Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BDI: Nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz për Ushtri

6 August 2025 at 09:38

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media ka reaguar për punësimet në Armatën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa thonë se i vetmi shqiptar i pranuar nga 74 kandidatë është Jasir Ibrahimi, nip i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Nga BDI thonë se kjo përzgjedhje selektive ka ndodhur pavarësisht faktit se dhjetëra të rinj shqiptarë të diplomuar kishin aplikuar në konkursin e shpallur në maj.

“Të gjithë, përveç një familjari të një funksionari të lartë partiak në pushtet, janë eliminuar gjatë testit psikologjik apo fizik. Vetëm nepotizmi kalon “testin”, jo aftësia, jo përgatitja. Kjo është një goditje e rëndë ndaj besimit të të rinjve shqiptarë dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore dhe në të ardhmen e tyre në këtë vend. Procesi i selektimit në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” në Shkup, ku nga 74 të pranuarit 71 janë maqedonas, 2 romë dhe vetëm 1 shqiptar, përbën një shkelje flagrante të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Ky nuk është vetëm dështim institucional, por implementim sistematik i përjashtimit etnik nga institucionet e sigurisë”.

“Në kulmin e ironisë, në shpalljen zyrtare thuhej se “do t’i kushtohet vëmendje përfaqësimit të barabartë të komuniteteve”. Por ajo që ndodhi është e kundërta: përfaqësimi është inekzistent, barazia është zero, ndërsa konkurrenca është e manipuluar. BDI i bën thirrje opinionit publik dhe të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të mos e trajtojnë këtë si një rast të izoluar, por si pjesë të një plani të organizuar për të shtyrë shqiptarët jashtë institucioneve shtetërore, në këtë rast nga Armata dhe Ministria e Mbrojtjes”, thonë nga BDI.

Në fund theksojnë se “nuk do të heshtin përballë padrejtësive dhe nuk do të lejojnë që të rinjtë shqiptarë të përjashtohen, ndërsa familjarët e pushtetarëve të rreshtohen në institucione me favore politike”.

The post BDI: Nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz për Ushtri appeared first on Telegrafi.

Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zv/ministrave shqiptarë

By: redi
4 August 2025 at 20:28

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “BDI dënon këtë incident, duke e cilësuar si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke…

Source

Bexheti: Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje

4 August 2025 at 21:06

Deputeti i Frontit Europian dhe nënkryetari i BDI-së, Blerim Bexheti thotë se Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit.

Ai thotë se Mexhiti nuk respekton vullnetin e popullit.

Mexhiti ka deklaruar se vetëm nëse zgjidhet kryetar komune, do t’ia dorëzojë postin e Zëvendëskryeministrit të Parë dikujt tjetër konkretisht Bekim Salit.
Kjo deklaratë flet qartë: Ai nuk beson në fitore!

Dhe më keq nuk e respekton verdiktin e popullit! Sepse, nëse do të kishte bindje të sinqertë se do të fitonte, do të jepte dorëheqje që sot”, shkruan Bexheti në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

The post Bexheti: Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje appeared first on Telegrafi.

VLEN: Nga BDI nuk dhanë dorëheqje kur ndodhën rastet kundër shqiptarëve, po vjen koha e përgjegjësisë

3 August 2025 at 18:56

“Si asnjëherë më parë, institucionet dhe partitë politike të pushtetit njëzëri dënojnë ksenofobinë në sport. Por është e pabesueshme që në të njëjtën frymë, një parti që sot flet për dinjitet, në fakt është ajo që në dy dekadat e fundit u ka sjellë më shumë turp dhe dhimbje shqiptarëve se çdo pushtet tjetër në historinë e këtij shteti”, thuhet në njoftimin e koalicionit VLEN.

Nga BDI kërkuan dorëheqjen e zëvendësministrit të Policisë dhe Sportit, Astrit Iseni dhe Safije Sadiki-Shahini por edhe zyrtarët e tjerë të Qeverisë, por nga VLEN-i thonë se asnjëherë nga BDI nuk kanë dhënë dorëheqje, as atëherë kur shqiptarëve u ndodhën tragjeditë më të mëdha.

Reagimi i plotë:

“Nuk dhanë dorëheqje kur ndodhi rasti “Monstra”, dhe shqiptarët u akuzuan si terroristë pa prova;
• As kur ndodhi “Lagjja e Trimave”, ku 10 shqiptarë u vranë në një aksion të dyshimtë policor;
• As kur ndodhi rasti “Alfa”, ku shqiptarët u dënuan për një vrasje që edhe sot duket e montuar;
• As kur u vra mizorisht vogëlushi Almiri, ndërsa drejtësia e quajti “aksident trafiku” dhe BDI heshti;
• As kur u vra Harun Aliu, ish-luftëtar i UÇK-së, në rrethana të paqarta;
• As kur u publikua enciklopedia antishqiptare;
• As kur fëmijët tanë mësonin nga tekste që shtrembëronin historinë dhe identitetin shqiptar;
• As kur pranuan luanin e OBRM-PDUKM-së si simbol shtetëror;
• As kur u realizua projekti “Shkupi 2014”, pa asnjë element shqiptar në zemër të kryeqytetit;
• As kur u ngrit përmendorja e Car Dushanit, pikërisht para Kuvendit;
• As kur më 27 prill u rrahën deputetët shqiptarë brenda Kuvendit;
• As kur u turpërua i gjithë populli me “Ilinditën” – pasojë e paaftësisë dhe servilizmit të tyre;
• As kur ndodhi tragjedia në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën qytetarë të pafajshëm, pa asnjë dorëheqje;
• As kur ndodhi aksidenti me “Durmo Tours”, pa asnjë drejtësi për viktimat;
• As kur ndodhi tragjedia me “Besa Trans”, ku humbën jetën 45 persona;
• As kur shpërtheu skandali me “Magjar Telekom” një nga aferat më të mëdha korruptive në vend;
• As kur SHBA vendosi në listën e zezë Artan Grubin, dorën e djathtë të Ali Ahmetit, për lidhje me kasapin e shqiptarëve, Sasho Mijalkov.

Një parti që kurrë nuk ka ndjerë turp, nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka marrë përgjegjësi për asnjërën nga këto tragjedi, nuk ka as moral dhe as të drejtë të flasë për të ardhmen e shqiptarëve. BDI nuk është më zëri i shqiptarëve. Ajo është barrë mbi supet e tyre. Po vjen koha e përgjegjësisë.

The post VLEN: Nga BDI nuk dhanë dorëheqje kur ndodhën rastet kundër shqiptarëve, po vjen koha e përgjegjësisë appeared first on Telegrafi.

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv, institucionet heshtin përballë gjuhës së urrejtjes

3 August 2025 at 11:45

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Kumanovë.

“BDI shpreh indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. Në vend që ndeshja të ishte një manifestim sportiv dhe bashkimi, ajo u shndërrua në një teatër të nacionalizmit primitiv dhe urrejtjes kolektive, që nuk ka vend në një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. ‘Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’ – janë thirrje që na rikthejnë në epoka të errëta të historisë evropiane, dhe të cilat nuk mund të relativizohen, nuk mund të heshtën dhe nuk mund të tolerohen. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe më e neveritshme është heshtja e organizatorëve, e Federatës së Basketbollit, e MPB-së, e Komunës së Kumanovës, e Qeverisë dhe e çdo përfaqësuesi të pranishëm në atë tribunë të ndotur nga urrejtja. Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret. Për ne në BDI, këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. Askush nuk ka të drejtë të promovojë pastrime etnike në stadiume dhe askush nuk ka të drejtë të luajë politikisht me ndjenjat e një populli që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e këtij shteti”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI me këtë rast kërkon Hetim urgjent të incidentit nga MPB dhe Prokuroria Publike, sanksione ndaj organizatorëve, reagim zyrtar dhe distancim publik nga Qeveria dhe çdo përfaqësues që ishte prezent, si dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorim të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit institucional.

“Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, thonë nga BDI.

The post Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv, institucionet heshtin përballë gjuhës së urrejtjes appeared first on Telegrafi.

Ahmeti: Kur BDI menaxhonte me FSSH-në, institucioni frymonte shqip dhe çdo qytetar shërbehej me dinjitet

2 August 2025 at 13:45

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, ka akuzuar drejtuesit e koalicionit VLEN se po i braktisin interesat shqiptare dhe po shërbejnë vetëm si vegla të pushtetit.

Ne reagimin e tij Ahmeti thotë se revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e problemeve të trashëguara ndër vite, por ajo që po ndodh sot, sipas tij, është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë.

Shkrimi i plotë i Ahmetit në vijim:

Ata që sot bëjnë moral, janë po ata që shitën monopolin dhe çdo pronë publike që mund të shitej, që shitën interesat shqiptare për karrige dhe favore nga padronët e tyre në qeveri.
VREDI nuk përfaqëson shqiptarët – ai është vetëm një vegël e pushtetit që i nëpërkëmb ata.

Revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e akumuluar ndër vite, por ajo që ndodh sot është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë. Të sëmurët tanë janë lënë rrugëve, ndërkohë që VLEN-i hesht si palë bashkëfajtore.

Në kohën kur BDI menaxhonte Fondin, institucionet frymonin shqip dhe i shërbenin çdo qytetari me dinjitet. Sot, nuk ka më as zë, as zëmër – vetëm shërbim ndaj padronëve.

BDI kërkon veting të thellë dhe të paanshëm për të gjithë – që të shkulen me rrënjë ata që e kthyen shtetin në plaçkë për përfitime personale.

The post Ahmeti: Kur BDI menaxhonte me FSSH-në, institucioni frymonte shqip dhe çdo qytetar shërbehej me dinjitet appeared first on Telegrafi.

VLEN: FSSH me mbi pesë milionë euro të shpenzuara pa kontroll, Faton Ahmeti është simbol i keqmanaxhimit me këtë institucion

2 August 2025 at 13:10

“Raporti i fundit i revizionit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është një aktakuzë morale dhe politike për mënyrën se si BDI dhe drejtuesit e saj kanë keqmenaxhuar institucionet publike”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

Nga VLEN thonë se Faton Ahmeti, që gjatë kohës së revizionit ishte drejtor i Fondit dhe sot mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, është simbol i këtij keqmenaxhimi të pandëshkuar.

“Me mbi 5 milionë euro të shpenzuara pa kontroll për trajtime jashtë vendit, me dhjetëra padi gjyqësore brenda dhe jashtë shtetit, me mungesë totale të sistemit të integruar për receta dhe shërbime shëndetësore, dhe me një rrjet të brishtë informatik që dështoi nën sulme kibernetike, Fondi i Shëndetësisë është shembulli më i qartë i shndërrimit të një institucioni vital në një çerdhe kaosi nga qeverisja e BDI-së. Kjo ka qenë fytyra e vërtetë e qeverisjes së BDI-së: klienteliste, arrogante dhe e papërgjegjshme. Raporti i revizionit konfirmon atë që qytetarët e kanë ndjerë në lëkurën e tyre: paratë publike janë abuzuar, sistemet jetike janë shkatërruar, dhe institucionet janë kthyer në plaçkë për emra të lidhur politikisht. Qytetarët kanë të drejtë të dinë: Kush do të japë llogari për këtë dështim? Dhe si është e mundur që një njeri që ka lënë pas një katastrofë të tillë, sot vazhdon të jetë figura qendrore e një partie? VLEN do të kërkojë përgjegjësi të plotë për çdo denarë të shpenzuar, për çdo institucion të dëmtuar dhe për çdo zyrtar të promovuar mbi kurrizin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: FSSH me mbi pesë milionë euro të shpenzuara pa kontroll, Faton Ahmeti është simbol i keqmanaxhimit me këtë institucion appeared first on Telegrafi.

BDI: Vijon diskriminimi, në Agjencinë e Kadastrës janë punësuar dhe avancuar25 maqedonas dhe asnjë shqiptar

1 August 2025 at 19:50

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për siç thonë ata përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet e shtetit, veçanërisht nga institucionet e administratës shtetërore dhe publike.

“Rasti i fundit në Agjencinë e Kadastrës së Pasurisë së Patundshme, ku bilanci i avansimeve dhe punësimeve të fundit është 25 me 0, është dëshmi e qartë e kësaj politike diskriminuese dhe përjashtuese.Ky realitet është produkt i një projekti të njohur tashmë nga qytetarët si “Maqedonia sërish e jotja”, i cili nuk është më vetëm ide apo diskurs politik, por është i reflektuar hapur edhe në programin qeveritar, si dhe në programin parazgjedhor të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit të saj. Përmes këtij projekti, është paralajmëruar dhe tashmë është hequr mekanizmi i balancuesit, një mjet që garantonte përfaqësim të drejtë të qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike në institucionet shtetërore”, thonë nga BDI.

Ata shtojnë se përmes këtij synimi të realizuar për eliminim të balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, si institucion parapolitik në shërbim të realizimit të agjendës së një partie, qeveria po çon përpara një projekt për ta kthyer shtetin në pronë etnike dhe politike të një grupi të vetëm, ndërsa shqiptarët dhe komunitetet e tjera trajtohen si të padëshiruar.

“Kjo situatë është e papranueshme dhe thellësisht shqetësuese. Përgjigja më e qartë dhe më e fuqishme do të jetë në muajin tetor, kur qytetarët do të kenë mundësinë të flasin përmes një referendumi politik, për të mbrojtur karakterin multietnik të shtetit, për të mbrojtur arritjet e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera, dhe për të rikthyer rrugën evropiane të vendit. BDI u bën thirrje të gjitha forcave politike, civile dhe ndërkombëtare që besojnë në barazi, drejtësi dhe demokraci, të mos qëndrojnë indiferente ndaj kësaj rrëshqitje të rrezikshme drejt një shteti monoetnik dhe autokratik”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Vijon diskriminimi, në Agjencinë e Kadastrës janë punësuar dhe avancuar25 maqedonas dhe asnjë shqiptar appeared first on Telegrafi.

VLEN: Ministrat e BDI-së e kanë nënvlerësuar gjuhën shqipe, ajo kohë ka përfunduar

31 July 2025 at 13:33

VLEN i është përgjigjur akuzave të BDI-së në lidhje me respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Qeveria e RMV-së. Nga VLEN thonë se akuzat e BDI-së janë hipokrozi, pasi siç theksojnë, BDI ka qenë arkitekti i viteve të heshtjes institucionale për gjuhën shqipe.

“E vërteta është kjo: BDI nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për përdorimin e gjuhës shqipe. Në kohën e tyre, gjuha shqipe ishte e pranishme vetëm në premtime, në ndërkohë që komunikimi ndërinstitucional dhe dokumentet zyrtare funksiononin vetëm në një gjuhë, maqedonisht”.

“Sot, falë qeverisjes së re dhe përkushtimit të zyrtarëve shqiptarë brenda VLEN, gjuha shqipe është prezente në çdo vendim qeveritar, në çdo dokument të rëndësishëm dhe në çdo proces të komunikimit brenda institucional. Dëshmi konkrete për këtë janë këto konkluza nga seancat qeveritare, ua sjellim një shembull si ai i 3 korrikut 2025, të cilin e publikojmë në dy gjuhë zyrtare dhe me përkthim të plotë”.

“Në kohën e BDI-së, këto dokumente nuk ekzistonin në shqip. Sot ekzistojnë. Në kohën e BDI-së, përdorimi i shqipes simulohej. Sot, është realitet institucional.
Ne veprojmë. Ne zbatojmë ligjin. Ne e përdorim gjuhën shqipe me dinjitet, jo për marketing, por për barazi”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

The post VLEN: Ministrat e BDI-së e kanë nënvlerësuar gjuhën shqipe, ajo kohë ka përfunduar appeared first on Telegrafi.

Politika e jashtme dhe integrimi/ Rexhepi: RMV, në bllokadë nga institucionet e BE, zgjedhjet e parakohshme mund të sjellin ndryshim

30 July 2025 at 17:37

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Bajram Rexhepi foli edhe për politikën e jashtme në Maqedoninë e Veriut duke u ndalur edhe tek integrimi në BE.

Gjatë kësaj interviste, Rexhepi, u shpreh se aktualisht vendi ka një bllokadë totale sa i përket anëtarësimit dhe kjo për shkak të shumë faktorëve. Esenca sipas tij nuk është vetëm tek “debati për çështjen e emrit”, por edhe për faktin se qeveria aktuale ka një bllokadë nga të gjitha institucionet e BE, duke theksuar se ka indikacione shumë shqetësuese siç janë edhe komunikimet direkt me Kremlinin.

“Aktualisht kemi një bllokadë totale në procesin e anëtarësimit kjo për shkak të një ndryshimi kushtetues. Por esenca nuk është aty. Kjo qeveri ka një bllokadë nga të gjitha institucionet e BE , nuk kemi asnjë vizitë të një zyrtari të rëndësishëm. Më e rrezikshmja është fakti se kemi një zv. kryeministër që ka një linjë komunikimi direkt me Kremlini. Një zëvendëskryeministër që nuk e pranon Kosovës. Kemi thithje të fondeve nga Hungaria dhe shumë indikacione që janë shqetësuese, por gjykoj që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do e ndalin këtë proces retrogradë”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike

29 July 2025 at 11:56

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot kërkoi që të mbështetet propozimi i tyre për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Kërkojmë që të mbështetet propozimi i BDI-së për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, një proces gjithpëfshirë dhe i pa kompromis që do të kthejë besimin e të gjithë qytetarëve në drejtësi dhe institucione.

Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike pa përjashtim në 33 vitet e fundit.

Kërkojmë po ashtu verifikim dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit, si për ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor, gjyqtarë, prokurorë”, tha Ademi.

Ai tha se poashtu kërkojnë edhe hetim për mënyrën e privatizimit në vend, që siç tha, në shumë raste shërbeu për krijimin e oligarkëve të paprekshëm.

“Kërkojmë hetim për veprimtarin e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit, që kanë punuar që nga viti 1945 e këndej si në OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK, ABN”, tha Ademi.

Ademi shtoi se në vitin 2020 BDI ka dorëzuar propozim ligj për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, por asnjë parti nuk e ka përkrahur atë./Telegrafi/

 

The post Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike appeared first on Telegrafi.

Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit

28 July 2025 at 11:34

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi njofton se e kjo qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe me këtë edhe uljen e numrit të këshilltarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Që në javën e parë të mandatit të saj kjo qeveri ndërmori një veprim të paligjshëm dhe antikushtetuese, duke ndryshuar në mënyrë të një anshëm metodologjinë e përllogaritjes së përqindjes së popullsisë, përmes përjashtimit të popullsisë jo rezident, që në praktikë do të thotë përjashtimin e mërgatës shqiptare. Si rezultat përqindja e shqiptarëve u ul artificialisht nga 29.9%, në 24.3%”, tha Ademi.

Ai tha se kjo ndikoi edhe në balancuesin me çka numri i këshilltarëve përcaktohet sipas numrit të banorëve.

Ademi tha se BDI kërkon nga qeveria që të anulojë vendimin për uljen e këshilltarëve në komuna dhe të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me regjistrimin e popullsisë.

Ademi tha se nëse qeveria aktuale nuk respekton vendimin e Gjykatës atëherë përgjegjësia do të bie mbi ta, sipas të cilës në regjistrim, konkretisht në numrin e këshilltarëve do të përjashtohet diaspora shqiptare.

Ademi tha se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë emrat e kandidatëve për kryetar komune.

Ai shtoi se në listat e përbashkëta do të ketë vend edhe për partinë e Arben Taravarit.

Ademi njoftoi se koalicioni i gjerë do të ketë kandidatë edhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Përndryshe më herët edhe koalicioni VLEN konfirmoi se do të ketë kandidatin e saj për Qytetin e Shkupit./Telegrafi/

 

The post Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

BDI: Kalaja e Shkupit të mbrohet nga ndërhyrjet që rrezikojnë autenticitetin e saj

27 July 2025 at 13:40

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj projektit të paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, të cilat siç thonë nga BDI, në vend të ruajtjes dhe promovimit të vlerave historike, rrezikojnë të shëmtojnë dhe të tjetërsojnë origjinalitetin arkitektonik e kulturor të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët.

Nga BDI thonë se Kalaja e Shkupit është dëshmi shekullore e bashkëjetesës dhe historisë shumëetnike të këtij vendi.

“Ndërhyrjet e mëhershme që nuk kanë pasur karakter shkencor dhe restaurues, tash po mendohet të plotësohen me ndërtime të reja që as nuk pasqyrojnë realitetin historik, e as nuk respektojnë autenticitetin e trashëgimisë kulturore. Bashkimi Demokratik për Integrim beson se Kalaja nuk duhet të bëhet arenë për përfitime politike apo përpjekje për imponim simbolik. Çdo projekt i ardhshëm duhet të jetë i bazuar në standarde profesionale dhe në respekt të plotë të origjinalitetit dhe vlerave të trashëgimisë së përbashkët kulturore. Kalaja e Shkupit duhet të ruhet dhe restaurohet, jo të ndërtohet mbi të dhe as të riinterpretohet në dritën e agjendave ditore. Mbrojtja e origjinalitetit të saj është përgjegjësi e përbashkët dhe një kontribut në ndërtimin e një shoqërie të matur dhe të barabartë për të gjithë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Kalaja e Shkupit të mbrohet nga ndërhyrjet që rrezikojnë autenticitetin e saj appeared first on Telegrafi.

VLEN: “Bota serbe” një lajm i rremë, Arben Fetai zbuloi fushatën e manipulimit të orkestruar nga BDI

26 July 2025 at 17:30

“Përfaqësuesit e “Botës serbe” dhe mjeshtrit e dezinformatave, tashmë të njohur nga listat e zeza amerikane, sot sërish kanë shpërndarë lajme të rreme, duke inskenuar një “shqetësim” për faktin se një organizatë joqeveritare maqedonase nuk e kishte përfshirë gjuhën shqipe në një anketë të dedikuar për diasporën”, thonë nga koalicioni VLEN.

Informacionet për “botën serbe në Maqedoni”, nga VLEN u quajnë lajme të rrejshme të publikuara nga BDI.

Reagimi i plotë:

Si gjithmonë, edhe ky rast doli të jetë një fake news klasik, një tjetër blof i dalë nga repertori i propagandës së vjetër. Anketa në fjalë është hartuar nga një shoqatë plotësisht e pavarur, joqeveritare, dhe nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë. Madje, ndryshe nga sa pretendojnë shpifësit profesionistë, anketa është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe.

Edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai ka demaskuar fushatën e orkestruar të BDI-së dhe satelitëve të saj mediatikë, të cilët dje tentuan të manipulojnë opinionin publik me një tjetër gënjeshtër ordinere.

Përfaqësuesit e “non gratave” po përpiqen me çdo kusht të shpikin lajme, sepse fabrikimi i gënjeshtrave u ka mbetur si mjeti i fundit për të fituar ndonjë pikë politike. Por faktet janë të qarta dhe nuk zhbëhen me zhurmë.

Përkundrazi, sot, falë qeverisjes sonë, konkretisht zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu, është hapur për herë të parë në Berlin klasa për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës sonë, një hap historik që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në të kaluarën. Ky është realiteti që i dhemb atyre që për dekada e lanë pas dore gjuhën, identitetin dhe diasporën shqiptare.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës së ulët, por të qëndrojnë të përkushtuar ndaj të vërtetës dhe vlerave që i bashkojnë.
Shpifjet nuk do të mbulojnë dështimet. Përgjigjen më të mirë ndaj gënjeshtrave dhe bllokimeve, qytetarët do ta japin në zgjedhjet e tetorit, aty ku vendoset e ardhmja.

The post VLEN: “Bota serbe” një lajm i rremë, Arben Fetai zbuloi fushatën e manipulimit të orkestruar nga BDI appeared first on Telegrafi.

BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar

24 July 2025 at 21:49

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj qasjes së Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ku siç thonë ata, sipas të dhënave zyrtare, raporti i të punësuarve të fundit është 19 maqedonas ndaj vetëm 1 shqiptari.

“Ky nuk është një devijim administrativ apo një rastësi burokratike, kjo është politikë shtetërore e përjashtimit sistematik të shqiptarëve, e cila po realizohet me vetëdije të plotë dhe me përkrahje të qartë politike”, thonë nga BDI.

“Kjo padrejtësi buron drejtpërdrejt nga programi politik i kësaj qeverie jolegjitime, që shfuqizoi mekanizmin e balancuesit, një mjet thelbësor për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në administratën publike dhe shtetërore.

Qeveria ka ndërmarrë hapa të rrezikshëm për të shkatërruar themelet e barazisë ndëretnike në shtet, duke vepruar si një aparat pararendës politik, që i shërben ekskluzivitetit etnik në dëm të përfshirjes dhe barazisë që e garanton Kushtetuta e vendit.

BDI e konsideron këtë zhvillim si shkelje flagrante të Marrëveshjes së Ohrit, të rendit kushtetues dhe të parimeve bazë të demokracisë. Përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet nuk është vetëm padrejtësi, është akt destabilizues që cënon themelet e shtetit multietnik dhe rrugën euroatlantike të vendit.

BDI kërkon korigjim urgjent të këtij diskriminimi, rikthim të balancuesit kushtetues si garanci për barazi, dhe transparencë të plotë në përbërjen e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore.

Ne do të mbetemi në ballë të betejës për barazi të plotë, drejtësi institucionale dhe mbrojtje të të drejtave kolektive të shqiptarëve në çdo sektor të shtetit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar appeared first on Telegrafi.

Këta janë kandidatët e Taravarit për kryetar komunash

21 July 2025 at 21:46

Arben Taravari ka caktuar se kë do të propozojë për kryetar komunash në Saraj, Tearcë, Gostivar dhe Vrapçisht, merr vesh Telegrafi Maqedoni.

Në Saraj, Blerand Ramadani do të garojë për të fituar besimin e qytetarëve. Në Tearcë, Nazmi Taipi edhe një herë do të provojë fatin. Në Gostivar, Valbon Limani do të kërkojë mandatin për të vazhduar udhëheqjen e marrë në fund të mandatit nga Taravari dhe në Vrapçisht, Isen Shabani do të tentojë për mandatin e tretë.

Përndryshe, sot brenda ditës BDI shpalosi emrat e kandidatëve për Tetovë me Bajram Rexhepin, në Çair do garojnë me Bujar Osmanin dhe në Zhelinë me Emir Sulejmanin.

Ndryshe, koalicioni i udhëhequr nga BDI pret propozimet edhe nga Ziadin Sela për Haraçinën, Dibrën dhe Strugën. /Telegrafi/

The post Këta janë kandidatët e Taravarit për kryetar komunash appeared first on Telegrafi.

BDI: Taravari dhe Sela të propozojnë kandidat për komunat Gostivar, Strugë, Dibër

21 July 2025 at 21:41

BDI përmes një kominikate për media ka njoftuar se pret nominim të kandidaturave në shtatë komuna nga ASH e Selës dhe ASH e Taravarit.

“Në ditët në vijim, pas përfundimit të procesit të brendshëm partiak dhe me partnerët e koalicionit, do të konfirmohen edhe kandidatët tjerë për komunat e mbetura.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin se nga Aleanca për Shqiptarët, të Ziadin Sela, presim propozime për kandidatë për kryetarë në komunat Strugë, Haraçinë dhe Dibër, ndërsa nga Arben Taravari, presim propozime për Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj një procesi zgjedhor të ndershëm, gjithëpërfshirës dhe me oferta të fuqishme programore për qytetarët në të gjitha komunat”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Nga atje shtojnë se qytetarët si në referendum do të shënojnë fitoren e radhës në këto zgjedhje lokale./Telegrafi/

The post BDI: Taravari dhe Sela të propozojnë kandidat për komunat Gostivar, Strugë, Dibër appeared first on Telegrafi.

Osmani: Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë

21 July 2025 at 19:45

Bujar Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit.

Osmani përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook theksoi se vendimi është marrë pas konsultimesh të gjata dhe një reflektimi të thellë me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij.

“Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë,” tha Osmani, duke shtuar se qytetarët e Çairit meritojnë kushte më të mira jetese dhe një udhëheqje që i përfaqëson denjësisht.

Në mesazhin e tij Osmani theksoi përkushtimin e tij të plotë për ta ndryshuar komunën në mënyrë të thellë dhe njerëzore. Ai premtoi një qasje të ndershme, profesionale dhe me vullnet për punë të përditshme.

“Çairit i duhen ndryshime të vërteta, të thella dhe njerëzore,” tha ai. “Unë nuk iu shmangem misioneve, sado të vështira qofshin ato”, shkruan Osmami

Osmani falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje gjatë kësaj periudhe, duke përmendur në veçanti Kryetarin, kryesinë, strukturat partiake dhe qindra qytetarë që ka takuar.

The post Osmani: Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë appeared first on Telegrafi.

BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

21 July 2025 at 09:42

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim shprehin indinjatën dhe shqetësim për siç thonë, vendimin e Qeverisë aktuale OBRM-VLEN për mosdhënien e pëlqimit për marrëdhënie të përhershme pune për 155 motra medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, gra profesioniste, nëna dhe shtylla të qindra familjeve, të cilat me vite të tëra shërbyen me përkushtim ndaj pacientëve dhe sistemit shëndetësor të vendit.

Nga BDI thonë se “një vendim i tillë është jo vetëm i padrejtë dhe politikisht i motivuar, por bart në vete edhe elemente të diskriminimit të hapur etnik dhe gjinor”.

“Në vend që të vlerësohet profesionalizmi dhe sakrifica e këtyre punonjëseve, shumë prej të cilave ishin në vijën e parë të përballjes me pandeminë, atyre u është kthyer shpina në mënyrën më të padenjë të mundshme. BDI, si parti shtetformuese që ka kontribuar në ndërtimin e sistemit të barabartë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, e konsideron këtë vendim një precedent të rrezikshëm, që dëmton seriozisht besimin në institucionet shtetërore, minon themelet e bashkëjetesës dhe rikthen logjikën përjashtuese të së kaluarës”.

“Është e papranueshme që në një shtet që aspiron integrimin evropian, të përjashtohen me një të rënë të lapsit 155 nëna e motra shqiptare, për shkak të një qasjeje të mbyllur, të politizuar dhe të verbër ndaj realitetit shoqëror të vendit. BDI kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rivendosjen e punonjëseve në vendet e tyre të punës me karakter të përhershëm”.

“Qeveria aktuale duhet të kuptojë se luajtja me fatin e njerëzve dhe me dinjitetin e gruas nuk do të kalojë pa pasoja politike. Heshtja nuk është më opsion. Reagimi qytetar është i pashmangshëm, dhe ai do të jetë masiv dhe i drejtë në mbrojtje të barazisë, dinjitetit dhe të drejtës për të punuar në vendin tënd, pa frikë dhe pa përjashtim”, thonë nga BDI.

The post BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar appeared first on Telegrafi.

BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

20 July 2025 at 13:40

“Vazalët shqipfolës të OBRM-PDUKM-së edhe sot vazhduan me manipulimet e tyre ndaj opinionit publik. Kësaj radhe bëhet fjalë për Autostradën Shkup-Bllacë, një projekt me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe për lidhjet me Republikën e Kosovës”, reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI janë revoltuar me njoftimin e VLEN-it se “Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’ ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge”.

“Edhe pse janë përfunduar më shumë se dy kilometra të para të këtij aksi, projekti qëllimisht po zvarritet dhe refuzohet të lëshohet në përdorim. Fillimisht, Qeveria paralajmëroi gjoja një revision teknik, ndërsa sot deklarojnë se po e nisin nga e para procedurën për prokurim publik – një skenar i qartë për të bllokuar hapjen e Autostradës. Qëllimi i kësaj Qeverie është i lexueshëm: sabotimi sistematik i çdo projekti jetik që ka të bëjë me shqiptarët, duke u përpjekur të anulojë investimet që janë iniciuar nga BDI gjatë qeverisjes së kaluar. Në të njëjtën kohë, VLEN, në vend që të mbrojë interesin shqiptar, po zbaton pa diskutim urdhrat politikë të OBRM-PDUKM-së dhe po përqafon çdo vendim me prapavijë antishqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI shton se pas tetorit, kur do të rikthehet si faktor udhëheqës, do të përfundojë me prioritet projektet e nisura që sot po bllokohen nga “Qeveria e re dhe aleatët e saj shqipfolës. Autostrada Shkup-Bllacë do të bëhet realitet – jo për inat të dikujt, por për të ardhmen tonë euroatlantike dhe për respektin që shqiptarët meritojnë në këtë shtet”.

The post BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌