Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 July 2026Reporter

Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë

20 July 2026 at 08:20
herbert2512 jet boat 2779896
Foto ilustruese nga herbert2512/ Pixabay.
Më 11 shtator 2025, pushimet e Davidit, një 18 vjeçar nga Praga, morën një rrjedhë të papritur në gjirin e Sarandës, ndërsa ai po bënte xhiro në det me një “Jet Ski”. Gjatë kthimit me shpejtësi të ulët drejt bregut, ku do të merrte të ëmën si pasagjere, ai u godit fuqishëm nga një mjet […]The post Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë appeared first on Reporter.al.
Before yesterdayReporter

‘Kështjellë mbi drejtësinë’: Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

18 July 2026 at 07:46
Guvernatori Gent Sejko. Foto: LSA
Një projektligj i ri për Bankën e Shqipërisë, i hartuar për të përafruar legjislacionin vendas me atë të Bashkimit Evropian, ka tejkaluar qëllimin e tij duke ofruar një mburojë penale për drejtuesit e institucionit përmes forcimit të imunitetit përballë ndjekjes penale dhe masave të arrestit. Shqetësimi kryesor lidhet me nenin 72 të projektligjit, i cili […]The post ‘Kështjellë mbi drejtësinë’: Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika appeared first on Reporter.al.

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

17 July 2026 at 21:05
Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë
Belinda Balluku dhe Edi Rama në Kuvend | Foto: LSA
Në raportin vjetor për Sundimin e Ligjit të publikuar të premten, Komisioni Europian theksoi se reagimet e ekzekutivit dhe shumicës parlamentare ndaj hetimeve të SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë përbëjnë përpjekje për ndikim të papërshtatshëm mbi drejtësinë dhe dëmtojnë besimin publik te institucionet. Komisioni ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi, por paralelisht […]The post Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku appeared first on Reporter.al.

Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

17 July 2026 at 09:01
posta palase
Posta e Policisë dhe qendra shëndetësore u ndërtuan rreth 5 vjet më parë në Palasë me një fond prej 1.1 milionë eurosh. Foto: Google maps.
Pesë vjet më parë, qeveria shqiptare shpenzoi 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një poste policie, një urgjence mjekësore dhe shërbime të tjera mbështetëse pranë resortit luksoz “Green Coast” – e pagëzuar si “Qendra e shërbimeve të integruara Palasë”. Si pjesë e investimit publik u ndërtua edhe një helipad brenda […]The post Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë appeared first on Reporter.al.

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

16 July 2026 at 16:59
Flamingot në lagunën Vjosë-Nartë. Foto: Geri Emiri.
Byroja e Konventës së Bernës ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë shqiptare lidhur me zhvillimet infrastrukturore dhe turistike në peizazhin e mbrojtur të Vjosa-Nartës, një zonë e propozuar si pjesë e Rrjetit Emerald. Në një letër të fundit të 15 korrikut 2026, drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatave mjedisore në Shqipëri, Byroja shpreh “keqardhje” […]The post Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën appeared first on Reporter.al.

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

13 July 2026 at 06:38
sanksionet ruse analize
Ilustrim nga Jurgena Tahiri/BIRN
Një ngarkesë me 50 sonda për monitorimin e naftës, me origjinë nga Bjellorusia, u ndaluan nga dogana e Durrësit në fillim të vitit, pasi autoritetet konstatuan se pajisjet ishin nën embargon e vendosur ndaj Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë, pas agresionit në Ukrainë. Sondat ishin deklaruar me një vlerë modeste prej 2,474 eurosh. Sipas […]The post Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës    appeared first on Reporter.al.

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

10 July 2026 at 11:41
luca 1
Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni Gjergj Luca : Printscreen nga Youtube
Një muaj më parë, kur protestat masive kundër qeverisë sapo kishin filluar, në një cep të internetit, një platformë sociale që njihet si Reddit – pak e njohur dhe pak e përdorur nga shqiptarët, përdorues të një forumi për Shqipërinë sugjeruan bojkotin e bizneseve që ata i konsiderojnë të lidhura me qeverinë. “Bojkot bizneseve të […]The post “Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google appeared first on Reporter.al.

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

7 July 2026 at 18:40
edi rama dhe blendi gonxhe
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja gjatë inspektimit të stadiumit të përkohshëm te koncertit të West.
Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium” në Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaqën të entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes së stadiumit për koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West. Nga ai terren, kreu i […]The post Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West appeared first on Reporter.al.

The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës

6 July 2026 at 09:19
rama arkitektet
Kryeministri Edi Rama duke mikpritur arkitektët e huaj në edicionin e dytë të festivalit "Bukë dhe Zemër". Foto kortezi: Këshilli i Ministrave.
Në orën 10 të mbrëmjes së 1 majit 2024, arkitekti amerikan, Sam Chermayeff mori një telefonatë të pazakontë nga kolegu dhe miku i tij, Pablo Bofill. “Edi do të të telefonojë,” e njoftoi ai. Chermayeff, 45 vjeç, drejton një studio arkitekture me qendër në Berlin dhe Nju Jork dhe deri në atë kohë, nuk kishte […]The post The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës appeared first on Reporter.al.

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

29 June 2026 at 07:14
gjurmet e kamioneve
Gjurmët e makinerive të rënda duken ende në plazh. Foto: Vladimir Karaj.
Parakalimi i buldozerëve deri një muaj më parë në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë duket ende si një plagë e freskët mbi peizazh. Në disa zona gjenden gurë të thyer të hedhur mbi rërë, gjurmë gomash, barishte të shtypura dhe pemë e degë të rrëzuara përtokë. Në pjesë të tjera, natyra po përpiqet […]The post Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec appeared first on Reporter.al.

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

23 June 2026 at 14:08
gentjan osmani duke dale nga kpk
Ish-prokurori Gentjan Osmani duke dalë nga KPK. Foto: LSA
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi të martën më 23 qershor, se shkarkimi i prokurorit Gentjan Osmani nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, ishte joproporcional dhe në shkelje të artikullit 8 të Konventës që sanksionon të drejtën për jetë private dhe familjare. Në vendimin e publikuar, Gjykata e Strasburgut sugjeron […]The post Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë appeared first on Reporter.al.

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

22 June 2026 at 07:08
pankarte ne proteste
Një i ri mban një pankartë në protestë. Foto: Xhemali Moku
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 19-vjeçare vendosi të ndalonte për disa minuta në një nga stolat pranë sheshit “Skënderbej”. E shoqëruar nga dy kushërirat e saj, studentja e drejtësisë pa në një moment dy burra të moshës 50- 60 vjeç, të cilët fillimisht po […]The post Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive appeared first on Reporter.al.

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

17 June 2026 at 07:10
delta palase green coast (1)
Kompleksi Green Coast në Palasë i fotografuar nga ajri. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.
Në fund të janarit të vitit 2021, një grup i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës i ktheu sytë nga njëri prej projekteve më të lakmueshme të bregdetit shqiptar – resorti Green Coast buzë detit Jon në Palasë. Përmes aplikacionit SKY ECC, anëtarët e këtij grupi nisën të shkëmbenin fotografi të projekteve të zgjerimit të […]The post Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast appeared first on Reporter.al.

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

15 June 2026 at 09:28
Erion Veliaj duke u shoqëruar në Gjykatën Kushtetuese | Foto: LSA
Më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës së OPDAT në Departamentin e Drejtësisë në SHBA për të kërkuar një takim për llogari të Erion dhe Arbër Veliajt. Ky e-mail, i deklaruar së fundmi si pjesë e dokumenteve të depozituara në Zyrën e Agjentëve të Huaj në Departamentin […]The post Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA appeared first on Reporter.al.

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

12 June 2026 at 16:55
sandra
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.
Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti në fund të janarit 2019 një grup burrash nga Shqipëria, por interesi i tyre nuk lidhej me turizmin. Nën diellin e Antileve Holandeze, mijëra kilometra larg Tiranës, ata po diskutonin marrëveshje biznesi të ngritura mbi tre shtylla kryesore; logjistikën […]The post “Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

10 June 2026 at 09:41
photo 2026 06 06 20 33 25
Dita e 7-të e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec | Foto: LSA
Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të një resorti masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë si dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Paralelisht me protestuesit në rrugë, fushata të ndryshme dizinformimi dhe […]The post Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’ appeared first on Reporter.al.

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

8 June 2026 at 08:25
photo 2026 06 06 20 33 25
Dita e 7-të e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec | Foto: LSA
Është 10:30 e darkës dhe grupe të rinjsh, me qindra, marshojnë në rrugët e Tiranës për të gjashtën ditë me radhë, pasi kanë protestuar për mbi pesë orë në bulevard para kryeministrisë. “Rama jepe dorëheqjen”, dëgjohet si të ishte kor tifozësh pas ndeshjes së kombëtares dhe për ta bërë protestën të duket festive, shoferët e […]The post “Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove appeared first on Reporter.al.

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

7 June 2026 at 08:32
photo 2026 06 06 20 35 09
Dita e 7-të e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec | Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama u ankua ndërsa mori pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor se Irani kishte sulmuar Shqipërinë dhe se vendi po përballej me një luftë hibride. Ndërsa nuk e tha drejtpërdrejt, kryeministri aludoi se protestat që vijojnë prej 6 ditësh para zyrës së tij ishin të ndikuara edhe prej kësaj lufte prej […]The post “Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës appeared first on Reporter.al.

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

5 June 2026 at 18:04
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n
Drejtori ARRSH, Ami Kozeli, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Ministria i konfirmoi BIRN-it zyrtarisht se fitues ishte bashkimi i kompanive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k., “InfraKonsult” sh.p.k. dhe “ERALD-G” sh.p.k. Njoftimi për shpalljen e fituesit të koncesionit prej 364 milionë eurosh […]The post Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren appeared first on Reporter.al.
❌
❌