Liverpooli bën hap para për transferimin e Isak, suedezi arrin marrëveshje personale me The Reds
Liverpooli ka bërë një hap para për të siguruar shërbimet e Alexander Isak.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, sulmuesi suedez tashmë ka një marrëveshje verbale me klubin nga “Anfield”.
Isak ka pranuar të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin këtë verë.
Kushtet e marrëveshjes janë të ngjashme me ato të Hugo Ekitike, i cili iu bashkua Reds pak javë më parë.
Sulmuesi 24-vjeçar dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Arne Slot dhe ua ka lënë klubeve negociatat për shumën e transferimit.
Newcastle pritet të marrë së shpejti një ofertë zyrtare nga Liverpooli për kartonin e tij.
Ky hap vjen pasi Liverpooli shiti Luis Diaz te Bayern Munich, duke liruar hapësirë për përforcime në fazën ofensive.
Besohet se transferimi i Isak te Liverpool do të bëhet për një shumë rreth 150 milionë eurove. /Telegrafi/
The post Liverpooli bën hap para për transferimin e Isak, suedezi arrin marrëveshje personale me The Reds appeared first on Telegrafi.