Kievi dhe Moska mund të ulen në tryezën e negociatave nëse takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë shkon mirë. Por të dyja vendet kanë kërkesa të ndryshme për t’I dhënë fund luftës.
Ukraina kërkon para së gjithash një armëpushim. Liderët e vendit kanë përsëritur vazhdimisht se është e pamundur të negociohet një marrëveshje paqeje e qëndrueshme, nëse sulmet ruse vrasin çdo ditë qytetarët ukrainas. Deri më tani ky kusht është mbështetur plotësisht nga aleatët europianë të Kievit.
Në kushte ideale për Ukrainën, një marrëveshje paqeje do t’I kthente asaj të gjithë tokën që Rusia ka pushtuar, ose pjesërisht pushtuar, dhe më pas të aneksuar në mënyrë të paligjshme që nga viti 2014, pra Krimenë dhe katër rajonet jugore dhe lindore të Khersonit, Zaporizhzhjës, Donetskut dhe Luhanskut.
Një kërkesë tjetër e Ukrainës është anëtarësimi në NATO, të cilin Kievi e sheh si garancinë e saj më të mirë kundër një agresioni të ardhshëm rus. Por në vend të kësaj, Ukrainës I kërkohet të pranojë garanci sigurie nga aleatët, detajet e së cilës ende nuk janë përpinuar.
Kjo është një kërkesë që Moska e ka kundërshtuar vazhdimisht, por Vladimir Putin ka bërë lëshime në takimin e Alaskës me Donald Trump. Një anëtarësim në NATO nuk është I pranueshëm, por garanci sigurie të ngjashme me nenin 5 të aleancës janë pranuar. Ky nen nënkupton se nëse një nga vendet anëtare sulmohet, gjithë aleanca është në luftë.
Kërkesat ruse nuk ndalen këtu. Që nga fillimi I luftës, Putin ka kërkuar rrëzimin e qeverisë aktuale ukrainase, që e akuzon si naziste. Në vitin 2022 pushtimi I Ukrainës nisi me prerendimin se po bëhej denazifikimi I vendit. Pra me fjalë të tjera, Putin kërkon një qeveri në Kiev që ka një qëndrim pro Moskës.
Disa nga kushtet ruse kanë ndyrshuar ditët e fundit pas takimit të Alaskës. Vladimir Putin ka pranuar që t’I japë fund luftimeve nëse Ukraina heq dorë nga Donetsku dhe nëse kjo ndodh ai është treguar I gatshëm të ngrijë konfliktin në vijën aktuale të frontit dhe të mos sulmojë për të marrë territore të reja.
Dorëzimi I çdo territori është kundërshtuar nga Ukraina, pasi një hap të tillë nuk e lejon kushtetuta e vendit.
Ndërmjetësuesit mes palëve, Shtetet e Bashkuara dhe Europa, duan të shohin fundin e luftës, por teksa Donald Trump I ka kërkuar Kievit të pranojë lëshimin e territoreve, Brukseli zyrtar ka thënë se duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial I Ukrainës. / abcnews.al /