Bregdeti i Durrësi i “pushtuar” nga turistët
Bregdeti i Durrësi i “pushtuar” nga turistët. Në Durrës kanë ardhur për të jetuar qindra familje italiane.
Bregdeti i Durrësi i “pushtuar” nga turistët. Në Durrës kanë ardhur për të jetuar qindra familje italiane.
Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë një moment të veçantë nga karriera e saj në një postim emocional në InstaStory, duke kujtuar fillimet e saj si tekstshkruese.
Ajo ka reaguar ndaj një postimi të faqes së njohur Pop Base, e cila theksonte se pikërisht 15 vite më parë, Bebe Rexha kishte fituar kredencialin e saj të parë si autore teksti në industrinë muzikore, me këngën “Lucifer” të grupit të njohur K-pop, SHINee.
Në reagimin e saj, Bebe shkruan: “Merita ime e parë si tekstshkruese ishte kjo këngë dhe në atë kohë muzika K-pop nuk ishte aq popullore ndërkombëtarisht sa është tani. Mendoj se e kam shkruar kur isha 17 ose 18 vjeç. Doli pak kohë pasi e shkrova”.
Ky kujtim emocionues vjen në një kohë kur Bebe Rexha konsiderohet si një nga emrat më të suksesshëm në industrinë ndërkombëtare të muzikës, me disa hite botërore dhe bashkëpunime me artistë të mëdhenj.
Megjithatë, përmes këtij postimi, ajo i rikujton ndjekësve se suksesi i saj filloi shumë herët dhe se rruga e saj artistike është ndërtuar mbi përkushtim dhe punë të palodhur që nga mosha e re.
Kënga “Lucifer” e SHINee u publikua më 2010 dhe u bë një ndër hitet më të mëdha të grupit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e ndikimit të muzikës K-pop jashtë Koresë së Jugut.
Fakti që një artiste si Bebe Rexha ishte pjesë e krijimit të saj që në fillimet e saj tregon potencialin e jashtëzakonshëm që ajo kishte shfaqur që në adoleshencë.
Ky moment përfaqëson jo vetëm një pikënisje të rëndësishme për karrierën e Bebes, por edhe një kontribut të hershëm në një valë muzikore që më vonë do të pushtonte botën. /Telegrafi/
The post Bebe Rexha rikujton fillimet e saj si tekstshkruese me këngën “Lucifer” të SHINee – 15 vite nga momenti historik appeared first on Telegrafi.
Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Sotir Gura”. Sipas të dhënave ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike. Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në […]
The post Digjet gjatë natës lokali në Korçë appeared first on BoldNews.al.
Një shofer 27-vjeçar ka përplasur me automjet për vdekje një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në Tiranë. Bëhet me dije se 54-vjeçari i aksidentuar ndërroi jetë në spital si si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i riu është shoqëruar në Komisariat. “Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. […]
The post Aksident në Tiranë/ Përplaset për vdekje 54-vjeçari që lëvizte me biçikletë appeared first on BoldNews.al.
Nga Arben Papadhopulli
Asnjëherë nuk kam shkruar për Erion Veliajn — as kur ishte më i fuqishmi në Tiranë, as kur u arrestua në zyrë. As për gjyqin e tij e as për pretendimet e tij. Por si një qytetar kam të drejtë të flas. Nuk më ka lidhur asgjë personale apo politike me të, përveç disa shkëmbimeve idesh kur ai drejtonte organizatën MJAFT dhe unë një fondacion të BBC-së në Shqipëri.
Por sot, si qytetar i këtij vendi, ndiej neveri dhe tronditje kur shoh një sistem që praktikon metoda të turpshme dhe çnjerëzore ndaj një individi që, pëlqehet apo jo, është një qënie njerëzore.
Nëse ka vjedhur apo bastisur duhet të ketë turp, dhe të vuajë dënimin e duhur.
Por. Shqipëria është palë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Trajtimit apo Dënimit Mizor, Çnjerëzor apo Poshtërues, të ratifikuar që në vitin 1994. Shteti shqiptar ka detyrime të panegociueshme për të mos aplikuar, nxitur apo toleruar forma torturimi fizik, izolimi ekstrem apo presioni psikologjik ndaj të paraburgosurve — pavarësisht se kush janë apo çfarë akuzash u rëndojnë.
Ajo që po ndodh me Veliajn nuk është më sistem i bujaties së dënimit — është torturë në logjikë. Një sistem që i mbyll sytë para luksit dhe privilegjeve që u ofrohen kriminelëve të rrezikshëm, ndërsa përpiqet të poshtërojë publikisht një figurë politike, nuk ka më lidhje me administrimin penitenciar. Ka hyrë në një territor tjetër: atë të dhunës së legjitimuar nga heshtja dhe hipokrizia.
Kur sistemi nuk respekton më njeriun, ai shndërrohet në vegël poshtërimi. Dhe aty nuk jemi më përballë një çështjeje politike — por përballë një katastrofe njerëzore dhe morale.
The post Tortura, akoma evidente first appeared on JavaNews.al.
Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është aksidentuar në punë pasditen e kësaj të premte në Treviso të Italisë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari, i cili po punonte në instalimet e kabllove me fibra optike, u përplas pas murit të një shtëpie nga një kamion me vinç, pasi u përpoq ta ndalonte, por frenat nuk […]
The post Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali appeared first on BoldNews.al.
Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, shkruan nga Athina: “Në mbrëmjen gala “20 vjet Komuniteti i Energjisë”, me pjesëmarrjen e Komisionerit të Energjisë, Dan Jorgensen, Zëvendëskryeministrit grek, Kostis Hatzidakis, ministrave të Energjisë të Evropës Juglindore dhe kontributorë të tjerë ndër vite të këtij Forumi të rëndësishëm”.
Arsenali mund të ketë njoftuar zyrtarisht transferimin e katërt të kësaj vere, por “Topçinjtë” duket se kanë zbuluar aksidentalisht edhe përforcimin e pestë.
Klubi nga Londra Veriore ka qenë shumë aktiv në merkato, duke afruar Martin Zubimendin, Christian Norgaardin dhe Kepa Arrizabalagan, ndërsa së fundmi ka siguruar edhe transferimin e Noni Madueke nga Chelsea për një shumë prej 48 milionë funtesh, me një kontratë pesëvjeçare.
Arsenali po vijon gjithashtu përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Sporting CP, Viktor Gyokeres, megjithatë ende nuk është arritur marrëveshje për bonuset dhe klauzolat shtesë.
Ndërkohë, duket se një transferim tjetër është konfirmuar pa dashje pas një gabimi në rrjetet sociale dhe platformat mediatike.
Në platformën e imazheve Getty, tifozët vunë re disa fotografi të mbrojtësit të Valencias dhe Kombëtares së Spanjës U21, Cristhian Mosquera, të ngarkuara së bashku me fotografitë zyrtare të prezantimit të Maduekes.
Në imazhe, Mosquera shfaqej i buzëqeshur, i veshur me uniformën stërvitore të Arsenalit, ndërsa fliste me një anëtar të ekipit mediatik të klubit. Fotot u fshinë shpejt, por mjaftuan për të ngritur dyshime të forta për afrimin e tij.
Ky “gabim” pothuajse e konfirmon se njoftimi zyrtar për Mosqueran është çështje kohe.
Sipas raportimeve të mëparshme të Fabrizio Romano, mbrojtësi 21-vjeçar pritej të kryente vizitat mjekësore të mërkurën dhe do t’i bashkohet Arsenalit për një tarifë prej 15 milionë eurosh plus bonuse, si pjesë e një kontrate afatgjatë. /Telegrafi/
The post Arsenali aksidentalisht zbuloi transferimin e ri që askush nuk e dinte pasi prezantoi Madueken appeared first on Telegrafi.
Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier.
Sipas njoftimit të uniformave blu, paraprakisht nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq, ai ishte shpallur në kërkim që prej datës 12 korrik 2025. Ka qenë vëllai i të moshuarit, i cili ka kallëzuar pranë Komisariatit të Policisë Fier, largimin nga banesa e 72-vjeçarit.
Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes e të moshuarit.
“Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes“, njofton policia.
The post I shpallur në kërkim disa ditë më parë, gjendet i pajetë 72-vjeçari në Fier first appeared on JavaNews.al.
Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn.
Osmani deklaroi se kreu i qeverisë shqiptare shihet nga bashkëkombasit e tij në Maqedoninë e Veriut si shpresë dhe figurë përbashkuese.
Ai shtoi se Rama e ka afruar Shqipërinë me BE dhe e ka transformuar shtetin.
“Kryeministri Rama shihet si shpresë te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sepse shihet si një njeri që po e afron Shqipërinë me BE, dhe e ka transformuar në një shtet modern që po le vendet e Ballkanit pas në cdo parametër. Aeroporti i Beogradit ishte lokal krahasuar me Tiranën. Këto janë parametra zhvillimi. Kur shohim Shqipërinë mirë, dhe Ramën në punën e tij na jep shpresë.
Kam parë një anketë ku 50% e qytetarëve maqedonas, ata e shohin me një frymë pozitive, sepse ka qenë parimor me Bullgarinë dhe kritik për bllokadën. Vizita e Ramës në Shkup bëri jehonë, sidomos dalja në Çarshi. Rama shihet në RMV si bashkues. Ai i ftoi liderët në Tiranë dhe i uli bashkë. Partitë nacionaliste në RMV në atë kohë bën shumë zhurmë”, deklaroi Osmani.
The post “Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”, ish-ministri i Jashtëm: Vizita e tij në Shkup bëri jehonë, është bashkues first appeared on JavaNews.al.
Njëri prej të afërmve ka rrëfyer detaje nga tragjedia e ndodhur këtë të premte në lumin Shkumbin.
Ai tha se në lumin Shkumbin ishte formuar një gropë e madhe dhe mendohet se aty mund të jenë mbytur.
I afërmi shtoi se familja e të miturve mbahej me bagëtitë, të cilët i kullotnin dy vëllezërit e mitur.
“Po kthehesha nga puna dhe pashë policinë, policët po vinin me vrap, njëri që punon tek hidrocentrali njërin fëmijë e kishte në krah, pashë të ëmën që po u përplaste këtej, i ati nuk e dinte nga po ikte, po i kam robt e mi, kanë bagëti, me ato mbahen, se s’kanë gjë tjetër.
Prindërit mbajnë lopët, fëmijët mbajnë gjërat e imta, atje matanë është bërë një gropë e madhe, se kanë bërë një pritë që mos ikë uji matanë, aty i kishte gjet roja që punon tek hidrocentrali, njërin fëmijë e kishte polici në krah, e shtriva në tokë i bëra frymëmarrje artificiale, nuk di ça të them nuk jepte reagim fare, vinin përditë tek puna ime mbushnin ujë, rrinim bashkë aty kur ishte vapë”, tha i afërmi për gazetaren e Top Channel, Bruna Kërçyku.
“I kam fshatarët e mi, sa mësova për ngjarjen, erdha të mbledh bagëtitë. Fëmijët kanë qenë me bagëtitë këtu. Nuk kam çfarë të them, fatkeqësi e madhe”, u shpreh një tjetër banor.
“Shkumbini nuk ka shumë ujë, por do kenë rënë në ndonjë gropë. I njohim, është ngjarje shumë e rëndë. Zakonisht ka fëmijë që lahen në lumë, por nuk e dimë si ka qenë punë”, u shpreh një banore.
The post Mbytja e të miturve më Shkumbin, i afërmi: Me ato bagëti mbahemi, në lumë ishte formuar një gropë first appeared on JavaNews.al.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve të sigurisë ushqimore.
Ajo theksoi se ka ardhur koha që inspektimet nuk mund të bëhen nga hiçi, por ato duhet të bazohen në të dhënat e sistemit, që reflektojnë prezencë risku.
Ministrja theksoi se kontrollet në subjekte duhet të bëhen në mënyrë të dinjitetshme, ku komunikimi të ketë parësore, e shoqëror kjo dhe me paralajmërim për gjoba.
“Nga 13 maj ka hyrë në fuqi “Ligji i Inspektoratit” dhe është një ligj shumë i rëndësishëm, i cili është aprovuar nga Parlamenti i Shqipërisë në shtatorin e vitit të kaluar. Deri në fund të vitit kemi detyrimin për të organizuar shumë elementë të mënyrë së si bëhet inspektimi në territor, duke marrë praktikat më të mira, por mbi bazë risku. Nuk mund të shkojë asnjë inspektor nëse të dhënat në sistem nuk tregojnë nëse ka një risk të shtuar dhe duhet shkuar me lajmërim, me këshillim dhe nëse masat nuk janë marrë , të vendosen gjoba.
Këto janë praktikat ndërkombëtare. Ky standardizim është në frymë të ligjit. Ne kemi marrë shumë ankesa, dhe jo vetëm tani. Kemi pasur probleme. Unë s’jam duke thënë se AKU nuk do ketë funksionet e kontrollit deri sa të bëhet Inspektorati Qendror i Ministrisë së Bujqësisë në raport me ushqimin, ku do bashkojë dhe pjesën e analizës së produktit final në treg, por edhe disa elementë të analizave që bëhen nga veterinaria, shërbimi i bimëve dhe i peshkimit.
Ka ardhur koha që inspektimi të bëhet jo vetëm në bazë të riskut, por të bëhet me dinjitet, por të bëhet në raport me komunikimin me biznesin, ku jo vetëm më ndërgjegjësimin, por edhe masat për t’u marrë nga biznesi të vendosen me afate kohore dhe të shkohet për këto afate kohore, të cilat kanë nevojë për të rritur nga ana e biznesit sigurinë ushqimore. Ne nuk mund të themi se kjo nuk është bërë totalit, por ka dhe praktika jo të mira.”, tha ajo.
Ajo theksoi se i gjithë personeli i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit do të kalojë në verifikim të plotë nga një Komision, i cili është ngritur tashmë dhe drejtohet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.
Ajo theksoi se kjo “sitë” do të ndihmojë dhe Ministrinë e Bujqësisë për të parë se si duhen riorganizuar inspektoratet, me qëllim që t’i përgjigjen sfidave që kërkon siguria ushqimore.
:Kryeministri e bëri të qartë dhe në fjalën e tij ishte shterues në tre elementë: një inspektorat, i cili funksionon në bazë të riskut, ndikon në përmirësimin e sigurisë dhe i gjithë personeli do të kalojë në një vlerësim të profilit të analizës së punës që ka bërë nga secili nga një Komision i posaçëm, i ngritur tashmë, i drejtuar nga një përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, komisioni përbëhet nga pesë veta, tre janë nga UBT-ja dhe dy janë nga Ministria e Bujqësisë dhe ky komision do të marrë në analizë të gjithë punonjësit dhe do shikojë profilin e punës me CV, performancës, do vlerësojë eksperiencat më të mira apo jo të mira dhe do ndihmojë Ministrisë me një rekomandim se cilat do ishin ato struktura që do duhet të riorganizohen ndryshe dhe në frymë të inspektoratit qendror”, tha ajo.
The post Shkrirja AKU, Denaj: Të gjithë inspektorët në “filtër”, është ngritur komisioni me pesë anëtarë first appeared on JavaNews.al.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit.
Në një lidhje direkte në Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Mazniku lidhur me shkarkimet masive dhe riorganizimin nëpër bashkitë e vendit e ka lidhur me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe nevojën e bashkive për të qenë gati për kalimin me sukses të këtij procesi.
“Së pari pasi ne kemi nevojë t’iu japim një zhvillim të ri vendit. Padyshim një pjesë e rëndësishme e reformave ndodhin nga pushteti vendor dhe prandaj është e rëndësishme që dhe pushteti vendor të ristrukturohet në linjë me ato sfida që vendi ka përpara. Kemi parasysh që ne jemi në një fazë të negociatave të numrit më të madh të negociatave dhe brenda vjeshtës do të kemi të hapura të gjitha kapitujt që synojmë t’i mbyllim deri në 2027. Kjo përkon që të gjitha bashkitë të jenë gati për këtë proces, pasi një pjesë jo e vogël e ndërveprimit të BE me Shqipërinë në fakt zbatohet në nivel vendor dhe bashkitë duhet të jenë në një nivel më të lartë angazhimi, funksionimi, strukturimi dhe gadishmërie për t’u shërbyer qytetarëve të vendit.Kjo ka qenë ai mesazhi kryesor që një seri momentesh të ndryshme që kryeministri ka përcjellë gjatë kësaj kohe, për t’i dhënë mundësi bashkive që të jenë në një ton të ri dhe mënyrë të re se si ju shërbejnë qytetarëve”, theksoi Arbajn Mazniku.
Ndërsa sa i përket kërkesave të Ramës për dorëheqje të drejtorëve, Mazniku nuk e quan një ndërhyrje të pushtetit qëndror. Sa i përket drejtorëve që kanë dhënë dorëheqjen, ministri thekson se është qartësuar që ato janë të mirëpritur që të rikandidojnë në këto procese.
“Këto janë të gjithë, organzim i cili nuk është aq shumë organizim midis qeverisë dhe pushtetit qendror se sa është mes kryetarit të Partisë Socialiste dhe 55 kryetarëve të bashkisë të zgjedhur që janë të PS. Padyshim kur PS ka nevoje për një riorganizim dhe padyshim nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje por me një riorganizim. Kryetarët janë emërime të kryetarit dhe është mëse normale që PS të ristrukturohet dhe të riorganizohet. Nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje të mënyrës se si organizohen nga na administrative, por kemi të bëjmë me një riorganizim që në nivel politik PS ka të gjithë të drejtën të riorganizohet që tu shërbejë më mirë qytetarëve”, tha Mazniku.
Lidhur me Akademinë e Pushtetit Vendor që pritet të drejtohet nga ai, Mazniku shprehet se kjo është një strukturë që ka qenë një angazhim i vjetër i qeverisë. Ministri thekson se ajo do të jetë një strukturë që ndihmon bashkitë për aftësimin e tyre.
“Është një strukturë që ka qenë një anazhim i vjetër i qeverisë. Një strukturë që ndihmon stafet e bashkive për aftësimin e tyre për çështje të ndryshme të përditshmërisë. Të gjitha punët që bashkitë bëjnë ne na rezulton që ne kemi mungesa kapaciteti dhe kemi nevojë që të ndajmë eksperiencat më të mira me njëri-tjetrin. Kjo strukturë do të përzgjedhi më të mirët në një fushë të caktuar dhe nëse ka një person më të mirë, ai person do të bëhet trajneri për njerëzit e tjerë në bashkitë e tjera. Ky është mekanizëm që synon që aftësitë më të mira nga vendet partnere si Zvicra, Austria, Holanda të marrim edhe atje aftësitë më të mira në mënyrë që të kemi kapacitetet më të mira dhe për të zhvilluar zonat ku ato janë”, theksoi Mazniku.
The post Ndryshimet në pushtetin vendor, Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet të jenë gati për këtë proces first appeared on JavaNews.al.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve të sigurisë ushqimore.
Ajo theksoi se ka ardhur koha që inspektimet nuk mund të bëhen nga hiçi, por ato duhet të bazohen në të dhënat e sistemit, që reflektojnë prezencë risku. Ministrja theksoi se kontrollet në subjekte duhet të bëhen në mënyrë të dinjitetshme, ku komunikimi të ketë parësore, e shoqëror kjo dhe me paralajmërim për gjoba.
“Nga 13 maj ka hyrë në fuqi ligji i Inspektorati dhe është një ligj shumë i rëndësishëm, i cili është aprovuar nga Parlamenti i Shqipërisë në shtatorin e vitit të kaluar.
Deri në fund të vitit kemi detyrimin për të organizuar shumë elementë të mënyrë së si bëhet inspektimi në territor, duke marrë praktikat më të mira, por mbi bazë risku. Nuk mund të shkojë asnjë inspektor nëse të dhënat në sistem nuk tregojnë nëse ka një risk të shtuar dhe duhet shkuar me lajmërim, me këshillim dhe nëse masat nuk janë marrë , të vendosen gjoba.
Këto janë praktikat ndërkombëtare. Ky standardizim është në frymë të ligjit. Ne kemi marrë shumë ankesa, dhe jo vetëm tani. Kemi pasur probleme. Unë s’jam duke thënë se AKU nuk do ketë funksionet e kontrollit deri sa të bëhet Inspektorati Qendror i Ministrisë së Bujqësisë në raport me ushqimin, ku do bashkojë dhe pjesën e analizës së produktit final në treg, por edhe disa elementë të analizave që bëhen nga veterinaria, shërbimi i bimëve dhe i peshkimit.
Ka ardhur koha që inspektimi të bëhet jo vetëm në bazë të riskut, por të bëhet me dinjitet, por të bëhet në raport me komunikimin me biznesin, ku jo vetëm më ndërgjegjësimin, por edhe masat për t’u marrë nga biznesi të vendosen me afate kohore dhe të shkohet për këto afate kohore, të cilat kanë nevojë për të rritur nga ana e biznesit sigurinë ushqimore. Ne nuk mund të themi se kjo nuk është bërë totalit, por ka dhe praktika jo të mira.”, tha ajo.
Ajo theksoi se i gjithë personeli i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit do të kalojë në verifikim të plotë nga një Komision, i ngritur tashmë dhe i drejtuar nga Universiteti i Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.
Ajo theksoi se kjo “sitë” do të ndihmojë dhe Ministrinë e Bujqësisë për të parë se si duhen riorganizuar inspektoratet, me qëllim që t’i përgjigjen sfidave që kërkon siguria ushqimore.
:Kryeministri e bëri të qartë dhe në fjalën e tij ishte shterues në tre elementë: një inspektorat, i cili funksionon në bazë të riskut, ndikon në përmirësimin e sigurisë dhe i gjithë personeli do të kalojë në një vlerësim të profilit të analizës së punës që ka bërë nga secili nga një Komision i posaçëm, i ngritur tashmë, i drejtuar nga një përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, komisioni përbëhet nga pesë veta, tre janë nga UBT-ja dhe dy janë nga Ministria e Bujqësisë dhe ky komision do të marrë në analizë të gjithë punonjësit dhe do shikojë profilin e punës me CV, performancës, do vlerësojë eksperiencat më të mira apo jo të mira dhe do ndihmojë Ministrisë me një rekomandim se cilat do ishin ato struktura që do duhet të riorganizohen ndryshe dhe në frymë të inspektoratit qendror”, tha ajo./e.t
Një 72-vjeçar i cili rezultonte i humbur prej disa ditësh, është gjetur i vdekur në fshatin Sektor Seman të Fierit. Sipas policisë nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. I moshuari ishte denoncuar si i humbur nga vëllai në 12 korrik të këtij viti, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. “Në […]
The post I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit appeared first on BoldNews.al.
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të koalicionit të tyre. Lubonja ka deklaruar shpreh se nuk di kujt t’i japë më shumë të drejtë, pasi sipas tij, Lapaj humbi pikë nga ajo që tha para zgjedhjeve dhe nga ajo që thotë tani, ndërsa intrigat që […]
The post Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë appeared first on BoldNews.al.
Emërimi i dr. Muharrem Salihut si president i Confimprese Venezia përfaqëson një arritje të rëndësishme për diasporën shqiptare në fushën e sipërmarrjes ndërkombëtare. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, përgëzoi arritjen e tij si dëshmi e kontributit të pazëvendësueshëm të shqiptarëve jashtë vendit. “Urime sipërmarrësit shqiptar dhe mikut tim të shkëlqyer Muharrem…
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka ndarë foto nga Akademia Politike e PS-së, aty ku këtë të premte u shfaq si lektor. Po ashtu Çuçi ka treguar edhe temat që trajtoi me deputetët e rinj të PS-së, që nga shtatori do ti shohim në Kuvend. ”Kënaqësi të ndaja sot eksperiencën time parlamentare e politike me kolegët e rinj deputetë të Partisë Socialiste e të diskutonim…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka postuar një video nga vija bregdetare e Shqipërisë, ku e shoqëron me një mesazh. Për të puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë. ”Nuk ka turizëm të qendrueshëm nëse sillemi me detin njësoj si me tokën dhe duke e mbushur me mbetje! Puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë”.
Arsenali ka zyrtarizuar sot transferimin e anësorit anglez Noni Madueke, i cili ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin londinez.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë trajneri Mikel Arteta, i cili shprehu entuziazmin për këtë afrim të ri.
“Jemi të gjithë shumë të lumtur që e mirëpresim Noni Madueke në ekip”, deklaroi Arteta për faqen zyrtare të klubit. “Noni është një lojtar i ri emocionues dhe i fuqishëm. Performancat dhe shifrat e tij në sezonet e fundit kanë qenë të një cilësie të lartë dhe ai është një nga lojtarët më të talentuar në sulmin anësor në Ligën Premier”.
Madueke, vetëm 23 vjeç, i bashkohet Arsenalit pas dy vitesh e gjysmë te Chelsea, ku zhvilloi disa paraqitje të rëndësishme, por vendosi të ndryshojë ambient për të pasur më shumë hapësirë në një projekt të ri sportiv.
Transferimi i tij është mbyllur për një shumë prej 48.5 milionë funtesh, plus 3.5 milionë funte në formë bonusesh të mundshme.
“Me gjithë përvojën që ka grumbulluar tashmë në futbollin e klubeve dhe në atë ndërkombëtar, Noni do të jetë një shtesë e rëndësishme për skuadrën tonë. Ai njeh shumë mirë Ligën Premier dhe ka disa shokë skuadre këtu, ndaj do të ndihet menjëherë si në shtëpi”, shtoi Arteta.
Ardhja e Maduekes pritet të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv të Arsenalit, i cili po ndërton një skuadër të fortë për sezonin e ri në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Klubi londinez i ka uruar mirëseardhje Maduekes, duke e cilësuar si një lojtar që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e skuadrës. /Telegrafi/
The post Çfarë pret Arteta nga Madueke appeared first on Telegrafi.