Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kiara Tito drejt prezantimit të “Kënga Magjike 2025”?

By: gaze tare
6 August 2025 at 11:03

A do të jetë Kiara Tito prezantuesja e edicionit të ardhshëm të “Kënga Magjike”? Kjo pyetje ka filluar të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale pas një videoje që ka bërë xhiron ne rrjet, ku Kiara dhe Luizi, shfaqen në shoqërinë e Ardit Gjebreas dhe familjes së tij.

Në video, Luizi dëgjohet duke thënë me ironi karakteristike:

“E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_media)

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, duke shtuar dyshimet se ndoshta Kiara mund të jetë në bisedime për të qenë pjesë e prezantimit të festivalit të njohur muzikor në vitin 2025.

The post Kiara Tito drejt prezantimit të “Kënga Magjike 2025”? appeared first on iconstyle.al.

Luiz Ejlli anulon papritur eventin në Ksamil, organizatorët sqarojnë situatën

By: D Marku
4 August 2025 at 12:13

Atmosfera e nxehtë e verës në një nga beach bar-et e Ksamilit pritej të kulmonte me performancën e Luiz Ejllit, por surpriza erdhi nga mungesa e papritur e këngëtarit.

Pavarësisht pranisë së tij në ambient gjatë ditëve të mëparshme, Luizi është detyruar të largohet në mënyrë të menjëhershme për shkak të një emergjence personale. Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizatorët përmes një njoftimi zyrtar.

“Për arsye personale, artisti është larguar sot nga ambienti. Nëse keni kryer pagesë për këtë event, na dërgoni emrin e rezervimit dhe do të kujdesemi për rimbursimin,” thuhet në deklaratë.

The post Luiz Ejlli anulon papritur eventin në Ksamil, organizatorët sqarojnë situatën appeared first on Albeu.com.

Luiz Ejlli anulon papritur eventin në Ksamil, organizatorët sqarojnë situatën

By: gaze tare
3 August 2025 at 08:29

Atmosfera e nxehtë e verës në një nga beach bar-et e Ksamilit pritej të kulmonte me performancën e Luiz Ejllit, por surpriza erdhi nga mungesa e papritur e këngëtarit.

Pavarësisht pranisë së tij në ambient gjatë ditëve të mëparshme, Luizi është detyruar të largohet në mënyrë të menjëhershme për shkak të një emergjence personale. Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizatorët përmes një njoftimi zyrtar.

“Për arsye personale, artisti është larguar sot nga ambienti. Nëse keni kryer pagesë për këtë event, na dërgoni emrin e rezervimit dhe do të kujdesemi për rimbursimin,” thuhet në deklaratë.

The post Luiz Ejlli anulon papritur eventin në Ksamil, organizatorët sqarojnë situatën appeared first on iconstyle.al.

“Mos u vish shumë shkurt”, Kiara Tito tregon kritikat që Luizi ia bën për veshjet

25 July 2025 at 13:46

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka ndarë disa detaje nga jeta e saj personale në emisionin veror “Pushime on Top”, ku nuk munguan as momentet plot humor.

E pyetur për stilin e saj të veshjes, Kiara tregoi se shpeshherë përballet me komente nga partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli, i cili nuk nguron ta kritikojë në mënyrë argëtuese.

“Luizi më kritikon shumë për veshjen – mos vish shumë të shkurta, thotë. Nuk e zbatoj kur më thotë ndërroje veshjen”, tha Kiara me një buzëqeshje. Megjithatë, ajo shtoi se ai e vlerëson gjithmonë për stilin dhe shpeshherë ndikojnë tek njëri-tjetri kur bëhet fjalë për modën.

“Përtej shakave, ai gjithmonë më vlerëson shumë për mënyrën se si vishem. Edhe jashtë ndërhyjmë te stili i veshjes. Tani më pak, sepse e ka fituar atë stilin”, u shpreh ajo.

Kiara foli edhe për periudhën e shtatzënisë, duke treguar se në atë kohë shpesh vishte rrobat e Luizit: “Gjatë shtatzënisë vishja bluzat e Luizit, se ai i ka XL”.

Ndërsa tani, jeta e saj e përditshme është bërë më e qetë dhe më e thjeshtë: “Tani vishem dhe fle me pizhame. Jam një grua shumë e mërzitshme”, tha ajo me ironi, duke treguar anën e saj të natyrshme dhe të çiltër që e karakterizon edhe jashtë ekranit.

Çifti Kiara dhe Luizi vijojnë të jenë një ndër dyshet më të dashura për publikun shqiptar, teksa fansat i ndjekin me shumë interes si në rrjetet sociale ashtu edhe në paraqitjet publike. /Telegrafi/

The post “Mos u vish shumë shkurt”, Kiara Tito tregon kritikat që Luizi ia bën për veshjet appeared first on Telegrafi.

“Mos i vish”/ Kiara zbulon çfarë nuk i pëlqen Luizit te ajo

By: gaze tare
23 July 2025 at 19:47

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar dhe të ndjekur në showbizin shqiptar, si brenda ashtu edhe jashtë rrjeteve sociale. Në një intervistë të fundit, moderatorja ka ndarë disa detaje nga jeta në çift me këngëtarin.

Ndërsa fliste për marrëdhënien e tyre dhe mënyrën se si i ndajnë rolet në përditshmëri, Kiara u ndal edhe te veshjet e saj, një temë që, sipas saj, shkakton më shumë komente nga ana e Luizit.

“Luizi me kritikon per veshjet,” u shpreh Kiara me buzëqeshje. “Më thotë shpesh: ‘Mos vish shumë të shkurtra’, por une nuk e zbatoj.”

The post “Mos i vish”/ Kiara zbulon çfarë nuk i pëlqen Luizit te ajo appeared first on iconstyle.al.

“Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij

By: gaze tare
12 July 2025 at 08:32

Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të ndjeshme dhe të veçanta të jetës së tij: ditëlindjen pranë familjes që e ka quajtur gjithmonë “ëndrra e bërë realitet”.

Në një foto ku shihet krah partneres Kiara Tito dhe vajzës së tij, të tre të veshur në të bardha, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka në këtë fazë të jetës. “Mu deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”, shkruan Luizi krahas imazhit plot ngrohtësi.

Postimi është pritur me një sërë urimesh, komente pozitive dhe dashuri nga ndjekësit, të cilët e kanë shoqëruar këtë ditë të veçantë me fjalë të ndjera.

The post “Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij appeared first on iconstyle.al.

“Po të isha kryeministër…”/ Luiz Ejlli shpërthen i revoltuar ndaj babait mostër që ab*zoi me vajzën e tij të mitur

3 July 2025 at 11:52

Zamir Meta, 36-vjeçari shqiptar që abuzoi me vajzën e tij të mitur, ka përfunduar pas hekurave ditën e sotme. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi ka reaguar ashpër edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Në një postim në InstaStory, nëse do të ishte kryeministër, Luizi shkruan se Metën “nuk do të kishte nen kushtetute që ta mbronte” dhe se do ta varrte me duart e tij, pasi këta njerëz, “nuk kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu”.

“Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij” Po të isha unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë. S’do kishte nen kushtetute që ta mbronte.

Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta VARJA në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit! Dhe mos më flisni për të drejta. Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu.

Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie! S’ka më “prit se do flasë shteti”. Jo! Shteti jemi ne. Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet. Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi. Dhe po, “më mirë një popull i egër për drejtësi sesa një shoqëri e butë që hesht përballë monstruozitetit”

The post “Po të isha kryeministër…”/ Luiz Ejlli shpërthen i revoltuar ndaj babait mostër që ab*zoi me vajzën e tij të mitur appeared first on Sot News | Lajme.

Luiz Ejlli: Po të isha kryeministër, babait që abuzoi vajzën do t’ia lidhja vetë litarin

2 July 2025 at 14:39

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka reaguar ashpër pas lajmit për daljen në gjykatë të babait që abuzonte me vajzën e tij 12 vjeçe.

Në fazën e hetimeve paraprake, ai ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim.

Në seancën e sotme (e mërkurë), nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.

Me këtë rast u bë edhe një reagim nga fituesi i Big Brother VIP Albania 2, duke thënë se po të ishte kryeministër do ta varte me litar.

Postimi i plotë i Luizit (pa ndërhyrje):

“’Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij’

Po të isha 7unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë.

S’do të kishte nen kushtetute që ta mbronte.

Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta varja në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit. Dhe mos më flisni për të drejta.

Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu.

Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie!

S’ka më ‘prit se do të flasë shteti’. Jo.

Shteti jemi ne.

Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet.

Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi.

Dhe po, ‘më mirë një popull i egër për drejtësi se sa një shoqëri e butë që hesht përpallë monstruozitetit!”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Luiz Ejlli: Po të isha kryeministër, babait që abuzoi vajzën do t’ia lidhja vetë litarin appeared first on Telegrafi.

Luiz Ejlli shpërthen pas ngjarjes së rëndë në Fier: Do e varja në mes të sheshit!

By: gaze tare
2 July 2025 at 14:44

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.

Rasti ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, përfshirë edhe figura publike si Luiz Ejlli.

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania ka reaguar me tone të ashpra në rrjet, duke shpërthyer ndaj aktit makabër. Në një postim në Instagram, Luizi shkruan:

Screenshot

The post Luiz Ejlli shpërthen pas ngjarjes së rëndë në Fier: Do e varja në mes të sheshit! appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Çfarë i ndodhi këngëtarit? Luiz Ejlli përfundon në spital: Më filluan krizat kur…

By: Ardit
24 June 2025 at 13:11

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka surprizuar fansat e tij me një lajm të papritur. Ai ka zbuluar së fundmi se është operuar, por pa humbur aspak humorin e tij karakteristik. Përmes një postimi në InstaStory, Luiz tregoi se, megjithëse situata shëndetësore kërkonte ndërhyrje, ai e […]

The post FOTO/ Çfarë i ndodhi këngëtarit? Luiz Ejlli përfundon në spital: Më filluan krizat kur… appeared first on BoldNews.al.

Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli i nënshtrohet një operacioni

By: gaze tare
24 June 2025 at 13:04

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka surprizuar fansat e tij me një lajm të papritur. Ai ka zbuluar së fundmi se është operuar, por pa humbur aspak humorin e tij karakteristik.

Përmes një postimi në InstaStory, Luiz tregoi se, megjithëse situata shëndetësore kërkonte ndërhyrje, ai e ka përballuar gjithë procesin me buzëqeshje. Në një foto ku shfaqet me njërën këmbë të fashuar, këngëtari shkruan me humor:

The post Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli i nënshtrohet një operacioni appeared first on iconstyle.al.

Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me dedikimin për vajzën: Çdo rrahje ka kuptim që kur erdhi ajo

By: gaze tare
10 June 2025 at 18:07

Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër prekës me ndjekësit e tij në Instagram, duke publikuar një foto të ëmbël me vajzën e tij, Lunen, teksa ajo luan në bateri, ndërsa ai e përqafon plot dashuri.

Në një tekst të ndjerë, Luiz shkruan:

E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje dhe të kuptojë se sa e veçantë është për mua. E ngre lart që të prekë yjet, ëndrrat e veta dhe të fluturojë mbi çdo pengesë. E mbaj në prehërin tim që të ndjejë ritmin e zemrës sime, se që kur erdhi ajo, çdo rrahje ka kuptim, dhe çdo moment më ngjall jetë dhe shpresë.”

Ky postim ka prekur zemrat e shumë fansave, të cilët e kanë vërshuar me komente pozitive dhe zemra, duke e cilësuar Luizin një baba të përkushtuar dhe të ndjeshëm.

The post Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me dedikimin për vajzën: Çdo rrahje ka kuptim që kur erdhi ajo appeared first on iconstyle.al.

Si kurrë më parë, Luiz Ejlli përlot rrjetin me dedikimin prekës për vajzën

10 June 2025 at 19:55

Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër prekës me ndjekësit e tij në Instagram, duke publikuar një foto të ëmbël me vajzën e tij, Lunen, teksa ajo luan në bateri, ndërsa ai e përqafon plot dashuri.

Në një tekst të ndjerë, Luiz shkruan:

“E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje dhe të kuptojë se sa e veçantë është për mua. E ngre lart që të prekë yjet, ëndrrat e veta dhe të fluturojë mbi çdo pengesë. E mbaj në prehërin tim që të ndjejë ritmin e zemrës sime, se që kur erdhi ajo, çdo rrahje ka kuptim, dhe çdo moment më ngjall jetë dhe shpresë.”

Ky postim ka prekur zemrat e shumë fansave, të cilët e kanë vërshuar me komente pozitive dhe zemra, duke e cilësuar Luizin një baba të përkushtuar dhe të ndjeshëm.

The post Si kurrë më parë, Luiz Ejlli përlot rrjetin me dedikimin prekës për vajzën appeared first on Sot News | Lajme.

U akuzua për përdorim pa leje të muzikës, reagon Luiz Ejlli: Kërkoj falje, herën tjetër do ju citoj edhe grupin e gjakut

7 June 2025 at 15:45

Pas zërave që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku aludohet se Kiara Tito është në pritje të ëmbël për herë të dytë, Luiz Ejlli ka vendosur të thyejë heshtjen – por në mënyrën e tij karakteristike.

Në vend të një deklarate zyrtare, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania” publikoi një video me tone humoristike e folklorike, ku shfaqet bashkë me Kiarën dhe vajzën e tyre të vogël, Luna Mari. Mes batutave dhe një autoironie të lehtë, Luizi hodhi poshtë në mënyrë indirekte lajmet për një shtatzëni tjetër, duke sjellë për publikun një qasje të freskët dhe argëtuese.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale, duke marrë mijëra shikime dhe reagime pozitive nga fansat që vlerësuan kreativitetin dhe sensin e humorit të çiftit.

Megjithatë, entuziazmi u shoqërua edhe me kritika publike. Kompozitori Driton Fazliu reagoi në rrjete sociale, duke deklaruar se muzika e përdorur në videon e Luizit është huazuar nga një krijim ekzistues. Sipas tij, melodia është kompozuar nga Milaim Mezini, ndërsa orkestrimi mban firmën e M&D Studio, konkretisht Muhamet Selimi dhe vetë Fazliu.

“Është për të ardhur keq që në një publikim të tillë nuk përmenden autorët origjinalë. Respekti për kontributin artistik është i domosdoshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për muzikën folklorike” – shkroi ai në reagimin e tij.

Luizi, siç pritej, nuk ka qëndruar në heshtje pas kësaj përplasjeje publike. Në një postim ironik në Instagram, ai është shprehur:
“Më falni, nuk e dija që humori jem ka nevojë për leje”.

Reagimi i tij ka nxitur debate të reja mes ndjekësve – disa mbajnë anën e artistëve që kërkojnë respektim të të drejtave të autorit, ndërsa të tjerë i japin të drejtë Luizit, duke e parë videon si një formë humori pa qëllime komerciale. /Telegrafi/

The post U akuzua për përdorim pa leje të muzikës, reagon Luiz Ejlli: Kërkoj falje, herën tjetër do ju citoj edhe grupin e gjakut appeared first on Telegrafi.

U akuzua për përdorim pa leje të muzikës folklorike, reagon Luizi pas deklaratës së kompozitorit

By: gaze tare
7 June 2025 at 13:52

Luiz Ejlli ka zgjedhur të thyejë heshtjen rreth zërave që po qarkullojnë së fundmi në rrjete sociale, ku aludohet për një shtatzëni të dytë të Kiarës. Në vend të një deklarate klasike, ai publikoi një video me tone humoristike dhe folklorike, ku shfaqet me bashkëshorten dhe vajzën e tyre të vogël, Luna Mari.

Mes batutave dhe autoironisë, Luizi mohoi në mënyrë indirekte lajmet për një fëmijë tjetër në horizont, duke sjellë një qasje krejt ndryshe dhe argëtuese për ndjekësit. Videoja u shpërnda menjëherë gjerësisht në rrjet, duke marrë vëmendjen e publikut për mënyrën kreative të reagimit.

Por krahas entuziazmit, nuk munguan as zërat kritikë. Kompozitori Driton Fazliu reagoi publikisht duke sqaruar se muzika e përdorur në klip është huazuar nga një këngë ekzistuese. Sipas tij, melodia është krijuar nga Milaim Mezini, ndërsa orkestrimi mban firmën e M&D Studio, konkretisht Muhamet Selimit dhe vetë Fazliut.

Ai shprehu keqardhje që në publikimin e videos nuk u përmendën autorët origjinalë, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe respektimit të kontributit artistik, veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgiminë folklorike.

Por Luizi nuk e ka lënë me kaq, me anë të një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ai shprehet kështu:

U akuzua për përdorim pa leje të muzikës folklorike, reagon Luizi pas deklaratës së kompozitorit

Posted by ICON on Saturday, June 7, 2025

The post U akuzua për përdorim pa leje të muzikës folklorike, reagon Luizi pas deklaratës së kompozitorit appeared first on iconstyle.al.

A është sërish shtatzënë? Ja se si përgjigjet Kiara Tito

5 June 2025 at 20:24

Prej javësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme se Kiara Tito mund të jetë sërish në pritje të ëmbël, por moderatorja ka vendosur t’i japë fund spekulimeve. Përmes një postimi në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve, njëri prej tyre e pyeti troç: “Je shtatzënë?”. Kiara u përgjigj shkurt dhe qartë: “Jo”. Me këtë përgjigje […]

The post A është sërish shtatzënë? Ja se si përgjigjet Kiara Tito appeared first on BoldNews.al.

Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

By: gaze tare
22 May 2025 at 20:28

Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër të ndjerë në rrjete sociale, duke publikuar një foto me vajzën e tij të vogël dhe një tekst emocional që ka prekur ndjekësit.

Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj”, shkruan Luizi, duke reflektuar mbi rolin e tij si prind. Ai shprehet se jeta i ka dhënë dhe marrë shumë, por lindja e vajzës ishte momenti ku ndjeu se kishte fituar gjithçka që i duhej.

Kjo foto nuk është thjesht një kujtim. Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli. Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë”, përfundon ai, në një dedikim që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Ky postim i Luizit vjen si një dëshmi e lidhjes së tij të thellë emocionale me fëmijën, duke sjellë një tjetër anë të ndjeshme të artistit që ka fituar zemrat e publikut.

Screenshot

The post Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj appeared first on iconstyle.al.

Kiara Tito zbulon se së bashku me Luiz Ejllin po realizojnë një film

21 May 2025 at 09:22

Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron së fundmi ka qenë e ftuar moderatorja Kiara Tito.

Në këtë intervistë të veçantë, ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë së bashku me Luizin një film për të cilin ka nisur puna.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh ajo.

“Do të jetë një film komedi apo një film që flet për historinë e tyre të dashurisë?”, ka qenë pyetja që iu drejtua më tej.

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri”, tha ajo.

Të njëjtit tashmë kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Luna Mari. /Telegrafi/

The post Kiara Tito zbulon se së bashku me Luiz Ejllin po realizojnë një film appeared first on Telegrafi.

❌
❌