Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtarja e PD: Rama po vepron si komunistët, rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët

By: Oldi
13 July 2025 at 18:15

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Eljona Shkreli ka komentuar aksionin e IKMT-së në Theth. Shkreli e ka etiketuar një çmenduri të kryeministrit Edi Rama prishjen e banesave në fshatin turistik. Ajo tha se aksioni i çmendurisë së kryeministrit, siç zyrtarja e PD, preferoi ta etiketonte, vjen në kulmin e sezonit turistik dhe tregon papërgjegjshmërinë e Ramës, […]

The post Zyrtarja e PD: Rama po vepron si komunistët, rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët appeared first on BoldNews.al.

“Vendi është kthyer në inkubator të krimit”/ Shpërthen analisti: Shqiptarët, kampionë për numrin e të dënuarve për…

3 July 2025 at 22:28

I ftuar në një emision televiziv Lubonja u shpreh kritik i ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie në lidhje me gjendjen alarmante të kriminalitetit.

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar debatin e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, për çështjen e emigracionit dhe krimit shqiptar në Britani.

Gjithashtu Lubonja theksoi se kriminelët shqiptarë, pasi përfitojnë nga aktivitetet kriminale jashtë vendit, rikthehen për të investuar paratë në Shqipëri.

Fatos Lubonja:

Shqipëria është kthyer në një inkubator të krimit,” deklaroi Lubonja, duke iu referuar të dhënave të organizatës Inside Crime, e cila ka analizuar periudhën 2018-2020. “Në Evropë, shqiptarët janë kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine. Pas tyre vijnë brazilianët, më pas kolumbianët. Shqipëria me 2-3 milionë banorë prodhon më shumë kriminelë se Brazili me mbi 200 milionë.

Vijnë, pastrojnë paratë këtu, zaptojnë territorin, shkatërrojnë qytetin. Ndërkohë, kryeministri nuk jep llogari për këtë realitet, por bën spektakël televiziv me Farage për të shmangur thelbin.

The post “Vendi është kthyer në inkubator të krimit”/ Shpërthen analisti: Shqiptarët, kampionë për numrin e të dënuarve për… appeared first on Sot News | Lajme.

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim!

30 June 2025 at 19:49

Nuk është vetëm çështje shifrash të shqiptarëve të arrestuar në Britaninë e Madhe debati në distancë mes Nigel Farage dhe Edi Ramës, por edhe një qejfmbetje e kreut të partisë “Reform UK”, ndaj kritikave të kryeministrit shqiptar për nismat ndaj emigrantëve. Në intervistën për Top Channel dhënë gazetarit Muhamed Veliu, Nigel Farage këmbëngul se e […]

The post “1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim! appeared first on BoldNews.al.

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

28 June 2025 at 09:25

Edi Rama i është përgjigjur deputetit britanik Nigel Farage, drejtuesi i partisë “Reforma” në Britaninë e Madhe, i cili e quajti hipokrit kryeministrin shqiptar, pas fjalëve të tij, se Britania po kërkon një kosh për të hedhur emigrantët. Po ashtu, Farage i përmendi Edi Ramës faktin se emigrantët shqiptarë në Britani janë aktorë kryesorë në […]

The post “1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë appeared first on BoldNews.al.

Deputeti britanik: 1 në 50 shqiptarë në burg/ Rama hedh poshtë shifrat

By: user7
28 June 2025 at 09:28

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të deputetit britanik, Nigel Farage. Ky i fundit tha dje se një në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe janë kriminelë, dhe i kërkoi Ramës  “t’i marrë të gjithë kriminelët mbrapsht”.

Në postimin e tij në “X”, kreu i qeverisë e ka cilësuar si “çmenduri” shifrën e dhënë nga deputeti. Rama shkruan se shumica e shqiptarëve që janë aktualisht në burg në Britani janë të bllokuar në një sistem të vjetëruar dhe kufizues vizash, ndërsa thekson se shkalla e kriminalitetit mes tyre është më e ulët se ajo e popullsisë britanike.

Kreu i qeverisë e ka sfiduar Farage të përballet me fakte, ku thotë se nëse pretendimi “një në 50 shqiptarë ” janë kriminelë, do t’i tërheqë të gjithë ato personalisht. Më tej thotë se nëse kjo rezulton e pavërtetë, deputeti britanik duhet të vijë të vizitojë Shqipërinë nga afër.

POSTIMI I PLOTË;

Ooopsss… Z.@Nigel_Farage vetë sapo më ka sfiduar me fakte! Çfarë nderi – për një “njeri gjigant”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, nga një “vend i vogël”) – të fitojë vëmendjen e virtuozit të pakrahasueshëm të politikës kryesore të Britanisë.

Ai tha – dhe unë citoj: “Po ju them diçka, z. Rama, a e dinit se një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Pra, tregoni pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë përsëri, sepse kjo është hipokrizi.”

Epo, z. Farage – më lejoni t’ju kthej sfidën me diçka jashtëzakonisht të mërzitshme në punën tuaj: numrat realë. Ai pretendimi “një në 50 shqiptarë janë në burg”? Nuk është fakt. Është çmenduri.

Klasike nga libri i Brexit-it pas së vërtetës: “Nëse tingëllon e frikshme, duhet të jetë e vërtetë.”

Gjeje çfarë? Kur numrat të publikohen vërtet – surprizë! — edhe nëse do të supozonim se çdo shqiptar që ndodhet aktualisht në burg është fajtor (dhe në fakt, shumë prej tyre janë të bllokuar në një sistem të vjetëruar dhe kufizues vizash), shkalla e kriminalitetit midis shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte më e lartë se — dhe me shumë gjasa më e ulët se — ajo e vetë popullsisë britanike.

Tani, meqenëse të dy duket se e vlerësojmë “vullnetin e mirë” dhe jemi qartësisht alergjikë ndaj “hipokrizisë”, ja oferta ime: Le t’i sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi juaj “një në 50” është i vërtetë — unë personalisht do të angazhohem t’i tërheq të gjitha.

Ky nuk është një titull konkurrues — është një premtim publik. Por nëse statistika juaj e frikshme rezulton të jetë thjesht material për tabloidët, atëherë nuk ka nevojë për falje. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vini në Shqipëri — si i ftuari im i nderit.

Do të merrni diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë dhe madje edhe më shumë fakte reale — për Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mrekullueshëm. Dhe e tëra çfarë kërkoj në këmbim është premtimi më i thjeshtë publik nga ju, i bërë ndërsa shijoni vendin tonë: herën tjetër që dikush do të flasë keq për shqiptarët, do të jeni i pari që do t’i thoni — në mënyrën tuaj teatrale — të mos e bëjnë përsëri.

Çfarë thua pra? Një verifikim faktesh për një deportim të plotë — ose pushime të plota, me disa nga njerëzit më të ngrohtë që do të takosh ndonjëherë. Hajde, Nigel. Edhe nëse humb në verifikimin e fakteve, prapë do të fitosh një komb të tërë miqsh për jetën. Pres me padurim të dëgjoj nga ti.

The post Deputeti britanik: 1 në 50 shqiptarë në burg/ Rama hedh poshtë shifrat appeared first on Lapsi.al.

DETAJET/ Iu futën në banesë për të vjedhur, pronari i shtëpisë hap zjarr ndaj 3 shqiptarëve

By: D Marku
24 June 2025 at 10:33

Një tentativë grabitjeje ka përfunduar në plagosje me armë zjarri të një shqiptari dy ditë më parë në zonën e Salernos në Itali.

Një burrë ka kapur në flagrancë tre shqiptarë që kishin hyrë në banesën e tij për të vjedhur dhe ka reaguar duke qëlluar me armë zjarri, duke plagosur një nga grabitësit.

I plagosuri është ndihmuar nga shërbimi i emergjencës dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë larguar dhe aktualisht janë në arrati.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se edhe një nga grabitësit e tjerë mund të jetë plagosur, por kjo është ende në fazë verifikimi.

Sipas rindërtimit të deritanishëm nga hetuesit, tre shqiptarët kanë hyrë me forcë në banesën private dhe pronari, sapo ka vënë re praninë e tyre, ka marrë armën e tij të cilën e posedonte me leje të rregullt dhe ka hapur zjarr, duke goditur njërin prej tyre.

The post DETAJET/ Iu futën në banesë për të vjedhur, pronari i shtëpisë hap zjarr ndaj 3 shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Ministria thirrje për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik: Bëni kujdes, qëndroni në kontakt me përfaqësitë diplomatike

By: redi
23 June 2025 at 20:51

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, që të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase, për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria këshillon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të…

Source

Pabarazia e kursimeve: Shqiptari i zakonshëm ka 3 mijë € në bankë, i pasuri, 59 mijë

By: user 5
23 June 2025 at 19:52

Në Shqipëri ka rreth 1.84 milionë depozita bankare aktive, por rreth 93% e tyre duket se i përkasin qytetarëve të zakonshëm dhe kanë në gjendje mesatarisht 312 mijë lekë ose 3100 euro me kursin aktual të këmbimit, ndërsa afro 7% e depozitave ose 126 mijë llogari kanë në gjendje mesatarisht 5.9 milionë lekë secila ose 59,000 euro.

Të dhënat e deklaruara në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, i cili është depozituar dhe publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, tregojnë se në 7 përqindëshin e depozitave të të pasurve gjenden 7.4 miliardë euro ose 58% e të gjitha depozitave të individëve në sistemin bankar, ndërsa në 93 për qind të depozitave të tjera gjenden 42% e kursimeve totale ose 5.34 miliardë euro.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave është një agjenci publike e cila ka për detyrë që të mbledhë një kontribut periodik vjetor nga bankat për të garantuar që, në rast se ndonjëra prej tyre famimenton, ajo të paguajë depozitat e qytetarëve. Agjencia garanton në masën 100% depozitat deri në vlerën 2.5 milionë lekë, ndërsa depozitat mbi këtë vlerë garantohen në përqindje më të ulët.

Për rrjedhojë, agjencia i mban llogaritë e depozitave të ndara në depozita deri në 2.5 milionë lekë dhe depozita mbi 2.5 milionë, për të llogaritur në këtë mënyrë totalin e depozitave të garantuara 100% dhe shumën mbi këto depozita të garantuara në përqindje më të ulët.

Incidentalisht, ndarja administrative siguron të dhëna statistikore për numrin e depozitave ku gjenden shuma parash mbi 2.5 milionë lekë dhe që supozohet se i përkasin të pasurve si dhe depozitave të tjera. Kjo nuk është më matje e saktë e pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve të vendit, por është goxha informuese për të parë se sa para gjenden në duart e të pasurve dhe sa, në duart e pjesës tjetër.

Sipas të dhënave të vitit 2024, në Shqipëri kishte 1.84 milionë llogari bankare aktive me një total depozitash prej 127 miliardë lekësh ose afërsisht 13 miliardë euro. Numri i llogarive bankare nuk është i barabartë me “individë” pasi një individ mund të ketë më shumë se një llogari bankare kështu që, me gjasa, numri i individëve me llogari mbi 2.5 milionë lekë është më i ulët se sa 126 mijë.

Shqipëria nuk ka sistem statistikor të konceptuar për të matur pabarazinë në aspektet e ndryshme të këtij fenomeni, nga pabarazia në të ardhura te pabarazia në asete apo në konsum. Të dhëna indirekte përfitohen nga informacione si ky i depozitave, dhe përfitohen në mënyrë incidentale. Sa i përket pronave, Shqipëria nuk prodhon statistika për të parë sa qytetarë posedojnë prona dhe cila është vlera e pronave të poseduara prej tyre dhe cila është shkalla e pabarazisë./BIRN

The post Pabarazia e kursimeve: Shqiptari i zakonshëm ka 3 mijë € në bankë, i pasuri, 59 mijë appeared first on Lapsi.al.

Përshkrimi i Shqipërisë nga viti 1308

23 June 2025 at 13:13

I ashtuquajturi Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Përshkrimi anonim i Evropës Lindore)[1] është një tekst mesjetar në gjuhën latine nga viti 1308, i cili përmban një përshkrim të tokave të Evropës Lindore, veçanërisht të vendeve të Ballkanit. Autori anonim mendohet të ketë qenë një klerik francez ose i arsimuar në Francë, me shumë gjasë i rendit dominikan, i dërguar nga kisha në Serbi, ku edhe ka marrë shumicën e të dhënave për Ballkanin. Dorëshkrimi u botua në Krakov në vitin 1916 nga Olgierd Górka. Përveç pjesëve që përshkruajnë rajonet e ndryshme të Greqisë bizantine, Rashës, Bullgarisë, Rutenisë, Hungarisë, Polonisë dhe Bohemisë, ai përmban edhe një pjesë mbi Shqipërinë, një nga përshkrimet e rralla të vendit në vitet e para të shekullit të katërmbëdhjetë. Ne e dimë se dominikanët ishin aktivë në Durrës që nga viti 1304, kur qyteti ra në duart e Perëndimit pas njëzet vjetëve të sundim bizantin. Në një letër të datës 31 mars 1304, Papa Benedikti XI i kishte kërkuar kreut të Rendit Dominikan në Hungari të dërgonte në Shqipëri disa nga vartësit e tij, me “moral të mirë, të zellshëm dhe elokuent”, për veprimtari misionare. Me mbështetjen e Selisë së Shenjtë, dominikanët kështu kishin fuqi të plotë për të ngritur një hierarki latine sipas dëshirës së tyre, në bregdetin shqiptar, për të zëvendësuar kishën ortodokse e cila ishte detyruar të braktiste pozitat e veta.

Përgatiti: Robert Elsie[2]
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Tani do të flasim për Shqipërinë e cila, nga ana e saj jugore, ndodhet pranë Greqisë dhe shtrihet ndërmjet Rashës dhe tokës së Despotit.[3] Shqipëria është një krahinë mjaft e gjerë dhe e madhe. Ajo vërtet ka banorë luftarakë, sepse ata janë harkëtarë dhe heshtarë të shkëlqyer. E gjithë kjo krahinë ujitet nga katër lumenj të mëdhenj: Ersenta (Erzeni), Mathia (Mati), Scumpino (Shkumbini) dhe Epasa (Osumi). Toka është e begatë për mish, djathë dhe qumësht; nuk është shumë e pasur me bukë dhe verë, megjithëse fisnikët, në veçanti, kanë mjaftueshëm.

Ata nuk kanë qytete, kampe, fortifikata dhe ferma, por jetojnë më tepër në çadra dhe janë vazhdimisht në lëvizje nga një vend në tjetrin – me ndihmën e trupave dhe të afërmve të tyre. Ata kanë vetëm një qytet të quajtur Duracium (Durrës), i cili i përket latinëve dhe prej të cilit marrin pëlhura dhe gjërat e tjera të domosdoshme. Princi i Tarantit, djali i mbretit të Sicilisë,[4] tani sundon mbi një pjesë të këtij mbretërimi, përfshirë qytetin e Durrësit. Ishte vullneti i lirë i pronarëve të tokave që, për shkak të dashurisë së tyre të natyrshme për francezët, e pranuan atë spontanisht dhe lirshëm si zotin e tyre.[5]

Nga Pulia dhe nga qyteti i Brindisit mund të kalohet në Durrës për një natë, dhe nga Durrësi mund të udhëtohet përmes Shqipërisë drejt Greqisë dhe Kostandinopojës, shumë më lehtë dhe pa të gjitha vështirësitë e rrugës dhe rreziqet e detit. Perandorët romakë të kohëve të lashta e përdornin këtë rrugë,[6] sepse është tepër e lodhshme të transportohet një ushtri e madhe në një periudhë të tillë kohe përmes detit dhe rrugëve kaq të gjata.

Mbretëria e përmendur e Shqipërisë tani nuk ka mbret, pasi toka është e ndarë midis pronarëve të tokave të cilët sundojnë vetë dhe nuk i nënshtrohen askujt tjetër. Kjo krahinë quhet Shqipëri sepse banorët e kësaj treve lindin me flokë të bardhë (albo). Qentë këtu janë të përmasave të mëdha[7] dhe kaq të egër sa vrasin si luanët. Siç përmend Plini, shqiptarët i dërguan një qen të tillë Aleksandrit të Madh, i cili në stadium mposhti luanë, elefantë dhe dema. Ata kanë sy të pikturuar, të përhimët në bebëza, të tillë që mund të shohin më mirë natën sesa ditën.

Janë dy Shqipëri: një në Azi pranë Indisë, për të cilën nuk po flasim këtu, dhe tjetra në Evropë që është pjesë e Perandorisë Bizantine dhe për të cilën po flasim këtu. Ajo përfshin dy krahina: Clisara (Këlcyra) dhe Tumuristi.[8] Përveç këtyre dy krahinave, ka edhe krahina të tjera pranë saj: Cumania,[9] Stophanatum,[10] Polatum (Pulti) dhe Debre (Dibra), të cilat janë krahina që paguajnë haraç ndaj shqiptarëve dhe më shumë a më pak u nënshtrohen atyre, pasi ata merren me bujqësi, kujdesen për vreshtat dhe për nevojat e jetës në shtëpi. Banorët e këtyre krahinave nuk lëvizin nga një vend në tjetrin si shqiptarët e sipërpërmendur, por jetojnë më tepër në banesa të qëndrueshme dhe në qytete; as nuk janë tërësisht katolikë dhe as tërësisht skizmatikë. Nëse dikush do t’u predikonte fjalën e Zotit, ata do të bënin sikur janë katolikë të vërtetë, sepse thuhet se nga natyra kanë një dashuri për latinët.

Shqiptarët e përmendur kanë një gjuhë që është e dallueshme nga ajo e latinëve, grekëve dhe sllavëve, aq sa në asnjë mënyrë nuk mund të komunikojnë me popuj të tjerë. Kaq për Shqipërinë. /Telegrafi/

______________

[1] Kr. Elsie, Albania in the ‘Anonymi Descriptio …’, 1990.
[2] Pjesë nga: Olgierd Górka (red.): Anonymi descriptio Europae orientalis. Imperium Constantinopolitanum, Albania, Serbia, Bulgaria, Ruthenia, Ungaria, Polonia, Bohemia. Anno MCCCVIII exarata, Kraków 1916, f. 25, 29. Përkthyer nga latinishtja nga Robert Elsie. Fillimisht botuar në R. Elsie: Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th – 17th Centuries, Wiesbaden 2003, fq. 23-25.
[3] D.m.th. Despoti i Epirit
[4] Filipi, Princi i Tarantit
[5] Kr. Du Cange, Hist. Const. I. 102.
[6] Këtu bëhet fjalë për Via Egnatia-n, rrugën kryesore të komunikimit në lashtësi midis Romës dhe Kostandinopojës, që kalonte nëpër Durrës, Elbasan dhe Ohër.
[7] Gjysmë mijëvjeçari më vonë, piktori dhe poeti anglez Edward Lear (1812-1888) do të bënte të njëjtin zbulim gjatë udhëtimeve të tij përgjatë bregdetit të Himarës, në vitin 1848. Në veprën e tij ‘Journal of a landscape painter in Greece and Albania’ (Londër 1851), ai shënoi më 22 tetor 1848 se u sulmua prej “rreth tridhjetë qenve gjigantë, të cilët u hodhën nga cepat më të izoluar dhe menjëherë do të kishin ngrënë mëngjes nga unë nëse nuk do të kisha shpëtuar kaq mirë; sigurisht që qentë e Himarës janë kafshët më të frikshme që kam parë ndonjëherë.”
[8] Ndoshta në rajonin e Myzeqesë përreth Kavajës. Kronika e Gjon Muzakës flet për një lokalitet të quajtur Tomorista.
[9] Pa dyshim Çunavia, më parë vendi i një dioqeze ortodokse, diku midis Durrësit dhe rajonit të Matit, ndoshta në lumin Ishëm.
[10] Pa dyshim Stefanatumi, një dioqezë e kohës diku pranë Durrësit

The post Përshkrimi i Shqipërisë nga viti 1308 appeared first on Telegrafi.

Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë të tjerë

By: user7
23 June 2025 at 09:38

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuat sot se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli. Ministri thotë se u evakuuan dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit, të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.

Ai ka falenderuar autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Gjithashtu Hasani thotë se vijojnë të ndjekin me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet.

“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona”, njofton ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

The post Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë të tjerë appeared first on Lapsi.al.

As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit

22 June 2025 at 20:41

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet policore italiane në Pulia, pasi akuzohet se janë dhunuar karabinierët gjatë aksionit Gjithçka duket se ka nisur nga një sherr në Santeramo (Bari). Mediat përtej Adriatikut raportojnë se efektivët morën informacione se një person dukshëm në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali dhe po shkatërronte një automjet […]

The post As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit appeared first on BoldNews.al.

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve

By: Oldi
21 June 2025 at 12:41

Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut zunë 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Por cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës sipas mjekëve specialistë? “Shkaqet kryesore të […]

The post Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve appeared first on BoldNews.al.

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

By: Oldi
20 June 2025 at 08:13

Qytetarët shqiptarë, ndonëse paguhen më pak në Europë, me rreth 41% të mesatares europiane, sipas fuqisë blerëse, shumë grup mallra i blejnë deri në 50% shtrenjtë se në Europë në vitin 2024, sipas indeksit krahasues të Çmimeve të Konsumit të publikuar nga Eurostat. Grupi i parë i produkteve parë janë pijet alkoolike, që kushtojnë gati […]

The post Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi kriminal në Valencia, arrestohen shqiptarët

By: user 5
19 June 2025 at 18:49

Autoritetet e Venecias kanë ‘çmontuar’ në grup kriminale që merrej me prodhimin dhe trafikimin e kokainës. Sipas mediave të huaja laboratori mund të prodhonte 20 deri në 30 kilogramë kokainë në ditë.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 25 persona përfshirë krerët e organizatës kriminale. Të arrestuarit janë 12 me kombësi kolumbiane, 9 spanjollë, 2 shqiptarë, një meksikan dhe një italian. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 38 kilogramë kokainë, makineri për prodhimin e kokainës, 87 gramë hashash dhe 94 gramë marijuanë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe armë zjarri, së bashku me 30 karikatorë dhe deri në 1,000 fishekë, një silenciator, një armë trullosëse, më shumë se 32,000 euro kesh, pothuajse 39,000 euro të falsifikuara, 5 makina luksoze, si dhe 28 telefona dhe dokumente të ndryshme.

Operacioni filloi në korrik 2024 me zbulimin e një kompanie spanjolle të dyshuar për kontrabandë narkotikësh në Spanjë nëpërmjet portit të Valencias. Kjo kompani kishte marrëdhënie biznesi me një eksportues me një histori të gjatë të trafikimit të drogës. Kompania nën hetim bëri importin e saj të parë të tulit të frutave të ngrira në gusht të po atij viti.

Që nga ai moment, hetuesit monitoruan dhe kontrolluan operacionet e saj, duke vazhduar të hulumtonin strukturën ekonomike të njësisë dhe aktivitetet e administratorit të saj, të ardhurat e të cilit me sa duket ishin të kufizuara në përfitimet e papunësisë, pavarësisht faktit se ajo financonte operacione ndërkombëtare të importit të kontejnerëve.

Në dhjetor 2024, kompania bëri një import të dytë të tulit të ngrirë të mishit, të cilin e ruajti në një depo të ftohtë pranë Valencias, pasi i mungonte infrastruktura për të trajtuar ngarkesën. Në fillim të shkurtit, administratori i kompanisë organizoi largimin e mallrave nga kjo depo. Pjesa më e madhe e tulit iu dërgua një shpërndarësi ligjor, por fuçitë që përmbanin tul guava mbetën në depo, dhe administratori tregoi se ato do të largoheshin të nesërmen.

The post Goditet grupi kriminal në Valencia, arrestohen shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

Nxirrnin deri në 30 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori i drogës në Valencia. Në pranga edhe shqiptarë

By: Ela
19 June 2025 at 13:30

Agjentët e Policisë Kombëtare, në një operacion të përbashkët me Departamentin e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore në Spanjë, kanë shkatërruar një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe trafikimin e kokainës në Valencia. Duke pasur parasysh karakteristikat dhe burimet e laboratorit, të ndarë në dy lokacione, hetuesit vlerësojnë se, ai mund të prodhonte 20 […]

The post Nxirrnin deri në 30 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori i drogës në Valencia. Në pranga edhe shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Votën e νdiqën pa rënë në kuti, shqiptarët e ndershëm t’i dalin për zot

By: user 11
14 June 2025 at 16:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar këtë të shtunë raste të tjera që sipas tij faktojnë farsën elektorale të 11 majit. Berisha shprehet se vota e lirë vdiq pa rënë në kutinë e votimit, ndërsa përmend dhuratat e pensionet, faljen e gjobave apo lejet e ndërtimit si arsye për vjedhjen e zgjedhjeve. Ai ka publikuar video ku tregohen shkelje në qendrat e votimit.

“E vërteta është për çdo shqiptar se vota e qytetarëve shqiptarë vdiq, në sensin si votë e lirë, pa rënë në kuti. Votën e vdiqën pa rënë në kuti përdorimi i 100 euro për çdo pensionist, në tërësi 48 përqind e votuesve apo 760 mijë pensionistë.

Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë në kuti 4500 aktivitete të organizuara në periudhën e ndaluar nga ligji, përfshi edhe ditën e votimit me të famshmen Giro D’Italia, 7 milionë euro një organizate private.

Votën e lirë të shqiptarëve e vdiqën pa rënë në kuti, falja dy ditë para zgjedhjeve e 200 milionë eurove. Votën e lirë të qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë në kuti 29 mijë hektarë kanabis për mbjelljen e 100 mijë rrënjë kanabis në gjithë Shqipërinë për vota.

Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë kuti dhjetëra mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi dhe certifikata pronësie, të dhëna të gjitha për të rrëmbyer votën.

Votën e shqiptarëve e vdiqën gjysmë miliardi prokurime publike dhe koncesione, që të gjitha në funksion të blerjes së votës.

Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën dhjetëra mijëra punësime për votë gjatë fushatës elektorale, krim i shëmtuar ky ndaj votës dhe shtetit.

Votën e vdiqën pa rënë në kuti dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të cilët në shkelje flagrante të ligjit u shndërruan në polici politike për qytetarët shqiptarë dhe kontrollin e vullnetit të tyre.

Pra, siç e shihni, kreu i organizatës kriminale Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, nuk u mjaftua me të gjitha aktet antikushtetuese që ndërmori para ditës së votimit, por edhe ditën e votimit ai organizoi një farsë të turpshme, fiktive, kriminale.

Të gjitha këto dëshmojnë se është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë. Edi Rama përdori çdo gjë për dhunimin e kësaj vote.

Ai përdori prokurorinë e tij politike për burgosjen, persekutimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare, vetëm e vetëm se e di se është i pashpresë dhe ligji do bjerë pa mëshirë mbi të, familjarët e tij dhe bandën e tij. E di këtë ai! Këtu ne do vazhdojmë në respekt të shqiptarëve idealistë, të shqiptarëve patriotë, të shqiptarëve të ndershëm që besojnë se e ardhmja duhet të përcaktohet nga qytetarët e lirë me vullnetin e tyre dhe se pa zgjedhje të lira, pa votën e lirë, të ardhme në Shqipëri nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Berisha.

The post Berisha: Votën e νdiqën pa rënë në kuti, shqiptarët e ndershëm t’i dalin për zot appeared first on Lapsi.al.

Tmerri i Torinos! Vodhën 68 banesa brenda një viti, arrestohen 8 shqiptarë

By: Ela
14 June 2025 at 14:45

Tetë shqiptarë, pjesëtarë të një bande kriminale që ishte kthyer në tmerrin e banorëve në kodrat e Torinos në Itali janë arrestuar. Ata akuzohen për 68 episode vjedhjeje, të kryera midis janarit 2024 dhe marsit 2025. Banda kishte një strukturë hierarkike, me disponueshmërinë e makinave të regjistruara në emër të personave të tjerë për të qenë në […]

The post Tmerri i Torinos! Vodhën 68 banesa brenda një viti, arrestohen 8 shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada e Shqipërisë në Izrael këshillon qytetarët shqiptarë: Qëndroni në zona të sigurta

By: M C
13 June 2025 at 16:23

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael ka bërë njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë atje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada këshillon qytetarët që të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të ndjekin me përpikmëri udhëzimet.

Bëhet me dije se janë anuluar të gjitha fluturimet, teksa ka bërë publike kontaktet e emergjencës.

Postimi i plotë:

E RËNDËSISHME!!!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv këshillon qytetarët e saj në Izrael të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm (https://ëëë.oref.org.il/eng).

Për ata që planifikojnë të vizitojnë Izraelin, të gjitha fluturimet anulohen deri në njoftim të mëtejshëm.

Kontaktet e emergjencës së Ambasadës janë: +972544806601 dhe +972 54-9042813.

Qëndroni të sigurt!

The post Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada e Shqipërisë në Izrael këshillon qytetarët shqiptarë: Qëndroni në zona të sigurta appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici, humbin jetën të katërt

By: V K
6 June 2025 at 09:32

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Malagas, ku një nën-inspektor i Policisë Kombëtare Spanjolle, 48-vjeç, dhe tre persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve kriminale shqiptare, humbën jetën pas një përplasjeje “kokë më kokë” mes dy automjeteve.

Ngjarja nisi pas një përpjekjeje për grabitje në një farmaci në rrugën Lope de Rueda, në lagjen Puerto de la Torre.

Tre grabitësit, të cilët besohet të jenë anëtarë të një bande të njohur shqiptare, tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm.

Policia Kombëtare dhe ajo vendore u vu menjëherë në ndjekje të tyre.

Sipas raportimeve nga agjencia EFE, gjatë arratisjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar duke hyrë në drejtim të kundërt në autostradën A-7 drejt Torremolinos.

Pikërisht aty ndodhi përplasja fatale me makinën e nën-inspektorit 48-vjeçar, i cili nuk po merrte pjesë në operacion, por po kthehej në shtëpi pas një turni nate.

Përplasja e fuqishme çoi në shpërthimin në flakë të të dy automjeteve. Sipas autoriteteve të Këshillit të Qytetit të Malagës, zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga mjetet e djegura.

Tre personat në makinën e grabitësve u gjetën të pajetë, ndërsa oficerët e Policisë Lokale nxorën nga makina nën-inspektorin, por fatkeqësisht nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

Në vendngjarje ndërhynë edhe Garda Civile, Policia Kombëtare dhe shërbimet emergjente 061. Hetimet për aksidentin po drejtohen nga Departamenti i Trafikut i Gardës Civile.

Nën-inspektori i ndjerë ishte baba i dy fëmijëve dhe kishte mbi 20 vite në shërbim. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjen e tij.

The post Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici, humbin jetën të katërt appeared first on Albeu.com.

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

4 June 2025 at 22:34

Tre muajt e parë të 2025 kanë dëshmuar një rritje të kërkesës së qytetarëve për financim nga bankat. Gjatë kësaj periudhe, nuk janë marrë vetëm më shumë kredi për blerje banese, por edhe për financimin e konsumit. Në fund të tremujorit të parë, kredia për të mbuluar nevojat personale të qytetarëve për blerje pajisjesh profesionale, […]

The post Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌