Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Asistencë për aplikimet në E-Albania/ Balluku në Bashkinë e Lushnjes, viziton sportelet

15 July 2025 at 16:34

“E Albania është falas, e aksesueshme për të gjithë qytetarët dhe çdo zyrë avokatie që ofron shërbim kundrejt pagesës po shkel ligjin. Duke ditur që moshat e thyera duhet të mbështeten nga Bashkitë. 

Dhe në njësitë administrative duhet të kemi dhe një punonjës që ofron asistencë për E Albania. Duam ta promovojmë këtë shërbim dhe qytetarët të kuptojnë që nuk i detyrohen askujt asnjë qindarkë.”

Mjeku vrasës/ Akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve në Gjermani

15 July 2025 at 16:26

Një mjek gjerman 40-vjeçar, i identifikuar si Johannes M nga mediat gjermane qe nuk kane zbuluar mbiemtin e tij, është vënë në bankën e të akuzuarve në një gjyq që ka tronditur opinionin publik në Gjermani dhe më gjerë. Ai akuzohet për vrasjen me paramendim të 15 pacientëve rëndë të sëmurë, por që nuk ishin në prag të vdekjes, gjatë periudhës shtator 2021 – korrik 2024.

Prokuroria gjermane e ka cilësuar këtë rast si vrasje me paramendim në rrethana cilësues dhe kërkon dënimin me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht, një masë e rrallë në sistemin gjerman të drejtësisë, që përdoret vetëm për rastet më të rënda.

Sipas akuzës, mjeku u ka injektuar pacientëve një përzierje anestezie dhe relaksuesi të muskujve, e cila bllokon frymëmarrjen dhe çon në vdekje brenda pak minutash. Viktimat, të moshës nga 25 deri në 94 vjeç, ndodheshin në trajtim mjekesor në shtëpitë e tyre dhe nuk kishin dhënë asnjëherë pëlqimin për eutanazi. Në disa raste, mjeku dyshohet se iu ka vënë zjarrin banesave të pacientëve, për të shkatërruar gjurmët dhe provat.

Autoritetet kanë zbuluar se Johannes M. ka qenë i përfshirë në rreth 395 raste vdekjesh, dhe nga këto, 95 janë tashmë objekt hetimi. Prej tyre, 75 mbeten ende çështje të hapura, dhe në 5 raste është urdhëruar ekshumimi i trupave për analizë mjeko-ligjore. Një nga rastet që po hetohet është edhe vdekja e vjehrrës së tij në Poloni në fillim të vitit 2024.

Gjyqi në Berlin ka nisur këtë javë dhe pritet të zgjasë deri në janar 2026, me rreth 35 seanca të planifikuara. Janë parashikuar rreth 150 dëshmitarë, ndërsa 13 të afërm të viktimave janë paraqitur si palë civile. I akuzuari ka refuzuar të flasë gjatë seancës dhe nuk ka pranuar të bëjë një ekzaminim psikiatrik, por sjellja e tij do të vëzhgohet nga një ekspert i caktuar nga gjykata. Ky rast ka sjellë kujtime të errëta nga çështja e infermierit gjerman Niels Högel, i dënuar në vitin 2019 për vrasjen e 85 pacientëve në spital. Ashtu si Högel, edhe Johannes M. mund të përballet me ndalim të përjetshëm për ushtrimin e profesionit të mjekut dhe mbajtje në paraburgim të posaçëm edhe pas përfundimit të dënimit, nëse gjykata arrin në përfundimin se paraqet rrezik për shoqërinë.

Këshilli i BE-së vendos sanksione ndaj 8 iranianëve për shkelje të të drejtave të njeriut

15 July 2025 at 15:56

Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi të martën vendosjen e sanksioneve ndaj tetë individëve dhe një enti nga Irani, përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe represion transnacional.

Sipas deklaratës zyrtare të BE-së, të sanksionuarit akuzohen për kryerje të abuzimeve në emër të institucioneve shtetërore iraniane jashtë territorit të Iranit. Ata janë përgjegjës për ekzekutime jashtëgjyqësore, përmbledhëse dhe arbitrare, si dhe për zhdukje të detyruar të personave të konsideruar kritikë ose kundërshtarë të regjimit iranian.

“Veprimet e tyre përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut dhe përfaqësojnë një përpjekje për të shtypur zërat kritikë edhe jashtë kufijve të Iranit,” thuhet në deklaratë.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e hyrjes në territorin e Bashkimit Evropian për personat e përfshirë. Emrat e tyre do të publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Ky vendim vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të BE-së për të luftuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të mbështetur aktivistët dhe qytetarët që përballen me represion politik dhe dhunë shtetërore. / abcnews.al

“Trump kërkoi bombardimin e Moskës”/ Financial Times: I vendosi kusht Kievit për dërgimin e armëve

15 July 2025 at 15:41

Jam i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar ende punë me të. Ky ishte komenti i Presidentit Amerikan Donald Trump në një intervistë telefonike për BBC, vetëm disa orë pasi Kreu i Shtëpisë së Bardhë I vuri ultimatum Presidentit Rus Vladimir Putin që të mbyllte luftën në Ukrainë  brenda 50 ditëve, ose në të kundërt Rusia do të përballej me tarifa 100%. Trump tha se ka qenë 4 herë pranë arritjes së një marrëveshje me Kreun e Kremlinti, por kur u pyet nëse kishte besim tek Vladimir Putin, Trump tha se ai nuk I beson askujt.

“Kam qenë katër here pranë një marrëveshje paqeje me Vladimir Putin. Duket si diçka e thjeshtë, por nuk është. Jam i zhgënjyer prej tij. Ne arritëm në parim një marrëveshje për paqe të paktën 4 herë dhe pastaj kur mbyll telefonatën çfarë të shohësh, ai bombardon një azil të moshuarish në Kiev. Nuk i besoj askujt!”

Presidenti Amerikan tha në intervistën e tij telefonike për BBC se puna për të ndalur gjakderdhjen në luftën Rusi Ukrainë do të vijojë.
Kreu i Shtëpisë foli edhe për bashkëpunimin e Washingtonit me Vendet e NATO-s, aleancë të cilën më parë e kishte quajtur  të vjetëruar.Trump tha se mendimi i tij për NATO-n, tashmë ka ndryshuar ndërsa shtoi se Aleanca Veri Atlantike po ia del të paguaj vetë faturat e saj. / abcnews.al

Berisha: Rama bleu fermerët/ Doktori harron vjedhjen e votave, merret me bujqësinë

15 July 2025 at 15:32

Berisha nuk flet më për vjedhje votash. Tani, doktori thotë se fermerët u blenë para zgjedhjeve.

“Edi Rama bleu fermerët para zgjedhjeve, duke u ndarë 250 milionë euro, grante, subvencione, kredi nga data 10 shkurt në shkelje të ligjit elektoral.”

Doktori thotë se fermerët u mashtruan, sepse Rama i ndau në të qeverisë dhe të opozitës.

“Shihni si i gënjeu, 70 mijë aplikime. 16 mijë u pranuan. 54 mijë të tjerë ende presin aprovimin nga patronazhisti. I dha e jep, apo se jep votën”

Po kush janë fermerët oligarkë e biznesmenë që përfituan?

“Kjo meriton një analizë, e drejtë. Kjo meriton një analizë si IPARDI. Se nuk e heton SKAP-I” / abcnews.al

Yesterday — 14 July 2025Main stream

Zelensky takon të dërguarin e Trump në Kiev: Diskutuam rrugën drejt paqes dhe ndihmën ushtarake

14 July 2025 at 13:49

Volodymyr Zelensky është takuar në Kiev me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të avancuar drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit, ndërsa Zelensky theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në dhe Evropën në fushën e mbrojtjes.

Presidenti ukrainas shkroi në një postim në Telegram:

“Diskutuam rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë konkretisht së bashku për ta afruar atë. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën, prodhimin dhe blerjen e përbashkët të armëve mbrojtëse me Evropën. Dhe sigurisht, sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë.”

Presidenti ukrainas falënderoi personalisht Keith Kellogg për vizitën dhe mbështetjen, duke u shprehur gjithashtu mirënjohës ndaj Donald Trump.

Vizita e Kellogg në Ukrainë vjen në një moment kritik për sigurinë dhe diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Shtëpia e Bardhë e ardhshme mund të ketë një rol vendimtar në ecurinë e konfliktit Ukrainë–Rusi. / abcnews.al

Irani paralajmëron reagim ndaj rikthimit të sanksioneve të OKB-së për programin bërthamor

14 July 2025 at 13:38

Teherani ka paralajmëruar se do të reagojë nëse sanksionet e Kombeve të Bashkuara rikthehen mbi Iranin për shkak të programit të tij bërthamor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi të hënën se çdo përpjekje për të aktivizuar mekanizmin e njohur si “snapback” — që rikthen automatikisht sanksionet e OKB-së — do të marrë një përgjigje “të përshtatshme dhe proporcionale” nga Republika Islamike e Iranit.

Komentet e tij vijnë pasi një burim diplomatik francez tha javën e kaluar se fuqitë evropiane mund të detyrohen të riaktivizojnë sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re bërthamore që garanton sigurinë evropiane.

Mekanizmi “snapback” është një dispozitë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e njohur si Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit të Përbashkët (JCPOA), e cila parashikon rikthimin e menjëhershëm të sanksioneve nëse Irani akuzohet për shkelje të konsiderueshme të angazhimeve të tij. Marrëveshja u firmos nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore: Britania, Gjermania, Franca, SHBA, Rusia dhe Kina.

Zëdhënësi iranian akuzoi vendet evropiane se po përdorin mekanizmin “snapback” si një mjet presioni, ndërsa vetë nuk kanë respektuar detyrimet e tyre ndaj marrëveshjes.
“Palët evropiane, të cilat përpiqen vazhdimisht të përdorin këtë mekanizëm si mjet presioni, kanë shkelur rëndë dhe në mënyrë të përsëritur angazhimet e tyre ndaj JCPOA-së. Për këtë arsye, ata nuk kanë as bazë ligjore e as morale për të aktivizuar këtë mekanizëm,” deklaroi Baghaei.

Perëndimi vazhdon të akuzojë Iranin për përpjekje drejt ndërtimit të një arme bërthamore, akuzë që Teherani e mohon kategorikisht. / abcnews.al

Lokalet heqin çadrat dhe shtesat/ Tiranë, lirohen trotuarët, biznesi bashkëpunon me inspektorët

14 July 2025 at 13:12

Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë të shoqëruar edhe nga forca të rendit ku deri më tani nuk është dashur ndërhyrja e tyre.
Në shumicën e rasteve biznese të dnryshme kanë marrë leje për një objekt të caktuar dhe e kanë zgjatur duke marrë nga hapësira që ishte llogaritur e qytetarëve. Ka pasur edhe biznese të tjera si marketet që kanë nxjerrë jashtë frutat perimet. Nga komunikimet me krerët e IMT thuhet se do të ketë aksion në ditët në vijim dhe sot ka disa grupe paralele që punojnë në terren.

/ abcnews.al

Kroçeri ‘Nautica’ zbarkon në portin e Durrësit/ Rama: 676 turistë nga mbarë bota përjetojnë mikpritjen e pashoqë shqiptare

14 July 2025 at 11:53

676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës, janë ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit me anijen kroçierë “Nautica”, ndërsa kanë eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar edhe mikpritjen e pashoqe shqiptare

(EMRI) Transportonte ilegalisht emigrantët nga Bangladeshi/ Gjirokastër, pranga 40 vjeçarit

14 July 2025 at 11:47

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër trafikimit të paligjshëm të emigrantëve, duke çuar në pranga një shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës persona nga vende të treta me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Attempt 1”, gjatë të cilit u arrestua:

Edvin Mustafa, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, Mustafa u ndalua në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, në dalje të qytetit të Memaliajt, teksa po transportonte me një automjet tip Volkswagen 7 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët kishte pranuar t’i ndihmonte për kalimin e paligjshëm drejt Kosovës, në këmbim të një pagese.

Manovra të rrezikshme me ‘Jet Ski’/ Tale, gjobë drejtuesit 24 vjeçar, sekuestrohet mjeti lundrues

14 July 2025 at 11:41

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin, gjatë monitorimit të vijës bregdetare, kanë konstatuar në plazhin e Tales, një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit.

Shërbimet e Policisë ndaluan menjëherë mjetin lundrues dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin, drejtuesin i tij, shtetasin D. L., 24 vjeç.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, si dhe u sekuestrua mjeti lundrues.

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

14 July 2025 at 11:04

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjykimin në rastin e Pjetër Shalës, i dënuar për krime lufte, të kryera në vitin 1999.

Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës – pjesa veriore e Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.

Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor.

Mbrojtja e tij e apeloi si aktgjykimin, ashtu edhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave. Megjithatë, vendimi për këtë të fundit nuk do të përfshihet në aktgjykimin që do të jepet sot. Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.

Gjykata u themelua në vitin 2015 për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Selia e Speciales u vendos në Hagë të Holandës, për shkak të shqetësimeve se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është mjaftueshëm i pavarur për të hetuar krimet e luftës, si dhe për shkak të dyshimeve për kërcënimin e dëshmitarëve.

Deri më tani, Gjykata Speciale shpalli dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Aktualisht, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndezi zjarr duke djegur 10 hektarë bimësi/ Rrogozhinë, arrestohet autori. Rrezikoi banesat përreth

14 July 2025 at 09:49

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit Iljaz Rusta 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.

/ abcnews.al

‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’, Rama: Tirana, zona më e nxehtë, nuk ka lagje pa zaptuesin e saj

14 July 2025 at 09:21

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjes së shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimeve, duke theksuar se “të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, pa asnjë tolerancë.

Rama vuri në dukje se Tirana mbetet zona më e “nxehtë”, ku thuajse çdo lagje ka rastet e veta të zaptimeve.

“Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve.

Tirana është zona më e nxehtë dhe nuk ka lagje që mos ketë zaptuesin e vet. Ka filluar të bëhet një punë e mirë, dhe të gjitha të dhënat që po mblidhen nga deputetët duhet të zbatohen nëpërmjet një plani veprimi me 60 arkitektë.” / abcnews.al

‘Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit’, Rama: Trajtimi i mbetjeve, të kalojë në nivel kombëtar. Nafta, sistem i ri i furnizimit

14 July 2025 at 09:08

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, duke propozuar krijimin e një operatori kombëtar për shpërndarjen e ujit.

Krahas kësaj, Kryeministri njoftoi se po punohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të ri kontrolli mbi furnizimin me naftë, që synon të garantojë transparencë më të madhe dhe kontroll efektiv mbi çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në vend.

“Jemi të sigurt që duhet të kalojmë në një fazë tjetër dhe duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit. Na duhet një ndërmarrje e shpërndarjes së ujit dhe një koorporatë e re që të adresojë të gjitha problemet e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e ca vitesh është e kot të na sjellë rezultate të dëshiruara dhe pse ka përmirësime por janë të pamjaftueshme.

Qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe duhet të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare. Kjo do të na ndihmojë për shumë arsye për furnizimin me ujë, investimet, transparencën në të gjitha këto procese. Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që duhet të konsolidohet dhe duhet të bëhet një sistem në nivel kombëtar. Jemi duke punuar me ministrinë e energjisë për një sistem të ri të furnizmit të naftës. Do të sjellë një kontroll shumë efikas qoftë mbi çmimin dhe qarkullimin e saj.”

‘Thethi, nuk do lejohen ndërtime dhe resorte’, Rama: Në bregdet, vijojnë prishjet e ndërtimeve pa leje. Brenda 2028, mbyllen legalizimet

14 July 2025 at 08:56

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë për përfshirje të oligarkëve në projektet e zhvillimit në zonat malore dhe bregdetare të vendit, duke theksuar se ndërtimet abuzive dhe çdo ngrehinë për qëllime fitimi do të shembet pa asnjë tolerancë. Rama u shpreh se në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe se asnjë resort nuk do të ndërtohet në Theth apo në territore të mbrojtura

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu se procesi i legalizimeve do të përmbyllet brenda vitit 2028, por theksoi se nuk do të ketë legalizime në kundërshtim me ligjin.

“Në Shqipëri nuk ka asnjë oligark, aty nuk bëhet fjalë që do lejohen ndërtime dhe resorte. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion, janë për të ardhur keq.

Thethi dhe banorët e tij nuk janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grup nerëzish që nuk kanë lidhje me këtë histori. Ne do i mbështesin atyre që kanë prona nëpër male me kusht që t’i drejtohen institucioneve, madje kemi bërë dhe paketën e maleve. Kjo po bëhet në të gjithë Shqipërinë, dhe në bregdet ku ka pasur një sërë prishjesh ndertimesh të oligarkëve po ata nuk dalin në televizor, por ka pasur dhe gjoba të rënda për shkelje të rregullave në kantier. Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve.

Tirana eshte zona me e nxehte dhe nuk ka lagje qe mos kete zaptuesin e vet. Ka filluar te behet nje pune e mire, dhe te gjitha te dhenat qe po mblidhen nga deputetet duhet te zbatohen nepermjet nje plani veprimi me 60 arkitekte. Kjo do te jete rilindja urbane 2.0 ne Tirane dhe te gjitha qytetet e medha.”

❌
❌