Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Main stream

Ja cila shenjë nuk gëzohet me lumturinë e të tjerëve (edhe pse nuk e pranon as vetë)

By: gaze tare
21 July 2025 at 22:10

Ka raste kur Gaforrja ndien sikur gjithë të tjerët janë më me fat se ajo. Një jetë më e lehtë, një marrëdhënie më e bukur, më shumë mbështetje nga jeta dhe njerëzit përreth. Ndërsa ajo? E ndjen çdo sfidë si një barrë personale, si një provë që i është dhënë vetëm asaj.

Si një nga shenjat më emocionale të zodiakut, Gaforrja i përjeton ndjesitë me intensitet, por jo gjithmonë me qartësi. Ndjeshmëria e lartë shpesh e çon në krahasime të heshtura me të tjerët. Nuk është se nuk do të gëzohet për ta, por, ndonjëherë, nuk mundet. Sepse çdo sukses i të tjerëve i kujton mungesat apo dëshirat e saj të parealizuara.

Ajo nuk e shpreh hapur këtë ndjesi. Gaforrja rrallë flet për gjërat që e mundojnë vërtet. Por në brendësi, është duke luftuar me një ndjesi të vazhdueshme se jeta nuk është treguar aq e butë sa ajo ka pasur nevojë.

The post Ja cila shenjë nuk gëzohet me lumturinë e të tjerëve (edhe pse nuk e pranon as vetë) appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh

By: Oldi
18 July 2025 at 13:49

Fushat, rrugët e pashtruara dhe pyjet janë kthyer vitet e fundit në strehë për trafikantët e drogës. Pikërisht aty humbi gjurmët italiania Erika Ferini Strambi, natën e 5 korrikut. Erika, 53 vjeç, ishte larguar me Mini Cooper-in e saj të zi, model 2011, pasi kishte kaluar një mbrëmje me miq në një klub në Segrate. […]

The post 53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin

17 July 2025 at 20:20

Shëndeti i Donald Trump ka rikthyer edhe një herë debatin publik, pasi imazhe të publikuara së fundmi në rrjet tregojnë kyçet e këmbëve të tij të enjtura gjatë një ndeshjeje futbolli në New Jersey. Presidenti amerikan, tashmë 79 vjeç, ndodhej në stadium për të ndjekur finalen mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain, kur u fotografua i […]

The post FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin appeared first on BoldNews.al.

3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre

By: gaze tare
16 July 2025 at 13:28

Luani – Koha jote ka ardhur! Jo vetëm që të gjithë duan të jenë rreth teje, por edhe universi është në krahun tënd. Një mundësi e artë në karrierë ose një “jo” që kthehet në “po” do të të japë vetëbesim të ri. Jepi!

Peshorja – Harmonia që ke kërkuar më në fund po merr formë. Në lidhje apo në miqësi, dikush të kupton më mirë se kurrë. Lejo veten të pranosh dashurinë dhe mirësinë pa dyshim. Ti e meriton.

Shigjetari – Me Jupiterin që të favorizon, ndodh një kthesë që s’e kishe planifikuar, por që të shkon për shtat. Mund të marrësh një mesazh që të ndez zemrën ose një ide që të ndez ambicien. Mos rri duarkryq!

The post 3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre appeared first on iconstyle.al.

Këto janë shenjat më me fat të javës! A je edhe ti në listë?

By: gaze tare
14 July 2025 at 21:11

Ndërsa Hëna lëviz nëpër shenja dhe ndikimi i Afërditës forcohet, disa prej nesh do të ndiejnë një rritje të papritur të energjisë, fatit dhe mundësive. Ja cilat shenja astrologjike do të përfitojnë më shumë gjatë kësaj jave:

Luani – Jeta po të buzëqesh! Kjo javë të sjell vëmendje, komplimente dhe ndoshta një mundësi të artë profesionale. Shkëlqe, pa frikë.

Shigjetari – Udhëtime të papritura, takime të këndshme dhe një ndjesi çlirimi do të karakterizojnë ditët e tua. Universi po të shpërblen për durimin.

Gaforrja – Emocionet e tua janë të balancuara këtë javë dhe intuita do të të udhëheqë drejt vendimeve të zgjuara, veçanërisht në çështjet familjare dhe financiare.

Ujori – Fati po troket në derën tënde përmes ideve të reja dhe kontakteve me njerëz me ndikim. Mos i neglizho shanset që duken “të vogla”, janë çelësi i diçkaje më të madhe.

The post Këto janë shenjat më me fat të javës! A je edhe ti në listë? appeared first on iconstyle.al.

Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe…

By: V K
14 July 2025 at 11:55

1. Shigjetari

Kjo javë për Shigjetarin është një ftesë për t’u rikthyer te ëndrrat e vjetra dhe dëshirat e lëna pas dore. Me mbështetjen e Merkurit retrograd në Luan, intuita do të jetë udhërrëfyesi më i mirë.

Astrologët këshillojnë të shmanget marrja e vendimeve të nxituara për udhëtime deri pas datës 11 gusht. Koha është e përshtatshme për reflektim të thellë dhe rritje shpirtërore.

2. Luani

Luani është në qendër të vëmendjes këtë javë. Është momenti për të lënë pas kufizimet dhe për të hapur një kapitull të ri, me më shumë besim dhe bollëk. Astrologët thonë: “Guxoni të dilni nga zona juaj e rehatisë – fati është në anën tuaj!”

3. Gaforrja

Gaforrja këtë javë ftohet të lidhet më shumë me botën e saj të brendshme. Intuita dhe ndjeshmëria do të jenë në kulm. Rekomandohet të gjeni kohë për qetësi, meditim dhe vetëreflektim.

Siç theksojnë ekspertët: “Mos lejoni që zhurma e jashtme të mbysë mençurinë tuaj të brendshme – aty fshihet forca dhe fati juaj i vërtetë”.

The post Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe… appeared first on Albeu.com.

Katër shenjat e horoskopit që do të ‘korrin’ sukses gjatë javëve në vijim

By: Ardit
12 July 2025 at 21:38

Retrograda e Neptunit në shenjën e Dashit shënon fillimin e një periudhe intensive për pesë shenja të zodiakut, të cilat pritet të përjetojnë një transformim të fuqishëm, si në nivelin personal, ashtu edhe profesional. Kjo lëvizje astrologjike sjell përzgjedhje, vetëdije më të thellë dhe rifokusim të energjive drejt qëllimeve autentike. Më poshtë janë katër shenjat […]

The post Katër shenjat e horoskopit që do të ‘korrin’ sukses gjatë javëve në vijim appeared first on BoldNews.al.

Kush janë dy shenjat që Gaforrja nuk i duron dot?

By: gaze tare
12 July 2025 at 17:33

E ndjeshme, e lidhur me familjen dhe me botë të thellë emocionale, Gaforrja është një nga shenjat më intuitive të horoskopit. Por pikërisht këto tipare e bëjnë të papajtueshme me disa shenja të tjera që nuk flasin të njëjtën “gjuhë” ndjenjash.

Sipas astrologëve, dy shenjat që Gaforrja i përplas më shpesh janë:

Virgjëresha– Qasja e saj analitike dhe e ftohtë i duket Gaforres si mungesë ndjeshmërie. Ajo ka nevojë për ndjenja, jo analiza të ftohta logjike.

Ujori– I çlirët, rebel dhe shpesh ironik ndaj temave si familja apo ndjeshmëria, Ujori përplaset me botëkuptimin emocional të Gaforres, e cila e kërkon sigurinë dhe stabilitetin.

The post Kush janë dy shenjat që Gaforrja nuk i duron dot? appeared first on iconstyle.al.

Këtyre shenjave të horoskopit do t’u ndodhë diçka e papritur këtë fundjavë, jeni gati?

By: gaze tare
10 July 2025 at 18:10

Astrologët paralajmërojnë lëvizje energjish të forta këtë fundjavë dhe disa shenja do të përballen me një të papritur që mund t’ua ndryshojë planet, për mirë apo për sfidë.

Zbuloni nëse jeni mes tyre:

🔹 Ujori – Një mesazh ose ftesë që s’e prisnit mund t’ju hapë një derë të re. Bëhuni gati për një zhvillim të papritur që vjen nga askund.

🔹 Luani – Do ju kërkohet të bëni një zgjedhje të menjëhershme. Mos kini frikë, intuita do t’ju udhëheqë.

🔹 Peshorja – Një takim i papritur, një takim i vjetër… ose një rast që vjen sërish në rrugën tuaj. Rrijeni zgjuar!

🔹 Dashi – Diçka e vogël që duket pa rëndësi do kthehet në surprizën më të madhe të kësaj fundjave.

The post Këtyre shenjave të horoskopit do t’u ndodhë diçka e papritur këtë fundjavë, jeni gati? appeared first on iconstyle.al.

Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë…

9 July 2025 at 10:43

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas burimeve paraprake ka qenë një banor i zonës ai që ka gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërsa ka raportuar se ka gjetur një person i cili ka një shenjë plumbi në trup. Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, sipas tij do të ketë e vështirë, kjo pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie. Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeccarin.

“Djali është zhdukur, prej orësh nuk kam asnjë kontakt me të”, mësohet të ketë deklaruar ai.

The post Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë… appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë po të thonë yjet sonte, në këtë orë të vonë?

By: gaze tare
8 July 2025 at 22:55

Në këtë orë të vonë, kur gjithçka qetësohet, disa shenja ndiejnë më shumë se të tjerat. Disa kërkojnë qetësi, të tjera presin një mesazh… ose një përgjigje që s’erdhi dot ditën.

Ja çfarë kanë për të të thënë yjet sonte, kur ora ka kaluar 23:00…

Dashi – Mbrëmja të gjen në një valë energjie. Ka shumë mundësi për një dalje spontane apo një bisedë që ndizet papritur. Mos e mbyll telefonin sot, dikush po mendon për ty!

Gaforrja – Kjo mbrëmje të fton të rikthehesh aty ku ndihesh më i sigurt: me njerëzit që të duan. Mund të jetë momenti i duhur për një darkë të qetë me personin e zemrës… ose me vetveten.

Peshorja – Yjet të sugjerojnë të zgjedhësh bukurinë edhe në detajet më të vogla të kësaj mbrëmjeje. Vish rrobat që të bëjnë të ndihesh mirë dhe lëre natën të të surprizojë, edhe një ecje e qetë mund të të frymëzojë.

Akrepi – Një ndjenjë misterioze të ndjek gjatë mbrëmjes. Ndoshta është intuita që të fton të dërgosh atë mesazh që po mendon prej ditësh. Ose thjesht… ta ruash për vete. Në të dyja rastet, do ndihesh më lehtë.

Ujori – Mbrëmja sjell ide dhe frymëzim. Nëse ndihesh i ngarkuar nga dita, ndoshta një shëtitje nën dritën e hënës ose pak muzikë do të të ndihmojnë të lidhesh sërish me veten. Ka një qetësi të bukur që të pret.

The post Çfarë po të thonë yjet sonte, në këtë orë të vonë? appeared first on iconstyle.al.

Këto janë shenjat që do të përjetojnë javën e tyre më me fat!

By: gaze tare
7 July 2025 at 18:55

Ndërsa disa po luftojnë me energji të ulëta dhe ndjenja të paqarta, këto 3 shenja po ecin përpara me vetëbesim, fat dhe mundësi që nuk duhen humbur:

Luani – Rrezaton si gjithmonë, por këtë javë nuk ka nevojë të bëjë shumë zhurmë për të marrë vëmendje. Parashikohen lajme të mira në karrierë dhe një kompliment që do t’i ndryshojë ditën.

Demi – Energji financiare pozitive në ajër! Ndoshta një pagesë e vonuar vjen më në fund, ose një mundësi e re që sjell siguri. Kujdes vetëm të mos i tregoni të gjithëve menjëherë!

Peshorja – Zemra fillon të rrahë ndryshe. Nëse keni pasur dyshime, pritet një qartësi emocionale – ose një kontakt që ju ngroh shpirtin.

The post Këto janë shenjat që do të përjetojnë javën e tyre më me fat! appeared first on iconstyle.al.

Një ditë për të sheshuar mosmarrëveshjet, për kë do të jetë ky ndryshim i madh?

By: gaze tare
3 July 2025 at 13:17

E enjtja e sotme nis nën ndikimin e Hënës në shenjën e Peshores, duke na dhënë një energji të butë, shoqëruese dhe estetike. Nën këtë ndikim, do të ndjejmë një shtysë të fortë për të ndërtuar ura mirëkuptimi, për të ruajtur qetësinë dhe për të sjellë ekuilibër në marrëdhëniet tona personale dhe sociale.

Në këtë ditë do të jemi më tërheqës, diplomatë dhe të gatshëm për kompromis, ndërsa dëshira për harmoni dhe bukuri do të shfaqet si në mënyrën si lidhemi me të tjerët, ashtu edhe në mënyrën si dukemi apo rregullojmë ambientin tonë.

Peshorja dhe Dashi – protagonistët e ditës

Për Peshoren, me Hënën në shtëpinë e parë, sot është një ditë ideale për t’u rikthyer tek vetja, për të reflektuar mbi nevojat emocionale dhe për të marrë vëmendjen që meritojnë. Dashi, në anën tjetër të boshtit, ndikohet në shtëpinë e shtatë, atë të marrëdhënieve dhe sot, edhe ai është i shtyrë të gjejë rrugën e përbashkët me të tjerët, duke bërë lëshime, për hir të harmonisë.

Të dy shenjat do të përballen me sfidën për të lënë mënjanë egon dhe për të vepruar me zemër të hapur, një përpjekje që mund të sjellë përmirësim të thellë në lidhje dhe madje edhe ringjallje të ndjenjave në çifte ku tensionet kanë qenë të pranishme.

The post Një ditë për të sheshuar mosmarrëveshjet, për kë do të jetë ky ndryshim i madh? appeared first on iconstyle.al.

Yjet flasin: Ja çfarë pritet për disa nga shenjat e zodiakut këtë javë

By: gaze tare
1 July 2025 at 22:11

Fillimi i korrikut vjen me energji të forta emocionale dhe vendime të rëndësishme për shumë prej nesh. Sipas astrologëve, disa shenja të horoskopit do përballen me sfida të brendshme, ndërsa të tjera me mundësi për rritje dhe qartësi mendore.

Peshqit dhe Gaforret pritet të ndihen emocionalisht të ngarkuar. Kjo është një javë ideale për introspeksion dhe lidhje më të thellë me veten.

Akrepat dhe Ujorët mund të përballen me vendime të rëndësishme që ndikojnë të ardhmen e tyre. Të mos tremben nga ndryshimi, gjithçka është në shërbim të rritjes personale.

Virgjëreshat dhe Binjakët hyjnë në një periudhë me energji të pastër dhe të lehtë, por këshillohet të shmangin mbingarkesën mendore dhe të vendosin kufij të shëndetshëm në përditshmëri.

The post Yjet flasin: Ja çfarë pritet për disa nga shenjat e zodiakut këtë javë appeared first on iconstyle.al.

Financat e këtyre shenjave të zodiakut përmirësohen para fundit të muajit

By: D Marku
26 June 2025 at 15:30

Gaforrja

Gjërat po përmirësohen në të gjitha fushat e jetës së Gaforres, veçanërisht pasi Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, hyn në shenjën e tyre. Një nga vendet e para ku Gaforret do ta përjetojnë këtë ndikim pozitiv është karriera e tyre, dhe për këtë arsye financat e tyre. “Gaforret do të fillojnë të dalin në qendër të vëmendjes në qershor,” tha Brobeck. “Ata mund të fillojnë një projekt të ri krijues ose të kenë shumë më tepër pushtet dhe vëmendje mbi ta kur janë në qendër të vëmendjes. Sidoqoftë, Gaforret mund të presin të ngrihen në një rol më të spikatur gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa njihen gjithnjë e më shumë për punën e tyre krijuese. Pra, është e rëndësishme të vazhdojmë të punojmë shumë.”

Peshorja

Peshoret do të shohin një rritje të madhe në karrierë këtë muaj me Jupiterin që hyn në shenjën e Gaforres , duke sjellë fat dhe bollëk në jetën e tyre profesionale. “Ata do të fillojnë të shohin një rritje dhe zgjerim të madh të imazhit të tyre publik dhe të asaj se kush janë në publik dhe në punë”, shpjegoi astrologu. “Nga të qenit në qendër të vëmendjes më shumë si rezultat i krijimit të përmbajtjes deri te marrja e një bonusi të madh, ata do të shohin ndryshime të gjera pozitive që kanë një potencial serioz afatgjatë, pasi Jupiteri mbetet në Gaforre deri në qershor 2026.”

Shigjetari

Me Jupiterin si planetin sundues të Shigjetarit, njerëzit tërhiqen nga kjo shenjë e njohur për fatin e saj. Por kjo nuk do të thotë që Shigjetari është një kërkues i vëmendjes, kështu që sado me fat që janë, ndonjëherë mund të ndihen të kontrolluar në vend që të admirohen. Gjërat përmirësohen në punë dhe financiarisht deri në fund të qershorit 2025, pasi Shigjetari do të punojë më shumë dhe do të jetë në qendër të vëmendjes. Meqenëse Gaforrja sundon shtëpinë dhe familjen, Jupiteri mund ta bëjë Shigjetarin të mendojë se ku duhet ta kalojë kohën e tij. “Ata mund të mësojnë shumë për imazhin e tyre publik gjatë kësaj kohe, por edhe për gjetjen e një ekuilibri midis profesional dhe personal. Nëse janë të gatshëm të punojnë shumë, ata madje mund të zbulojnë se krijimi i përmbajtjes është një rrugë e shkëlqyer karriere – kështu që kombinoni shtëpinë me punën dhe keni sukses.”

The post Financat e këtyre shenjave të zodiakut përmirësohen para fundit të muajit appeared first on Albeu.com.

3 shenjat më me fat të javës (23– 29 qershor)

By: gaze tare
23 June 2025 at 14:49

Kjo javë sjell energji të reja, surpriza të bukura dhe disa lajme që mezi janë pritur. Astrologët kanë veçuar këto 3 shenja si më me fatin në krah:

Luani
Hëna e plotë në një shenjë mike ndez reflektorët mbi ty! Çdo projekt që ke lënë pezull ka shanse të shpërthejë. Në dashuri? Një sinjal i qartë nga dikush që s’e prisje. Mos e shpërfill!

Peshqit
Më në fund ndihesh i çliruar nga pesha e javëve të kaluara. Fati është në favorin tënd në marrëdhënie, financa dhe vendime të mëdha. Dëgjo instinktin, nuk të gënjen këtë herë.

Binjakët
Me Mërkurin në krah, komunikimi yt është armë. Do të dëgjohesh, do të kuptohesh dhe… do të përfitosh. Një mundësi që vjen papritur mund të ndryshojë gjithë verën.

The post 3 shenjat më me fat të javës (23– 29 qershor) appeared first on iconstyle.al.

Gjithçka ndryshon për mirë, ja tre shenjat më me fat të javës

By: Ardit
23 June 2025 at 09:20

Akrepi Kjo është java më me fat e vitit për ty, mos e lër të shkojë dëm. Ajo që zgjedh tani do të jetë ajo mbi të cilën do të ndërtosh perspektivat e tua deri në vitin 2026, kështu që nuk është koha për dyshime. Prandaj, lëri instinktet e tua të të udhëheqin dhe ec […]

The post Gjithçka ndryshon për mirë, ja tre shenjat më me fat të javës appeared first on BoldNews.al.

Mesazh apo rastësi? Gjenerali amerikan bën “Brirët e Djallit” teksa bombardohet Irani

22 June 2025 at 16:09

Pas sulmit kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë publikoi disa fotografi nga brenda dhomës së situatave të emergjencës, teksa zhvillohet operacioni “Çekani i Mesnatës”, ku bombarduesit amerikan goditën bazat bërthamore iraniane. Mes fotografive ku shfaqet Presidenti Donald Trump dhe grupi i tiji këshilltarëve ra në sy ajo e Kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët të […]

The post Mesazh apo rastësi? Gjenerali amerikan bën “Brirët e Djallit” teksa bombardohet Irani appeared first on BoldNews.al.

3 shenjat që do marrin atë që meritojnë këtë verë (për mirë ose për keq)

By: gaze tare
21 June 2025 at 12:30

Universi ka vendosur të mos rrijë më spektator. Kjo verë do jetë koha e llogarive për disa shenja të horoskopit që kanë dhënë shumë… ose kanë lënë shumë pas dore. Ja cilët janë “të zgjedhurit” dhe çfarë po i pret:

Dashi – Ka punuar në heshtje, ka duruar pa u ankuar. Tani është momenti që suksesi të flasë vetë. Jo gjithmonë duhet të bërtasësh për t’u dëgjuar, këtë herë, do të të dëgjojnë pa e kërkuar vetë. Fitore? Po. Hakmarrje? Mbase dhe pak.

Akrepi – Ka luajtur me zjarrin dhe ka menduar se do shpëtojë pa u djegur. Por yjet nuk falin. Kujdes me vendimet impulsive dhe me njerëzit që i ke shtyrë mënjanë. Kjo verë mund të të mësojë që gjithçka kthehet… herët a vonë.

Ujori – E ka patur mendjen gjithmonë përpara kohës, por tani vjen një rikthim në realitet. Kjo do të jetë koha për të marrë atë që ka mbjellë, qoftë dashuri, karrierë apo vendime të guximshme që askush s’i kuptoi në fillim. Në fund, do të duartrokasin.

The post 3 shenjat që do marrin atë që meritojnë këtë verë (për mirë ose për keq) appeared first on iconstyle.al.

“Të quhen votat me shenjat jashtë kuadratit”/ KAS rrëzon kërkesën e PS, Ledio Braho shpjegon arsyen

20 June 2025 at 16:55

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte që të konsideroheshin si të vlefshme edhe votat ku shenja ishte bërë jashtë kuadratit, por që tregohej qartë vullneti i zgjedhësve. Socialistët kërkonin që edhe nëse shenja e votimi x ose +, është vendosur jashtë kuadratit, por që e tregon […]

The post “Të quhen votat me shenjat jashtë kuadratit”/ KAS rrëzon kërkesën e PS, Ledio Braho shpjegon arsyen appeared first on BoldNews.al.

❌
❌