Zyrtare: Alvaro Carreras lojtari më i ri i Real Madridit
Real Madrid përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll, Alvaro Carreras.
Carreras është 22 vjeç dhe sapo përjetoi një sezon të shkëlqyer me Benfican, ndaj ‘Los Blancos’ vendosën ta transferojnë për të përmirësuar thellësinë në pozicionin e mbrojtësit të majtë.
Njoftimi i plotë nga Real Madridi:
Real Madrid dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Alvaro Carreras, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031.
Alvaro Carreras është rritur në akademinë e Real Madrid, ku luajti nga 2017 deri në 2020 në kategoritë e kadetëve.
Ai iu bashkua Benficas nga Manchester United, pasi u shpall ‘Lojtari i Sezonit’ për grupmoshat U23 të klubit anglez në 2021/2022. Me Benfican, ai fitoi Kupën e Portugalisë këtë vit.
Comunicado Oficial: Carreras.#RealMadrid | #WelcomeCarreras
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 14, 2025
Prezantimi i Alvaro Carreras do të mbahet nesër, të martën, në orën 13:00 në Ciudad Real Madrid.
Para prezantimit, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, do ta mirëpresë Carreras për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që e lidh lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme.
Pas prezantimit, Carreras do të flasë me mediat në sallën e konferencave në Ciudad Real Madrid./Telegrafi/
The post Zyrtare: Alvaro Carreras lojtari më i ri i Real Madridit appeared first on Telegrafi.