Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 June 2026Albeu

Mourinho drejt Realit, e zyrtarizon klubi portugez

By: admin
4 June 2026 at 19:12

Pas shumë spekulimesh, më në fund ka mbërritur deklarata zyrtare e Benfikës: Jose Mourinho do të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit nëse Florentino Pérez fiton zgjedhjet presidenciale.

Deklarata e klubit portugez detajon gjithashtu shumën që klubi madrilen do të paguajë për të liruar trajnerin: 15 milionë euro.

Presidenti Perez është gati ta rikthejë Mourinhon në Santiago Bernabeu dhe kjo nuk është sekret.

Por lajmi do të bëhet zyrtar, nëse ai zgjidhet në zgjedhjet e planifikuara për të dielën, më 7 qershor.

The post Mourinho drejt Realit, e zyrtarizon klubi portugez appeared first on Albeu.com.

Spanjollët në modë, Carles Martinez emërohet trajneri ri i Bayer Leverkusen

By: admin
4 June 2026 at 19:09

Spanjolli Carles Martínez Novell është trajneri i ri i Bayer Leverkusen. Pasi studioi terrenin për Glasner dhe Iraola, të përfolur edhe te Milani, klubi gjerman ka zgjedhur ish-trajnerin e Tuluzës.

Katalanasi 42-vjeçar ka drejtuar ekipin francez sezonin 2022-2023 si ndihmës, duke fituar edhe Kupën e Francës, si dhe si trajner i parë në periudhën 2023-2024. Martinez ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2028.

Marrëveshja me trajnerin e ri është komentuar nga drejtori sportiv i “Aspirine”, Simon Rolfes: “Kemi vlerësuar me shumë kujdes se kush mund të ishte trajneri më adapt për fazën e radhës së rritjes së klubit. Te Tuluza Martínez ka arritur sukses me shumë lojtarë të rinj.

Përveç kësaj eksperience të çmuar, ai sjell në Leverkusen kompetencat e fituara në sektorin e të rinjve të Barcelonës. Carles është një trajner me principe të qarta dhe një filozofi loje moderne. Jemi të bindur se mund t’i japë shtysën e duhur të ardhmes sonë sportive”.

The post Spanjollët në modë, Carles Martinez emërohet trajneri ri i Bayer Leverkusen appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ FSHF ishte e vetmja që i hapi derën Izraelit, lojtari izraelit flet për gjestin e turpshëm ndaj tifozëve shqiptarë: Nuk pendohem, dola sepse nuk desha të më dëmtonin

By: admin
4 June 2026 at 14:44

Oskar Gloukh ishte protagonisti kryesor i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, pasi goli i tij ishte ai që u dha fitoren miqve në “Air Albania”. Por përtej golit, lojtari i Ajaksit u bë protagonist edhe me festimin e tij provokues kthyer ndaj tifozëve shqiptare duke u bërë shenjë të heshtnin.

Episodi në “Air Albania”: (VIDEO)

Kjo solli reagimin fillimisht të Hysajt dhe Hoxhës që u përplasën me të, duke krijuar konfuzion në fushë, ndërsa trajneri i Izraelit, Gal Kohen, e zëvendësoi menjëherë futbollistin. “Unë e mirëkuptoj Oskar. M’u desh ta hiqja nga fusha në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej. Jam i lumtur për të se është një nga lojtarët tanë kryesorë”, tha trajneri për vendimin për të zëvendësuar futbollistin.

Ndërkohë, vetë futbollisti as nuk është qetësuar pas ndeshjes e përkundrazi, ka treguar se ka vepruar me vetëdije të plotë, duke i qëndruar atij veprimi që bëri në fushë ndaj tifozëve shqiptarë.

“Nuk mund ta lija të kalonte, na vërshëllyen gjatë himnit. Isha i ndezur që në fillim të ndeshjes. Emocionet dhe goli më çuan drejt saj dhe nuk jam penduar. Shokët e skuadrës më mbrojtën më së miri, jam i lumtur më shumë për këtë se çdo gjë tjetër. I dua secilin prej tyre sepse më mbrojtën.

Lojtarët shqiptarë? Nuk më intereson. Unë lashë fushën e lojës më pas se nuk desha që të më dëmtonin. Jam i lumtur që i solla krenari njerëzve tanë”, tha futbollisti izraelit.

Ndeshja në Tiranë ishte e vetmja miqësore në qershor për Izraelin, pasi Shqipëria ishte e vetmja që pranoi të luante me të. Të gjithë përfaqësueset e tjera europiane e kanë shmangur ekipin i cili për shkak të situatës së luftës, është përballur me kontestime dhe udhëton gjithmonë në kushte ekstreme sigurie. Për më tepër, shumë prej tifozëve të përfaqësueseve europiane kanë kërkuar që të bojkotohen edhe ndeshjet zyrtare me Izraelin. Dhe “bamirësinë” që vendosi të bënte FSHF në nëj situatë të tillë, e shpërbleu më së miri Gloukh me gjestin e tij ndaj tifozëve shqiptarë në fushën e lojës… /E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ FSHF ishte e vetmja që i hapi derën Izraelit, lojtari izraelit flet për gjestin e turpshëm ndaj tifozëve shqiptarë: Nuk pendohem, dola sepse nuk desha të më dëmtonin appeared first on Albeu.com.

Botërori 2026/ Uruguaji-Spanjë do të jetë ndeshja më “e nxehtë”

By: admin
4 June 2026 at 12:22

Ndeshja, e cila do të luhet në Meksikë më 27 qershor, është nën shqyrtim për shkak të temperaturave të larta që do të ndikojnë në performancën e lojtarëve dhe do ta ngadalësojnë lojën.

Sipas një studimi të Climate Central mes 104 ndeshjeve në program, 97 do të luhen në kushte të pafavorshme, duke rezultuar potencialisht në një ritëm më të ngadaltë.

Ndeshja më e prekur në këtë drejtim është ndeshja Uruguai-Spanjë në Meksikë, që korrespondon me ditën e tretë të fazës së grupeve dhe për këtë arsye vendimtare për fatin e ekipeve të tjera në grup (Kepi i Gjelbër dhe Arabia Saudite).

The post Botërori 2026/ Uruguaji-Spanjë do të jetë ndeshja më “e nxehtë” appeared first on Albeu.com.

Stoli i Milanit/ Optimizëm pas takimit me Glasner, të hapura edhe pistat e Pochetino dhe Slot

By: admin
4 June 2026 at 11:21

Gerry Cardinale po vlerëson të gjithë kandidatët në stilin amerikan dhe po merr kohë para vendimit përfundimtar.

Te Milani po shohin me besim opsionin për t’ia besuar drejtimin e skuadrës Oliver Glasner. Ky besim vjen pas takimit në Gjermani me ish-trajnerin e Crystal Palace dhe përfshin të dyja palët. Megjithatë, drejtuesit e klubit ka lënë të kuptohet se kanë nevojë për kohë para se të bëjnë zgjedhjen përfundimtare.

Gerry Cardinale dhe emisarët e tij kanë një qasje në stilin amerikan: takime me kandidatë, vlerësime pro dhe kundër. Në fund akordi, pasi krahasimi mes trajnerëve të ndryshëm të ketë dhënë frytet e tij. Shunë gjëra varen nga drejtimi teknik që do të marrë klubi, duke nisur me drejtuesit. Ibrahimovic në qendër, apo Rangnick supervizor për gjithçka?

Hapat përpara të ditëve të fundit shohin Glasner, që pas rreth 6 orëve “kokë më kokë” me pronarin e klubit kuqezi, doli me ndjesi pozitive. Kontaktet mes palëve vazhdojnë, por njëkohësisht mbeten të hapura edhe pistat e tjera.

Nga SHBA-të, ku po bëhet gati për Botërorin, Mauricio Pochettino ka konfirmuar bisedimet fillestare mes njerëzve të tij dhe Milanit. Zlatan Ibrahimovic, me ndihmën e agjentes Rafaela Pimenta, mban të hapur rrugën e Slot. Në këto kushte, do të duhet ende kohë për të vendosur për trajnerin e ri.

The post Stoli i Milanit/ Optimizëm pas takimit me Glasner, të hapura edhe pistat e Pochetino dhe Slot appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 3 June 2026Albeu

EDITORIAL/ Arroganca e një bodyguardi që po merr në qafë pushtetin e Ramës!

By: admin
3 June 2026 at 21:01

nga Albeu.com

Prandaj titulli i kësaj historie është i thjeshtë: Jo sepse një roje private ka fuqinë të dëmtojë një kryeministër, por sepse ai bëri të dukshme atë që propaganda përpiqej ta fshihte. Ai ia dha trupin mendësisë së pushtetit. Ai e ktheu në pamje atë që qytetarët e ndienin prej kohësh: se Shqipëria po qeveriset me arrogancë, me përbuzje dhe me idenë se qytetari duhet të heshtë përballë çdo gardhi që ngrihet në emër të “zhvillimit”, qoftë edhe brenda detit.

***

Zakonisht një regjim nuk rrëzohet nga një fjalim opozitar, as nga një debat televiziv, as nga një raport ndërkombëtar. Ndonjëherë ai zbulohet lakuriq në një pamje disa-sekondëshe, ku një qytetar goditet dhe tërhiqet zvarrë pa të drejtë, në sytë e policisë, nga njerëz që sillen sikur mbi ta nuk ka ligj dhe nuk ka shtet.

Zvërneci nuk është më thjesht një debat për një projekt ndërtimi. Nuk është më vetëm çështje prone, zone të mbrojtur, resorti, investitori apo lejeje. Zvërneci është kthyer në pasqyrën më të ashpër të arrogancës së pushtetit. Dhe ajo pasqyrë nuk tregoi vetëm fytyrën e një truproje. Tregoi fytyrën e vërtetë të një pushteti që prej vitesh është mësuar t’i shohë qytetarët si pengesë, pronën publike si plaçkë, institucionet si shërbëtorë dhe policinë si dekor.

Ai bodyguard nuk ishte thjesht një njeri që humbi kontrollin. Ai ishte produkti politik i një kulture sundimi. Në trupin e tij, në mënyrën se si tërhoqi zvarrë një protestues, në guximin për t’a bërë këtë në sy të policisë, u përqendrua gjithë mendësia e pushtetit: “ne mundemi, ne vendosim, ne marrim, ne rrethojmë, ne shtyjmë, ne heshtim, ne justifikojmë”.

Kjo është arsyeja pse ajo pamje ndezi revoltën qytetare. Në ato pamje disa sekondëshe, qytetarët nuk panë vetëm dhunën ndaj një njeriu. Panë veten. Panë se çfarë mund t’i ndodhë kujtdo që ngre zërin. Panë se si një gardh me tela, një kantier privat dhe disa njerëz të paautorizuar mund të dalin mbi qytetarin, mbi ligjin dhe mbi shtetin. Panë se si policia, në vend që të jetë garanci e lirisë së tubimit dhe e sigurisë publike, mbetet e ngrirë përballë arrogancës private që sillet si pushtet publik.

Nëse protesta sot është në ditën e katërt, kjo nuk ndodhi sepse qytetarët u zgjuan papritur me dëshirë për përplasje politike. Ndodhi sepse një akt brutal e çau perden e propagandës. Ndodhi sepse për shumë njerëz, ajo tërheqje zvarrë ishte pika ku durimi u kthye në zemërim. Ishte momenti kur arroganca e grumbulluar për vite u materializua në një gjest të vetëm poshtërues.

Rama mund të përpiqet ta izolojë ngjarjen si “akt të neveritshëm” të disa rojeve private, pa thënë se kush ua dha rojeve atë pushtet mbi policinë. Mund të distancohet me fjalë, mund të ftojë në dialog, mund të flasë për investime miliardëshe, për zhvillim, për turizëm luksoz dhe për të ardhmen. Por problemi i tij është se ajo pamje nuk mund të shpërlahet me konferenca shtypi. Qytetarët e kuptojnë se një bodyguard nuk bëhet arrogant kot. Ai bëhet arrogant kur e ndien se dikush nga sipër ia lejon. Kur sheh se pushteti i madh flet me përbuzje, edhe pushteti i vogël godet me dorë. Kur lart qytetari trajtohet si pengesë, poshtë ai tërhiqet zvarrë.

Ky është thelbi politik i Zvërnecit: dhuna nuk ishte aksident, por simptomë. Simptomë e një pushteti që ka humbur ndjeshmërinë ndaj qytetarit. Simptomë e një qeverisjeje që e ka ngatërruar zhvillimin me grabitjen, investimin me imponimin, ligjin me lejen e fortit, dhe policinë me rojen e kantierit.

Në një vend normal, pamjet e Zvërnecit do të kishin sjellë menjëherë përgjegjësi të plotë institucionale, hetim të pavarur, transparencë totale për projektin, për statusin e tokës, për rolin e kompanive të sigurisë, për zinxhirin e urdhrave dhe për mosveprimin e policisë. Në Shqipërinë e sotme, fillimisht u tentua relativizimi. U tentua që qytetari të paraqitej si fajtor. Vetëm pas revoltës publike erdhën ndjesat, pezullimet dhe fjalët e buta.

Por qytetarët nuk po kërkojnë më vetëm ndjesë. Ata po kërkojnë llogari.

Dhe me të drejtë. Sepse nuk mjafton të dënohet truproja, nëse nuk dënohet kultura që e prodhoi atë. Nuk mjafton të pezullohet një drejtor policie, nëse nuk sqarohet pse policia qëndroi spektatore. Nuk mjafton të thuhet se dhuna ishte e papranueshme, nëse projekti që ndezi konfliktin vazhdon të trajtohet si çështje e mbyllur mbi kokat e qytetarëve.

Zvërneci është më shumë se një protestë lokale. Është revoltë kundër një mënyre qeverisjeje. Kundër arrogancës së zyrave që vendosin pa pyetur. Kundër betonit që shitet si zhvillim. Kundër “investitorit strategjik” që bëhet më i rëndësishëm se qytetari. Kundër policisë që harron se uniformën nuk e mban për të ruajtur pushtetin, por për të mbrojtur njerëzit.

Prandaj titulli i kësaj historie është i thjeshtë: arroganca e një bodyguardi po merr në qafë Ramën. Jo sepse një roje private është më i fortë se një kryeministër, por sepse ai bëri të dukshme atë që propaganda përpiqej ta fshihte. Ai ia dha trupin mendësisë së pushtetit. Ai e ktheu në pamje atë që qytetarët e ndienin prej kohësh: se Shqipëria po qeveriset me arrogancë, me përbuzje dhe me idenë se qytetari duhet të heshtë përballë çdo gardhi që ngrihet në emër të “zhvillimit”, qoftë edhe brenda detit.

Por qytetari nuk heshti. Dhe kjo është shenja më e rëndësishme e këtyre ditëve.

Në Zvërnec, një njeri u tërhoq zvarrë. Në Tiranë, një qytet u ngrit në këmbë. Dhe kjo është përgjigjja më e fortë ndaj çdo pushteti që mendon se mund ta sundojë këtë vend me gardhe, bodyguardë dhe propagandë.

Sepse kur arroganca bëhet truprojë, protesta bëhet detyrë qytetare.

The post EDITORIAL/ Arroganca e një bodyguardi që po merr në qafë pushtetin e Ramës! appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayAlbeu

Beckham thërret Pep Guardiolën në Miami, trajneri i vendosur për të marrë një vit sabatik

By: admin
2 June 2026 at 15:21

“Daily Mirror” zbulon një prapaskenë të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola. Ish-trajneri i Manchester City është kontaktuar nga David Beckham për stolin e Inter Miami.

Sipas lajmit të së përditshmes angleze, bashëkpronari i klubit amerikan e sheh Guardiolën si zgjedhjen e parë për pasuesin e Javier Mascherano.

Beckham ka si objektiv që ta bashkojë trajnerin e njohur me Lionel Messi-n pas shumë sukseseve që ata kanë arritur së bashku te Barcelona.

Megjithatë, përgjigjia e Guardiolës nuk ishte ajo që Beckham priste. Trajneri e ka refuzuar ofertën dhe duket i vendosur në idenë e tij për të marrë një vit sabatik, para se të vendosë se cilën skuadër do të drejtojë në të ardhmen.

The post Beckham thërret Pep Guardiolën në Miami, trajneri i vendosur për të marrë një vit sabatik appeared first on Albeu.com.

Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, zhvillon seancën e parë stërvitore

By: admin
2 June 2026 at 01:19

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në “Shtëpinë e Futbollit” përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Në seancën hapëse stërvitore u stërvit i gjithë ekipi, me përjashtim të Naser Alijit, i cili zhvilloi një fazë rikuperimi pasi mbrëmë luajti 90 minuta me klubin e tij, Dinamo City.

Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike.

Kombëtarja do të zhvillojë nesër stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00.

Ndërkohë, në orën 16:30, trajneri Maran dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit.

The post Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, zhvillon seancën e parë stërvitore appeared first on Albeu.com.

A do t’i kthehen buxhetit miliona eurot e dyshuara nga çmimi abuziv i insulinës?

By: admin
31 May 2026 at 20:45

Çështja e çmimit të insulinës NovoRapid FlexPen në Shqipëri nuk mund të trajtohet më thjesht si një debat teknik mbi listën e barnave të rimbursueshme. Të dhënat e publikuara së fundmi ngrenë dyshime serioze për një problem shumë më të thellë: a është paguar për vite me radhë nga buxheti i shtetit një çmim më i lartë se ai që duhej të aplikohej ligjërisht dhe ekonomikisht për një ilaç jetik për mijëra pacientë diabetikë?

Krahasimi me vendet e rajonit e bën edhe më të qartë përmasën e këtij problemi. Në Kosovë, qeveria ka kontraktuar përmes tenderit publik insulinën NovoRapid me një çmim më të ulët se 17.5 euro për kuti, ndërsa në Shqipëri i njëjti produkt rimbursohet nga FSDKSH me 28.33 euro për kuti, pra gati 11 euro më shumë për çdo kuti. Diferenca është e konsiderueshme edhe në raport me Maqedoninë e Veriut, ku çmimi zyrtar i këtij produkti rezulton 24.33 euro për kuti. Kjo do të thotë se Shqipëria paguan rreth 4 euro më shumë për kuti edhe krahasuar me një vend që është pjesë e listës referente për përcaktimin e çmimeve të barnave. Kur kjo diferencë shumëzohet me qindra mijëra kuti të rimbursuara ndër vite, ajo nuk është më një devijim i vogël çmimi, por një barrë e rëndë financiare për buxhetin e shtetit, raporton Albeu.com.

Në qendër të kësaj çështjeje është kompania Rejsi Farma, distributori që tregton në Shqipëri insulinën NovoRapid FlexPen, një produkt i kompanisë ndërkombëtare Novo Nordisk. Sipas të dhënave të publikuara, ky medikament rezulton të jetë rimbursuar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me një çmim dukshëm më të lartë se në disa vende të rajonit dhe më të lartë se niveli që do të dilte nga zbatimi korrekt i formulës së referencës.

Kjo e zhvendos debatin në dy pyetje kryesore që kërkojnë përgjigje zyrtare: a duhet Rejsi Farma t’i kthejë FSDKSH-së diferencën e dyshuar prej rreth 6 milionë eurosh të paguar nga fondi për shkak të një çmimi të fryrë? Dhe a do të nisë Autoriteti i Konkurrencës një hetim për monopolin e krijuar në tregun e insulinës dhe dëmin e mundshëm që ky pozicion dominues i ka shkaktuar buxhetit të shtetit?

Nëse rezulton se çmimi i deklaruar dhe i miratuar për NovoRapid FlexPen nuk ka qenë në përputhje me metodologjinë ligjore, atëherë problemi nuk mund të mbyllet me një korrigjim formal të listës së rimbursimit për të ardhmen. Në këtë rast, dëmi i mundshëm financiar tashmë është shkaktuar dhe ka rënduar mbi buxhetin publik, mbi FSDKSH-në, mbi taksapaguesit dhe, në raste bashkëpagese, edhe mbi vetë pacientët.

Prandaj pyetja themelore është: kush e mban përgjegjësinë për diferencën e paguar më shumë?

Nëse një kompani ka përfituar pagesa nga fondet publike mbi bazën e një çmimi të deklaruar gabim, të fryrë ose të papërputhshëm me formulën ligjore, atëherë institucionet duhet të shqyrtojnë mundësinë e rikuperimit të shumave të paguara padrejtësisht. Në këtë kuptim, Rejsi Farma duhet të jetë objekt i një auditimi të plotë financiar, administrativ dhe kontraktual për të përcaktuar nëse ka përfituar padrejtësisht nga një diferencë çmimi që nuk duhej të ishte paguar nga FSDKSH.

Shifra prej rreth 6 milionë eurosh, nëse konfirmohet nga auditimi zyrtar, nuk është një gabim kontabël. Ajo përfaqëson para publike që mund të ishin përdorur për më shumë barna, më shumë trajtime, më shumë shërbime shëndetësore dhe më shumë mbështetje për pacientët. Për këtë arsye, FSDKSH nuk duhet të mjaftohet me rolin e paguesit pasiv, por duhet të veprojë si mbrojtës i interesit publik.

Fondi duhet të kërkojë menjëherë verifikimin e të gjitha pagesave të kryera për këtë produkt, krahasimin e çmimeve me vendet referente, kontrollin e dokumentacionit të dorëzuar për miratimin e çmimit dhe llogaritjen e diferencës së mundshme të paguar më shumë. Nëse konstatohet se ka pasur deklarim të pasaktë, përfitim të padrejtë apo shkelje të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, atëherë duhet të hapet rruga për kthimin e shumave në buxhetin e FSDKSH-së.

Dyshimet nuk mund të ndalen vetëm te NovoRapid FlexPen

Një element që e bën çështjen edhe më të rëndë është fakti se kompania ndërkombëtare Novo Nordisk, gjatë një periudhe kaq të gjatë, ka pasur ndryshime në drejtues dhe në strukturat menaxheriale. Për këtë arsye, duket e vështirë të besohet se disa drejtues të ndryshëm, në periudha të ndryshme, mund të kenë mashtruar njëkohësisht kompaninë qendrore për të mbajtur të njëjtin manipulim çmimi.

Kjo forcon dyshimin se problemi mund të ketë buruar në nivel lokal, në marrëdhënien mes distributorit, përfaqësimit lokal dhe mekanizmave të deklarimit të çmimit. Nëse çmimi është mbajtur për vite në një nivel më të lartë se ai që duhej të dilte nga formula ligjore, atëherë hetimi duhet të shkojë përtej një produkti të vetëm dhe përtej një akti të vetëm administrativ.

Për këtë arsye, hetimi nuk duhet të kufizohet vetëm te NovoRapid FlexPen. Rasti duhet të shërbejë si pikënisje për një kontroll më të gjerë mbi të gjitha produktet dhe kompanitë që Rejsi Farma përfaqëson ose ka përfaqësuar në Shqipëri. Rejsi Farma duhet të korrigjojë menjëherë çmimet, aty ku rezultojnë të fryra ose të papërputhshme me metodologjinë ligjore, dhe të mbajë përgjegjësi për çdo dëm financiar që mund t’i jetë shkaktuar buxhetit të shtetit.

Ka dyshime që praktika të ngjashme mund të kenë ndodhur edhe me produkte të tjera të kompanive ndërkombëtare si Alexion, Apotex, AstraZeneca, Atnahs Pharma Netherlands B.V., Beecham Group Plc, Denk Pharma, Novartis, Sanofi, Viatris, Takeda, Mylan, Lek/Sandoz, Janssen-Cilag dhe kompani të tjera. Këto dyshime duhet të verifikohen nga institucionet kompetente përmes dokumenteve, faturave, kontratave, çmimeve të referencës dhe krahasimeve ndërkombëtare.

Nëse konfirmohen, atëherë nuk kemi të bëjmë me një episod të izoluar, por me një model të mundshëm abuzimi në tregun farmaceutik, ku çmimi i barnave jetike mund të jetë ndikuar nga pozita dominuese, mungesa e konkurrencës dhe kontrolli i dobët institucional.

Autoriteti i Konkurrencës nuk mund të qëndrojë në heshtje

Pjesa tjetër e çështjes lidhet drejtpërdrejt me Autoritetin e Konkurrencës. Nëse një kompani ka të drejtën ekskluzive të tregtimit të një ilaçi jetik dhe ky produkt shitet me një çmim dukshëm më të lartë se tregjet krahasuese, atëherë ekziston një arsye e fortë publike për të hetuar nëse kemi të bëjmë me abuzim me pozitën dominuese.

Monopoli në vetvete nuk është gjithmonë i paligjshëm. Por abuzimi me monopolin, sidomos kur lidhet me barna jetike dhe fonde publike, është çështje që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Në këtë rast, Autoriteti i Konkurrencës duhet të sqarojë nëse pozicioni i Rejsi Farma në tregun e NovoRapid FlexPen ka krijuar kushte për vendosjen e çmimeve të padrejta, kufizimin e konkurrencës ose dëmtimin e konsumatorëve dhe institucioneve publike.

Hetimi duhet të analizojë disa elemente kryesore: strukturën e tregut të insulinës në Shqipëri, rolin ekskluziv të distributorit, mungesën ose praninë e alternativave konkurruese, krahasimin e çmimeve me vendet e rajonit dhe vendet referente, ndikimin mbi buxhetin e FSDKSH-së dhe përfitimin ekonomik të kompanisë nga diferenca e çmimit.

Nëse rezulton se pozita dominuese është përdorur për të mbajtur çmime të padrejta, atëherë Autoriteti i Konkurrencës duhet të marrë masa sipas ligjit. Kjo nuk është vetëm çështje tregu, por çështje interesi publik, sepse bëhet fjalë për para të buxhetit të shtetit dhe për aksesin e pacientëve në barna jetike.

Pacientët dhe taksapaguesit janë të dëmtuarit e vërtetë

Në fund, kjo çështje nuk është thjesht një debat mes një kompanie, një fondi publik dhe autoriteteve rregullatore. Të dëmtuarit e parë janë pacientët diabetikë, të cilët varen çdo ditë nga insulina. Të dëmtuar janë edhe qytetarët që paguajnë taksa dhe presin që paratë publike të përdoren me përgjegjësi.

Në një sistem shëndetësor që shpesh ankohet për mungesë fondesh, çdo euro e paguar më shumë për shkak të një çmimi të dyshuar abuziv është një euro më pak për pacientët e tjerë, për spitalet, për shërbimet, për analizat dhe për trajtimet që mungojnë.

Për këtë arsye, institucionet nuk mund të mjaftohen me heshtje, sqarime të përgjithshme apo përgjegjësi të shpërndarë. FSDKSH duhet të kërkojë verifikimin dhe rikuperimin e çdo shume të paguar padrejtësisht. Ministria e Shëndetësisë duhet të rishikojë mekanizmat e miratimit të çmimeve të barnave të rimbursueshme. Autoriteti i Konkurrencës duhet të nisë një hetim të plotë mbi pozitën dominuese dhe efektet e saj në treg. Ndërsa organet e tjera të kontrollit dhe hetimit duhet të vlerësojnë nëse ka elementë të përgjegjësisë administrative, civile apo penale.

Pyetja sot nuk është më nëse çmimi i insulinës ka qenë i lartë. Pyetja është nëse ky çmim ka qenë i ligjshëm, kush ka përfituar prej tij dhe a do t’i kthehen buxhetit të shtetit milionat që dyshohet se janë paguar padrejtësisht.

Nëse kjo çështje nuk hetohet deri në fund, atëherë rreziku është që skema të ngjashme të vazhdojnë edhe me barna të tjera, duke e kthyer rimbursimin publik nga një mekanizëm mbrojtjeje për pacientët në një burim përfitimi për monopole private. /albeu.com/

The post A do t’i kthehen buxhetit miliona eurot e dyshuara nga çmimi abuziv i insulinës? appeared first on Albeu.com.

Reagon kompania “Zvërnec South Adriatic Development”: Po abuzohet me ndjenjat e publikut

By: admin
30 May 2026 at 17:40

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” përmes një deklarate për mediat ka shprehur keqardhje të thellë që po abuzohet me ndjenjat e publikut në rrjetet sociale dhe po investohet për të përbaltur një sipërmarrje kolosale për turizmin dhe ekonominë shqiptare të kësaj kompanie.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë:

Në zbatim strikt të legjislacionit shqiptar dhe në dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, kompania ka arritur të nisë fazën fillestare të një prej investimeve më të mëdha në fushën e turizmit në Detin Mesdhe, duke vendosur sipas ligjit rrethimin e pronës private që ajo disponon.

Teksa kompania është duke zhvilluar projektin final të ndërtimit, me ambicien për të arritur standardet më të larta arkitekturore dhe mjedisore, dhe ende pa u prezantuar projekti, gjendemi të detyruar të japim disa shpjegime:

Investimi parashikohet të arrijë vlerën e mbi 4 miliardë eurove, duke kontribuar me një rritje nga 3 deri në 4% në GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) e Shqipërisë, në 5 vitet e ardhshme.

Investimi do të kujdeset tërësisht për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës dhe për këtë investitorët kanë angazhuar prej 2 vitesh kompetencat më të spikatura në nivel global, për studimet mjedisore përkatëse. Të cilat padyshim do të ndahen jo vetëm me institucionet, po edhe me publikun.

Investimi do të krijojë direkt dhe indirekt mbi 10.000 (dhjetë mijë) vende të reja pune, duke u bërë një motor i rëndësishëm për ekonominë e zonës, të qarkut Vlorë dhe gjithë Shqipërisë.

Bazuar në eksperiencat e mëparshme të investitorëve, që kanë një portofol ndër më të spikaturit globalisht në fushën e turizmit, kompania beson se investimet dytësore që do të pasojnë do të rrisin ndjeshëm të gjithë zinxhirin e vlerës së ekonomisë vendore, nga vlera e pasurive të patundshme të krejt zonës së Vlorës deri tek diversifikimi i ofertës ekonomike dhe niveli i pagave për zonën.

Investitorët kanë një bilanc kuptimplotë të bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin në çdo investim të tyre, si edhe të përgjegjshmërisë sociale, gjëra që janë pjesë e planifikimit të punës dhe do të nisin bashkë me punën për projektin.

Ndërkohë nënvizojmë sa më poshtë disa të vërteta të mbuluara nga mjegulla e abuzimit mediatik:

Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve në lidhje me pronësinë janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.

Të gjithë punonjësit që janë punësuar apo do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave përkatëse sipas legjislacionit shqiptar.

Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap.

Projekti i ndërtimit, ashtu si edhe ai mjedisor, po finalizohet nga disa studio ndër më të mirat në botë dhe sapo të përfundojë do të ndahet publikisht me të gjithë të interesuarit.

Kompania ka lidhur marrëveshje me disa prej brandeve më të njohur të ekselencës botërore në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve të tjera, nga restorantet e baret deri tek aktivitetet sportive apo edukative.

Investitorët kanë një karrierë absolutisht të pakontestueshme dhe zotërojnë kompani të kuotuara në bursat ndërkombëtare, si edhe kapitale të pakontestueshme nga askush. Edhe kompania “Zvërnec South Adriatic Development” nuk do të bëjë asnjë përjashtim në zinxhirin e kompanive të tyre, të cilat janë krenare të mishërojnë ekselencën globale në çdo fushë të aktivitetit të tyre.

Duke dënuar me forcë çdo akt dhune ndaj pronës private si edhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje që synon disinformimin e publikut, kompania kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, duke i siguruar të gjithë ata që duan zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të Shqipërisë, se nuk do të zhgënjehen kurrësesi nga cilësia absolute e projektit dhe produktit tonë.

“Zvërnec South Adriatic Development” është forca që do të zbatojë një investim ndërkombëtar, me bindjen dhe përkushtimin për ta shndërruar Vlorën në një nga pikat më të preferuara për turizmin botëror, ndërkohë që investitorët e këtij projekti janë miq të padiskutueshëm të Shqipërisë që frymëzohen nga tradita dhe mikpritja legjendare shqiptare.

Le të punojmë të gjithë së bashku, me besim dhe vërtetësi me njëri-tjetrin. Ndërsa me këdo që do të përpiqet të na pengojë apo shantazhojë, do të përballemi ligjërisht.

The post Reagon kompania “Zvërnec South Adriatic Development”: Po abuzohet me ndjenjat e publikut appeared first on Albeu.com.

Idajet Ismailaj rrahu me badigardë djalin e motrës Sokol Agalliu pas sherrit për “piken e voçkël” në Gjirin e Manastirit, gazetarët zbulojnë detajet

By: admin
30 May 2026 at 06:49

Përplasja brenda familjes Ismailaj Agalliu ka nxjerrë në sipërfaqe konfliktin e fortë për interesa biznesi në disa prej kompanive më të mëdha të grupit “Finman”.

Sokol Agalliu, aksioner me 14.5 për qind në shoqërinë “Finman” shpk dhe nip i biznesmenit Idajet Ismailaj, ka përfunduar në spital pas një konflikti fizik me dajën e tij dhe djalin e këtij të fundit, Florid Ismailaj.

Sipas të dhënave të bëra publike nga gazetarët Klodiana Lala dhe Xhevahir Zhabina, konflikti ka ndodhur në ambientet e zyrave të grupit dhe lidhet me përplasjet e brendshme mes ortakëve për administrimin e kompanive dhe pasurive të lidhura me to.

Në qendër të debatit janë pretendimet e Sokol Agalliut për humbjen apo vjedhjen e 500 milionë lekëve të vjetra nga kompania, si edhe për abuzim me 750 metra katrorë tek “Manastiri Resort”, në zonën e Gjirit të Manastirit.

Një tjetër element i përmendur si pjesë e konfliktit është edhe e ashtuquajtura “pika e vogël” në Gjirin e Manastirit, e cila dyshohet se është bërë shkak për thellimin e përplasjes mes palëve.

“Finman” shpk është kompania mëmë e një grupi që përfshin disa shoqëri të tjera, mes tyre “Albstar”, “Manastiri Resort”, “Arena Center”, si edhe kompani të tjera që operojnë në ndërtim, turizëm dhe fusha të lidhura me pasuritë e paluajtshme.

Pas konfliktit, Sokol Agalliu ka marrë ndihmë mjekësore në spital. Sipas raportimeve, ai ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa është marrë edhe dëshmia e tij nga një oficer i policisë gjyqësore.

Të dyja palët kanë bërë kallëzime në polici. Agalliu akuzon Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për dhunë, si edhe për çështjet financiare dhe pronësore të ngritura prej tij. Nga ana tjetër, edhe Ismailaj ka paraqitur kallëzim lidhur me konfliktin mes palëve.

Një nga pikëpyetjet kryesore mbetet mënyra se si është trajtuar ngjarja nga policia. Sipas gazetares Klodiana Lala, kallëzimi është marrë me vështirësi, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar publik për një ngjarje që përfshin emra të rëndësishëm biznesi dhe një konflikt të rëndë fizik.

Në këtë çështje është ngritur edhe dyshimi për mungesën e pamjeve të sigurisë. Sipas raportimeve, kamerat janë hequr dhe serverat nuk janë të disponueshëm, çka shton nevojën për hetim të plotë mbi rrethanat e ngjarjes.

Hetimi pritet të sqarojë nëse përplasja është vetëm konflikt familjar, konflikt biznesi apo një ndërthurje e të dyjave.

Për momentin, fakt mbetet se Sokol Agalliu ka përfunduar në spital pas konfliktit, ndërsa palët akuzojnë njëra tjetrën. Përgjegjësitë ligjore dhe rrethanat e plota të ngjarjes do të duhet të përcaktohen nga hetimi. /skyweb.al

The post Idajet Ismailaj rrahu me badigardë djalin e motrës Sokol Agalliu pas sherrit për “piken e voçkël” në Gjirin e Manastirit, gazetarët zbulojnë detajet appeared first on Albeu.com.

Gurishta dënohet me 6 ndeshje, Vllaznia 100 mijë lekë gjobë

By: admin
26 May 2026 at 22:08

Komisioni i Disiplinës nuk kursehet, 6 ndeshje pezullim për futbollistin e Vllaznisë, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar.

Klubi kuqeblu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, është gjobitur me 100 mijë lekë.

Nuk kanë munguar gjobat, pezullimet apo dhe humbaj e  ndeshjeve në tavoline te futbolli i moshvave.

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Lojtari i KF Vllaznia, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Dinamo DB U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tekstil A, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  4. Dinamo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër KF Spartaku U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  5. Don Bosko Academy U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Young Boys U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  6. Lojtari i KS Ali Demi U-13, Klejvi Roshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i Don Bosko Academy U-15, Olen Murati, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Rrëzimin e kërkesës së KF Vllaznia Vajza për rishikimin e masës disiplinore, të përcaktuar në vendimin nr. 44 datë 08.05.2026, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  9. Rrëzimin e kërkesës së AF Triumph lidhur me pretendimin për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Nelson Joseph Pius, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Franck Mounde Ekango, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

The post Gurishta dënohet me 6 ndeshje, Vllaznia 100 mijë lekë gjobë appeared first on Albeu.com.

Martohet, i vjedhin pasaportën dhe… humbet grumbullimin me Arabinë Saudite: aventura e hidhur e Abdulhamid

By: admin
26 May 2026 at 22:06

Një histori dramatike për mbrojtësin e krahut të Lens, Saud Abdulhamid, i huazuar nga Roma. Pasi kontribuoi në sezonin historik të verdhekuqve (tre gola dhe tetë asiste në 31 ndeshje, përfshirë kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe fitoren e Kupës së Francës), lojtari saudit udhëtoi për në Amsterdam për t’u martuar. Pas dasmës, e priste një surprizë e pakëndshme.

Makina e tij u thye dhe pasaporta e tij ishte midis sendeve të vjedhura. Federata e Arabisë Saudite njoftoi lajmin në një deklaratë. Abdulhamidi, i vetmi lojtar që luan jashtë vendit në skuadrën provizore prej 30 lojtarësh të Georgios Donis, pritej të merrte pjesë në kampin stërvitor të ekipit kombëtar në përgatitje për Kupën e Botës.

Megjithatë, Federata i dha atij leje të posaçme në pritje të një zgjidhjeje për situatën e tij: “Ne po punojmë ngushtë me Ministrinë e Sportit dhe Ambasadën e Arabisë Saudite në Holandë për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm që lojtari të bashkohet me ekipin”.

The post Martohet, i vjedhin pasaportën dhe… humbet grumbullimin me Arabinë Saudite: aventura e hidhur e Abdulhamid appeared first on Albeu.com.

Roma zyrtarizon blerjen e Malen, kontratë deri në vitin 2030

By: admin
26 May 2026 at 22:05

Roma konfirmon blerjen e përfundimtare të Donyell Malen, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2030. Sulmuesi holandez, i cili mbërriti gjatë afatit kalimtar dimëror, ka bërë 20 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola për verdhekuqtë.

Me këto fjalë, të raportuara në një deklaratë në faqen e internetit, Roma e bëri zyrtare blerjen e Malen, duke i paguar Aston Villas 25 milionë euro. Sulmuesi holandez, i cili erdhi në huazim nga Villas gjatë afatit kalimtar të janarit, e ka marrë mbi supe ekipin e Gasperinit, duke u bërë një figurë kyçe dhe duke luajtur një rol vendimtar për përfundimin e tyre në vendin e katërt (goli i tij vulosi fitoren 1-0 kundër Veronës, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve).

Goli kundër Veronës i lejoi sulmuesit të arrinte 15 gola, duke tejkaluar 12 golat e Balotellit në sezonin 2012/2013 dhe duke u bërë deri tani transferimi më i mirë i tregut të transferimeve dimërore në Serie A.

The post Roma zyrtarizon blerjen e Malen, kontratë deri në vitin 2030 appeared first on Albeu.com.

Milan shkarkon Allegrin, Taren dhe Furlanin pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions

By: admin
25 May 2026 at 23:33

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, te Milani është marrë vendimi drastik për të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili dyshohet se është shkarkuar me efekt të menjëhershëm pas rezultateve të fundit të skuadrës.

Lajmet që qarkullojnë në Itali flasin gjithashtu për një “revolucion” në strukturën drejtuese të klubit kuqezi, ku përveç trajnerit, raportohet se janë larguar edhe figura të rëndësishme të menaxhmentit.

Mes emrave të përmendur janë CEO i klubit Giorgio Furlani, drejtori sportiv Igli Tare, si edhe shefi i skautingut Geoffrey Moncada.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi për këto zhvillime, ndërsa pritet që orët në vijim të sqarojnë situatën e vërtetë në kampin e Milanit.

The post Milan shkarkon Allegrin, Taren dhe Furlanin pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions appeared first on Albeu.com.

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

By: admin
25 May 2026 at 15:04

Vodafone Albania dhe Tirana International Airport (TIA) kanë zyrtarizuar të hënën, më 25 maj, iniciativën “Siguria që udhëton me ty”, një investim strategjik tashmë i implementuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëpërmjet kësaj iniciative, TIA bëhet aeroporti i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton zgjidhjen e Airbus për sigurinë aeroportuale, pjesë e partneritetit global të Vodafone Group, për sigurinë e aeroporteve, e ndërtuar mbi kapacitetet e rrjetit 5G të Vodafone Albania.

Partneriteti strategjik ndërmjet Vodafone Albania, Tirana International Airport dhe Airbus shënon një moment kyç në transformimin e operacioneve aeroportuale përmes komunikimit në kohë reale, koordinimit të avancuar, reagimit ndaj emergjencave dhe menaxhimit të sigurisë.

Zgjidhja ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për stafin operacional të aeroportit, duke mundësuar komunikim më efikas dhe koordinim më të shpejtë, në çdo proces aeroportual.

Nisma “Siguria që udhëton me ty” reflekton pikërisht këtë qasje: përdorimin e teknologjisë së avancuar të Airbus, të mbështetur nga rrjeti 5G i Vodafone Albania, për të garantuar standarde më të larta sigurie dhe efikasiteti, për punonjësit dhe udhëtarët.

Roli i Vodafone Albania në këtë iniciativë tejkalon ofrimin e lidhjes së internetit; Rrjeti numër 1 në Shqipëri vepron si ndërtues dhe integrues i plotë i infrastrukturës kritike, duke garantuar kështu funksionimin e plotë të sistemit të sigurisë dhe komunikimit në aeroport.

Z.Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport, theksoi rëndësinë strategjike të projektit. “Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po hedh një hap të madh përpara, duke implementuar platformën e komunikimeve kritike të Airbus, të mbështetur nga lidhja e avancuar 5G e Vodafone Albania. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale të qëndrueshme që garanton operime më të sigurta, koordinim në kohë reale dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.”- theksoi ai.

  1. Balázs Révész, Drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania, theksoi rolin e kompanisë si partner teknologjik për infrastrukturat kritike: “Ky projekt tregon qartë se roli i Vodafone sot shkon shumë përtej telekomunikacionit tradicional. Nëpërmjet partneriteteve me liderë globalë si Airbus dhe institucione strategjike si Tirana International Airport, ne po sjellim në Shqipëri ekspertizë ndërkombëtare, teknologji të provuara dhe standarde të avancuara që mbështesin C2 General funksionimin e infrastrukturave kritike. Ambicia jonë është të jemi partneri teknologjik, që ndihmon në ndërtimin e themeleve dixhitale, mbi të cilat mbështetet ekonomia moderne.”

 

  1. Lionello Ginelli, Menaxher i Llogarive Kryesore për Europën Jugore pranë Airbus Public Safety and Security, sqaroi zbatimin praktik të zgjidhjes: “Duke kombinuar platformën kritike të misionit Agnet të Airbus me lidhjen premium të Vodafone, ne po ofrojmë një zgjidhje të plotë dhe të nivelit më të lartë, të përshtatur për nevojat e përdoruesve tanë.”- tha ai.

Sistemi i komunikimit të zbatuar në TIA bazohet në teknologjinë push-to-talk të Airbus, një platformë globalisht e testuar në aviacion, sigurim publik dhe infrastruktura kritike.

Kjo zgjidhje mundëson komunikim të menjëhershëm dhe të sigurt ndërmjet të gjitha ekipeve operacionale, koordinim të avancuar në situata emergjence, menaxhim të sigurisë në kohë reale, si dhe integrim të plotë me infrastrukturën ekzistuese të aeroportit.

Përmes rrjetit të tij 5G, Vodafone Albania mbështet transformimin dixhital të infrastrukturave kritike kombëtare, duke ofruar standarde të avancuara teknologjike në funksion të operacioneve dhe sigurisë aeroportuale.

The post TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ As 23 golat e Vedat Muriqit nuk e shpëtuan Mallorcan nga rënia nga La Liga

By: admin
24 May 2026 at 15:05

Mallorca e Vedat Muriqit do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Java e fundit në La Liga dha vendimin e hidhur, pavarësisht fitores 3-0 përballë Real Oviedos, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që shënoi golin e tretë të sfidës, duke u ngjitur në kuotën 23.

Mallorca e mbylli sezonin në vendin e 18-të. Murici, i cili shënoi në minutën e 88-të ndaj Oviedos, e mbylli sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë pas Kylian Mbappe.

Mallorca ra nga kategoria bashkë me Gironan dhe Oviedon.

The post VIDEO/ As 23 golat e Vedat Muriqit nuk e shpëtuan Mallorcan nga rënia nga La Liga appeared first on Albeu.com.

Sa shpenzoi Guardiola në dekadën që kaloi në “Etihad”, bilanci i 239 transferimeve të tij

By: admin
24 May 2026 at 15:02

Pep Guardiola po largohet nga Manchester City dhe argumenti më popullor del edhe një herë në sipërfaqje. Sa ka shpenzuar trajneri spanjoll për të ndërtuar perandorinë e tij në “Etihad”? Shifra e qarkulluar është mbresëlënëse, mbi 2 miliardë euro.

Kjo shifër përfaqëson shpenzimet bruto. Me fjalë të tjera, gjithçka që City pagoi për lojtarët që nga ardhja e Guardiolës në sezonin 2016-17, pa zbritur të ardhurat nga shitjet. Pamja e plotë zbulon një perspektivë tjetër: 2.05 miliardë euro të investuara në 239 nënshkrime dhe 963.05 milionë euro të rikuperuara nga 234 largime. Shpenzimet totale neto arrijnë në 1.1 miliardë euro, afërsisht 100 milionë euro për sezon.

Që nga ardhja e Pep, Manchester City ka qenë klubi i tretë në botë për shpenzimet e bëra neto. Përpara tyre janë vetëm Manchester United, me 1.34979 miliardë euro dhe Arsenal me 1.10719 miliardë euro. Krahasimi zbulon një nuancë tjetër, shpenzimi i madh financiar nuk garanton suksesin në fushë. City përdori burimet financiare më mirë sesa “Djajtë e Kuq” dhe “Topçinjtë”.

The post Sa shpenzoi Guardiola në dekadën që kaloi në “Etihad”, bilanci i 239 transferimeve të tij appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ndërhyrja e ashpër i kushtoi shtrenjtë, historia e futbollistit që humbi jetën pas Botërorit

By: admin
24 May 2026 at 14:48

Pjesëmarrja në Kupën e Botës i mori jetën mbrojtësit të Bashkimit Sovjetik, Eduard Dubinski. Historia tragjike e tij nis në ndeshjen kundër Jugosllavisë. Për shkak të një takimi tepër të tensionuar, kundërshtarët nisën të shkaktonin edhe ndërhyrje të ashpra.

Ajo më makabrja ishte e sulmuesit jugosllav Muhamed Mujiç. Kur Dubinski kishte topin në zotërim në zonën e tij dhe e gjuajti fort për ta larguar, Mujiç i rrëshqiti me takën e ngritur pikërisht në gjurin e këmbës së majtë. Një veprim shokues, që i theu edhe këmbën kundërshtarit.

Në fakt, arbitri nuk e pa atë moment dhe kjo e bëri akoma më të rëndë situatën. Lojtari sovjetik u largua me urgjencë nga fusha e lojës dhe mori mjekimin e parë. Gjithsesi, duket se në Kili nuk i dhanë trajtimin e duhur.

Me kalimin e kohës, thyerja e këmbës nisi të merrte infeksion dhe pikërisht mjekimi i gabuar i shkaktoi atij sarkomë, një lloj kanceri i pashërueshëm. Pavarësisht se luftoi për të fituar betejën më të rëndësishme të jetës, Eduard Dubinski nuk ia doli mbanë. Ai ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare prej asaj sëmundje që erdhi pikërisht prej atij faulli makabër, që në fakt nuk u pa as nga arbitri. Mujiç e përfundoi ndeshjen i pandëshkuar, por ndëshkimin më të rëndë e mori mbrojtësi kundërshtar. Të gjithë karrierën e tij futbollistike, Dubinski e kaloi me klube ruse, ndërkohë që luajti edhe 12 ndeshje me përfaqësuesen sovjetike. /PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Ndërhyrja e ashpër i kushtoi shtrenjtë, historia e futbollistit që humbi jetën pas Botërorit appeared first on Albeu.com.

Barcelona dhe Reali në garë për shërbimet e tij, Bastoni trazon Interin në Itali

By: admin
24 May 2026 at 14:47

Alesandro Bastoni dhe Spanja nuk kanë qenë kurrë shumë afër, por as shumë larg. Pak a shumë në gjysmë të rrugës, midis dëshirës së interistit për të qëndruar te zikaltërit e shprehur nga brohoritjet në “Piazza Duomo” në ditën e festës së “Scudetto” dhe dëshirave të dy klubeve më të rëndësishme përtej Pirenejve, Realit dhe Baecelonës.

Interesi i katalanasve për Bastonin është histori e njohur. Por ditët e fundit në skenë ka dalë edhe Reali i Zhoze Murinjos. Portugezit i mungon vetëm njoftimi zyrtar. Ale pak ditë më parë vendosi një “like” në Instagram lidhur me lajmin e rikthimit të “Special One” në Bernabeu.

Një të dhënë në favor të qendërmbrojtësit të Interit jepet nga fjala kyçe që do të hapë merkaton e Madridit në lidhje me prapavijën, “revolucion”.

Paratë madrilenëve nuk i mungojnë, ndonëse akoma ideja Bastoni është më shëmë fantazi mediatike se sa realitet.

The post Barcelona dhe Reali në garë për shërbimet e tij, Bastoni trazon Interin në Itali appeared first on Albeu.com.

❌
❌