Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Martinez i gatshëm të bashkohet me Manchester Unitedin

17 July 2025 at 14:53

Manchester United është gjithnjë e më pranë transferimit të Emiliano Martinez, me raportime nga mediumi argjentinas Clarin se portieri është “gati” të bashkohet me klubin nga Old Trafford.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka rifilluar përgatitjet parasezonale me Aston Villan, por qëndrimi i tij në West Midlands mund të mos zgjasë shumë.

Sipas Clarin, bisedimet mes klubeve janë në fazë të avancuar, dhe një marrëveshje mund të finalizohet së shpejti.

Ruben Amorim, trajneri i ri i Manchester United e sheh Martinezin si një shtesë strategjike për repartin e portës.

Martinez ka në kontratën e tij një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh, dhe United besohet se është gati të ofrojë këtë shumë për ta siguruar transferimin e tij.

32-vjeçari shihet si një lider i mundshëm në prapavijë, me përvojën dhe temperamentin e duhur për të ndihmuar ekipin në rikthimin drejt objektivave të mëdha.

Nëse marrëveshja realizohet, Martinez do të bëhet një nga transferimet kryesore të verës për skuadrën e Amorimit, në një verë që synon të sjellë një epokë të re në “Old Trafford”. /Telegrafi/ 

The post Martinez i gatshëm të bashkohet me Manchester Unitedin appeared first on Telegrafi.

Neymar shënon golin e parë të sezonit, i jep një fitore të madhe Santosit

17 July 2025 at 10:35

Neymar shënoi në minutat e fundit për t’i dhënë Santosit një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj liderëve Flamengo, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në kuadër të kampionatit brazilian Serie A.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain realizoi golin e tij të parë për këtë sezon, duke u kthyer bukur brenda zonës dhe duke goditur saktë në minutën e 84-të, pas një pasimi të saktë nga Guilherme.

Ky gol shënon një moment të veçantë për Neymarin, i cili është përballur me një sezon të vështirë për shkak të lëndimeve të shumta.

Ylli brazilian ka vuajtur nga probleme të vazhdueshme muskulore që nga rikthimi i tij në fushë, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë që e mbajti jashtë për muaj të tërë.

Pavarësisht sfidave fizike, Neymar u tregua vendimtar në fund të ndeshjes dhe i dha Santosit një fitore të madhe përballë kryesuesve të ligës.

Fitorja e Santosit e çon klubin 13 pikë prapa Flamengos në renditje, duke mbajtur gjallë shpresat për t’u afruar me kreun.

Për Neymarin, ky gol mund të jetë një pikë kthese për të rifituar formën dhe ndikimin që pritet prej tij në skuadër. /Telegrafi/ 

The post Neymar shënon golin e parë të sezonit, i jep një fitore të madhe Santosit appeared first on Telegrafi.

Prishtina pret Sheriff Tiraspolin në ndeshjen e kthimit, kryeqytetasve iu duhet një mrekulli për të kaluar tutje

17 July 2025 at 08:36

Prishtina do ta presë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipin moldav të Sheriff Tiraspolit, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Ligës së Evropës.

Skuadra kryeqytetase vjen në këtë përballje pas një disfate të rëndë 4-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në udhëtim.

Për të përmbysur këtë rezultat dhe për të kaluar tutje, bardhekaltrit do të duhet të bëjnë një ndeshje pothuajse perfekte.

Trajneri Arsim Thaqi dhe ekipi i tij janë të vetëdijshëm për vështirësinë e misionit, por pritet të hyjnë në fushë me motivim të lartë.

Takimi zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në kryeqytet, ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’.

Edhe nëse nuk arrin përmbysjen, rrugëtimi evropian i Prishtinës nuk përfundon këtu.

Në rast eliminimi, skuadra do të vazhdojë garën në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/ 

The post Prishtina pret Sheriff Tiraspolin në ndeshjen e kthimit, kryeqytetasve iu duhet një mrekulli për të kaluar tutje appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Modric zbulon pse zgjodhi Milanin pas largimit nga Real Madridi

16 July 2025 at 14:43

Ish-mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka folur hapur për vendimin e tij për t’iu bashkuar AC Milanit, pas përfundimit të aventurës së gjatë në “Santiago Bernabeu”.

Shumë klube donin transferimin e veteranit kroat, por ai ka zbuluar se Milanit iu bashkua pasi donte të luante në Evropë dhe të luante futboll konkurrues.

“Pse AC Milan? Doja të qëndroja në Evropë dhe të vazhdoja të luaja futboll konkurrues,” deklaroi Modric.

“Kisha disa oferta të tjera, por kur Milani u shfaq, ishte e qartë për mua. Isha gati që nga momenti i parë”, deklaroi Modric.

Legend. 🌟#WelcomeModrić pic.twitter.com/U5lhhoACXX

— AC Milan (@acmilan) July 14, 2025

Ai tregoi se klubi kuqezi e kishte bindur që në fillim me seriozitetin e qasjes dhe me projektin e tyre.

“Më bëri përshtypje se si erdhën në Kroaci për të më prezantuar projektin dhe gjithçka tjetër. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua,” shtoi kroati.

“Milani është një nga klubet më të mëdha në Evropë,” përfundoi Modric, i cili pritet të jetë një nga liderët e rinj të skuadrës së Massimiliano Allegrit. /Telegrafi/

The post Modric zbulon pse zgjodhi Milanin pas largimit nga Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Real Madridi njofton largimin e Lucas Vazquez

16 July 2025 at 12:52

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Në një ceremoni lamtumire, që do të mbahet të enjten më 17 korrik në Ciudad Real Madrid, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Florentino Perez.

Klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vazquez, duke e cilësuar si një nga legjendat e mëdha të historisë së tyre.

Lucas Vazquez iu bashkua Real Madridit në vitin 2007, kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe kaloi në të gjitha kategoritë e akademisë, nga Juvenil C te Castilla.

Comunicado Oficial: acto de despedida de Lucas Vázquez. #GraciasLucas

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 16, 2025

Pas një sezoni huazim te Espanyol, ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2015.

Gjatë 10 viteve me Real Madridin, ai ka luajtur në 402 ndeshje në një nga periudhat më të suksesshme të klubit.

Në këtë kohë, Vazquez ka fituar 23 trofe, duke përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Real Madridi njofton largimin e Lucas Vazquez appeared first on Telegrafi.

Chelsea ka gati 69 milionë euro për transferimin e një qendërmbrojtësi

16 July 2025 at 10:54

Chelsea vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve dhe po synon të përforcohet më tej për sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.

Trajneri Enzo Maresca, i cili ka dhënë prova bindëse në krye të ekipit, ka ndikuar drejtpërdrejt në planet ambicioze të klubit për përforcime të reja.

Pas suksesit në Ligën e Konferencës dhe një paraqitjeje dominuese në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së, Chelsea ka kthyer vëmendjen nga merkato.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, londinezët kanë shprehur interes për mbrojtësin e ri të Ajaxit, Jorrel Hato, vetëm 19 vjeç, dhe kanë zhvilluar kontakte fillestare me klubin holandez.

Hato konsiderohet një talent i rrallë dhe shumë i gjithanshëm, pasi mund të luajë si qendërmbrojtës dhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ajax e vlerëson kartonin e tij në plot 69 milionë euro, dhe megjithëse nuk ka ende një ofertë zyrtare, Chelsea është duke shqyrtuar mundësinë për ta bërë lëvizjen.

Me kontratë deri në vitin 2028, Hato përfaqëson një investim afatgjatë, por mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të shkojë deri në fund për të siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

The post Chelsea ka gati 69 milionë euro për transferimin e një qendërmbrojtësi appeared first on Telegrafi.

Mijëra tifozë të Lazios protestojnë kundër presidentit të klubit, skuadra italiane nuk mund të nënshkruajnë as me agjentë të lirë

16 July 2025 at 08:37

Në kryeqytetin italian, Romë, mijëra tifozë të Lazios dolën në rrugë për të protestuar kundër presidentit të klubit, Claudio Lotito.

Klubeve të tifozëve iu dërguan thirrje për tubim, dhe mbështetësit u mblodhën në Piazza Corrado Ricci përpara se të marshonin drejt Forumit Perandorak.

Sipas mediave italiane, rreth 10,000 tifozë morën pjesë në protestë, duke shprehur pakënaqësinë e thellë për drejtimin e klubit dhe situatën aktuale financiare të tij.

Claudio Lotito është president i Lazios që nga viti 2004 dhe fillimisht u vlerësua për shpëtimin e klubit nga falimentimi, pas krizës së trashëguar nga ish-pronari Sergio Cragnotti.

Megjithatë, lidershipi i tij është përballur shpesh me kritika, sidomos këtë verë, kur Lazio dështoi në tre teste të stabilitetit financiar dhe u ndalua nga transferimet.

Si pasojë, klubi nuk mund të nënshkruajë as lojtarë të lirë deri në janar të vitit 2026, përveç nëse Lotito vendos të injektojë fonde të reja në buxhetin e klubit, një hap që ai aktualisht e konsideron të panevojshëm.

Kjo situatë ka tensionuar më tej raportet mes presidentit dhe tifozëve, të cilët kërkojnë ndryshime të menjëhershme në drejtim dhe investime për të ardhmen e skuadrës.

Përballë spekulimeve, Lazio publikoi të martën një deklaratë zyrtare, duke mohuar kategorikisht se klubi është nxjerrë në shitje. /Telegrafi/

The post Mijëra tifozë të Lazios protestojnë kundër presidentit të klubit, skuadra italiane nuk mund të nënshkruajnë as me agjentë të lirë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Trajneri jep dritën e gjelbër, Asllani drejt transferimit te klubi italian

15 July 2025 at 14:58

Kristjan Asllani mund të jetë shumë afër një transferimi te Fiorentina. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet nga drejtuesit e klubit vjollcë si profili ideal për të organizuar lojën në mesfushë.

Ky është një rol që po shkakton dilema në skuadrën toskane, ndaj afrimi i Asllanit shihet si zgjidhje afatgjatë. Sipas mediave italiane, trajneri Stefano Pioli ka dhënë dritën jeshile për transferimin.

Palët kanë nisur tashmë bisedimet dhe janë në fazën e parë të negociatave. Fiorentina është e interesuar ta mbyllë sa më parë marrëveshjen për ta pasur lojtarin në dispozicion që në fazën përgatitore.

Interi nuk është i prirur të heqë dorë lehtë nga shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar. Edhe pse nuk ka qenë gjithmonë titullar, zikaltrit e vlerësojnë lart potencialin e tij.

Asllani ka refuzuar një ofertë konkrete nga Real Betis, duke treguar qartë dëshirën për të qëndruar në Serie A. Ai është i bindur se ky kampionat është më i përshtatshmi për zhvillimin e tij si futbollist.

Fiorentina, megjithatë, duhet të plotësojë kërkesën financiare të Interit. Kampionët e Italisë kërkojnë plot 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit shqiptar.

Nëse kjo shumë do të ofrohet, gjasat janë që Kristjan Asllani të veshë fanellën e Fiorentinës për sezonin 2025/26. /Telegrafi/ 

The post Trajneri jep dritën e gjelbër, Asllani drejt transferimit te klubi italian appeared first on Telegrafi.

Gjiganti evropian po synon transferimin e Fran Garcias nga Real Madridi

15 July 2025 at 11:37

AC Milan ka identifikuar Fran Garcian si zëvendësuesin ideal për Theo Hernandez, i cili është larguar nga klubi pas gjashtë sezoneve për t’u transferuar te Al Hilal në Arabinë Saudite.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, mbrojtësi i majtë i Real Madridit është alternativa kryesore për të përforcuar krahun e majtë të kuqezinjve. Klubi italian e vlerëson Garcia-n për përzierjen e rinisë, përvojës dhe potencialit që ai sjell.

Garcia ka treguar paraqitje të mira me Real Madridin, përfshirë edhe në Kupën e Botës për Klube, ku ishte titullar i rregullt. Milan kërkon një profil më ofensivë, qëndrueshmëri mbrojtëse dhe aftësi fizike, cilësi që lojtari spanjoll i zotëron.

Ndërkohë, situata e Garcias te Real Madrid është bërë më e ndërlikuar. Mbërritja e pritshme e Alvaro Carreras dhe rikuperimi i Ferland Mendy mund ta shtyjnë atë në plan të dytë.

Kjo ka bërë që vetë lojtari të mendojë për një largim të mundshëm, në kërkim të më shumë minutave dhe një roli më të rëndësishëm në një ekip si Milan.

Përveç Garcia-s, në listën e Milanit gjenden edhe Sergio Reguilon, Emerson Palmieri dhe Fabiano Parisi si alternativa për pozitën e mbrojtësit të majtë. Megjithatë, profili i Garcia-s shihet si më i përshtatshmi.

Milan synon ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje, për të siguruar stabilitet në prapavijë ndërsa merkatoja e verës po hyn në fazën vendimtare. /Telegrafi/

The post Gjiganti evropian po synon transferimin e Fran Garcias nga Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së

14 July 2025 at 15:44

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube, duke shkëlqyer në finalen kundër PSG-së me një fitore të pastër 3-0 dhe duke treguar dominim të plotë gjatë gjithë turneut.

Pas përfundimit të garës, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i turneut, ku spikasin lojtarë nga skuadra kampione, por edhe nga ekipet më të mira pjesëmarrëse.

Në portë qëndron Yassine Bounou i Al Hilal, i cili me pritjet e tij vendimtare ndihmoi skuadrën saudite të arrijë një rezultat historik.

Mbrojtja përbëhet nga dyshja e PSG-së, Achraf Hakimi dhe Marquinhos, si dhe Thiago Silva i Fluminenses dhe Marc Cucurella i Chelseat, të cilët dhanë siguri e përvojë në prapavijë.

The best of the best 👌
DAZN Editorial’s Team of the Tournament 🔥

GLOBAL HOME OF FOOTBALL | Every Match. Every Moment. | https://t.co/i0K4eUu4lJ | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/neKbHBebuo

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 14, 2025

Në mesfushë janë përzgjedhur Vitinha i PSG-së dhe dirigjenti i Chelseat, Enzo Fernandez, që udhëhoqën lojën në mesin e fushës me elegancë dhe intensitet.

Katërsheja e sulmit është e jashtëzakonshme: Pedro Neto dhe Cole Palmer nga Chelsea, të cilët ishin vendimtarë në fitimin e trofeut, si dhe Jhon Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia i Real Madridit, që u dalluan me gola e asistime.

Ky formacion përfaqëson më të mirët e Kupës së Botës për Klube 2025, një turne ku cilësia, intensiteti dhe spektakli nuk munguan. /Telegrafi/ 

The post Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Barcelona zyrtarizon transferimin e Roony Bardghji

14 July 2025 at 13:47

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Roony Bardghji nga FC Copenhagen, duke përforcuar repartin ofensivë me një talent premtues.

Anësori 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin katalanas, e cila do të zgjasë deri në fund të qershorit 2029.

Për kartonin e tij, Barcelona ka paguar rreth 2.5 milionë euro, ndërsa Bardghji pritet fillimisht të marrë një numër te ekipi rezervë.

Ai do të luajë për skuadrën Barcelona B në fillim, por drejtuesit sportivë besojnë se do të ketë hapësira edhe me ekipin e parë gjatë sezonit.

✍🏼 Acuerdo con el FC Copenhague para el traspaso de Roony Bardghji

👋🏼 ¡Bienvenido!

💙❤https://t.co/STRKQEacg9

— Barça Atlètic (@FCBarcelonaB) July 14, 2025

Gjatë qëndrimit te FC Copenhagen, Bardghji regjistroi 84 paraqitje me ekipin e parë, duke realizuar 15 gola në të gjitha garat dhe duke dhuruar pesë asistime.

Ai është konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit skandinav dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Bardghji është nënshkrimi i dytë i Barcelonës për verën e vitit 2025, pas portierit Joan Garcia, duke treguar një fokus të qartë te lojtarët e rinj. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Barcelona zyrtarizon transferimin e Roony Bardghji appeared first on Telegrafi.

Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu

14 July 2025 at 13:26

Abit Salihu është përforcimi i radhës i skuadrës së inkuadruar në Superligë, FC Prishtina e Re.

Mbrojtësi qendror i bashkohet kryeqytetasve të rinj nga radhët e FC KEK-ut.

Njoftimi i plotë nga Prishtina e Re:

Mirë se vjen, Abit Salihu

Reparti i mbrojtjes përforcohet me qendërmbrojtësin Abit Salihu, i cili i bashkohet skuadrës sonë nga FC KEK-u.

Abiti sjell qetësi dhe lexim të mirë të lojës në prapavijë, duke shtuar konkurrencën dhe alternativat në vijën e fundit të mbrojtjes.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Abit. /Telegrafi/ 

The post Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu appeared first on Telegrafi.

Zbulohet lojtari që Reali synon të nënshkruajë me të si agjent të lirë në vitin 2026

14 July 2025 at 11:30

Real Madridi ka vendosur të presë deri në verën e vitit 2026 për të finalizuar transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, sipas raportimeve nga “El Chiringuito”.

Klubi spanjoll nuk ka ndërmend të shpenzojë për ta nënshkruar atë në vitin 2025, por do të presë skadimin e kontratës së tij me Liverpoolin.

Plani i ‘Los Blancos’ është që ta marrin Konaten si lojtar të lirë, pa pagesë transferimi, në momentin kur ai të jetë i lirë nga çdo angazhim kontraktual.

Mbrojtësi francez thuhet se është dakord me këtë qasje dhe është i kënaqur me idenë për t’u bashkuar me Real Madridin në verën e 2026-ës.

Sipas burimeve të El Chiringuito, të afërta me lojtarin, Konate ka marrë tashmë vendimin për t’u bashkuar me madrilenët dhe është i gatshëm të presë fundin e kontratës së tij aktuale me Liverpoolin.

Ndërkohë, Real Madridi ka nisur të përforcojë mbrojtjen që këtë verë me transferimin e talentit Dean Huijsen, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube.

Me afrimin e Konatés në horizont dhe prurje të reja në qendër të mbrojtjes, Real Madridi synon të ndërtojë një repart defensivë afatgjatë dhe të qëndrueshëm. /Telegrafi/

The post Zbulohet lojtari që Reali synon të nënshkruajë me të si agjent të lirë në vitin 2026 appeared first on Telegrafi.

Skenë e pabesueshme: Trump refuzoi të largohej nga podiumi gjatë festimit të lojtarëve të Chelseat, reagimi i Palmer është fantastik

14 July 2025 at 09:54

Chelsea bëri histori pas fitores 3:0 ndaj Paris Saint-Germain, duke u shpallur fituesi i parë i Kupës së Botës për Klube në formatin e ri.

Megjithatë, momenti historik u zbeh disi nga një situatë e pazakontë me Presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ia vodhi vëmendjen londinezëve gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut.

Trump ishte i pranishëm si mysafir nderi dhe kishte rolin për të dorëzuar trofeun, por pas këtij akti, ai refuzoi të largohej nga podiumi i fituesit.

¡EL CHELSEA ES CAMPEÓN DEL MUNDO! 🏆

NI TRUMP SE QUIERE IR DE LA FIESTA 😅#FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/94vKeWmL60

— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) July 13, 2025

Futbollistët e Chelseat, përfshirë kapitenin Reece James dhe golashënuesin Cole Palmer, mbetën të habitur nga qëndrimi i gjatë i Trump në skenën e festimeve.

James kërkoi nga bashkëlojtarët që të prisnin largimin e tij përpara se të vazhdonin me fotot dhe festën, ndërsa fytyra e Palmer u bë virale për reagimin e tij të çuditur.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ftoi për t’u larguar, por Trump qëndroi më gjatë sesa ishte parashikuar dhe u largua vetëm pasi trofeu u ngrit lartë nga futbollistët e Chelseat.

I LOVE COLE PALMER. SAYING WHY IS TRUMP HERE 😭😭😭

pic.twitter.com/JVdZZVNlNI

— Conn (@ConnCFC) July 13, 2025

Ngjarja u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë tifozë reaguan ndaj momentit të sikletshëm që e prishi festën e Chelseas në skenën më të madhe. /Telegrafi/

 

The post Skenë e pabesueshme: Trump refuzoi të largohej nga podiumi gjatë festimit të lojtarëve të Chelseat, reagimi i Palmer është fantastik appeared first on Telegrafi.

Pa marrëveshje për kontratë të re me PSG-në, dy gjigantët anglezë tentojnë transferimin e Donnarummas

13 July 2025 at 15:54

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mund të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Dy klube të mëdha të Ligës Premier janë shumë të interesuara për portierin italian, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me PSG.

Kontrata e Donnarummas me PSG skadon në vitin 2026, por negociatat për rinovimin kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagën.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet kryesore angleze që po monitorojnë situatën e portierit dhe kërkojnë një zëvendësues të besueshëm për sezonet e ardhshme.

Chelsea është në kërkim të një portieri pas largimit të Kepa Arrizabalaga dhe shitjes së Djordje Petrovic, ndërsa Manchester City po mendon për të ardhmen me Edersonin që është në shënjestër të disa skuadrave.

PSG shqetësohet se Donnarumma mund të largohet falas dhe po konsideron alternativa si Lucas Chevalier nga Lille.

Duke qenë se Donnarumma dëshiron të qëndrojë në Paris, e ardhmja e tij pritet të vendoset në javët e ardhshme, ndërsa Chelsea dhe Manchester City janë gati të veprojnë nëse PSG nuk ofron kushtet e duhura.

Reprezentuesi italian fiton një pagë prej 10 milionë eurove neto në seezon, derisa synon që me kontratën e re të fitojë 15 milionë euro, shumë që PSG nuk është gati t’ia përmbushë. /Telegrafi/ 

The post Pa marrëveshje për kontratë të re me PSG-në, dy gjigantët anglezë tentojnë transferimin e Donnarummas appeared first on Telegrafi.

Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojë të gjithë

13 July 2025 at 15:34

Monaco ka shprehur interes për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.

Klubi francez, që së fundmi huazoi Ansu Fatin nga Barça, ka kontaktuar me përfaqësuesit e gjermanit për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë verë.

Megjithatë, përgjigja e Ter Stegen ka qenë negative. Ai ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” për sezonin 2025/26.

Kjo qëndrim vjen pavarësisht raportimeve se trajneri Hansi Flick i ka sugjeruar portierit se mund të ketë më pak hapësira pas mbërritjes së Joan Garcia.

Ter Stegen është i vendosur të luftojë për vendin e tij si titullar dhe të rifitojë statusin si portieri numër një i Barcelonës.

Aktualisht, asnjë marrëveshje nuk është në horizont, me lojtarin që mbetet i përqendruar te e ardhmja në Kataluni. /Telegrafi/ 

The post Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojë të gjithë appeared first on Telegrafi.

Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në

13 July 2025 at 15:15

Sulmuesi i PSG-së, Desire Doue, ka ndarë pritshmëritë e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat, që do të luhet sonte në New York të SHBA-ve.

Heroi i finales së Ligës së Kampionëve, ka thënë se qëllimi i tyre është të bëjnë botën të dashurohet me PSG-në.

“E dimë që Chelsea është një ekip shumë cilësor. I kemi parë ndeshjet e tyre dhe kanë shumë lojtarë të shkëlqyer,” tha ai.

“Qëllimi ynë është që përmes lojës sonë, ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në”, vazhdoi Doue.

Ai theksoi se finalet janë gjithmonë të paparashikueshme, por skuadra është e vendosur për të fituar.

“Do të ishte trofeu ynë i pestë këtë sezon. Një moment historik për klubin dhe për ne si lojtarë”. Duhet ta trajtojmë si çdo ndeshje tjetër, me përgatitje maksimale dhe mentalitet fitues”.

Sipas tij, ky është një shans i artë për të mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm për PSG-në, që tashmë ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.

“Është një privilegj të jesh pjesë e kësaj skuadre dhe e këtij momenti. Do të bëjmë gjithçka për ta sjellë trofeun në Paris”, tha 20-vjeçari.

PSG synon të përmbyllë sezonin 2024/25 me një tjetër titull të rëndësishëm, për të vulosur dominimin në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

The post Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029

13 July 2025 at 13:32

Mirlind Daku ka zgjatur qëndrimin te Rubin Kazan, duke nënshkruar një kontratë të re që e mban të lidhur me klubin rus deri në vitin 2029.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe do të vijojë të jetë një pjesë kyçe e projektit të klubit.

Daku ishte shumë pranë transferimit te Zeniti, por marrëveshja u prish në momentet e fundit, duke e hapur rrugën për rinovimin me Rubin Kazan.

Zyrtarizimi i marrëveshjes erdhi përmes një videoje kreative, e frymëzuar nga seriali i famshëm “Squid Game”.

Në klipin simbolik, Daku zgjedh letrën e kuqe që përfaqëson Rubin Kazanin dhe i gjuan bluzës blu të Zenitit, një mënyrë origjinale për të shpallur vendimin e tij.

Klubi rus i ka plotësuar kërkesat financiare të sulmuesit shqiptar, gjë që ka ndikuar direkt në vendimin për të rinovuar kontratën.

Më parë, kontrata e Dakut ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026, por tani ai është i lidhur me Rubinin edhe për tri sezone të tjera. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029 appeared first on Telegrafi.

Colwill flet para përballjes me PSG-në: Qëllimi është të fitojmë trofeun

13 July 2025 at 11:45

Levi Colwill ka shprehur entuziazmin e tij për finalen e ardhshme të Kupës së Botës për Klube, ku Chelsea do të përballet me PSG-në më 13 korrik 2025.

Mbrojtësi i talentuar i londinezëve u shpreh se ekipi nuk ka ardhur në këtë turne vetëm për të qenë pjesëmarrës, por për ta fituar atë.

“Jemi të emocionuar që jemi finalistë, por erdhëm për të fituar, jo vetëm për të arritur këtu”, deklaroi Colwill.

Preparations are underway. 👊 pic.twitter.com/BFBEO2ZkmT

— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 11, 2025

Ai vlerësoi kundërshtarin francez, duke përmendur cilësitë e PSG-së dhe fitoren e tyre në gjysmëfinale. “Ata janë një ekip i shkëlqyer, por ne jemi të ndryshëm nga Real Madridi ose Interi”, vazhdoi tutje Colwill.

Colwill tha se mënyra se si luan Chelsea i jep atij dhe bashkëlojtarëve bindje të plotë për sukses. “Presioni dhe stili ynë na dallojnë.”

Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e skuadrës ndaj filozofisë së trajnerit Enzo Maresca: “Ne kemi pasur sukses me futbollin tonë, pse të ndryshojmë tani?”

Duke përfunduar, Colwill shprehu besimin e plotë në formën e ekipit. “Ne besojmë se mund të mposhtim këdo”, përfundoi mbrojtësi anglez. /Telegrafi/

The post Colwill flet para përballjes me PSG-në: Qëllimi është të fitojmë trofeun appeared first on Telegrafi.

Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka, Chivu e do si zëvendësim të Calhanoglus

13 July 2025 at 09:37

Interi është duke shqyrtuar mundësinë për të përforcuar mesfushën dhe një emër që ka dalë në plan të parë është Granit Xhaka. Mesfushori i Bayer Leverkusenit shihet si një alternativë me përvojë dhe që mund t’i përshtatet menjëherë stilit të zikaltërve.

Edhe pse nuk është më pjesë e brezit të ri, Xhaka vazhdon të tregojë nivel të lartë. Ai ka qenë kyç si te Arsenali ashtu edhe së fundmi te Leverkuseni i Xabi Alonsos, ku luajti rol të rëndësishëm në sukseset e sezonit të fundit.

La Gazzetta dello Sport raporton se Interi po planifikon ndryshime të mundshme në mesin e fushës, sidomos nëse Hakan Çalhanoglu largohet. Largimi i tij mund të krijojë një boshllëk që duhet mbushur me një lojtar të përgatitur dhe të besueshëm.

Ederson i Atalantës është një nga objektivat kryesorë të klubit, por kërkesa prej 60 milionë eurosh nga klubi bergamask po e bën të vështirë afrimin e tij. Kjo ka shtyrë Interin të vlerësojë opsione më të arsyeshme financiarisht.

Xhaka do të kushtonte rreth 12–15 milionë euro dhe është i hapur për një sfidë të re. Një marrëveshje e mundshme do të përfshinte kontratë trevjeçare, duke sjellë stabilitet në një repart të rëndësishëm.

Trajneri Chivu po mendon të ndryshojë paksa strukturën e mesfushës, duke kaluar nga një organizator klasik te dy mesfushorë qendrorë me profil më fizik dhe disiplinë taktike. Në këtë sistem, Xhaka do të përshtatej mjaft mirë.

Nga ana tjetër, Çalhanoglu mbetet një pikëpyetje. Galatasaray nuk ka bërë ende një ofertë konkrete, por mbetet në prapaskenë, veçanërisht për shkak të lidhjes kombëtare dhe prestigjit që do sillte një rikthim në Turqi.

Interi i ka vendosur një çmim prej 25–30 milionë eurosh për mesfushorin turk. Klubi nuk do ta kundërshtonte qëndrimin e tij, por në të njëjtën kohë, po punon për të pasur gati një zëvendësues nëse ai largohet.

Në këtë skenar, Xhaka përfaqëson një zgjidhje të besueshme: një lojtar me përvojë ndërkombëtare, lider në fushë dhe me karakter të fortë. Interi po analizon të gjitha detajet përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, nuk përjashtohet që Granit Xhaka ta veshë për herë të parë fanellën zikaltër dhe t’i bashkohet projektit të ri të klubit në Serie A. /Telegrafi/ 

The post Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka, Chivu e do si zëvendësim të Calhanoglus appeared first on Telegrafi.

❌
❌