Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 August 2025Gazeta Si

NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, 5% për të tjerat. Tatimi 15% nxit informalitetin

20 August 2025 at 20:22

Nga Gazeta ‘SI’- Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë, NAREA i ka kërkuar qeverisë që tatimi për banesat në rivlerësim të vendoset në masën 3% dhe për çdo tipologji tjetër pasurie në masën 5%.

Projektligji i propozuar nga qeveria parashikon nivelin 5% për të gjitha pronat

Në emër të mbi 115 Zyrave të Real Estate, NAREA argumenton se tatimi 15% i ka shkaktuar shtetit shqiptar më shumë humbje se sa fitim, si pasojë e informalitetit.

“Nga krahasimi i 5 viteve te fundit, në vitet 2020-21-22 kur tatimi ka qenë në nivelet 3%, në buxhetin e shtetit janë realizuar mesatarisht 44 milionë euro të ardhura në vit nga rishitja pasurive të paluajtshme. Kjo shifër është 60% me tepër në krahasim me vitet kur tatimi ka qenë 15%. Një e barrë fiskale kaq e lartë ngadalëson transaksionet, duke ngurtësuar investimet, ndikon negativisht në të ardhurat buxhetore, me të paktën 40 milionë euro në vit si edhe nxit informalitetin”.

Propozohet që periudha e Rivlerësimit të jetë të paktën 12-mujore dhe jo 9-mujore, siç e ka projektligji. NAREA thotë se nga 4.5 milionë pasuri të paluajtshme, vlerësohet se vetëm 250 mijë pasuri kanë arritur të rivlerësohen në të shkuarën.

“Duke marrë në konsideratë eksperiencën në 3 periudhat e rivlerësimit, kur janë procesuar mesatarisht 30 mijë -33 mijë aplikime në vit, periudha 9 mujore e propozuar në projektligj vlerësohet si shumë e shkurtër dhe që nuk do arrij efektet e synuara”, shprehet shoqata në fjalë.

NAREA propozon gjithashtu “që të përfshihen si objekt i këtij ligji edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që janë në proces, nëpërmjet kontratave të porosive, të cilat janë depozituar dhe regjistruar në ASHK në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

The post NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, 5% për të tjerat. Tatimi 15% nxit informalitetin appeared first on Gazeta Si.

‘Më kanë arrestuar’, familjarët denoncojnë zhdukjen e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t

20 August 2025 at 19:50

Nga Gazeta ‘SI’ – Zhduket ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare dhe Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë denoncuar në polici humbjen e të afërmit që prej mesditës.

Më saktësisht, e ëma ka shkuar në komisariatin numër 1 të kryeqytetit për të kallëzuar zhdukjen e djalit.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Shima, e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin Danie Shima, 34 vjeç”, njoftoi policia.

Përpara se të humbte kontaktet, Shima është shprehur se po e arrestonin në Tiranë. Ka qenë e dashura e tij, ajo që ka dëshmuar një gjë të tillë në polici.

“Më tha se po e shoqëronin në polici”, është shprehur ajo.

Deri më tani nuk dihet asnjë informacion për vendndodhjen e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

The post ‘Më kanë arrestuar’, familjarët denoncojnë zhdukjen e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t appeared first on Gazeta Si.

Kuqezinjtë në udhëkryq

20 August 2025 at 17:08

Nga Gazeta Si – Kur duhen edhe 11 ditë deri në fund të merkatos sê verës, dy ndër titullarët e Shqipërisë nuk e kane ende të sigurtë skuadrën ku do të luajnë sezonin e ri.

E kur bëhet fjalë për Kristjan Asllanin dhe Nedim Bajramin, dhimbja e kokës shtohet për Sylvinho-n që me ta planifikon të zhvillojë eleminatoret drejt Botërorit të ardhshëm.

Nëse Inter dhe Bologna kanë rënë dakort mes tyre për transferimin e Asllanit (për 9 milionë euro).

Eshtë vetë lojtari që këmbëngul për një pagë 2 milionë euro në sezon (në vend të 1.7 që ofrojnë kuqeblutë).

Bologna nuk do të presë shumë dhe në pritje të përgjigjes së shqiptarit, po sheh për alternativa në merkato.

E papritur ajo që po ndodh me Nedim Bajramin për të cilin Rangers pagoi 3.5 milionë euro një sezon më parë te Sassuolo.

Pas 44 ndeshjeve (28 nga të cilat në kampionat dhe 2 gola) në të gjithë kompeticionet, duket se ai nuk bind që stafi ta planifikojë vazhdimin e sezonit të ri me të.

Skocezët po shohin për ndonjë klub në Apenine ku Bajrami ka ende emër të mirë për të rekuperuar një pjesë të investimit që bënë 12 muaj më parë.

The post Kuqezinjtë në udhëkryq appeared first on Gazeta Si.

Pretendentët për titull në Bundesliga 2025-2026

20 August 2025 at 16:47

Nga Gazeta Si – Kush do ta fitojë titullin në Bundesliga?

Kush do të kualifikohet në “UEFA Champions League”?

Si dhe cilët janë klubet që mund të bien një kategori më poshtë?

Kategoria e parë e futbollit gjerman kthehet këtë të premte mes sfidën mes kampionëve të Bayern Munich dhe RB Leipzig në “Allianz Arena”.

Sezoni i parë i Vincent Kompany në Bavari ishte një sukses ku Bayern e mbylli kampionatin me 13 pikë më shumë se Bayer Leverkusen që rimori “Meisterschale”-n nga “Die Werkself”.

Harry Kane shënoi 26 gola në 31 ndeshje për Bayern, 10 më pak nga sezoni debutues 2023-24, por mjaftueshëm për të mbrojtur “Torjägerkanone” (çmimin e Shënuesit më të mirë).

Pas 10.000 simulimeve, superkompjuteri i Opta-s mbërriti në këto parashikime për sezonin 2025-26:

The post Pretendentët për titull në Bundesliga 2025-2026 appeared first on Gazeta Si.

Dy punëtorë të plagosur në dy aksidente në Tiranë

20 August 2025 at 14:44

Gazeta Si – Dy aksidente pune kanë ndodhur në dy kantierë ndërtimi në Tiranë, ku janë plagosur dy punëtorë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë nën hetim administratorin e një firme ndërtimi, A. Ç., pasi një punëtor ra nga lartësia e objektit, si dhe përgjegjësin e sigurisë, E. M., për dëmtimin aksidental të një tjetër punëtori. Të dy të lënduarit po marrin trajtim mjekësor dhe çështjet janë referuar në Prokurori.

The post Dy punëtorë të plagosur në dy aksidente në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Siguria ushqimore/ Qeveria ‘shkrin’ AKU dhe krijon 3 autoritete të reja për kontrollin e kompanive dhe kafshëve

20 August 2025 at 13:14

Nga Gazeta ‘SI’ – Skandalet e vazhdueshme me kontrollin ushqimor në Shqipëri kanë detyruar ministrinë e Bujqësisë të ndryshojë formulën e menaxhimit.

Sipas një drafti në konsultim, parashikohet krijimi i 3 institucioneve të reja që do të kryejnë kontrollet e e produkteve në çdo fazë të procesit.

Autoriteti kompetent për kryerjen e kontrollit zyrtar është institucioni përgjegjës për kryerjen e kontrollit zyrtar, IKPZ, kontrollet në pikat kufitare do t’i kryejë IPKPKK, ndërsa IPAT do të jetë përgjegjës për kryerjen e aktiviteteve të tjera.

Autoritetet do të jenë të fokusuara në identifikimin e rreziqeve që lidhen me kafshët, përdorimin e substancave që ndikojnë në sigurinë ushqimore, OMGJ-të, mbrojtjen e bimëve si dhe do të kontrollojnë operatorët dhe veprimtaritë e tyre.

Kontrollet zyrtare kryhen pa njoftim paraprak, përveç rasteve kur njoftimi paraprak është i nevojshëm dhe i justifikuar. Ato fokusohen në çdo proces të biznesit, si  gjurmueshmëria, etiketimi, prezantimi, reklamimi dhe materialet përkatëse të paketimit, duke përfshirë materialet që janë të destinuara të vijnë në kontakt me ushqimin.

Projektligji i ri parashikon gjoba nga 100-300 mijë lekë për operatorët që nuk kanë kushtet e duhura për prodhim apo transport të produkteve dhe 1-2 mln lekë gjobë, në rastet kur subjekti kryen aktivitetin në njësi të paregjistruar ose të pamiratuar.

The post Siguria ushqimore/ Qeveria ‘shkrin’ AKU dhe krijon 3 autoritete të reja për kontrollin e kompanive dhe kafshëve appeared first on Gazeta Si.

Vjena do të presë festivalin europian 2026, me logon e re…

20 August 2025 at 13:10

Nga Gazeta “SI”- Kryeqyteti austriak, Vjena, do të jetë mikpritësi i edicionit të ardhshëm të “Eurovisionit”, njoftoi webfaqja zyrtare e Festivalit Evropian të Këngës. Transmetuesi ORF dhe rrjeti EBU kanë zgjedhur qytetin për konkursin e këngëve më të mira europiane që do të mbahet në maj të vitit 2026.

Vjena do të presë “Eurovisionin” për herë të tretë, pas viteve 1967 dhe 2015. Finalja e madhe do të zhvillohet më 16 maj në sallën “Wiener”, ndërsa gjysmëfinalet janë planifikuar më 12 dhe 14 maj. Vetëm Dublini, Londra dhe Luksemburgu kanë organizuar më shumë edicione të këtij festivali.

J.J fitues i Eurovision 2025

Përveç Vjenës, në garë për të organizuar festivalin e uropian ishin edhe qytetet Graz, Innsbruck dhe Oberwart.

Eurosongu  prezanton logon e re

EBU prezantoi një logo dhe identitet krejt të ri vizual për “Eurovision 2026”, për të festuar edicionin e 70-të të konkursit. Logoja ruan zemrën e njohur që ngjall nostalgji tek fansat, ndërsa fjalët “Konkursi i Këngës” janë bërë më të mëdha, duke i dhënë markës një fokus më të qartë tek vetë konkursi. Skajet e fontit janë zbutur, duke i dhënë një pamje më moderne.

Së shpejti do të publikohet edhe fonti i ri i Eurovisionit, ‘Singing Sans’, si dhe identiteti vizual i plotë i edicionit të ardhshëm.

The post Vjena do të presë festivalin europian 2026, me logon e re… appeared first on Gazeta Si.

Precedenti i 1994, Polonia supersticioze për bisedimet Rusi-Ukrainë në Budapest

20 August 2025 at 12:51

Gazeta Si – “Një takim Putin-Zelenski në Budapest? Do të dukem supersticioz, por këtë herë do të provoja në një vend tjetër”!

Donald Tusk, kryeministri i Polonisë, shprehu me një postim në Twitter dyshimet e tij për vendin ku duhet të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Rusisë dhe Ukrainë në përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

Tusk i referohet marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1994 në kryeqytetin hungarez, e cila do të duhej të garantonte pavarësinë e Kievit.

“Ndoshta jo të gjithë do ta kujtojnë, – shkruan kryeministri polak, – por në vitin 1994 Ukraina kishte marrë garanci për integritetin territorial nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar. Në Budapest. Ndoshta jam supersticioz, por këtë herë do të përpiqesha të gjeja një vend tjetër”. Dhe duke iu referuar situatës aktuale, nuk shkoi edhe aq mirë.

Më 5 dhjetor 1994, në Budapest u takuan presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, homologu i tij rus, Boris Yeltsin, kryeministri britanik, John Major dhe Leonid Kucma për Ukrainën.

Ata nënshkruan një memorandum, ku ishin vënë me shkrim garancitë për pavarësinë e Kievit. Nga njëra anë, Ukraina pranonte t’i kthente Moskës të gjitha kokat bërthamore të mbetura në territorin e saj pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Në këmbim, merrte garanci për integritetin e saj territorial, sovranitetin dhe pavarësinë. Garanci që, fatkeqësisht, u zhdukën me sulmin ndaj Krimesë në vitin 2014 dhe më pas me pushtimin e shkurtit 2022.

Nëse bie hipoteza e një takimi të ri në Budapest, si vend i samitit, mbetet në lojë opsioni i Gjenevës, qytet i një shteti neutral dhe tashmë seli e organizatave ndërkombëtare.

Qeveria zvicerane ka dhënë tashmë gatishmërinë e saj duke siguruar se do të “ngrijë” edhe urdhër-arrestin për krime lufte që rëndon mbi Vladimir Putinin nga ana e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

The post Precedenti i 1994, Polonia supersticioze për bisedimet Rusi-Ukrainë në Budapest appeared first on Gazeta Si.

Hera e fundit dhe e vetme që Zelenski dhe Putin u takuan

20 August 2025 at 12:28

Gazeta Si – Herën e fundit dhe të vetme që presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski u takuan personalisht, ishte më shumë se pesë vjet më parë, kur pushtimi i plotë rus nuk kishte filluar ende, por të dy vendet ishin në fakt tashmë në luftë, megjithëse të kufizuar në Ukrainën lindore.

Ishte 9 dhjetori 2019 dhe Putin e Zelenski u takuan në Paris për të diskutuar pretendimet ruse dhe lëshimet territoriale.

Ata u shoqëruan nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane e atëhershme, Angela Merkel.

Nëse Trump do të organizonte një takim tjetër midis dy presidentëve, siç tha të hënën se donte të bënte, do të ishte një sukses diplomatik: që nga viti 2022, Putin ka refuzuar vazhdimisht të takohet me Zelenskin.

Zelenski në Paris në vitin 2019 me Vladimir Putin, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel

Ai i Parisit në vitin 2019, ishte një takim i të ashtuquajturit “Formati i Normandisë”, një grup prej katër vendesh (Franca, Gjermania, Rusia dhe Ukraina) që u takuan disa herë midis viteve 2014 dhe 2022 për të provuar të zgjidhnin luftën e vazhdueshme në Donbas.

Donbasi është pjesë e Ukrainës, por në vitin 2014 u pushtua pjesërisht nga separatistët pro-rusë, të mbështetur dhe të armatosur nga regjimi i Putinit.

Në dhjetor 2019, Zelenski kishte qenë në detyrë për rreth gjashtë muaj: ai ishte zgjedhur president në maj, pas një fushate zgjedhore të përqendruar kryesisht në premtimin e përfundimit të luftimeve në kufirin lindor. Më parë, ai ishte komedian dhe nuk kishte përvojë politike apo diplomatike.

Putin, nga ana tjetër, kishte qenë president për 15 vjet dhe për këtë arsye dinte si t’i zgjidhte takimet midis krerëve të shteteve dhe qeverive.

Putin mbërriti në Pallatin Elize (selia e presidencës franceze, ku u mbajt takimi) në një limuzinë luksoze ruse “Aurus”, ndërsa Zelenski në një minivan gri të tipit “Renault”.

Ai mbante veshur një kostum të zi me xhaketë dhe kravatë: që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, ai nuk e ka veshur kurrë një të tillë në publik, duke preferuar veshje ushtarake ose më pak formale si shenjë respekti për ushtarët dhe qytetarët ukrainas në luftë.

Për të kuptuar se çfarë u diskutua në takimin e Parisit, duhet të bëjmë një hap prapa. Në mars të vitit 2014, Rusia pushtoi dhe aneksoi në mënyrë të paligjshme rajonin ukrainas të Krimesë.

Pastaj, në prill, rebelët pro-rusë morën kontrollin e rajoneve lindore të Donjeckut dhe Luhanskut, të cilat së bashku përbëjnë Donbasin.

Që atëherë, Donbasi ka mbetur një zonë lufte, me periudha me intensitet të ndryshëm.

Në vitin 2015, u nënshkruan Marrëveshjet e Minskut, të cilat përcaktonin që rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut do të ktheheshin në Ukrainë në këmbim të një autonomie më të madhe dhe se grupet rebele do të linin armët e tyre.

Këto marrëveshje nuk u respektuan kurrë: ndër të tjera, në shkurt të vitit 2022 (pak para fillimit të pushtimit në shkallë të plotë), Putini njohu zyrtarisht republikat e vetëshpallura separatiste të Donjeckut dhe Luhanskut dhe më pas ia aneksoi ato Rusisë në referendume të rreme.

Transferimi i këtyre territoreve mbetet një nga kushtet kryesore të Putinit për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Në takimin e dhjetorit 2019, Putini dhe Zelenski folën vetëm për rreth 15 minuta dhe për disa orë së bashku me Macronin, Merkelin dhe zyrtarë të ndryshëm.

Një deklaratë e përbashkët, përsëriti se Marrëveshjet e Minskut duhet të vazhdojnë të jenë pika fillestare për negociatat e ardhshme dhe Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim deri në fund të vitit 2019, gjë që në fund të fundit nuk u materializua.

Në një konferencë për shtyp pas takimit, Zelenski tha: “Ka shumë çështje që nuk kemi qenë në gjendje t’i zgjidhim sot dhe do të na duhet ta bëjmë këtë në të ardhmen. Jam i sigurt se do ta bëjmë këtë, së bashku”.

Gjërat dolën ndryshe. Siç u përmend, që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë, Putini ka refuzuar vazhdimisht të takohet me Zelenskin dhe është e paqartë nëse do të ndryshojë mendje këtë herë: qeveria ruse deri më tani nuk ka komentuar mbi propozimin e Trumpit.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Hera e fundit dhe e vetme që Zelenski dhe Putin u takuan appeared first on Gazeta Si.

Dështoi edhe Gërvalla, Krasniqi: Do të votojmë për dikë që s’ka qenë pjesë e qeverisë Kurti

20 August 2025 at 12:19

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosjes duhet të propozojë një kandidat që mund t’i marrë votat për kryeparlamentar të Kuvendit.

Në një deklaratë për media, Krasniqi tha se PDK-ja mori pjesë në seancë me të gjithë deputetët e saj, pa asnjë mungesë, me shpresën se VV do të sillte një propozim serioz, një kandidat apo kandidate që do të kishte potencialin të merrte votat e nevojshme për të avancuar me konstituimin e institucioneve.

“Ne erdhëm më shpresën sot se Lëvizja Vetëvendosje do të prezantojë arsyeshëm dhe do të propozojë një kandidat apo kandidate që do të merrte votat, në mënyrë që të ecim tutje në konstituimin e institucioneve… Megjithatë, ata dolën më dy propozime ndryshe nga herët e kaluara që kanë propozuar vetëm një. Nuk e di me çfarë logjike, apo bazuar në çfarë dispozite kushtetuese apo Rregullores së Kuvendit, zotëri Dehari e mbylli seancën…Ne sot kemi ardhur të gjithë deputetët e PDK-së, pa asnjë mungesë me shpresën dhe gatishmërinë për ta përfunduar bllokadën që e ka imponuar Vetëvendosja”, tha Krasniqi.

Krasniqi ri-përsëriti qëndrimin e PDK-së se nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit.

“Ne do të votojmë një kandidat apo kandidate të pranueshme nga radhët e partisë së parë që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit…Nuk i dalloj ministrat e qeverisë Kurti janë bashkërisht kush më shumë e kush më pak përgjegjës për degradimin dhe dëmitimin e jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës këto katër vite e gjysmë”, tha Krasniqi.

Sot dështoi seanca konstituive, pasi të propozuarat për kryeparlamentare nga LVV-ja, deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla nuk morën votat e mjaftueshme.

The post Dështoi edhe Gërvalla, Krasniqi: Do të votojmë për dikë që s’ka qenë pjesë e qeverisë Kurti appeared first on Gazeta Si.

Më shumë se 4200 raste me diarre dhe të vjella në një javë. Mjekët: Kujdes me ujin dhe ushqimin!

20 August 2025 at 12:11

Nga Gazeta ‘Si’- Në vendin tonë, gjatë muajit korrik dhe 2 javët e para të gushtit, u regjistruan shifra të larta të pacientëve të shtruar në spital dhe ata që kërkuan ndihmë në shërbimin parësor.

Të dhënat më të fundit të ISHP-së, të siguruara nga “Gazetasi.al” pasi nuk janë hedhur akoma në faqen e internetit www.ishp.gov.al, tregojnë se në javën e 32-të numri i pacientëve të sëmurë me diarre, ishte 4217 nga 4500 që është pragu.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se temperaturat e larta të cilat përfshinë muajt korrik e gusht ndikuan në infeksionet gastroenterite, simptomat e të cilave janë ndjesi të vjellash, diarre, dhimbje trupi.

“Nga të dhënat tona marrë nga sistemi i survejancës konstatojmë se shifrat e larta u arritën në fund të muajit korrik, që përkuan me rritje të lartë të temperaturave.

Në spitalin infektiv në QSUT, rastet e paraqitura janë nga të gjithë grupmoshat”, thotë mjekja Suada Hila.

Mjekë këshillojnë që higjiena duhet të jetë e lartë dhe ushqimet duhet të konsumohen të freskëta.

“Një nga shkaqet e infeksioneve në aparatin tretës është uji ose ushqimet e ndotura. Ndaj kujdesi në këto ditë të nxehta duhet të jetë maksimal”, thonë mjekët.

Gjithashtu, ata kërkojnë më shumë kujdes me daljen në orët e pikut.

The post Më shumë se 4200 raste me diarre dhe të vjella në një javë. Mjekët: Kujdes me ujin dhe ushqimin! appeared first on Gazeta Si.

Kurti ndërron kandidaten për kryeparlamentare, por opozita nuk e voton as Gërvallën

20 August 2025 at 12:08

Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh sërish kryeparlamentarin.

Herën e parë Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun për kreun e Kuvendit.

Në votim, ajo mori 57 vota “pro”, 56 “kundër” dhe tri “abstenime” nga deputetët e Nismës.

Në herën e dytë, Vetëvendosje propozoi Donika Gërvallen, por edhe ajo dështoi pasi mori vetëm 57 vota “për”, 56 “kundër” dhe tre abstenime.

Seanca e radhës është caktuar për ditën e premte në ora 11:00. 

The post Kurti ndërron kandidaten për kryeparlamentare, por opozita nuk e voton as Gërvallën appeared first on Gazeta Si.

Shkrimtarja nga Kosova, Jehona Kicaj, në garë për Çmimin Gjerman të Librit 2025

20 August 2025 at 11:14

Nga Gazeta “SI”- Shoqata e Botuesve Gjermanë ka shpallur listën e gjatë të veprave që konkurrojnë për Çmimin Gjerman të Librit 2025, një nga çmimet më prestigjioze të letërsisë gjermanofolëse. Mes 20 autorëve të përzgjedhur është edhe shkrimtarja me origjinë nga Kosova, Jehona Kicaj, me romanin e saj “ë”.

E lindur më 1991 në Kosovë dhe e rritur në Göttingen, Kicaj ka studiuar Letërsi Gjermane Moderne në Hannover. Përvoja e saj si fëmijë i refugjatëve nga Kosova e ka ndikuar thellësisht në krijimtarinë letrare.

Autorja duke shpjeguar brendinë e romanit thekson se titulli i romanit, “ë”, vjen nga shkronja e tetë e alfabetit shqip dhe më e përdorura në gjuhën shqipe.

“ Veçantia e saj është se, kur ndodhet në fund të fjalës, nuk shqiptohet, por megjithatë ndryshon theksin. Pikërisht për këtë arsye është zgjedhur si metaforë e heshtjes , një nga pasojat më të dhimbshme të luftës së Kosovës

Në shumë familje shqiptare viktimat përmenden pak, sepse dhimbja është e madhe. Edhe në Gjermani, shpesh është harruar se në vitin 1999 ky shtet mori pjesë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore në një ndërhyrje ushtarake,  atë të NATO-s në Kosovë- thotë Kicaj për mediat.

Romani sjell rrëfimin e një vajze të re që përjeton luftën nga diaspora gjermane. Ajo mëson hap pas hapi përmasat e tragjedisë , masakrat, dhunimet, torturat, zhdukjet masive dhe njëkohësisht përjeton diskriminim në shoqërinë gjermane, ku shpesh has në heshtje dhe mosdije.

Jehona Kicaj thekson se libri nuk është historia e saj personale, por historia e shumë shqiptarëve. Ajo është bazuar në biseda, dëshmi, libra, artikuj, intervista dhe ditarë për të shndërruar kujtimet e luftës në letërsi.

“E kam shkruar këtë roman për të kujtuar vuajtjen e pamasë të një populli të tërë  me bindjen se vetëm kush e njeh të kaluarën, mund ta kuptojë të tashmen dhe ta ndërtojë të ardhmen”, thotë ajo.

Përveç Kicajt, në listë janë edhe emra të njohur si Gesa Olkusz (Bremerhaven), Peter Waëerzinek (Rostock) dhe Feridun Zaimoglu (Kiel). Çmimi, i cili shoqërohet me shpërblim prej 25 mijë eurosh, do të dorëzohet më 13 tetor në kuadër të Panairit të Librit në Frankfurt. Juria ka përzgjedhur 20 romane nga 200 dorëshkrime të dorëzuara nga shtëpitë botuese, ndërsa më 16 shtator do të shpallet lista e shkurtër me vetëm gjashtë autorë.

The post Shkrimtarja nga Kosova, Jehona Kicaj, në garë për Çmimin Gjerman të Librit 2025 appeared first on Gazeta Si.

Trump: Jo trupa amerikane në Ukrainë, po mbrojtjes ajrore për vendet europiane

20 August 2025 at 11:11

Gazeta Si – Në një intervistë me rrjetin konservator Fox News të martën në mbrëmje, Donald Trump tha tha se “nuk do të dërgonte trupa amerikane” në Ukrainë si pjesë e të ashtuquajturave “garanci sigurie” ndërkombëtare për të mbrojtur vendin nga pushtimet e ardhshme.

Një ditë më parë, gjatë vizitës në Uashington nga Volodymyr Zelenski dhe disa udhëheqës të tjerë evropianë, presidenti amerikan e kishte lënë të hapur këtë mundësi, për herë të parë që kur filloi të adresonte luftën në Ukrainë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjithashtu konfirmoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgonin trupa.

Në intervistë, Trump tha, megjithatë, edhe pse shumë paqartë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “mund të ofrojnë mbështetje ajrore për vendet evropiane që dërgojnë trupa dhe pajisje”.

Por është e paqartë nëse kjo do të përfshinte vetëm ndarjen e inteligjencës apo edhe dërgimin e avionëve ushtarakë në Ukrainë.

Nuk është e pazakontë që Trump të ndryshojë mendje ose të mos i mbajë premtimet e tij, veçanërisht në kontekste jozyrtare si intervistat, dhe presidenti i ka bërë paqartësinë dhe paparashikueshmërinë shenja dalluese të veprimeve të tij politike. Megjithatë, Trump nuk është dukur kurrë veçanërisht i prirur të dërgojë trupa në Ukrainë.

Vende të tjera kanë folur më qartë për mundësinë e dërgimit të trupave si garanci sigurie: kryesisht vendet e “koalicionit të të vullnetshmëve”, një grup aleatësh të Ukrainës të udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar që pritet të zhvillojë një plan paqeje dhe të zbatojë kushtet e tij.

Ndër garancitë e diskutuara është vendosja e trupave në Ukrainë, të cilët ka shumë të ngjarë të qëndrojnë larg frontit dhe do të kenë kryesisht role logjistike ose stërvitore.

Deri më tani, diskutimet rreth garancive të sigurisë kanë mbetur shumë të paqarta: ato ka të ngjarë të bëhen më konkrete sapo të fillojnë negociatat aktuale për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ditët e fundit, Trump ishte zotuar gjithashtu të organizonte së shpejti një takim midis Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin; megjithatë, Rusia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë angazhim për këtë, edhe pasi çështja u diskutua gjerësisht ndërkombëtarisht të martën.

The post Trump: Jo trupa amerikane në Ukrainë, po mbrojtjes ajrore për vendet europiane appeared first on Gazeta Si.

Europa është skeptike për bisedimet e paqes të Trumpit

20 August 2025 at 11:10

Nga Gazeta ‘Si’- Udhëheqësit europianë nuk besojnë se Vladimir Putin është i sinqertë në lidhje me një marrëveshje paqeje — kështu që strategjia e tyre është të bëjnë humor dhe të lavdërojnë Donald Trumpin derisa ai më në fund të arrijë në të njëjtin përfundim dhe të kuptojë se do të duhet të jetë më i ashpër me Kremlinin.

Pala europiane mendon se është një qasje fitimprurëse për të dyja palët. Ata do të jenë të kënaqur nëse do të provohet se gabohen nëse presidenti amerikan mund të negociojë një fund të luftës në Ukrainë me garanci kuptimplote sigurie, por plani kryesor i lojës ka të bëjë tërësisht me hedhjen poshtë të blofit të udhëheqësit rus dhe lobimin për sanksione më të ashpra.

Presidenti francez Emmanuel Macron, udhëheqësi botëror që bëri përpjekjet më të mëdha për të parandaluar luftën në Ukrainë përmes kontakteve diplomatike me Putinin, tani është më i zëshmi në deklaratën se presidenti rus nuk e merr seriozisht paqen dhe është ende i përkushtuar ndaj qëllimit të tij për të shkatërruar një Ukrainë të pavarur dhe demokratike.

“A mendoj se Presidenti Putin dëshiron paqe? Përgjigja është jo. Nëse doni bindjen time më të thellë: Jo. A mendoj se Presidenti Trump dëshiron paqe? Po”, tha Macron para se të nisej për në Uashington, ku iu bashkua bisedimeve të hënën .

“Nuk mendoj se Presidenti Putin dëshiron paqe. Mendoj se ai dëshiron kapitullimin e Ukrainës. Kjo është ajo që ai ka propozuar.”

Në fakt, larg nga ofrimi i ndonjë lëshimi për një marrëveshje paqeje, Putini thjesht po kërkon më shumë territor nga Kievi, duke përfshirë linjat kryesore mbrojtëse të Ukrainës që do t’i lejonin atij të sulmonte më thellë në vend. Ai gjithashtu po e refuzon kategorikisht praninë e forcave të NATO-s për të garantuar sigurinë e vendit pas luftës – një kusht thelbësor për Kievin.

Ndërsa përgatitjet janë duke u zhvilluar për një samit të mundshëm që përfshin Rusinë dhe Ukrainën , udhëheqës nga e gjithë Europa zhvilluan një sërë bisedimesh emergjente të martën për të peshuar përgjigjen e tyre dhe për të ndarë informacione nga diskutimet në Shtëpinë e Bardhë një ditë më parë.

Udhëheqës, përfshirë Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Macronin e Francës, Keir Starmerin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Giorgia Meloni të Italisë, udhëtuan për në Uashington për të mbështetur Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një takim të ulur me Donald Trump.

Sipas pesë diplomatëve, të cilëve u është dhënë anonimiteti për të hedhur dritë mbi thirrjet delikate, presidentët, kryeministrat dhe ambasadorët ishin kryesisht të lidhur me Macronin. Ata shprehën skepticizëm të thellë se Kremlini do të negocionte me mirëbesim – por ishin optimistë se Uashingtoni do ta ndëshkonte Rusinë nëse Putini do të tregohej pengesa më e madhe për paqen.

“Është e qartë se nëse përfundojmë në një situatë ku Putini vërteton se nuk dëshiron t’i japë fund luftës, kjo do ta detyrojë Trumpin të veprojë dhe kjo forcon argumentin për sanksione”, tha një diplomat nga një vend i përfaqësuar në një seancë virtuale të Këshillit Europian të martën.

Europianët e shohin presionin e sanksioneve amerikane si thelbësor për procesin diplomatik dhe shumë argumentojnë se Putini u përpoq me forcë të angazhohej me Trumpin në Alaska vetëm pasi Uashingtoni vendosi tarifa të larta kundër Indisë për shkak të blerjes së naftës, e cila është thelbësore për ekonominë ruse. Hapi tjetër dramatik do të ishte përshkallëzimi i sanksioneve të ngjashme për të penguar tregtinë shumë të rëndësishme të Rusisë me Kinën.

Një diplomat i dytë konfirmoi se aleatët ishin të lumtur të mbështesnin iniciativën amerikane për të ndërmjetësuar një armëpushim, jo sepse mendonin domosdoshmërisht se do të funksiononte, por “sepse do të ishte një provë e qartë e qëllimeve ruse”. Një i tretë tha se garancitë e sigurisë që po zhvillohen do ta ndihmonin Ukrainën “të negocionte nga një pozicion force”.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi udhëheqësi amerikan priti Putinin për bisedime në Alaska dhe pretendoi se kishte bërë përparim në “shumë pika”.

 “Ky është një ushtrim i vazhdueshëm menaxhimi i Trump për të gjithë – përfshirë Putinin, meqë ra fjala”, tha për POLITICO Fiona Hill, një ish-këshilltare e republikanit në mandatin e tij të parë presidencial dhe tani një bashkëpunëtore e lartë në Institutin Brookings.

“Por mendoj se ata bënë një punë aq të mirë sa mund të pritej të hënën.” Sipas saj, më e mira që mund të shpresohej nga samiti i Alaskës ishte “diçka me të cilën mund të punonin – dhe duket sikur kishte diçka, edhe pse optika ishte e tmerrshme”.

Partnerët perëndimorë e kanë lëvduar pa masë Trumpin — duke e falënderuar për organizimin e bisedimeve — dhe kanë shprehur lehtësim të vërtetë pasi ai duket se dha siguri të konsiderueshme se vendi do të luante një rol në garancitë e sigurisë për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Megjithatë, pas dyerve të mbyllura, ata janë më të përqendruar në nxitjen e kufizimeve të reja dhe të ashpra ekonomike nëse dhe kur Moska refuzon t’i japë fund pushtimit të saj.

“Të gjithë po i kalojnë të gjitha hapat”, tha një diplomat i katërt i BE-së. “Por nuk e dimë se cili është qëllimi përfundimtar i Putinit. Çfarë do ta motivojë Putinin të bëjë lëshime? Nuk e di.”

Përgjigja e Kremlinit ndaj raundit të ardhshëm të diplomacisë ka qenë e paqartë. Duke luajtur me kohë, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se  Moska nuk po i refuzonte bisedimet  me Ukrainën – por këmbënguli se çdo samit do të duhej të përgatitej “hap pas hapi, gradualisht, duke filluar nga niveli i ekspertëve dhe më pas duke kaluar nëpër të gjitha fazat e nevojshme”.

Putin madje sugjeroi në mënyrë disi të padobishme një samit në Rusi – një ide që u hodh poshtë menjëherë.

Një zyrtar gjerman tha se kjo lëkundje po bëhej një provë e konsiderueshme e seriozitetit rus.

“Rusia pranoi të organizojë ose të marrë pjesë në një samit dypalësh me Zelenskyy-n… Ndërkohë, e marr vesh nga [media]… se pala ruse tani e interpreton këtë ndryshe”, tha zyrtari.

Nga ana europiane, diplomacia tani po ecën me shpejtësi. BE-ja mbajti një takim të jashtëzakonshëm të ambasadorëve deri në orën 2 të mëngjesit të martën përpara thirrjes së udhëheqësve dhe një videokonference të veçantë me “koalicionin informal të të vullnetshmëve”, i cili përfshin vende jo-anëtare të BE-së si Turqia dhe Kanadaja.

Kjo vjen pikërisht në kohën kur pritet një takim i shefave të ushtrive këtë javë në Uashington për të diskutuar garancitë konkrete të sigurisë për Ukrainën.

Ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme të BE-së do të takohen gjithashtu jozyrtarisht javën e ardhshme, ndërsa rriten pritshmëritë se një propozim konkret për paqe mund të jetë gati për t’u paraqitur Zelenskyy-t dhe Putinit brenda rreth një jave.

Trump ka lënë të kuptohet se fuqia ajrore amerikane mund të përdoret në Ukrainë , ndërsa vendet europiane mund të dërgojnë trupa për të mbrojtur vendin – të gjitha këto rezultate do të bien ndesh me ambiciet e Rusisë për të pushtuar më shumë territor.

Por, ndërsa vendet perëndimore janë gjithnjë e më të sigurta se mund të bashkëpunojnë me Trumpin dhe të ruajnë një front të bashkuar, ato janë detyruar gjithashtu të përshtasin vijat e tyre të kuqe për t’iu përshtatur atij. Pas bisedimeve në Uashington, BE-ja të hënën duket se e zbuti kërkesën e saj që Rusia të pranojë një armëpushim përpara se të fillojnë negociatat.

“Kishte njëfarë shprese se Trump mund të ndryshonte mendje për çështjen e armëpushimit. Kjo nuk ndodhi”, tha një diplomat i pestë, duke shprehur shqetësim për ndryshimin në qëndrime. “Por në përgjithësi ishte ende një hap i mirë drejt paqes.”

Megjithatë, më e rëndësishmja është se edhe vetë Trump tani e pranon publikisht se Putini mund të mos jetë duke negociuar me mirëbesim.

“Do të mësojmë rreth Presidentit Putin në dy javët e ardhshme… Është e mundur që ai të mos dëshirojë të bëjë një marrëveshje”, tha presidenti amerikan për Fox News.

“Shpresoj që Presidenti Putin do të jetë mirë, dhe nëse nuk është, do të jetë një situatë e vështirë.”

Burimi: Politico/Përshtati Gazeta Si

The post Europa është skeptike për bisedimet e paqes të Trumpit appeared first on Gazeta Si.

‘Rrezik për deformim të tregut dhe pastrim parash’/ Profesionistët e lirë kërkojnë rishikim të çmimeve të referencës

20 August 2025 at 11:05

Nga Gazeta ‘SI’ – Profesonistët e lirë i kanë dërguar një letër ministrisë së Financave, duke shprehur shqetësimet për çmimet e reja të referencës, shpallur nga qeveria.

Aleanca e Profesionsitëve, APL, thotë se drafti ka nëj metodologji jo transparente dhe nuk pranon transaksionet poshtë vlerës së caktuar, duke nxitur rritje artificiale të të çmimeve të apartamenteve.

Në letrën drejtuar ministrit të Financave theksohet se projektvendimi nuk garanton filtrimin e transaksioneve të fryra apo të lidhura me veprimtari të dyshimta, si pastrimi i parave, të cilat mund të shtrembërojnë më tej çmimet mesatare të tregut. Sipas APL, përdorimi i projekteve të ardhshme të zhvillimit urban si indikatorë për rritjen e çmimeve referuese, pa u bazuar në të dhëna reale të tregut të sotëm, përbën një tjetër rrezik për deformimin e tregut.

Një tjetër problematikë e ngritur lidhet me përfshirjen e ndërtimeve pa leje ose në proces legalizimi në bazën e vlerësimit fiskal, çka sipas profesionistëve krijon precedent të rrezikshëm dhe cenon përpjekjet për formalizimin e sektorit të ndërtimit.

APL thekson se metodologjia aktuale e propozuar i hap rrugë arbitraritetit administrativ dhe rrezikon të përfundojë si një instrument për rritjen e të ardhurave fiskale, dhe jo si një mekanizëm për pasqyrimin real të ofertës dhe kërkesës në tregun e banesave.

Profesionistët kërkojnë rishikim të këtij drafti për të garantuar siguri juridike, transparencë dhe neutralitet fiskal, për të mos e bërë tregun imobiliar një viktimë të ndërhyrjeve administrative.  

Në reagimin e saj, Aleanca rikujton se i është drejtuar më herët ministrit të Financave me kërkesën që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohet nga taksa e ndërtesës, pasi ndryshime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt shtresat e mesme dhe familjet që zotërojnë vetëm një pronë për banim.

The post ‘Rrezik për deformim të tregut dhe pastrim parash’/ Profesionistët e lirë kërkojnë rishikim të çmimeve të referencës appeared first on Gazeta Si.

Pas 1 muaji në spital, ish-ministri Ilir Beqaj kthehet në burgun e Durrësit

20 August 2025 at 11:02

Gazeta Si – Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është rikthyer në burgun e Durrësit pas qëndrimit në spitalin e QSUT.

Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmojnë se pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, disa ditë më parë Beqaj është transferuar sërish në IEVP Durrës, ku po vuan masën e sigurisë “arrest në burg” për abuzimin me fondet e BE në SASPAC.

Beqaj u shtrua në QSUT më datë 15 korrik pasi pati temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë dhe qëndroi në spital për 1 muaj.

Ilir Beqaj është marrë i pandehur në dosjen “Sterilizimi” për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai do të gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit, në një proces të zakonshëm në Gjykatën e Posaçme, nga një trupë gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj.

Ndërkohë, në të njëjtën gjykatë vijon shqyrtimi paraprak i dosjes “SASPAC”, ku Beqaj është gjithashtu i pandehur.

The post Pas 1 muaji në spital, ish-ministri Ilir Beqaj kthehet në burgun e Durrësit appeared first on Gazeta Si.

Tiranë, 42-vjeçari dhunon dhe tenton të djegë partneren

20 August 2025 at 10:57

Gazeta Si – Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë për dhunë në familje. Policia thotë se A.Ll., dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre.

Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Arrestohet shtetasi A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre“, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Tiranë, 42-vjeçari dhunon dhe tenton të djegë partneren appeared first on Gazeta Si.

Kriza e punonjësve të kualifikuar, bizneset shqiptare përqafojnë Inteligjencën Artificiale

20 August 2025 at 10:54

Nga Gazeta ‘SI’ – Midis kritikave dhe skepticizmit, bizneset shqiptare duket se e kanë përqafuar shpejt Inteligjencën Artificiale. Të dhënat tregojnë se bizneset vendase e përdorin AI-në më shumë se në rajon, madje edhe në BE.

Informacionet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, RCC, tregojnë se në vitin 2023, 12% e ndërmarrjeve shqiptare përdorin Inteligjencën, dy herë më shumë se rajoni 5% dhe Europa, 7%.

Bizneset kanë përvetësuar edhe teknologji të tjera si analiza e të dhënave, 33%, ndërsa mesatarja e BE-së 32%. Shërbiminn e-faturim e përdorin 54% e bizneseve në Shqipëri, krahasuar me 41% në rajon dhe 38% në BE. Shqipëria kryeson gjithashtu me përqindjen të lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital sesa vendet fqinje.

Shqipëria ia kalon Ballkanit dhe Europës edhe në qeverisjen elektronike, me një rritje prej 79 të njerëzve që përdorin shërbimet publike digjitale.

Por përdorimi i gjerë i teknologjisë në Shqipëri, nuk është përkthyer në fuqi punëtore të kualifikuar. Shqipëria vijon të ketë numrin më të ulët të specialistëve të teknologjisë, 1% të tregut të punës, nga 3% që e ka rajoni. Vetëm 40% e individëve posedojnë aftësitë bazë për krijimin e përmbajtjeve online, nga 57% në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

The post Kriza e punonjësve të kualifikuar, bizneset shqiptare përqafojnë Inteligjencën Artificiale appeared first on Gazeta Si.

Lufta kundër drogës, SHBA dërgon 3 anije ushtarake drejt brigjeve të Venezuelës

20 August 2025 at 10:50

Gazeta Si – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar tre anije luftarake në bregdetin e Venezuelës për të marrë pjesë në një operacion ushtarak kundër karteleve të drogës, për të cilin dihet shumë pak, thanë burime anonime ushtarake për “Reuters” dhe “Associated Press”, megjithëse ende nuk ka pasur konfirmim zyrtar.

Sipas këtyre burimeve, tre anijet – USS Gravely, USS Dunham dhe USS Sampson – pritet të mbërrijnë në destinacionin e tyre deri të mërkurën në mbrëmje.

Nëse konfirmohet, operacioni do të jetë në përputhje me atë që raportoi “New York Times” në fillim të gushtit, përkatësisht se administrata Trump kishte udhëzuar Pentagonin (Departamentin e Mbrojtjes) të autorizonte operacione ushtarake kundër karteleve të drogës, duke përfshirë vendosjen e trupave dhe pajisjeve amerikane në tokë të huaj.

Për njëfarë kohe, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka akuzuar vende të ndryshme të Amerikës Latine, përfshirë Venezuelën, për dështim në luftën ndaj trafikut të drogës dhe për përgjegjësinë për trafikimin e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara.

Për këtë arsye, në shkurt, administrata Trump klasifikoi disa organizata kriminale aktive në vende të ndryshme të rajonit si organizata terroriste, duke përfshirë “Tren de Aragua” të Venezuelës dhe “Cártel de los Soles”.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, se është i lidhur drejtpërdrejt me rrjetin e kontrabandës dhe disa ditë më parë qeveria rriti shpërblimin për informacionin që çoi në arrestimin e tij në 50 milionë dollarë.

Sipas zyrtarit të intervistuar nga Reuters, operacionet ushtarake amerikane në Amerikën Latine, pritet të zgjasin disa muaj dhe të përfshijnë 4,000 njerëz personel, duke përfshirë ekuipazhin ajror dhe marinsat, si dhe disa avionë zbulues dhe një nëndetëse.

Maduro u përgjigj duke mobilizuar afërsisht 4 milionë rezervistë nga Milicia Nacional, një korpus ushtarak. Ai nuk specifikoi se ku do të vendosen ata, por tha se ata duhet të jenë të gatshëm të ndërhyjnë nëse është e nevojshme.

The post Lufta kundër drogës, SHBA dërgon 3 anije ushtarake drejt brigjeve të Venezuelës appeared first on Gazeta Si.

❌
❌