Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Main stream

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

By: Ela
24 August 2025 at 11:44

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar gazetarin Almer Toska, administrator i një portali online. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë regjistruar procedimin për veprën penale të kanosjes për shkak të […]

The post Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina appeared first on BoldNews.al.

Tjetër aksident në Fier! Makina përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

By: Ela
24 August 2025 at 11:30

Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në Fier. Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier, një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë […]

The post Tjetër aksident në Fier! Makina përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

I rrethuar nga policia, momenti kur mbërrin në gjykatë 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan

By: Ela
24 August 2025 at 11:22

40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para prokurorit në Volos. Gjatë mbërritjes, gazetarët e pyetën: “Pse e bëre?” dhe nëse pendohesh, por ai nuk foli teksa mbante kokën poshtë. Sipas dëshmitarëve, gjatë arrestimit ai deklaroi se e vrau […]

The post I rrethuar nga policia, momenti kur mbërrin në gjykatë 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan appeared first on BoldNews.al.

Trafikonte dr*gë nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

By: Ela
24 August 2025 at 11:05

Një 41 vjeçar, është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin Edson Jozwik alias Edson Pjetri, të cilit Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: trafikim lëndësh narkotike, pastrim parash, […]

The post Trafikonte dr*gë nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari në kërkim/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest kardiak në timon, përfundon në kanal

By: Ela
24 August 2025 at 10:53

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kallm i Vogël. Viktimë ka mbetur 63-vjeçari Baftjar Buzi. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 63-vjeçari ka pësuar një arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, duke humbur kontrollin dhe duke përfunduar në një kanal pranë rrugës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po […]

The post Aksident me vdekje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest kardiak në timon, përfundon në kanal appeared first on BoldNews.al.

Transportoi 250 kg k*kainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

By: Ela
24 August 2025 at 10:37

Një 56-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shkëlqim Vokri, banues në Dërmenas, Fier, është arrestuar në Belgjikë. Vokri, që posedonte dokument me shtetësi holandeze, rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për të vuajtur 686 ditët e mbetura të dënimit, lidhur me trafikimin e 250 kg kokainë në Holandë. Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes […]

The post Transportoi 250 kg k*kainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

By: Ela
24 August 2025 at 10:31

Këngëtarja Fjolla Morina ka zgjuar menjëherë vëmendjen e fansave me disa fotografi të fundit të postuara në Instagram. Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe në formë të shkëlqyer, me një fustan të shkurtër veror. Përveç imazheve tërheqëse, Fjolla ka zgjedhur një përshkrim të thjeshtë, por poetik për postimin. “1 Herë vjen Vera ka Dera”, ka shkruar ajo. […]

The post Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale appeared first on BoldNews.al.

Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

By: Ela
24 August 2025 at 10:26

Vetëm pak metra larg vendit ku u gjet sot nga policia vrasësi 40-vjeçar i gruas së tij, në apartamentin në rrugën Konstanta në Volos, në të gjithë lagjen u dëgjuan britma nga pikëllimi, dhimbjeje dhe zemërimi. Ishte momenti kur fëmijët e 36-vjeçares së vrarë nga i shoqi, Pandeli Nakoleci, si dhe të afërmit që ishin […]

The post Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem! appeared first on BoldNews.al.

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

By: Ela
24 August 2025 at 10:13

Nesër, më 25 gusht 2025, do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke […]

The post Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on BoldNews.al.

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

By: Ela
24 August 2025 at 10:00

Në pesë vitet e fundit, në qarkun e Korçës janë mbyllur 22 shkolla për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Fshatra si Dardha, Boboshtica dhe Polena po përballen me boshatisje si pasojë e emigracionit dhe lindjeve të pakta Emigracioni po shuan fshatrat. Në Dardhë, Boboshticë e Polenë të Korçës numri i nxënësve po njeh […]

The post Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore appeared first on BoldNews.al.

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

By: Ela
24 August 2025 at 09:52

“Nuk shoh shenja se,  Vladimir Putini dëshiron një paqe të drejtë”, u shpreh ekspertja e Rusisë Margarete Klein në një intervistë për DW. “Ai përpiqet për kapitullimin e Ukrainës”, thekson drejtuesja e grupit kërkimor për Rusinë dhe Euroazinë në Fondacionin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP), i cili këshillon edhe qeverinë gjermane. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kishte shprehur më […]

The post Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin/ EMRAT

By: Ela
24 August 2025 at 09:31

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas, Lushnjë, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Sipas Policisë, shtetasi Resul Gashi, 56 vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Aksident i 4-fishtë në Bulqizë-Peshkopi, disa persona të plagosur

By: Ela
24 August 2025 at 09:27

Një aksident i katërfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi. Katër automjete të cilat po lëviznin në drejtim të Bulqizës janë përplasur duke përfunduar në kanal. Si pasojë u plagosën të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në to, disa prej të cilëve janë dërguar për të marrë […]

The post Aksident i 4-fishtë në Bulqizë-Peshkopi, disa persona të plagosur appeared first on BoldNews.al.

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

By: Ela
24 August 2025 at 09:17

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit të Ballkanit Perëndimor po punëson banda kriminale kundër popullsisë së vet civile. Që kur një tendë stacioni treni u shemb në qytetin verior serb të Novi Sadit në nëntor 2024, duke vrarë 16 […]

The post DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja? appeared first on BoldNews.al.

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

By: Ela
24 August 2025 at 09:12

Në centralin bërthamor të Kurskut në Rusi ka shpërthyer një zjarr pasi ushtria rrëzoi një dron ukrainas që po fluturonte pranë centralit, thanë autoritetet. Droni – një prej disa që u raportuan nga autoritetet ruse më 23 gusht – u rrëzua në një transformator, duke shkaktuar zjarr. Më pas, flakët u shuan dhe nuk raportohet […]

The post Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi appeared first on BoldNews.al.

Përleshen dy familje shqiptare në Itali, pesë persona përfundojnë në spital

By: Ela
24 August 2025 at 08:58

Gjashtë persona me origjinë shqiptare, pjesëtarë të dy familjeve, janë arrestuar në Cassano delle Murge, në Bari, pas një sherri të dhunshëm që ndodhi për motive të dobëta. Sipas hetimeve të karabinierëve, konflikti ka degjeneruar në përleshje fizike në qendër të qytetit. Pesë nga të arrestuarit, të moshës nga 27 deri në 66 vjeç, përfunduan […]

The post Përleshen dy familje shqiptare në Itali, pesë persona përfundojnë në spital appeared first on BoldNews.al.

Grabitësit e karburantit luftë me policinë në autostradë, një i plagosur

By: Ela
24 August 2025 at 08:33

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë. Dy autorët kishin vjedhur një automjet më datë 20 gusht 2025, në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, dhe e përdorën […]

The post Grabitësit e karburantit luftë me policinë në autostradë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

By: Ela
24 August 2025 at 08:22

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë për dy persona në bregdet kushton më shumë se në veri apo në qytetet e tjera brenda vendit, ndërsa mishi i viçit dhe peshku mbeten kategoritë më të shtrenjta. Një përmbledhje e çmimeve në restorante […]

The post Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu appeared first on BoldNews.al.

Vështirësohet pleqërimi, rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

By: Ela
24 August 2025 at 08:11

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt. Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme. Të dhënat […]

The post Vështirësohet pleqërimi, rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 23 August 2025Main stream

Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Vazhdojmë

23 August 2025 at 14:07

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Në të gjithë vendin vazhdon puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret që janë për kalimin e këmbësorëve apo dhe ambientet që u shërbejnë komunitetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, nga subjektet që kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Durrës, vazhdojmë”, shkruan Rama, krahas pamjeve.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Puna ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet dhe vjen në kuadër të programit “Rilimdja Urbane 2.0”

/m.m//a.f/

The post Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Vazhdojmë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌