Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Albeu

E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat

By: M C
13 July 2025 at 19:47

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Golem ku në vendin e quajtur “Manhatan” janë përplasur dy motorë ujë.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:36 ku 25-vjeçari me ininciale S.D, duke drejtuar një motor uji është përplasur në det me një tjetër motor uji i cili drejtohej nga 31-vjeçari me ininciale P.B, banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 25-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë,(zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

The post E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat appeared first on Albeu.com.

Murrizi “lëshon gojën” për Yuri Kim: Fundërrinë e pështirë, erdhi Shqipëri me thonj të pa prerë e pa dhëmbë!

By: M C
13 July 2025 at 19:12

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila një ditë më parë protestoi para ambienteve të DASH pas vendimit për shkarkimin e saj.

Në një postim në rrjetet social, Murrzi duke mos kursyer aspak epitetet ofenduese ndaj Kim, e ka akuzuar këtë të fundit për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë dhe për ndikim politik gjatë procesit të vettingut.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në Shqipëri, ish-ambasadoria ka ushtruar ndikim mbi institucionet e vettingut për të larguar nga detyra rreth 500 gjyqtarë dhe prokurorë, për motive që ai i cilëson si politike dhe personale.

“Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtësia”, shkruan Murrizi, teksa më tej vijon akuzat për Kim duke thënë se gjatë qëndrimit në Shqipëri ajo heshti përballë aferave korruptive të qeverisë shqiptare, duke u parë palë me pushtetin në këmbim të interesave personale dhe ekonomike.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtesia

Kjo moster qe jepte porosi llumhaneve te vetingut qe te shkarkonin magjistrat e juriste per arsye krahinore, politike dhe preferenca personale te kesaj palaçoje ambasadore

Kjo funderrine e peshtire qe erdhi pa lar e pa dhembe ne goj, me thonj te pa prer e me nje kostum doku ushtarak e iku e zhytur ne llumin e korrupsionit te qeveris Shqiptare pa folur asnje fjale per tufen e hajduteve qe zgerdhihej neper tavolina per darka e dreka

Jam shum krenar qe e kam kundershtuar ball per ball ne qershor 2020 e jam tallur publikisht me kete moster debile ordinere dhe nje kokerr hajduteje e peshtire

Qelbesira te ketij lloji ndikuan jo pak ne ngritjen e urrejtjes ndaj administrates Amerikane jo vetem ne Shqiperi por kudo

Çdo Shtet ka qelbaniket e tij

Kjo ishte nje nga minjera qelbanik te administrates Amerikane gjate Presidences se felliqesirave te sorrosit qe formalisht kishin Bidenin President

Edhe e ngarkuara me pune si perfaqesuese e SHBA sot ne Ambasade e filloi me te njenjtin stil detyren por qe pas fitores se Presidentit TRUMP u dhjaks rruges e frenoi shume sa qe dogji ferrotat e tani vjen verdalle pa “ frena” derisa te ndaloj nga “ perplasja” but but ne nje bordure trotuari ose mullar byku

Prej 10 vitesh fatkeqesish ne Shqiperi ka patur plehra ambasador jo vetem nga USA por edhe nga BE, KE, OSBE, dhe disa vende antare te NATOS dhe BE qe kane heshtur ndaj nje qeverisje bastarde nga nje tuf qelbanikesh hajdute sepse kane ngrohur xhepat dhe jane bere pale me qeverin per nje grusht parash te ndyra.

The post Murrizi “lëshon gojën” për Yuri Kim: Fundërrinë e pështirë, erdhi Shqipëri me thonj të pa prerë e pa dhëmbë! appeared first on Albeu.com.

Elbasani nuk gjen qetësi/ Pas zjarrit në landfillin e mbetjeve, flakët “pushtojnë” kodrat e Karinës, përhapen deri në Peqin

By: M C
13 July 2025 at 18:44

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të diele kodrat në zonën e Karinës. Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e erës flakët janë përhapur deri në territorin e Peqinit dhe në Sinaballaj në bashkinë e Rrogozhinës.

Forcat e zjarrfikësve kanë shkuar me urgjencë ndërkohë që prej orësh po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që thuhet se në krah të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës të cilët po punojnë të gjithë së bashku me qëllim fikjen e zjarrit.

Gjithashtu, në operacion janë angazhuar dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe të ushtrisë, të cilët po ndihmojnë nga ajri në përpjekjet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

The post Elbasani nuk gjen qetësi/ Pas zjarrit në landfillin e mbetjeve, flakët “pushtojnë” kodrat e Karinës, përhapen deri në Peqin appeared first on Albeu.com.

Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Ja si ndodhi refuzimi

By: M C
13 July 2025 at 18:18

Kur Egli mbrëmë puthi bluzën me fytyrën e Gjestit në koncert, shumë e panë si një moment romantik. Por për opinionistin Anaid Kaloti, kjo ishte një skenë e sajuar dhe një përpjekje e fundit për të rikthyer famën e humbur.

Përmes një postimi të gjatë dhe simbolik me titullin “Kur ra fama”, Kaloti rrëfen një episod që, sipas tij, ndodhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ku ai u takua me Eglin dhe Gjestin në një hotel luksoz. “Plaku” në fabul, që i referohet vetes, i kishte dhënë një këshillë çiftit:
“Duhet ta ruani këtë gjë para publikut… që ju besuan dhe ju deshën bashkë!”

Ai tregon se Egli ka qenë e gatshme të vazhdonte lidhjen: “Egli ishte dakort”, – shkruan Anaidi, ndërsa për Gjestin thotë:
“Kingi ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që ‘goca ti hynte thellit’, duke vazhduar lojën sikur kishte më shumë hallin e kësaj se të asaj tjetrës.”

Për më tepër, ai zbërthen mënyrën se si Gjestit, sipas tij, nuk i interesonte më aspak Egli: “Ai nuk e donte atë dhe e shihte si një leckë këpucësh të përdorur disa herë… sa vjen moment që ke nevojë ta kapësh për të fshirë këpucët sërish, se të bëhen gishtat pis.”

Ironia e tij vazhdon edhe më tej, duke nënvizuar përpjekjet e kota për të rikthyer vëmendjen:

“CA TË BËJMË, CA TË BËJMË!!! Provojmë njëherë bëjmë si zemërmirë, takohemi te sëmurët nëpër koncerte, bëjmë si njerëz të drejtë të Zotit! Nuk ecë!”

Pika kulmore e reagimit është kur Anaidi përshkruan momentin e skenës së fundit, që u bë virale:
“Moren të dy nga një bluzë me fytyrat e njëri-tjetrit, e puthën bluzën në skenë para publikut, për të gënjyer kësaj here jo vetëm publikun por edhe veten… QESHARAKE! Asnje nuk reagoi, askush nuk i besoi, as ata vetë që puthën rreckën që dje fshinë këmbët!”

Dhe përmbyllja e tij është një metaforë për ata që e shijojnë famën përkohësisht: “Sa më lart të ngjitesh, aq më të vështirë do e kesh të ngrihesh kur të biesh poshtë.”

Një reagim i drejtëpërdrejtë dhe i mbushur me thumbime, që hedh dritë mbi një raport të brishtë, një dashuri të pambaruar dhe një famë që, sipas Anaidit, po përpiqet të mbahet me fije pambuku.

The post Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Ja si ndodhi refuzimi appeared first on Albeu.com.

“Më është dukur si Serbia në Kosovë!” Paralajmëron dukagjinsi: Do thërras diasporën në protesta, janë gati të vijnë

By: M C
13 July 2025 at 17:55

Të ulur këmbëkryq para Kishës të Thethit, Kuvendi i Burrave u mblodh këtë të diel ashtu si dhe dikur, për t’i kërkuar shtetit që të ndalojë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Një zëri ata kanë kërkuar një rrugëzgjidhje dhe që qeveria t’u japë mundësinë për legalizimin e bizneseve të tyre, si pjesë e paketës për zhvillimin e turizmi malor. Ata kërkojnë më shumë informacion dhe mundësi për të marrë pjesë në këtë iniciativë.

Zef Valadaj, një banor i Dukagjinit, i bëri thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojë më me shembjen. Për mediat ai tha se kur pa terrorin në Theth iu duk si serbi në Kosovë, ndërkohë që paralajmëroi se nëse qeveria nuk ndalon aksionin atëhere të do të thërrasë diasporën në protesta.

“Unë nuk kam kërkuar për t’u përplasur me shtetin. Të bashkëbisedojmë, , e jo të bëhet një gjë e tillë. E kujt ia rrëzojmë shtëpinë vëllaut.

Në Dukagjin e jo në Dukagjin, por unë kam nga katër anët e Shqipërisë. Edhe në Kosovë, edhe në Bruksel, ton diaspora. Më kanë bërë mesazhe dhe më thanë jemi gati me ardh. Unë popullin tim do të mbroj, me të drejtë, nuk e kam fjalën mos me zbatu ligjin. Do t’i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore. Atij kryetarit të bashkisë. E kujt ia shembe shtëpiat o Benet Beci, vëllaut. Kurrë nuk është dashur me e bo një gjë të tillë.

Nëse nuk i largoni. Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t’i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo. Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin”, tha ai.

The post “Më është dukur si Serbia në Kosovë!” Paralajmëron dukagjinsi: Do thërras diasporën në protesta, janë gati të vijnë appeared first on Albeu.com.

Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët

By: M C
13 July 2025 at 17:41

Një aksident rrugor ka ndodhu pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin.

Blutë bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe të plagosur kanë ngelur dy drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu mësohet se ata janë dërguar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

The post Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët appeared first on Albeu.com.

“Gabimi teknik” i izraelitëve u merr jetën qytetarëve të pafajshëm/ Vriten 6 fëmijë palestinezë teksa po prisnin të mbushin ujë

By: M C
13 July 2025 at 17:15

Këtë të diel gjashtë fëmijë dhe katër të persona të rritur kanë persona kanë humbur jetën nga një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin kontejnerët e ujit në Gazën qendrore.

Bëhet me dije se trupat e tyre janë dërguar në Spitalin al-Awda të Nuseirat, aty ku dhe më herët u trajtuan edhe 16 persona të plagosur, mes tyre edhe 7 fëmijë.

Mediat e huaja raportojnë se një dron qëlloi drejt një turme që mbante radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Ushtria izraelite tha se kishte pasur një “gabim teknik” me një sulm që synonte një “terrorist” të Xhihadit Islamik, por fatkeqësisht droni qëlloi vendin ku dhe qytetarët e pafajshëm ishin duke pritur në radhë për të mbushur ujë.

Një nga zëdhënësit e Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës theksoi se 19 palestinez të tjerë kishin ndërruar jetë ditën e sotme nga tre sulme të tjera ku banesat e tyre në zonën e Gazës u bombarduan.

Ditën e premte zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut u shpreh se deri më tani ishin regjistrua 789 vrasje të lidhura me ndihmë humanitare.

The post “Gabimi teknik” i izraelitëve u merr jetën qytetarëve të pafajshëm/ Vriten 6 fëmijë palestinezë teksa po prisnin të mbushin ujë appeared first on Albeu.com.

Shehaj: Ajo që po ndodh në Theth si “pika e vogël” e Kumbaros në jug

By: M C
13 July 2025 at 17:06

Agron Shehaj, deputet dhe kryetar i partisë “Mundësia”, reagoi për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, duke u shprehur se ajo që ndodhi atje ishte e njëjtë me atë “pikën e vogël” që ministrja e Turizmit Kumbaro tregonte për një investim në bregdetin e Jugut. Sipas Shehajt Rama ka një plan për Thethin që nuk ka lidhje me banorët, por me miqtë e ngushtë të kryeministrit.

Reagimi

Ajo që po ndodh në Theth nuk ndryshon shumë nga ajo që ka ndodhur në jug të Shqipërisë në vitet e fundit. Thethi po ndjek të njëjtin model si “pika e vogël” e Mirela Kumbaros. E kujtoni “pikën e vogël”? Aty ndërtuan me letra disa metra katrorë, dhe çdo metër katror u shumëfishua me 4 apo 5 mijë euro. Sot, ajo “pikë e vogël” vlen mbi 100 milionë euro.

Thethi, i tëri, mund të vlejë 200, 500 apo edhe mbi 1 miliard euro. Por problemi i madh është se pronarët e tokave në Theth, banorët e zonës, janë në thelb pronarët e ligjshëm, por nuk kanë dokumentet. Edhe sikur t’i kishin, s’mund të ndërtojnë dot, sepse kanë nevojë për leje, dhe leja jepet vetëm nga Edi Rama.

Një pronë merr vlerë vetëm kur ka leje ndërtimi. Nëse Edi Rama nuk e jep lejen, atëherë pronarët nuk mund ta gëzojnë pronën e tyre.

E vërteta është që Edi Rama ka një plan për Thethin, ashtu siç kishte për jugun. Por problemi i vërtetë është se në atë plan nuk ka vend për pronarët e tokës në Theth.

Kjo është arsyeja pse sot ai po i shemb ndërtimet e tyre, po i zhvesh nga prona dhe po i përjashton nga çdo zhvillim. Sepse Rama ka një plan. Dhe atë plan do ta zbatojë për veten dhe për miqtë e vet, siç e bëri me “pikat e vogla” të bregdetit shqiptar, që sot nuk i gëzojnë më pronarët e tokës, por miqtë e ngushtë të Edi Ramës.

The post Shehaj: Ajo që po ndodh në Theth si “pika e vogël” e Kumbaros në jug appeared first on Albeu.com.

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plag*s nga bombardimet

By: M C
13 July 2025 at 16:57

Presidenti iranian Masoud Pesekian i shpëtoi vdekjes në “fije të perit” gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Fars.

‘Fars’ raportoi të shtunën se Forcat Ajrore Izraelite bombarduan kompleksin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit më 16 qershor, tre ditë pasi filloi lufta.

Gjashtë raketa goditën hyrjet dhe daljet e ndërtesës, një praktikë e ngjashme me atë të përdorur gjatë operacionit izraelit për të vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah.

Sulmi shkatërroi rrjetin e energjisë elektrike, sipas raportit të Fars. Pjesëmarrësit në një takim të mbajtur brenda ndërtesës në atë kohë arritën të gjenin strehim të sigurt, por disa prej tyre, përfshirë Pezheskian, u plagosën në këmbë.

Në një intervistë me prezantuesin televiziv amerikan Tucker Carlson rreth një javë më parë, Pezheskian kishte përmendur tashmë atentatin ndaj tij, duke sugjeruar një rrjedhje të mundshme informacioni nga agjencitë e inteligjencës për shkak të saktësisë së sulmit.

“Ka pasur spekulime se një agjent ishte i përfshirë”, raportoi Fars, e cila kritikoi mediat perëndimore për injorimin e një “akti flagrant të terrorizmit shtetëror”, ndërsa dënoi vendimet fetare të udhëheqësve iranianë kundër figurave të tilla si Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

The post Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plag*s nga bombardimet appeared first on Albeu.com.

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Nuk do të ndërmarrim kundërmasa deri në fillim të gushtit

By: M C
13 July 2025 at 16:37

Pesidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian kërkon marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Këto deklarata Von der Leyen i bëri një ditë pasi presidenti Donald Trump njoftoi se një tarifë prej 30% do të vendoset mbi eksportet evropiane nga 1 gushti.

Ursula von der Leyen tha se Brukseli po i zgjat kundërmasat deri në fillim të gushtit, ndërsa moratoriumi i BE-së për hakmarrje ishte planifikuar të skadonte të hënën ose të martën. Sidoqoftë, ajo përsëriti se Evropa dëshiron një zgjidhje të negociuar me SHBA-në për tregtinë.

“Instrumenti (kundër shtrëngimit) u krijua për situata të veçanta dhe ne nuk jemi ende atje”, shtoi ajo, duke iu referuar një instrumenti që i lejon Bashkimit Evropian të shkojë përtej tarifave tradicionale mbi produktet dhe të vendosë kufizime në tregti, por edhe në shërbime.

The post Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Nuk do të ndërmarrim kundërmasa deri në fillim të gushtit appeared first on Albeu.com.

U zbulua! Ja me çfarë emisioni do e shohim Arbana Osmanin në Shtator

By: M C
13 July 2025 at 16:17

Pas shumë aludimeve për angazhimet e saj televizive, Arbana Osmani ka konfirmuar planet për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për “Prive”, moderatorja e njohur bëri të ditur se në shtator do të rikthehet me sezonin e dytë të emisionit
“Mirëmbrëma yje”, një format që u mirëprit nga publiku në edicionin e parë.

Përveç këtij rikthimi, Arbana paralajmëroi edhe një projekt tërësisht të ri, i cili do të publikohet gjithashtu në platformën YouTube.

Ajo nuk dha ende detaje për përmbajtjen apo konceptin e formatit, por konfirmoi se puna për të ka nisur.

Mesa duket, do të kemi një tjeter sezon të Big Brother VIP pa Arbana Osmanin.

The post U zbulua! Ja me çfarë emisioni do e shohim Arbana Osmanin në Shtator appeared first on Albeu.com.

Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

By: V K
13 July 2025 at 15:39

Ditën e djeshme, një aksident ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, ku një furgon me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një mjet tjetër më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 21-vjeçarja e cila ishte pasagjere në automjet, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Njoftim i Policisë:

Më datë 12.07.2025, në Rrugën e Elbasanit, një automjet tip furgon me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes automjetin me drejtues shtetasin M. L., 24- vjeç, dhe pasagjeren shtetasen S. Sh., 21-vjeçe.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 21-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Flamur Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti “barngrënës”, vetë përfundoi si “dele e zezë”

By: V K
13 July 2025 at 15:27

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për lajmet e pushimit nga puna të ish- ambasadores Yuri Kim nga Departamenti i Shtetit.

Noka u kujtoi demokratëve, ditën kur ish-ambasadorja Yuri Kim i ka quajtur barngrënës dhe sipas tij, sot ajo përfundoi si dele e zezë.

“Bota me rrota shoqja Kim. Kjo që i quajti barngrënës #demokratët antisorosistë, përfundoi si dele e zezë. Yuri Kim pjesëtare e Deep State, tashmë një ish”, shkruan Noka.

The post Flamur Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti “barngrënës”, vetë përfundoi si “dele e zezë” appeared first on Albeu.com.

Mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak, duam dialog me qeverinë

By: V K
13 July 2025 at 15:06

Në ditën e 7-të të aksionit të nisur nga qeveria për shembjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit organizuan një tubim para kishës së fshatit, ku kërkuan ndalimin e aksionit dhe nisjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me autoritetet.

 

 

Në këtë tubim mori pjesë edhe Zef Vladi, banor i Shalës, i cili foli për rëndësinë historike dhe kulturore të kullave të Thethit, duke theksuar se ato janë të ndërtuara me djersë dhe mbrojtur me gjak.

Ai e cilësoi të paarsyeshme shembjen e këtyre objekteve, duke kërkuar që të hapet një dialog dhe jo shkatërrim.

“I kam bërë thirrje qeverisë që të ndalojë aksionin, sepse nuk është e arsyeshme. Ne e dimë që disa ndërtime kanë pasur gabime dhe nuk duhej të ishin lejuar, por ato janë ndërtuar me mundin dhe sakrificat tona.

Këto shtëpi janë më shumë se thjesht objekte, ato janë pjesë e historisë sonë, të mbrojtura me djersë e gjak”, tha Vladi, duke theksuar se pas kësaj proteste, kërkohet vetëm një mundësi për dialog dhe marrëveshje.

Në fjalën e tij, ai theksoi solidaritetin e banorëve të Thethit me ata nga Dajti, Puka dhe Dukagjini, të cilët kanë shprehur mbështetje për ta dhe kanë kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.

Zef Vladi e krahasoi këtë situatë me periudhën e luftës në Kosovë, duke përmendur faktin se edhe kur shqiptarët janë përballur me sfida të mëdha, ata kanë mbrojtur me çdo kusht tokën dhe kulturën e tyre.

“Ne jemi ata që kemi mbrojtur këtë tokë. Ata janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme që tani dikush të hyjë dhe të shkatërrojë. Duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Jemi vëllezër, duhet të gjejmë një zgjidhje paqësore”, shtoi ai.

Banorët e Thethit kërkuan që të hapet një dialog konstruktiv me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, duke theksuar se ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar, por jo për të lejuar shkatërrimin e pasurisë dhe identitetit të tyre kulturor.

The post Mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak, duam dialog me qeverinë appeared first on Albeu.com.

Shteti bektashi në zemër të Tiranës/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet

By: V K
13 July 2025 at 14:54

Gjatë një interviste në dokumentarin e fotoreporit britanik Robert Hackman, kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se shteti bektashi do të ngrihet në zonën ku aktualisht ndodhet kryegjyshata.

Kreu i shtetit shpjegoi se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të vendit.

Shteti i ardhshëm më i vogël në të gjithë botën do të ngrihet në territorin, ku aktualisht ndodhet kryegjyshata botërore bektashiane në kryeqytet.

Detajet u bënë të ditura nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në dokumentarin e Dritare TV, theksoi se krijimi i këtij shteti do të ishte simbol i ruajtjes së fesë në vend dhe jo vetëm.

“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur”, – u shpreh Rama.

Gjithashtu, gjatë intervistës për fotoreporterin britanik, Robert Hackman, kreu i qeverisë shpjegon se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të Shqipërisë.

 

The post Shteti bektashi në zemër të Tiranës/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet appeared first on Albeu.com.

Mirlind Daku rinovoi dhe bëhet më i shtrenjti i Kombëtares? Fjalët e drejtorit të përgjithshëm

By: V K
13 July 2025 at 14:28

Sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku, rinovoi me Rubin Kazan siç edhe pritej. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Paga e Dakut është përfolur të ishte 3 milionë euro në sezon. Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Rubin Kazan, ka folur për prapaskenat e rinovimit.

Aibatov tregonte më parë: “Kur ka mbetur një vit apo më pak, rinovimi kthehet në çështje të rëndësishme. Ishte e rëndësishme për ne që ta zgjasnim kontratën.

Nuk kishte vështirësi të tjera. Çdo gjë përfundoi mirë. Rroga e Dakut? Thashethemet nuk janë gjë e mirë. Natyrisht, rroga e tij është më pak se 3 milionë euro”.

Kështu mbeten për t’u konfirmuar shifrat. Elseid Hysaj, është treguar se përfiton 2.8 milionë euro në sezon te Lacio.

The post Mirlind Daku rinovoi dhe bëhet më i shtrenjti i Kombëtares? Fjalët e drejtorit të përgjithshëm appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nuk gjen qetësi/ Brenda pak minutash një tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra

By: V K
13 July 2025 at 14:01

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

 

 

Pak më herët, lëkundje tërmeti u regjistrua edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

The post Shqipëria nuk gjen qetësi/ Brenda pak minutash një tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra appeared first on Albeu.com.

Kishte kthyer në vendparkim automjetesh lulishten mes pallateve, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

By: V K
13 July 2025 at 13:55

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë, pasi kishte kthyer në vendparkim automjetesh një hapësirë të përbashkët pallati.

Sipas policisë së kryeqytetit, bëhet fjalë për një hapësirë publike në rrugën “Medar Shtylla”.

Strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë duke pastruar zonën, ndërsa automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.

“Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39-vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec”, njofton policia.

Tiranë/Vijon lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.

Lirohet një hapësirë e përbashkët pallati, e kthyer në mënyrë të paligjshme në vendparkim automjetesh, në rrugën “Medar Shtylla”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë në një hapësirë të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e cila ishte zënë pa leje dhe ishte kthyer në një vendparkim automjetesh.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39-vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.

Policia e Tiranës vijon apelimin se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të hapësirave publike.Ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të tillë, në numrin 112!

The post Kishte kthyer në vendparkim automjetesh lulishten mes pallateve, procedohet 39-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ Magnituda dhe epiqendra

By: V K
13 July 2025 at 13:37

Mesditën e kësaj të diele 13 korrik 2025, një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në afërsi të qytetit të Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 17 kilometra në jugperëndim të Vlorës, në një thellësi prej 4.4 kilometrash.

Nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar./B.news

The post Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ Magnituda dhe epiqendra appeared first on Albeu.com.

Siguria Detare/ Policia Kufitare bllokon 36 mjete lundruese, ndëshkohen drejtuesit (VIDEO)

By: V K
13 July 2025 at 13:15

Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, në zonat liqenore dhe lumore, me fokus në garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese.

Si pasojë e kontrolleve të 254 mjeteve lundruese, janë bllokuar 36 dhe gjithashtu janë ndëshkuar edhe drejtuesit e tyre me masë administrative 100,000 lekë.

 

 

Njoftim i Policisë:

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, ka intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, në zonat liqenore dhe lumore, me fokus në garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese.

Gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për Shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste për t’u ardhur në ndihmë 18 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë,, të lundrojë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë, në numrin pa pagesë 112 duke u garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

#persigurineepushuesve
#zbatorregullatelundrimit
#mosshkelperimetrinesigurise
#denoncone112cdoshkelje

The post Siguria Detare/ Policia Kufitare bllokon 36 mjete lundruese, ndëshkohen drejtuesit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌