Normal view

Numërohen kutitë e para të votimit! Haradinaj: Zgjedhjet i fitoi opozita, mezi pres të bashkëpunojmë për krijimin e Qeverisë

9 February 2025 at 21:11
Përfaqësues të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iu drejtuan mediave pak pas mbylljes së qendrave te votimeve në orën 19:00. Teksa falënderuan qytetarët për një proces të rregullt zgjedhor, ata thanë se do të presin rezultatin paraprak të zgjedhjeve nga KQZ-ja, për hapat tutje.

“Kosova shembull i jashtëzakonshëm për procesin paqësor dhe të rregullt të votimit”, Ilir Meta reagon nga qelia: Urimet më të mira qytetarëve dhe klasës politike

9 February 2025 at 20:50
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën sot në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta, uron qytetarët e Kosovës dhe klasën  politike të vendit për shembullin e mirë që dhanë për procesin e  sotëm tërësisht paqësor dhe shumë të rregullt

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Kosovë! Ja partia që kryeson

9 February 2025 at 20:44
Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Kosovë, ja partia që kryeson! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e 5.29% të votave në Kosovë. Sipas rezultateve paraprake të raportuara nga mediat në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.18% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.10% dhe Lidhja Demokratike

“Procesi zgjedhor kaloi pa incidente madhore”, Policia e Kosovës: U shoqëruan në komisariat 7 persona

9 February 2025 at 20:33
Policia e Kosovës ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimeve sot në Kosovë. Policia thotë se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore që mund të kishin penguar procesin. Gjithashtu Policia bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit janë iniciuar 6 raste, prej tyre

Kosova zgjedh kryeministrin e ri/ Bajram Begaj: Urojmë që qeveria e re të vazhdojë punën për të mirën e vendit!

9 February 2025 at 19:38
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj reagon pas mbylljes së qendrave të votimit në Kosovë. Përmes një mesazhi në Facebook, Begaj uron që qeveria e re e dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për të mirën e vendit Postimi i plotë Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës! Qeveria

Zgjedhjet në Kosovë, dalin Exit-Pollet e para! Ja cila parti kryeson

9 February 2025 at 19:32
Pas përfundimit të procesit të votimit, mediat në Kosovë kanë publikuar rezultatet e Exit Poll-eve të para. Sipas EXIT POLL këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike: Lëvizja Vetëvendosje 40.3% Partia Demokratike e Kosovës 21.4% Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3% Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2% Koalicioni për Familjen 1.8% dhe

Protestuesit anti-qeveritarë serbë bllokojnë një urë kyçe në Beograd

9 February 2025 at 19:16
Studentët serbë bllokuan të dielën një urë kyçe në Beograd dhe disa rrugë në zona të tjera të vendit ballkanik, 100 ditë nga shembja e çatisë së një stacioni trenash, që shkaktoi vdekjen e 15 njerëzve. Shumë banorë iu bashkuan studentëve në bllokadën 7 orëshe të urës Gazela mbi lumin Sava në kryeqytetin serb. Paralelisht,

Përfundon orari zyrtar i procesit të zgjedhjeve, mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

9 February 2025 at 19:03
Përfundon orari zyrtar i votimit në Kosovë. Ashtu sikur se ishte paralajmëruar, qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00. Qytetarët patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa tani komisionet zgjedhore do të nisin procesin e numërimit të votave. Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të

Begaj pritet me ceremoni festive në Mal të Zi! Ngrihet në Tuz monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skëndërbeu

9 February 2025 at 17:50
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidenti e nisi vizitën e tij dy-ditore në Mal të Zi me komunat shqiptare, Tuzin e Plavë- Gucinë. Begaj u prit në komunat shqiptare me atmosferë vëllazërore dhe ceremoni festive. Në Tuz, ansambli “Besa” e priti Presidentin e Republikës së

“Sot është dita D e demokracisë”- Albin Kurti thirrje qytetarëve të Kosovës: Kush nuk ka dalë ende për të votuar, të shkojë sa më parë

9 February 2025 at 17:34
Kryeministri i Kosovës, i cili kërkon një mandat të dytë në këtë post, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të shkojnë të votojnë, nëse ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre. “Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a

Fotografoi fletën e votimit, qytetarja serbe shoqërohet në Komisariatin e Zveçanit

9 February 2025 at 17:34
Një qytetare e nacionalitetit serb u ndalua nga policia dhe u shoqërua në Komisariatin e Zveçanit për fotografimin e fletëvotimit në një qendër votimi në Zveçan, pjesa veriore e Kosovës. Pas raportimit të ngjarjes nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, ajo u dërgua në stacion policor, edhe pse tha se e ka

“Zgjedhjet në Kosovë, nën hijen e Trump”- Analisti Lubonja: Premtimet elektorale për vendin, të sfumuara nga politikat e jashtme! Partitë politike e kanë të vështirë të…

9 February 2025 at 17:23
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke thënë se po zhvillohen nën hijen e presidentit amerikan Donald Trump. Në studion e lajmeve në News24, Lubonja tha se premtimet për ekonominë dhe vendin janë sfumuar nga politika e jashtme. “Zgjedhjet në Kosovë do të thosha se është nën hijen e zhvillimeve botërore sepse fati

Përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie! Dërgohen te Trauma

9 February 2025 at 15:25
Nga përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie. Punonjësit e policisë janë dërguar në spitalin e Traumës, bën me dije gazetari Igli Çelmeta, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është dëmtuar rëndë. Kujtojmë se në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet

Zgjedhjet parlamentare, KQZ Kosovë: Pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 17.36%

9 February 2025 at 15:18
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton përmes ueb-faqes së tij se pjesëmarrja në zgjedhje, deri më tani, ora 15:00, ka arritur në 17.36 për qind. KQZ-ja pritet të dalë në konferencë për media në 15:30 me të rejat e fundit. Kujtojmë se KQZ ka thënë më herët se procesi është duke u zhvilluar qetë dhe nuk

Ndante në mes Rripin e Gazës, ushtria izraelite tërhiqet nga korridori Netzarim

9 February 2025 at 15:03
Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë disa militantë dhe kishte arrestuar disa të kërkuar në Nur Shams të Bregut Perëndimor, në kuadër të zgjerimit të një operacioni ushtarak në këtë territor. Ndërkohë, zyrtarët izraelitë thanë se forcat e tyre janë tërhequr nga një korridor kyç i Gazës, pjesë e angazhimeve të Izraelit në bazë

FOTOLAJM/ Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit

9 February 2025 at 15:02
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës. Siç shihet në këtë foto fletët e votimit janë vendosur nëpër thasë për tu transportuar. Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe

Derbi nis me sherr, tifozët përplasen në tribuna dhe gjuhen me sende të forta e fishekzjarrë. Ndërhyn policia

9 February 2025 at 13:43
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me një sherr masiv në tribuna mes mbështetësve të të dy skuadrave Në momentin kur tifozët e Tiranës kanë hyrë në tribunën përkatëse të stadiumit “Arena e Demave”, ata u përplasën me mbështetësit e të kuqve, duke u gjuajtur me sende të forta e fishekzjarrë. U ndesh ndërhyrja

“Ardhja e pushuesve të huaj, meritë e Zotit”- Rama i përgjigjet komentuesit: Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër! Jemi vetë ndryshimi

9 February 2025 at 13:40
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesi, i cili shprehet se Shqipëria ka shumë turistë sepse Zoti na ka falur natyrën e bukur, jo për shkak të punëve të qeverisë. Rama e kundërshton duke thënë se Shqipërinë turistike e bëri qeveria e tij me rilindjen urbane dhe me politikë të

Kosova me 4 kandidatë në garë për kryeministër, nga Kurti e Haradinaj tek Abdixhiku dhe Hamza! Ja ftesa e tyre për qytetarët

9 February 2025 at 13:37
Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të vendosin se kush do të udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, votoi në Fakultetin Ekonomik dhe u tha qytetarëve që të votojnë në mënyrë që zëri i tyre

“Është djalë i keq”- Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken

9 February 2025 at 13:23
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara edhe Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit si dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare. “Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës Neë York Post, Trump për Blinken. Vendimi i Trump erdhi vetëm pak
❌