Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025BoldNews

Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025

By: Elva
22 August 2025 at 23:08

Dashi Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të ndiheni të demotivuar nga sjelljet tuaja, kështu që mundohuni që të rigjeni entuziazmin. Po ashtu mundohuni që të rrini me miq që i keni përzemër dhe mos u pushtoni nga […]

The post Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025 appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari

By: Elva
22 August 2025 at 23:04

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, duke lënë të plagosur rëndë një të ri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti”, pranë një karburanti, kur një automjet i ka prerë rrugën motomjetit që drejtohej nga 29-vjeçari Mario Selishta. I riu, me origjinë nga Dibra, ndodhej në Ksamil për pushime, pasi […]

The post Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Me kallash në duar në mes të kryqëzimit, goditet makina e Kurteshit në Kombinat pas rr*hjes në rrugë

By: Elva
22 August 2025 at 22:59

Nga Elton Qyno “Ora News” ka siguruar pamjet ekskluzive të goditjes me armë ndaj një automjeti tip “Golf 7” mesditën e sotme në Kombinat, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Pamjet filmike tregojnë autorin e krimit që zbret nga një automjet me automatik në dorë dhe del në kryqëzimin e rrugës “Petraq Leka” […]

The post VIDEO/ Me kallash në duar në mes të kryqëzimit, goditet makina e Kurteshit në Kombinat pas rr*hjes në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

By: Elva
22 August 2025 at 22:51

Pas 130 milionë eurove të Becchettit, Shqipërisë i vjen një tjetër rrezik i madh konfiskimi. Financuesi i çështjeve gjyqësore Omni Bridgeway po i kërkon një gjykate federale në Uashington që ta lejojë atë të sekuestrojë asetet që i përkasin Shqipërisë, ndërsa synon të zbatojë një vendim arbitrazhi me vlerë rreth 13 milionë dollarë që qeveria […]

The post Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

By: Elva
22 August 2025 at 22:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se po shqyrton sanksione dhe tarifa masive ndaj Rusisë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, nuk arrijnë të caktojnë një takim për të diskutuar negociatat e paqes. Trump, gjatë një konference për gazetarët në Zyrën Ovale, tha se do të analizojë “kujt […]

The post Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në New York, përmbyset autobusi turistik: 1 viktimë dhe disa të plagosur

By: Elva
22 August 2025 at 22:20

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në SHBA, ku një autobus turistik që po kthehej nga Ujëvarat e Niagarës drejt Nju Jorkut është përmbysur në një autostradë kryesore. Ngjarja ka ndodhur në autostradën I-90, pranë zonës Pembroke, rreth 40 kilometra në lindje të Buffalo-s. Sipas mediave të huaja, autobusi kishte mbi 50 pasagjerë në […]

The post Aksident tragjik në New York, përmbyset autobusi turistik: 1 viktimë dhe disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Nesër hëna e zezë në Virgjëreshë: Çfarë pritet nga fenomeni i rrallë?

By: Elva
22 August 2025 at 22:00

Hëna e re e gushtit do të jetë një “Hënë e zezë sezonale”, term që i referohet Hënës së tretë të re në një sezon astrologjik, i cili ka në total 4 Hëna të reja. Të kesh katër Hëna të reja brenda një sezoni astrologjik (periudha mes një ekuinoksi dhe një solstici) është diçka mjaft […]

The post Nesër hëna e zezë në Virgjëreshë: Çfarë pritet nga fenomeni i rrallë? appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 22 August 2025BoldNews

Aksident në Vlorë, plagoset 52-vjeçari me motor

By: Elva
22 August 2025 at 21:40

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Sipas policisë, një 33-vjeçar që drejtonte një automjet tip “Audi” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 52-vjeçar. Për pasojë, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili u transportua menjëherë në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë […]

The post Aksident në Vlorë, plagoset 52-vjeçari me motor appeared first on BoldNews.al.

E trishtë, qyteti i Gazës zyrtarisht në zi për bukë!

By: Elva
22 August 2025 at 21:30

Autoriteti kryesor botëror për krizat ushqimore njoftoi të premten se qyteti më i madh i Rripit të Gazës është përfshirë nga zia e bukës dhe se ajo ka gjasa të përhapet në të gjithë Gazën, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për armëpushim dhe për heqjen e kufizimeve ndaj ndihmave humanitare. Klasifikimi i Integruar i Fazave […]

The post E trishtë, qyteti i Gazës zyrtarisht në zi për bukë! appeared first on BoldNews.al.

Nga d*oga tek xhelozia, zbardhen detaje tronditëse nga v*asja e shqiptares në Greqi

By: Elva
22 August 2025 at 21:11

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Greqinë, pasi një 40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola, para syve të katër fëmijëve të tyre, pas një sherri të ndezur për shkak të xhelozisë. Sipas mediave greke, ajo që e çoi autorin drejt krimit ishte një mesazh i gjetur në celularin e […]

The post Nga d*oga tek xhelozia, zbardhen detaje tronditëse nga v*asja e shqiptares në Greqi appeared first on BoldNews.al.

“Helmon provat”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Jam peng politik i Ramës

By: Elva
22 August 2025 at 20:48

Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Meta e cilësoi vendimin si “mashtrim publik” dhe akuzoi gjyqtarin Erjon Çela se ka vepruar si “noter […]

The post “Helmon provat”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Jam peng politik i Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Kalorësi i Babunjës”/ Ekspozita shqiptare në Vjenë thyen rekord vizitorësh

By: Elva
22 August 2025 at 20:29

Ekspozita “Kalorësja e Babunjës”, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Austri në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë, ka tërhequr 219.397 vizitorë në vetëm tre muaj. Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, njoftoi këtë shifër përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se arritja është […]

The post “Kalorësi i Babunjës”/ Ekspozita shqiptare në Vjenë thyen rekord vizitorësh appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë

By: Elva
22 August 2025 at 20:15

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë për rreth 90-100 pacientë në ditë. Sipas Stafës, shërbimi ka gjithsej 7 infermierë: 2 në Kabë për përgatitjen e kimioterapive dhe 5 që kryejnë trajtimin tek pacientët. Aktualisht, dy infermierë janë me pushime, duke bërë […]

The post Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë appeared first on BoldNews.al.

“Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry

By: Elva
22 August 2025 at 20:00

Hetimet mbi vdekjen e aktorit të njohur të serialit Friends, Matthew Perry, kanë zbuluar mesazhe shqetësuese mes mjekëve dhe personave të tjerë të akuzuar për furnizimin e tij me ketaminë. Sipas dokumenteve të bëra publike, një prej mjekëve, Dr. Salvador Plasencia, e ka quajtur aktorin “idiot” në një mesazh privat dhe ka pyetur kolegun e […]

The post “Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry appeared first on BoldNews.al.

QUINT i bën thirrje Kosovës: Mos pengoni certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

By: Elva
22 August 2025 at 19:44

Vendet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike në Kosovë të përmbahen nga “ndërmarrja e hapave të mëtejshëm” për pengimin e regjistrimit të partive të komunitetit pakicë për zgjedhjet e ardhshme lokale, një ditë pasi partisë më të madhe të serbëve në vend iu mohua certifikimi. Në një deklaratë të […]

The post QUINT i bën thirrje Kosovës: Mos pengoni certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti i rëndë me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi, arrestohet shoferi bullgar

By: Elva
22 August 2025 at 19:24

Është arrestuar shoferi bullgar i kamionit që të hënën shkaktoi një aksident tragjik në rrugën Egnatia, pranë pikës së pagesës së Iasmos në Rodopi, Greqi  ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë. Pas daljes nga spitali disa ditë më parë, 56-vjeçari u paraqit sot para gjykatësit hetues. Dëshmia e tij nuk bindë gjykatësin dhe prokurorin, të […]

The post Aksidenti i rëndë me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi, arrestohet shoferi bullgar appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Itali, furgoni shtyp djalin 2-vjeçar në oborrin e shtëpisë

By: Elva
22 August 2025 at 19:05

Një ngjarje tragjike ndodhi në Catanzaro, në rajonin Kalabri në Itali, ku një djalë 2-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga një furgon pranë shtëpisë së tij. Sipas mediave italiane, fëmija ndodhej vetëm në oborr dhe kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve. Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë, por fatkeqësisht djali kishte ndërruar jetë. Shoferi i furgonit […]

The post E rëndë në Itali, furgoni shtyp djalin 2-vjeçar në oborrin e shtëpisë appeared first on BoldNews.al.

Trafikant droge/ Pashk Rrapi i “Alesio 2014”, leje për 3 kulla në emër të ekonomistes dhe krushkut

By: Elva
22 August 2025 at 18:54

Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj. Ky emër ishte prej kohësh në listën e zezë të agjencive ligjzbatuese, i etiketuar si një nga baronët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ajo që SPAK prezantoi asokohe si një fitore […]

The post Trafikant droge/ Pashk Rrapi i “Alesio 2014”, leje për 3 kulla në emër të ekonomistes dhe krushkut appeared first on BoldNews.al.

Plazhi i Shëngjinit plot pisllëk, bashkia Lezhë “duart në xhepa”

By: Elva
22 August 2025 at 18:44

Shëngjini, një nga plazhet më të vizituara në Shqipëri, po shqetëson vizitorët dhe banorët për shkak të papastërtisë dhe mungesës së pastrimit. Në videot e publikuara nga JOQ, mbledhja e mbetjeve duket se është lënë pas dore, ndërsa turistët që frekuentojnë zonën hasin në mbetje dhe higjienë të dobët. Qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre […]

The post Plazhi i Shëngjinit plot pisllëk, bashkia Lezhë “duart në xhepa” appeared first on BoldNews.al.

Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 58-vjeçari në Kukës, procedohen dy të tjerë

By: Elva
22 August 2025 at 18:26

Policia Rrugore e Kukësit ka arrestuar një drejtues automjeti dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë, pasi u konstatuan duke drejtuar pa leje drejtimi. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi I. Sh., 58 vjeç, banues në Krumë, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, teksa drejtonte automjetin pa leje. Po ashtu, për një 16-vjeçar […]

The post Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 58-vjeçari në Kukës, procedohen dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌