëmbëdhjetë (11) veprave penale kundër pasurisë.

Sipas Prokurorisë, R. M. dyshohet se gjatë periudhës 6 deri më 15 korrik 2025, në disa fshatra dhe lagje të Komunës së Gjakovës, ka kryer një sërë veprash penale të natyrës së njëjtë, duke hyrë me forcë në shtëpi të personave që jetojnë jashtë vendit, me qëllim përvetësimi të kundërligjshëm të pasurisë.

Në disa raste, i dyshuari nuk ka arritur të vjedhë asgjë, por në shumicën e rasteve ka marrë pasuri të ndryshme, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.

Në të gjitha rastet, ai ka depërtuar në hapësira të mbyllura duke thyer dritare apo dyer, ndërsa veprimet e tij janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë apo janë vërejtur nga persona që kanë qenë duke e mbikëqyrur pronën.

Prokuroria e ngarkon të pandehurin me një (1) vepër të vjedhjes në tentativë, nëntë (9) vepra të vjedhjes së rëndë dhe një (1) vepër të vjedhjes së rëndë në tentativë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrezikun e ikjes, rrezikun e përsëritjes së veprave penale si dhe mundësinë e ndikimit në dëshmitarë.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim për një periudhë prej një muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 16 korrik 2025, deri më 17 gusht 2025.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

The post Një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për 11 vjedhje në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Goditjet me kokë të Cristiano Ronaldos janë një ‘kod mashtrimi’: Çfarë e bën atë të kërcejë më lart se yjet e NBA-së?

17 July 2025 at 16:42

Aftësia e Cristiano Ronaldos për të goditur me kokë është diçka që shpesh duket si jashtë çdo norme të zakonshme të futbollit. Kërcimi i tij nuk është thjesht i fortë – është mbinjerëzor.

Sipas të dhënave të publikuara nga burime olimpike, Ronaldo ka arritur të kërcejë deri në 2.93 metra gjatë dueleve ajrore, një shifër mbresëlënëse për një futbollist që është 1.86 metra i gjatë.

Këto statistika e krahasojnë atë me atletët më të mirë të NBA-së. Madje, sipas videove dhe analizave të shpërndara, Ronaldo mund të kërcejë më lart se lojtari mesatar i NBA-së, duke regjistruar një kërcim vertikal prej 78 cm.

Biomekanika shpjegon këtë fenomen të rrallë: Ronaldo ka një forcë shpërthyese që arrin deri në 5g (forca e gravitetit), ka këmbë të stërvitura në mënyrë elitare, kontroll të torsos dhe teknikën e përsosur për të qëndruar pezull në ajër mjaftueshëm gjatë sa për të goditur topin saktësisht kur duhet.

Trajnerët shpesh theksojnë se suksesi i tij në ajër nuk vjen vetëm nga forca, por edhe nga pozicionimi perfekt dhe koha e ekzekutimit. Masa trupore dhe koha e kërkimit janë të optimizuara për duele ajrore.

Në Euro 2016, kundër Uellsit, Ronaldo realizoi një goditje me kokë duke u ngritur në 2.61 metra, me një kërcim prej 76 cm dhe një shpejtësi goditjeje prej 71 km/h, duke qëndruar në ajër për rreth 0.85 sekonda. Ishte një ekzekutim model, sipas çdo manuali të futbollit.

Statistikat flasin vetë: një në çdo pesë gola të Ronaldos është me kokë. Ai ka një fleksibilitet të rrallë të qafës që i lejon të godasë me ballë, me anët e kokës dhe të përshtatet në çdo situatë ajrore.

Një nga golat më të famshëm të tij me kokë erdhi në dhjetor 2019, kundër Sampdorias. Ronaldo kërceu 71 cm, duke arritur një lartësi prej 2.56 metrash (8.39 feet) – më lart se traversa e portës – dhe shënoi një gol vendimtar. Mbrojtësi Nicola Murru nuk arriti as të prekë shpinën e tij. Pas ndeshjes, Claudio Ranieri, trajneri i Sampdorias, tha: “Kur kërceu, bëri diçka që e sheh vetëm në NBA… qëndroi në ajër për një orë e gjysmë.”

Pas këtij momenti, Ronaldo postoi në rrjete sociale: “CR7 AIR JORDAN!!”, duke krahasuar veten me legjendën e basketbollit.

Ky gol frymëzoi sfida virale në internet, ku njerëzit përpiqeshin të kërcejnë dhe të preknin topin në të njëjtën lartësi si Ronaldo – por shumica as që iu afruan.

Ronaldo e ka arritur këtë nivel përmes stërvitjes së palodhur. Në palestër, ai raportohet se mund të ngrejë pesëfishin e peshës së trupit të tij gjatë ushtrimeve për këmbët, rreth 250 kg, duke shpjeguar kështu fuqinë shpërthyese që e karakterizon. /Telegrafi/

The post Goditjet me kokë të Cristiano Ronaldos janë një ‘kod mashtrimi’: Çfarë e bën atë të kërcejë më lart se yjet e NBA-së? appeared first on Telegrafi.

Sa është e pasur Edona Llalloshi? Deputetja dhe këngëtarja e njohur deklaron mbi 400 mijë euro pasuri

17 July 2025 at 16:40

Deputetja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka dorëzuar deklarimin e pasurisë më 19 prill 2025 me rastin e marrjes së detyrës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të gjendjes së saj financiare dhe pronësore.

Sipas deklarimit të dorëzuar më 29 prill, Llalloshi posedon dy vetura luksoze të markës Mercedes-Benz, të blera përmes leasingut (qirasë financiare) në vitin 2023. Njëra nga veturat ka vlerë 72 mijë euro, ndërsa tjetra 36 mijë euro, duke reflektuar stilin e saj të jetesës që shpesh është në vëmendje të publikut.

Në aspektin e pasurive të paluajtshme, interpretuesja e hitit “Ditë për ditë” ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 139.48 metra katrorë, të blerë përmes kredisë në vitin 2015 me vlerë 95 mijë euro, si dhe një kat shtëpie prej 168 metrash katrorë, e trashëguar më herët dhe e blerë në vitin 2019 me vlerë të deklaruar 218,400 euro.

Deklarimi i pasurisë së deputetes Edona Llalloshi

Në raportin financiar të siguruar nga Telegrafi figurojnë edhe dy kredi aktive në Raiffeisen Bank, të cilat janë marrë për nevoja familjare. Shuma totale e këtyre kredive kap vlerën prej mbi 83 mijë euro, ndërsa vlera e mbetur aktuale është rreth 49 mijë euro.

Ndërkohë, si artiste profesioniste, Llalloshi ka deklaruar të ardhura dhe para të gatshme në disa llogari bankare dhe në cash. Në total, ajo ka rreth 13 mijë euro kursime, përfshirë edhe 8 mijë euro të ndara në dy llogari bankare në emër të fëmijëve të saj, të cilët jetojnë me të në bashkësi familjare.

Deklarimi i pasurisë së deputetes Edona Llalloshi

Një tjetër detaj që bie në sy është se ajo është pronare e vetme (100%) e kompanisë “Edona Band SH.P.K.”, të regjistruar më 27 dhjetor 2024 me një kapital fillestar prej 1 mijë euro.

Në pjesën e të ardhurave vjetore, Llalloshi ka deklaruar se nuk ka përfituar ende paga si deputete, meqë ky është mandati i saj i parë dhe institucionet nuk janë funksionalizuar plotësisht gjatë periudhës fillestare të mandatit.

Deklarimi i pasurisë së deputetes Edona Llalloshi

Ky është një prej deklarimeve më të detajuara të ndonjë artisti që është pjesë e jetës politike në Kosovë, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si figura publike menaxhojnë pasurinë e tyre në përputhje me detyrimet ligjore dhe transparencën publike. /Telegrafi/

The post Sa është e pasur Edona Llalloshi? Deputetja dhe këngëtarja e njohur deklaron mbi 400 mijë euro pasuri appeared first on Telegrafi.

Bernard Berisha largohet nga Akhmat Grozny pas tetë vjetësh

17 July 2025 at 16:28

Pas më shumë se tetë viteve të kaluara në futbollin rus, Bernard Berisha ka mbyllur kapitullin e tij me Akhmat Grozny.

Klubi çeçen njoftoi të enjten se mesfushori kosovar dhe klubi kanë rënë dakord për një shkëputje të kontratës me marrëveshje të përbashkët.

Berisha nuk ishte thjesht një lojtar për Akhmatin – ai u kthye në një figurë simbol. Me 199 paraqitje, 28 gola dhe 23 asistime, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit.

Në njoftimin zyrtar, Akhmat Grozny e përshkroi Bernardin si “një profesionist shembullor, një lider në fushë dhe një njeri i dashur jashtë saj”.

“Për tifozët tanë, Bernard Berisha është bërë më shumë se një futbollist. Ai është kthyer në idhullin e tyre. Faleminderit për gjithçka, vëlla! Paç fat në rrugëtimin tënd të radhës,” shkruan klubi çeçen.

Berisha iu bashkua futbollit rus në janar të vitit 2016 kur firmosi për Anzhi Makhachkala, ndërsa vetëm pas një viti kaloi te Terek Grozny, që sot njihet si Akhmat Grozny.

Në vitet e tij të arta, Berisha ishte një prej figurave kryesore të skuadrës, por vitet e fundit hapësirat për të në fushë u limituan. Megjithatë, dashuria dhe respekti ndaj tij nuk munguan asnjëherë.

Berisha është pjesë e historisë së futbollit kosovar, duke qenë një nga futbollistët që përfaqësoi Kosovën në fillimet e saj si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare.

Në të kaluarën, 33-vjeçari ka luajtur për Besën e Pejës, më pas për Besën e Kavajës dhe Skënderbeun e Korçës, me të cilin fitoi dy tituj kampioni dhe një Superkupë të Shqipërisë. /Telegrafi/

The post Bernard Berisha largohet nga Akhmat Grozny pas tetë vjetësh appeared first on Telegrafi.

​Erëra të forta, KEDS njofton për vendet që kanë mbetur pa rrymë

17 July 2025 at 16:21

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të erërave të forta, të përcjella me shi, aktualisht në mbarë Kosovën janë mbi 40 Dalje jashtë funksionit.

Sipas KEDS, rajonet më të prekura nga këto kushte atmosferike janë Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ku një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin gradual të dëmeve të shkaktuara në rrjet, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar në këto rajone”, thuhet në njoftim.

The post ​Erëra të forta, KEDS njofton për vendet që kanë mbetur pa rrymë appeared first on Telegrafi.

Mosha e votimit në Mbretërinë e Bashkuar do të ulet në 16 vjeç deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme

17 July 2025 at 14:56

Mosha e votimit do të ulet në 16 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, një ndryshim i madh në sistemin demokratik.

Qeveria tha se ishte një reformë për të sjellë më shumë drejtësi për 16 dhe 17-vjeçarët, shumë prej të cilëve tashmë punojnë dhe janë në gjendje të shërbejnë në ushtri, transmeton Telegrafi.

Kjo e çon moshën e votimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në 16 vjeç. Skocia dhe Uellsi e kanë bërë tashmë ndryshimin për zgjedhjet e Holyrood dhe Senedd, si dhe për zgjedhjet e këshillave lokale.

Në një paketë gjithëpërfshirëse ndryshimesh, ministrat do të zgjerojnë gjithashtu identifikimin e votuesit për të përfshirë kartat bankare dhe të veteranëve për të ndihmuar më shumë njerëz të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Siç zbuloi Guardian, do të ketë gjithashtu rregulla të reja më të ashpra për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e politikës së huaj dhe abuzimi me kandidatët.

Masa për të zgjeruar të drejtën e votimit përmbush një premtim manifest nga Partia Laburiste për t’u dhënë 16 dhe 17-vjeçarëve të drejtën e votës.

Paketa gjithashtu duket se po ndërmerr hapa drejt inkurajimit të regjistrimit më të madh të votuesve. Edhe pse nuk angazhohet për regjistrim tërësisht automatik të votuesve, qeveria tha se do të kalojë në një “sistem gjithnjë e më të automatizuar të regjistrimit të votuesve” që do të zvogëlonte nevojën për të plotësuar detajet në shërbime të ndryshme qeveritare në raste të shumta. /Telegrafi/

 

The post Mosha e votimit në Mbretërinë e Bashkuar do të ulet në 16 vjeç deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme appeared first on Telegrafi.

Ngritet aktakuzë ndaj Nazmi Mulakut dhe një personi tjetër, dyshohet se mashtruan qytetarët se bëjnë shërimin e sëmundjeve të ndryshme

17 July 2025 at 14:54

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, ndaj dy të pandehurve Nazmi Mulakut dhe P.I., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ dhe “Mashtrimi“.

Prokuroria njofton opinionin publik se deri ne datë 16 korrik 2024, në ordinancën “B. M.” në Vushtrri, të pandehurit me dashje, në vazhdim dhe në bashkëkryerje pa pasur kualifikim profesional kryejnë trajtime mjekësore dhe angazhohen në aktivitete mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, ashtu që pretendojnë se shërojnë sëmundje të ndryshme dhe zgjedhin problemet e qytetarëve, të cilat edhe i postojnë në rrjetet sociale duke pretenduar se i shërojnë, në atë mënyrë që “pacientëve” – të dëmtuarve ju japin tableta dhe çajra të ndryshëm, ujë i cili nuk i plotëson normat për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

Po ashtu, të pandehurit, me dashje, në vazhdim dhe në bashkëkryerje me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i vënë në lajthim qytetarët dhe me këtë i nxitin që të kryejë një veprim i cili rezulton me dëm material të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dhe duke e shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë shëndetësore, sociale dhe emocionale të të dëmtarëve, në atë mënyrë që për një kontroll i marrin nga 100 € dhe për terapi deri në 30 €.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me dy (2) të pandehurit N.M., dhe P.I., ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, ku të pandehurit pranojnë veprat e kryera penale, dhe pajtohen t’i rekomandojnë gjykatës që të i shqiptojnë dënim me gjobë dhe dënim me burgim, i cili me pëlqimin e tyre të zëvendësohet në dënim me gjobë në vlerën e përgjithshme prej shtatëdhjetë mijë (70,000) euro.

Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok”, si Nazmi Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj.

Në disa video, ai shihet duke keqtrajtuar edhe disa qytetarë./Telegrafi/

The post Ngritet aktakuzë ndaj Nazmi Mulakut dhe një personi tjetër, dyshohet se mashtruan qytetarët se bëjnë shërimin e sëmundjeve të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Liderët e VLEN-it vizitojnë Medresenë “Isa Beu”, Fetahu: Nxënësit e medresesë janë barazuar me nxënësit tjerë

17 July 2025 at 14:54

Përfaqësuesit e koalicionit VLEN, sot kanë vizituar Medresenë “Isa Beu” në Shkup, pas kalimit të ligjit në qeveri për akreditimin e Medresesë. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, shprehu falënderim për kalimin e ligjit në Qeveri dhe tha se kjo do të ndikojë në rritjen e numrit të nxënësve në medrese.

“Shprehim falënderime për punën që kanë bërë. këtë ditë dhe kalimin e këtij ligji e definojmë si ngjarje historike, pasi përpjekjet tona mbi katër dekada tashmë janë realizuar dhe tani medreseja dhe nxënësit e saj barazohen me nxënësit e shkollave të mesme në RMV”.

“Kam bindjen se ka pasur ambient për të shprehur gëzim për këtë ligj, kjo do të ndikojë në rritjen e numrit të nxënësve në gjithë territorin. Pasi të gjithë ata që duan të ndjekin procesin edukativo-arsimor në medrese, janë të bindur se do të kenë mundësi të vazhdojnë në të gjitha fakultetet e vendit dhe jashtë vendit”, tha mes tjerash Fetahu.

Ndërsa zv.kryeministri Izet Mexhiti, tha se është eliminuar një nga diskriminimet e të kaluarës, sa i përket nxënësve të medresesë.

“Eliminohet një diskriminim i të kaluarës, edhe përfaqësues të BFI edhe përfaqësues të politikës nuk në të kaluarën ne politikanët nuk kemi ditur të japim përgjigje pse nxënësit e medresesë “Isa Beu” nuk kanë mundur të shkollohen si të tjerët. Sot konstatojmë që eliminohet ky diskriminim dhe do të ketë barazi. Tani udhëheqësia e medresesë duhet të merret me cilësinë e mësimit dhe kushteve, ndërsa pjesa tjetër është realizuar”, tha Mexhiti.

I pyetur se kur do ta dorëzojnë në Kuvend, Mexhiti tha se pret që deri në shtator edhe zyrtarisht Medreseja “Isa Beu” të jetë e barabartë me të gjithë shkollat e mesme tjera./Telegrafi/

 

The post Liderët e VLEN-it vizitojnë Medresenë “Isa Beu”, Fetahu: Nxënësit e medresesë janë barazuar me nxënësit tjerë appeared first on Telegrafi.

Martinez i gatshëm të bashkohet me Manchester Unitedin

17 July 2025 at 14:53

Manchester United është gjithnjë e më pranë transferimit të Emiliano Martinez, me raportime nga mediumi argjentinas Clarin se portieri është “gati” të bashkohet me klubin nga Old Trafford.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka rifilluar përgatitjet parasezonale me Aston Villan, por qëndrimi i tij në West Midlands mund të mos zgjasë shumë.

Sipas Clarin, bisedimet mes klubeve janë në fazë të avancuar, dhe një marrëveshje mund të finalizohet së shpejti.

Ruben Amorim, trajneri i ri i Manchester United e sheh Martinezin si një shtesë strategjike për repartin e portës.

Martinez ka në kontratën e tij një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh, dhe United besohet se është gati të ofrojë këtë shumë për ta siguruar transferimin e tij.

32-vjeçari shihet si një lider i mundshëm në prapavijë, me përvojën dhe temperamentin e duhur për të ndihmuar ekipin në rikthimin drejt objektivave të mëdha.

Nëse marrëveshja realizohet, Martinez do të bëhet një nga transferimet kryesore të verës për skuadrën e Amorimit, në një verë që synon të sjellë një epokë të re në “Old Trafford”. /Telegrafi/ 

The post Martinez i gatshëm të bashkohet me Manchester Unitedin appeared first on Telegrafi.

Deti “vlon” në rajonin Algavres – rekord i ri temperaturash në ujërat bregdetare të Portugalisë

17 July 2025 at 14:53

Rajoni jugor i Algarves në Portugali përjetoi një “valë të nxehti detar”, tha të martën Autoriteti Detar i vendit, pasi mblodhi rezultatet e regjistruara nga një pajisje lundëruese në det pranë plazheve të Faros midis 28 qershorit dhe 9 korrikut.

Dhe sipas të dhënave, ujërat përreth plazheve në zonë arritën temperatura deri në 25.1°C, përcjell Telegrafi.

Temperaturat janë “dukshëm më të larta” se mesatarja e 20 viteve të fundit, duke treguar shfaqjen e një fenomeni ekstrem të quajtur “valë të nxehti detar”, sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Marinës Portugeze.

“Një ‘valë e nxehti detar’ konsiderohet të ndodhë nëse temperatura ditore e detit tejkalon, për të paktën pesë ditë rresht, një kufi të lartë statistikor…”, tha deklarata.

Sipas deklaratës, temperatura ditore e ujit të detit e regjistruar në Faro “e tejkaloi temperaturën mesatare me më shumë se 5°C” dhe për këtë arsye korrespondon me “kategorinë e valës së të nxehtit detar që konsiderohet ekstreme”.

“Temperatura mesatare u përcaktua nga të dhënat e mbledhura në Faro gjatë 20 viteve të fundit (2004-2024), duke shërbyer si referencë për identifikimin e ngjarjeve të valës së të nxehtit detar”.

Që nga mbledhja e të dhënave, temperaturat janë kthyer në normale me detin në Algarve tani më të freskët, me ujin midis 18 dhe 20°C. /Telegrafi/

The post Deti “vlon” në rajonin Algavres – rekord i ri temperaturash në ujërat bregdetare të Portugalisë appeared first on Telegrafi.

“Nuk do t’i them kurrë lamtumirë Real Madridit”, lamtumira me lot e Lucas Vazquez

17 July 2025 at 14:39

Tifozët e Real Madridit u prekën deri në lot sot (e enjte) kur Lucas Vázquez, një produkt i akademisë së famshme të klubit La Fabrica, njoftoi largimin e tij me një mesazh emocional.

Anësori i gjithanshëm, i cili ka qenë një nga të preferuarit e tifozëve për ritmin e tij të punës dhe besnikërinë, reflektoi mbi udhëtimin e tij me klubin në një lamtumirë prekëse.

“Kjo është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime, faleminderit për çdo duartrokitje dhe çdo gjest mbështetjeje. Më keni bërë të ndihem si në shtëpi. Sot është koha për lamtumirë, por unë kurrë nuk do t’i them lamtumirë Real Madridit”, tha fillimisht Vazquez.

 

🗣 Lucas Vázquez: “Today is the time to say bye, but I will never bid farewell to Real Madrid.” pic.twitter.com/H4i3swcWqV

— Madrid Zone (@theMadridZone) July 17, 2025

Vazquez, i cili luajti një rol kyç në sigurimin e shumë titujve, përfshirë pesë kurora të Ligës së Kampionëve, foli për nderin e të luajturit përkrah disa prej talenteve më të mëdha të futbollit.

“Kam pasur privilegjin të ndaj një dhomë zhveshjeje me legjenda dhe të fitoj tituj, por mbi të gjitha, kam qenë i lumtur. Jam ndjerë i vlerësuar, i respektuar dhe i dashur. Presidentit, faleminderit që më lejuat të përmbush ëndrrën time”.

“Për Jose Angel Sanchez, faleminderit që keni dhënë gjithçka në negociata. Prindërve të mi, që kur u bëra baba, i kuptoj edhe më mirë gjithçka që keni bërë për mua”.

“Ty, Mateo, vëllai im, të falënderoj që më ngulite dashurinë për futbollin. Pa ty, nuk do të isha futbollist; i kam përmbushur ëndrrat e të dyve”.

 

🤍 #GraciasLucas 🤍 pic.twitter.com/dBUuV0PLGV

— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 17, 2025

“Dhe ty, Maca, më dhe qetësi shpirtërore dhe mbështetje për të vazhduar të besoj në veten time. Kemi qeshur dhe qarë së bashku. Ti je personi që më njeh më mirë dhe gjithashtu ai që më ka duruar më gjatë, duke qenë partnerja ime më i mirë e jetës”.

“Nuk mund të të falënderoj kurrë për gjithçka që ke bërë për mua. Më ke dhënë fëmijët e mi; ti je krenaria ime më e madhe. Shpresoj që një ditë ta kuptosh se çfarë do të thoshte veshja e kësaj bluze për babanë tënd”.

“E kam përmbushur ëndrrën e jetës sime dhe e bëra këtë në klubin më të madh në botë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

The post “Nuk do t’i them kurrë lamtumirë Real Madridit”, lamtumira me lot e Lucas Vazquez appeared first on Telegrafi.

Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes

17 July 2025 at 14:37

Në disa zona të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të vendit, sot janë raportuar erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.

Sipas njoftimit vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.

Temperaturat do të luhaten nga 12 gradë Celsius deri në 16 gradë Celsius në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 26 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.

IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites. /Telegrafi/

The post Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes appeared first on Telegrafi.

Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më

17 July 2025 at 14:29

Gjatë një performance në Spanjë, në kuadër të turneut të saj “Up All Night”, këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez u përball me një pankartë nga publiku që shkruante: “J.Lo, martohu me mua?”.

Reagimi i saj ishte i drejtpërdrejtë dhe i papritur.

“Kam mbaruar me martesat”, deklaroi në skenë, duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të martohet për herë të pestë.

Jennifer Lopez

Kjo përgjigje e hapur dhe me humor u përhap menjëherë në rrjetet sociale, ku fansat e përgëzuan për qëndrimin e saj realist dhe të çlirët ndaj jetës personale.

Jennifer Lopez, 55 vjeçare, ka qenë e martuar katër herë:

Me Ojani Noa në vitin 1997, martesë që zgjati vetëm një vit

Me balerinin Cris Judd në vitin 2001, nga e cila u nda në 2003.

Me këngëtarin Marc Anthony në vitin 2004, me të cilin ka dy fëmijë binjakë – Emme dhe Maximilian – dhe qëndruan të martuar deri në vitin 2014.

Martesa e saj e fundit ishte me aktorin Ben Affleck, me të cilin u ribashkua dhe u martua në vitin 2022, pas një ndarjeje të mëparshme në vitin 2004.

Megjithatë, çifti finalizoi divorcin në vitin 2025, pasi Jennifer thuhet se kishte paraqitur kërkesën për divorc në vitin 2024.

Deklarata e Lopez u prit me reagime pozitive dhe dëshmon se artistja e njohur nuk ka frikë të flasë hapur për jetën e saj personale, duke ruajtur gjithmonë elegancën dhe sensin e humorit. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

The post Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më appeared first on Telegrafi.

Kuvendi konstaton pensionimin e Avokatit të Popullit, Naser Ziberi

17 July 2025 at 14:24

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, njoftoi në fillim të seancës së sotme se më 12 korrik 2025, zyra e Avokatit të Popullit të Naser Ziberit do të pushojë për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie.

“Ju njoftoj se më 12 korrik 2025, Avokati i Popullit, Naser Ziberi i plotësoi kushtet për pension pleqërie.

Vërej se bazuar në nenin 9, paragrafi 1, pika 3 e Ligjit për Avokatin e Popullit, zyra e Avokatit të Popullit të Naser Ziberit do të pushojë më 12 korrik 2025 për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie”, theksoi Gashi./Telegrafi/

The post Kuvendi konstaton pensionimin e Avokatit të Popullit, Naser Ziberi appeared first on Telegrafi.

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

17 July 2025 at 14:21

Ndër dekada, Mesdheu ka përsëritur të njëjtat destinacione pushimesh ideale: Capri, Saint-Tropez, Mykonos, Ibiza, vende ku jahtet janë më të mëdhenj se flota lokale e peshkimit dhe vlera e faturës së një dreke buzë detit mund të jetë e barabartë me financimin fillestar për ndërtimin e një vreshti diku në Ballkan.

Por është bërë ca kohë që në darkat mes atyre që njohin mirë botën e udhëtimeve po pëshpëritet emri i një destinacioni të ri.

Ndonëse ata në fshehtësi urojnë që ti të mos ndjekësh këshillën e tyre duke e vizituar këtë destinacion, emri që ata lakojnë është i njëjti: Shqipëria.

Po, Shqipëria.

E vendosur mes Greqisë dhe Malit të Zi, me vijë bregdetare që shtrihet përgjatë Detit Jon, Shqipëria për vite me radhë ka qenë anëtari i lënë mënjanë i Mesdheut.

E lënë në hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Europa Perëndimore dhe e mbyllur për një kohë të gjatë nga një regjim i zymtë komunist, ajo mbeti një pikë në hartën e Mesdheut.

Ja ku qëndron e veçanta e Shqipërisë, kësaj pjese të Mesdheut që pothuajse askush nuk e ka vënë re deri më tani, e që tani po jehon pikërisht për këtë arsye.

Në bregun jugor gjendet Riviera Shqiptare. Ajo shtrihet përgjatë Jonit, me shkëmbinj dhe plazhe me gurë të vegjël që nuk të lejojnë të kuptosh nëse je në Greqi apo Itali. Vetëm atmosfera është ajo që bën diferencën.

Nuk ka ende resorte masive apo beach club-e luksoze (ende jo mjaftueshëm), teksa çmimet janë shumë më të ulëta.

Në plazhin e Palasës, për shembull, tani gjendet Green Coast Hotel, një hotel i ri me pesë yje që është pjesë e MGallery Collection.

Pamja është e thjeshtë dhe elegante, tonalitete të buta, dysheme guri, një spa e vogël, sesione yoga buzë detit.

Askush nuk të ndalon të sodisësh nga parashuta pamjen e shkëmbinjve, sepse ky breg rrëfen më së miri kalimin e tij nga një vend sekret i udhëtarëve me çanta shpine në një destinacion të rafinuar.

Imagjino, një ditë po pi një kafe të ftohtë në plazh në një tavolinë plastike, ditën tjetër po shijon një koktej në një bar të rafinuar hoteli, teksa dielli humbet pas shkëmbinjve.

Ajo që e bën Shqipërinë të ndihet ndryshe, të paktën për tani, është ajo që mungon. Nuk ka mega-hotele. Nuk ka turma që të shtyjnë, mbetet ende autentike. Rrugët nuk janë shumë të mira, autobusët vonohen, dhe ndonjëherë duhet ta marrësh me sportivitet kur planet nuk funksionojnë.

Por është gjithashtu bujare, me pjata të mëdha me mish ose peshk të pjekur, verë vendase dhe njerëz që këmbëngulin të provosh rakinë e tyre të bërë vetë, edhe nëse mendon se nuk e përballon dot. Mund të ecësh në një plazh që duket si i dalë nga një revistë udhëtimesh dhe në fund të ditës të gjesh veten pothuajse vetëm ose me disa vendas që notojnë.

Megjithatë, ndryshimet po vijnë me shpejtësi. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të hapet së shpejti, gjë që do të sjellë më shumë udhëtarë ndërkombëtarë. Beach club-et po shfaqen tashmë në Rivierë dhe marka të mëdha hotelerie po fillojnë të shohin me interes këtë vijë bregdetare.

Kështu që, nëse je kurioz për një pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim, me ndikimin e qyteteve Otomane, maleve të egër dhe bregdetit që nuk është përpirë nga zhvillimi, Shqipëria ia vlen të vizitohet tani.
Sepse sa gjatë do të mbetet kështu?

Kjo mbetet për t’u parë. / Burimi: Forbes

The post Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret appeared first on Telegrafi.

❌
❌