Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Plagoset me thikë një 57-vjeçar në Vlorë, 4 të shoqëruar

By: Re Nato
12 July 2025 at 00:00

Një shtetas 57 vjecar është dërguar i plagosur me mjet prerës thikë në spitalin rajonal të Vlorës.

I dëmtuari në gjendje stabël, koshient ndërsa po merr ndihmën e parë mjekësore.

Në ambjentet e spitalit edhe policia, teksa kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes i plagosuri 57 vjeç, G. Vreshtazi.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë. 57 vjecari është dëmtuar pas një konflikti.

I plagosuri ka marrë plagë në kraharor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me ngjarjen policia tha se ka shoqëruar 4 persona/abcnews.al

Përmbytjet në Teksas, presidenti Trump viziton zonat e dëmtuara

By: Re Nato
11 July 2025 at 23:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump viziton zonat e permbytura ne Teksas, te goditura nga shirat katastrofike qe moren jetën e të paktën 120 njerëzve dhe lanë mbi 160 të tjerë të zhdukur.

Në vizitën e tij në qytetin Kerrville, Trump ka takuar zyrtarët lokalë, ekipet e shpëtimit dhe komunitetet e prekuara nga kjo katastrofë natyrore.

Në një deklaratë pas vizitës, Trump theksoi rëndësinë e veprimeve të shpejta dhe mbështetjes federale, duke u angazhuar për ndihma të mëtejshme dhe për përforcimin e sistemeve të mbrojtjes civile për të parandaluar katastrofa të ngjashme në të ardhmen. trump nuk u terhoq nga premtimi I tij per mbylljen e Agjencise Federale te menaxhimit te emergjencave.

Përpara vizitës së tij në Teksas, Trump miratoi një kërkesë nga Guvernatori Greg Abbott për të zgjeruar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë përtej Qarkut Kerr, duke i bërë tetë qarqe të tjera te gatshme per te pranuar ndihma financiare ne perpjekje per tu rimekembur.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur kritikët po i drejtojnë pyetje të ashpra për reagimin e autoriteteve ndaj situatës dhe masat paraprake të paralajmërimit të banorëve.

Në këtë kuadër, ka pasur pyetje mbi efektivitetin e sistemeve të alarmit dhe reagimin e shërbimeve emergjente që janë aktivizuar për të ndihmuar banorët e prekur.

Ky është një moment delikat për administratën Trump, e cila ka nisur një seri përpjekjesh për t’i dhënë fund krizës dhe për të mbështetur proceset e rindërtimit të infrastrukturës dhe jetës sociale./abcnews.al

Chelsea-Paris, finalja e botërorit/ Sokol Balla: Niveli i francezëve, i frikshëm. Do jetë ndeshje e fortë taktike

By: Re Nato
11 July 2025 at 23:25

Gazetari Sokol Balla sheh Paris SG si skuadrën favorite për të fituar botërorin për klube, teksa francezët do të përballen në finalen e 13 korrikut me anglezët e Chelsea.

Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Balla u shpreh se niveli i Parisit është i frikshëm, por nënvizoi se Chelsea ka trajner italian.

Balla shtoi se ndeshja do të jetë e fortë dhe taktike.

“Atmosfera është e pakrahasueshme. Mendoj se Botërori i Katarit ishte më i bukuri nga ana e atmosferës. Por botërori në Amerikë do të jetë më i bukur. Mendoj se atmosfera është e pakrahasueshme. Stadiumet janë stadiume të futbollit amerikan. Isha në dy stadiume në Miami dhe Charlotte. Stadiumi i Miami është më afër stilit europian. Në Charlotte ishte një tmerr. Besoj se nuk do të jenë këto stadiume. Ato janë stadiume që nuk janë të mbuluara. Në stadiumet amerikane problem janë erërat. Ora 3 në korrik, do jetë tmerr. Nuk e di se si do të luhet. Klima nuk do të favorizojë asnjë prej ekipeve. Të shikoje lojtarët e Realit, që shkriheshin në diell, të vinte keq. Besoj se Vitinha është lojtari më i mirë. Komplimenti më i madh i Ronaldos shkoi për Vitinhan. Niveli i Parisit është i frikshëm. Por është ndeshje teke, dhe Chelsea ka trajner italian. Nuk i dihet sesi shkon. Mendoj se do jetë ndeshje e fortë taktike”, theksoi ai./abcnews.al

Shefja e OKB për migracionin: Të gjithë janë të lodhur nga lufta në Ukrainë

By: Re Nato
11 July 2025 at 23:12

Lodhja nga lufta në Ukrainë dhe shkurtimet e ndihmës së huaj të udhëhequra nga SHBA po rrezikojnë përpjekjet për të mbështetur njerëzit që largohen nga vështirësitë, paralajmëroi udhëheqësja e agjencisë së migracionit të OKB-së.

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Amy Pope, foli një ditë pasi një konferencë për rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë mobilizoi mbi 10 miliardë euro për vendin.

“Kanë kaluar tre vjet e gjysmë në konflikt. Mendoj se është e drejtë të thuhet se të gjithë janë të lodhur dhe e dëgjojmë këtë edhe nga ukrainasit që kanë përjetuar sulmet e vazhdueshme në qytetet e tyre dhe shpesh janë zhvendosur disa herë”, tha ajo.

“Megjithatë, përgjigjja ndaj kësaj duhet të jetë paqja, sepse në fund të fundit, pa paqe, nuk do të ketë fund, jo vetëm për kërkesën për financim, por edhe për mbështetjen për popullin ukrainas.”

Pushtimi i Rusisë ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë këtë shekull, me 5.6 milionë refugjatë ukrainas në nivel global dhe 3.8 milionë të zhvendosur në vendin e tyre, sipas të dhënave të OKB-së.

Zjarr afër nënstacionit elektrik/ Gjirokastër, u dogj një sipërfaqe me barishte, situata nën kontroll

By: Re Nato
11 July 2025 at 22:39

Sërish vatër zjarri pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër.

Menjëherë u nis drejt vendngjarjes automjeti zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Pas mbërritjes, u konstatua se zjarri ndodhej jashtë rrethimit të nënstacionit dhe kishte përfshirë barishte të thata.

U ndërhy me shpejtësi për të vënë zjarrin nën kontroll, me qëllim parandalimin e përhapjes drejt nënstacionit dhe banesave përreth.

Fatmirësisht, nuk pati dëme në infrastrukturë apo objekte banimi. Si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 metrash katrorë me barishte./abcnews.

Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë/ Sarandë, një person arrestohet nga policia kufitare me skaf

By: Re Nato
11 July 2025 at 22:36

Një person është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

Policia ka ndaluar një automjet tip “Porsche” Panamera. Gjatë tentativës për të ndaluar tre persona që ndodheshin në të, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det.

I dyshuari mbante një cantë krah qafë. Dy të tjerët janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”. Dhjetëra forca policore ndodhen në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari është duke notuar në det.

Mësohet së është në pritje ardhja e skafit të policisë kufitare për ndalimin e të dyshuarit, i cili mendohet se ka hedhur send të paligjshëm në det./abcnews.al

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

By: Re Nato
11 July 2025 at 22:27

BE-ja ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje çdo vit që nga viti 2012, që do të thotë se migrimi është i vetmi nxitës i rritjes së popullsisë.

“Rritja e vëzhguar e popullsisë mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së lëvizjeve pas COVID-19”, tha Eurostat.

Në vitin 2024, BE-ja shtoi 1.07 milionë banorë të rinj, me migrim neto pozitiv prej 2.3 milionë njerëzish që kompensoi një rënie natyrore të njerëzve prej 1.3 milionë.

Vdekjet vitin e kaluar, të regjistruara në 4.82 milionë, vazhduan të tejkalonin shkallën e lindjeve prej 3.56 milionë.

Franca, Gjermania dhe Italia ruajnë pozicionet e tyre si vendet e BE-së me popullsinë më të madhe, duke përbërë pothuajse gjysmën e të gjithë njerëzve që jetojnë në bllok me 47%.

Before yesterdayMain stream

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

By: Re Nato
11 July 2025 at 21:31

Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të rënda, po vuan gjithnjë e më shumë nga uria.

Ekipet në terren kanë vërejtur “një rritje të shpejtë dhe të paparë të kequshqyerjes akute tek njerëzit në Gazë”, thanë ata.

Në dy qendrat e saj shëndetësore në qytetin e Gazës dhe në qytetin bregdetar Al-Mavasi, aktualisht janë duke marrë trajtim ambulator më shumë se 700 gra shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe gati 500 fëmijë me kequshqyerje të rëndë dhe të moderuar.

Numri i rasteve të kequshqyerjes në qendrën e saj në qytetin e Gazës është katërfishuar pothuajse për më pak se dy muaj, nga 293 raste në maj në 983 raste në fillim të korrikut. Prej tyre, 326 raste përfshijnë fëmijë të moshës nga 6 deri në 23 muaj, theksuan ata.

Trump: SHBA do të dërgojë armë në Ukrainë nëpërmjet NATO-s

By: Re Nato
11 July 2025 at 21:06

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, në Ukrainë nëpërmjet NATO-s.

Trump i tha NBC News se në një marrëveshje të re, “ne do të dërgojmë Patriot në NATO dhe më pas NATO do t’i shpërndajë ato”, duke shtuar se NATO do të paguajë për armët.

Njoftimi i tij erdhi pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli për një “dialog pozitiv” me Trumpin për të siguruar që armët të mbërrinin në kohë. Ai tha se kishte kërkuar 10 sisteme Patriot pas një rritjeje të sulmeve ruse me dronë dhe raketa në qytetet ukrainase gjatë javës së kaluar.

Udhëheqësi ukrainas deklaroi se Gjermania ishte gati të paguante për dy Patriot dhe Norvegjia për një, ndërsa partnerë të tjerë evropianë ishin gjithashtu të përgatitur për të ndihmuar.

Departamenti i mbrojtjes i SHBA-së ndaloi disa dërgesa të armëve kritike javën e kaluar, duke ngritur shqetësime në Kiev se mbrojtja e saj ajrore mund të dobësohet brenda pak muajsh.

Ndër armatimet që raportohet se janë ndaluar ishin raketat interceptuese Patriot dhe predhat e artilerisë precize./abcnews.al

Turizmi që nuk njohim/ Arapi: Zonat rurale ofrojnë shumë mundësi për turizmin

By: Re Nato
11 July 2025 at 20:25

Ekspertja e agroturizmit, Fabiola Arapi thotë se turizmi rural po njeh zhvillim në vend dhe është i dëshiruar nga turistë vendas dhe të huaj.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Arapi u shpreh se zonat rurale ofrojnë shumë mundësi për turizmin.

“Doja të flisnim pak për turizmin rural, të territorit. Vërehet shumë që ka një vëmendje të jashtëzakonshme, qoftë në aspektin e politikbërjes, bizneseve apo dhe turistëve vendas e të huaj. Por pse është kaq i rëndësishëm turizmi rural? Ka disa arsye. Së pari, janë resurset. Ofrojnë aktraksion, që turizmi rural të jetë i dëshiruar dhe i lakmuar. Një tjetër aspekt, do theksoja autenticitetin dhe mikpritjen. Një arsye tjetër është tradita dhe kultura rurale. Është edhe zhvillimi i qëndrueshëm, i shërben ekonomive rurale. I përmenda, pasi këto 4 elementë kryesorë bëjnë që turizmi rural të shndërrohet në agroturizëm.”, theksoi ajo./abcnews.al

“Agroturizmi po tërheq turistët në fshat”/ Kotelli: Shqipëria ofron mundësinë e zhvillimit të atraksioneve

By: Re Nato
11 July 2025 at 20:13

Sofjola Kotelli nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik, thotë se agroturizmi po tërheq turistët e huaj në fshatrat në vend.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Kotelli u shpreh se Shqipëria është destinacion në rritje.

“Agjencia gjermane për zhvillim, që unë përfaqësoj, ka 30 vite në Shqipëri, por nuk ka ndryshuar asnjëherë mbështetja për llojin e turizmit ndryshe, për turizmin rural, të bujtinave të vogla. Për një turizëm që po del në dritë dhe po bëhet një nga potencialet më të mira të Shqipërisë. Programi ku unë jam angazhuar fokusohet në 3 pika kryesore. Një nga fokuset është zhvillimi i agroturizmit në Shqipëri, që vitet e fundit, është bërë një nga arsyet pse njerëzit vijnë në Shqipëri. Ne punojmë me zhvillimin e produkteve tradicionale. Ne punojmë me turizmin aktiv, e aktiviteteve, shtigjet malore, të biçikletave. Edhe për këtë pjesë, Shqipëria po bëhet destinacion gjithnjë në rritje, Këtu mund të zhvillosh gjithçka. Shtylla e tretë është turizmi i fshatrave. Ne jemi fokusuar në disa fshatra. E rëndësishme është të bëjmë turizëm për komunitetin”, theksoi ajo./abcnews.al

Izraeli kërcënon të sulmojë zonën ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB në Gaza

By: Re Nato
11 July 2025 at 19:09

Ushtria izraelite ka lëshuar një kërcënim për të sulmuar zonën në Qytetin e Gazës ku ndodhen zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara (OKB), një spital dhe dy universitete.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, njoftoi se do të nisin një sulm kundër zonës në fjalë në Gaza, ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB-së, universiteti “Al-Aksa” dhe ai Islamik, si dhe Spitali i Gjysmëhënës së Kuqe.

Ndërtesat që Adraee tha se do të synonin ndodhen në perëndim të qytetit të Gazës, zonë me banim të dendur.

Adraee u bëri thirrje “palestinezëve të evakuojnë zonën dhe të zhvendosen në jug të Rripit të Gazës”.

Sipas shifrave të publikuara nga OKB-ja, 90% e afërsisht 2,3 milionë palestinezëve në Gaza janë zhvendosur të paktën një herë për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite.

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

By: Re Nato
11 July 2025 at 18:49

Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë për prodhimin e raketave në rajonin e Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të dyja.

Ushtria ukrainase tha në Telegram se fabrika e aviacionit në qytetin Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG.

Fabrika tjetër është Byroja e Projektimit të Instrumenteve, e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve të kombinuara raketë-armë.

“Forcat e mbrojtjes po vazhdojnë t’i marrin të gjitha masat për ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të pushtuesve rusë dhe për ta detyruar Rusinë ta ndalë agresionin e saj të armatosur kundër Ukrainës”, tha ushtria ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 155 dronë ukrainas u rrëzuan midis orës 23:00 të enjten dhe orës 07:00 të së premtes, përfshirë 11 që ia kishin mësyrë Moskës.

Dy pretenca për kopshtarin/ Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët kërkojne dy dënime të ndryshme për Festim Bexhdilin

By: Re Nato
11 July 2025 at 18:22

Një situatë jo e zakontë është krijuar në Gjykatën e Apelit të Posacme, në procesin për zhdukjen e Jan Prengës, më 17 janar 2020 në ku u rrëmbye dhe u vra në kompleksin ‘Golden” në Shijak.  Dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, pavarësisht se ka disa vite që hetojnë të njëjtën çështje, kanë mbajtur qëndrim të ndryshëm në séance për të pandehurin Festim Bixhdilin, kopshtarin e resortit ku ndodhi zhdukja e Jan Prengës.

Konkretisht Prokurorja Kaçkini kërkoi të mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg.

“Ne vlerësojmë që vendimi i GJKKO që është dhënë për Festim Bexhdilin duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhë prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. I pandehuri është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe shkon në drejtim te një garazhi dhe më pas shfaqet duke pasur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi, tregon që ata kanë pasur dijeni dhe secili prej të pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre.”

Nga ana tjetër prokurori Behar Dibra tha se nuk ka prova në kuadër te bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, që të jetë kryer nga Bexhdili.

“Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve e tij. Nuk ka asnjë provë që Festim Bexhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin. Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirte Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund t’i kërkojmë të pandehurit të thotë diçka që ai mbasë nuk e di”.

I pandehuri Festim Bexhdili u shpreh dakord me ato që kishte deklaruar dhe me faktin se ai kishte vepruar nga frika në ato caste.  Gjendur në këtë situatë, Gjykata e Apelit të Posaçëm, shtyu shpalljen e vendimit në datë 25 korrik./abcnews.al

Rokada në Policinë e Shtetit/ Emërohen shefat e rinj të komisariateve në Tiranë, Shkodër dhe Kukës

By: Re Nato
11 July 2025 at 17:54

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Sipas burimeve për gazetaren e ABC News, Bleona Sari, mësohet se janë emëruar shefa të rinj në komisariate.

Idriz Daulle, nga zv drejtori i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Ndërkaq, Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë, ndërsa Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, po në Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë. Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë./abcnews.al

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal/ 13 persona nën hetim dhe 7 të arrestuar për trafik droge

By: Re Nato
11 July 2025 at 17:49

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.

Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023* dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.

Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

  • 13 personat nën hetim: M. Gj., A. A., K. M., S. M., D. H., J. (alias I.) M., A. Gj., L., (alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., E. D., V. R., dhe E (alias M.) R., të cilët, dyshohet se kanë marrë pjesë në aktivitete të paligjshme kriminale respektivisht në 11 (njëmbëdhjetë) episode.
  • 7 personat ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë (parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale): A. Gj., V. R., A. A., M. Gj., J. (alias I) M., S. L dhe E. D.
  • 6 personat në kërkim: : K. M., D. H., E. R., L. L., S. M., L. Ç.

Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky ECC”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., J. (alias I.) M., A.A., D. H., A. Gj., L.,(alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., në 7 (shtatë) episode, gjatë viteve 2020-2021 kanë konsumuar elementët e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në këto 7 (shtatë) episode:

  • 3585 kg kokainë
  • 701 kg canabis sattiva
  • 4.2 kg heroinë

Gjithashtu, i hetuari S. M., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprave penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, lidhur me episodin e datës 8.1.2021, gjatë të cilit janë ndaluar nga policia në ujërat detare, 55 shtetasve sirianë, të cilët kanë patur destinacion Italinë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E.(alias M.) R., gjatë vitit 2020 kanë konsumuar në 3 (tre) episode, elementët e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (sipas ndryshimeve të pësuara me ligjin Nr. 144/2013, i cili ka qenë në fuqi në kohën kur ka ndodhur vepra penale). Këta të hetuar, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive, kundrejt përfitimit të shumave monetare prej 7,500 euro, 4000 euro dhe 4000 euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit penal Nr. 464 datë 10.05.2025, për kontroll ambientesh u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. U., banues në Tiranë, si i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuara nga nenet 278/2 dhe 280 të Kodit Penal. Materialet lidhur me këtë shtetas i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 12 (dymbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

 

Sekuestrimet e kryera deri tani:

 

– 5 (pesë) automjete të markave të ndryshme si (Maserati, Porche, Audi RS6, Audi E TRON, Volkswagen golf 8, motor Honda XADV ),

– 38.970 Euro,

– 200 Dollarë,

– 8 (tetë) telefona celularë (disa të enkriptuar),

– 1 (një) armë sportive,

– 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm,

–  lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”,

– dokumente të ndryshme.

 

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

 

SPAK falenderon për mbështetjen dhe ndihmën autoritetet e drejtësisë franceze, ekuadoriane, italiane, serbe, Eurojust dhe Europol.

 

Shënim për gazetarët 

*Procedimi 177/2023, është regjistruar më 27.07.2023 për veprat penale:

  • “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal,
  • “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal,
  • Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, dhe
  • “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, pa autor.

OKB raporton për 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

By: Re Nato
11 July 2025 at 17:35

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës.

Ajo tha se vrasjet kanë ndodhur në pikat që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, si dhe pranë autokolonave të drejtuara nga organizata të tjera ndihmash.

GHF-ja përdor kompani private amerikane të sigurisë dhe logjistikës për të sjellë furnizime në Gazë, duke anashkaluar sistemin e udhëhequr nga OKB-ja, për të cilin Izraeli pretendon se është shfrytëzuar nga militantët e udhëhequr nga Hamasi për t’i plaçkitur ndihmat e destinuara për civilët.

Hamasi – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i mohon akuzat e Izraelit.

❌
❌