Normal view

Received — 30 March 2025 Gazeta Shqiptare

I përgjigjet negativisht letrës së Trump, Irani refuzon bisedimet e drejtpërdrejta për programin e tij bërthamor

By: S. H
30 March 2025 at 15:53

Irani ka refuzuar zyrtarisht çdo mundësi për negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor që po zhvillohet me shpejtësi, njoftoi presidenti i vendit, Masoud Peskov.

Ky është reagimi i parë zyrtar nga Teherani pas letrës së Donald Trump drejtuar liderit suprem fetar të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin.

Megjithatë, siç sqaroi ai, këto përpjekje nuk kanë sjellë asnjë rezultat të prekshëm që nga viti 2018, kur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja për programin bërthamor të Iranit.

Përshkallëzimi mes paqëndrueshmërisë rajonale

Situata është përkeqësuar në mënyrë dramatike vitet e fundit, me një sërë sulmesh në det dhe në tokë duke intensifikuar tensionet rajonale. Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës implikoi më tej Iranin, pasi Izraeli synonte figurat kryesore të të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës”, të cilin Teherani e mbështet.

Në të njëjtën kohë, sulmet ajrore të SHBA-së kundër rebelëve shiitë Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen po ringjallin skenarët e veprimeve ushtarake kundër programit bërthamor iranian.

“Ne nuk i shmangemi dialogut. Ajo që na ka shkaktuar probleme deri tani është shkelja e premtimeve,” tha Pezheskian gjatë një takimi të kabinetit, i cili u transmetua në televizion. “Ata duhet të provojnë se mund të fitojnë besimin tonë ,” shtoi ai.

Qeveria amerikane nuk e ka komentuar zyrtarisht njoftimin e Iranit.

The post I përgjigjet negativisht letrës së Trump, Irani refuzon bisedimet e drejtpërdrejta për programin e tij bërthamor appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lufta në Gaza/ Netanyahu i bën thirrje Hamasit të dorëzojë armët, ja për çfarë paralajmëron ai

By: S. H
30 March 2025 at 15:46

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua sot të rrisë presionin ndaj Hamasit në Gaza, ndërkohë që vazhdon negociatat për lirimin e pengjeve dhe zbatimin e planit të “emigrimit vullnetar” për palestinezët e propozuar nga Donald Trump.

Netanyahu tha se kabineti i tij do të rrisë presionin ndaj Hamasit, për të cilin thotë se është rënë dakord për një propozim armëpushimi nga vendet ndërmjetësuese Egjipti dhe Katari.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet se Izraeli, i cili ka rifilluar bombardimet e Gazës pas një armëpushimi dy mujor dhe ka dërguar trupa përsëri në enklavën palestineze, nuk po negocion, duke thënë se “ne po e bëjmë këtë nën zjarr dhe për këtë arsye është efektive”.

” Izraeli kërkon që Hamasi të dorëzojë armët e tij ,” tha Netanyahu në një video të publikuar sot, duke theksuar se liderët e tij do të lejohen të largohen nga Gaza.

Megjithatë, ai nuk u jep në detaje se sa kohë do të qëndrojnë trupat izraelite në enklavë, por përsëriti se Hamasi duhet të shkatërrohet ushtarakisht dhe politikisht.

Rritja e presionit ushtarak të Izraelit ndaj Hamasit në Gaza po “paguhet”, tha Netanyahu.

“Ne do të garantojmë sigurinë e përgjithshme në Rripin e Gazës dhe do të lejojmë zbatimin e planit Trump, planit të migracionit vullnetar. Ky është plani, ne nuk po e fshehim atë , ne jemi të gatshëm ta diskutojmë në çdo kohë,” përfundoi ai.

Presidenti Trump fillimisht propozoi zhvendosjen e të gjithë popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës në vende duke përfshirë Egjiptin dhe Jordaninë, dhe rindërtimin e Rripit të Gazës në një vendpushim në pronësi amerikane. Megjithatë, asnjë vend nuk ka pranuar të pranojë popullsinë dhe Izraeli që atëherë ka deklaruar se çdo lëvizje e palestinezëve do të jetë vullnetare.

The post Lufta në Gaza/ Netanyahu i bën thirrje Hamasit të dorëzojë armët, ja për çfarë paralajmëron ai appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tërmeti tragjik në Mianmar/ Numri i viktimave shkon në 1700! Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja

By: S. H
30 March 2025 at 15:39

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar në rrënojat e lëna pas nga tërmeti vdekjeprurës 7.7 ballë në Mianmar për të tretën ditë.

Në të njëjtën kohë, lista e viktimave po rritet. Sipas të dhënave të fundit, të vdekurit janë 1700, të plagosurit 3500 dhe të zhdukurit 300.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të bllokuarit nën rrënoja në vendin e shembjes së një ndërtese të lartë në Bangkok, pasi numri i të vdekurve në të gjithë qytetin është rritur në 17 dhe 83 persona rezultojnë të zhdukur.

“Furnizimet me ushqim dhe ujë po mbarojnë”

OKB-ja paralajmëron për një krizë të paprecedentë humanitare.

“Vështirësia për momentin qëndron në faktin se nuk ka rrymë, nuk ka ujë, nuk ka telekomunikacion.

Ne jemi në një sezon të thatë, kështu që temperatura në Mandalay dhe Naypyidaë mund të kalojë 40 gradë Celsius,” tha Liu Chong, një punonjës i OKB-së në Mianmar.

Ai shtoi se “Unë mendoj se tani ajo që ata kanë nevojë mbi të gjitha është ndihma humanitar.” Banorët e mbijetuar në qytetin Sanyaing, në epiqendrën e tërmetit, raportojnë se furnizimet me ushqim dhe ujë po mbarojnë.

The post Tërmeti tragjik në Mianmar/ Numri i viktimave shkon në 1700! Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Sulmi në spitalin ushtarak në Harkiv, Ukraina e akuzon Rusinë për “krim lufte”

By: S. H
30 March 2025 at 15:28

Kievi e ka akuzuar Moskën të dielën se ka kryer “krim lufte” pasi dronët rusë goditën një spital ushtarak në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, gjatë një vale sulmesh të natës që gjithashtu goditën një qendër tregtare, ndërtesa banimi dhe shënjestra të tjera, duke vrarë të paktën dy njerëz, sipas autoriteteve.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës e akuzoi Rusinë për “shkelje të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare” në këtë sulm, të cilin e dënoi si “bombardim të qëllimshëm dhe të synuar”.

Në mesin e viktimave janë edhe ushtarakë që po mjekoheshin në qendrën mjekësore, sipas tyre.

Një orë para sulmit në Harkiv, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi pret reagim të fortë nga vendet perëndimore ndaj sulmeve pothuajse të përditshme të Rusisë në territorin e tij.

“Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video.

Përveç sulmeve në Harkiv, autoritetet ukrainase thanë se Rusia shkrepi një raketë balistike dhe lëshoi dronë si pjesë e një breshërie sulmesh që goditën gjithashtu qytetet Dnipro, Krivi Rih dhe Poltava.

Në përgjithësi, autoritetet ukrainase thanë se sulmet gjatë natës vranë të paktën dy njerëz dhe plagosën 26 të tjerë në mbarë vendin.

Zelensky nënvizoi se propozimi amerikan për një armëpushim pa kushte ka qenë mbi tryezë për kohë të gjatë “pa një përgjigje të duhur nga Rusia”.

“Kjo tregon shumë”, sipas tij.

Rusia ka kryer sulme të mëdha vdekjeprurëse në 24 orët e fundit.

“Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan ta përfundojnë këtë luftë. Është e pamundur të injorohen qindra dronë Shahed çdo natë”, shtoi ai, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani.

Në anën tjetër, Rusia pretendoi se i ka pushtuar edhe dy fshatra të tjerë në lindje dhe jug të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatra në rajonin jugor të Zaporizhjas dhe në rajonin lindor të Donjeckut. Pretendimet e Rusisë nuk ka qenë e mundur të verifikoheshin menjëherë.

The post Sulmi në spitalin ushtarak në Harkiv, Ukraina e akuzon Rusinë për “krim lufte” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Plani ambicioz i Milanit, drejtori i ri sportiv sjell edhe Ançelotin

By: S. H
30 March 2025 at 15:19

Në rast të ardhjes së Fabio Paraticit si drejtori i ri sportiv, përveç emrave të Alegrit dhe Kontes, në stolin kuqezi, siç raporton “Calciomercato.it”, mund të ketë një rikthim të Karlo Ançelotit.

Aventura e trajnerit në krye të Real Madridit mund të përfundojë në fund të këtij sezoni dhe në atë rast, drejtuesit e “Djallit” do të ishin gati të avanconin propozimin e tyre për ta rikthyer atë te kuqezinjtë.

Sërish sipas faqes së specializuar, plani nuk është i thjeshtë pasi duhej të pritej përfundimi i Botërorit të klubeve, ndërkohë që drejtuesi kuqezi dëshirojnë të përcaktojnë emrin e trajnerit që në përfundim të kampionatit aktual.

PANORAMASPORT.AL

The post Plani ambicioz i Milanit, drejtori i ri sportiv sjell edhe Ançelotin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Received — 29 March 2025 Gazeta Shqiptare

Pasi u arrestua teksa lëvizte me motomjet me targë të vjedhur dhe numër shasie të ndryshuar, zbulohet banesa e dytë e 32-vjeçarit Mikelian Toma! Ja çfarë i gjendet

By: S. H
29 March 2025 at 10:57

Detaje të reja dalin nga ngjarja në Shkodër ku 32-vjeçari Mikelian Toma u arrestua së bashku me 34-vjeçari David Simoni, duke udhëtuar me motomjet me targë të vjedhur dhe numër shasie të ndryshuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve M. T., dhe D. S., të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi M.T, kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali).

Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante shtetasi i arrestuar M.T.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

The post Pasi u arrestua teksa lëvizte me motomjet me targë të vjedhur dhe numër shasie të ndryshuar, zbulohet banesa e dytë e 32-vjeçarit Mikelian Toma! Ja çfarë i gjendet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Skandal! 27 ton fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, ndërsa ministria hesht”- PD: Të largohet menjëherë

By: S. H
29 March 2025 at 10:49

Partia Demokratike ka reaguar pas zbulimit se një sasi prej 27 ton fileto pule me salmonelë është importuar në vendin tonë.

Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, u shpreh se ky është një skandal, teksa theksoi se 27 ton fileto pule me salmonelë janë në tryezat e shqiptarëve.

“Askush nuk e mohon që mishi me lëndën helmuese, ka mbërritur ne marketet dhe shtëpitë e qytetarëve. Ky është një skandal shumë i rëndë. Autoritetet tona së pari kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet”, thuhet në reagim.

Ai theksoi se ministrja Denaj duhet të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë dhe, sipas tij, të largohet një orë e më parë nga ajo detyrë.

“Ne i themi sot Prokurorisë, të heqë dorë nga ndjekja e keqbërësve të vegjël, por të shkojë drejt e në zyrën e Ministres së Bujqësisë”, deklaroi ai.

Deklarata e plotë: 

As 32 pesticidet e dëmshme për shëndetin të ndaluara në BE, por që qarkullojnë lirisht në Shqiperi, as salmonela helmuese nuk e bëjnë qeverinë, Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, dhe AKU të lëvizin nga vendi.

Opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

Këtë e konfirmon zyrtarisht dhe AKU. Kjo agjenci, pretendon se ka rënë në gjurmë të salmonelës që në doganen e portit. Por, nuk ka kryer detyrën për bllokimin e menjëhershëm.

Pra, një pjesë e madhe e kesaj sasie ka hyrë në treg.

Ka pasur dje gjithë ditën raportime për këtë situatë. Për shkak të mungesës së transparencës dhe papërgjegjshmërisë kriminale të Ministres Denaj, versionet janë të ndryshme.

Por, askush nuk e mohon që mishi me lëndën helmuese, ka mbërritur ne marketet dhe shtëpitë e qytetarëve.

Ky është një skandal shumë i rëndë. Autoritetet tona së pari kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet.

Meqënëse as demtimi i shëndetit të qytetarëve nuk është arsye për zonjën Denaj të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë e të largohet një orë e më parë nga ajo detyrë, ne i themi sot Prokurorisë, që nëse vertetë kërkon të bëjë punën e të mbrojë qytetarët, të heqë dorë nga ndjekja e keqbërësve të vegjël, por të shkojë drejt e në zyrën e Ministres së Bujqësisë.

Siguria ushqimore do të vendoset me 11 Maj me votën e qytetarëve, por ndërkohë do të kerkojmë transparencë të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien para Drejtesisë të çdo qeveritari.

Partia Demokratike e konsideron sigurinë ushqimore  si çështje të Sigurisë Kombëtare.

Partia Demokratike do të angazhojë specialistët më të mirë dhe gjithë burimet e duhura për ta garantuar produkin ushqimor, për fëmijët tanë, për prindërti tanë, përmes një platforme që parashikon përmbysje totale të gjendjes aktuale, që nga ndërhyrjet ligjore e deri tek ofrimi i standarteve europiane në analizimin dhe trajtimin e rasteve. PD do të rrisë kapacitetet në burime njerëzore dhe në infrastukrurë, për të bërë të mundur parandalimin e rasteve.

The post “Skandal! 27 ton fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, ndërsa ministria hesht”- PD: Të largohet menjëherë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pasi u shpërfytyrua nga motrat Berisha me shishe qelqi, Klea Prenga nis lidhje të re dashurie?! Prapaskenat, si nisi sherri pas romancës së blogeres me burrin biznesmen të Marinelës

By: S. H
29 March 2025 at 10:41

Historia e motrave Berisha dhe Klea Prengës është duke u trajtuar në dyert e Gjykatës. Javën që lamë pas, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Marinela dhe Antonela Berishën.

Organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Marinela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove. Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.

Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Por teksa telashet për motrat Berisha nuk kanë të përfunduar, Klea Prenga nuk i ndal postimet në rrjetet e saj sociale. Këtë herë blogerja kishte udhëtuar në Barcelonë.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se, në fakt, ajo ka nisur një lidhje të re dashurie, pas asaj që kishte me ish-partnerin e Marinelës dhe se tashmë historia e saj me dy motrat ka përfunduar, bashkë me lidhjen që kishte me biznesmenin, me të cilën Marinela ka një fëmijë.

Në postimet e saj, ajo është shfaqur gjithnjë e vetme, por fansat nuk kanë qëndruar indiferent, duke komentuar se, në fakt, në këtë udhëtim ajo shoqërohet nga një mashkull. Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici në 16 tetor pasi më shumë se dy muajsh në kërkim. Gjatë seancës gjyqësore Marinela Berishaj kërkoi falje dhe mëshirë duke u shprehur se është nënë me një fëmijë 2 vjeç.

“Jam në një bashkëjetesë dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, ka thënë ajo. Para togave të zeza ajo është shprehur po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, tha Marinela Berishaj para gjykatës.

Ndërkohë, ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berishaj, ka dëshmuar se sipas tyre ato kanë qenë në restorant për të darkuar dhe janë provokuar nga Klea Prenga. Antonela kërkoi ndjesë publike dhe është shprehur e gatshme për të bërë gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ndihmuar Klea Prengën të rehabilitohet fizikisht.

The post Pasi u shpërfytyrua nga motrat Berisha me shishe qelqi, Klea Prenga nis lidhje të re dashurie?! Prapaskenat, si nisi sherri pas romancës së blogeres me burrin biznesmen të Marinelës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Nga Lady Gaga tek…”- Billie Eilish tregon se cilët janë artistët e saj të preferuar

By: S. H
29 March 2025 at 10:33

Ndërsa po bën një pushim nga turneu i saj botëror “Hit Me Hard and Soft”, i cili filloi në shtator 2024 dhe do të vazhdojë në Suedi në prill 2025, Billie Eilish  zbuloi se cilët janë artistët dhe krijuesit e saj të preferuar.

Këngëtarja nëntë herë fituese e Grammy-it, në një intervistë të fundit me YouTuber-in Quenlyn Blackwell, u pyet për njerëzit që  rendit si kryesues në kategori të ndryshme.

Kur u pyet për reperen femër që ajo e konsideron më të mirën, Eilish u përgjigj pa hezitim: “Nicki Minaj është, padyshim .

Lidhur me këngët që shërbejnë si “himn të jetës” për të, Billie përmendi disa hite më të vjetra të Lady Gaga:

“Sinqerisht, unë dëgjoj shumë Gaga të vjetra, si poker Face, komentoi ajo gjëja ime tani, GndroUY” .

Megjithatë, kur erdhi koha të përgjigjej për aktorin më të mirë të të gjitha kohërave, Eilish nuk mundi të zgjidhte vetëm një dhe zgjodhi dy nga të preferuarit e saj, Steve Carell dhe Jake M. Johnson.

Diskutimi u shtri edhe në botën e transmetuesve, ku këngëtarja pranoi se nuk e ka të qartë se kush bie në sy.

Unë i njoh disa, por nuk e di se çfarë është e mirë apo e keqe për asnjërin prej tyre. E vetmja që më vjen në mendje është…” Blackwell e ndërpreu atë, duke përmendur emrin e Kai Senat, e cila ka mbi 7 milionë abonentë në YouTube. Eilish ra dakord, duke komentuar: “Ai është i madh”.

The post “Nga Lady Gaga tek…”- Billie Eilish tregon se cilët janë artistët e saj të preferuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Bazilika Paleokristiane e Linit, aty ku vizitorët takohen me historinë! E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

By: S. H
29 March 2025 at 10:24

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore. E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për vizitorë vendas dhe të huaj.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë publikoi foto nga ky monument kulture, ku duket se po frekuentohet nga vizitorë të shumtë, të cilët na kujtojnë se tashmë kemi të bëjmë me një turizëm gjithëvjetor. Bazilika Paleokristiane e Linit u shpall Monument Kulture, Kategoria I, më 10 qershor të vitit 1973. Ajo daton prej shekullit V-VI pas Krishtit. Bazilika paleokristiane e Linit, së bashku me mozaikët që ndodhen në të, gjendet në majën e kodrës së Shën Thanasit, që përbën gadishullin e Linit.

Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 1967 gjatë një ekspedite hulumtuese të punonjësve të muzeut lokal të Pogradecit, të cilët ndërmorën edhe një fushatë gërmimesh për ta nxjerrë në pah. Një kërkim më i hollësishëm i ndërmarrë më 1968 nga Instituti i Monumenteve në Tiranë nxori përfundimin se kjo bazilikë ishte një nga më të veçantat e zbuluara ndonjëherë në Shqipëri.

Ajo përbëhej nga 7 ambiente gjithsej, dyshemetë e të cilave ishin zbukuruar që të gjitha me mozaikë. Bazilika, së bashku me ambientet që e rrethonin atë, ishte ndërtuar për herë të parë në shek. VI pas Krishtit si rezidencë verore e peshkopëve të Lyhnidit (Ohri i sotëm).

Gërmimet kanë treguar se në shtresën arkeologjike që i përket shek. X-XI, ka gjurmë të një zjarri masiv. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, që përkon me pushtimin e zonës nga bullgarët, bazilika duhet të jetë djegur deri në themel pasi vihet re se muret e saj janë rrafshuar tërësisht. Pas djegies ajo nuk është rindërtuar më.

/Gazeta Panorama

The post Bazilika Paleokristiane e Linit, aty ku vizitorët takohen me historinë! E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Sadik Kaleci, artisti që memorizoi tranzicionin e kostumit tradicional! Xhamadani a mëngorja kadife ngarkuar me ornamente

By: S. H
29 March 2025 at 10:19

DR. MERITA TOÇILA/ Mbështetja e artistëve tek tradita precipitoi në një marrëdhënie të ngushtë art-veshje, e cila mbeti e drejtpërdrejtë krahasuar me interpretimet që i bënë kostumit artistët perëndimorë të së njëjtës epokë. Rrymat artistike në vendet perëndimore me format e pastra gjeometrike frymëzuan mjeshtrit e kostumit në evoluimin e veshjeve të reja urbane. Një brez studentësh shqiptarë në vitet ’30-të të shekullit XX, mes të cilëve Sadik Kaceli, që u arsimuan në akademitë e perëndimit, ku studiuan rregullat klasike të vizatimit dhe pikturës, ranë në kontakt me “art nouveau” dhe me modën e perëndimit. Ata mund të kenë qenë dëshmitarë sesi futurizmi, avangardizmi, konstruktivizmi e surrealizmi ndikuan në paraqitjen e kostumin në art, por edhe në zgjidhje të reja, duke e revolucionarizuar arkitekturën e tij.

Artistët tanë, për shumë arsye, nuk arritën t’i aplikonin në vendin e origjinës format e reja të shprehjes, veç me pak ngjyresa modernizmi. Arti shqiptar në vitet 1930-1940 vazhdoi të pasqyronte veshjen, shpesh duke kryer rolin e fotografisë në vijim të dokumentimit historik. Por, atyre iu dha “rasti” dhe “shkasi” të mbërthejnë brenda kuadrit të telajos procesin e tranzicionit të kostumit tradicional, në të gjitha format e shfaqjes së tij, me transformimin e pakthyeshëm që pësoi përmes shembujve më tipikë të asaj periudhe, siç ishte “Fshatari myzeqar” i Sadik Kacelit. Nuk është vetëm postura, shikimi ngultas në një pikë larg, ndoshta atje ku i ka lënë gjërat pezull pa asnjë zgjidhje për të tashmen dhe të nesërmen e tij, por është veshja ajo që dëshmon përkatësinë në grupimin në të cilin e përcakton titulli i veprës. Pse është sjellë kështu dhe nuk është më ai fshatari i Myzeqesë me jelekun e qëndisur, poture të zeza, brezin e kuq, këmishën e bardhë me mëngët konike, mëngoren dhe takijen në kokë? Pse ky personazh ka lënë mbrapa kostumin tradicional (nënkupto bashkë me të kaluarën e tij) dhe shfaqet me një xhaketë tejet të përdorur e të arnuar në bërryla dhe me një këmishë të përhime? Çfarë ndodhte në realitetin shqiptar të kësaj kohe?

Nëse në veprat e artistëve pararendës (Idromeno, Rrota etj) kostumi urban gjëllonte në minorancë dhe ai tradicional mbizotëronte në skenat e përditshme, në veprat e brezit të Kacelit ndodhi e kundërta. Kostumi tradicional jo vetëm shihet më rrallë, por në shembujt kur është përveçuar si subjekt nga jeta, shfaqet në pamjen më të dëmtuar dhe më të degraduar të tij. I vetmi detaj i mbetur te fshatari i Kacelit që dëshmon trashëgiminë, prejardhjen dhe përkatësinë e tij është takija e bardhë në kokë, një pëlhurë punuar me tegela dhe qepur në një anë në formë konike. Tabloja “arkivon” kësisoj elementë të zëvendësuar me tekstile të fabrikuara e të importuara nga perëndimi. Xhamadani a mëngorja kadife ngarkuar me ornamente, punuar dhe në pjesën e brendshme, trajtuar në disa shtresa dhe ngrirë prej vëllimit të aplikacioneve, që “rrinte në këmbë”, ashtu siç duhej të rrinte një “veshje e mirë”, në mënyrë të keqardhur është zëvendësuar me një xhaketë të fabrikuar prej pëlhure të thjeshtë monokromë, pa dekoracione dhe veç me disa aplikime prej të njëjtit material.

Zëvendësimi i pjesëve të kostumit myzeqar me elemente urbane nxit narracionin figurativ rreth krizës së madhe të kohës dhe ndoshta sajimit të rrethanave për braktisjen e fshatit dhe përshtatjen me jetën e re në qytet. Imazhi rrëfen me veshjen pasojat nga kushtet e vështira ekonomike dhe zhvendosjen nga një areal gjeografik në tjetrin, të cilat e kanë zvetënuar mitin mbi sugjestionin që impononte kostumi tradicional. Përhumbja e syve, trupi i pafuqishëm për t’u përshtatur me ndryshimet, një dorë e mbledhur grusht, gati si për të goditur dhe tjetra e dorëzuar fatit, përforcohet me ngjyrën kafe dalëboje të xhaketës dhe potureve, për të dhënë si në pasqyrë dhimbjen e tokës. Fshirja në penalata për të theksuar mungesën e shkëlqimit të cohës, lëbyrja dhe grisja në disa pjesë, degradimi i nuancave të ngjyrës në tekstile të thjeshta dhe të lira pa zbukurime ornamentale reflektojnë varfërinë, mospasjen e veshjeve të tjera e për pasojë asnjë vëmendje për zëvendësim apo riparim.

Fragmente kostumi që kumtojnë mjerimin shpërfaqen kështu si në një paraqitje hartografike nga njeri skaj i vendit në tjetrin përmes veprave autoriale, duke regjistruar bashkë me përshkallëzimin e krizës ekonomike edhe shpejtësinë e braktisjes së trashëgimisë. Sadik Kaceli përvijon atë që përkufizohej rëndom si tendenca e veshjeve neutrale në prirjen e shtresave shoqërore për të lënë mënjanë tradicionalen, duke u përshtatur me paraqitjen bashkëkohore në rrugën drejt uniformitetit e standartizimit ose për t’u ndjerë një me të renë dhe përparimtaren që nxitej nga industrializimi. Veshja me karakter të përgjithshëm, të cilën aspironte ta aplikonte shoqëria shqiptare nuk shënonte dallime kombësie. Qoftë uniformë punëtori a kostum zotërie, qoftë veshje modeste a ceremonie, pamja e saj mund të ishte e kujtdo vendi apo popullate pa dallim. Pantallona stofi a doku shoqëruar me kasketë, kostum i zi me këpucë të zeza lustrafina, këmishë e bardhë dhe jelek me papijon, fustan mëndafshi i gjatë me jakë dekolte etj., ishin veshje që kapërcenin çdo kufi gjeografik dhe çdo diferencë kulturore. Shihet qartazi te “Myzeqari” se veshja tradicionale, e cila krijonte individualitetin dhe përcaktonte edhe origjinën, statusin e personazhit të trajtuar në vepër, nuk është më ose po shkonte drejt zhdukjes.

Ndryshimet dramatike në formë e përmbajtje të veshjes në përgjithësi, por edhe psikologjisë e mentalitetit të shoqërisë shqiptare lanë gjurmë në krijimtarinë e artistëve të kësaj periudhe, sa Ernest Koliqi shkruante në kujtimet e tij në revistën “Shejzat” se “Vrullshëm ndërruan fytyrë kushtet e jetës në mbarë rrokullin toksore, por sidomos në Shqipëri. Kapërdimja e dokeve dhe e mendësisë, ndryshimet e mëdha në sjellje e në veshë e në të folun e largojnë atë kohë në fundet e ma të thellës lashtësi.” Shenjëzime të tilla në veprat e artit zbulojnë lëvizjen transformuese që kishte përfshirë qytetet tona. Piktorët u përpoqën gjithherë të përkthejnë në veprat e tyre metamorfozën e një bote të prapambetur në ndryshim të ngadaltë, por askush si Kaceli te kjo vepër nuk e ka përdorur kaq bukur artin e dritës dhe të hijes, për të dhënë vjetërsinë e cohës së zbërdhylët, grirjen e fillit të endur të tekstilit te përkulja e gjunjëve dhe bërrylave, transformimin e ngjyrës së takijes nga nuanca fillestare e saj. Me të drejtë kritikët shprehen se kishte lindur një nga veprat më të spikatura të artit shqiptar të pikturës.

/Gazeta Panorama

The post Sadik Kaleci, artisti që memorizoi tranzicionin e kostumit tradicional! Xhamadani a mëngorja kadife ngarkuar me ornamente appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kërkojnë 4 vjet burg për Ançelotin, Karlo kundër të gjithëve

By: S. H
29 March 2025 at 10:15

Gjykata e Provincës së Madridit ka caktuar për të mërkurën e ardhshme gjykimin e trajnerit të Realit të Madridit, Karlo Ançeloti.

Prokuroria spanjolle kërkon katër vjet e nëntë muaj burg për italianin, me akuzën e mashtrimit të thesarit në shumën e diçka më shumë se një milion eurove. Konkretisht, trajneri i Realit akuzohet se ka mashtruar thesarin, duke fshehur shumën e 1,062,079 euro në vitet fiskale 2014 (386,361 euro) dhe 2015 (675,718 euro). Në anën tjetër, Agjencia Tatimore në Spanjë i ka sekuestruar borxhin tatimor në vlerë prej 1,217,958,24€, shifër kjo që përfshin një shtesë dhe kamatë. Sipas Prokurorisë spanjolle, Karlo Ançeloti fshehu të ardhurat e tij nga shfrytëzimi i të drejtave të imazhit, pasi pretendonte se i kishte transferuar ato te subjekte të tjera.

Një lëvizje që ministria publike e konsideron fiktive. Vetë trajneri i Realit, duke folur për mediat spanjolle në konferencën para takimit kundër Leganes, ka dhënë dhe ai mendimin e tij për këtë proces gjyqësor në ngarkim të tij. “Nuk jam aspak i shqetësuar. Të martën do të shkoj për të dëshmuar në gjykatë dhe kjo është e gjitha. Unë kam besim të verbër te drejtësia. Unë e kam fituar çështjen në një shkallë, tani është Apeli. Nëse do të më thonë se kam gënjyer me deklarimet e mia, do të ishte një zhgënjim i madh”, tha italiani. Më pas, trajneri i Realit ka prekur një sërë temash, duke ironizuar trajnerin e Barcelonës, Hansi Flik, si dhe presidentin e Ligës spanjolle, Havier Tebas.

GARA PËR TITULLIN – “Gaboni nëse mendoni se La Liga është e mbyllur. Barcelona ka avantazhin e tri pikëve, por ne kemi ‘El Clasico’-n përpara. Pastaj dhe ka ende shumë ndeshje. Duhet të bëjmë më të mirën, duke filluar nga takimi ndaj Leganesit. Ne do të luftojmë në të gjitha garat deri në fund”.

REPLIKA ME TEBAS – Ançeloti i është përgjigjur presidentit të Ligës spanjolle, Havier Tebas, që një ditë më parë kishte sulmuar Madridin. “E dija obsesionin që ai kishte me Madridin, por nuk e dija obsesionin që kishte me trajnerin e Realit. Ai duhet të përqendrohet në gjërat e tij, sepse kështu ai nuk po respekton Madridin dhe trajnerët”.

ANÇELOTI DHE BRAZILI – “Diçka kam lexuar për Ronaldon (braziliani) në lidhje me këtë temë. Por nuk më kujtohet të kem folur kokë më kokë me të për këtë çështje. Nuk jam kontaktuar as nga Brazili. Kontrata ime është e qartë, nuk kam asgjë për të shtuar për këtë. Unë kam shumë dashuri për tifozët brazilianë dhe lojtarët e tyre, por kam një kontratë me Realin”.

BATUTA PËR FLIKUN – “Unë ndaj ankesat e trajnerit të Barcelonës, Flik. Është pak e çuditshme të luash një ditë pas pushimit ndërkombëtar. Nga ana tjetër, pajtohem që Reali i Madridit nuk është Barcelona!”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

The post Kërkojnë 4 vjet burg për Ançelotin, Karlo kundër të gjithëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rëndësia e njohjes së Kosovës nga Kenia, analiza e REL: Shumë shtete në kontinentin afrikan refuzojnë…

By: S. H
29 March 2025 at 10:10

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësinë e saj. Por, shumë të tjera, si në kontinentin afrikan, ende refuzojnë ta bëjnë këtë, për shkak të shqetësimeve për lëvizjet separatiste brenda shteteve të tyre.

Qysh në takimin e parë të mbajtur nga Unioni Afrikan (UA) këtë muaj, Maroku – që udhëheq presidencën e këtij institucioni për muajin mars – bëri thirrje për mbrojtjen e “integritetit territorial”, si mënyrë për të ruajtur stabilitetin në kontinent.

Njohja nga Kenia mund të sjellë një ndryshim të kësaj politike, duke nxitur që edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim.

Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.

“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.

Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës.

Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi.

Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera.

Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika.

Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta”, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar.

“Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.

Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia?

Përveç shpresës nga Kosova dhe frikës nga Serbia se njohja e Kenias mund të nisë një trend të ri të njohjeve, njohja e Kenias në veçanti ka rëndësi.

Prej shteteve afrikane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani, Kenia është shteti i dytë me bruto prodhimin e brendshëm më të madh, pas Egjiptit.

Pas zyrtarizimit të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuan edhe për “mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”.

“Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në X.

Deri më tani, roli i Kenias në Ballkan ka qenë i kufizuar në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Por, në Afrikë, e veçanërisht në Afrikën Lindore, ky shtet gëzon një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale, përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, si autostrada elektrike me Etiopinë dhe Rrjeti i Energjisë i Afrikës Lindore.

Kenia, gjithashtu, është anëtare themeluese e Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC), kryesimin e së cilës tani e gëzon presidenti Ruto.

Ajo ka luajtur disa herë rol kyç edhe në ndërmjetësimin e konflikteve brenda rajonit.

Për shembull, më 28 mars, Kenia dërgoi ish-kryeministrin Raila Odinga në Sudanin Jugor, me synimin për të parandaluar rikthimin e luftës civile.

Pse nuk e njohin Kosovën më shumë shtete?

Që nga viti 2008, Kosova ka siguruar njohje nga gati 120 shtete. Në vitet e fundit, MPJD-ja është kritikuar nga opozitarë dhe njohës të politikës për mosangazhim për njohje të reja.

Visoka thotë se ka shumë arsye pse Kosova nuk ka siguruar më shumë njohje. Ndër to, kryesore janë “zhvendosja e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës” dhe “fushata proaktive diplomatike e Serbisë për të parandaluar dhe, kur është e mundur, për të tërhequr njohjet e Kosovës”.

Sipas tij, ndikim ka pasur edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2021, kur Kosova është pajtuar që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Kjo ka krijuar përshtypjen ndërkombëtare se Kosova nuk është më e interesuar për njohje të reja, ose se rruga për njohje duhet të kalojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Visoka.

Marrëveshja e Uashingtonit obligoi edhe Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Visoka thotë se shumë shtete frikësohen se procesi i njohjeve mund të ketë efekte destabilizuese dhe t’i minojë interesat e tyre, “prandaj kanë prirje të ruajnë rendin ndërkombëtar ekzistues dhe t’i japin përparësi integritetit territorial ndaj së drejtës për vetëvendosje”.

Por, sipas tij, kjo gjë mund të ndryshojë, nëse shteti që kërkon njohje, si Kosova, angazhohet “me diplomaci proaktive” dhe “bashkëpunon ngushtë me aleatët e vet në botë”./REL

The post Rëndësia e njohjes së Kosovës nga Kenia, analiza e REL: Shumë shtete në kontinentin afrikan refuzojnë… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shkak tradhtia? Si përfundoi lidhja e Mirlind Dakut me modelen! Historia e shkurtër e dashurisë së futbollistit të Kombëtares dhe lidhja e re Vesa Vllasaliut në SHBA

By: S. H
29 March 2025 at 09:58

Jeta e saj private ka qenë në qendër të mediave rozë. Pas kalvarit që kaloi me ish-të fejuarin Mërgim Berisha, Vesa u duk se rigjeti dashurinë. Pas akuzave që përfunduan edhe në Gjykatë, historia me futbollistin u mbyll, por Vesa nuk hoqi dorë nga futbollistët.

Dy muaj më parë raportuam për lidhjen e saj me Mirlind Dakun. Por mesa duket gjithçka u mbyll shumë shpejt. Dy javë më parë, modelja fluturoi për në New York, ku edhe u vu re prania e një mashkulli në postimet e saj në rrjetet sociale. E tashmë, është vetë Vesa që ka publikuar foto e përqafuar me një mashkull, duke preferuar që mos ta zbulojë imazhin e mashkullit që ka përkrah.

vesaNuk dihet se kush është djaloshi në fjalë, por ajo që dihet me siguri është fakti se tashmë modelja ka një lidhje të re. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shkruhet se është pikërisht ky raport i ri, që e ka larguar Vesën nga Mirlindi.

Vesa Vllasaliu

Deri më tani, vetë ish-banorja e “Big Brother” ka preferuar që mos të ketë asnjë prononcim në lidhje me këtë histori të re dashurie, duke preferuar që të shijojë gjithçka sa më larg zhurmës mediatike.

Vesa Vllasaliu Mirlind Daku

Dy muaj më parë, ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendasit të saj, apo një pëlqim ndaj tij.

vesa vllasaliu mergim berisha

Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private. Që pas daljes nga “Big Brother Kosova”, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar tek romanca e saj e re.

vesa vllasaliu edona berisha

Modelja Vesa Vllasaliu mesa duket ka rigjetur sërish dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili sipas saj e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, Edona me të cilën tashmë është martuar. Ish-banorja e “BBVK” së fundi ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku ka treguar se ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe. “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”– ka shkruar Vesa krahas fotos.

vesa vllasaliu mergim berisha3

Mesa duket modelja tashmë ka mbyllur një kapitull të trishtë në jetën e saj, duke rigjetur sërish dashurinë. Ndonëse mbishkrimi në foton e postuar në Instagram nxiti aludimet se tashmë ka të reja në jetën personale të Vesës, nuk dihet nëse modelja ka nisur një lidhje të re dashurie apo jo. Në intervistat që Vesa ka dhënë, ka qenë shumë e ashpër jo vetëm me ish-të fejuarin, por edhe me familjarët e saj. Madje në një rrëfim ajo është shprehur se kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

vesa vllasaliuvesa vllasaliu mergim berisha2

 

The post Shkak tradhtia? Si përfundoi lidhja e Mirlind Dakut me modelen! Historia e shkurtër e dashurisë së futbollistit të Kombëtares dhe lidhja e re Vesa Vllasaliut në SHBA appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pasi u bllokua kontenieri me 27 ton mish nga Brazili, shpallet në kërkim administratori i kompanisë që transportoi produkte ushqimore me përmbajtje salmonele! E pëson i vëllai dhe 3 inspektorë të AKU-së

By: S. H
29 March 2025 at 09:52

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që dyshohet se importoi në vend 18 ton mish pule me salmonelë.

Gjithashtu është proceduar vëllai i tij, si edhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“U kryen veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç”, informon policia.

Nga hetimet ka rezultuar se administratori i kompanisë, 50 vjeçari me iniciale A. G., së bashku me vëllain e tij  53 vjeçarin me iniciale M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës.

Ndërkohë 3 inspektorët e AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Njoftimi i policisë:

Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Pasi u bllokua kontenieri me 27 ton mish nga Brazili, shpallet në kërkim administratori i kompanisë që transportoi produkte ushqimore me përmbajtje salmonele! E pëson i vëllai dhe 3 inspektorë të AKU-së appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

EMRI/ Plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar! Ja kush është 23-vjeçari

By: S. H
29 March 2025 at 08:48

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

Blutë informojnë se në kërkim është shpallur 23 vjeçari Emanuel Buci, si autor i plagosjes së  29-vjeçarit me iniciale M. Xh..

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 13:55, dyshohet se për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit E. B., 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post EMRI/ Plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar! Ja kush është 23-vjeçari appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dekreti i Giorgia Meloni për emigrantët në Shqipëri: Qëndrim deri në 18 muaj në kampin e Gjadrit! Zbardhet vendimi i ri i qeverisë italiane

By: S. H
29 March 2025 at 08:38

Kampet që u ngritën në Gjadër e Shëngjin për strehimin e emigrantëve të paligjshëm që kapeshin në ujërat italiane, pritet të kthehen në një vendndalimi për emigrantët që vijnë nga vendet e sigurta.

Kjo nismë që u shtrua pak ditë më parë në qeverinë italiane, dje u paraqit si dekret ku edhe u vendosën rregullat në lidhje me përdorimin e kampeve të ngritura në Lezhë me qëllim përpunimin e të dhënave të personave që vijnë ilegalisht në Itali, ndërkohë që vendet e tyre janë të sigurta. Kështu, përballë sfidave të gjyqësorit vendës dhe në pritje të një vendimi nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, qeveria italiane miratoi ditën e djeshme një dekret që i lejon këtij shteti transferimin e emigrantëve ilegalë nga qendrat e ndalimit në Itali drejt qendrave pritëse në Shqipëri në Gjadër dhe Shëngjin.

Sipas dekretit të miratuar, emigrantët e parregullt që aktualisht ndodhen në qendrat e ndalimit në Itali, të cilëve iu është refuzuar kërkesa e azilit, mund të transferohen në qendrën e Gjadrit, ku do të qëndrojnë deri në 18 muaj, në pritje që vendet e tyre të origjinës t’i pranojnë dhe të lejojnë kthimin e tyre. Megjithatë, procedura parashikon që dëbimi përfundimtar të ndodhë nga territori italian, që do të thotë se pas qëndrimit në Shqipëri, emigrantët do të kthehen përsëri në Itali për t’u riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës. Në Itali, kjo skemë ka ngritur shqetësime mbi rritjen e kostove të administrimit, pasi çdo emigrant i ndaluar duhet të shoqërohet nga dy oficerë policie gjatë transferimeve midis dy vendeve.

Sipas ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, bëhet fjalë vetëm për “riaktivizimin e një funksioni ekzistues të qendrës, atë të qendrës së kthimit”. Ai shtoi se brenda pak javësh apo muajsh, pritet një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, që qeveria italiane beson se do të jetë në përputhje me qëndrimin e saj. Qeveria italiane është shprehur se nuk po ndryshon qëllimin e qendrave në Shqipëri, por synon t’i përdorë ato edhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Por referuar të dhënave, mësohet se ende nuk ka një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare, ndonëse nisma që në fillim hasi kundërshti të forta me baza ligjore nga vetë Gjykata e Emigracionit e Romës.

MEDIAT ITALIANE

Ditën e djeshme kanë reaguar edhe mediat italiane në lidhje me dekretin e qeverisë “Meloni”. Sipas tyre, qeveria italiane nuk po ndryshon destinacionin e qendrës, por synon ta përdorë edhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Fillimisht, kjo qendër ishte menduar për mbajtjen deri në 28 ditë të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të ardhura nga vendet e konsideruara të sigurta, për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara të kufirit. Tani, emigrantët e ndaluar në Gjadër mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.

Megjithatë, pa marrëveshje të reja me qeverinë shqiptare, kthimi i tyre duhet të ndodhë sërish nga territori italian, shkruajnë mediat vendëse. Kjo do të thotë se emigrantët e paligjshëm të ndaluar në CPR e “Ponte Galeria” (qendra e ndalimit të emigrantëve pranë Romës) do të transferohen në Shqipëri në pritje të dëbimit, por më pas duhet të kthehen në Itali për kthimin e tyre përfundimtar. Duke marrë parasysh se mesatarisht vetëm 50 për qind e emigrantëve të ndaluar në qendrat e pritjes arrijnë të kthehen realisht në vendet e tyre, pritet një rritje e kostove për shkak të transportit të vazhdueshëm midis Italisë dhe Shqipërisë, pasi çdo emigrant i ndaluar duhet të shoqërohet nga dy policë.

Përveç këtyre sfidave praktike dhe financiare, operacioni ngre edhe dyshime ligjore. Rregullorja e re evropiane do të parashikojë qendra pritjeje në vende të treta, por jo më herët se viti 2027. Për momentin, nuk ekziston asnjë bazë ligjore që lejon transferimin e emigrantëve në një vend që nuk është as ai i origjinës dhe as vend tranziti dhe mësohet se për këtë po shfrytëzohet një boshllëk ligjor si në Kodin Italian të Emigracionit ashtu edhe në direktivën aktuale të Bashkimit Europian për kthimet.

/Gazeta Panorama

The post Dekreti i Giorgia Meloni për emigrantët në Shqipëri: Qëndrim deri në 18 muaj në kampin e Gjadrit! Zbardhet vendimi i ri i qeverisë italiane appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Paniku i shtirur i z.Vuçiç nga aleanca ushtarake Kroaci– RSH-Kosovë”

By: S. H
29 March 2025 at 08:34

NGA PIRO AHMETAJ 

Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake midis Republikës së Kroacisë, Kosovës si dhe të Shqipërisë. Në pamundësi t’iu përgjigjem veçmas mediave brenda dhe jashtë vendit, në vijim gjeni një përgjigje të përbashkët mbi burimin e panikut të shtirur, kërcënimeve delirante të z. Vuçiç, si dhe rekomandime për paqen dhe ardhmërinë euroatlantike të vendeve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor.

Asgjë e re nuk ka ndodhur! I pushtuar nga oshilacionet që ende bubullojnë nga “bombat e perëndimit mbi bunkerin Millosheviçit 26 vjet më parë”, si dhe nga paranoja ballkanike e përjetësimit të pushtetit, dhe i tmerruar nga revoltat që pushtuan Beogradin dy javë më parë, Presidenti i Serbisë z.Vuçiç, demonstroi: “Revoltën e madhe të Beogradit ndaj një garë armatimesh në rajon” duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar nga respektivisht 3 ministrat e Mbrojtjes në Tiranë më 18 mars.

Nuk është hera e parë (ka me dhjetëra në 26 vitet e pas çlirimit të Kosovës nga USA/NATO) dhe sigurisht s‘ka për të qenë e fundit. Për ta ilustruar riciklimin e turfullimeve të radhës, po sjell në vëmendje janar 2024 kur: “DASH/SHBA konfirmoi shitjen e 246 raketave Javelin (antitanke, vetëm për mbrojte) me vlerë prej 75 milionë dollarë për Forcat e Sigurisë së Kosovës për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse të Kosovës dhe ndërveprueshmërinë me NATOn”!

Duke shprehur mbështetjen dhe komplimente ndaj 3 ministrave nënshkrues, në kapacitetin e ekspertit për çështjet e SK, rajonit dhe USA/NATO (pra jo revolte patriotike), me vijim po paraqes vlerësime, përgjigje si dhe këshilla strategjike ndaj panikut të shtirur të z.Vuçiç.

Së pari, e këshilloj Vuçiç të vetëpërmbahet, të mos vijojë të bëjë as viktimën e llastuar, as trimin e tërbuar dhe as donkishotin e moderuar duke u vetëbarazuar me Trump-in në Ballkan. Për të thënë të vërtetën: “Rolin e viktimës, pra nga palë humbëse/përgjegjëse për krime ndaj njerëzimit”, nuk është se e ka ushtruar keq dhe Serbia ka përfituar jo pak deri më 2014. Por, mjaft është mjaft!

Së dyti, në asnjë pikë, asnjë rresht dhe asnjë germë të marrëveshjes në fjalë nuk gjej (pasi nuk ka) asnjë qëllim kërcënues ose armiqësor ndaj sovranitetit dhe interesave të Serbisë. Në të kundërt, kjo marrëveshje ka për qëllim vetëm “promovimin e aftësive mbrojtëse dhe bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, kërcënimet hibride, si dhe mbështetjen e plotë për integrimin euroatlantik”, përfshi Kosovën (meqenëse e tërbon Beogradin) nga çdo kërcënim potencial, që për fat të keq, mbetet e vetidentifikuar Serbia.

Thënë këtë, edhe pse të ashpër diplomatikisht, po e citoj përgjigjen e Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviçit: “Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta kohë për të lexuar marrëveshjen mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka asnjë natyrë armiqësore dhe nuk ka nevojë të pyesim Serbinë dhe as NATO-n”.

Së treti, për sa kontekstin e ankesës në Bruksel: “Se NATO-ja nuk ka qenë e njoftuar për këtë”, e gjej si delirancë të këshilltarëve të z. Vuçiç (por si të gjithë autokratët e ka zënë sëmundja e të gjithëditurit), si ekspert me eksperiencë më shumë se modeste në NATO, konfirmoj se iniciativat, marrëveshjet dhe projektet rajonale janë të inkurajuara nga koncepti strategjik i NATO-s, si dhe të imponuara nga qasja pragmatike e Presidentit Trump. Si i shembull, përmend marrëveshjet ushtarake ndërmjet 3 vendeve baltike; 3 vendeve nordike, 7 vendeve të Vishegradit dhe shtoj se pavarësisht se të gjitha anëtare në NATO, kanë nënshkruar marrëveshje të ngjashme në fushën e mbrojtjes.

Së katërti, përpara të bëjë potere për/ në NATO, do të duhet që Beogradi zyrtar të qartësojë disa PSE (?) psh., për marrëveshjet e: “bashkëpunimit ushtarak (Mig-29, raketa, tanke) me Rusinë(?); për prodhimin e raketave dhe dronëve me Kinën (?) blerjen e 12 avionëve të gjeneratës së fundit “Rafalo” me Francën (?) etj.! Ndërkohë, që të gjitha këto janë armatime sulmuese/vrasëse jo vetëm kërcënojnë tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, por edhe hedhin në erë status-quonë gjeopolitike, investimin dhe interesat USA, NATO dhe BE për paqen, stabilitetin dhe agjendën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Prandaj fillimisht do duhet t’u konfirmohet zyrtarisht SHBA/NATO/BE, por edhe popullit serb, pse Beogradi harxhon mbi 1.5 miliardë euro në vit (pra më shumë se Kroacia, RSH dhe Kosova së bashku), për armatosjen deri në dhëmbë (me tanke, Mig-29, helikopter luftimi Mi-35, raketa “Pantsir”-s, FK-3, etj.) (?), kur dihet që Serbia ka zero kërcënime dhe zero kapacitete, ose këllqe të sfidojë fuqinë ushtarake të USA/NATO/UK.

Së gjashti, përpjekjet për të testuar kohezionin mes 32 vendeve të NATO-s, përfshi këtu edhe tentativën e fundit cinike për bashkëpunim ushtarak me Hungarinë, nga kapaciteti ekspertit garantoj se edhe kjo do të dështojë me turp para se Vuçiç të ketë ikur nga pushteti. Kjo, pasi në këtë rast (dike i hedhur benzine Ballkanit), Hungaria nuk do të tolerohet jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe nga Presidenti Trump, UK, Gjermania dhe jo vetëm.

Së shtati, pretendimin e Presidentit Vuçiç se “ky memorandum shkel marrëveshjen e armëve të vitit 1996 të nënshkruar në Firence ndërmjet Kroacisë dhe Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë, Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës (?!)”, e gjej tërësisht qesharak, pasi RFJ (që përfshinte edhe Malin e Zi) ka mbaruar/kapitulluar në 1999 bashkë me të gjitha marrëveshjet në fushë e mbrojtjes dhe sigurisë. Thënë këtë, është Beogradi që nën orkestrimin e Moskës, ka shkelur me të dyja këmbët marrëveshjen dhe miliarda dollarë investime të SHBA-ve për ndërtimin e masave të mirëbesimit reciprok në Ballkan (SCBM)!

Së teti, shtatë gjetjeve të sipërpërmendura, po u shtoj edhe 3 këshilla strategjike ndaj Beogradit zyrtar: (a) Të heqë dorë nga oshilacionet për: “kufijtë e rinj shtetërorë në rajon si dhe kërcënimet ushtarake ndaj sovranitetit të Kosovës, e cila prej 1999 mbetet nën përgjegjësinë e KFOR/NATOs. (b) Të mos harxhojë kot para nga taksat e popullit serb për armatime moderne, pasi asnjë nga 3 vendet nënshkruese dhe as të tria së bashku nuk e kërcënojmë ushtarakisht Serbinë. Në të kundërt, armatosja deri në dhëmbë e Serbisë i shërben vetëm “luftës për pushtet në Beograd, interesave të Kremlinit, krimit të organizuar si dhe të ultra-nacionalistëve jo vetëm në Serbi”. (c) Revoltat e studentëve i hoqën maskën pazareve të/për agjendën e z. Vuçiç si faktor i vetëm i moderuar përkundër “rivaleve ekstremistë në Beograd, si dhe përpjekjeve për ‘të pirë’ nga 5 nëna (Moska, Brukseli, Pekini, Parisi dhe Uashingtoni)!

Në shtesë, duke përsëritur konsideratat ndaj 3 ministrave të Mbrojtjes, do të këshilloja Zagrebin, Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, që përkundër “përpëlitjeve dëshpëruese të Beogradit”, ta zgjerojnë këtë marrëveshje edhe me 2 vendet e tjera NATO-s në rajon (Mali Zi dhe Maqedonia e Veriut). Kështu përtej “shpërdorimit politik” do duhet ta materializojnë edhe me projekte konkrete si për policimin ajror, emergjencat civile, sigurinë kibernetike, ndaj të cilave asnjë nga vendet tona nuk është imune dhe as mundet kurrsesi të zhvillojë kapacitete për t‘u mbrojtur më vete. Ndërsa posaçërisht për ministrin, z. Vengu, jo vetëm që shpreh publikisht komplimente të merituara për kurorëzimin e kësaj përpjekje në Tiranë, por edhe e inkurajoj që RSh të iniciojë një vlerësim strategjik ( bashkërisht me Kroacinë, Malin e Zi dhe MV) rreth kërcënimeve kritike të rajonit (e ngjashme me atë t ë PMR që zhvillon NATO) për të kërkuar/prezantuar në një mbledhje të posaçme të NAC/Bruksel. Më tej në këtë vlerësim do duhet të konsiderohen edhe shqetësimet për “armatosjen deri në dhembë të Serbisë si dhe shpërdorimi për interesat ruse në rajon” etj., në mënyrë që të miratohet nga 32 vendet (përfshi Francën, Hungarinë, etj.), si një direktivë e përbashkët, ku të konfirmohen jo vetëm qëndrimet e vendeve anëtare ndaj këtij vlerësimi, por edhe vendosmëria zyrtare për të forcuar kohezionin dhe përpjekjet për paqen dhe agjendën e integrimit euroatlantik edhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa faktorët politikë, aktorët zyrtarë dhe strategjistët/ kolegët në Zagreb, Prishtinë, Tiranë, Uashington, Bruksel etj., do t’i sugjeroja që perspektivën e stabilitetit në rajon dhe bashkëpunimin me Serbinë do të duhet ta parakushtëzojnë me rikthimin e dy Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM), nëpërmjet të cilave “Beogradi Zyrtare të imponohet” se: (1) Do të ruajë balancat e fuqisë ushtarake sulmuese (armatime, si Mig-29, raketa Pantsir-S dhe FK-3, etj.) deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojë integritetin territorial. (2) Nuk do të vendosë instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë ndërshtetërore mes vendeve të rajonit.

Nga ana tjetër do t’i këshilloja vëllazërisht faktorët e Prishtinës zyrtare që: “Riciklimi i panikut të shtirur si dhe të kërcënimeve delirante të Beogradit ndaj kufijve shtetëror të Kosovës”, kurrsesi të mos i konsiderojnë si dhurata, por si përgjegjësi e lartë shtetërore për të ndërtuar Kosovën moderne, përtej prezencës së NATO-s (që nuk mundet të jetë e përjetshme), vendin ku qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin të rolit të Kosovës nga konsumatore në kontribuuese për paqen, stabilitetin demokratik dhe për integrimin në NATO dhe BE! Në të njëjtën kohë, do të rikëshilloja faktorët institucionalë në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare, të tejkalojnë epshet e politikes për mbajtjen ose marrjen e pushtetit, por të përulen në gjunjë para përgjegjësive shtetërore duke jetësuar platformën e përbashkët: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm”, duke e konsultuar dhe garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje/smart e vonuar” nuk kërcënon Serbinë, por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit. Me këtë rast, rikonfirmoj se, mbetem edhe me i përkushtuar për të kontribuar me përgjegjësi, përulës dhe eksperiencën euroatlantike për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me USA/NATO-n.

/Gazeta Panorama

The post “Paniku i shtirur i z.Vuçiç nga aleanca ushtarake Kroaci– RSH-Kosovë” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Burgosja e kryebashkiakut të Stambollit/ Protestat godasin rëndë ekonominë turke! Turizmi, një nga industritë më të rëndësishme, a do të preket prej tyre?

By: S. H
29 March 2025 at 08:31

Që pas burgosjes së kryetarit të bashkisë së Stambollit Imamoglu, tregjet e aksioneve dhe monedha turke kanë shënuar rënie. Po turizmi, një nga industritë më të rëndësishme në Turqi, a do të preket prej tyre?

Lajmi për arrestimin e rivalit të Erdoganit, Ekrem Imamoglu, shkaktoi humbje të mëdha në tregjet turke të kapitalit. Besimi i shumë investitorëve në vend me sa duket u trondit. Kjo çoi në javën më të dobët në tregun e aksioneve që nga kriza globale financiare e vitit 2008: indeksi i aksioneve ISE 100 humbi përkohësisht më shumë se 16 për qind të vlerës së tij.

Si përgjigje Enti Rregullator i Tregut të Kapitalit në Turqindaloi shitjet e shkurtra dhe bastet dhe spekulimet për të penguar një rënie të mëtejshme të çmimeve. Në të njëjtën kohë ky ent lehtësoi blerjet e aksioneve në mënyrë që të mbështeteshin çmimet e aksioneve në rënie. Megjithëse indeksi u rrit për një periudhë të shkurtër me rreth dy për qind, ai kaloi përsëri në minus dhe arriti nivelin më të ulët që nga nëntori.

Vëzhguesit janë të mendimit se ky zhvillim mund të bëhet një problem i madh për Erdoganin. Vitet e fundit investitorët turq kishin investuar në bursë për të mbrojtur pasuritë e tyre nga inflacioni i lartë, i cili në mars ishte rreth 39 për qind.

A do të ketë pasoja për turizmin?

Një nga industritë më të rëndësishme në Turqi është turizmi. Në këtë fushë pasiguria për gjendjen në Turqi mund të ketë ndikimin më të dukshëm. Dirk Schmücker, drejtor shkencor në institutin NIT (New Insights for Tourism) në Kiel, beson se pasojat mund të shihen edhe në plazhet e Mesdheut. Megjithatë “se deri në cilin nivel është e paqartë dhe nuk duhet mbivlerësuar”, tha ai për DW. “Sa i përket arrestimit aktual, kjo nuk është hera e parë që qeveria turke sillet ndryshe nga sa jemi mësuar nga shumica e qeverive evropiane.”

Marco A. Gardini, profesor në Fakultetin e Menaxhimit të Turizmit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Kempten, thotë se arrestimi i kryebashkiakut ka “rëndësi të lartë për qarqet ndërkombëtare politike dhe diplomatike”. Por për shumë “turistë që kanë zgjedhur Turqinë si destinacion, kjo ngjarje do të ketë pak ndikim, sepse sot ka shumë pak turistë që e shmangin Turqinë si destinacion udhëtimi për shkak të Erdoganit dhe politikave të tij./DW

The post Burgosja e kryebashkiakut të Stambollit/ Protestat godasin rëndë ekonominë turke! Turizmi, një nga industritë më të rëndësishme, a do të preket prej tyre? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tërmeti në Mianmar/ Pas shembjes së ndërtesës në Bangkok, 15 persona konfirmohen të gjallë nën rrënoja! Raportohet për rreth 100 punëtorë të zhdukur

By: S. H
29 March 2025 at 08:25

Zyrtarët tajlandezë po përdorin mjete të vogla për të gërmuar nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Bangkok për të shpëtuar të mbijetuarit.

Duke qenë se është një ndërtesë e papërfunduar, raportohet se nuk ka ujë të rrjedhshëm, kështu që të bllokuarit brenda nuk do të kenë ujë për të pirë, thanë zyrtarët.

Ata u shprehën se kanë zbuluar të paktën 15 persona të gjallë nën rrënoja. Disa prej tyre kanë mundur të bërtasin dhe të bëjnë zhurmë, ndërsa të tjerët janë zbuluar për shkak të lëvizjeve të tyre dhe nxehtësisë së trupit.

“Ende nuk e humbim shpresën dhe dëshirojmë që të kemi lajme të mira”, thanë zyrtarët.

15 personat raportohet se janë shumë thellë nën rrënoja, rreth 5 deri në 10 metra.

Rreth 100 punëtorë ndërtimi ende rezultojnë të zhdukur dhe 6 të tjerë janë konfirmuar të vdekur pas shembjes së ndërtesës.

The post Tërmeti në Mianmar/ Pas shembjes së ndërtesës në Bangkok, 15 persona konfirmohen të gjallë nën rrënoja! Raportohet për rreth 100 punëtorë të zhdukur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌