Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Hetimi: Ndërprerësit e karburantit të aeroplanit Air India u ndalën pak para rrëzimit

12 July 2025 at 17:34

Ndërprerësit për kontrollim të karburantit në motorët e aeroplanit të kompanisë ajrore Air India, i cili është rrëzuar pak pasi është nisur dhe ka lënë të vdekur 260 persona muajin e kaluar, e kanë ndryshuar statusin nga pozicioni i “rrjedhshëm” në të “ndalur” pak para se të ndodhte incidenti, është thënë në një raport paraprak hetimor të shtunën.

Në raportin e lëshuar nga Byroja për Hetimin e Aksidenteve të Aeroplanëve të Indisë, nuk janë dhënë përfundime apo se kush ka faj për katastrofën e 12 qershorit, mirëpo sipas të dhënave të kutisë së zezë, një pilot e ka pyetur tjetrin se pse e ka ndalur karburantin dhe i dyti i ka thënë se nuk ka vepruar ashtu.

Aeroplani i llojit Boeing 787-8 ishte nisur nga Ahmedabadi, qytet në perëndim të Indisë, për në Londër. Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit kanë vdekur 242 persona në bord dhe 19 tjerë që kanë qenë në vendin e përplasjes.

Një pasagjer ka mbijetuar mrekullisht. Ai ka qenë një shtetas britanik, i cili ka arritur të largohet nga copëzat e aeroplanit dhe tashmë është liruar nga spitali.

Në raportin prej 15 faqesh, byroja për hetime ka thënë se sapo aeroplani ka arritur në shpejtësinë e duhur “ndërprerësit për karburant të motorëve 1 dhe 2 janë ndalur me një distancë nga njëri-tjetri prej 1 sekonde”.

Menjëherë pas këtij veprimi, raportohet se aeroplani e ka humbur drejtimin.

Sipas raportit, ndërprerësit janë rikthyer sërish në pozicionin “rrjedhës” dhe motorët kanë fituar fuqi, mirëpo njëri prej pilotëve veçse e ka nisur sinjalin për emergjencë.

Kontrollorët e trafikut ajror i kanë pyetur pilotët se çfarë ka ndodhur, mirëpo e kanë parë aeroplanin të rrëzuar dhe e kanë angazhuar menjëherë personelin për emergjenca në vendin e ngjarjes.

/ abcnews.al

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

12 July 2025 at 16:59

Në kulmin e sezonit turistik, pika kufitare e Qafë Thanës është përballur me rradhë kilometrike automjetesh. Shqiptarët e Maqedonisë preferojnë plazhet shqiptare për të kaluar ditët e nxehta të verës, por njëkohësisht edhe peisazhe e mrekullueshme të vendit.

Në këtë doganë, punohet me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndërkohë shtimi I sporteleve varet nga pala maqedonase. Policia kufitare ben te ditur se shkak per keto radhe jane bere disa nderprerje te rrjetit te sistemit TIMS per shkak te mbingarkeses. / abcnews.al

Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen online nëpërmjet portalit E-Albania

12 July 2025 at 16:40

Hapen aplikimet për Paketën e  Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre  mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit “paketa e maleve .gov.al” ku mund të gjejnë edhe procedurat që duhet të ndjekin.Ndërkohë që paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ketë përjashtim nga disa taksa si TVSH, tatimi mbi të ardhurat ,taksa e pasurive të paluajtshme dhe  taksa në infrastrukturë për 10 vjet.

Ligji për Paketën e Maleve synon të krijojë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat malore në vend kryesisht ato në veri..

Aktualisht zonat malore kanë vështirësi në dhënien e lejeve të zhvillimit apo ndërtimit për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë  . Shumë toka në zonat veriore por edhe në jug administrohen ose zotërohen nga individë dhe familje, posedues jopronarë, që nuk kanë tituj formalë pronësie. Në këtë mënyrë paketa e maleve synon që përmes një procesi të thjeshtuar administrative të  lejoj që poseduesit jopronarë të regjistrohen ligjërisht pas një verifikimi të thjeshtuar nga bashkia.Pas verifikimit të gjendjes së pronës parashikohet  dhënia e pronësisë me çmim simbolik (1 euro) për ata që kanë plan zhvillimi dhe  marrin lejen përkatëse.

Paketa synon rimëkëmbjen ekonomike të zonave malore, rritjen e të ardhurave bashkiake, nxitjen e investimeve  si dhe frenimin e emigracionit. / abcnews.al

Saga e tarifave/ Trump vendos tarifë 30 për qind ndaj importeve nga BE dhe Meksika

12 July 2025 at 16:22

Presidenti Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave 30% për të gjitha mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian dhe Meksika, duke e justifikuar këtë veprim si të nevojshëm për sigurinë kombëtare të SHBA-ve për shkak të deficitit të madh tregtar.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump publikoi letra të veçanta drejtuar BE-së dhe Meksikës. Ai shkroi se marrëdhënia tregtare me BE-në ka qenë “e padrejtë dhe jo reciproke”, dhe se tarifat e reja synojnë të adresojnë “deficitet afatgjata të shkaktuara nga tarifat dhe barrierat tregtare evropiane”.

Në letrën drejtuar Meksikës, Trump u shpreh se vendi fqinj nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar që SHBA të kthehet në një “terr i trafikut të drogës”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se BE-ja është e gatshme të përgjigjet me kundërmasa proporcionale, nëse tarifat hyjnë në fuqi më 1 gusht. Ajo tha se vendimi i SHBA mund të dëmtojë rëndë zinxhirët transatlantikë të furnizimit dhe theksoi se BE-ja mbetet e hapur për dialog.

Ndërkohë, kryeministri holandez Dick Schoof e cilësoi vendimin e Trump si “shqetësues” dhe theksoi se BE-ja duhet të qëndrojë e bashkuar për të arritur një marrëveshje të ndershme me SHBA. / abcnews.al

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor, pjesë e thelbit strategjik të Europës

12 July 2025 at 16:09

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut 2025, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit – ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës.

Në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë – përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën – Ministri Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje – janë domosdoshmëri.

“Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë – është kontribuuese. Nuk presim – po ecim përpara.”

Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria ka hapur katër grupkapituj negociues – përfshirë kapitujt themelorë dhe tregun e brendshëm – dhe se rruga drejt BE-së është strategjike, e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme.

Ai paralajmëroi se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë boshllëqe që shfrytëzohen nga aktorë autoritarë, duke mirëpritur Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një mundësi konkrete për të përshpejtuar integrimin.

“Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen europiane.” / abcnews.al

Pranga për ndërtim pa leje/ Arrestohet administratori i një subjekti, procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së në Korçë

12 July 2025 at 15:52

KORÇË- Një administrator i një subjekti në Voskopojë, i identifikuar si Ibrahim Kruja është arrestuar për ndërtim pa leje.

Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht Kryeinspektori Idlir Lemillari dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, Emil Kafexhiu, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

Ndërkohë janë pezulluar nga detyra dhe proceduar në mënyrë disiplinore disa efektivë të Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.

Fërkimet Lapaj-Shabani/ Kreu i “Thurje”, letër KQZ: Zyrtarizo dorëheqjet!

12 July 2025 at 15:46

TIRANË– Ujërat brenda opozitarëve të rinj janë trazuar. Një ditë pasi kandidati I Nismës thurje Zeqir Kordhoni, la të kuptohej se firma e dorëheqjes se tij ishte falsifikuar, nipi i tij Endri Shabani, i është drejtuar me një shkresë kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të njohë të gjithë dorëheqjet  e 46 kandidatëve të koalicionit të paraqitura në KQZ më 11 maj.

Shabani thotë se mandati duhet ti kalojë të parit të listës së hapur, në këtë rast Adriatik Lapajt, duke shuar zërat se letra e Kordhonit ishte nxitur prej tij, dhe duke ja lënë topin Adriatik Lapaj për deklaratën e tij para zgjedhjeve lidhur me mandatin e vetëm qe nxori koalicion I tyre në 11 maj.

Të enjten, Zeqir Kordhoni, kërkoi nga KQZ që t’i vihet në dispozicion letra e dorëheqjes të cilën pretendon se nuk e ka dhënë ai personalisht, por ia ka bërë partia e Lapajt, ndaj dhe KQZ i ka hequr emrin.

Në formularin e deklarimit, ai rezulton një punëtor ndërtimi dhe invalid, por emri i tij ishte vetëm pjesë e skemës së Lapajt e Shabanit për të mbushur listat e mbyllura me familjarë, ndërsa të dy do të bënin gara në listë të hapur.

Duke e përdorur këtë teze edhe për të bërë një garë ndryshe nga të vjetërit, pra për të formalizuar votën e listës së hapur

Por kjo lëvizje e behtë, përpara se KQZ, të shpërndajë mandatet, më shumë se ambicie e Kodhonit për të hyrë në parlament, u duk si taktikë e Shabanit për të forcuar pozitat brenda koalicionit, e për të blinduar vendin e dytë, në listë të hapur.

Kërkesa e te premtes e Shabanit, e shkarkon atë nga kjo insinuate, por njëkohësisht e lë Lapajn vetëm, përballë premtimit të tij para zgjedhjeve te 11 majit:

Tani Lapaj duhet të vendosë: të marrë mandatin e të dalë gënjeshtar, apo ta lërë atë te Endri Shabani. Në të dyja rastet, kreu I Shqipëria Bëhet është me I humburi nga kjo përballje, ndërsa koalicioni mes te dyve, vihet me në dyshim se kurrë./abcnews.al

Edi Paloka kundër deklaratës së policisë: “Thonë s’u hodh asnjë molotov ndaj fadromave… apo…?”

By: E.K
12 July 2025 at 17:23

Ish-deputeti Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit, e cila pretendon se gjatë protestës nuk është hedhur asnjë molotov ndaj fadromave. Në një postim ironik, Paloka ngre dyshime mbi vërtetësinë e deklaratës: “Policia në deklaratë zyrtare sikur tha që nuk është hedhur asnjë molotov ndaj fadromave… apo…”, shkruan ai, duke lënë […]

The post Edi Paloka kundër deklaratës së policisë: “Thonë s’u hodh asnjë molotov ndaj fadromave… apo…?” appeared first on FaxWeb.

💾

Rinis lufta tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

By: E.K
12 July 2025 at 16:58

Në një veprim që përshkallëzon ndjeshëm luftën tregtare ndërkombëtare, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e tarifave prej 30% për të gjitha importet nga Bashkimi Evropian dhe Meksika, duke filluar nga 1 gushti. Vendimi u njoftua përmes letrave të postuara në platformën Truth Social, duke shënuar dështimin e negociatave disa ditore me […]

The post Rinis lufta tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump appeared first on FaxWeb.

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

By: E.K
12 July 2025 at 16:23

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut 2025, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit – ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës. Në prani të përfaqësuesve të lartë nga […]

The post Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës appeared first on FaxWeb.

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

By: E.K
12 July 2025 at 16:19

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me lagjen e Re ku dy makina tip ‘Mercedes Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë lënduar dy drejtuesit e dy mjeteve, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha tek të dyja makinat. Siç shihet edhe nga pamjet aksidenti ka […]

The post Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët appeared first on FaxWeb.

Ish-drejtori i burgut të Drenovës, nën hetim/ Fation Fasho lejoi modelen në takim special me Laert Haxhiun

12 July 2025 at 15:25

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Fatjon Fasho ish-drejtor burgu dhe Sokol Kaçoli, shef policie në këtë burg, po hetohen nga prokuroria për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimi filloi pas takimit të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti me të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiu.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se është vetëm faza e parë e fillimit të hetimit.

Në vijim, pas sekuestrimit të protokollit të ndjekur nga Drejtoria e Burgjeve për rastin në fjalë si dhe sekuestrimi i rregullores së brendshme të burgjeve, do të këtë dhe një hetim më të thelluar për zbatimin e këtij protokolli nga ana e stafit të brendshëm të këtij institucioni.

Pas verifikimit të dokumentit të martesës se Ziza Pajazitit me të burgosurin Vladimir Kurti, dokument qe i është paraqitur drejtorisë së burgjeve, do të verifikohet edhe fakti  që në vend të Kurtit, në takim me Pajazitin, ka shkuar Laert Haxhiu.

Gjatë hetimeve paraprake në rast se provohet se ka elemente të korrupsionit, për shkak të kompetencës dosja do të transferohet në Prokurorinë e Posaçme.

Pak ditë më parë Fatjon Fasho u shkarkua nga detyra ndërsa shefi i Policisë së burgut u pezullua nga detyra pasi Laert Haxhiut iu gjet në qeli një telefon celular./abcnews.al

 

Asnjë produkt blegtoral pa faturë/ Të hënën nisin kontrollet në tregje e subjekte

12 July 2025 at 15:16

TIRANË- Çdo subjekt që do të tregtoj produkte blegtorale si qumësht apo mish pa fature fiskale që të konfirmojë origjinën e tyre do të përballem me sekuestrim të mallit dhe penalitete.

Kreu i financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë paralajmëruan të gjitha bizneset se duke nisur nga java e ardhshme nuk do të ketë më asnjë tolerim.

Sipas Denaj, kjo masë është e domosdoshme për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit si dhe formalizimin e  të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë.

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, në kuadër të integrimit në  Bashkimin Europian/abcnews.al

Ekstradohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

12 July 2025 at 15:08

SHQIPËRI– Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të ekstraduarit:

-M. H. alias M. P., i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;

-A. G., 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

-S. O., i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.

Zjarre në Kurbin dhe Fier/ Mbrojtja Civile: 5 vatra flakësh në vend

12 July 2025 at 15:01

Zjarri i renë mesditën e premtes në fshatin Skuraj të Kurbinit, ka djegur disa hektarë sipërfaqe masiv pyjor. Për shuarjen e vatrave janë aktivizuar tre zjarrfikëse, por për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Helikopteri i forcave të armatosura ka bërë të mundur izolimin e disa prej vatrave në zonën e malësisë së Kurbinit. Mëngjesin e kësaj të shtune aksionit për shuarjen e flakëve i janë bashkuar edhe forca nga agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Një zjarr ka rënë këtë mesditë edhe në Fier, në vendin e quajtur “Ura e Daullasit”. Zjarri është shkaktuar nga fermerët e zonës të cilët djegin sipërfaqet e tokave bujqësore. Flakët kanë shkaktuar panIK tek banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat ndodhen pranë shtyllave të tensionit të lartë.

Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 5 vatra janë ende aktive.

Flakët nuk janë shuar ende në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan të Bulqizës. Zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 19 ha, ndërsa në operacion janë angazhuar ekipet zjarrfikëse që të mbajnë nën kontroll situatën për të mos e lënë këtë vatër të përparojë.

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive edhe në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve” në Lurë, ku është djegur një sipërfaqe prej 30 hektarësh.

Ministria e Mbrojtjes raporton vatra aktive në Rrogozhinë e Elbasan, ndërsa vijojnë operacionet për shuarjen e tyre.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit apelin për qytetarët që të raportojnë çdo rast dhe të tregojnë përgjegjshmëri.

Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, i dënuar me 7 vjet burg

12 July 2025 at 14:10

TIRANË– Një 40-vjeçar, i dënuar në mungesë me burg është arrestuar në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar  Klajdi Ruçi me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky person në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.

Ai u arrestuar në zonën e Shkozës dhe tashmë do të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata.

 

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

By: E.K
12 July 2025 at 15:53

  Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti […]

The post Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë appeared first on FaxWeb.

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

By: E.K
12 July 2025 at 15:34

Me kërkesë të prokurorit Adnan Xholi, Gjykata e Posaçme konfirmoi masat që ishin mungesë ndaj shtatë të arrestuarve si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Amerika Latine. Në masën arrest në burg përfunduan Arjan Gjata Vilson Roci, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Mecja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani, ish shef komisariati. Hetimi dy […]

The post SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati appeared first on FaxWeb.

❌
❌