Trajtimi mizor i Amorim ndaj një lojtari, bindi Gyokeres të mos shkojë te Man United
Viktor Gyokeres vendosi të mos nënshkruajë me Manchester United pasi pa trajtimin brutal që Ruben Amorim i bëri një lojtari në ‘Old Trafford’.
Gyokeres ka qenë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, duke dominuar lajmet dhe spekulimet rreth transferimeve.
Vlera e tij u rrit ndjeshëm pas një sezoni mbresëlënës me Sporting Lisbonën, ku realizoi 54 gola në 52 ndeshje, pasi kishte shënuar 43 gola në sezonin e tij debutues në elitën portugeze.
Arsenal konsiderohet si skuadra favorite për ta transferuar sulmuesin, përpara Manchester United dhe Juventusit, me tifozët që besojnë se londinezët kanë dhënë një sinjal gjatë prezantimit të fanellës së re.
‘Djajtë e Kuq’ kishin shfaqur interes serioz për 27-vjeçarin, ndërsa kërkojnë të sigurojnë një numër 9 të ri për sezonin 2025/2026.
Megjithatë, duket se Ruben Amorim ka dështuar në përpjekjen e tij për ta bindur Gyokeres, pavarësisht se e kishte trajnuar më parë te Sporting, para se të emërohej te Manchester United.
Sipas gazetës portugeze Record, Gyokeres mbeti i zhgënjyer nga mënyra se si Amorim e largoi bashkëkombasin e tij, Victor Lindelof.
Gyokeres dhe Lindelof ndajnë të njëjtin agjent, biznesmenin turk Hasan Çetinkaya, ndërsa mbrojtësi thuhet se kishte dëshirë të vazhdonte karrierën te Manchester United, nëse do t’i ishte ofruar një kontratë e re.
Çetinkaya gjithashtu thuhet se ishte i zemëruar me trajtimin që Amorim i bëri Lindelof, duke qenë se kishte luajtur një rol kyç në bindjen e Gyokeres për të punuar me trajnerin 40-vjeçar në Lisbonë.
Sulmuesi suedez zgjodhi t’i bashkohej Sportingut nga Coventry City në verën e vitit 2023, pavarësisht ofertave nga disa klube të Ligës Premier./Telegrafi/
The post Trajtimi mizor i Amorim ndaj një lojtari, bindi Gyokeres të mos shkojë te Man United appeared first on Telegrafi.