Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë, 14 ditë me temperatura mbi 30 gradë Celsius

By: gaze tare
25 July 2025 at 17:36

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës. Merkuri arriti 30.3 gradë Celsius para mesditës në komunën e Parikala, në Finlandën lindore, duke shënuar 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë Celsius në disa pjesë të vendit, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 13 ditësh radhazi të vendosur në qershor dhe korrik 1972.

“Kjo është periudha më e gjatë e temperaturave që tejkalojnë 30 gradë Celsius që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961“, shkroi instituti finlandez në X.

Vendi skandinav aktualisht po përjeton një valë të nxehti “me kohëzgjatje jashtëzakonisht të gjatë”, sipas të njëjtit burim.

Ngrohja globale do të çojë në valë më të shpeshta të të nxehtit në përgjithësi, tha për AFP meteorologu Vil Siiskonen, por nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar shkaqet e sakta të kësaj vale të veçantë të të nxehtit.

“Valët e të nxehtit do të zgjasin më shumë dhe do të jenë më të shpeshta”, tha ai.

Rekordi vjen një vit pasi Lapland, e cila përfshin Finlandën veriore, Norvegjinë dhe Suedinë, përjetoi verën e saj më të ngrohtë në 2,000 vjet në vitin 2024, me ndryshimet klimatike që rrisin gjasat e verave të tilla të nxehta me rreth 100 herë.

The post Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë, 14 ditë me temperatura mbi 30 gradë Celsius appeared first on iconstyle.al.

Rasti i Bruce Willis: Çfarë ndodh në trurin e pacientëve me demencë frontotemporale

By: gaze tare
25 July 2025 at 17:33

A mund të mos “thotë” më asgjë një vështrim? A mund të dashurojë dikush, por të mos jetë në gjendje ta ndiejë atë? Ndërsa lidhja emocionale merret si e mirëqenë, shkenca na kujton se truri “mban çelësat” . Dhe ndonjëherë, ai i humbet ato. Demenca Frontotemporale (FTD) është një nga format më enigmatike të demencës. Etiologjia e saj mbetet kryesisht e paqartë. Përafërsisht 30% e rasteve janë të natyrës gjenetike, ndërsa për pjesën tjetër ende nuk ka përgjigje të qarta.

Deri më sot, nuk ka kurë, por publiciteti në rritje, falë rasteve të profilit të lartë si ato të aktorit Bruce Willis dhe prezantueses së talk show-t Wendy Williams, ka mobilizuar shkencëtarët dhe ka rritur ndërgjegjësimin.

Siç shkruajnë në The Conversation Alexander F. Santillo, Profesor i Asociuar i Psikiatrisë dhe Psikiatër Konsulent në Universitetin e Lundit, dhe Olof Lindberg, Profesor i Asociuar në Departamentin e Neurobiologjisë, Shkencave të Kujdesit dhe Shoqërisë në Institutin Karolinska, demenca frontotemporale prek kryesisht sjelljen, personalitetin dhe gjuhën. Ndryshe nga sëmundja e Alzheimerit , ajo paraqitet me simptoma që janë më shumë psikologjike sesa të lidhura me kujtesën. Një nga shenjat e para dhe më të dhimbshme është humbja e empatisë , aftësia për të kuptuar atë që ndiejnë të tjerët.

Çfarë tregoi studimi i ri

Një studim i kohëve të fundit suedez , i kryer nga Instituti Karolinska, Universiteti i Lundit dhe Universiteti i Umeas, përpiqet të shpjegojë se si dhe pse përgjigjet emocionale “fiken” tek pacientët me FTD. Për ta bërë këtë, shkencëtarët përdorën imazhe me rezonancë magnetike funksionale (fMRI) tek 28 pacientë, duke i krahasuar ata me 28 individë të shëndetshëm.

Gjatë testit, pjesëmarrësit panë imazhe të duarve që ose po merrnin një stimul të dhimbshëm (të shtrënguar me gjilpërë) ose një stimul neutral (të prekur me një shtupë pambuku). Ky është një test i mirë-vendosur që aktivizon zonat e trurit që lidhen me reagimin ndaj dhimbjes së të tjerëve, domethënë me empati emocionale.

Kur truri “hesht”

Tek pjesëmarrësit e shëndetshëm, rajone të trurit si insula anteriore, korteksi cingulate anterior dhe talamusi treguan, siç pritej, aktivitet të shtuar. Pacientët me demencë frontotemporale, në të kundërt, treguan aktivitet të reduktuar ndjeshëm në këto rajone të trurit.

Lidhja me sjelljen e përditshme ishte e drejtpërdrejtë. Sa më pak empati që tregonin pacientët në praktikë (sipas pyetësorëve të plotësuar nga të afërmit e tyre), aq më “joaktive” ishin zonat e trurit të studiuara.

Çfarë është empatia dhe pse na shqetëson?

Empatia është një aftësi themelore njerëzore që na lejon të kuptojmë se çfarë ndiejnë të tjerët. Ajo vjen në dy forma kryesore: empatia afektive , e cila është reagimi ynë i menjëhershëm dhe automatik ndaj dhimbjes ose gëzimit të dikujt, dhe empatia konjitive , e cila i referohet aftësisë sonë për të kuptuar se çfarë po mendon dikush ose pse po sillet në një mënyrë të caktuar, për të “hyrë në vendin e tij”, jo vetëm për të ndier emocionet e tij, por edhe për të interpretuar qëllimet dhe mendimet e tij.

Studimi i ri përqendrohet në formën e parë, atë afektive. Është ajo që duket se “hesht” herët në demencën frontotemporale, duke bërë që marrëdhëniet njerëzore të duken gradualisht bosh , dashuria të zhduket dhe lidhja njerëzore të humbasë, jo nga zgjedhja, por nga ndërhyrja e vetë trurit.

Aktiviteti i këtyre rajoneve të trurit lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si pacientët përjetojnë dhe reagojnë ndaj emocioneve të të tjerëve“, shpjegon Dr. Santillo. Studiuesit theksojnë se gjetjet mund të kontribuojnë në diagnostikimin më të hershëm, por edhe në zhvillimin e ardhshëm të trajtimeve që synojnë ruajtjen e reagimit emocional.

The post Rasti i Bruce Willis: Çfarë ndodh në trurin e pacientëve me demencë frontotemporale appeared first on iconstyle.al.

Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, reagon policia

By: gaze tare
25 July 2025 at 17:16

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij raportohet se janë arrestuar.

Ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.

Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë.

The post Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, reagon policia appeared first on iconstyle.al.

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, ja rrugët që do të bllokohen

By: gaze tare
25 July 2025 at 16:38

Qyteti i Pogradecit do të mirëpresë më 26 korrik 2025 një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të verës, Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ngjarja është organizuar nga shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe do të nisë në orën 19:00.

Ky aktivitet përfshin dy disiplina garimi. Gjysmë-maratona me gjatësi 21 kilometra nis nga fshati Lin dhe përshkon aksin rrugor buzë liqenit deri në qendër të qytetit. Mini-maratona prej 10 kilometrash nis nga qendra e Pogradecit dhe zhvillohet përgjatë segmentit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, për të përfunduar sërish në pikën e nisjes, përgjatë shëtitores dhe unazës së qytetit.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë këtij aktiviteti, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara. Struktura të shumta policore do të jenë të pranishme për të siguruar mbarëvajtjen e maratonës dhe për të menaxhuar qarkullimin rrugor. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së automjeteve në disa akse kryesore.

Në segmentin Lin–Pogradec do të bllokohet krahu i majtë i rrugës, ndërsa në aksin Tushemisht–Pogradec do të bllokohen të dy korsitë. Po ashtu, disa segmente të brendshme rrugore brenda qytetit të Pogradecit do të jenë të bllokuara deri në përfundim të aktivitetit.

Bllokimi i qarkullimit do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 21:00. Policia e Korçës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa të përkohshme dhe i falënderon për bashkëpunimin në funksion të një aktiviteti sportiv të sigurt dhe dinjitoz.

The post Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on iconstyle.al.

‘U kthyem në Kosovë’/ Aksidentohen Gresa dhe Vullneti

By: gaze tare
25 July 2025 at 16:34

Pushimet që Gresa dhe Vullneti po kombinonin me angazhimet profesionale në Shqipëri janë ndërprerë në mënyrë të papritur për shkak të një aksidenti rrugor.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, të cilët ndodheshin në vend për të xhiruar episodet e radhës të emisionit “S’je ti që vendos”, janë detyruar të anulojnë planet dhe të kthehen për shkak të ngjarjes së papritur.

Fatmirësisht, të dy kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, por automjeti ka dalë i dëmtuar rëndë. Si pasojë, xhirimet janë pezulluar deri në një njoftim të dytë, derisa gjendja e tyre shëndetësore të jetë stabilizuar plotësisht.

The post ‘U kthyem në Kosovë’/ Aksidentohen Gresa dhe Vullneti appeared first on iconstyle.al.

Vajza mbyti babanë, arrestohet edhe e ëma, policia: Pastroi trupin e bashkëshortit që të mos zbulohej krimi

By: gaze tare
25 July 2025 at 10:56

Policia ka arrestuar nënën e 26-vjeçares Ermalinda Rama, e cila akuzohet se i ka marrë jetën babait të saj duke e mbytur me tel.

NJOFTIMI:

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj. Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Vajza mbyti babanë, arrestohet edhe e ëma, policia: Pastroi trupin e bashkëshortit që të mos zbulohej krimi appeared first on iconstyle.al.

‘Më morën vitet më të bukura të jetës’/ Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Më shkëputën pa të drejtë nga familja

By: gaze tare
25 July 2025 at 10:53

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për Klan Kosova ku ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Thaçi është shprehur se ndihet i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive, pa të drejtë e shkëputën nga familja, e përjashtuan nga puna dhe i morën vitet më të bukura të jetës.

Intervista e plotë

Adriatik Kelmendi: Pak kohë më parë ju humbët babain. Sa ju ka pikëlluar vdekja e tij?

Hashim Thaçi: Zhvillimet rreth pyetjes suaj kanë një parahistori, në korrik të vitit 2023 me lejen e DHSK-së në vendlindje vizitova prindërit i gjeta në gjendje jo të mirë shëndetësore u preka shumë. Kuptova se pleqëria dhe mërzia kishin bërë punën e vet në shëndetin e tyre fizik, por jo moral. Në këto rrethana të rënda, edhe pse fjalëpakë, tek ata përsëri gjeta humorin e lehtë dhe të këndshëm. Gjithherë jam munduar të mos i shqetësoj, por e di se janë mërzitur shpesh nga shqetësimi për mua. Ata nuk kishin frikë, por si çdo prind për djalin apo vajzën gjithmonë ka drojën, kam parasysh edhe rrethanat e rrezikshme që kemi kaluar si popull.

Në pak orë qëndrimi më ringjiznin vlerat e tyre shpirtërore, solidaritetin dhe humanizmin, dinjitetin, shijen për gjëra të mira. Ata kanë sakrifikuar shumë duke rritur tetë fëmijë në rrethana dhe hapësirë jo të lehtë sociale dhe gjeografike, por duke i dhënë kuptim jetës përmes punës, një vullnet i pathyeshëm për t’i edukuar fëmijët. Shembull i mirë për mjedisin shoqëror të asaj kohe.

Prindërit më mishëruan ABC-në e dashurisë për truallin ku kam lindur, familjen, fqinjin, ATDHEUN dhe LIRINË. Lidhjen e ngushtë me prindërit e kam ruajtur të pacenueshme në çdo kohë dhe rrethanë të jetës, si fëmijë, nxënës, student, djalë i diasporës, luftëtar lirie apo edhe si politikan dhe tash si i privuar nga liria. Jam munduar të mos i lëndoj, por edhe nëse e kam bërë ndonjëherë, jam penduar shpejt, kjo ka ndodhur kur isha fëmijë.

Por sa më shumë ecën koha po kuptoj, se sa pak kohë i kushtojmë prindërve, kur zhytemi në vorbullën gëlltitëse të zhvillimeve ditore, ndonjëherë edhe të padobishme.

Tani mendoj për kohën më shumë që ata do të donin të kalojnë me fëmijët që i lindën dhe i rritën, e tash edhe mbesave e nipërve. Prindërve ua kam borxh jetën. Ju përulem për të gjitha, më dhanë besim për jetën dhe MUNDESINË për të ecur pa u ndalur. I dhanë kuptim dhe karakter jetës sime etike dhe profesionale. Më jepnin buzëqeshjen e tyre të bukur, që mua më lumturonte dhe energjizonte. Por babai dinte edhe të zemërohej, ruaj në kujtesë ndëshkimin e tij kur vonohesha duke tejzgjatur lojën e futbollit me shokët e shkollës deri në errësirë duke u kthyer i përbaltur në shtëpi. Ndëshkimi ishte të qëndroja për një kohë në oborr. Kjo masë vazhdonte, derisa ndërhynte nëna e cila me urtësinë e saj e binde babain të hiqte dorë nga ndëshkimi.

Prindërit më kanë rritur sigurinë në gjërat që kam bërë gjatë jetës.

Ruaj të freskëta me dhimbje dhe forcë gjestet e nënës dhe babait, duart e ngrohta të tyre, përqafimin e përmallshëm. Gjatë kësaj vizite vërejta më shumë rrudha në ballin e tyre, por kujtesë dhe kthjelltësi mendore të mirë. Kur u përshëndetem dinjitetshëm më thanë rruga e mbarë dhe mirë u pafshim, me zemër të lënduar, pa lot në sy, por thellë-mendueshëm. Sido që të jetë shpirti dhe zemragur e tyre e di.

Po atë mbrëmje u ktheva në Hagë.

Një kohë kur isha nxënës kisha kuptuar pse babai me gjithë ofertën nga disa të afërm dhe miq kishte sfiduar mundësinë në vitet tetëdhjeta për të mërguar si gastarbajter në Gjermani apo Austri, me arsyetimin se “ishte i vetëm në shtëpi, duhej të punonte tokën të mos mbesë djerrinë dhe të qëndronte afër fëmijëve”. Kam bindjen arsye e vetme ishte prindërit nuk mund të rrinin pa njëri-tjetrin, ndërsa bashkimi familjar në perëndim atë kohë pothuajse ishte tabu për punëtorët jashtë vendi, kam parasysh edhe moshën e thyer të gjyshit dhe gjyshes për të cilët edhe realisht duhej të kujdesej.

Babai më thoshte: “Je hy në punë të rënda… sa për Serbinë mos u mërzit, veç me shokë mos u korit”

Gjatë vitit 2024 edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësore prindërit me vizituan për herë të dytë në hapësirat e qendrës së paraburgimit. Ishte rrethanë mallëngjyese. Kaluan tri orë sikur të ishin tre minuta. Mbetëm të etur për të vazhduar muhabetet. Edhe pse të lodhur nga mosha për të pritur mysafirë, tregonin falënderim, mirënjohje për solidaritetin e shumë njerëzve me vizitat e tyre në Burojë. Që të relaksoja më shumë ndejën, ju kujtoja kujdesin që tregonin për mua kur isha nxënës dhe udhëtoja me autobus çdo dite nga Buroja në Skenderaj, më jepnin para çdo ditë për burek, çaj dhe blerjen gazetës “Rilindja”; unë më tepër lexoja faqet sportive, rubrikën e kulturës dhe ndonjë fejton historik qe ia vlente. Me prisnin në mbrëmje për darkë. Kujdeseshin në imtësi për higjienën dhe veshmbathjen. Më kursenin nga punët e shtëpisë.

la freskova babait kujtesën për një bisedë që kishim zhvilluar në një nga pranverat e fillim viteve nëntëdhjeta, tanimë student gjatë një fundjave në kopshtin e shtëpisë, duke i ndihmuar në mirëmbajtjen e oborrit – kositjen barit në një moment pushimi nën hijen e një qershie kur ishim vetëm për vetëm më tha: “E di dhe po e shoh se je hy në punë të rënda“, vazhdoi “diçka dua të të them, sa për Serbinë mos u mërzit, veç me shokë mos u korit”.

Ai i njihte, i priste ne shtëpi i respektonte i donte shumë, me shumicën prej tyre ishte bërë edhe bashkëluftëtar (në kohën kur pasuli hahej me nga një kokërr). Pas luftës ata që kishin ra në altarin e lirisë i kujtonte dhe evokonte kujtimet për të bërat e tyre heroike në bashkëbisedime me njerëzit, ndërsa me ata që mbetën gjallë ruajti gjithmonë respektin për sakrificën dhe raportin njerëzor shumë te afërt personal deri në çastet e fundit të jetës. Ndihem çdoherë i nderuar nga ai raport i veçantë i babait me shokët e mi. Në Burojë ai i kishte pritur dhe përcjellur shume prej tyre në kohëra dhe rrethana të paharruara. I kishte kaluar i pacenueshëm edhe bastisjet në fshat dhe arrestimin që ia kishin bërë në vitet 1993 dhe 1997.

Këshillat e tij më kanë përcjellur gjithmonë, më janë përputhur jo rrallë me realitetin e përvojës sime jetësore. Prindërit nuk e kanë pëlqyer jetën e të rënit në sy apo të veçuar, megjithëse pa dëshirën e tyre dhe pahetueshëm kjo ndodhi. Nuk ishin nga ata që pëlqenin politikën, por e përcillnin. Gjatë kësaj vizite i pyeta sa për të provokuar bisedën se pse nuk vinin në më shumë ngjarje publike dhe politike, baba me tha, “t’i duhet te jesh vetja jote”. Njëherë më kishte vizituar në zyrën e punës në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Po me dhimesh se ke me hjek shumë, ishalla ke edhe njerëz të mirë rreth vetes”

E kujtoj bisedën me prindër pas zgjedhjeve lokale në nëntor 2000 kur të dytë si duke plotësuar njëri-tjetrin sikur donin të më ngushëllonin për humbjen më thanë: “Nuk është fundi i botës, jeta është e gjatë, i ri je, ruaje shëndetin, veç rri drejt zoti te ndihmoftë”.

Babai qeshte me zë kur i përmendja bisedën në mëngjesin e parë të pasfitores zgjedhore parlamentare dhe lokale të nëntorit 2007, kur i emocionuar dhe i gëzuar, por shume seriozisht me tha, “po me dhimesh se ke me hjek shumë, ishalla ke edhe njerëz të mirë rreth vetes, edhe kalon mirë me qita që kane ardhë prej botës këtu”.

Me babain kisha thyer konfidencialitetin e mos bërjes publike të ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vetëm tri apo katër dite përpara të dielës së 17 shkurtit të v. 2008. Gjatë bisedës telefonike të rregullt ditore të mëngjesit më pyeti “kur po kryhet qikjo puna e madhe?”, i thashë “me kismet të dielën pasdite”. Nuk kisha bërë asgjë të gabuar. Ai ishte bashkëluftëtari im nga orët e para, e dija se nuk do fliste me askënd.

Prindërit ishin të parët që më uruan në telefon pak çaste pas shpalljes se pavarësisë: “Përhajr dhe e gëzofshim”.

Gjatë fushatës për mandatin e tretë, 2014, prindërit, Lumja dhe Endriti do të bëheshin pjesë aktive dhe e rëndësishme e pjesëmarrjes në fushatë. Ata do të merrnin pjesë në tubime, do të flisnin në media. Ishte hera e parë që në Kosovë prindërit e ndonjë lideri shfaqeshin në publik me mesazhe mbështetëse për birin e tyre. Fjalët që kishin zgjedhur dhe mënyra si ishin prezantuar kishte fituar një pëlqyeshmëri të respektuar në opinionin publik. Kishin folur për karakterin tim që buronte nga ADN-ja e tyre. Prindër të thjeshtë dhe origjinalë. Fitorja ishte spektakulare e gjashta më radhë. Shpesh u thosha “këtë fitore iu dedikoj juve”.

Do të jetë e paharrueshme mbresa dhe emocionet që shihja në shpirtin dhe fytyrën e tyre në rastin e inaugurimit tim si President në sheshin “Nena Tereza”, në prill 2016; e lexoja dhe ndieja krenarinë e tyre për birin e tyre.

Të kemi parasysh, nuk është e lehtë të jesh prind, bashkëshort apo fëmijë i politikanit në hapësirat tona. Përpos fjalëve dhe ditëve të mira, duhet te durosh gjëra dhe ditë të paimagjinueshme negative – atakuese kundër suksesit. Nuk kishte ndodhur më parë që prindërit e një djali a vajze në vendin tonë merrnin pjesë në ceremoninë më të lartë shtetërore. Pikërisht në sheshin simbol të protestave antijugosllave, tani simbol i paqes në Kosovën – shtet.

Ndihesha shumë krenar me ta dhe me prezencën e tyre. Ata dinjitetshëm pranuan me shtrëngim duarsh urimet e diplomatëve dhe pjesëmarrëseve vendorë në përmbyllje të ceremonisë. Morën pjesë edhe në drekën e shtruar enkas për mysafirë nga presidenca. Duke u ndarë në fund të kësaj vizite si me një zë më thanë “Po jetojmë duke të pritur”, e dija se kjo rrethanë ishte bërë barrë e rënde për moshën e tyre…

Mungesa ime i kishte goditur shumë.

Nga kjo vizitë e kuptova se tani e tutje çdo takim ose bisedë telefonike mund të jetë e fundit, tutje tregova edhe më shumë i kujdesshëm për orarin që duhej thirrur dhe shfrytëzimin maksimal të kohës për të biseduar sa ma shpesh me ta.

Në bashkëbisedim me prindër shpirti dhe mendja me fluturonin gjithmonë drejt vendlindjes, lojërave rinore, fushave, kodrinave qe lidhen me kuptimin e fëmijërisë sime. Edhe pse shpesh në distancë me njëri-tjetrin, gjithmonë marrëzisht kam qene me ta dhe i tyre.

“Po kthehesha më i thinjur, por kisha ndjesinë se Kosova disi ishte e lodhur dhe e molisur”

Adriatik Kelmendi: Megjithatë, ju e vizituat babain në spital dhe biseduat me të vetëm disa ditë para vdekjes. Çka biseduat bashkërisht, dhe si u ndjetë të flasnit me babain në rrethana të tilla, duke e ditur se mund edhe mos ta takoni më kurrë?

Hashim Thaçi: Në ditët e para të janarit të këtij viti, nga familjarët u informova se gjendja e babait ishte përkeqësuar. Bisedat telefonike apo ato përmes videolidhjes u rralluan nga pamundësia e tij për t’u përgjigjur. Edhe kur flisja shkurt nuk ishte më zëri i tij edhe në pamje kishte filluar të ndryshonte, por përpiqej të mos jepej. E kuptoja, nuk doja të besoja. Ishte nisur në rrugëtimin e botës së përtejme.

Po bëheshin tre muaj që babai ishte sëmurë rëndë.

Paneli i gjyqtarëve pas një kohe aprovoi lejen për një vizitë disa orëshe në Kosovë.

I shoqëruar nga oficerët e DHSK-së dërgohem në Kosovë.

Në Prishtinë po kthehesha pas katër vite e gjysmë. Duke zbritur nga drejtimi i Vetrenikut, afrohem afër hapësirës ku valvitet flamuri kombëtar, nga shirat dhe ndotjet dukej i qullosur, i fjetur, mezi rrinte i varur në shtyllë metalike. Shqiponja e ndarë në pjesë që vështirë ishte të ringjiteshin. Trafiku si gjithmonë i ngarkuar, lëvizjet e njerëzve shumë dinamike, kafet-baret plotë e për plot gjallëri. Tanimë ishte mesditë, koha me diell, ishte bërë publik lajmi për rikthimin tim, disa qytetarë me familjarë të tyre kishin dalë në ballkonet e banesave regjistronin me telefonat e tyre lëvizjen e eskortës që më barte. Ishim jo larg njëri-tjetrit, unë i shihja ata nuk mund të shihnin, na ndante xhami i errësuar i makinës. Mendoj se kishim të njëjtin sentiment.

Kaloj përreth hapësirës ku me herët ishte vendosur vërja e shtatores së A. Demaçit, nuk kishte risi, nuk u befasova, e kuptoja arsyen e paarsyeshme të mos verjes ende, thashë me vete. “LIRIA E KOSOVËS ËSHTË MONUMENT I ADEM DEMAÇIT”. Prandaj, nuk ka bust, lapidar apo shtatore që e zëvendëson lirinë e një populli.

Kështu e përjetova hyrjen në Prishtinë. Po kthehesha më i thinjur, por kisha ndjesinë se Kosova disi ishte e lodhur dhe e molisur. Edhe pse nuk jam nga ata që nga mosprezenca në mjedis, të ndikohem që gjerat t’i shoh bardhezi. Përkundrazi! Kam besim te pathyeshëm në ecjen e Kosovës.

Kisha lodhje dërmuese dhe ndjenja të përziera, isha mes botës reale e dija se babai po na linte dhe botës imagjinare asesi nuk doja të pajtohesha.

I shoqëruar nga e autoritet e sigurisë së DHSK-së, shpejt ngjitem shkalleve në katin e dytë të Klinikës. Nëpër korridor dhe shkallet lidhëse të kateve kishte njerëz që kishin qëlluar spontanisht, sigurisht për t’i vizituar të afërmit e tyre dhe mjek e mjeke me të cilët në distancë pa ndërruar fjalë u përshëndetëm ngrohtësisht.

Nxitimthi do të gjendem në dhomën ku ishte vendosur babai, ishte duke më pritur me padurim, ashtu i shtrirë përqafohemi gjatë me aq fuqi që i kishte mbetur, dukej i buzëqeshur, i emocionuar, thellësisht i prekur shpirtërisht. Unë u ndjeva i pafuqishëm dhe i mundur fizikisht dhe emocionalisht. Pandehja se do të qëndroja i fortë, por jo nuk mund t’i ndalja lotët. Që të dukesha më i freskët shpejt shkova në banjo ku fshiva lotët duke pastruar fytyrën. Zoti më dha forcë për të përballuar ato momente. Në dhomë ishin edhe nëna dhe Lumja. Nëna ulur në karrigen me rrota dhe ngjitur me shtratin me babain shtrirë. U ula buzë shtratit.

Disa herë me pyeti, “A je kthy me shokët?”, duhej t’i thoja, “Po”. U gëzua si fëmija.

Babai dukej i rrënuar fizikisht, por nuk vërejta sfilitje shpirtërore, aftësia në të folur i ishte dobësuar shumë, pozitiv në ato pak gjëra që flisnim, i kishte ndodhur një përmirësim pothuajse imagjinar para largimit nga bota tokësore e cila tanimë ishte çështje jo ditësh por orësh. Me ne qëndroi mjeku, Kastrioti, gjatë gjithë kohës. I lutem Zotit dhe përulem me respekt për mjeket dhe gjithë stafin ndihmës që e mbajtën gjallë derisa u takuam.

Me përjashtim gjatë fëmijërisë sime të hershme dhe atë pa të keq nuk e kisha gënjyer, atë ditë u detyrova nga dashuria, që kur të largohesha të mos ndihej i braktisur, vdekja sikur nuk bënte pjesë në planet e tij mendore dhe të ndërgjegjes, edhe në ato orë ndjeva veç dashuri aspak dëshpërim. Disa herë me pyeti, “A je kthy me shokët?”, duhej t’i thoja, “Po”. U gëzua si fëmija. Derisa Lumja e ushqente me supë, dëshironte të fliste e të fliste me mua me gjithë fuqinë e mbetur. “Shumë mirë që qenkan lëshu krejt shokët”, e përsëriti disa herë atë ditë.

Ishte i përmbushur.

Kur erdhi koha për tu përshëndetur e që të largohesha me lehtë i thashë “Po shkoj ne Burojë të pres atje për çaj”, mu përgjigj, “shumë mirë, shko se edhe unë vij me kismet shpejt, nuk kam çka me nejt këtu”. Me çdo kusht dëshironte të kthehej në shtëpi. U përqafuam dhe u përshëndetem si babai me djalin, kur dola tek dera u ndala edhe një herë e shikova drejt në sy, derisa i kishin shtrënguar duart e njëri-tjetrit me nënën, sikur të ishin adoleshentë të dashuruar. Shikimi i tij pushtoi gjithë qenien time. Ajo buzëqeshje do të më percjell përjetësisht, e dija se ishte vështrimi i fundit, ishte shikimi LAMTUMIRËS. Ndjeva dhimbjen e thellë të zemrës dhe nyejve të gjymtyrëve te trupit.

“Sot i them, Babë edhe për këtë mungesë të paarsyeshme (në varrim), jam plotësisht i pafajshëm”

Adriatik Kelmendi: Ju nuk ishit të pranishëm në funeralin e babait, sepse nuk u lejuat. Si e komantoni këtë rrethanë?

Hashim Thaçi: Pas pak kohe, babai u nda nga jeta në paqe, i rrethuar me dashuri nga familja bërthamë, nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e mjekëve. Ai shkoi me brengën time. Homazhet lamtumirëse dhe akademinë përkujtimore e përcolla në TV nga vetmia e qelisë. Flamuri kombëtar dhe shtetëror i shkonin për hijeshi mbi arkivol. Falënderime dhe respekt për të gjithë ata dhjetëra e mijëra njerëz që ndan dhimbjen dhe solidaritetin me familjen.

Unë nuk arrita ta prisja babën as të gjallë as të vdekur në vendlindje, as një grusht DHE nuk arrita ta hedhja gjatë ceremonisë së varrimit. Rendi e donte të isha i pari ta prisja në Burojë siç i kisha premtuar; shkova i fundit.

Sot i them, Babë edhe për këtë mungesë të paarsyeshme, jam plotësisht i pafajshëm.

Kështu iku BABA – njeriu më i dashur, i adhuruari, frymëzuesi dhe mbrojtësi im.

Ngushëllimi i nënës: “Lum baba yt për vete, e lum ti për babën”

Adriatik Kelmendi: Dhjetëra mijëra qytetarë prej gjithë Kosovës dhe më gjerë morën pjesë në ceremoninë e varrimit dhe tutje edhe në ngushëllime. Si e vlerësoni?

Hashim Thaçi: Pas tri dite, me lejen e DHSK-së, e vizitova vendlindjen. Në varrezat e reja të fshatit ishte shtuar një varr i ri. Qëndrova në nderim 9 minuta në rrethana të pazakonta e të paimagjinueshme. Një minutë nderim për çdo dekadë të jetës së tij. Pjesëmarrja e madhe e qytetareve në ceremoninë mortore kishte bërë që toka dukej e rrahur, por e qulltë. Lulenderimet dhe mbishkrimet në kurora mbi varr ende ishin të freskëta, lexoj nderime nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Ulqini, Presheva, diaspora etj. Dielli shkëlqente atë ditë prag-pranverore. Ajri, pemët dhe toka kishin marrë arome shiu. Pas pak në shtëpi, në Burojë, takoj nënën. Jo e lehtë – qëndronte e fortë dhe e qetë. Ngushëlluam njëri-tjetrin, fjalët që atë ditë më përsëriste ishin: “Lum baba yt për vete, e lum ti për babën”. Drekuam së bashku. Shumicën e kohës e kaluam ulur në kopshtin e oborrit, e ndjeja thellësisht dashurinë e saj dhe ngrohtësinë e shkëlqimit të rrezeve të diellit.

Atë ditë disi ndihesha me faj, sepse shpesh kam qenë burim i shqetësimeve për ta, para, gjatë dhe pasluftës.

Gjatë fluturimit, duke u kthyer në Hagë, isha zhytur në mendime të pafundme për babain.

Nuk është fshehtësi, vdekja e tij më ka ndryshuar shumë – është zbrazëti që nuk po e mbushë assesi. Po jetoj me ndjesinë dhe pikëllimin, koha nuk po e zbut, po e ruan dhimbjen. Mendoj për ditët e mëhershme kur ishte gjallë, ndiej një ringjallje të tij në jetën time. Ai la je dritë e cila nuk do të fiket kurrë në familjen tonë.

Por sot ky është fatalitet, jo fat im në këtë fazë të jetës. Jam i vetëdijshëm se mërzia dhe burgu nuk shkojnë bashkë. Nuk harroj që nëse jo trupin, kudo dhe në çdo rrethanë mendjen e kam të lirë për të menduar, por të kufizuar për t’u shprehur.

“(Këtu) askush nuk hap tema të politikës ditore, edhe nëse ndodh rastësisht askush nuk bëhet pjesë”

Adriatik Kelmendi: Po bëhen 5 vjet që nga koha kur jeni duke u mbajtur në burg në Hagë. Si e keni përballuar deri më tash?

Hashim Thaçi: Nuk është enigmë, fati që po përjetoj tejkalon veten time. Është i pandarë me rrugën e kaluar për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës. Interesant përsëri nga Kosova po nxirren shembuj brengosës. Të jam mirënjohës, Adriatik, që më gjete edhe në këto vrima të thella të pasmureve dhe hekurave të lartë të Hagës.

Si e kalojmë kohën? Komentojmë ndonjë libër apo artikull së lexuari së fundmi. Ndonjë dokumentar apo film që është shfaqur rishtazi. Megjithëse edhe këtu prirjet dhe shijet e njerëzve janë të ndryshme. Është interesant, askush nuk hap tema të politikës ditore, edhe nëse ndodh rastësisht askush nuk bëhet pjesë – me abstenim mbyllet shpejt. Këtu ke kohë për të menduar dhe diskutuar për gjithçka që do.

Të mos keqkuptohem, ky ambient ngjan edhe si shtëpi pleqsh ku jo rrallë luhet letra, shah, lexon apo shfleton çdo gazetë që të bie në dorë, merresh me zgjidhje fjalëkryqesh, zhvillohen biseda familjare dhe rreth aktualitetit, dhe ku jo rrallë bëhet edhe muhabet koti, je i privuar nga aktiviteti për jetë normale, komunikim e lëre më pjesëmarrje në botën e jashtme. Përpiqem të kaloj një rrethanë më ndryshe seç fola më lartë. Të jem sa më pozitiv me veten dhe të tjerët – mendoj sa më shumë për gjëra të bukura. Këtu është e vështirë të bësh gjëra të dëshirueshme dhe ndërtuese. Jeta e vërtetë është jashtë kësaj kornize hapësinore.

“Në kuzhinë nuk kam qenë për t’u lavdëruar, tash jam përmirësuar kogja… Mediat lokale, i përcjell pak, ose fare”

Adriatik Kelmendi: Çfarë ju ka munguar apo jeni privuar, përveç lirisë, gjatë kësaj kohe që jeni në burg?

Hashim Thaçi: Jetën e re e kaloj në kornizat e rrethanave të reja jo vetëm fizike, por edhe leximit, mendimeve dhe meditimit, që kapërcejnë muret e qendrës së paraburgimit, që fillon nga vendlindja si fillim i botës dhe atdheut tim. Kultivoj përvojën e të menduarit dhe vështrimit për botën dhe shoqëritë përmes leximit të librave të zgjedhur dhe përfaqësues. Mendja më ngulitet, bëj shëtitje dhe stërvitje të muskujve të trurit nëpër histori të popujve dhe civilizimeve për të pikasur mbijetesën dhe formësimin e shqiptarëve me ndjenjën dhe përcaktimin perëndimor. Aty e gjej edhe fatin dhe rolin historik, të sotmen dhe të ardhmen edhe të shtetit të Kosovës.

Gjatë ditës bëj telefonata familjare, në kohën e lejuar nga DHSK-ja pres në vizita familjarë dhe miq, paradite ose në mbrëmje bëj palestër; në kuzhinë nuk kam qenë për t’u lavdëruar, tash jam përmirësuar kogja. Kur e kam të nevojshme për lëndën e akuzës, bëj konsultime me ekipin mbrojtës, marr pjesë rregullisht në seancat gjyqësore, të cilat më janë bërë art i ri i formësuar në jetën time. Pastrimin dhe hekurosjen e teshave e bëj pa përtesë. Dhomën e qëndrimit në paraburgim mundohem ta mbaj sa më të pastër. Kujdesem edhe për pastërtinë e shtrojës dhe mbulojës. Në muret e dhomës mbaj një foto të përbashkët të rrethit të ngushtë dhe të gjerë familjar, të cilët më vështrojnë dhe i shikoj gjatë gjithë kohës, kështu komunikojmë mes vete; ata janë frymëmarrja, energjia dhe drita ime edhe në momente më të liga që mund të kaloj këtu, mes katër mureve betoni të ngushta, të ftohta, të errëta dhe derës së hekurt të qelisë.

Në televizor përcjell futboll, tenis dhe gjatë dimrit garat e skijimit, përsëri lexoj apo shkruaj diçka, dëgjoj muzikë të zhanreve të ndryshme, popullore, klasike, folklor, jazz etj. Lexoj rregullisht gazetën “Politico” të sjellur nga DHSK dhe më herët ditoren “The New York Times”, të parapaguar nga ana ime. Në mbrëmje ndodh që shikoj ndonjë film apo dokumentar. Por, mundohem t`i ik sa ma shumë shprehisë për t’u ulur përpara televizorit, e cila mund të sjellë dembeli dhe ngulfatje mendore.

Mediat lokale, i përcjell pak, ose fare. Përpiqem të qëndroj sa më larg jehonës apo ndikimeve të zhurmave të grumbullit të njerëzve tanë. Çdo zhvillim i mirë për Kosovën më gëzon, sikurse çdo gjë jo e mbarë më bënë të ndihem jo rehatshëm, ma ndan zemrën në dysh, edhe pse arrij të rezistoj e të mbahem në këmbë, por janë plagë që nuk shërohen e mbyllen lehtë.

“Mendjen, shpirtin dhe trupin nuk ua dorëzoj rrethanave izoluese”

Orarin e shëtitjes në ajër të pastër nuk e humb kurrë, qoftë moti me vapë, shi, erë apo borë, megjithëse këtu borë bjen shumë rrallë dhe shkrihet shpejt. Shiu është i rrëmbyeshëm i përcjellur me erë të fortë e ndonjëherë edhe i acartë, por nuk më ndalon në ecje. Tani më janë stërvitur veshët me zhurmën e erës, e cila përsëritet… përsëritet e përsëritet, në çdo stinë. Vapa nganjëherë ndodh të jetë përcëlluese dhe lagështia ngulfatëse. Në këto hapësira nuk e ndiej ngrohtësinë e rrezeve të diellit. Gjumin e bëjë rehatshëm. Në ushqim nuk jam ndonjë nazeli i madh, rrallë përdor ushqimin e ofruar nga burgu, porosisim sipas dëshirës nga mundësia e ofruar njëherë për gjithë javën. Duhan nuk kam përdorur, tash e refuzoj edhe më tepër. Përdor çajra të ndryshme. Ndërsa frutat dhe perimet janë të pazëvendësueshme edhe këtu.

Kur është koha e mirë, luaj tenis; më herët si nxënës dhe student kam luajtur pingpong, tenis po luaj për herë të parë këtu, jam i mirë dhe kogja preciz në sulm, por jo edhe aq në kthimin e topit. Ky sport më vë në lëvizje gjithë muskujt e trupit, aq e domosdoshme për rrethanat e pasivitetit. Edhe “loja me flutura” më inspiron. Për futboll apo basketboll jemi të hendikepuar nuk mund t`i bëjmë dy ekipe për lojë. Nganjëherë bëjë lojën solo në basketboll me gjuajtje në kosh… ende mbahem mirë me shënimin e tresheve… Mendjen, shpirtin dhe trupin nuk ua dorëzoj rrethanave izoluese; ruaj gjallërinë, fuqinë fizike dhe freskinë mendore, që në asnjë rrethanë të mos më pllakos molisja apo larg çoftë të shterrem. Një nga synimet apo rreziqet në të tilla procese është shtrydhja, shterimi, dorëzimi deri te kalimi gradual në fazën e sublimes. Çdo aktivitet që e bëj edhe këtu përpiqem ta përjetoj.

* * *

Festat kombëtare 28 Nëntori apo 17 Shkurti, apo ditët fetare dhe atë të ndërrimit të moteve e vetorganizojmë sipas rrethanave në mënyrë modeste. Natën e Vitit të Ri u befasova me shumë fishekzjarre në qytetin e Hagës, sesa në Prishtinë. Nuk jam ithtar i organizimit të ndejave të gjera apo të zhurmshme, por më mungojnë urimet fizike dhe përqafimet familjare. Për 21 vitet (1999-2020) që i jetova dhe gëzova lirinë e Kosovës, gati të gjitha eventet familjare apo festat kombëtare i kam kaluar në vendlindje, përpos gruas dhe djalit, gjithmonë kam pasur dëshirë të jem afër dhe ngre dolli edhe me prindër dhe me familjarë të tjerë.

Është jo e lehtë të jesh larg familjes dhe njerëzve që i do dhe të duan. Larg nga vendi ku ke lindur dhe rritur. Ndihem i bekuar nga fati historik që linda dhe u rrita në Kosovë (Drenicë), vend të cilin e dua shumë. Por ky fakt gjeografik nuk i jepte jetës sime kuptimin e plotë përtej kësaj hapësire prej më të izoluarve dhe të pazhvilluara në Ish-Jugosllavi. Vetëm kah mesi i viteve të thjeshta kur vizitova vëllezërit në Vjenë dhe motrën në Paris, u bëra i vetëdijshëm se e ndjeja veten evropian. E edhe Kosova mund të bëhej evropiane. Por, fillimisht duhej të fitonim lirinë.

Lumja dhe Endriti më vizitojnë çdo muaj, dy apo tre ditë radhazi. Ky është çmimi që po paguan familja ime dhe të burgosurve tjerë – udhëtim 4.000 km ardhje-kthim për një vizitë. Vizita të rregullta kam edhe nga rrethi i gjerë familjar; më vjen keq që nuk kam mundësi t`i takoj të gjithë, për shkak të kufizimeve procedurale. I falënderoj shqiptarët jashtë vendi për interesimin, mbështetjen dhe vizitat që më kanë bërë. Vetëm ata që kanë qenë në burgje e dinë, e për këtë fakt kosovarët mbajnë rekord evropian për numër të banorëve në Evropë në vitet 1945-1990. Se nuk ka asgjë më frymëzuese për një të burgosur sesa kur për kauzën e drejt për të cilën mbahesh brenda krijohet konsensus qytetar jashtë.

Këshilla refren (e miqve ndërkombëtarë) ishte: “Mendo, beso, shiko kah e ardhmja”

U jam mirënjohës edhe miqve ndërkombëtarë që kanë ardhur nga kryeqendra të ndryshme evropiane apo SHBA-ja… këshilla refren i të gjithëve ishte: “Mendo, beso, shiko kah e ardhmja”. Ata e kanë ruajtur besimin për Kosovën dhe mua, kjo më bën të ndihem mirë.

Tash së fundi, një miku im diplomat ndërkombëtar, pas vizitës së tij më kishte dërguar edhe dy libra të shkëlqyer “HOMELANDS” nga autori Timothy Garton Ash, një rrëfim personal unik evropian para dhe pas rënies së perdes së hekurt, si dhe librin “LUKA – a Novel”, shkruar nga diplomati dhe shkrimtari britanez lan Bancroft, njohës dhe përjetues i jashtëzakonshëm i ngjarjeve të ish-Jugosllavisë, në veçanti të Kosovës. Edhe pse ngjarjet e rrëfyera dhe karakteret janë fiktive në librin e Bancroft, kanë shumë ngjashmëri me atë çka ka ndodhur në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë apo në Kosovë, si në luftë dhe paqe, dhe domosdoshmërinë për drejtësinë, paqen dhe pajtimin mes popujve. Duke ruajtur gjithmonë shpresën si dritë në fund të tunelit. Edhe përkundër abuzimeve, dhunës gjatë dekadave ai sjell mesazhin “Po dashurisë -Jo urrejtjes” mes njerëzve me përkatësi të ndryshme etnike, fetare dhe sociale.

Miqtë ndërkombëtarë gjejnë forma të ndryshme publike, private apo edhe përmes vizitave për të më uruar përvjetorët e pavarësisë së Kosovës.

Jam prekur dhe emocionuar shumë prej përmbajtjes së letrave apo kartolinave që kam pranuar nga nxënës, studentë nga Kosova, Shqipëria dhe qytetarë nga diaspora, në rastin e përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës. Unë ju them – JU DUA SHUMË, JETONI LIRINË, ruajeni dhe afirmojeni me integritet dhe dinjitet shtetin. Ndërsa unë këtu ku jam përpiqem ta jetoj realitetin, e jo iluzionin që mund të ma gërryen shpirtin në vetminë e qelisë. Gjithmonë e ruaj vetëdijen e fillimit të ri, e assesi atë të fundësisë.

“Jam i vetëdijshëm, jeta nuk rikthehet. Por, shpirtin mund të ma merr veç ai që ma ka dhënë”

Ky është çmimi i përballjes së mëhershme me tiraninë. Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht. E sotmja dhe e nesërmja assesi nuk do t`i i kundërvihen të djeshmes sime.

Si i burgosur, njeriu është si peshku pa ujë, qelia është acar i jetës, e bën të veten. Burgu kjo jetë e re në botën e re jo të këndshme, e çuditshme dhe e huaj. Në këto rrethana izolimi, errësire dhe vetmie gjërat ngatërrohen me brishtësi e pasion. Ende po arrij të maksimalizoj shpresën dhe angazhimin dhe minimizoj tendencën e mërzisë dhe kotësisë.

Mund të tingëlloj naiv apo absurd, por kurrë ritmi i jetës sime nuk ka lëvizur më shpejt sesa periudha që kam kaluar këtu, por për fat të keq janë vite “qetësisht” dhe “butësisht” të humbura. Është kohë e humbur jetësore prej më të mirave dhe më efektive që mund ketë qenia njerëzore vite pa mision të zgjedhur nga ana ime. Jam i vetëdijshëm, jeta nuk rikthehet. Por, shpirtin mund të ma merr veç ai që ma ka dhënë.

Adriatik Kelmendi: Si e keni menaxhuar shëndetin tuaj mental dhe emocional gjatë këtyre viteve në Hagë, larg nga vendi?

Hashim Thaçi: Në burg cikli i ditëve është i vrullshëm, jeta e shpejt si vetëtima. Vend paradoksesh. Koha vjen dhe ikën pahetueshëm. Por ngjan që ndonjë ditë thuajse kurrë nuk përfundon. Dita e sotme ngjan me të djeshmen dhe të nesërmen, apo siç e ka theksuar N. Mandela, në burg “Java i ngjan javës, muaji-muajit, viti-vitit”. Të njëjtit njerëz, ambient, atmosferë dhe protokoll.

Ndryshojnë vetëm dita nga nata, stinët dhe moti. Librat apo lajmet e ndryshme që lexon apo dëgjon. Të djeshmen e kaluar këtu nuk e mendoj, nuk më duhet as e nesërmja. Është e përjetuar koha disi e zhvesh njeriun, por jam në paqe me ndërgjegjen time dhe në raport me të tjerët.

Këtu nganjëherë ndodhë mbivendosje kohe dhe gjërash, por ruaj një rend objektivash në mendjen time. Duhet kuptuar, impulsi i brendshëm dhe jashtëm i të burgosurit çdoherë ka etje lirie. Disponimi në burg është ujë i paktë. Të mungon thithja e ajrit të lirisë.

Votimi për Gjykatën Speciale? “Kam sfiduar veten për interesa shtetërore… Procesi i themelimit të kësaj gjykate nuk ishte disponim apo vullnet individi, por përgjegjësi ose jopërgjegjësi shtetërore dhe kombëtare”

Adriatik Kelmendi: Nëse do të ktheheshit prapa dhe do të ishit në dijeni se do të akuzoheshit nga Gjykata Speciale, a do t’i kërkonit sërish Parlamentit të Kosovës themelimin e Gjykatës Speciale të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash nga SHBA-ja?

Hashim Thaçi: Dua ta depersonalizoj këtë çështje. Procesi i themelimit të kësaj gjykate nuk ishte disponim apo vullnet individi, por përgjegjësi ose jopërgjegjësi shtetërore dhe kombëtare përballë vetes tonë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ka dallim epokal të rrethanave ndërkombëtare të vitit 2015 dhe zhvillimeve botërore sot më 2025, duke përfshirë edhe qëndrimin e SHBA-ve, BE-së dhe OKB-së në raport edhe me Kosovën.

Kosova ishte përballë dy sfidave: të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t`i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por që do të përkrahej edhe nga SHBA dhe BE.

Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por, nënvizoj, detyrimisht të respektohet.

Sikur të ndodhte e kundërta, Kosova do të akuzohej nga shumëkush se pse ju dha kjo mundësi Rusisë e Kinës. Gjithashtu një gjykatë e tillë do të ishte në kuadër të Rezolutës 1244, kjo do të shënonte kthim prapa për Kosovën. U përballëm me situatë: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Pse u gjendëm në këtë gjendje, sot unë nuk mund të flas. Por, me asnjë çmim nuk do të mund të tolerohej që një vendim i tillë të sfidohej nga Parlamenti i Kosovës, e të vulosej nga Këshilli i Sigurimit institucion ndërkombëtar aktualisht i disfavorshëm për Kosovën.

Nga dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ne kemi kërkuar këmbëngulësisht largimin e UNMIK-ut, në veçanti nga koha e përmbylljes së suksesshme të procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë në vitin 2012.

Ju me të drejtë pyesni sikur të mund të kthenim kohën prapa, a do të vepronit në të njëjtën mënyrë? Të jem i kristal i qartë, në raportin e senatorit zviceran D. Marti përmendesha disa herë, si qindra të tjerë, edhe unë mund të futesha nën hetim. Por e kam ditur se nga raporti nuk do të akuzohej askush, sepse akuzat ishin të pabaza, siç edhe u vërtetua me vonë. Por me kalimin e kohës, gjërat morën drejtim dhe trajtim tjetër, ndodhi ajo që ndodhi.

Si shumë të tjerë, kam sfiduar veten për interesa shtetërore. Qëndroj vertikal përballë çdo lajthitje të kujtdoqoftë. Sikur të bëja gjënë e kundërt, sot do të akuzohesha po prej të njëjtëve njerëz, se pse nuk u themelua gjykata nga institucionet e Kosovës bashkë me perëndimoret. Nuk kam asnjë dilemë. (Ka edhe shumë gjëra tjera të cilat, nuk mund dhe nuk dua t’i komentoj).

Nëse ndokush e kupton realizimin e vullnetit të Popullit për Liri, Pavarësi, para pak vitesh edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës, njohja nga 119 shtete dhe integrimi në organizatat ndërkombëtare si dëgjueshmëri apo servilizëm timin në raport me SHBA-të dhe Perëndimin – ndihem shumë i nderuar

Adriatik Kelmendi: Kundërshtarët tuaj politikë ju kanë akuzuar nganjëherë si një lider që i ka pranuar gjithmonë kërkesat amerikane. Kryeministri Kurti shpesh ka marrë pozicion kundërshtimi ndaj kërkesave amerikane, mirëpo nuk po përballet me ndëshkim personal, megjithëse Kosova po paguan çmimin e sanksioneve nga Bashkimi Evropian. Si do ta komentonit këtë situatë?

Hashim Thaçi: Raporti im me SHBA-të dhe Perëndimin ka qenë reciprok dhe jo i njëanshëm. E gjithë bota e di se SHBA-të fillimisht kanë dëgjuar me respekt e më vonë edhe kanë përkrahur kërkesat e popullit të Kosovës për LIRI DHE PAVARËSI; këto çështje gjithmonë kanë qëndruar mbi çdo prioritet tjetër, rreth tri dekada të bashkëpunimit tim me SHBA.

Kërkesat e SHBA-ve drejtuara lidershipit dhe popullit kosovar kanë qenë në të mirë të vendit tonë – të sinqerta dhe parimore, që lidheshin me interesat e të dy vendeve, për rend kushtetues dhe ligjor, harmoni etnike, fetare dhe qytetare, prosperitet ekonomik, shoqëri multietnike dhe integrimi i tyre në shoqëri dhe institucione, forcimin e shoqërisë civile, media të lira, luftë kundër terrorizimit dhe radiklizmave tjerë. Nëse ndokush e kupton realizimin e vullnetit të Popullit për Liri, Pavarësi, para pak vitesh edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës, njohja nga 119 shtete dhe integrimi në organizatat ndërkombëtare si dëgjueshmëri apo servilizëm timin në raport me SHBA dhe Perëndimin – lëre që nuk ndihem i akuzuar por ndihem shumë i nderuar.

Nuk jam bukëshkalë!

Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes suaj, në rrethanat që jam nuk dua të bëhem pjesë e debateve të politikës ditore. Këto që them sot janë vetëm opinione të lira personale të një qytetari, me ekspertizë në politikën e brendshme dhe në rrafshin ndërkombëtar. Nuk jam akter e as nuk pretendoj të paraqesë faktorin.

“Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës”

Adriatik Kelmendi: A ndjeheni të tradhëtuar apo të mashtruar nga Perëndimi, nga SHBA-ja?

Hashim Thaçi: Jo nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës. Perëndimi dhe SHBA-të nuk servuan rrëfimin e lëndës. Kam punuar me disa administrata amerikane, efektivisht në raporte të shkëlqyera. Nga Presidentet Klinton mandati i dytë 1996-20, Bush i Riu 2000-2008, Obama dhe Biden 2008-2016, Trump 2016-2020, në ngjarje dhe kohë të ndryshme në SHBA kam folur për Kosovën edhe me Presidentin Bush i Vjetër dhe XH. Karter.

Kam punuar me shtatë presidentë të SHBA-ve, pesë prej tyre në detyrë dhe me tetë sekretarë shteti, duke filluar nga M. Olbrajt deri tek M. Rubio, më herët si senator. Me secilin prej tyre kam eksperiencë të veçantë. Ata iu përkasin taborreve politike të ndryshme, por për Kosovën kishin të njëjtin qëndrim. Një pozicion i tillë bipartizan nuk ndodh shpesh në DC.

Kjo ka ndodhur në dekadat e fundit vetëm me Izraelin dhe Kosovën. Se si do të jetë mëtutje – varet nga Kosova.

“Pa rolin lider të SHBA-së Kosova mund të ishte ende provincë e Serbisë”

Sa i përket bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe vendet tjera perëndimore – kam qenë interlokutori prej kryesorëve. Bashkëpunimin e vlerësoj cilësor. Kemi pasur edhe gjëra qe nuk jemi pajtuar, për çka jam deklaruar edhe publikisht. Jam i sigurt SHBA dhe Perëndimi e duan Kosovën më të përparuar. Asnjë intervenim ndërkombëtar nuk është treguar me i suksesshëm sesa në Kosovë. Është fakt i pamohueshëm, ishte punë e përbashkët e SHBA-ve, NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Por, pa rolin lider të SHBA-së Kosova mund të ishte ende provincë e Serbisë.

“Po, kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar”

Adriatik Kelmendi: Nëse kthehemi në retrospektivë, a ka ndonjë vendim politik apo personal që do ta merrnit ndryshe, nga pozicioni ku jeni sot?

Hashim Thaçi: Janë dekada të angazhimit politik. Nga distanca kohore është lehtë të flasësh për këtë fenomen që përcjell çdo lider. Në rrugëtimin e zbatimit të vizionit për liri e shtetbërje në parim dhe strategji nuk do të ndryshoja diçka me peshë, në planin taktik, periudhat kohore të vendimeve dhe akterët – do të ndryshoja në raste të caktuara. Kam reflektuar për qëndrime të cilat sot nuk do t`i merrja, por gjithmonë duhet marrë parasysh kohën dhe rrethanat. Nuk kam bërë dy herë të njëjtin gabim. Kam mësuar dhe jam përmirësuar prej gabimeve. Gabimi është njerëzor, nuk paraqet faj.

Kam identifikuar raste që nuk do duhej të isha pjesë e debateve joproduktive dhe të zhurmshme. E di se opinionet apo vendimet e mia jo rrallë kanë ngjallur debat PËR dhe KUNDËR, iu kanë munguar abstenimet, por e tillë është politika. Unë flisja atë që e mendoja dhe besoja, ndoshta nganjëherë para kohës së duhur e ndonjëherë pas, në raste të caktuara edhe nuk jam kuptuar drejt, apo ndonjë projekt e kam prezantuar në rrugën jo më të qëlluar. Por kjo ju ndodh gjithë liderëve.

Po, kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar. Nuk kam synuar të bëjë idealin, besoj kam bërë realistin. Kam ecur paralel me parimoren dhe pragmatiken, jam munduar të tregohem sa më pak egocentrik.

Dua të nënvizoj: precizitet kohor dhe ndërlidhje faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, në favor të shqiptarëve ka ndodhur vetëm në vitin 1998-99 dhe 2008.

Përderisa isha figurë publike, më shumë do të indinjohesha sikur të injorohesha; përderisa ngjall debat, idetë janë me peshë, vlerë dhe shëndet për demokracinë.

“Për mua ka qenë me rëndësi bërja e shtetit…” Debatet për cështjet estetike apo te dizajnit më bëjnë të qesh…

Rivalitetin politik gjithmonë e kam çmuar, ishte kënaqësi kur punoja me rivalët për çështje të përbashkëta nacionale. Kosova në këtë drejtim për kohë të gjatë ka qenë shembull për rajon dhe më gjerë.

Opinionet se a duhej shpallur Pavarësia me 17 shkurt, apo në ndonjë datë tjetër? A duhej që deklarata e Pavarësisë ta kishte këtë përmbajtje, apo tjetër? A duhej të kishte flamuri shtetëror këtë pamje, apo tjetër? Ta kemi këtë himn shtetëror, apo tjetër? A duhet përfaqësueset tona sportive të bartin fanellat me këtë, apo atë pamje?

Këta zëra me frekuenca të shkurtra dhe të gjata do të vazhdojnë edhe kohë. Më bëjnë të qesh, por i pëlqej. Ky debat për çështje estetike apo dizajni, është atraktiv, por më tepër janë shfaqje egosh… por nuk do të bëhem pjesë.

Kosova vetëm në drejtimin që ka ecur është pranuar dhe njohur nga bota, në të kundërtën do të kishim shumë pikëpyetje për të djeshmen, e më shumë për të sotmen dhe nesërmen tonë. Pa u futur në ujë, nuk mësohet noti.

Për mua ka qenë me rëndësi bërja e shtetit. Por kjo më nxit të krahasoj opinionet e shfaqura tash e mbi 100 vite, se a duhej Pavarësia e Shqipërisë të shpallet me 28, apo 26 nëntor? Pse nuk u shpall në Shkodër, Durrës, por u zgjodh qyteti i Vlorës? A e qëndisi flamurin kombëtar Marigona, apo e nxori nga sënduku ndonjë çifligar? Pse u shpall pavarësia para se të mbërrinte Isa Boletini me luftëtaret e tij nga Kosova, apo a është gjunjëzuar ai para flamurit, e ka puthur apo s’e ka puthur flamurin? Pse pavarësinë e shpalli Ismail Qemali e jo X, Y, ose shkojnë edhe më larg duke akuzuar themeluesit e shtetit se pse mbeten dy të tretat e tokave shqiptare jashtë hartës zyrtare të Shqipërisë londineze etj, etj.

Nuk është çudi, që aty këtu dëgjojmë apo lexojmë edhe ligjërime, “Sikur të mos ndodhnin kryengritjet e Skënderbeut, shqiptarët do të kalonin më lehtë… historinë e dekadave dhe shekujve vijues”, sa çel e mbyll sytë injorohet nga injoranca apo dashakeqësia e vërteta monumentale se Epoka e Skënderbeut e vulosi identitetin evropian shqiptar, që veç tash pas pesë shek. mezi po e zyrtarizojmë me letra si shtete.

Jam i vetëdijshëm ky nuk është debati im, as koha dhe as vendi për të folur.

“Në raport me ndërkombëtarët nuk do të ndryshoja asgjë… por di të them edhe ‘Po’, ose ‘Jo’, të pakthyeshme. Në disa raste kam paguar çmim personal dhe politik”

Në raport me ndërkombëtarët nuk do të ndryshoja asgjë, shtetbërja e Kosovës dhe integrimi në strukturat euroatlantike ka qenë, është dhe do të mbetet i pandashëm. Kam kërkuar gjithmonë rrugë bashkëpunimi. Për gjërat që nuk jam pajtuar – i kam thënë në shumicën e rasteve në takime të mbyllura. Ata që më njohin më nga afër e dinë se unë jam bashkëbisedues shumë i lehtë dhe fleksibil, por di të them edhe “Po”, ose “Jo”, të pakthyeshme. Në disa raste kam paguar çmim personal dhe politik. Shumica e politikanëve të Kosovës dhe akterët ndërkombëtarë e kanë përjetuar këtë fakt.

Për disa gjëra për të cilat do të flisja me ëndje, për t’u përgjigjur më drejtpërdrejt pyetjes sate, mendoj se duhet të kalojë ende kohë. Por rrethanat prej vendit ku unë flas nuk do të kuptohesha drejt. E di se do të nxiste debat shumëdrejtimesh, unë jam i izoluar do të ishte shqyrtim i njëanshëm i çështjeve. Disa gjëra edhe nuk dua t`i komentoj.

“Jam këtu jo për atë se kam bërë ndonjë plan të gabuar, por për atë se kush kam qenë, kë dhe si e përfaqësoja dhe ndoshta edhe kush jam…”

Adriatik Kelmendi: Gjatë karrierës suaj politike, keni qenë figura qendrore e negociatave për Pavarësinë e Kosovës. A mendoni se sakrifica juaj, duke përfshirë burgosjen, është çmimi që do duhej të paguani për atë që ka arritur Kosova deri tash?

Hashim Thaçi: Në Hagë nuk jam heroi e as martiri. Sfida ime është ballafaqim për historinë e drejtësisë së lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Nëse veç ishte paracaktuar që Kosova të paguante çmim, atëherë le të mbetem unë kurbani. Por një gjë e di dhe nuk ka njeri në këtë botë që me bind për të kundërtën – Liria e Kosovës ka ndihmuar në demokratizimin më të shpejtë edhe të të gjithë rajonit, zgjerimin dhe forcimin e vlerave civile. Madje ka ndikuar edhe në largimin më të shpejtë të Millosheviqit nga pushteti dhe fillimin e tranzicionit demokratik edhe në vetë Serbi.

Por, edhe nga këtu e shoh dhe e kuptoj shtegun e popullit, shtetit të Kosovës dhe jetës sime. Jam edhe më i bindur në drejtësinë e këtij përcaktimi, të cilin duhet çdo ditë ta mbushim me përmbajtje të vlerave civile. Jam këtu jo për atë se kam bërë ndonjë plan të gabuar, por për atë se kush kam qenë, kë dhe si e përfaqësoja dhe ndoshta edhe kush jam, apo edhe se kam ndryshuar shumë në taktikë, por kam mbetur po ai që kam qenë në strategji për të mirën e shtetit dhe qytetarit. Dikush tha: “Ke bërë hapa më të shpejtë seç duhej bërë”. Narrativat historike dhe agjendat politike në sistemet demokratike nuk marrin përgjigje përmes burgjeve. Edhe në këtë situatë dhe çdoherë unë do i besoj drejtësisë. Nga dita e parë, nuk e kaloj kohën duke e menduar veten nxitimthi, por me durim.

“Edhe në këtë gjykatë duhet t`u jepet përparësi fakteve dhe të vërtetës mbi indinjatën apo misionin e çfarëdo natyre qoftë”

Adriatik Kelmendi: Procesit gjyqësor ngadalë po i afrohet fundit; a shpresoni ende se gjykata dhe ky panel do të nxjerrë vendim bazuar në fakte dhe e jo të dirigjuar me direktiva politike?

Hashim Thaçi: Tani që procesi gjyqësor është në fazë të rëndësishme kohore dhe substanciale, shpresoj të jetë i drejtë, transparent, jo i mbyllur, jo keqinterpretues dhe i çliruar nga çdo paragjykim dhe i gabimeve potenciale. Qytetarët e Kosovës presin dhe duan detyrimisht që Dhomat e Specializuara të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në vendimmarrjen e tyre.

Të respektohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile. Qytetarëve në Kosovë, por dhe opinionit ndërkombëtar, mediave të lira, shoqërisë civile, organizatave të të drejtave të njeriut duhet t’iu krijohet mundësia ta shohin këtë proces gjyqësor për t`i besuar të vërtetës dhe vetëm të vërtetës të bazuar në fakte dhe jo në keqkonceptime. Edhe në këtë gjykatë duhet t`u jepet përparësi fakteve dhe të vërtetës mbi indinjatën apo misionin e çfarëdo natyre qoftë.

“Hendikepi i kësaj gjykate është mungesa e një mekanizmi kujdestarie legjislativ, që me përpikëri do të zhvendosnin barometrin në favor të fakteve reale e jo pretenduese apo imagjinare”

Adriatik Kelmendi: Si e shihni rolin e Gjykatës Speciale në të ardhmen e Kosovës? A mendoni se do të ndikojë në besimin qytetar ndaj drejtësisë ndërkombëtare?

Hashim Thaçi: Hendikepi i kësaj gjykate është mungesa e një mekanizmi kujdestarie legjislativ, që me përpikëri do të zhvendosnin barometrin në favor të fakteve reale e jo pretenduese apo imagjinare. Faktet duhet të vlerësohen sipas bindjes juridike dhe jo të interpretohen sipas dëshirës apo përcaktimit paraprak.

Çdo vendimmarrje në emër të drejtësisë me besim, bindje apo legjitimitet të lëkundur apo të humbur qytetar, në çdo vend dhe shoqëri demokratike, gjithmonë është dhe mbetet i diskutueshëm dhe i kompromitueshëm.

Mbetet i gjykueshëm dhe shembull për studiuesit në historinë e drejtësisë, se çka nuk duhej të ndodhte dhe model se çka nuk duhet të lejohet të ndodhë në të ardhmen në një shtet dhe shoqëri me standarde demokratike.

Mbi Kushtetutën dhe ligjet nuk duhet qëndrojë askush. Mbi këtë parim është edhe vet themeli i krijimit të Bashkimit Evropian, besoj do të respektohet edhe nga DHSK-ja, pra duke njohur dhe respektuar ligjin e nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ndryshimet kushtetuese v.2015 në mënyrë origjinale e jo në mënyrë të dëshirueshme.

“Ndërkombëtarët do duhej të ndreqnin gabimet që ndodhën në këtë proces gjatë viteve të fundit… Dialogu mes Kosovës e Serbisë lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale në vendet përkatëse…”

Adriatik Kelmendi: Këtu në Kosovë kanë ndodhur shumë zhvillime politike, por pak progres. Shtetndërtimi thuajse është paralizuar. A keni pasur mundësi t`i përcjellni këto zhvillime? Nëse po, cili është opinioni juaj?

Hashim Thaçi: Sot kam një raport pothuajse platonik me Kosovën, Shqipërinë dhe më gjerë. Kjo më determinon edhe mungesën e informimit të shpejtë, të saktë dhe të plotë.

Gjendjen atje e vlerësoj, si një qytetar i saj peng, jashtë vendi. Kryesisht i informuar nga mediumet ndërkombëtare. Jetoj në një heshtje të zhurmshme, ku çdo fjalë apo fjali që e dëgjoj apo e lexoj për Kosovën në këtë vetmi më krijon zhurmë, që e gëlltit me frymëmarrje të thellë.

Në tri vitet e fundit bota ka ndryshuar dramatikisht, nuk është më ajo që e kemi jetuar për gati një shek. Kosova do duhej të nxitohet në rikonsolidimin e brendshëm dhe afirmimin ndërkombëtar, e kundërta, mund të ndodhin deformime demokratike dhe ngërç ekonomik.

Se si do të gjejë veten Kosova në këto ndryshime mbetet të shihet. Uashingtoni dhe Brukseli nëse vazhdojnë të punojnë së bashku në raport me Kosovën në katër vitet e ardhshme, duket se mund të jenë më të padurueshme me zyrtarët në Prishtinë. Do të jetë e drejtë apo jo kjo qasje është e diskutueshme – për fat të keq çmimin mund ta paguajnë qytetarët e saj.

Nëse Uashingtoni vazhdon qëndrimin vetëm në mbështetje të Bashkimit Evropian me rol udhëheqës, kjo do të nënkuptonte që vitet e ardhshme do të kalojnë duke u marrë me sanimin e pasojave të pesë viteve të kaluara – vështirë për të bërë diçka për të ardhmen. Është fare e lehtë edhe mundësia e injorimit apo marrjes sa për sy e faqe me Kosovën një lloj menaxhimi të situatës apo krizave lokale. Kjo mund të jetë edhe më me pasoja, vendi mund të kalojë në një fazë të padëshirueshme, të ziej në vorbullën e ujit që nuk lëvizë. Humbja e kohës është çmim i madh për Kosovën.

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi është e domosdoshme. Ndërkombëtarët do duhej të ndreqnin gabimet që ndodhën në këtë proces gjatë viteve të fundit. Ata, me ose pavetëdije, dialogu mes Kosovës e Serbisë lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale në vendet përkatëse, kjo jo që nuk solli përmirësim mes këtyre dy shteteve dhe popujve, por futi përçarje edhe në politikën dhe brenda shoqërive të të dy vendeve. Ky proces mund të ketë sukses veç kur do të ketë agjendë dhe merr kuptim të qartë perëndimor.

Deri para pak vitesh relacionet Kosovë me bashkësinë ndërkombëtare kishin një kthjelltësi monumentale. Sot sikur po ndodhë një zvetënim moral dhe politik.

Marrëveshja e Uashingtonit të zbatohet; roli i SHBA-së i pazëvendësueshëm… BE-ja “sikur po e inkurajon Serbinë të sillet jo mirë me Kosovën”

Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë e shtatorit 2020, do duhej rikthyer për zbatim. Është marrëveshje e mirë ekonomike për të dyja vendet, zbatimi saj herët a vonë do të dërgonte pashmangshëm në njohjen reciproke. Dialogu mes shteteve dhe popujve zhvillohet për të ulur armiqësitë dhe tensionet; në vitet e fundit ndodhi e kundërta. Do të ishte me interes që shqiptaret dhe serbët të keqen mes tyre ta lënë pas.

Roli udhëheqës i Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi është i pazëvendësueshëm.

Bashkimi Evropian është ende jounik për njohjen e shtetit të Kosovës, duket i përgjumur dhe i vonuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Mosgatishmëria e njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, sikur po e inkurajon Serbinë të sillet jo mirë me Kosovën.

Tash duhet punuar shumë për ta merituar anëtarësimin në NATO. Por është jologjike të pretendosh anëtarësim në NATO, me sanksione në fuqi nga Bashkimi Evropian dhe me rezerva të thella nga SHBA-të, sikur aktualisht paraqitet rasti i Kosovës. Për Kosovën çdo aleancë rajonale në rrafshin e sigurisë dhe mbrojtjes, derisa është nën ombrellën e NATO-s, është më tepër se e mirëseardhur. Mosanëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është pasqyra më e kthjelltë – paraqet alarm se ku gjindet Kosova së trajtuari, edhe pse shumica e vendeve anëtare të KE-së e kanë njohur pavarësinë. Për Kosovën ishte rrethanë e favorshme – shto këtu edhe mungesën aktuale të Rusisë dhe disa vendeve jodashamirëse të Kosovës në KE.

Nuk është vërejtur këmbëngulje apo entuziazëm as nga institucionet kosovare në fazën finale, atëherë kur u duk se do të anëtarësohemi, se çka ndodhi dhe pse arsyen e dinë më mirë ata që udhëhoqën këtë proces. Mund të marr parasysh se çka ka ndodhur dhe pse ka ndodhur, por jam i kufizuar të komentoj më shumë në këtë shënim.

Banjska? “Si ndodhi të shfaqen mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës sikur të ishin ‘krushq të lirisë’ e jo atakues të lirisë dhe shtetit?”

Duhet reflektuar pse edhe pas sulmit në Banjskë, Kosova u qortua nga ndërkombëtarët në rrafshin diplomatik dhe medial. Kritikat dhe presioni ndaj Beogradit ishte tepër elegantë. Edhe pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepenc, përsëri fare lehtësisht në mediat ndërkombëtare dhe qendrat vendosëse ngritën dilemën a ishte akt sabotazhi nga Serbia, apo veprim elektoral lokal. Askush nuk mund t`i fuste në lajthitje mekanizmat ndërkombëtarë. Ata e kontrollojnë edhe tokën edhe qiellin e Kosovës. Kosova duhet të bashkëpunojë dhe jo ta befasojë NATO-n dhe SHBA-të. Nuk është e rastësishme që këto ngjarje ndodhën pikërisht kur Kosova ishte në nivelin më të ulët të bashkëpunimit me Perëndimin. Do duhej të ngritet çështja për debat publik, analizë dhe përgjegjësi shtetërore. Pse pikërisht tani u guxua të ndodhin gjëra të tilla? Për 24 vite Kosova nuk ishte ballafaquar me fenomene të tilla.

Kosova kishte në dorë edhe shkopin edhe karotën, si ndodhi të shfaqen mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës sikur të ishin “krushq të lirisë” e jo atakues të lirisë dhe shtetit? Si erdhi deri te kjo ngjarje, vetëm drejtësia në bazë të një hetimi të thellë dhe të gjerë bashkërisht me ndërkombëtarët në një proces transparent mund ta zbardhë të vërtetën. Kosovës e vërteta i duhet më shumë në raport me ndërkombëtarët, sesa për ta kënaqur opinionin publik lokal.

“Është shqetësuese, vetëm dy njohje dhe asnjë anëtarësim i Kosovës në organizatat ndërkombëtare në gati pesë vitet e fundit… (Zyrtarët e Trump) nuk veprojnë pa i vënë dikush në lëvizje… duhet koordinim Prishtinë-Tiranë”

Adriatik Kelmendi: Nga distanca që keni, si do t’i vlerësonit marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, para së gjithash me SHBA-në dhe BE-në?

Hashim Thaçi: Është shqetësuese, vetëm dy njohje dhe asnjë anëtarësim i Kosovës në organizatat ndërkombëtare në gati pesë vitet e fundit. Koha e administratës së presidentit Biden shënon kohë dhe mundësi të humbur për Kosovën.

Rikthimi i Presidentit Trump paraqet mundësi të re të artë për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Trump është i përcaktuar qartë për paqe dhe bashkëpunim mes popujve.

Të rikujtojmë, njohja e parafundit Kosovës i erdhi nga Izraeli, me punën dhe angazhimin e drejtpërdrejt të Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell.

Presidenti Trump e njeh Kosovën, në takimet gjatë mandatit të parë presidencial më ka thënë “Kosova është një vend i mrekullueshëm me popull të shkëlqyer”. Edhe mesazhi i fundit drejtuar popullit të Kosovës me 17 shkurt të këtij viti nga Trump ishte shumë inkurajues. Disa prej zyrtarëve të lartë aktualë në Uashington janë të involvuar për kohë të gjatë me çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ata nuk veprojnë pa i vënë dikush në lëvizje. Në këtë drejtim do të ishte me interes të ndodhte një koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës. Shqipëria po tregohet më efektive.

Sot, bota e trajton Serbinë ndryshe nga koha e konflikteve të ish-Jugosllavisë. Uashingtoni, Brukseli dhe vendet tjera nuk e shohin Beogradin me optikën apo disponimin e Prishtinës dhe e kundërta. Perëndimi sot e shikon Serbinë në nuanca më të theksuara mundësie, përqendrimi dhe investimi ekonomik e ka më pak simpati për të kaluarën viktimizuese të Kosovës. Është më mirë një Serbi në Evropë dhe NATO, por jo pa e njohur Kosovën, kjo do të nënkuptonte më pak ndikim të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. I kemi përjetuar baticat dhe zbaticat e sjelljes së Serbisë në raport me shqiptarët në tërësi apo edhe fqinjët e tyre kroatë, boshnjakë, malazez apo edhe me komunitetet etnike brenda Serbisë.

Mungesa e Rusisë rreth katër vite në tavolinat e qendrave vendimmarrëse botërore, ishte mundësi e pashfrytëzuar nga Kosova. Fatkeqësisht, ora për Kosovën në këtë pikë dita-ditës po ikën. Më herët në çdo rast që është kërkuar nga pala kosovare prezenca e drejtpërdrejt e SHBA-ve në tavolinën e negociatave në Bruksel, Serbia kërkonte këmbëngulësish si balancë prezencën e Rusisë. Kjo ishte e papranueshme për ne dhe partnerët tanë.

Kjo ndodhi, qëkur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së viti 2011, Bashkimi Evropian u ngarkua me rolin e lehtësuesit të negociatave, (si produkt Marrëveshja 2013-2015 në Bruksel, si dhe së fundi deklarata apo marrëveshja shtesë e Ohrit).

Ndërkohë bota është polarizuar si kurrë më parë. Duke shpresuar se Trump i ndihmuar edhe nga evropianët do arrijë paqen mes Rusisë dhe Ukrainës, Lindjen e Mesme dhe vëjë në binarë edhe Iranin.

Rusia kurrë nuk ka qenë inkurajuese për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi e as për integrimin e serbëve në institucionet kosovare. Por, për fat të mirë integrimi ndodhi me sukses të vlerësuar për një dekadë të plotë 2013-2022.

Nga shkurti 2022, SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO dhe aleatët e tyre nuk e kishin nëpër këmbë Rusinë. E dinin çka mendon dhe si vepron për Kosovën. Perëndimi nuk lejonin të bien në lajthitje nga Putin. Por, bota sot nuk është as për së afërmi e bashkuar për Kosovën, sikurse që ishte deri para pak vitesh. Kjo është një e vërtetë e hidhur.

Të kërkohet njohja e Kosovës nga Ukraina dhe Siria

Është tragjike ajo që po vazhdon të ndodhë në Ukrainë. Solidariteti i kosovarëve me kauzën ukrainase është i drejtë. Por, Kosova është rast unikat në historinë diplomatike, humanitare dhe ushtarake botërore. Zyrtarët e Kosovës duhet të kërkojnë nga Zelenski njohjen e Kosovës, e di se nuk është e lehtë tani për tani… do të ishte e shëndetshme për zyrtarët ukraianas që të mësohen me të drejtën kosovare. E pse jo edhe nga autoritet e reja të Sirisë. Një kohë diku kah vera e vitit 2008, Asadi kishte deklaruar nuk mund ta njohin Kosovën sepse hidhërohet Rusia. Tani gjërat kanë ndryshuar krejtësisht; kemi autoritete të reja në Damask, Rusia nuk ka çka hidhërohet, sepse Asad është larguar edhe vetë nga Siria, influenca e Iranit e rrëzuar. SHBA-të, BE-ja, Turqia dhe Izraeli do ta mirëprisnin një vendimi pozitiv për Kosovën. Lehtësimi i takimit nga president Erdogan në Antalya në muajin prill mes presidentëve të Kosovës dhe Sirisë ishte veprim shumë i qëlluar.

Për një dekadë të tërë ishte temë tabu edhe njohja nga Izraeli; bile isha këshilluar edhe nga dy administrata amerikane Obama-Biden një dhe dy që të mos i “ngushtoja” zyrtarët e Tel-Avivit për çështjen e njohjes së Kosovës, me arsyetimin “e kanë barrë Palestinën”. Nga ana tjetër autoritet palestineze vend e pa vend çdo rast që u jepej deklaroheshin agresivisht kundër pavarësisë së Kosovës. Ishte krijuar rrethanë paradoksale.

Trump ishte ai që theu këtë tabu. Por nga ai moment çështja e njohjeve të reja ngriu.

Duhet qartësuar as në rrafshin faktik e as në atë gjeostrategjik, Kosova nuk është Ukrainë as Serbia nuk trajtohet nga bota si Rusi. Të krahasosh Kosovën me Ukrainën është qesharake, ndërkohë që Serbia është vendi nga rajoni që më së shumti e furnizoi me logjistikë luftarake Ukrainën. Kjo çështje për Serbinë nuk ishte vetëm komerciale, por ishte strategjike me dijeninë – lejen perëndimore, prandaj nuk është edhe befasi tolerimi i mosvënies së sanksioneve nga Serbia kundër Rusisë.

Nga konflikti Rusi – Ukrainë, Rusia u sanksionua nga Perëndimi.

Nga ngërçi në dialogun e Brukselit, masa ndëshkuese u nxorën kundër Kosovës e jo Serbisë.

Ne retrospektivë, Rambuje 1999 dhe Vjenë 2005-08, ndodhi e kundërta.

Kujto këtu edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në korrik 2010.

Kosova u tregua e përgjegjshme, ishte në anën e drejtë të historisë, u vlerësua dhe trajtua meritueshëm nga Perëndimi.

Unë besoj, mirënjohja e popullit të Kosovës për Perëndimin është e rrënjosur thellë dhe e përjetshme, mosmirënjohja do të ishte e meta më e madhe morale me pasoja për shtetin.

“Nuk do të çuditesha… që Brukseli për Serbinë, ta përvijojë në mënyrë elegante standardin apo kushtin për njohjen e Kosovës si parakusht për anëtarësimin në Bashkim Evropian”

Bashkimi Evropian do të jetë i hapur për palët, vetëm me sjellje dhe veprime evropiane e jo pickuese ballkanase. Kjo do të ishte rruga normale. Por, nuk do të çuditesha dhe befasohesha me trendin e zhvillimeve aktuale, që Brukseli për Serbinë, ta përvijojë në mënyrë elegante standardin apo kushtin për njohjen e Kosovës si parakusht për anëtarësimin në Bashkim Evropian. Brukseli do duhej gjejë rrugën më të shpejtë dhe efikase të evropianizimit të gjithë Evropës.

Znj. Kallas i kupton këto gjëra shumë mirë, varet sa do të ketë përkrahje nga shtetet anëtare të BE-së si përcaktuese të orientimit dhe dinamikës së politikave zgjeruese të BE-së.

Duket qartë që edhe ndryshimet presidenciale në SHBA e gjetën Serbinë më të përgatitur sesa Kosovën.

Dikush në Prishtinë do duhej të mendojë racionalisht dhe strategjikisht për këtë.

Janë të pajustifikueshme të ndodhin sanksionet e Brukselit, kjo ka sjellë një ambient të gjithanshëm negativ në raport me Kosovën.

“Është jetik për shtetin e Kosovës rikthimi i serbëve në institucionet lokale, qeveri, parlament, polici, sistemin e drejtësisë, shëndetësi, arsim etj.”

Është jetik për shtetin e Kosovës rikthimi i serbëve në institucionet lokale, qeveri, parlament, polici, sistemin e drejtësisë, shëndetësi, arsim etj. Vetëm integrimi i tyre nënkupton sukses për Kosovën, gjithçka tjetër do të ishte dështim i brendshëm me pasoja për integrimet euroatlantike.

Zëvendësimi i integrimit me çfarëdo mekanizmi autonom nuk do të jetë as më shumë e as më pak sesa një “Republika Serbska”. Rintegrimi i serbëve është edhe obligim kushtetues, ligjor dhe qytetar. Tash po afrohen zgjedhjet lokale institucionet e Kosovës shpresoj të bëjnë çmos për një dialog me komunitetin e serbëve për inkurajimin e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje. Ata duhet të udhëhiqen nga njerëzit e tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Kur ende duket se janë në veprim të përbashkët përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së, Anglisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë do duhej të ndodhte progresi.

Një angazhim kaq dinamik i faktorëve ndërkombëtar ndodhë rrallë për ndonjë vend apo rajon. Është mundësi unike, ndoshta në të ardhmen edhe mund të lëkundet.

“Politika kosovare nuk duhet të jetë përpëlitëse. Shteti ynë nuk duhet të lejojë të vetëzhvlerësohet… Me ide të vjetra nuk mund të ndërtohen rrethana të reja”

Vetmia eventuale për një shtet apo shoqëri qoftë edhe e përkohshme përcillet me pasoja, është e rrezikshme. Politika kosovare nuk duhet të jetë përpëlitëse. Shteti ynë nuk duhet të lejojë të vetëzhvlerësohet.

Duhet të vazhdojnë rrugëtimin e tri dekadave të fundit atë të rikthimit dhe ringritjes së identitetit tonë me qytetërimin perëndimor. Edhe mund të ketë mbetur ende erë, mjegull dhe myk i mentalitetit jozhvillimor apo paragjykimit në raport me Perëndimin, megjithatë gjërat do duhej të kthjellen më shpejt. Me ide të vjetra nuk mund të ndërtohen rrethana të reja.

Jam fundamentalisht optimist për të sotmen dhe të ardhmen. Shpresa më ka përjellur gjithë fazat e jetës sime, nuk më ka braktisur as sot, në veçanti për një të burgosur nuk venitet kurrë. E keqja e përjetuar deri në fund të shek. të kaluar për qytetarët e Kosovës do të mbetet në kujtesë historike. Jam i bindur, kohët e mira për Kosovën janë para.

“Transformuam shprehinë e heshtjes, ankesës, dëshpërimit, vajtimit në masë të theksuar edhe dorëzimit përballë gjendjes së keqe, me ngritje të zërit, optimizmit, dinjitetit dhe veprimit me besim në fitore”

Adriatik Kelmendi: A mendoni se gjeneratat e reja sot e kuptojnë plotësisht rolin tuaj dhe bashkëluftëtarëve tuaj për vendin? Apo a mos po tentohet të rishkruhet në mungesë tuajën edhe historia e Kosovës?

Hashim Thaçi: Si student kam përfaqësuar vizionin se pa LIRI nuk mund të ndërtonim DEMOKRACI. Nuk mund të flitej për paqe pa liri. Pa liri nuk kishte vlerë asgjë. Jeta po humbiste çdo kuptim. Të pretendosh të sillesh i lirë ku mungon paqja ishte vetëmashtrim, madje edhe djallëzi.

Kam qenë përcaktuar për fitore dhe paqe, jo të pajtohem me diskriminimin në paqe të rrejshme në dëm të fitores së vërtetë. Jam treguar jokonformist. Njerëzit nuk kishin frikë, por po adaptoheshin me status-quo të shpresës së rrejshme, sikur gjërat do të vetërregulloheshin. Për veten time mendoja se e dija kah po shkoja dhe kisha qëllim. Me bindje politike jam formuar përtej ndikimit të ambientit që na rrethonte. Rezistenca jonë e ka formësuar rrethin shoqëror dhe ka lidhur faktorët përcaktues me kauzën tonë.

Kam qenë në kërkim të rrugëve për ndryshimin dhe krijimin e faktorëve dhe rrethanave të reja – më të favorshme për vendin. Ishte rruga me e vështirë dhe rrezikshme që njeriu kosovar mund ta zgjidhte. Na mungonin mjetet por idenë e kishim të mirë, qëllimin e qartë, vendosmërinë e palëkundur. Mënyra e zbatimit të qëllimit tonë u tregua impresionuese dhe bashkuese për gjithë kombin si asnjëherë më parë. Qëllimi ynë aq sa ishte i drejtë ishte edhe civil dhe human. Gjatë rrugëtimit kishim plot arsye të ndiheshim hezitues, të lëkundur e në momente të caktuara edhe të dëshpëruar; ishte rrugë me plotë gjemba e pengesa të njohura e të panjohura. Sfida më madhe ishte thyerja e tabusë, se a mund të realizonim lirinë e plotë, shumica dërmuese njerëzve e dëshironin dhe punonin, por nuk arritën ta bindin veten se mund të bëheshim të pavarur pas rreth gati një shekulli robëri dhe dhune. Në momentin që arritëm të fitonim betejën me vetën tonë, triumfi ishte i paevitueshëm dhe i sigurt. Kështu ndodhi kthesa më e madhe politike në historinë tonë. Ideja e lirisë u shndërrua në mision qytetar.

Deri në vitet e rezistencës aktive posedonim si popull trashëgimi të përpjekjeve, sakrificave dhe viktimizimi, por jo trashëgimi fituesi, tani duhej të fitonim. Qëllimi i lirisë ishte i madh dhe i drejtë. Atë që imagjinonim besonim se mund ta realizonim. Ideja e lirisë së Kosovës kishte tejkaluar kufijtë mentalë lokalë, gjeografikë dhe politikë të Kosovës. Ide që për herë të parë dëgjohej me simpati dhe interes edhe nga ndërkombëtarët. Transformuam shprehinë e heshtjes, ankesës, dëshpërimit, vajtimit në masë të theksuar edhe dorëzimit përballë gjendjes së keqe, me ngritje të zërit, optimizmit, dinjitetit dhe veprimit me besim në fitore.

Suksesi i Kosovës është i pakthyeshëm dhe i papërsëritshëm.

“Duhet ndarë mandatet qeveritare të kujtdo qoftë nga historia e lirisë së Kosovës… Historia e lirisë së Kosovës në rrafshin e brendshëm ka vetëm një pronar – ai është populli e jo individi si i veçuar”

Tregimet e historisë së Kosovës nuk ka nevojë të magjepsin, mitizohen, të ngjyrosen apo edhe fshihen; e kanë të vërtetën dhe realitetin, kujtimet reale dhe drejtësinë. Kujtimet krenare të popullit tonë, nuk mund t`i ndryshojnë pavarësisht nga pretendimet për zbehjen, ndryshimin apo edhe mallkimin të nxitura nga kushdo, as nga sajesat në sallat gjyqësore. Dija e shoqërisë për realitetin e së kaluarës mund të keqpërdoret me keqinformime, keqinterpretime, por nuk mund të mundet nga injoranca, naiviteti apo çfarëdo tendence tjetër.

Rrëfimet historike nuk duhet të ekzagjerohen apo minimizohen sot, e të bëhen të dëmshme për shoqërinë nesër. Ky proces do të përcillet nga një transformim normal historik dhe qytetar. Vlerat sociale si të çdo populli gjatë fazave të ndryshme ndryshojnë dhe evoluojnë. Është një realitet me kompleksitetet e veta rreth të vërtetës dhe fakteve, pastaj duhet marre parasysh emocionet, vuajtjet, mëritë, dëshirat dhe kënaqësia e njerëzve të gjeneratave të ndryshme. Ne nuk paraqesim përjashtim, këto fenomene i kanë përcjellur edhe kombet me traditë në dije dhe të emancipuar në rrafshin kulturor, social apo edhe politik. Por, e vërteta është dhe mbetet më e fuqishme se mashtrimi.

Jemi vendi dhe shoqëria me historikun universitar më deficitar në Evropë – rreth vetëm 55 vjet, rreth tri dekada liri dhe historik shtetëror 17-vjeçar. Edhe historia shqiptare është përcjellur dhe në përmasa të caktuar edhe ndërtuar, për çka edhe kemi pasur nevojë nga mite, gojëdhëna apo folklor. Por, sot për gjithçka ekzistojnë faktet, akterët dhe realitetet e jetuara e pothuajse edhe të shkruara.

Duhet ndarë mandatet qeveritare të kujtdo qoftë nga historia e lirisë së Kosovës. Njerëzit e çmuar e bëjnë historinë, ata me pikëpyetje përpiqen ta menaxhojnë apo kontrollojnë, por këto përpjekje konsumohen shpejt. I tretën koha. Historia e lirisë së Kosovës në rrafshin e brendshëm ka vetëm një pronar – ai është populli e jo individi si i veçuar.

Për veten time, nuk kam qenë vetëm ëndërrimtar i ëndrrave, por kam qenë edhe njeri i punës për realizimin e qëllimit. Jam krenar me të kaluarën, por jo nostalgjik, jetoj për të ardhmen.

“Duhet pasur kujdes, mjafton që individë të një brezi ta gangrenizojnë shtetin dhe shoqërinë me pasoja dekadash për shërim civil dhe shtetëror. Nuk duhet lejuar që për agjenda afatshkurtra të cenohet qëllimi gjeopolitik afatgjatë”

Edhe para vitit 1999 nuk është ndalur asnjëherë rezistenca, por kurrë në histori nuk kemi vendosur për veten tonë. Qershori i vitit 1999 shënon për Kosovën vitin zero. Viti i lirisë, drejtësisë dhe demokracisë, i hapur për botën e lirë dhe i mundësive të papërjetuara në tokën e Kosovës. Kosova u ndërtua si shtet nga themeli për fat të mirë me ekspertizën më të avancuar perëndimore.

Të vëjë në lëvizje në mbështetje të lirisë së një populli rreth 2 milionë qytetarësh (shumica të përkatësisë së besimit islam) SHBA-të, NATO-në, BE dhe vendet tjera demokratike, fillimisht dukej mision i pamundur. Ishte angazhim kolosal shumëdimensional – mrekullia ndodhi.

Prandaj duhet pasur kujdes, mjafton që individë të një brezi ta gangrenizojnë shtetin dhe shoqërinë me pasoja dekadash për shërim civil dhe shtetëror. Nuk duhet lejuar që për agjenda afatshkurtra të cenohet qëllimi gjeopolitik afatgjatë. Shtetin duhet ta forcojmë për të drejtën dhe të mirën tonë, e jo në urrejtje ndaj askujt.

Lirinë e fituar dhe shtetin e ndërtuar duhet trajtuar shumë seriozisht.

Kujtojmë, tragjeditë më të mëdha shqiptare ndodhën në periudhën e katrahurave të luftërave botërore, luftërave ballkanike ,në gjysmën e parë të shek. të kaluar dhe gjysmën e dytë të ndarjes së botës në bipolaritet, ku për fatin tragjik, edhe pse në shtete të ndryshme, hapësira ku jetojnë shqiptarët dhunshëm u vunë nën ndikimin e të keqes komuniste. Krizat botërore e as rajonale nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë në favor të shqiptarëve.

Kosova fitoi kur bota kishte arritur maksimumin paqësor të shek. 20.

A do t’i rikthehet politikës? “Shërbimi publik është jeta ime”

Adriatik Kelmendi: A ju mungon sot ajo që ju do të dëshironi të bënit, duke përfshirë edhe involvimin aktiv në politikë?

Hashim Thaçi: Nuk më mungon aktiviteti politik, ndoshta as unë politikës. Megjithëse politika si zanat është shumë e mirë. Edhe pse sot paguaj çmim politik, mua më pëlqen dhe e dua. Politika në njëfarë mënyre është edhe obligim qytetar, përderisa merr pjesë në votime apo edhe duke mos marrë pjesë fare në votim, deshe apo nuk deshe, njerëzit e politikes janë ata që marrin vendime për individin, kolektivitetin dhe vendin. Edhe nëse nuk merresh me politikë, politika ndikon në jetën e secilit. Të rinjtë dhe jo vetëm, duhet të merren e jo të jenë spektatorë apo komentatorë për fenomenet shoqërore vetëm përmes aktivizimit mund t`i ndryshojnë dhe udhëheqin gjërat që duan. Duke u bazuar edhe në përvojën personale, vlerësoj dhe çmoj shumë qytetarin kosovar për kodet etike dhe mençurinë politike – di kur të besojë dhe përkrahë një projekt politik, por edhe di kur të abstenojë, apo edhe ndëshkojë me votën e tyre. Qytetarin kosovar nuk mund ta mashtron askush, e ka shumë të kultivuar sensin politik. E ka mësuar më shumë nga zori, sesa nga amfiteatrot universitare.

Unë për veten time, përmes politikes dhe diplomacisë kam bërë gjërat më të mira për vendin. Politika kosovare në tri dekada, nga fillimi i viteve 1990-a, ishte në anën e së mirës, tolerancës, dialogut, paqes dhe zhvillimit. Është i vulosur fakti historik se Liria dhe shteti i Kosovës mbi të gjitha janë fitore politike dhe diplomatike, por ky sukses nuk do të arrihej kurrë pa aktivizimin e forcës fizike qytetare në terren. Do të trajtoheshim nga ndërkombëtarët vetëm në nivel të shqetësimit ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave dhe lirive njerëzore. Kjo e dhënë nuk e shqetësonte fare S. Millosheviqin.

Prandaj, rezistenca nuk ishte ndjenjë e shpërthimit emocional, apo e ndonjë pretendimi aventure heroike – LIRIA dhe PAVARËSIA ekskluzivisht ishin nevojë ekzistenciale dhe qëllim politik me standarde demokratike e formësuar qartësisht.

“Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës”

Adriatik Kelmendi: Kur ju do ta rifitoni lirinë, krahas ribashkimit familjar, çka do donit të bënit?

Hashim Thaçi: Rikthimi në familje është i pasfidueshëm. Sa i përket gjërave tjera do bëje angazhim që buron nga pasioni im. Do bëj atë që më do zemra. Jeta politike nuk paraqet preokupim dhe nuk më mungon. Jam i tejpërmbushur; kam qenë lider studentor, luftëtar lirie, shef opozite për vite, disa herë kryeministër, zv.kryeministër, ministër i jashtëm dhe President. Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës. U përkulem gjithmonë qytetarëve të Kosovës për besimin që më dhanë për mbi dy dekada. Nuk paraqes garuesin e as rrezikun politik për askënd. Por, shërbimi publik është jeta ime.

Adriatik Kelmendi: Si e shihni perspektivën personale dhe politike pas këtij procesi gjyqësor, pavarësisht nga vendimi?

Hashim Thaçi: E ritheksoj, perspektivën personale e kam të lidhur krejtësisht me familjen. Sa i përket relacionit me politikën, mund të them me siguri të plotë – nuk do të pretendoj të rikthehem shtigjeve dhe rrugëve që i kam kaluar. Kam në mendje ide në perspektive, por asnjëra nga ato nuk lidhen me politikën. Çdoherë do të jem në përkrahje të njerëzve dhe projekteve të mira. Nuk kornizohem politikisht. Gjithmonë e shfaq respektin maksimal për bashkudhëtarët me të cilët kaluam ballafaqime e shënuam suksese për të cilat ndihem shumë i nderuar. Do bëjë gjëra që i mungojnë dhe i duhen Kosovës.

“Deri para pak kohësh, ishim shtet dhe popull në ngritje, duke u respektuar nga të gjithë. Sot duhet patur kujdes të mos i ngatërrojmë punët vetvetes”

Adriatik Kelmendi: Cili do të ishte sot porosia kryesore juaja për qytetarët e Kosovës?

Hashim Thaçi: Mesazh nga qelia, nuk e di a do të ketë kuptim, se di sa do të jetë i qëlluar apo edhe a do ta dëgjojë apo lexojë kush? Por meqë keni kërkuar, do shfaq në forme mendimi.

Edhe sot përcjell dashuri për bashkëkombësit kudo që jetojnë. Respekt për partnerët ndërkombëtar, me të cilët bashkërisht siguruam dinjitetshëm ekzistencën, mbijetuam dhe arritëm qëllimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Deri para pak kohësh, ishim shtet dhe popull në ngritje, duke u respektuar nga të gjithë. Sot duhet patur kujdes të mos i ngatërrojmë punët vetvetes – mendimi im është të rritet uniteti shtetformues dhe qytetar dhe me shumë besim në rrugëtimin dhe vlerat euroatlantike.

Në Kosovë “të ketë më shumë dashuri për shtetin dhe popullin”, në Shqipëri “Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”

Adriatik Kelmendi: Çfarë mesazhi do t’u dërgonit liderëve aktualë të Kosovës, për shtyrjen përpara të vizionit tuaj për shtetin?

Hashim Thaçi: Ripërsëris shpreh vetëm opinion, të ketë më shumë dashuri për shtetin dhe popullin, më shume dialog, tolerancë, bashkëpunim, respekt për njeri tjetrin. Dallimet politike do duhej t`i shndërrojnë në motiv për punë më cilësore, shteti mund të ndërtohet fuqishëm edhe ndërkundërshti, por këto kundërshti të kuptohen dhe respektohen si garë për punë më të mirë, e jo për të penguar njëri-tjetrin, duke e paguar çmimin Kosova. Liderët janë të përkohshëm. Kosova është e përjetshme.

Shqipëria! Pas tri dekadash me ngritjet dhe rëniet e veta, Shqipëria po e përmbyll në mënyrë mbresëlënëse tranzicionin demokratik.

Sot, Shqipëria është një vend i respektuar dhe i besueshëm nga bashkësia ndërkombëtare. Është nder kur shihje Shqipërinë të udhëhiqte takimet e Këshillit të Sigurimit, me agjendë të koordinuar me SHBA-të dhe fuqitë tjera perëndimore. Shqipëria e zhveshi para botës agresionin rus në Ukrainë.

Shqipëria e mbështeti, mbrojti dhe afirmoi fuqishëm dhe dinjitetshëm shtetin e Kosovës.

Shteti i Kosovës duhet t`i kontribuojë fuqizimit të Shqipërisë, e jo ngatërrimit të saj në rrugën evropiane. Shqipëria të mos kuptohet dhe trajtohet me mentalitet të lagjes së një cepi kombëtar, por në rrafshin gjeopolitik, ashtu siç edhe është shtet i respektuar anëtar i NATO-së.

Sot, roli i Shqipërisë në rajon është lider në iniciativa për paqe dhe zhvillim.

Shqipëria me gjithë vështirësitë ka rienergjizuar konsolidimin e institucioneve demokratike, po i fuqizon reformat në politikë, drejtësi dhe ekonomi. Me këtë ecje është në rrugë të sigurt dhe të shpejt për anëtarësim në Bashkim Evropian.

I mbetet vetëm standardizimi evropian.

Shih vonesat që po i ndodhin Serbisë, Mali të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë… të gjithë ishin para Shqipërisë, ndërruan pozicionet. Shqipëria po udhëheq bindshëm rrugëtimin evropian nga vendet e rajonit.

Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, zotimi i Kryeministrit Rama për të organizuar Samitin e NATO-s në Tiranë në 2027 është impresiv dhe historik, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria në vetëm pak vite më parë nga një shtet i përçmuar dhe i tallur nga shumë anë, sot është shndërruar adresë – shembull i mirë i ndërtimit të historisë euroatlantike.

Vrullshëm Shqipëria po bëhet atraktive. Është fantastike, të lexoj artikuj apo shoh dokumentarë në mediumet më prestigjioze të botës për impresionin e turizmit historik-kulturor, bregdetar, malor, me plot bukuri dhe mundësi të reja.

Të gjithë këta faktorë dhe të tjerë e kanë bërë Shqipërinë më të qasshme, më komode e më konkurruese.

Pengesa e vetme për vonesat eventuale për një të ardhme të shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën mund të jenë vetëm shqiptaret.

Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore.

Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim.

Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve./Klan Kosova

The post ‘Më morën vitet më të bukura të jetës’/ Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Më shkëputën pa të drejtë nga familja appeared first on iconstyle.al.

Tomorrowland 2025: Arrestime për drogë dhe përdhunim

By: gaze tare
25 July 2025 at 10:41

Fundjava e parë e Tomorrowland 2025 rezultoi gjithçka përveç rutinës për autoritetet lokale, pasi përveç zjarrit të madh dhe shkatërrues në skenën kryesore të festivalit të muzikës elektronike, ajo u shënua edhe nga dhjetëra arrestime dhe gjoba për përdorim dhe posedim droge dhe vepra të tjera të rënda penale.

“Nuk ishte një fillim i lehtë”, tha zëdhënësi i policisë Joris Van Camp, duke iu referuar hetimeve për një zjarr në skenë, një vdekje të dyshimtë dhe madje edhe praninë e dy kriminelëve të dyshuar. “Ashtu si të gjitha shërbimet e emergjencës dhe anëtarët e ekuipazhit, oficerët tanë treguan përkushtim gjatë gjithë fundjavës.”

Sipas medias belge hln.be, autoritetet arrestuan gjithsej 36 persona. Ata bënë 17 arrestime për vepra penale si trafik droge, vjedhje dhe sulm seksual, ndërsa 19 të tjerë u ndaluan për dehje në publik, shqetësim ose akses të paautorizuar. Policia gjithashtu dërgoi një person në gjykatë për një vepër penale seksuale në kampingun DreamVille. Zyra e prokurorit konfirmoi më vonë se një burrë belg 27-vjeçar po përballet me akuza për përdhunim.

Në fakt, që nga e premtja, kur filloi Tomorrowland 2025 i këtij viti, disa video kanë qarkulluar në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, duke treguar oficerë policie me qen të trajnuar posaçërisht duke patrulluar hyrjen e festivalit.

Përveç arrestimeve, policia lëshoi gjithashtu 18 gjoba për pjesëmarrësit në festival, të cilëve u gjetën sasi droge për përdorim personal. Këto gjoba arritën në një total prej 45,900 eurosh.

The post Tomorrowland 2025: Arrestime për drogë dhe përdhunim appeared first on iconstyle.al.

Puthja që ndryshoi gjithçka! Drejtuesja e burimeve njerëzore të Astronomer shihet për herë të parë në publik

By: gaze tare
25 July 2025 at 10:03

Shefja e burimeve njerëzore të astronomëve, Kristin Cabot, është parë për herë të parë që nga skandali i puthjes me kamerat e Coldplay, që çoi në dorëheqjen e saj të enjten.

Kompania e softuerëve konfirmoi se 52-vjeçarja e martuar dha dorëheqjen nga roli i saj, pak më shumë se një javë pasi u kap duke bërë u puthur me drejtorin ekzekutiv të Astronomer, Andy Byron, në një koncert të Coldplay më 16 korrik në Boston.

Ajo dukej më e përqendruar në shëndetin e bimëve të saj sesa në martesën e saj kur u pa për herë të parë në shtëpinë e saj prej 2.2 milionë dollarësh të mërkurën. Fotot ekskluzive të Daily Mail e tregojnë ish-kryetaren e People, e vetme dhe e trishtuar, ndërsa ujitte lulet dhe shkurret në lëndinën e pronës së saj dykatëshe me katër dhoma gjumi në Rye, New Hampshire.

Kristin nuk ishte parë publikisht që nga incidenti viral deri më tani.

Ajo u fotografua pa unazën e martesës, të cilën e kishte parë ta mbante edhe më parë në fotot e rrjeteve sociale, por mungonte dukshëm gjatë paraqitjes së saj.

 

The post Puthja që ndryshoi gjithçka! Drejtuesja e burimeve njerëzore të Astronomer shihet për herë të parë në publik appeared first on iconstyle.al.

Fotot nga festa e 56-vjetorit e Jennifer Lopez në Turqi

By: gaze tare
25 July 2025 at 09:55

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 56-të me një paraqitje glamuroze në Turqi. Ylli me famë ndërkombëtare zgjodhi Antalian për të festuar këtë ditë të veçantë, duke postuar foto nga festa e saj në rrjetet sociale dhe duke falënderuar fansat e saj për urimet që mori.

“Ditëlindja. Antalia, Turqi. Çfarë dhurate e çmuar jeni të gjithë! Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja të mrekullueshme për ditëlindje“, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj, duke u dukur e emocionuar nga dashuria që mori.

Në fotot që ndau, Lopez dukej duke shijuar festën e ditëlindjes, ndërsa në një video binte në sy torta e saj me tre kate. Këngëtarja u argëtua me të ftuarit e saj, ndërsa kërceu pa pushim, duke festuar në një ambient të veçantë të organizuar posaçërisht për të.

Shihni postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

The post Fotot nga festa e 56-vjetorit e Jennifer Lopez në Turqi appeared first on iconstyle.al.

Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

By: gaze tare
25 July 2025 at 09:30

Një ditë e trishtë për fermeren e njohur Elinara Shehu, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Në një postim emocional në Instagram, Elinara ka shprehur pikëllimin dhe dashurinë e thellë për të ëmën.

Engjëll në tokë e në qiell, e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe, pulbardha ime!” – shkruan ajo mes dhimbjes.

Postimi ka prekur zemrat e shumë ndjekësve që kanë reaguar me ngushëllime dhe fjalë mbështetëse në komente.

The post Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit appeared first on iconstyle.al.

Sot kulmi i valës afrikane, temperatura deri në 43 gradë celcius

By: gaze tare
25 July 2025 at 08:30

Dita e Premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 43 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Titanë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri pritet të shënojë nga 42 – 43 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 43°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit dhe zona të izoluara të qarkut Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Sot kulmi i valës afrikane, temperatura deri në 43 gradë celcius appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 25 korrik 2025

By: gaze tare
25 July 2025 at 07:51

Dashi
Sot do të kesh një rol të rëndësishëm, duke shërbyer si urë lidhëse midis dy ideve të kundërta. Sjellja juaj do të ngatërrojë njerëzit që keni përreth. Vendimet e guximshme lidhur me investimet duhet të bëhen në një ditë tjetër.
Demi
Mund të jetë vështirë të përshtatesh me rrethanat e ditës. Nuk do të jetë e lehtë të gjesh përqëndrimin e duhur ditën e sotme duke mos qenë produktiv, por mos u shqetëso për këtë. Thjesht bëj më të mirën e mundshme.
Binjakët
Lëre krijimtarinë të rrjedhë lirshëm. Në fantazitë e tua ka më shumë të vërteta sesa mendon. Do të bësh përparime të mëdha në karrierë nëse thjesht lejon imagjinatën të të udhëheqë. Tani është koha të sjellësh në jetë këto ide të mrekullueshme. Mos hiq dorë!
Gaforrja
Një ide e re shfaqet për problemet e vjetra. Kjo vjen nga një burim i pazakontë, prandaj jepi vëmendje të gjithëve dhe kushtoji rëndësi mënyrave të ndryshme të të menduarit për ta kuptuar. Nuk do të jetë e dukshme për këdo, prandaj ji i kujdesshëm.
Luani
Dikush që më parë mund të ketë refuzuar idetë e tua, tani po i rishikon ato. Ky përparim i rëndësishëm ka gjasa të hapë mundësi të mëdha për karrierën tënde. Tregohu i sinqertë teksa shpreh idetë e tua. Kjo do të të çojë shumë larg.
Virgjëresha
Do të mundohesh të sjellësh ide të reja sot në punë duke ndihmuar edhe me teknika inovative. Do të vëresh se edhe pse të tjerët janë kapur fort pas zakoneve të tyre, ata do të të kushtojnë vëmendje.
Peshorja
Sot mund të të vinë mendime rebele në kokë. Mund të përballesh me situata të pakëndshme në punë. Sigurohu që arsyet e tua të jenë të forta para se hedhësh në diskutim një çështje të caktuar.
Akrepi
Mundohu t’i mbash në mendje idetë e tua para se t’i harrosh ato.
Qëndroni të qetë sot. Është parashikuar një rritje e lehtë e të ardhurave nga investimet e kaluara. Nëse planifikoni të keni një feste, mos neglizhoni miqtë tuaj më të mirë.
Shigjetari
Do të përballesh me kundërshti të papritur ditën e sotme. Mos lejo që kjo të të shqetësojë. Me shumë gjasa, mund ta përshtatësh një mënyrë të re në rutinën tënde të përditshme. Bëj durim derisa gjithçka të shkojë ashtu siç ju e keni menduar.
Bricjapi
Krijimtaria ka shumë anë të ndryshme, dhe ti je në një pozicion të shkëlqyer për t’i bashkuar këto aspekte dhe të krijosh vërtet diçka të jashtëzakonshme. Bashko traditat e vjetra me teknikat e reja. Bëni kujdes në vendin tuaj të punës!
Ujori
Dikush i cili mendove se ishte në anën tënde, papritmas duket se po bashkohet me kundërshtarin. Kupto se jo gjithçka është aq e thjeshtë sa duket. Nuk përjashtohet mundësia e një darke romantike me një përson të veçantë, të cilin e ndjeni pranë jush.
Peshqit
Nuk do të jetë shumë e lehtë sot të dallosh të vërtetën nga fantazia. Nuk do të jeni në formë si fizikisht ashtu edhe psikologjisht. Merrni kohën e duhur për tu qetësuar.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 25 korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

Jennifer Lopez ndahet nga BMG pas dështimit të albumit të fundit

By: gaze tare
24 July 2025 at 23:10

Jennifer Lopez nuk do të vazhdojë më me shtëpinë diskografike BMG. Pas publikimit të albumit “This Is Me… Now” në fillim të vitit, që nuk arriti suksesin e pritur, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Albumi u rendit vetëm në vendin e 55-të në top-listat britanike dhe u cilësua si zhgënjyes në shitje. Sipas mediave britanike, J.Lo ka vendosur të veprojë si artiste e pavarur dhe tashmë e ka publikuar këngën e re “Birthday” përmes një labeli më të vogël.

Pavarësisht sfidave, këngëtarja duket e vendosur të vazhdojë me projekte të reja muzikore, ndërsa vetëm pak orë më parë magjepsi publikun në një performancë në Turqi, pikërisht në ditëlindjen e saj të 56-të.

The post Jennifer Lopez ndahet nga BMG pas dështimit të albumit të fundit appeared first on iconstyle.al.

Real Madrid shënjestron Rodrin me ofertë marramendëse, rikthim në kryeqytet për 100 milionë paund?

By: gaze tare
24 July 2025 at 22:39

Real Madrid është gati të trazojë merkaton me një goditje të bujshme: 100 milionë paund për Rodrin! Ylli i Manchester City-t është bërë objektivi kryesor i trajnerit të ri, Xabi Alonso, pas disfatës së dhimbshme të “Los Blancos” ndaj PSG-së në Kupën e Botës për Klube.

Rodri shihet si njeriu që mund të rikthejë balancën në mesfushën madrilene, pjesa ku Alonso beson se ekipi “u thye” në ndeshjen kundër kampionëve të Francës. Edhe pse Pep Guardiola e konsideron mesfushorin si të pazëvendësueshëm, Real Madrid mendon se oferta prej 100 milionësh mund të tronditë City-n, sidomos duke pasur parasysh dëmtimet e fundit të spanjollit.

29-vjeçari, i cili u largua nga Atletico drejt Anglisë gjashtë vite më parë, mund të jetë i tunduar nga ideja e një rikthimi në vendlindje dhe te një klub me ambicie të reja. Nëse marrëveshja mbyllet, do të ishte një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere dhe një mesazh i qartë se epoka e Alonso-s në Madrid po nis me ambicie të mëdha.

The post Real Madrid shënjestron Rodrin me ofertë marramendëse, rikthim në kryeqytet për 100 milionë paund? appeared first on iconstyle.al.

“E çuan te mjeku për të justifikuar vdekjen” – Detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Frashër të Fierit

By: gaze tare
24 July 2025 at 22:24

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama nga vajza e tij, Emanilda Rama, në fshatin Frashër të Fierit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të jetë planifikuar paraprakisht nga nënë e bijë.

Pak ditë para krimit, ato e kishin dërguar viktimën për vizitë te kardiologu, duke tentuar të krijonin alibinë e një vdekjeje natyrale. Mësohet se krimi ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa policia u njoftua në orën 01:00 të mëngjesit.

Në deklaratën e dhënë për autoritetet, Emanilda ka pretenduar se i ati kishte rrëshqitur në tualet dhe kishte ndërruar jetë. Më pas, së bashku me të ëmën, e kanë larë dhe veshur trupin e pajetë. Por kur policia mbërriti në banesë, zbuloi mavijosje të dukshme në qafën e viktimës, një detaj që ngriti dyshimet për vrasje.

Dyshimet e para flasin për përdorimin e një teli si mjet mbytjeje. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet zbardhja e plotë e motivit dhe dinamika e kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.

The post “E çuan te mjeku për të justifikuar vdekjen” – Detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Frashër të Fierit appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 24 July 2025Main stream

Çfarë është Tesla Diner dhe pse po flet gjithë LA?

By: gaze tare
24 July 2025 at 21:39

Elon Musk ka hapur zyrtarisht Tesla Diner në Los Angeles, një “diner futurist” me ushqim klasik amerikan, kinema drive-in, 80 karikues elektrikë dhe robotin Optimus që shpërndan kokoshka.

Hapësira prej 9,000 m² përfshin edhe çati me panele diellore dhe shërben automjetet jo-Tesla që përdorin standardin NACS.

Megjithatë, ditët e para shoqëruan probleme me radhë të gjata dhe shërbim të ngadaltë.

Elon Musk e quan Tesla Diner “vendin më të mirë në Los Angeles” dhe planifikon zgjerimin në qytete të tjera nëse projekti pilot funksionon.

The post Çfarë është Tesla Diner dhe pse po flet gjithë LA? appeared first on iconstyle.al.

Nëse nuk ha dot pa parë diçka, mund të jetë një shenjë e fshehur e depresionit

By: gaze tare
24 July 2025 at 21:05

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që gjithmonë kanë nevojë të shikojnë diçka, si seriale, video në YouTube apo TikTok, gjatë kohës që hanë, kanë tre herë më shumë gjasa të shfaqin shenja të depresionit.

Sipas ekspertëve, kjo mund të jetë një mënyrë e pavetëdijshme për të shmangur ndjenjat apo mendimet personale gjatë vakteve. Në vend që të përjetojnë momentin apo të lidhen me njerëzit përreth, shumë e përdorin përmbajtjen digjitale si një “mbështetje” emocionale.

Me kalimin e kohës, kjo sjellje mund të ndikojë edhe në mënyrën si trupi dhe truri e perceptojnë ushqimin, jo më si kënaqësi, siguri apo lidhje, por si një moment bosh që duhet mbushur.

Ky zakon që duket i pafajshëm, mund të jetë një sinjal që dikush po përpiqet të mos përballet me vetveten.

The post Nëse nuk ha dot pa parë diçka, mund të jetë një shenjë e fshehur e depresionit appeared first on iconstyle.al.

Winona Ryder rrëfen dashurinë e fshehtë për Al Pacinon

By: gaze tare
24 July 2025 at 20:15

Aktorja e njohur Winona Ryder ka treguar një histori të pazakontë dhe personale nga e kaluara e saj, duke zbuluar se ka qenë e dashuruar me legjendën e kinemasë, Al Pacino. Në një intervistë për revistën Elle UK, 52-vjeçarja kujtoi momentin kur i shpalli ndjenjat aktorit gjatë xhirimeve të filmit “Simone”.

“Isha 22 vjeçe ose diku aty. Ai më la në vendin ku po qëndroja dhe i thashë: ‘E di, të dua. Jam vërtet e dashuruar me ty’. Ai më pa dhe tha: ‘Oh, zemër, jo’”, rrëfeu Winona me sinqeritet.

Ajo shtoi me ironi se vite më vonë, takoi të dashurën e tij, e cila ishte më e re se vetë ajo në atë kohë. “Unë ende luaj poker me të ndonjëherë,” tha aktorja me një buzëqeshje.

Al Pacino, i cili sot është 85 vjeç, është njohur gjithmonë për lidhjet me gra më të reja. Marrëdhënia e tij e fundit publike ishte me 31-vjeçaren Noor Alfallah, me të cilën solli në jetë një djalë në vitin 2023.

The post Winona Ryder rrëfen dashurinë e fshehtë për Al Pacinon appeared first on iconstyle.al.

Studimet thonë se motra mund të jetë arsyeja pse ke ankth (dhe ndoshta edhe depresion)

By: gaze tare
24 July 2025 at 19:51

Një studim i publikuar në Child Development ka hedhur dritë mbi një aspekt më pak të folur të marrëdhënies mes motrave: ndikimin emocional.

Ndërsa shumë kërkime i japin motrës rolin e ngushëllueses dhe mbështetjes emocionale, studimi në fjalë sugjeron se marrëdhëniet me konflikte të shpeshta mes motrave, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, lidhen ngushtësisht me nivele të larta ankthi dhe simptoma depresive.

Ekspertët thonë se dinamika mes motrave mund të jetë një “tokë e minuar” emocionale: një ditë qeshni me lot, ditën tjetër nuk flisni për javë të tëra. Dhe ndonëse kjo ndodh shpesh në mënyrë të pavetëdijshme, ndikimi i saj në shëndetin mendor është i vërtetë.

Pra nëse ke ndjerë ndonjëherë që motra jote është si terapi dhe stres në të njëjtën kohë… nuk je vetëm. Shkenca sapo të dha një “justifikim” për gjithë lotët (dhe ulëritjet) e fëmijërisë.

The post Studimet thonë se motra mund të jetë arsyeja pse ke ankth (dhe ndoshta edhe depresion) appeared first on iconstyle.al.

❌
❌