GJERMANI – Merz: SHBA të mos nënvlerësojë BE-në për mosmarrëveshjet tarifore
GARMISCH-PARTENKIRSCHEN (Gjermani), 15 korrik /ATSH-DPA/ – SHBA-ja nuk duhet ta nënvlerësojë gatishmërinë e Evropës për t’u kundërpërgjigjur, nëse tarifat e planifikuara prej 30% për mallrat e BE-së hyjnë në fuqi, tha sot kancelari gjerman Friedrich Merz.
”Qeveria amerikane duhet ta dijë se Evropa është e gatshme t’u përgjigjet ngarkesave tepër të larta doganore me masa të ngjashme”, tha Merz në një takim me kabinetin bavarez në malin më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze.
Merz tha se është në kontakt të ngushtë me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
”Bashkimi Evropian ende shpreson për një zgjidhje të negociuar për mosmarrëveshjet tarifore”, tha kancelari.
“Qëllimi ynë është dhe mbetet të arrijmë shpejt një zgjidhje që lehtëson tregtinë me Shtetet e Bashkuara dhe siguron tarifa më të ulëta përsëri”, tha Merz.
“Tani kemi kohë deri në fund të korrikut për të zhvilluar negociata”, shtoi ai.
Trump njoftoi javën e kaluar një afat deri më 1 gusht për negociatat.
Një tarifë prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së do të kishte ndikime të mëdha në ekonominë e Gjermanisë, e cila është shumë e fokusuar në eksporte./ /Ad.Ab./
The post GJERMANI – Merz: SHBA të mos nënvlerësojë BE-në për mosmarrëveshjet tarifore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.