Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

By: user 2
8 May 2025 at 18:22

Në momentin kur administrata e re amerikane ka hedhur poshtë politikisht vendimin e paraardhësve të saj demokratë, për të shpallur “Non Grata” Sali Berishën, duke e konsideruar këtë si një akt politik “që mban peng mardhëniet mes dy vendeve” është mirë të kthejmë filmin pas për të rifreskuar se ç’propagandë të shfrenuar na kanë dëgjuar veshët për plot katër vite.

Lapsi.al ka hapur arkivat që nga dita e 19 majit 2021 kur DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive” dhe për “minim të demokracisë”. Kjo masë që u ndërmor për të fashitur protestën e mundshme opozitare pas zgjedhjeve të  një muaji më parë, duke e ngërthyer PD-në një një sherr të brendëshëm, dyshohej se kishte një inspirim nga Tirana. Vetë Edi Rama e kishtë kërcënuar rivalin e tij në paralemant duke i thënë se shumë shpejt nuk do ta kapërcente më dot Atlantikun.

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në SHBA

Por, në ofensivë për të mbrojtur dokumentin e Anthony Blinken u hodhën një ordhi diplomatësh vartës së tij. Lapsi.al i ka rimarë në mënyrë kronologjike ato më kryesoret.
I ndërgjegjshëm se koha kur po kryhej kjo lëvizje kishte bërë që të ngriheshin dyshimet e para, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer, i cili më pas u largua nga shërbimi si i dyshuar për konflikt interesi me presidentin serb Vuçiç, u mundua ta shfryjë faktorin kohë. “Nuk do t’i kushtoja rëndësi momentit kohor, por ajo që ka rëndësi është serioziteti me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara çështjen e korrupsionit publik. Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumenta që kemi të disponueshme”, tha ai në një intervistë në 20 maj 2021.

Andi Bushati : Si duhet kuptuar qëndrimi i DASH për Non Gratan e Berishës

Kur u mor vesh se Beisha nuk do dorëzohej por do hapte gjyq kundër Blinkenit, presionet mbi Lulzim Bashën u shtuan për ta përjashtuar atë nga PD-ja. Ambasadorja Yuri Kim tha shprehjen e fammshme kërcënuese se kush vazhdon me Non Grata-n “do hajë bar”. Ajo me lehtësinë për të dalë nga kostumi diplomatik dhe për tu treguar më katolike se papa u shndërrua në targetin e Berishës që e cilësonte si “guvernatore të pa emëruar”. Qëndrimeve të saj i doli në krah departamenti i shtetit”.

E bujshme/ Basha përjashton Berishën nga grupi i PD

“Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
E njëjta linjë kokfortë vijoi edhe pasi u pa se Berisha ishte shumicë në partinë e tij pasi mblodhi kunvendin në stadiumin Arena Kombëtare. Presioni amerikan qe që Basha mos e lëshonte partinë. Pas përplasjeve të forta në 8 janar 2022, ndërhyri zv/Ndihmës Sekretariit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar. Ai këmbëngulte se Berisha është i vetmuar. “Unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh”, tha ai për Zërin e Amerikës, ku realiteti mohohej në mënyrë qesharake. Ai shtoi duke kërcënuar mbështetësit e Berishës: “Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente”.

Analiza/ Tre mesazhet e Gabriel Escobar kundër Berishës

Këtë këmbëngulje prej budalla e mishëroi në çdo hap të saj ambasadorja Juri Kim. Pas dorëheqjes së Bashës, ajo njohu Enkeleid Alibeajn si kryetar të një PD-je fallco dhe loboi të mos i jepej nga gjykatat vula dhe sigla shumicës së demokratëve. Ajo nnuk nguroi të ndërhynte kundër konventës së Vienës edhe në garat elektorale, duke bërë thirrje që mos votohej për Non Gratat. “Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë” tha ajo para zgjedhjeve lokale gjatë një vizite në veri të vendit. Atë prill 3 ajo e krahasoi Berishën me një zjarrëvënës që “premton të shuajë zjarret”.

Intervista / Yuri Kim fillon fushatën kundër opozitës

Duke i dalë në mbrojtje ambasadores në Tiranë, po në të njëjtin muaj, Gabriel Escobar deklaroi në Top Story se nuk ka asnjë shanc që Non Grata të hiqet. “Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë”. Me të njëjtën lehtësi që premtonte se Non Grata nuk do të hiqej kurrë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit pohonte edhe se vendimmarrja ndaj Berishës nuk ishte politike. “Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik”, pati deklaruar ai për VOA në 22 tetor 2022.
Por, po të shohësh deklaratën aktuale të Departamentit të shtetit qëndrimi ka ndryshuar 180 gradë. Qasja është krejtësishte e kundërt nga ato që kumtuan Palmer, Kim dhe Escobar në vite.

Të parët thonin se vendimi nuk qe politik, të dytët se qe i tillë. Të parët se kjo bëhej për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, të dytët se kjo ka rrezikuar marëdhëniet e mira mes dy vendeve. Të parët se Non Grata nuk do rishikohet kurrë, të dytët se nuk do lejojnë që gabimet e administratës Biden të vijojnë.

Për ta kuptuar më mirë se ç’histori na u tregua për katër vite ia vlen të riprodhojmë edhe njëherë deklaratën që Departamenti aktual i Shtetit dha së fundi për reporterin e Shtëpisë së Bardhë, Marc Caputo. “Ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”.

©Lapsi.al

The post Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n appeared first on Lapsi.al.

Si duhet kuptuar qëndrimi i Dash për Non Gratan e Berishën

By: user 2
8 May 2025 at 09:03

Lajmi se Sali Berisha mund të udhëtojë lirshëm përtej Atlantikut, i ardhur pothuajse plot katër vite pas shpalljes së tij Non Grata, nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh mbi të. 

Fushata elektorale për 11 majin është në fundin e saj dhe zvenitja e këtij akti, që u stis për të shkallmuar opozitën vendase, zor se ofron kohë për të rikuperuar gjithë dëmin që i është bërë në katër vite. Pra në këtë kuptim ai është i vonuar. 

Së dyti, procesi gjyqësor ndaj tij, i kurdisur nga mashat politike të SPAK, për të justifikuar juridikisht fermanin që fnënshkroi sekretari Blinken, është zhytur në zvarritje diskredituese, dhe të gjitha manovrat që u bënë për ta izoluar tashmë kanë rënë. Pra në këtë kuptim ai është i tejkaluar.

Së treti, përdorimi i sanksionit për ti hequr drejtimin e PD-së dhe për ta fragmentatizuar atë, sipas një strategjie që vijon të aplikohet, ka dështuar prej kohësh, sepse Berisha edhe u rikthye në krye të partisë edhe i bashkoi pjesët e saj të mëdha. Pra në këtë kuptim ai është i pavlerë. 

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në SHBA

Me përjashtim të përkëdheljes së egos së plagosur të një lideri, ambicia kryeore e të cilit duket se është gjurma që kërkon të lërë në histori, lajmi i ardhur nga Uashingtoni nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe as në fatin politik, as në atë juridik të Berishës.

Sikur këto të mos mjaftonin, përmasën e të gjithë asaj që ka ndodhur e redukton më tepër edhe mënyra se si u shpall ky lajm. U gjet metoda e pyetjes së një gazetari në Departamentin e shtetit. 

Sado i njohur në rrethet politike në SHBA, ai nuk mund ta zëvendësojë nxjerrjen e një dekreti zyrtar. Pra, ne ende nuk kemi një heqje, anullim, apo zhbërje të Non Gratës. Në pikën ku gjendemi flitet thjeshtë për një zhvlerësim të saj. Kjo kuptohet lehtë po të kalosh në filigran komunikimin konciz që Departamenti i Shtetit ka pasur me korespondentin për Shtëpinë e Bardhë të agjensisë Axios, Marc Caputo. I instruktuar qartë nga lobuesit ai nuk pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë, se a është hequr sanksioni, por nëse Berishës i lejohet të udhëtojë drejt Amerikës. Përgjigjja që merr është kombinimi i një gjuhe sa perfekte aq edhe të drunjtë diplomatike. Ajo flet për rastet “përjashtuese” kur dikush mund të shkelë në ShBA. Përkthimi popullor është: Non Grata nuk është hequr ende, por ajo nuk ka më vlerë, për sa kohë Berishën, këtej e tutje, nuk e ndalon dot askush të kapërcejë oqeanin.

Pra kemi të bëjmë me një fshirje njolle, por jo me një revansh triumfal. Në këtë dyzim, në këtë akt, as kështu as ashtu, duket se ka ndikuar fuqishëm influenca ende e pa fikur e atyre që e gatuan katër vite më parë Non Gratën. Përpjekjet në Uashington, trysnia e disa mediave të lobuara aty e pse jo dhe lumi i pashtershëm i parave të zeza nga Tirana janë faktorë të ndërthurur që Berishës mos i jepej sadisfaksioni moralo-politik që priste. Shikuar kështu, ajo që ka ndodhur nuk ka ndonjë ndikim kush e di se çfarë mbi të ardhmen e tij të afërt.

 

Por nëse personalisht për Berishën masa është gjysmake, vlera e saj për opinionin publik, për debatin që është zhvilluar furishëm këtej nga anët tona është e pa imagjinueshme.

 

Për katër vite me radhë skena e debatit politiko gazetaresk u nda në dy grupime skajshmërisht antagoniste. Të parët, përbetoheshin për besueshmëri ndaj një Amerike të pagabueshme. Ata i mvishnin asaj deri atribute hyjnore, duke mos i vënë në diskutim fermanët e zyrtarëve të saj më të rëndomtë. Falë një koalicioni ramistësh të pasinqertë dhe opozitarësh të cilët nuk emancipoheshin dot nga hija që u bënte Saliu, mjedisi ynë u infektua nga shumfishimi i broçkullave që lëshonte Eskobari, apo debilllëqeve prej çupëline të vonuar të Yuri Kim-it.

Kundër kësaj furie të sponsorizuar me mjete të mëdha ishte e vështirë të dëgjoheshin pak zëra, në minorancë, që nuk e përtypnîn dot si të mirqenë dogmën se Amerika ka gjithmonë të drejtë, se ajo është e pagabueshme, se vullnetit të alearit të madh strategjik, i duhej shkuar pas me çdo çmim. Në emër të kësaj çmendurie, disa pranuan të silleshin si lshko, nga frika se mos u jepnin të hanin bar, të tjerë u bënë qesharakë, duke mohuar votën, nga frika e pjesmarrjes në kuvende anti amerikane, sistemi i drejtësisë u bë pis, duke i mohuar opozitës reale simbolet e përfaqësimit, ndërsa militantët rilindas forcuan pushtetin autokratik duke u fshehur pas slloganit “nuk bashkëpunojmë me Non Grata-t”.

Deklarata e fundit e Departamentit Amerikan të Shtetit ka një vlerë të jashtëzakonshme se ajo e azgjeson virusin e kësaj dalldie kolektive. Po të lexohet me kujdes ajo i jep tërësisht të drejtë grupimit të dytë, asaj pakice që mbrojti idenë e një sanksioni të padrejtë dhe të lobuar. Ajo i jep fund fabulës së idiotëve të dobishëm të Amerikës së pagabueshme. Aty ka një frazë kyçe, ku akti i Non Grata-s trajtohet si një vendim politik i administratës Biden, që merr peng marëdhëniet shqiptaro- amerikane. Shprehje më e fortë për të kaluar të drejtën tek ata që e kritikuan, apo e përbuzën vendimin e sorosistit Blinken nuk mund të kishte.

Pikërisht për këtë ajo që ka ndodhur ka një rëndësi të veçantë, që e tejkalon rastin vetjak të Berishës, apo debatin se ç’deri në pikë u shpëla ai.

Sfida është shumë më e madhe. Duke dëshmuar se Amerika na sheh në mënyra të ndryshme: në vartësi se cila forcë politike është atje në fuqi, në funksion të preferencave apo interesave të momentit, qëndrimi i mbajtur së fundmi, e relativizon në mënyrë të skajshme peshën që ne i japim fermaneve që na vijnë nga Uashingtoni. Vetëm budallenjtë mund të përdorin këtej e tutje argumentin “e ka thënë Amerika”, kur vetë kjo e fundit ka hedhur poshtë në mënyrë drastike vendimin e marrë para katër vitesh, të clin sot e quan si shkatrimtar në mardhëniet me shqiptarët.

Pra këtej e tutje, për të gjykuar Sali Berishën, ne nuk kemi nevojë të ndikohen as nga Blinken, madje as nga Rubio. Të dy mund ta kenë mirë, apo gabim. Por askush nuk ka monopolin e të vërtets absolute. Për ne, Berisha është ai që njohim vetë. Ai i përmbysjes së komunizmit në ‘92, por edhe ai rrëzimit të piramidave të ‘97; ai i heqjes së vizave e i antarësimit në NATO, por edhe ai i 21 janarit. Memoria kolektive për të as imagjinohet dot se mund të përcaktohet nga një dekret momental i një burokrati amerikan.

Për analogji, e njëjta gjë do të vlente edhe nëse, psh Edi Rama, do të përfshihej në një vorbull të ngjashme nesër. Ai nuk do duhej të qe më pak i adhuruar për tifozët e tij të sotëm, nëse përtej oqeanit e sankskonojnë për McGonigalin. Ai nuk do duhej të bëhej as më i zi, për ata që e kritikojnë, nëse Amerika ndryshon qëndrim kur të bjerë nga pushteti.

Asjnë ferman zyrtarësh kalimtarë nuk mund të ketë fuqi ndikuese mbi historinë që ka përjetuar mbi shpinën e tij një popull.

Dhe ky është lajmi i madh i zhvlerësimit që administrata Trump i bëri vendimit të paraardhëses për Non Grat-ën. Ajo e relativizoi edhe më tepër fuqinë hyjnore që disa u rekën ti veshin “aleatit tonë të madh”. Këtej e tutje, dekrete si ai i Blinkenit nuk mund ti shiten me shqiptarëve ashtu si pasqyrat indianëve.

©Lapsi.al

The post Si duhet kuptuar qëndrimi i Dash për Non Gratan e Berishën appeared first on Lapsi.al.

Berisha i përgjigjet Ramës: Blinken është non-grata në vendin e tij

15 April 2025 at 14:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratës ironizuese të kryeministrit Edi Rama, se ‘nuk mund të kalojë oqeanin se është non grata’.

Berisha e krahasoi veten me presidentin amerikan, Donald Trump, sa i takon daljeve para mediave dhe gazetarëve, ndërsa foli më pas për Antony Blinken, i cili mbante postin e sekretarit amerikan të shtetit kur u kryedemokrati u shpall ‘non grata’.

Sali Berisha tha se tani “Blinken është non grata në vendin e tij”.

Berisha ka theksuar se çdo politikan, përfshirë Ramën, ka një detyrim elementar ndaj qytetarëve për t’u paraqitur dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai ka cituar presidentin amerikan, Donald Trump, për të shpjeguar se si një lider duhet të jetë i hapur dhe i gatshëm të komunikojë me mediat.

“Unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptarë të paraqitemi para gazetarëve.

Pardje lexova një artikull, presidenti Donald Trump ishte paraqitur para gazetarëve dhe kishte komunikuar me gazetarët, në këtë hark kohor nga 20 janari gjer tani, 20 herë më shumë se pasardhësi i tij në 4 vite. E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparencë, anti-media, nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.

Për sa i përket asaj që tha ai, unë them dy fjalë, se Antony Blinken sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them gjithashtu se në qoftë se Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo i papaguar, nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien. Ai skandal nuk mbyllet kurrë”, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha.

Gjithashtu, këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e cilësoi një turp kombëtar ‘non gratën’ e Sali Berishës nga SHBA, konkretisht:

“Non grata-n e kam konsideruar turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur do kishte qenë 100 herë më mirë, për të gjithë bashkë. Por kjo historia që do hiqej në janar, shkurt, mars e prill, ta shohim. Mos më qani hallin mua”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha i përgjigjet Ramës: Blinken është non-grata në vendin e tij appeared first on Euronews Albania.

Berisha i përgjigjet Ramës: Antony Blinken është sot non-grata në vendin e tij, skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë

By: V K
15 April 2025 at 14:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë rubrikës “Sy m’sy” ironizoi heqjen e non gratës nga SHBA.

Berisha tha se nëse vizita në Shqipëri e ish-Sekretarit Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë për të mbyllur skandalet e Charls McGonigal, atëherë “kazani po zien”.

Berisha: Tani, që të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu të ndryrë, që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike që unë t’i përgjigjem atij.

Sepse unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptarë të paraqitemi para gazetarëve.

Pardje lexova një artikull, presidenti Donald Trump, ishte paraqitur para gazetarëve dhe kishte komunikuar me gazetarët, në këtë hark kohor nga 20 janari gjer tani, 20 herë më shumë se pasardhësi i tij në 4 vite.

E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparencë, anti-media, nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.

Për sa i përket asaj që tha ai, unë them dy fjalë, se Antony Blinken, sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane.

I them gjithashtu se në qoftë se Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo i papaguar, nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien.

Ai skandal nuk mbyllet kurrë. Kjo është përgjigja ime për sa tha.

The post Berisha i përgjigjet Ramës: Antony Blinken është sot non-grata në vendin e tij, skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë appeared first on Albeu.com.

Ish-sekretari Blinken nuk po hetohet për anullimin e zgjedhjeve rumune

21 March 2025 at 08:45

Pretendimi: Ish-sekretari amerikan Blinken po hetohet për anulimin e zgjedhjeve në Rumani

Verdikti: E paprovuar

Në postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendohet se ish-sekretari amerikan, Antony Blinken po hetohet nga ShBA për ndërhyrje në anulimin e zgjedhjeve në Rumani.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Për këtë informacion, përdoruesit e rrjeteve sociale i referohen një publikimi nga një faqe e quajtur “Daily Romania”. Në lidhje me këtë informacion të shpërndarë, ne fillmisht bëmë një kërkim në mediat ndërkombëtare, por nuk gjetëm asnjë të dhënë mbi pretendimet se kishte nisur një hetim ndaj Blinken.

Faqja që e ka shpërndarë këtë informacion në rrjetin X nuk është gjë tjetër veçse një profil nacionalist rumun. Në profilin e saj në X, shihet se “Daily Romania” ka më shumë se 111 mijë ndjekës.

Në të njëjtën linjë fajësimi të ndërhyrjes së huaj, janë ndarë ditët e fundit postime se garimi i kandidatit të ekstremit të djathtë Calin Georgescu u ndalua nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, ishte autoriteti qendror zgjedhor i Rumanisë që, më 9 mars 2025, mori vendimin për të ndaluar rikandidimin e Georgescu në zgjedhjet e majit. Autoriteti, i cili përfshin, pesë gjyqtarë dhe përfaqësues të grupeve politike në parlamentin e Rumanisë, votoi 10-4 në favor të ndalimit. 

Dokumentet e deklasifikuara nga Këshilli i Sigurisë i Romanisë më 4 dhjetor tregojnë se vendi ishte objekt i një “veprimi agresiv hibrid rus” gjatë fushatave të fundit zgjedhore, përfshirë fitoren befasuese të një kandidati të ekstremit të djathtë pro-rus.

Këshilli Suprem i Mbrojtjes Kombëtare deklasifikoi dokumentet, duke thënë se ato tregonin se Rumania ishte objekt i veprimeve të ndryshme të koordinuara në periudhën para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor, të fituara nga Calin Georgescu.

Ishte raportuar më parë se TikTok-u u përdor për të gjeneruar mbështetje për Georgescun dhe për ta lidhur atë me një audiencë rumune prej miliona njerëzish. Por dokumentet e deklasifikuara tregojnë se shërbimi i inteligjencës së Romanisë beson se Georgescu u promovua masivisht në TikTok me mbështetje nga Rusia përmes disa metodash, duke përfshirë llogari të koordinuara, algoritme për të rritur praninë e tij në platformë dhe promovim të paguar.

The post Ish-sekretari Blinken nuk po hetohet për anullimin e zgjedhjeve rumune appeared first on Faktoje.al.

LaCivita, shpresa e vetme e Berishës/ “Ka ringritur opozitën”. Doktorit nuk i del inati me Blinken

2 March 2025 at 19:26

Përpara militantëve në Milano, Sali Berisha u shfaq entuziast për bashkëpunimin me LaCivita, pasi kryefushatisti i marrë me qera do e ndihmojë atë për të zbatuar projektin për Shqipërinë Madhështore.

Edhe pse për ta arritur këtë, kryedemokrati duhet të fitojë zgjedhjet, në të cilat po hyn me lista të pastruara nga të pabindurit dhe me aleatin e tij, Ilir Meta ne qeli.

“LaCivita e ka deklaruar qartë: ai ka ardhur për të mbështetur projektin tonë për Shqipërinë Madhështore! Programi ynë është gati dhe do të nisë me një paketë emergjence që do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme brenda tre muajve. Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria e krenarisë sonë. Shqipëria nuk mund të jetë kurrë madhështore pa ‘Made in Albania’. Shqipëria madhështore do të jetë ‘Made in Albania’. ka thënë Berisha.

Edhe pse teza që LaCivita do e ndihmoje ne heqjen e non gratës ka rënë, Berisha ende nuk e ka treguar shifrën sesa e ka paguar kryfushatistin e Trump, të cilin e prezanton jo vetëm si njeriun që ka ringritur opozitën por edhe si personin që po rrit mbështetjen ndërkombëtare për Sali Berishën. Ndërsa nuk i del inati as me Antony Blinken, i cili e shpalli nongrata për korrupsion dhe minim të demokracisë.

“Antony Blinken, njeriu që nën diktatin e Xhorxh Sorosit mori përsipër të shkatërrojë opozitën për hir të Edi Ramës. T’iu thosha shqiptarëve se, Antony Blinken do të shpallet non grata në vendin e tij, kush do ta besonte? Sot, siç e dini, nuk i lejohet të futet në asnjë ndërtesë federale të SHBA-ve”, tha kreu i PD.

Trump i hoqi Blinken aksesin e informacioneve të klasifikuara, Berisha: ‘Kukull’ e Soros

By: Ardit
9 February 2025 at 15:00

Kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar sot gjatë takimit në Romë ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non grata. Gjatë fjalës së tij me emigrantët në Itali teksa foli për fitoren e Donald Trump, Berisha tha se presidenti i SHBA-ve, i ndaloi Blinkenit të futet në ndërtesat […]

The post Trump i hoqi Blinken aksesin e informacioneve të klasifikuara, Berisha: ‘Kukull’ e Soros appeared first on BoldNews.al.

Donald Trump i heq Blinkenit të drejtën për akses në informacione sekrete: Është djalë i keq

By: E.K
9 February 2025 at 15:54

Presidenti amerikan Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara edhe Antony Blinken, ish-Sekretarit të Shtetit. “Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës New York Post, Trump për Blinken. Të njëjtin vendim kreu i Shtëpsië së Bardhë mori edhe për ish-Presidentin Biden. Në këtë […]

The post Donald Trump i heq Blinkenit të drejtën për akses në informacione sekrete: Është djalë i keq appeared first on FaxWeb.

Trump i heq Blinken aksesin në informacionet e klasifikuara: Është djalë i keq

By: Ardit
9 February 2025 at 13:35

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara edhe Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit si dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare. “Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës Neë York Post, Trump për Blinken. Vendimi i Trump erdhi vetëm pak […]

The post Trump i heq Blinken aksesin në informacionet e klasifikuara: Është djalë i keq appeared first on BoldNews.al.

“Është djalë i keq”- Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken

9 February 2025 at 13:23
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara edhe Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit si dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare. “Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës Neë York Post, Trump për Blinken. Vendimi i Trump erdhi vetëm pak

Trump i ndërpret Antony Blinken aksesin në informacionet sekrete

By: A M
9 February 2025 at 11:04

Presidenti Donald Trump ka hequr lejet e sigurisë për Antony Blinken, ish-sekretarin e shtetit dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi erdhi një ditë pasi Trump tha se kishte hequr lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden, duke i ndaluar informimin e përditshëm të informacioneve të inteligjencës, shkruan Reuters.

Trump revokoi gjithashtu lejet e sigurisë për zëvendësprokuroren e përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë për sulmet të 6 janarit 2021 nga mbështetësit e Trump në Kapitolin e SHBA, thanë zyrtarët të shtunën.

Ata thanë se Trump hoqi gjithashtu lejet e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg, të cilët të dy drejtuan çështje kundër Trump.

Ish-presidentët e SHBA-së kanë marrë tradicionalisht informime të inteligjencës në mënyrë që të mund të këshillojnë presidentët aktualë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

Në vitin 2021, Biden revokoi lejen e sigurisë për Trump, i cili në atë kohë ishte ish-president.

Prapaskenat e ‘non gratës’ së Berishës/ Si e ndihmoi Biden narko-shtetin e Sorosit në Shqipëri

By: Oldi
31 January 2025 at 13:48

Sali Berisha është kampioni karizmatik i opozitës konservatore të Shqipërisë ndaj një elite të plakur që mban pushtetin. Ish-presidenti Joe Biden, ndërsa ishte ende në detyrë, u përpoq ta dënonte me burg për pjesën e mbetur të jetës së tij natyrore. Biden u ndihmua nga prokurorët ideologjikë të krahut të majtë të financuar nga miliarderi […]

The post Prapaskenat e ‘non gratës’ së Berishës/ Si e ndihmoi Biden narko-shtetin e Sorosit në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Historia nuk do ti harrojë dështimet e Antony Blinken

By: Oldi
20 January 2025 at 21:40

Nga Vudi Xhymshiti  Mandati i Antony Blinken si Sekretar i Shtetit padyshim që do të zbresë si një nga më të diskutueshëm dhe moralisht më të diskutueshëm në historinë moderne të SHBA. Ditët e tij të fundit në detyrë, të shënuara me largimin me forcë të gazetarëve të pavarur nga një konferencë shtypi, janë emblematike […]

The post Historia nuk do ti harrojë dështimet e Antony Blinken appeared first on BoldNews.al.

Trump merr sot detyrën, Berisha: Do kërkoj heqjen e ‘non grata’-s! Blinken më bëri ‘grusht shteti’

By: Ela
20 January 2025 at 13:42

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar nga selia blu ceremonitë që po zhvillohen në SHBA për betimin e presidentit të ardhshëm, Donald Trump. Berisha tha se fitorja e Trump ishte një mrekulli për njerëzimin dhe shtoi se do të kërkojë nga administrata e re amerikane, heqjen e ‘non gratës’. Sipas tij, vendimi i Sekretarit të Shtetit, […]

The post Trump merr sot detyrën, Berisha: Do kërkoj heqjen e ‘non grata’-s! Blinken më bëri ‘grusht shteti’ appeared first on BoldNews.al.

Izraeli vonon miratimin e armëpushimit, Blinken: Proces normal në një negociatë të vështirë

By: M C
16 January 2025 at 20:01

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka komentuar mbi vonesën e Izraelit për të miratuar armëpushimin e arritur një ditë më parë. Ai u shpreh i bindur se marrëveshja për ndalimin e luftimeve dhe lirimin e pengjeve do të hyjë në fuqi të dielën, pavarësisht vonesave në votimin e kabinetit izraelit, raportoi CNN.

“Në një proces kaq kompleks dhe të ndërlikuar, është e pritshme që të ketë pengesa të minutës së fundit. Ne po punojmë për t’i kapërcyer ato,” deklaroi Blinken në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, si dhe me zyrtarë nga Katari, duke theksuar se është optimist për ecurinë e marrëveshjes dhe zbatimin e saj të dielën.

Ndërkohë, Izraeli ka shtyrë votimin për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve, duke akuzuar Hamasin se po refuzon disa elemente të marrëveshjes.

The post Izraeli vonon miratimin e armëpushimit, Blinken: Proces normal në një negociatë të vështirë appeared first on Albeu.com.

Blinken: Armëpushimi në Gaza mund të ishte arritur më herët

16 January 2025 at 19:47

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken ka deklaruar se marrëveshja e armëpushimit në Rripin e Gazës mund të ishte arritur më herët.

“A duhej të kishte ndodhur muaj më parë? Po. A mund të kishte ndodhur muaj më parë? Po”, tha Blinken duke folur për CNN në përgjigje të një pyetje “nëse marrëveshje do të ishte arritur më herët, mund të kishte shpëtuar shumë jetë”.

Blinken tha se Izraeli dhe Hamasi kanë marrë vendime që e komplikuan situatën, por theksoi se “kryesisht ka qenë Hamasi”, të cilën siç tha ai, ka refuzuar të angazhohet muajve të fundit.

Pavarësisht sfidave, Blinken konfirmoi se SHBA-ja arriti të menaxhojë nxitjen e procesit përpara dhe që tani është “në prag” të një marrëveshjeje.

Dje, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, njoftoi se përpjekjet ndërmjetësuese nga Doha, Kajro dhe Washingtoni rezultuan në një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit.

Izraeli vonon aprovimin e armëpushimit, Blinken e justifikon: Negociatë kaq sfiduese!

By: user 5
16 January 2025 at 19:27

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pasi Izraeli ka vonuar votimin e armëpushimit të arritur ditën e djeshme.

Antony Blinken tha se ai është “i sigurt” dhe pret që armëpushimi e marrëveshja e pengjeve të hyjnë në fuqi të dielën, pavarësisht vonesës së votimit në kabinetin izraelit për marrëveshjen, sipas CNN.

“Shiko, nuk është për t’u habitur që në një negociatë që ka qenë kaq sfiduese dhe kaq e ngarkuar, mund të kemi ngecje në fund. Ne po mundohemi t’i shmangim këto ngecje”, tha Antony Blinken në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

“Unë kam qenë në telefon në një mënyrë apo tjetër gjatë gjithë mëngjesit me përgjegjësin tonë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, me miqtë tanë nga Katari, dhe kam shumë besim se kjo çështje po përparon dhe ne do të shohim fillimin e zbatimit, të marrëveshjes të dielën”, shtoi Blinken.

Izraeli të enjten në mëngjes vonoi votimin në kabinet mbi armëpushimin e Gazës dhe marrëveshjen e pengjeve, duke fajësuar Hamasin për refuzimin e pjesëve të marrëveshjes.

The post Izraeli vonon aprovimin e armëpushimit, Blinken e justifikon: Negociatë kaq sfiduese! appeared first on Lapsi.al.

Blinken optimist për armëpushimin në Gaza: Do të hyjë në fuqi të dielën

16 January 2025 at 19:20
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u shpreh optimist sot se një armëpushim i rënë dakord mes Izraelit dhe Hamasit do të hyjë në fuqi të dielën siç ishte planifikuar, pavarësisht problemeve të minutës së fundit. Në konferencën e tij të fundit për shtyp si sekretar shteti i SHBA-së, Blinken tha se kishte zhvilluar bisedime

SHBA – Blinken: Armëpushimi në Gaza mund të ishte arritur më herët

16 January 2025 at 18:11

UASHINTON, 16 janar /ATSH-AA/ – Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka deklaruar se marrëveshja e armëpushimit në Rripin e Gazës mund të ishte arritur më herët.

“A duhej të kishte ndodhur muaj më parë? Po. A mund të kishte ndodhur muaj më parë? Po”, tha Blinken duke folur për CNN në përgjigje të një pyetje “nëse marrëveshje do të ishte arritur më herët, mund të kishte shpëtuar shumë jetë”.

Blinken tha se Izraeli dhe Hamasi kanë marrë vendime që e komplikuan situatën, por theksoi se “kryesisht ka qenë Hamasi”, të cilën siç tha ai, ka refuzuar të angazhohet muajve të fundit.

Pavarësisht sfidave, Blinken konfirmoi se SHBA-ja arriti të menaxhojë nxitjen e procesit përpara dhe që tani është “në prag” të një marrëveshjeje.

Dje, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, njoftoi se përpjekjet ndërmjetësuese nga Doha, Kajro dhe Washingtoni rezultuan në një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit.

Marrëveshja, e cila pritet të zbatohet në tre faza duke filluar nga e diela, dje u miratua nga Hamasi. Ajo përfshin lirimin e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës dhe të burgosurve palestinezë, si dhe zbatimin e një armëpushimi në Gaza.

Sot, Izraeli vonoi një votim të kabinetit, duke pretenduar se Hamasi refuzoi disa pjesë të marrëveshjes.

– “Nëse Netanyahu ndal këtë marrëveshje, ai do të përballet me Trumpin”

Presidenti i Iniciativës Kombëtare Palestineze, Mustafa Barghouti, gjithashtu duke folur për CNN, tha se ai beson se armëpushimi do të ndodhë, por nuk e nënvlerësoi mundësinë e “silurimit të marrëveshjes” nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, siç ka bërë katër herë më parë.

“Por këtë herë ai e di shumë mirë se nëse ai dëshiron të ndal këtë marrëveshje, ai do të përballet me Trumpin”, tha Barghouti.

Ai kritikoi kryeministrin izraelit për vonesën e një marrëveshje të tillë vitin e kaluar, për të cilën Barghouti beson se do të kishte shpëtuar shumë jetë.

“Gjëja e trishtueshme është se ne mund ta kishim pasur këtë marrëveshje më 3 korrik të vitit të kaluar”, tha ai, duke shtuar se nëse do të ishte arritur atëherë, “të paktën 10 mijë jetë palestinezësh” mund të ishin kursyer.

Barghouti e konsideron përgjegjës për vonesën personalisht kryeministrin Netanyahu, duke theksuar se jo vetëm që rezultoi në vdekjen e mijëra palestinezëve, por gjithashtu kontribuoi në humbjen e shumë jetëve izraelite, përfshirë disa të burgosurve izraelitë, e gjitha “si pasojë e bombardimeve izraelite”.    /os/

The post SHBA – Blinken: Armëpushimi në Gaza mund të ishte arritur më herët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Blinken propozon OKB-në për të stabilizuar Gazën e pasluftës

15 January 2025 at 15:20

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-AFP/- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken propozoi dje forcat ndërkombëtare të sigurisë dhe udhëheqjen e përkohshme të OKB-së për të stabilizuar Gazën e pasluftës.

Me mbylljen e bisedimeve në Katar për një armëpushim ndaj luftës shkatërruese 15-mujore dhe disa ditë përpara se të largohej nga detyra – Blinken paraqiti udhërrëfyesin e tij të shumëpritur për Gazën e pasluftës – dhe paralajmëroi se kjo kërkonte që Izraeli të pranonte një rrugë drejt një shteti palestinez.

Blinken pranoi dyshimet e Izraelit – ku kryeministri Benjamin Netanyahu drejton një qeveri të ekstremit të djathtë dhe pret një mbështetje edhe më të fortë nga SHBA-ja nën drejtimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump – dhe u lut për një qasje të re.

“Pa një alternativë të qartë, një plan pas konfliktit dhe një horizont politik të besueshëm për palestinezët, Hamasi apo diçka po aq e rrezikshme do të zgjohet sërish”, tha Blinken në Këshillin Atlantik në Uashington.

“Ne vlerësojmë se Hamasi ka rekrutuar po aq militantë të rinj sa dhe ka humbur”, shtoi ai.

“Kjo është një recetë për një kryengritje të qëndrueshme dhe luftë të përhershme”, tha Blinken.

Në përputhje me thirrjet e tij që nga fillimi i luftës, Blinken tha se Gaza duhet të jetë nën kontrollin e Autoritetit Palestinez – i cili tani ruan një kontroll të lëkundur dhe të pjesshëm në Bregun Perëndimor dhe është minuar vazhdimisht nga Izraeli.

Duke pranuar kufizimet e Autoritetit Palestinez, Blinken tha se një numër i padeklaruar vendesh kanë ofruar të dërgojnë trupa dhe policë në Gazën e pasluftës.

Ai tha se misioni i përkohshëm i sigurisë do të përfshinte si forcat e huaja ashtu edhe personelin palestinez të verifikuar.

Autoriteti Palestinez do të koordinohet me Izraelin dhe pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar, të cilit do t’i kërkohet të sigurojë fonde.

“Një zyrtar i lartë i OKB-së do të mbikëqyrë përpjekjen, e cila do të përfshihet nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Blinken.

“Administrata e përkohshme do të përfshijë përfaqësues palestinezë nga Gaza – të përzgjedhur pas konsultimit kuptimplotë – dhe do t’ia dorëzojë kontrollin e plotë Autoritetit Palestinez sapo të jetë e mundur”, tha Blinken. //a.i/

The post SHBA – Blinken propozon OKB-në për të stabilizuar Gazën e pasluftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌