Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2026Abc News

Po eksploronin malin e Çikës, dy turistë gjermanë humbin orientimin/ Një prej tyre pëson dëmtime

By: Re Nato
18 July 2026 at 21:07

Dy turistë gjermanë kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë dalë nga shtegu dhe nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt zonës shërbimet e Policisë dhe ekipet zjarrfikëse për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një vend të sigurt.

Burimet bëjnë me dije se njëri prej turistëve është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime, ndaj ekipet e shpëtimit po punojnë për të siguruar transportin e tij nga terreni i vështirë drejt një zone ku mund të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Protesta në ditën e 49, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 21:00. ABC News sjell pamjet reale

By: Re Nato
18 July 2026 at 21:19

Në kryeqytet po mbahet protesta e 49 e qytetarëve.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” e më pas u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Këto janë pamjet reale të protestës, të siguruara nga ABC News, në orën 20:00.

Kët0 janë pamjet reale të protestës, të siguruara nga ABC News, në orën 21:00.

/abcnews.al

Irani sulmon Arabinë Saudite për herë të parë në gati tre muaj

By: Re Nato
18 July 2026 at 20:07

Irani sulmoi Arabinë Saudite gjatë natës për herë të parë në gati tre muaj, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sulmet shkaktuan alarme paralajmëruese të hershme në al Kharj, në lindje të kryeqytetit Riad, dhe në Yanbu, përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.

Burimet shtuan se një sulm kishte në shënjestër Bazën Ajrore të Princit Sultan në al Kharj, e cila strehon forcat amerikane.

Mediat shtetërore saudite raportuan se alarmet e paralajmërimit të hershëm ishin aktivizuar, por nuk dhanë detaje se çfarë i shkaktoi ato.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit nuk kanë përmendur asnjë sulm ndaj Arabisë Saudite.

“Kuvendi i protestës” bëhet arenë përplasjesh/ Leka: Një tragjikomedi. Ripërtëritja e PD? Partia nuk ndryshon me Berishën

By: Re Nato
18 July 2026 at 19:37

Analisti Martin Leka e cilësoi tragjikomedi skenën e dhunshme në të ashtuquajturën kuvendi kombëtar të protestës, ku pati përplasje fizike mes pjesëmarrësve.

Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Leka u shpreh se protesta është drejt fundit të pashmangshëm.

“Ne kemi parë degradimin e saj në sasinë e numravem por ka degjeneruar në fjalorin vulgar, në veprime të dhunës. Për Kuvendin e ashtuquajur, që u mbajt sot, është keqardhje e madhe, për mënyrën sesi disa njerëz, arrijnë të besojnë se me këtë mënyrë horizontale të protestës, duke mos dashur të kenë udhëheqës në krye, por duke u maskuar pas fjalëve protesta është e popullit, rezultati është ai që pamë sot. Skena qesharake, për skena rrugësh. Ka shmangie nga kauza e fillimit, siç ka degjenerimin në akte dhune.

Një tragjikomedi të tillë, e shohim edhe në një Kuvend të ashtuquajtur kombëtar. Unë mendoj se ky kuvend i vë vulën faktit që protesta është drejt fundit, drejt degradimit të saj. Të gjitha kancelaritë perëndimore e shohin që jemi në një vend normal dhe demokratik. Teksa bëhen protesta, kryeministri hap grupkapitujt të negociatave”, theksoi ai.

Lidhur me ripërtëritjen në PD, Leka deklaroi se nuk ka ndryshim me Sali Berishën.

“PD nuk ka si ndryshon kur ka në krye Berishën. Nuk duhet të presim asnjë lloj ndryshimi, sepse mendja e tij arkaike nuk mund të prodhojë asnjë ekip tjetër, përveç atij ekipi që ka propozuar. Për Berishën nuk kam çfarë them, sepse nuk do ndryshojë kurrë’, përfundoi analisti Leka./abcnews.al

Korçë/ Rrëzohet aksidentalisht në banesë, humb jetën 62-vjeçari

By: Re Nato
18 July 2026 at 19:23

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental në banesën e motrës së tij në Korçë.

62-vjeçari kishte shkuar për vizitë te motra e tij. Dyshohet se ai ka rrëshqitur në ambientet e tualetit, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët kanë njoftuar shërbimin e urgjencës. 62-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

By: Re Nato
18 July 2026 at 19:06

Një i moshuar humbi jetën në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, pasi u fut për t’u larë në det.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak.

Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes./abcnews.al

Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA

By: Re Nato
18 July 2026 at 18:41

Jens Spahn, një anëtar i lartë i konservatorëve në pushtet në Gjermani, dha dorëheqjen të shtunën pasi lindi një fëmijë nga një nënë zëvendësuese në Shtetet e Bashkuara, një veprim në kundërshtim me kundërshtimin e partisë së tij ndaj zëvendësimit, sipas një letre të shkruar nga Spahn.

Spahn, 46 vjeç, kreu parlamentar i partisë Kristian Demokrate të Kancelarit Friedrich Merz dhe simotër e saj, Unionit Kristian Social (CDU/CSU), u kritikua ashpër pasi doli lajmi se ai ishte bërë prind me bashkëshortin e tij përmes një nëne zëvendësuese.

Nëna zëvendësuese është e ndaluar në Gjermani, megjithëse nuk është e paligjshme të rritësh një fëmijë të lindur nga një nënë zëvendësuese jashtë Gjermanisë.

“Gjatë pak ditëve të fundit, kam arritur të kuptoj se lumturia ime personale, krijimi i një familjeje me bashkëshortin tim dhe bërja baba, është e papajtueshme me postin tim politik”, shkroi Spahn në letrën e dorëheqjes.

CDU votoi për të mbështetur ndalimin e nënave zëvendësuese brenda Gjermanisë në konferencën e partisë së saj në shkurt, dhe lajmi për lëvizjen e Spahn për të përdorur një nënë zëvendësuese në SHBA shkaktoi thirrje të shumta nga brenda partisë që Spahn të jepte dorëheqjen.

Pak para njoftimit, thuhet se Merz i kishte bërë thirrje Spahn të jepte dorëheqjen.

Trump fajëson Kanadanë për tymin nga zjarret, kërcënon me tarifa të reja doganore: Po na helmon ajrin

By: Re Nato
18 July 2026 at 18:15

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fajësoi Kanadanë për tymin nga zjarret pyjore që ka mbuluar pjesë të mëdha të SHBA-së dhe kërcënoi se do ta përfshijë koston e ndotjes në tarifat ndaj importeve kanadeze.

“Ne e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se nuk po mirëmban siç duhet pyjet dhe shkurret e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen pa nevojë me ajër të pistë, të ndotur dhe të pashëndetshëm, cilësia e të cilit është e rrezikshme dhe krejtësisht e papranueshme”, deklaroi Trump.

Ai tha se më vonë gjatë ditës do të telefonojë kryeministrin kanadez “për të mësuar se çfarë do të bëjnë lidhur me këtë”.

Trump akuzoi Kanadanë se refuzon “të angazhohet në menaxhimin bazë të pyjeve dhe largimin e mbetjeve”, duke e cilësuar këtë si “neglizhencë të qëllimshme”, që sipas tij është bërë “një dukuri e përvitshme, e cila u kushton Shteteve të Bashkuara miliarda dollarë”.

Ai tha se kostoja e ndotjes “duhet domosdoshmërisht t’u shtohet tarifave që Kanadaja po paguan aktualisht”.

Komentet e Trumpit erdhën në një kohë kur tymi i përhapur drejt jugut nga zjarret e mëdha pyjore në Kanada e çoi Detroitin, Chicagon dhe Washingtonin në krye të renditjes globale të qyteteve të mëdha me ndotjen më të lartë të ajrit.

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

By: Re Nato
18 July 2026 at 17:52

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes erërave të forta, thanë zyrtarët e shpëtimit.

Tymi i zi i dendur mbuloi zonën, e cila ndodhet rreth 50 km në perëndim të Oslos, por nuk pati raportime për viktima ose persona të zhdukur nga flakët, të cilat përfshiu një lagje me banesa në formë tarracash.

Më shumë se 60 zjarrfikës punuan për të shuar zjarrin, ndërsa helikopterë u dërguan për të shuar flakët me ujë.

Policia evakuoi qindra njerëz ndërsa zjarri vazhdoi të digjej dhe u përhap edhe në pyllin përreth. Ende nuk dihen shkaqet e nisjes së zjarrit i cili u përhap me shpejtësi.

Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç

By: Re Nato
18 July 2026 at 17:28

Kryeministri hungarez Peter Magyar shprehu të shtunën mbështetje për uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç, si pjesë e procesit të vazhdueshëm të reformës kushtetuese të vendit.

Magyar tha se do të mbështeste uljen e moshës së votimit gjatë hartimit të një kushtetute të re, duke argumentuar se shumica e hungarezëve nën 18 vjeç janë mjaftueshëm të informuar dhe të përgatitur për të marrë pjesë në vendimmarrjen demokratike.

“Unë besoj se sot shumica dërrmuese e atyre nën 18 vjeç janë mjaftueshëm të përgatitur dhe të informuar për të pasur një zë në vendimet tona të përbashkëta”, shkroi ai në X.

Propozimi vjen në një kohë kur qeveria maqedonase, e cila mori detyrën pas zgjedhjeve të përgjithshme të prillit 2026, po përgatit një paketë të gjerë reformash kushtetuese.

Në të njëjtin postim, Magyar tha se qeveria e tij kishte ringjallur traditat parlamentare pas asaj që ai e përshkroi si 16 vjet përpjekjesh nga ish-kryeministri Viktor Orban për të dobësuar rolin e parlamentit.

Ai gjithashtu mbështeti vendosjen e kufizimeve të mandatit për anëtarët e parlamentit përmes ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se kjo do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së politikës parlamentare.

BMW humb kontrollin në unazën e Fierit/ Përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

By: Re Nato
18 July 2026 at 17:04

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit, një automjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë./abcnews.al

Sarandë/ Gjendet një motor i braktisur buzë detit, dyshohet i autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit

By: Re Nato
18 July 2026 at 16:55

Policia e Sarandës, pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë ku dyshohet se u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, ka gjetur një motor të braktisur.

Motori u gjet buzë detit, në një prej gjireve të zonës, në vendin e njohur si “Kasollja”. Policia dyshon se ai u përket autorëve të atentatit të mbrëmjes së të premtes. Mjeti nuk kishte shenja dëmtimi apo djegieje, çka mund t’i shërbejë grupit hetimor për mbledhjen e materialit gjenetik, me qëllim identifikimin e autorëve.

Fakti që motori është gjetur buzë detit ka ngritur dyshimet se autorët janë larguar me mjet lundrues ose mund të jenë fshehur në banesat e zonës periferike.

Sipas dyshimeve të grupit hetimor, atentati ndaj Thimjo Rubatit ka qenë i planifikuar. Organizatori dyshohet se ka shfrytëzuar qëllimisht ngjarjen e një dite më parë, kur djali i Rubatit u konfliktua me një oficer policie, me synimin për të ngatërruar pistën e hetimit.

Madje, ka informacione se autorët ishin në dijeni se policia kishte sekuestruar një natë më parë DVR-në e kamerave të sigurisë në zonë, duke shfrytëzuar këtë fakt për ta kryer atentatin në një zonë të pambuluar me kamera.

Deri në këto momente, burime nga hetimi bëjnë me dije se dy janë pistat kryesore që po verifikohen: konflikti për pronësinë dhe një konflikt personal për motive të tjera. Ndërsa pista e larjes së hesapeve apo hakmarrjes konsiderohet më pak e mundshme, pasi indiciet e deritanishme janë minimale.

Irani tërhiqet nga marrëveshja me SHBA: Jemi të zënë duke mbrojtur vendin

By: Re Nato
18 July 2026 at 16:50

Irani ka pezulluar angazhimet e tij ndaj Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) të rënë dakord midis Teheranit dhe Uashingtonit muajin e kaluar, ka njoftuar një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

Kazem Gharibabadi, zëvendësministri i jashtëm, në komentet e raportuara nga agjencia e lajmeve Fars e Iranit, akuzoi SHBA-në se i kishte pezulluar tashmë angazhimet e veta, shkruan Sky News.

Gharibabadi thuhet se shtoi: “Ne gjithashtu kemi pezulluar angazhimet tona; nuk po i zbatojmë ato dhe jemi të zënë duke mbrojtur vendin tonë”.

Ndryshe, marrëveshja paraprake supozohej të sillte një armëpushim dhe t’u jepte të dyja palëve kohë dhe hapësirë për të negociuar çështje të tjera.

Si pjesë e saj, SHBA-të hoqën bllokadën dhe Irani rihapi Ngushticën e Hormuzit.

Që atëherë, të dyja palët janë tërhequr nga këto çështje, duke akuzuar njëra-tjetrën se e ka thyer e para marrëveshjen, ndërsa luftimet vazhdojnë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një samiti të NATO-s në Ankara të Turqisë, tha më parë se marrëveshja kishte “mbaruar”.

Ndërkohë, Irani ka vepruar në kundërshtim me atë që është rënë dakord gjithashtu./abcnews.al

Oligarkët rusë po nxjerrin kapitalin jashtë vendit, rritet frika për krizë ekonomike

By: Re Nato
18 July 2026 at 16:18

Oligarkët rusë të lidhur me Kremlinin kanë nisur të zhvendosin në mënyrë masive kapitalet e tyre jashtë vendit, në një sinjal që sipas analistëve tregon rritjen e pasigurisë për të ardhmen ekonomike të Rusisë.

Sipas vlerësimeve të publikuara nga burime të ndryshme, biznesmenët e afërt me pushtetin në Moskë po përpiqen të mbrojnë pasuritë e tyre nga rreziqet e mundshme, ndërsa ekonomia ruse po përballet me presion të madh për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, shpenzimeve të larta ushtarake dhe dobësimit të disa sektorëve ekonomikë.

Oligarkët, të cilët për vite me radhë kanë qenë ndër përfituesit kryesorë të sistemit ekonomik rus, dyshohet se kanë frikë nga një valë e re ndërhyrjesh shtetërore, përfshirë marrjen nën kontroll të kompanive private ose transferimin e aseteve drejt strukturave të lidhura me shtetin.

Russian oligarchs are massively moving capital out of the country

Kremlin-linked billionaires understand perfectly well that Russia under Putin’s “wise” leadership is heading to the bottom like the Titanic. This process can no longer be stopped.

Oligarchs close to the… pic.twitter.com/K78aXk8GGx

— NEXTA (@nexta_tv) July 17, 2026

“Kur edhe njerëzit më të afërt me pushtetin fillojnë të shqetësohen, kjo është një shenjë e problemeve të thella”, vlerësojnë kritikët e Kremlinit, shkruan Bloomberg.

Megjithatë, autoritetet ruse kanë mohuar vazhdimisht se ekonomia e vendit ndodhet në krizë dhe kanë deklaruar se Rusia ka arritur të përshtatet me sanksionet perëndimore.

Zhvendosja e kapitalit nga biznesmenët më të pasur shihet si një tregues i rëndësishëm i klimës së pasigurisë, ndërsa ekonomia ruse vazhdon të jetë e varur nga shpenzimet shtetërore dhe sektori i mbrojtjes.

Dronët mbrojnë misrin/ Për herë të parë në Shqipëri, spërkatje nga ajri për kulturat bujqësore

18 July 2026 at 15:59

Për herë të parë në Shqipëri, teknologjia e dronëve po përdoret në bujqësi për luftimin e dëmtuesve dhe mbrojtjen e kulturave bujqësore.

Në Boshanj të  Maliqit ka nisur spërkatja e sipërfaqeve me misër përmes dronëve bujqësorë, pas konstatimit të pranisë së rrënjëngrënësit të misrit .

Rreth 100 hektarë me misër në zonat e prekura po trajtohen me dronë bujqësorë, një teknologji moderne që synon kufizimin e përhapjes së insektit dhe mbrojtjen e prodhimit.

Ndërhyrja është ndërmarrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq.

Fermerët thonë se dëmet nga ky dëmtues kanë qenë të ndjeshme këtë sezon dhe shpresojnë që ndërhyrjet të japin rezultat, duke shmangur përsëritjen e situatës në vitet e ardhshme.

Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi do të vijojë edhe pwr  përfundimin e ciklit biologjik të karkalecit, ndërsa ndërhyrjet do të kryhen menjëherë në rast të shfaqjes së vatrave të reja.

Kostot e këtij shërbimi janë plotësisht të mbuluara, ndërsa monitorimi dhe masat mbrojtëse do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim për të garantuar mbrojtjen e kulturave të misrit dhe mbështetjen e fermerëve.  / ABCNEWS.AL /

Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë iranianë, goditet impianti jetik në Hormozgan

18 July 2026 at 15:53

Një sulm amerikan ka dëmtuar rëndë një impiant për filtrimin e ujit të detit në fshatin Bunji, në qarkun Jask të provincës Hormozgan në Iran, duke ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për mijëra banorë.

Sipas Hamzeh Pour, drejtuesit të kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në Hormozgan, sulmi ka shkaktuar ndërprerjen e plotë të furnizimit me ujë për 20 fshatra, ku jetojnë rreth 10 mijë persona.

Ai deklaroi se nga sulmi u dëmtuan stacioni i pompimit që merrte ujë nga deti, si dhe një transformator energjie që shërbente për funksionimin e impiantit të shkripëzimit. Për pasojë, procesi i prodhimit dhe shpërndarjes së ujit të pijshëm është bllokuar.

Zyrtari iranian i cilësoi sulmet amerikane si “akte kriminale dhe terroriste”, duke akuzuar Washingtonin se ka goditur infrastrukturë jetike për popullsinë civile.

Ndërkohë, ambasadori i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir-Saeid Iravani, ka dërguar një letër te sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ku ka dënuar sulmet amerikane ndaj objekteve civile iraniane.

Në letër, Iravani deklaroi se sulmet amerikane kanë shkaktuar dëme të mëdha në porte, rrjete transporti, objekte komunikimi, qendra logjistike, instalime radarësh, sisteme të mbrojtjes bregdetare dhe infrastruktura të tjera të domosdoshme për jetën civile dhe ekonominë kombëtare.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara mbajnë “përgjegjësi të plotë ndërkombëtare” për viktimat, të plagosurit, dëmtimin e infrastrukturës jetike dhe pasojat mjedisore të shkaktuara nga sulmet.

“Vazhdimi i këtyre sulmeve të paligjshme përbën një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, lirinë e lundrimit, stabilitetin rajonal dhe sigurinë e Gjirit Persik dhe ngushticës së Hormuzit”, u shpreh Iravani.

Sulmet vijnë në një periudhë të tensioneve të larta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa infrastruktura civile dhe rrugët strategjike të energjisë në rajon janë kthyer në pika kyçe të përplasjes mes palëve.

Ndotja akustike, shtohen kontrollet/ Lamallari: Zhurma nuk është argëtim, qytetarët të denoncojnë rastet

18 July 2026 at 15:34

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar shtimin e kontrolleve në të gjithë vendin për ndotjen akustike, duke theksuar se zhurmat e tepërta nuk mund të cenojnë qetësinë e qytetarëve dhe turistëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari u shpreh se zhurma nuk është argëtim dhe se askush nuk ka të drejtë të shqetësojë komunitetin apo vizitorët me muzikë në volume të larta.

Sipas tij, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet në të gjithë territorin për të evidentuar çdo rast të ndotjes akustike dhe për të ndëshkuar shkelësit, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Ministri theksoi se çdo subjekt apo individ që shpërfill rregullat dhe vijon të krijojë shqetësime me muzikë në nivele të papranueshme do të përballet me masat e Policisë së Shtetit.

Në të njëjtën kohë, Lamallari u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të ndotjes akustike duke telefonuar në numrin 129, duke nënvizuar se bashkëpunimi i tyre është i rëndësishëm për garantimin e qetësisë publike, sidomos gjatë sezonit turistik.   / abcnews.al /

❌
❌