Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”: Marrëveshje historike

By: M C
12 July 2025 at 19:52

Franca dhe Kaledonia e Re njoftuan arritjen e një marrëveshjeje historike, sipas së cilës territori përtej detit do të mbetet pjesë e Francës, por do të fitojë statusin e një shteti të ri të njohur si “Shteti i Kaledonisë së Re”.

Pas dhjetë ditësh negociatash, përfaqësues të palëve pro-franceze dhe atyre pro-pavarësisë ranë dakord për krijimin e një kombësie të re për Kaledoninë e Re, e cila do të mund të kombinohet me shtetësinë franceze. Marrëveshja prej 13 faqesh do të përfshihet në kushtetutën franceze dhe pritet të njihet ndërkombëtarisht.

Marrëveshja vjen pas trazirave të dhunshme në Maj 2024, kur ndryshimet e planifikuara në sistemin zgjedhor shkaktuan përplasje që lanë 14 të vdekur dhe dëme ekonomike në vlerë prej rreth 2 miliardë eurosh.

Protestuesit, kryesisht nga popullsia indigjene Kanake, kundërshtuan dhënien e të drejtës së votës për banorët jo-autoktonë, duke frikësuar se kjo do të minonte aspiratat për pavarësi.

Sipas kushteve të reja, e drejta për të votuar në zgjedhjet lokale do të mundësohet vetëm për ata që kanë jetuar për të paktën 10 vjet në territor.

Presidenti Emmanuel Macron e quajti marrëveshjen një hap të madh për zgjidhjen e krizës politike të gjatë, ndërsa kryeministri François Bayrou e përshkroi atë me “dimensione historike”.

Kaledonia e Re, me një popullsi prej rreth 270,000 banorësh, ka qenë nën administrimin francez që nga shekulli XIX.

Por ndarjet midis komuniteteve kanë shkaktuar përçarje të thella për të ardhmen e territorit, midis atyre që kërkojnë më shumë autonomi dhe atyre që mbështesin mbetjen nën Francë.

Marrëveshja parashikon gjithashtu një pakt për rimëkëmbjen ekonomike dhe përforcimin e industrisë së nikelit, një nga burimet kryesore të të ardhurave për arkipelagun.

Parlamenti francez pritet ta miratojë marrëveshjen në fund të vitit 2025, ndërsa referendumi konfirmues në Kaledoninë e Re do të mbahet në vitin 2026.

The post Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”: Marrëveshje historike appeared first on Albeu.com.

Shp*rthen bombula e gazit/ Shkodër, lëndohet pronari i banesës

By: M C
12 July 2025 at 19:18

Një shpërthim bombule gazi ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:55 në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetë pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

” Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia

The post Shp*rthen bombula e gazit/ Shkodër, lëndohet pronari i banesës appeared first on Albeu.com.

Presidenti i KE për tarifat e Trump në BE: Ne mbetemi të bashkuar për një marrëveshje të drejtë me SHBA-në

By: M C
12 July 2025 at 18:55

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në mesazhin e tij për “X” mbi tarifat tregtare, shpreh mbështetjen e tij për Ursula Von der Leyen dhe përpjekjet e Komisionit për të arritur një marrëveshje të drejtë me SHBA-në. Mesazhi i tij i plotë për “X”, pas letrës së postuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale, se do të vendosë tarifa prej 30% nga 1 gushti për produktet e importuara nga BE.

“Tregtia e lirë dhe e drejtë çon në prosperitet, krijon vende pune dhe forcon zinxhirët e furnizimit. Tarifat janë taksa. Ato nxisin inflacionin, krijojnë pasiguri dhe pengojnë rritjen ekonomike. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete të forta tregtare në të gjithë botën. BE-ja mbetet e palëkundur, e bashkuar dhe e gatshme për të mbrojtur interesat tona, duke mbështetur plotësisht Presidentin @vonderleyen dhe përpjekjet e Komisionit për të arritur një marrëveshje të drejtë me SHBA-në,” shkruan Costa.

The post Presidenti i KE për tarifat e Trump në BE: Ne mbetemi të bashkuar për një marrëveshje të drejtë me SHBA-në appeared first on Albeu.com.

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinaj në radion ku punonte

By: M C
12 July 2025 at 18:50

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh ndërsa së bashku ndajnë dhe 3 fëmijë të mrekullueshëm.

E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka treguar se hera e parë që takohej me Ramush Haradianj ishte në radio ku dhe ajo punonte në atë kohë. Ndër të tjera ajo ka zbuluar dhe një tjetër anë të ish-kryeministrit, duke treguar se ai është person shumë romantik.

“Takimin e parë me të e kam bërë gjatë një interviste në radio. Ishte i ftuar në Radio Kosova dhe më tha mua ‘goca e kujt je ti’. Dhe unë, duke menduar që ne njiheshim familjarisht, i thashë jam goca e Mustafës. Kr nisa punë në Koha Vizion, u takuam sërish. Aty u njohëm, u takuam, ai ishte një djalë ndryshe. Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem. Dhe ai ishte i pjekur, nuk kishte rutinë, nuk e dije kur do flije apo ku do ishe.

Është shumë romantik, më shumë se unë. Gjithçka e ka me shumë delikatesë, me shumë elegancë. Më ka sjellë edhe mëngjesin në shtrat. Edhe lule…”, ka treguar Anita Haradinaj.

The post “Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinaj në radion ku punonte appeared first on Albeu.com.

‘Lahesha me kanaçe’, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Kushtet ishin të vështira

By: M C
12 July 2025 at 18:25

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në një emision televiziv tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e Fierit.

Ai foli për kushtet e vështira në qeli dhe padrejtësinë që, sipas tij, e çoi pas hekurave.

Salianji theksoi se qëndrimi në burg ishte një provë e rëndë njerëzore, por edhe një “medalje politike”. Ai zbuloi se përjetimet në qeli do t’i përshkruajë më gjerësisht në një libër që planifikon të botojë.

Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së: Nuk kam nevojë të kem post, që të vijoj aktivitetin tim publik. Dënimi im është me pasoja, sepse për 5 vite nuk mund të jem as deputet. Por në këndvështrimin politik, dënimi politik është medalje për mua. Mund të kemi në PD një muze kujtese për të gjithë shërbëtorët e regjimit, që në shkelje të ligjit, marrin vendime që turpërojnë Shqipërinë, si vend që nuk krijon dot standarde. Në qeli numërohen edhe orët. Jam dënuar për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim fare. Nuk më kanë gjetur akuzë as për korrupsion, për asgjë. Më futën në burg, sepse iu prishja punë për zgjedhje. Dita e parë, për çdo njeri që përfundon në qeli, është moment i vështirë për jetën e njeriut, edhe pse e di se ke mbështetje masive, dhe në spektrin politik ka pasur dakordësi që ishte dënim i padrejtë.

Ajo që të rëndon më shumë burgun është padrejtësia e drejtësisë. Mendoj që jam me personalitet të fortë dhe nuk kam pasur probleme. Qëndrova në qeli, kam shkruar, kam reaguar. Aty kupton që s’ka dhe ujë e duhet të lahesh me kanaçe. Këto do i përshkruaj me detaje në një libër. Nga ana njerëzore, stafi në burgun e Fierit ishin njerëz profesionistë. Situatat janë ndryshe nga ato që janë jashtë. Duhet të shkruash me dorë, të shohësh një TV të vogël. Në ditët e para kërkon ku është telefoni, se je mësuar me instikt, tani prsh më bën përshtypje që e kam telefonin. Pra, që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë. Pritja ka qenë e mirë, njerëzit bërtisnin emrin tim, thërrisnin “Rama ik”, kjo ishte diçka e mirë, se kupton që edhe qytetarët që janë dënuar, dikush me të drejtë e dikush pa të drejtë, e kanë kuptuar se burgosja ime ishte e padrejtë.

The post ‘Lahesha me kanaçe’, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Kushtet ishin të vështira appeared first on Albeu.com.

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

By: M C
12 July 2025 at 17:56

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa përplasja ka rrezikuar edhe kalimtarët në trotuar dhe një shitës pranë vendit të ngjarjes.

Sipas banorëve të zonës, në këtë kryqëzim mungon sinjalistika rrugore, pavarësisht lëvizjes së dendur të automjeteve dhe kalimtarëve. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.

The post Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar appeared first on Albeu.com.

Osmani flet në SHBA për moskonstituimin e Kuvendit: Do t’i drejtohem sërish Gjykatës Kushtetuese

By: M C
12 July 2025 at 17:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Gjatë një diskutimi të mbajtur në Hudson Institute në Washington D.C., Osmani u shpreh optimiste se në javët në vijim situata do të mund të ndryshojë, siç tha ajo të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.

Ajo theksoi se, për shkak të disa paqartësive kushtetuese, Kuvendi ende nuk është konstituar. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se ekziston një afat i rreptë 30-ditor për konstituimin e parlamentit, i cili skadon më 26 korrik, siç tha ajo nuk është definuar se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati.

“Kushtetutën tonë, kur e hartuam, ishte e pamundur të parashikonim çdo skenar të mundshëm. Ajo u hartua me një mendim pozitiv, me idenë që ligjvënësit do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, e jo të bllokonin njëri-tjetrin dhe institucionin. Tani, për shkak të disa paqartësive kushtetuese – nëse mund ta quaj kështu – parlamenti nuk është konstituar ende. Por kemi pasur një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, dhe gjykata ka dhënë një sqarim. Ekziston një afat i rreptë 30-ditor, i cili skadon më 26 korrik për konstituimin e parlamentit. Por nuk është sqaruar se cilat janë pasojat ligjore nëse nuk respektohet ky afat kushtetues i detyrueshëm. Kështu që duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’i parashtroj atë pyetje veçmas. Dhe shpresoj që ata do të përgjigjen. Por gjithashtu kam një grimë shprese që gjërat e mira mund të ndodhin gjatë javëve në vijim. Dhe ndoshta do të kemi një qeveri – sado e brishtë – por na duhet një qeveri dhe një parlament i konstituar për të parandaluar dëme ndaj vendit”, tha Osmani.

Më 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpalli aktgjykimin KO124/25, i cili lidhet me procesin e papërfunduar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ky aktgjykim erdhi pas një kërkese për interpretim kushtetues, pasi seanca konstituive e nisur më 15 prill 2025 nuk kishte përfunduar siç kërkohet me Kushtetutë, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Në aktgjykimin e saj, Gjykata sqaroi se Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht brenda një afati prej 30 ditësh nga data e shpalljes së aktgjykimit, pra deri më 26 korrik 2025. Megjithatë, Gjykata nuk specifikoi qartë se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati kushtetues.

The post Osmani flet në SHBA për moskonstituimin e Kuvendit: Do t’i drejtohem sërish Gjykatës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit/ Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike

By: M C
12 July 2025 at 17:24

Mbetjet urbane dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek banorët në fshatrat Gjyralë, Lokalitet dhe Fierzë.

Të trija rastet dyshohet se kanë ndodhur në rrethana aksidentale, por hetimet janë ende aktive, teksa në një prej tyre shkak u bë defekti elektrik i një mjeti që shpërtheu në flakë ditën e djeshme, duke rrezikuar edhe anëtarët e një familjeje që udhëtonte në të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për zjarrin e rënë në rrethana që dyshohen aksidentale në fshatin Gjyralë, ku për shkak të mbetjeve urbane të grumbulluara në këtë zonë, ra vatra e zjarrit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të banorëve A. Ll. dhe F. B.;

Kurse në fshatin Fierzë të Belshit dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike të shkaktuar nga kontakti i pemëve me telat e energjisë elektrike, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj, në pronësi të E. I.

Ngjarja e tretë ka ndodhur në aksin rrugor Lokalitet-Belsh, ku dyshohet se për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin E. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në automjet dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit M. Ç.

Për të tre rastet materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit/ Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia tre shqiptarë

By: M C
12 July 2025 at 17:01

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave të rënda kriminale, janë ekstraruar në drejtim të Shqipërisë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia.

Konkretisht bëhet fjalë për:

– Mikel Hoxha alias Mikel Papa i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;

– Armando Gropa 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

– Suard Onuzi i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.

The post EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia tre shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen 25-vjeçare, arrestohet 55-vjeçari në Librazhd

By: M C
12 July 2025 at 16:43

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me fqinjen 25-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij)”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen 25-vjeçare, arrestohet 55-vjeçari në Librazhd appeared first on Albeu.com.

Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet pronari i subjektit/ Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së

By: M C
12 July 2025 at 16:19

Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi kishte nisur ndërtimet për një objekt në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, pa pasur dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu autoritetet kanë proceduar penalisht dy punonjës të IMT-së si dhe janë pezulluar nga detyra, shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

Sakaq, autoritetet kanë nisur ndjekjen e rëndë disiplonore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmës/specialistëve të rendit në zonë.

Njoftimi i policisë:

Korçë- Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit. Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së së Bashkisë Korçë. Pezullohen dhe procedohen disiplinarisht disa efektivë të Policisë së Shtetit.

Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat.

Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

Në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor A. B., me detyrë ndihmës/specialist i rendit (SPZ) dhe Nënkomisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

Njëkohësisht ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmës/specialistëve të rendit në zonë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijon hetimin e thelluar disiplinor për këtë rast.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.

The post Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet pronari i subjektit/ Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 12 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
11 July 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni më të ndjeshëm dhe të kërkoni më shumë mbështetje nga partneri. Në punë, një lajm i papritur mund të sjellë ndryshime të vogla në orarin tuaj, ndaj qëndroni fleksibël. Kujdesuni për shëndetin tuaj duke shmangur stresin dhe duke bërë një pushim të shkurtër në mes të ditës. Financat duken të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme për momentin.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Dashuria mund të sjellë surpriza të këndshme, sidomos nëse jeni të hapur për dialog me personin tuaj të zemrës. Në aspektin profesional, sot është një ditë e mirë për të përmbyllur detyrat e mbetura pezull. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje, ndaj mos e nënvlerësoni lodhjen. Sa i përket financave, mund të merrni një ndihmë të vogël ose këshillë të dobishme nga dikush i afërt.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot do të ndiheni më të lidhur me partnerin, dhe mund të kaloni momente të bukura së bashku. Në punë, krijimtaria juaj është në kulm dhe mund të merrni vlerësime nga kolegët ose eprorët. Kujdesuni për shëndetin duke konsumuar më shumë ujë dhe fruta të freskëta. Në planin financiar, është dita e duhur për të planifikuar një investim të vogël ose për të rishikuar buxhetin.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Komunikimi në çift mund të jetë paksa i vështirë sot, ndaj mundohuni të jeni të kuptueshëm dhe të shmangni keqkuptimet. Në punë, organizimi është çelësi për të përfunduar me sukses detyrat e ditës. Mos harroni të bëni disa ushtrime të lehta për të mbajtur trupin aktiv. Financat paraqiten të qëndrueshme, por mendoni dy herë para se të bëni një blerje të madhe.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sjellë qartësi dhe afrimitet më të madh me partnerin. Në vendin e punës, një ide e re mund të marrë vëmendje dhe të hapë rrugë për mundësi të reja. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të bëni pushime të shkurtra gjatë ditës. Në lidhje me financat, është e këshillueshme të shmangni borxhet ose shpenzimet impulsive.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Një gest i vogël dashurie do të vlerësohet shumë sot, ndaj mos hezitoni të tregoni ndjenjat tuaja. Në aspektin profesional, bashkëpunimi me të tjerët do të jetë kyç për të arritur suksesin. Kujdesuni për shëndetin mendor duke bërë një aktivitet relaksues si leximi ose meditimi. Financat janë në balancë, por mund të merrni një ofertë interesante që ia vlen të shqyrtohet.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot, marrëdhëniet romantike mund të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të ndiheni të mbushur me energji pozitive. Në punë, përqendrohuni në detajet dhe mos e lini asgjë pas dore. Shëndeti është i mirë, por është koha të filloni një rutinë të re stërvitjeje. Në aspektin financiar, është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata ose për të kursyer.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, mund të ndjeni nevojën për më shumë liri personale dhe hapësirë, por kujdes mos lëndoni ndjenjat e partnerit. Në punë, mund të hasni një sfidë të papritur, por me durim do të arrini të gjeni zgjidhjen e duhur. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj dietës, shmangni ushqimet e rënda. Sa i përket financave, shmangni rreziqet dhe mos bëni investime të nxituara.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot është një ditë e mirë për të ndarë ndjenjat me një person të dashur, pasi komunikimi do të jetë i qartë dhe i ngrohtë. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të sjellë rezultate të mira dhe mund të fitoni besimin e tyre. Kujdesuni për shëndetin duke mos e tepruar me lodhjen fizike. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të mendoni për ruajtjen e disa kursimeve.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në marrëdhëniet romantike, mund të lindin disa keqkuptime të vogla, por me pak durim do të kalojnë shpejt. Në punë, do të vlerësohet aftësia juaj për të menaxhuar situata të vështira. Shëndeti është i mirë, por mos e shpërfillni nevojën për pushim të mjaftueshëm. Financat kërkojnë kujdes, veçanërisht nëse planifikoni shpenzime të mëdha.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Dashuria sot mund të sjellë një ndjesi të re entuziazmi dhe pasioni, sidomos nëse jeni të hapur për eksperienca të reja. Në aspektin profesional, një projekt i rëndësishëm mund të marrë një drejtim pozitiv falë përpjekjeve tuaja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por bëni kujdes me lëvizjet fizike për të shmangur dëmtimet. Financat janë të mira, por është e rëndësishme të planifikoni me kujdes shpenzimet.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në marrëdhëniet personale mund të ndjeni nevojën për të reflektuar më shumë mbi ndjenjat tuaja dhe për të gjetur ekuilibrin. Në punë, përqendrimi juaj do të jetë në nivel të lartë dhe mund të përfundoni me sukses një detyrë të vështirë. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje ndaj pushimit dhe ushqimit të shëndetshëm. Në aspektin financiar, është koha të shmangni riskun dhe të qëndroni pranë planit tuaj të buxhetit.

The post Horoskopi 12 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Gruaja arratiset nga Koreja e Veriut dhe padit Kim Jong Un: Më burgosën, më rra*ën dhe më për*unuan

By: M C
11 July 2025 at 23:35

Një grua që iku nga Koreja e Veriut ka paditur Kim Jong-un dhe zyrtarë të tjerë për tortura dhe dhunë seksuale gjatë kohës së saj në burg.

Choi Min-kyung, e cila jeton në Korenë e Jugut prej më shumë se një dekade, kërkon dëmshpërblim për traumën dhe abuzimet që ka përjetuar.

Ajo u riatdhesua me forcë katër herë nga Kina dhe gjatë burgosjes në vitin 2008 vuajti tortura fizike dhe psikologjike.

Në padinë e saj përmenden rrahje të rënda, dhunë seksuale dhe qëndrime çnjerëzore për orë të tëra.

Kjo është hera e parë që një dezertuese nga Koreja e Veriut ngre padi penale dhe civile në gjykatat e Koresë së Jugut kundër regjimit veri-korean.

Avokatët e saj po e përdorin rastin edhe si bazë për paraqitje në OKB dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Padia vë në dukje përgjegjësinë direkt të Kim Jong-un për krimet e kryera nën udhëheqjen e tij.

Edhe pse zbatimi i një vendimi është i pamundur, rasti ka rëndësi të madhe simbolike dhe ligjore.

The post Gruaja arratiset nga Koreja e Veriut dhe padit Kim Jong Un: Më burgosën, më rra*ën dhe më për*unuan appeared first on Albeu.com.

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

By: M C
11 July 2025 at 23:33

“Ka ardhur koha për të vërtetën” – kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan gjenocidin në Srebrenicë.

Ato u transmetuan gjatë ditëve që shënuan 30-vjetorin e vrasjes së më shumë se 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë.

Për gjenocidin si “mashtrim” folën presidenti i entitetit Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe krimineli i dënuar i luftës, Vojisllav Sheshel.

Në televizionet “Informer” dhe “Prva” – me frekuencë kombëtare – u transmetua një serial që “zbulon manipulimin më të madh politik të drejtuar kundër popullit serb”.

Pas serialit qëndron organizata “Qendra për Stabilitet Shoqëror”, autore edhe e një filmi të mëhershëm që mohon krimin ndaj shqiptarëve të Kosovës në fshatin Reçak, më 1999.

“Ky narrativ tani është veçanërisht i theksuar. Përveç faktit që këtë vit bëhen 30 vjet nga gjenocidi, ai shfrytëzohet edhe për të goditur kundërshtarët politikë të pushtetit”, thotë për Radion Evropa e Lirë historiani dhe autori i një libri për gjenocidin në Srebrenicë, Dragan Popoviq.

Përvjetori i gjenocidit po zhvillohet në një atmosferë protestash studentore dhe qytetare në Serbi, që kanë tronditur Qeverinë e presidentit populist, Aleksandar Vuçiq.

Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave boshnjake dhe tha se e kaluara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja mund të ndërtohet me bindjen që krimet e tilla të mos përsëriten më.

Edhe pse nuk janë shprehur drejtpërdrejt për Srebrenicën, pushteti dhe mediat proqeveritare i akuzojnë protestuesit se duan ta shpallin popullin serb si gjenocidial.

Ky ishte edhe mesazhi kryesor i fushatës shtetërore kundër miratimit të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën në vitin 2024, edhe pse dokumenti nuk përmend asnjë popull apo shtet.

Një vit më vonë, me sulme u përballën edhe disa deputetë të opozitës që paraqitën në Kuvendin e Serbisë një tjetër propozim për rezolutë për dënimin e gjenocidit.

Kush bën thirrje për t’i dhënë fund politikës së mohimit?
“Përgjigje nga Parlamenti nuk ka ende”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ahmedin Shkrijel, anëtar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut.

Një grup parlamentar, që përfshin këtë parti të pakicës boshnjake, Partinë Shqiptare për Veprim Demokratik dhe Lëvizjen opozitare të Qytetarëve të Lirë, dorëzoi më 3 korrik një propozim-rezolutë që kërkon ndërprerjen e politikës së mohimit të gjenocidit, të pandëshkueshmërisë dhe të madhërimit të krimeve dhe kriminelëve.

“Në propozim-rezolutë, në disa pika theksojmë se populli serb nuk është gjenocidial, por ata që nuk duan të përballen me pasojat e politikës së tyre shkatërruese – e ata janë regjimi aktual në pushtet,” thotë Shkrijel.

Ai kujton se që nga viti 2015, SDA-ja e Sanxhakut ka paraqitur në Kuvend propozime për rezoluta për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, por thotë se ato kanë mbetur pa përgjigje.

Vendimi në duar të autoriteteve
Një propozim-rezolutë mund të paraqitet nga çdo deputet, por shumica qeverisëse vendos nëse ajo do të jetë në rend të ditës ose jo.

Shumica përbëhet nga Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë.

Ato nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do ta përfshinin në rend dite projekt-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë me procedurë urgjente, siç kërkuan propozuesit.

Qeveria e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq nuk e pranon që forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq, kanë kryer gjenocid kundër popullsisë boshnjake në korrik të vitit 1995.

Ai e cilëson masakrën si “krim të rëndë”.

Pasi Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë, disa deputetë të pushtetit në Serbi e mbështetën publikisht atë, ndërsa një mural që e madhëronte, qëndroi për gati dy vjet në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit.

“Politikat që çuan në Srebrenicë, sot janë në pushtet në Serbi. Kur ata e relativizojnë dhe mohojnë gjenocidin, ata mbrojnë veten. Jo nga përgjegjësia kriminale, por nga përgjegjësia politike dhe morale”, thotë historiani Popoviq.

Mesazhi i Vuçiqit, të cilin ai e dërgoi nga foltorja e Kuvendit si zyrtar i Partisë Radikale Serbe të Sheshelit në vitet 1990, mbetet i paharrueshëm: “Vritni një serb, ne do të vrasim njëqind myslimanë”.

Një pikë kthese në paraqitjet e tij publike ndodhi në vitin 2015, kur mori pjesë në shënimin e përvjetorit të gjenocidit në Potoçari.

Gjatë rrugës për në varreza, të mbledhurit e përcollën me fishkëllima, e disa hodhën edhe gurë në drejtim të tij.

Tabloidët në Serbi, edhe sot e kësaj dite, e përshkruajnë këtë ngjarje si një përpjekje “për të vrarë presidentin e Serbisë”.

Mediat proqeveritare në fushatë
Propozimin e rezolutës për Srebrenicën e dorëzuan gjashtë deputetë – aq sa numëron grupi i tyre parlamentar – dhe, në të njëjtën ditë, ata u bënë cak sulmesh nga mediat proqeveritare.

“Informer” e quajti propozimin “të turpshëm”, ndërsa mbështetësit i cilësoi si “bllokues antiserbë, të cilët kërkojnë që Serbia të shpallet shtet gjenocidial”.

Pika e propozimit, në të cilën thuhet se Kuvendi i Serbisë “shpreh ngushëllime dhe u kërkon falje familjeve të viktimave, për faktin që Serbia nuk e ka ndaluar gjenocidin në Srebrenicë dhe nuk i ka dënuar kryesit”, u cilësua si veçanërisht “e turpshme”.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se Serbia nuk ka ndërmarrë asgjë për të parandaluar vrasjen e më shumë se 8.000 boshnjakëve.

“Nuk ka asnjë argument që mund të përdorni për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë”, thotë deputeti i SDA-së së Sanxhakut, Shkrijel, për Radion Evropa e Lirë.

“Serbia dhe populli serb kanë nevojë që kjo rezolutë të dërgojë një mesazh, se kombet dhe shtetet e tjera nuk i shohin ata si kërcënim apo rrezik, por, përkundrazi, si ata që do të përqendrohen në ndërtimin e paqes dhe rivendosjen e besimit në ish-Jugosllavi”, shton ai.

Propozim-rezoluta bazohet në vendimet e Tribunalit të Hagës, si dhe në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila e shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

Në pano në të gjithë Serbinë, edhe sot mund të shihen mesazhe nga fushata shtetërore e vitit 2024, që thonë se “serbët nuk janë një popull gjenocidial”, edhe pse në dokumentin e miratuar nga Kombet e Bashkuara nuk përmendet as populli serb, as përgjegjësia kolektive.

Çka thonë studentët protestues?
Këtë vit, në kontekstin e Srebrenicës u përfshinë edhe studentët në bllokadë, që organizojnë protesta antiqeveritare tash e sa muaj, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

“Bllokuesit duan ta shpallin Serbinë gjenocidiale, ndërsa Vuçiq luftoi si luan kundër miratimit të rezolutës së turpshme për Srebrenicën në OKB”, ishte ballina e “Informer”-it më 25 qershor.

Studentët në bllokadë, të cilët nuk kanë liderë, nuk kanë dhënë qëndrime për gjenocidin në Srebrenicë.

Ata nuk deshën të flasin për Radion Evropa e Lirë për këtë temë, ndërsa më herët kanë thënë se, për shkak të heterogjenitetit të lëvizjes studentore, nuk do të flasin për çështje që nuk janë pjesë e kërkesave të tyre.

“Besoj se shumica e tyre nuk kanë informacion të mjaftueshëm për atë që ndodhi në Srebrenicë. Por, gjithashtu, besoj se ky nuk është momenti kur kjo mund t’u shpjegohet të rinjve”, thotë historiani Popoviq.

Për shkak të qëndrimeve personale për gjenocidin, disa studentë u përballën me sulme nga mediat.

“Besoj se, së pari, duhet hapur një hapësirë në shoqëri për dialog, të largohen regjimi autokratik dhe kontrolli i tij mbi mediat… Vetëm pastaj mund të ndërmerren hapa të tjerë që nuk do të jenë të lehtë – t’u shpjegohet njerëzve se çfarë ka qenë Srebrenica dhe përse është e rëndësishme ta kujtojmë”, shton Popoviq.

Qëndrimet e opozitës në Serbi
Disa parti opozitare, të cilat – pas thirrjes së studentëve – janë duke bojkotuar punën e Kuvendit, bëjnë deklarata të ngjashme.

“Asgjë nuk do të ndryshojë në këtë përbërje të Kuvendit për aq kohë sa Aleksandar Vuçiq është në pushtet dhe ne e konsiderojmë atë të paligjshëm për momentin. Kur të ndryshojnë rrethanat, ne mund të diskutojmë edhe dokumentet e propozuara nga partitë e tjera politike”, thotë për Radion Evropa e Lirë kreu i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviq.

Ai kujton se, me iniciativën e kësaj partie, Kuvendi serb ka miratuar Deklaratën për Srebrenicën në vitin 2010, në përputhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Edhe pse ky dokument i referohet vendimit që vërtetoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, ky term nuk përmendet.

Propozim-rezoluta e re nuk u shqyrtua as nga Fronti i Majtë i Gjelbër në opozitë, pasi nuk merr pjesë në punën e Kuvendit.

“Ne kurrë nuk kemi hezituar të themi se ajo që ndodhi në Srebrenicë, ishte gjenocid, dhe kemi folur për këtë publikisht në Kuvend. Por, gjatë gjithë kohës kemi një situatë në të cilën regjimi na sulmon për pretendimet se serbët janë një popull gjenocidial – gjë që askush prej nesh nuk e thotë”, shprehet për Radion Evropa e Lirë Bilana Gjorgjeviq nga kjo parti.

Të pyetura nëse do ta mbështesnin rezolutën e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë, Partia për Liri dhe Drejtësi, Lëvizja Popullore e Serbisë dhe Partia e Re Demokratike e Serbisë, të cilat morën pjesë në fushatën kundër miratimit të dokumentit të OKB-së në vitin 2024, nuk u përgjigjën.

Udhëheqësi i Lëvizjes Popullore, Mirosllav Alleksiq, ka deklaruar më herët se “në Srebrenicë ndodhi një krim, por jo gjenocid”.

“Edhe pse nuk do të ndodhë asgjë lidhur me këtë nismë të re, është e rëndësishme që ajo të jetë në Kuvend dhe të mbetet e shënuar se dikush, megjithatë, e ka kërkuar”, thotë historiani Popoviq.

A i ndëshkoi Serbia ata që ishin përgjegjës?
Propozim-rezoluta e detyron Serbinë të kryejë hetime dhe t’i ndëshkojë të gjithë ata që janë përgjegjës për gjenocidin.

Vetëm dhjetë ditë para 30-vjetorit të gjenocidit, një gjykatë në Beograd e liroi ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Sërpska, Millenko Zhivanoviq, nga akuzat për krime lufte kundër popullsisë civile në Srebrenicë.

Deri më sot, në Serbi janë dhënë edhe tri aktgjykime të tjera, pa përmendur gjenocidin.

Dy janë rezultat i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë që prokuroria i arriti me të akuzuarit, menjëherë pasi Bosnje dhe Hercegovina ngriti aktakuza kundër tyre.

Një tjetër rast që lidhet me Srebrenicën, po zhvillohet në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Gjyqi për vrasjen e më shumë se 1.300 civilëve boshnjakë në fshatin Kravicë, i cili filloi në fund të vitit 2016, është ende në fazën e provave.

Të gjithë të pandehurit mbrohen në liri./rel

The post Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç appeared first on Albeu.com.

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave

By: M C
11 July 2025 at 23:10

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit elektrik të qytetin e Gjirokastrës. Gjithashtu bëhet me dije flakët rrezikuan përhapjen drejt zonave të banuara.

Po menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka shkuar një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes, i cili konstatoi se flakët kishin përfshirë barishte të thata jashtë rrethimit të nënstacionit.

Falë reagimit të shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang rreziku për nënstacionin dhe banesat pranë. Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 m² me barishte.

The post Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave appeared first on Albeu.com.

“Dhjetëra fëmijë na u morën…”, Trump viziton Teksasin: Kanë humbur jetën 135 persona

By: M C
11 July 2025 at 22:51

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona.

Kjo është rreth 15 persona mbi atë që dinim më parë.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë“, shtoi Donald Trump ndërsa u ul për të folur me zyrtarët lokalë në Teksas.

Ai tha se kishte “shumë fëmijë të zhdukur” që ekipet e kërkim-shpëtimit po i kërkonin ende pas përmbytjeve.

“Dhjetëra e dhjetëra fëmijë na u morën… është e tmerrshme”, theksoi ai.

Ai tha gjithashtu se ujërat e përmbytjes ishin aq të rrezikshme “saqë edhe surfistët më të mirë në botë do të kishin frikë të bënin surf”.

The post “Dhjetëra fëmijë na u morën…”, Trump viziton Teksasin: Kanë humbur jetën 135 persona appeared first on Albeu.com.

Situata e tensionuar në Theth, reagon Arqipeshkëvi i Shkodrës: Dënojmë dhunën! Themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti

By: M C
11 July 2025 at 22:14

Pas zhvillimeve të fundit në Theth me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe kundërshtimin e banorëve, Arqipeshkëvi i Shkodrës ka dalë më një deklaratë publike ku bën thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Më tej në deklaratë theksohet se dënohen të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo, e po ashtu theksohet se respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.

“Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre’, thuhet më tej.

“Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë.

Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.

Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.

Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.

Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratë.

The post Situata e tensionuar në Theth, reagon Arqipeshkëvi i Shkodrës: Dënojmë dhunën! Themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Zhvilloi takim ‘special’ me Laert Haxhiun brenda burgut të Drenovës, Ziza Pajaziti thyen heshtjen me “Who Killed Griselda?”

By: M C
11 July 2025 at 21:57

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është në qendër të diskutimeve pas lajmeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh të rënda, përfshirë vrasje me motive mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita, e zhvilluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, mësohet të ketë zgjatur rreth një orë. Mediat e kanë përshkruar si një takim “i veçantë”, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe interpretimesh në rrjete sociale.

Pajaziti nuk ka reaguar drejtpërdrejt për ngjarjen, por duket se ka zgjedhur një mënyrë të tërthortë për të dhënë një mesazh.

Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi një kolazh me tri foto nga seriali “Who Killed Griselda?”, një prodhim i Netflix-it që trajton jetën e një gruaje të përfshirë në botën e krimit.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal simbolik, ndërsa vetë modelja nuk ka komentuar më tej për raportet që e lidhin me Haxhiun.

The post Zhvilloi takim ‘special’ me Laert Haxhiun brenda burgut të Drenovës, Ziza Pajaziti thyen heshtjen me “Who Killed Griselda?” appeared first on Albeu.com.

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

By: M C
11 July 2025 at 21:41

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të katërtin vit me radhë rënien natyrore të popullsisë. Që nga viti 2012, në BE ka pasur më shumë vdekje sesa lindje, duke e bërë migrimin burimin e vetëm të rritjes demografike.

Vitin e kaluar, migrimi neto ishte 2.3 milion persona, duke balancuar një rënie natyrore prej 1.3 milion banorësh. Vdekjet arritën në 4.82 milion, ndërsa lindjet ishin vetëm 3.56 milion. Ndërkohë, Gjermania, Franca dhe Italia përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së Unionit.

Në vitin 2024, 19 shtete anëtare regjistruan rritje të popullsisë, ndërsa tetë pësuan rënie. Malta kishte rritjen më të lartë (19 për 1,000 banorë), ndërsa Letonia pësoi rënien më të madhe (-9.9).

Eurostat thekson se rikthimi i lëvizjes pas pandemisë ka ndikuar ndjeshëm në këtë rritje. Megjithë shqetësimet për migrimin, kalimet e paligjshme ranë me 38% dhe ishin më të ulëtat që nga viti 2021. Disa vende si Gjermania, Belgjika dhe Polonia vendosën kontrolle kufitare të përkohshme.

Rënia e normave të lindshmërisë dhe plakja e popullsisë përbëjnë sfida serioze për të ardhmen ekonomike dhe sociale të BE-së.

The post Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024 appeared first on Albeu.com.

Shqiptarja nga SHBA hap GoFundMe për një qen endacak, kërkon të marr me vete kafshën e abuzuar në Shqipëri

By: M C
11 July 2025 at 21:23

Një grua nga Arlingtoni me origjinë nga Shqipëria po mbledh para përmes GoFundMe për të sjellë një qen endacak nga vendi i saj i lindjes në Shtetet e Bashkuara. Silvi Pomeroy, një mjeke në Spitalin Universitar George Washington, u takua me “Buddy-n” gjatë një udhëtim me burrin e saj Shqipërinë. Halla e saj e kishte ushqyer Buddy-n për disa javë para vizitës së tyre dhe ai e ndiqte familjen gjatë gjith kohës.

“Kalonim pranë vendit ku ishte territori i tij i vogël dhe ai vinte menjëherë duke vrapuar. Ai është thjesht djali më i ëmbël i vogël dhe i vendoste këmbët e përparme mbi krahun tënd dhe përpiqej të ecte me ty dhe të na ndiqte në shtëpi,” tha Pomeroy.

Pasi Pomeroy ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara, nëna e saj e cila ishte ende në Shqipëri thuhet se pa një burrë në rrugë duke keqtrajtuar Buddy-n.

“Ai po e godet me shqelma dhe Buddy ishte përtokë duke qarë dhe pa lëvizur. Mamaja ime vrapoi dhe e qortoi burrin, dhe atëherë ne hartuam një plan, në rregull, duhet të bëjmë diçka,” tha Pomeroy.

Pomeroy dhe familja e saj kanë mbledhur gjithsej 785 dollarë për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe për ta marrë “Buddy-n” në SHBA. Porshuma e duhur për të marrë qenin në SHBA është 1,200 dollarë.

Buddy është aktualisht në karantinë në Spitalin Veterinar të Tiranës në Shqipëri, por Pomeroy tha se ende nuk ka dalë asgjë e rëndësishme në vlerësimin e tij mjekësor. Pasi të shërohet nga sëmundja, hapi tjetër do të jetë transportimi i Buddy-t me aeroplan për në Shtetet e Bashkuara. Pomeroy dhe burri i saj po kujdesen qenin për aq kohë sa t’i gjejnë një shtëpi të re.

“Badi është një djalë i veçantë sepse është i veçantë në zemrat tona, dhe është thjesht zotëria i vogël dhe më i ëmbël”, tha Pomeroy.

The post Shqiptarja nga SHBA hap GoFundMe për një qen endacak, kërkon të marr me vete kafshën e abuzuar në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

❌
❌