Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Proces me firma të falsifikuara

18 April 2025 at 15:47

Gjykata e Posaçme GJKKO ka shtyrë për më 23 prill ora 13:00 seancën për vendimin lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për dosjen Partizani që ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani të kalojë për gjykim.

Genc Gjokutaj avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha tha se mbrojtja tregoi mungesën e faktit penal në një çështje që sipas tij është ndërtuar e gjitha mbi firma të falsifikuara. Sipas avokatit, zgjatja e seancës deri në 6 muaj shpjegon më së miri faktin se nuk ka asnjë provë.

“Theksuam mungesën faktit penal për të cilën kemi kërkuar pushimin e çështjes, pjesa tjetër ishin pavlefshmëritë e të gjitha akteve, është një manual shkeljesh; ka ekspertë të palicencuar, firma të falsifikuara që prokurori i dëgjon dhe hesht. Berisha është i pandehur dhe Rama nuk thirret, ndryshimi i destinacionit të kubit Partizani është bërë nga Rama. Zgjatja e seancës paraprake 6 muaj ka ndodhur sepse nuk ka asnjë provë”, tha Gjokutaj.

The post Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Proces me firma të falsifikuara appeared first on Telegrafi.

Dy atentatet e së enjtes, reagon Berisha: Narkoshteti nuk tregon çfarë ndodhi

18 April 2025 at 13:40

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e mbrëmjes së kaluar në Lezhë dhe Tiranë, ku u vra një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Sipas drejtuesit të koalicionit ASHM, policia e narkoshtetit nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ndodhi apo të arrestojë autorët.

“Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe gjer tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato, por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar”, tha Berisha.

“Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë. Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist. Ne do bëjmë ligjin”, tha Berisha. /Telegrafi/

The post Dy atentatet e së enjtes, reagon Berisha: Narkoshteti nuk tregon çfarë ndodhi appeared first on Telegrafi.

Kërkesa e SPAK për gjykim, Gjykata e Posaçme vendos sot për dosjen “Partizani”

18 April 2025 at 09:41

Në orën 09.30 nis seanca në Gjykatën e Posaçme GJKKO për dosjen “Partizani”, ku pritet që gjyqtarja e themelit Flojera Davidhi të japë vendimin lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani të kalojë për gjykim, teksa GJKKO ka tre alternativa, të pranojë kërkesën e SPAK, të rikthejë sërish dosjen për plotësim hetimesh në prokurori apo të vendosë pushimin e saj.

Për këtë çështje janë marrë të pandehur pesë persona Sali Berisha, Jamarbër Mallezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

The post Kërkesa e SPAK për gjykim, Gjykata e Posaçme vendos sot për dosjen “Partizani” appeared first on Telegrafi.

Autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, detaje nga atentati me katër të plagosur në Tiranë

18 April 2025 at 09:34

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me katër të plagosur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Sipas burimeve në media dy kushërinjtë, shoku i tyre dhe shoferi i familjes kanë qenë në Pjezë të Shijakut duke festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit.

Mësohet se autorët dyshohet se ishin 3 persona dhe udhëtonin me një automjet tip fuoristradë, të cilët pas ngjarjes kanë ikur në drejtim të paditur, raporton Euronews Albania.

Ata e kanë ndjekur mjetin tip G-Class që nga rrethrrotullimi i Shkozës dhe kanë hapur zjarr drejt tyre në zonën e Tregut Agroushqimor, duke i ndjekur deri në afërsi të një qendre tregtare në Lundër.

Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në automjetin G-Class që e kishin nën shënjestrën e tyre.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët te tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr.

Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt. /Telegrafi/

The post Autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, detaje nga atentati me katër të plagosur në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet mësuesi 55-vjeçar në Prrenjas

17 April 2025 at 14:59

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) ka marrë masën e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha, i cili jepte mësim në shkollën “Sali Halili” në Rrajcë të Prenjasit. Vendimi vjen pas arrestimit të tij nga policia, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura, të moshës 13 dhe 14 vjeç.

Hoxha u ndalua në aeroportin e Rinasit, në momentin që tentonte të largohej nga vendi. Mësuesi tentoi të arratisej pasi mësoi se ndaj tij ishin bërë denoncime në policinga familjarët e vajzave të ngacmuara. Vlen të theksohet se komuniteti lokal kishte kërkuar prej kohësh largimin e tij nga detyra e mësuesit.

Sipas AKAP, pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë verifikime nga drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësin e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë. Rasti është tashmë në hetim nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë i AKAP:

“Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë menjëherë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse.
Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.

AKAP është e angazhuar maksimalisht me institucionet arsimore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije dhe fuqizimin e mekanizmave parandalues në bashkëpunim me shërbimet psiko-sociale, oficerin e sigurisë dhe stafet arsimore”.

The post Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet mësuesi 55-vjeçar në Prrenjas appeared first on Telegrafi.

Qindra shqiptarë të Kosovës kalojnë kufirin në këmbë në kujtim të eksodit të vitit 1999

17 April 2025 at 14:41

Qindra shqiptarë të Kosovës kanë kaluar në këmbë kufirin mes dy vendeve në kujtim të eksodit biblik të vitit 1999, ku si pasojë e spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, mijëra kosovarë u strehuan në Shqipëri.

Ky marshim simbolik është kujtesë dhe falënderim për atë kohë të vështirë.

Çdo 16 prill që nga viti 1999 e deri tani, qindra shqiptarë të Kosovës në mënyrë simbolike kalojnë në këmbë kufirin administrativ mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përkujtuar spastrimin etnik të ushtrisë serbe nga njëra anë por edhe mikpritjen e gjithë shqiptarëve.

Marshimi i këtij viti ju kushtua sloganit: Mos të harrojmë të kaluarën për një të ardhme në Bashkimin Evropian.

Ndërsa shqiptarët e Kosovës dhe ato të Shqipërisë ndër vite kanë falënderuar dhe mikpritur njëri-tjetrin, nuk ka bërë të njëjtën gjë politika, që sipas pjesëmarrësve në këtë marshim lë shumë për të dëshiruar.

Marshuesit janë pritur më pas në qendër të qytetit të Kukësit, ku ishte organizuar edhe një program festiv. /Telegrafi/

The post Qindra shqiptarë të Kosovës kalojnë kufirin në këmbë në kujtim të eksodit të vitit 1999 appeared first on Telegrafi.

Berisha: Do negociojmë me qeverinë amerikane për zero tarifa

17 April 2025 at 12:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me prodhuesit e bimëve medicinale, një sektor që e cilësoi ndër më të rëndësishmit për ekonominë natyrore të vendit.

“Një nga sektorët më të rëndësishëm të Shqipërisë natyrale. Shqipëria është vendi më i pasur në biodiversitetin e saj, ka një pasuri shumë të madhe në bimë mjekësore që kanë një treg të pashtershëm që nuk janë mbështetur nga shteti. Do të dyfishojmë buxhetin për të sektor”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se qëndrimi i opozitës është dhe hapja e negociatave me qeverinë amerikane për vendosjen e tarifave zero në tregtinë mes dy vendeve. Berisha shton se nëse kjo nuk plotësohet, atëherë qeveria që ai synon të drejtojë do të garantojë subvencione.

“Qendrimi ynë është negociata me qeverinë e SHBA për 0 tarifa. Kjo me kërkesën që qeveria amerikane do të na përgjigjet njëlloj. Le të mendojmë se qeveria amerikane nuk e plotëson këtë, ne do t’ju subvencionojmë. Do të bëjmë gjithçka me grante”, tha ai.

The post Berisha: Do negociojmë me qeverinë amerikane për zero tarifa appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në Tapizë, humb jetën 69-vjeçarja

17 April 2025 at 10:32

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10 në zonën e Tapizës në afërsi të Krujës.

Ngjarja ka ndodhur si shkak i përplasjes së dy automjeteve, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 69-vjeçare, drejtuese e njërës makinë. Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tjetër, 33 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Tapizë, humb jetën 69-vjeçarja appeared first on Telegrafi.

Memoriali “Eksodi Kosovar” dhe monumenti “Muri i Kujtesës” në Kukës, simbole të sakrificës dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës

17 April 2025 at 08:27

Memoriali “Eksodi Kosovar”, në Kukës dhe monumenti “Muri i Kujtesës” në Bllacë të Kukësit, janë monumente përkujtimore që simbolizojnë sakrificën dhe vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës gjatë eksodit të vitit 1999.

Ato janë ndërtuar si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar për mikpritjen e refugjatëve nga Kosova. Memoriali i Eksodit Kosovar është i mbushur me fotografi, që paraqesin ngjarjet e asaj kohe, ndërsa monumenti artistik simbolizon sakrificën e nënës shqiptare.

Vitet 1998-1999, shënojnë një nga periudhat më të vështira në historinë e shqiptarëve të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, rreth 1 milion shqiptarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës dhe spastrimit etnik të kryer nga forcat serbe.

Memoriali “Eksodi Kosovar”

Ky eksod përbënte deri në atë kohë, një nga zhvendosjet më të mëdha të popullsisë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në Shqipëri, qytetet si Kukësi, Hasi dhe Tropoja, por gjithashtu dhe Tirana, Durrësi, Elbasani etj., u bënë qendra të rëndësishme për mikpritjen e refugjatëve. Familjet shqiptare hapën dyert e tyre për të strehuar mijëra shqiptarë të Kosovës duke treguar solidaritet dhe bujari të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

The post Memoriali “Eksodi Kosovar” dhe monumenti “Muri i Kujtesës” në Kukës, simbole të sakrificës dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

17 April 2025 at 08:22

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës fillimisht në zonën e veriut për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Prej orëve të pasdites deri në mbrëmjen vonë në zonën e veriut reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era ka fryrë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 6m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës fitoi shpejtësi deri 17m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe gjashtë zyrtarë

16 April 2025 at 14:45

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin për çështjen penale që lidhet me inceneratorin e Tiranës, duke dënuar me 2 vite burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Koka u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Dënimi fillestar prej 3 vitesh iu ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Koka është tashmë i dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Kujtojmë se për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, të reduktuara në 6.8 vite me gjykim të shkurtuar.

Për inceneratorin e Elbasanit, ai është dënuar gjithashtu me 10 vite burg, me ulje në 6.8 vite, gjithashtu për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në total, ish-ministri përballet me 15.6 vite burgim për tre çështjet penale që lidhen me aferën e inceneratorëve.

Gjithashtu u shpallën fajtorë dhe 6 të pandehur të tjerë të dosjes, kurse për të shtatin u shpall pafajësia.

Vendimet për të pandehurit e tjerë në dosjen e inceneratorit të Tiranës:

Namik Simixhiu – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; shuarje e masës së arrestit dhe ndalim për të mbajtur funksione publike.
Valbona Ballgjini – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së dënimit; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Sidita Kopliku – 1 vit e 6 muaj burg, i reduktuar në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar; dënimi konvertohet në punë në dobi të komunitetit; ndalim për 5 vite nga funksionet publike.
Fatjon Murati – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Taulant Tushe – Dënohet me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite.
Bledar Karoli – Dënohet me 3 vite burg, 2 vite me gjykim të shkurtuar.
Jetmir Llapaj – Shpallet i pafajshëm.
Procesi u drejtua nga trupa gjykuese me kryesuese gjyqtaren Elsa Ulliri. /Telegrafi/

The post GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe gjashtë zyrtarë appeared first on Telegrafi.

Sulmi i njerëzve të Agron Kapllanaj ndaj agjentëve të BKH, reagon SPAK

16 April 2025 at 12:53

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e 15 prillit në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe efektivë të Policisë së Shtetit u sulmuan fizikisht nga disa persona, të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron kapllanaj.

Në njoftim, SPAK konfirmon se hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë po ushtronin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi aktiv të kësaj strukture, kur u sulmuan pa asnjë shkak të justifikueshëm nga tre persona tashmë të identifikuar dhe të shoqëruar nga Policia e Fierit.

SPAK thekson se të gjitha veprimet e ndërmarra nga Byroja Kombëtare e Hetimit janë kryer në përputhje me ligjin dhe nën mbikëqyrjen direkte të prokurorëve të posaçëm.

“Byroja Kombëtare e Hetimit konfirmon sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit.

Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.

Të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.

SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thueht në njoftimin e BKH të shpërndarë nga SPAK.

Personat e arrestuar janë, Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, të afërm të Agron Kapllanaj. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Sipas të ndaluarve incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për një vend parkimi. Në dëshminë e dhënë në polici ata kanë thënë se nuk i njihnin personat që u përfshinë në konflikt.

Edhe pasi agjentët e BKH-së u janë prezantuar, ata nuk i kanë besuar dhe kanë vazhduar t’i sulmojnë fizikisht.

Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes lidhur me incidentin e ndodhur në Fier. Ai deklaroi se ngjarja ka nisur rreth orës 18:00, kur një mjet i paidentifikuar ka mbërritur në parkimin e kompanisë dhe ka ngritur një dron. Ky veprim, sipas Kapllanajt, ka shkaktuar dyshime tek të afërmit e tij, të cilët janë afruar për të kërkuar shpjegime.

Kapllanaj ka pretenduar se një prej agjentëve të BKH-së i ka thënë rojes se po filmonin për të blerë një pronë, por më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda. Pas kësaj, agjentët janë larguar nga vendi, duke u ndjekur nga persona të afërm të Kapllanajt.

Ai ka shtuar se më vonë, pas ndalimit të agjentëve, ka ndodhur një përplasje fizike, gjatë së cilës personat e tij nuk janë informuar se kishin të bënin me agjentë të BKH-së.

The post Sulmi i njerëzve të Agron Kapllanaj ndaj agjentëve të BKH, reagon SPAK appeared first on Telegrafi.

Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

16 April 2025 at 12:49

Seanca e planifikuar për ditën e mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e Veliajt në gjykatë, ndërsa mbrojtja kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Në këtë kuadër, gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 23 prill, ora 09:30.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. /Telegrafi/

The post Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj appeared first on Telegrafi.

Komisionerja për Zgjerim: Ne mund të hapim këtë vit të gjithë kapitujt me Shqipërinë

16 April 2025 at 10:57

Ne mund të hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë këtë vit, deklaroi Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos në një intervistë që dha për European Newsroom (ENR) dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Komisionerja Kos u shpreh se “sot zgjerimi është vërtet ndryshe nga sa ishte pesë vjet më parë”.

“Kur fillova punën si Komisionere, thosha se zgjerimi është vërtet ndryshe nga sa ishte pesë vjet më parë. Dhe sot po them se zgjerimi sot është ndryshe nga ai i dhjetorit 2024. Pse është kështu? Sepse e gjithë bota është në lëvizje. E gjithë Evropa është në lëvizje, e gjithë fqinjësia është në lëvizje. Dhe aspekti i sigurisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Pra, ky imperativ sigurie po rritet me shpejtësi. Dhe ne duhet të gjejmë përgjigje, jo vetëm në lidhje me procesin e zgjerimit, por me të gjithë politikën e fqinjësisë, veçanërisht sepse ne rrethojmë me këtë pjesën lindore me ta. Dhe një arsye tjetër pse është kjo e rëndësishme është se për herë të parë në histori, ne jemi përballur disi me forcat e jashtme përçarëse që do të donin të shihnin dështimin e procesit të zgjerimit”, theksoi Kos.

“Dhe kjo është gjithashtu diçka e re në procesin e anëtarësimit. Pra, e dini, nëse do të thosha se ka pasur për mua tre faza në të kaluarën, ju e dini, zgjerimi deri në vitin 1995, ku bëhej fjalë vetëm për një vend që plotëson kriteret. Mund të pranohet. Atëherë ishte më e rëndësishme. Vendi përmbushte kriteret. BE-ja duhet të jetë gati. Atëherë ishte e mundur. Por, më pas ndryshoi. Duhet të thellohemi tani. Ne duhet të thellohemi, duhet të zgjerohemi dhe duhet të kemi përgjigje për nevojat gjeopolitike dhe të sigurisë. Dhe në këtë aspekt, tani që jemi përballur, së pari duhet të tregojmë unitetin tonë”, shtoi Kos.

Së dyti, vijoi Komisionerja, “duhet të kemi përgjigje për të trajtuar tensionin mes nevojave gjeopolitike dhe të sigurisë nga njëra anë dhe metodologjisë së zgjerimit nga ana tjetër. Zgjerimi mbetet mjeti më efektiv për të siguruar paqen, prosperitetin dhe lirinë. Nga ana tjetër, ai ka kufizime. Sfidat afatshkurtra janë se ne mund të bëjmë shumë. Mund të flas për këtë më vonë, por ky është tensioni që ndjejmë gjatë gjithë rrugës. Sidomos tani po ju tregoja Moldavinë dhe Ukrainën, ku, për shembull, veçanërisht me Moldavinë dhe zgjedhjet parlamentare në vjeshtë, do të ishte vendimtare që ne të mund të hapnim bisedimet dhe natyrisht edhe për Ukrainën. Pra, çfarë mund të bëjmë. Jo aq shumë nga pikëpamja teknike, sepse ne mund të ofrojmë vërtet shumë”.

Komisionerja Kos nënvizoi se “Shqipëria po bën një përparim vërtet të mirë dhe ne mund të hapim të gjithë grup kapitujt me Shqipërinë këtë vit”.

“Ne jemi në gjendje të hapim të gjitha grupkapitujt edhe me Ukrainën dhe Moldavinë këtë vit bazuar në peshën teknike. Por, atëherë, natyrisht, shtetet anëtare duhet të marrin vendimin. Pra, si të punojmë në këtë ndryshim gjeopolitik të botës, si të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe çfarë lloj politike fqinjësie bëjmë për të na siguruar që do të jemi të sigurt. Pra, si t’i përgjigjemi sfidave të menjëhershme? Nëse procesi i zgjerimit kërkon pak kohë, është që ne ta përshpejtojmë integrimin kudo që të jetë e mundur. Ne kemi shumë mjete, një nga mjetet më të mira, që është edhe me natyrë financiare. Ne kemi planet tona të rritjes për Ballkanin Perëndimor, për Moldavinë dhe Ukrainën. Kemi mundësi të integrojmë vendet kandidate në tregun e brendshëm, gjë që po ndodh me SEPA-n apo roaming. Pastaj, çfarë? Si mund të kemi edhe përgjigje të menjëhershme? Tani është çështja e Turqisë. Me Turqinë nuk po ecim në nivelin e statusit kandidat. Pra, është ende në ndalesë, por ne vazhdojmë”, vijoi Kos.

“Mund të flas më shumë nëse dëshironi të dini për dialogun e nivelit të lartë për ekonominë që kemi pasur dhe planifikojmë të bëjmë, që në maj të kemi një dialog të nivelit të lartë për migracionin, që do të thotë se si të sillemi me vendet që janë kandidate. Dhe pastaj, sigurisht, çfarë mund të bëjmë edhe ne, dhe kjo është ajo që po bëjmë. Së bashku me përfaqësuesin e lartë dhe zëvendëspresidentin, ne po punojmë së bashku për strategjinë e Detit të Zi, gjithashtu rinovojmë pjesërisht Partneritetin Lindor dhe do të vazhdojmë me këtë dokument para pushimeve verore. Pra në përgjithësi është kështu, që do të thotë se për mua zgjerimi është më i lehtë në krahasim me të kaluarën, sepse ka një mesazh të qartë nga të gjitha institucionet e BE-së se zgjerimi është prioritet”, tha ajo.

Nga ana tjetër, shtoi Kos, “zgjerimi nuk ka qenë kurrë kaq i sfiduar nga forcat e jashtme. Dhe do të thosha se ato nuk vijnë vetëm nga Lindja, të cilët në fakt duhet t’i kemi parasysh në gjithçka që po bëjmë. Por, gjithsesi jam e inkurajuar. Si? Ne kemi filluar në këtë mandat sepse ka vullnet të madh dhe vizion edhe të shteteve anëtare që duhet të ecim përpara. Sapo erdha nga Këshilli i Punëve të Jashtme dje në Luksemburg. Kemi pasur debat për Ukrainën. Ne kemi pasur debat për Ballkanin Perëndimor… Nga ana tjetër, është e mrekullueshme dhe jam shumë e nderuar dhe shumë e lumtur që mund të kem këtë portofol… Sigurisht që kemi sfida dhe është shumë ndryshe në vende të ndryshme, por me siguri do të ndodhin”.

Ajo shtoi se dinamika e re është për të gjitha vendet kandidate.

“Për vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor, në krahasim me Moldavinë dhe Ukrainën, ekziston një vizion i ri dinamik i Bashkimit Evropian për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit. Nga ana tjetër, ne gjithashtu përjetojmë, veçanërisht përmes planit të rritjes, një lloj presioni të kolegëve midis vendeve, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Dhe pastaj kemi dallime. Për shembull, Shqipëria, ju e dini që ishte së bashku me Maqedoninë e Veriut. Tani, që nga shkëputja, Shqipëria po bën një përparim vërtet të mirë”, deklaroi Kos.

Komisionerja theksoi se “për fat të keq, nuk mund ta them këtë për Bosnjë-Hercegovinën. Nuk mund të fillojmë as të përfshihemi në planin e rritjes sepse nuk e kemi marrë agjendën e reformës ose ata nuk janë në gjendje të emërojnë kryenegociatorin. Pra, gjërat që janë kaq normale ose të lehta në vende të tjera, në BH, veçanërisht në këtë krizë institucionale, është shumë më e vështirë. Kthehem tek pyetja juaj. Ato nuk do të mbeten pas. Ne jemi fuqimisht të përkushtuar për t’i sjellë ato në Bashkimin Evropian. Por sigurisht, ne do t’i përmbahemi meritave dhe do të shohim. Dhe ne jemi vërtet të përfshirë fuqishëm në çështjet dypalëshe, të cilat janë mjaft të shumta atje”.

Gjatë intervistës, Kos pohon se vetëm Bashkimi Evropian mund të sjellë vendet kandidate në BE. “Askush tjetër pasi është një përgjegjësi e madhe. Dhe ka të bëjë gjithashtu me besueshmërinë tonë. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të humbasim asnjë nga vendet kandidate…”, shtoi ajo.

“Vizioni i qeverisë shqiptare, të cilën ne e mbështesim, është përfundimi i negociatave deri në fund të 2027. Pra, një vit më vonë dhe më pas do të thotë se Shqipëria mund të bëhet anëtare. Le të themi edhe nëse duam tre vjet deri në vitin 2030. Dhe mendoj se kjo është një perspektivë shumë realiste”, tha Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

The post Komisionerja për Zgjerim: Ne mund të hapim këtë vit të gjithë kapitujt me Shqipërinë appeared first on Telegrafi.

Qeveria shqiptare parashikon modernizimin dhe ndërtimin e 530 kilometrave rrjet hekurudhor në 10 vitet e ardhshme

16 April 2025 at 08:27

Zëvendëskryeministrja, dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se në 10 vitet e ardhshme Shqipëria do të ketë një rrjet modern hekurudhor prej 530 km, të cilat do të lidhin veriun dhe jugun.

Duke folur në aktivitetin “Infrastruktura, arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030″ ditën e martë, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Balluku tha se “kemi trashëguar 420 km hekurudhë, ku kryesisht lidheshin qytetet kryesore. E gjithë ky stok, është përdorur shumë në vitet e monizmit por jo më pas. Pas një sistemi që zhduku nga ADN jonë pronën private dhe në mungesë të lirisë, shqiptarët gjetën shprehjen e lirë te automjetet duke braktisur hekurudhën, e cila nuk pati më mundësinë të investohej”.

Sipas saj, infrastruktura hekurudhore u vendos të mbështetej me fonde të BE.

Duke folur për hekurudhën Tiranë Durrës, Balluku tha se “kjo hekurudhë ka marrë udhë”.

“Për këtë hekurudhë aplikimi ka nisur në 2014 nuk është humbur asnjë ditë kohë nga qeveria Rama, por fatkeqësisht për shkak të burokracisë së gjatë, mungesës së besimit të donatorëve ndaj Shqipërisë u deshën vite e vite të gjata deri në 2020 që më në fund Shqipëria të merrte dritën jeshile për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Aeroporti i Rinasit- Durrës, e cila sot ndodhte në një fazë të përparuar. Mbi 75% e këtij projekti tashmë është i përfunduar. Parashikojmë deri në fund të vitit 2025 të kemi të dorëzuar këtë hekurudhë, sigurisht më pas nis plotësimi i komponentëve siç janë ndërtimi i 10 stacioneve që do të ketë nga Durrësi në Rinas dhe më pas nga Rinasi në Tiranë madje edhe elektrifikimi i hekurudhës”.

Sipas saj, të gjitha projektet hekurudhore janë projekte hekurudhore të elektrifikuara.

“Të gjithë komponentët do të jenë të përfunduar në pranverën e vitit 2026 duke na dhënë mundësinë e fillimit të një transporti totalisht të ri, transportit modern të hekurudhës”, tha Balluku.

Më tej Balluku foli për hekurudhën Vorë- Hani Hotit.

“Kjo është një hekurudhë ekzistuese në përdorim të disa vagonëve që çojnë mallra në sasi të vogla. Pas burokracive jemi gati që tremujorin e fundit të këtij viti të nisim kantierin e hekurudhës Vorë-Han- i Hotit Në fillim të 2026, hapet Durrës-Rrogozhinë, ndërkohë rehabilitimi i linjës Rrogozhinë-Pogradec, pritet që sipas gjithë proceseve, ne të nisim punimet në 2028”, theksoi Balluku duke shtuar se ka lindur një nevojë edhe për hekurudhat e brendshme.

Balluku u shpreh se “duke qenë se ndërtimi i portit të Porto Romanos nuk kuptohet pa një hekurudhë, për ta lidhur me hekurudhën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë, do na duhet të krijojmë këtë pjesë të brendshme hekurudhore, që lidh Sukth- Porto Romano, duke kompletuar këtë nyje infrastrukturore, e njëjta situatë është edhe në jug. Nuk mund të ndërtosh një aeroport dhe ta lësh të ndërlidhur vetëm me rrugë automobilistike. Transporti publik është kërkesë e çdo turisti në Shqipëri ndaj siç Rinasi do të ketë trenin për në Tiranë apo në Durrës, edhe aeroporti i Vlorës do ketë një shinë që do e çojnë në Vlorë, tren i shpejtësisë, duke krijuar kështu 2 segmente të brendshme”.

“Në buxhet kemi nisur parashikimin të linjës hekurudhore Rrogozhinë- Vlorë, një linjë ekzistuese që duhet rehabilituar. Dje prezantuam një nga projektet më ambicioze, hekurudha kuqezi që pas një studimi të gjatë, përveç një ëndrre, krijon akses të plotë të lëvizjes së mallrave”, tha Balluku.

The post Qeveria shqiptare parashikon modernizimin dhe ndërtimin e 530 kilometrave rrjet hekurudhor në 10 vitet e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

15 April 2025 at 08:47

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra kthjellimesh. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-18 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 11 në 26 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Ushtaraku me motor nuk i bindet policit rrugor në Tiranë

14 April 2025 at 13:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit.

Një efektiv i Policisë Rrugore i ka bërë shenjë për të ndaluar drejtuesit të një motori, por ai nuk ka respektuar urdhrin dhe ka vazhduar përpara.

Sipas burimeve 25-vjeçari Merson Ferizaj, që drejtonte motorin e ka kundërshtuar policin duke i dhënë gaz motorit dhe duke shkaktuar një përplasje që ka lënduar efektivin në krah.

Policia thotë se i riu 25-vjeçar është konfliktuar fizikisht me punonjësin e policisë dhe pas kësaj ngjarjeje, ai është shoqëruar në komisariat ndërsa burime thonë se M.F rezulton të jetë punonjës i Forcave Ushtarake.

Ndërkohë, punonjësi i policisë është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Njoftimi i policisë

“Këtë të hënë rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve.

Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore.

Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Ushtaraku me motor nuk i bindet policit rrugor në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Dumani kërkon ndryshime kushtetuese që prokurorët e SPAK të rikandidojnë në fund të mandatit

14 April 2025 at 12:53

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, kërkoi që të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese që anëtarët e SPAK të kenë mundësi të kandidojnë për një mandat të dytë, në përfundim të mandatit 9-vjeçar.

“Në kemi propozuar jo riemërim automatik. Propozimi është që të bëhen ndryshime kushtetuese, që prokurorëve të SPAK në fund të mandatit 9-vjeçar t’i jepet mundësia të kandidojnë. Bëhet e mundur mundësia e rifreskimit, pasi ka edhe prokurorë që në fund të mandatit 9-vjeçar nuk do të duan të vazhdojnë. Në rastin e mundësisë për rikandidim, KLP mund t’i thotë qe “performanca juaj nuk është e mjaftueshme për një mandat tjetër”. Opsioni i dytë është atashimi në prokurorinë e Apelit, por ne jemi për opsionin e parë”, tha Dumani në raportimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mospasjen e mundësisë për rikandidim, Dumani e renditi edhe mes problemeve me të cilat haset SPAK. Por problemi kryesor për të ishte presioni i jashtëm ndaj institucionit dhe më pas mungesa e referimeve nga institucionet publike.

The post Dumani kërkon ndryshime kushtetuese që prokurorët e SPAK të rikandidojnë në fund të mandatit appeared first on Telegrafi.

Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

14 April 2025 at 09:31

Këtë të hënë, më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, një moment kyç në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Gjatë kësaj konference pritet të hapet zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”, duke çuar në tre numrin e grupeve të kapitujve me të cilët Shqipëria ka nisur zyrtarisht bisedimet me Brukselin.

Ky grupkapitull përfshin nëntë kapituj tematikë, që prekin fusha themelore për integrimin ekonomik dhe ndërtimin e tregut të lirë, si: lëvizja e lirë e mallrave, punëtorëve dhe kapitalit, shërbimet financiare, mbrojtja e konsumatorëve, konkurrenca dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur këtë zhvillim përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si “lajm të bukur” për vendin, teksa ndau edhe momente nga takimi me diasporën shqiptare në Milano një ditë më parë.

“Me lajmin e bukur të hapjes sot të një tjetër grupi kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama.

Konferenca e sotme vjen si vazhdim i përparimit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të integrimit evropian, dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane.

The post Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE appeared first on Telegrafi.

Delfinët mahnitin turistët, spektakël pranë ishullit të Sazanit

11 April 2025 at 11:58

Në drejtim të ishullit të Sazanit dhe Karaburunit kanë nisur edhe udhëtimet e para megjithëse në shifra minimale. Por një grup turistësh të cilët kanë udhëtuar në drejtim të ishullit kanë hasur në udhëtimin e tyre një grup delfinësh.

Ata duken shumë miqësore dhe që lodrojnë luajnë rreth varkës së tyre.

Ngrohja e klimës ka bërë që ata të afrohen më tepër bregut në thellësi të ulëta brenda gjirit duke dhuruar spektakël dhe emocione për turistët, të cilët kanë shijuar këtë moment magjik për ta dhe mbi të gjitha kanë nxituar të nxjerrin telefonat për ta fotografuar.

The post Delfinët mahnitin turistët, spektakël pranë ishullit të Sazanit appeared first on Telegrafi.

❌
❌