Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

Kosova, pa Kuvend/ Përfundon afati, Veliu: Mund të kemi zgjedhje të parakohshme

By: Re Nato
27 July 2025 at 15:47

Analisti Lulzim Veliu thotë se në Kosovë mund të kemi zgjedhje të parakohshme, teksa dështuan 54 seanca për konstituimin e Kuvendit.

Në një intervistë për “NewsHour” në ABC News, Veliu u shpreh se përgjegjësia më e madhe për mos konstituimin e Kuvendit, i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ishte vazhdimësi e atij rrugëtimi pa asnjë adresë, pa asnjë përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur. Të zgjedhurit e popullit nuk realizuan detyrën e tyre, përgjegjësia më e madhe bie mbi forcën më të madhe, LVV. Jemi në një rrugë, ku nuk e dimë si do jetë vazhdimi i kësaj drame. Mbetëm në këtë ngërç, për të përfunduar në përfundimin kur erdhëm. Nuk është problemi te zonja Haxhiu, por pamundësia për të krijuar shumicën, si nga LVV, dhe ato ish opozitare. Në këtë mënyrë, kaoi e gjithë kjo situatë, sipas të gjitha gjasave, pritet që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk kanë të drejtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pa një vendim, që pritet të merret brenda dy javësh.”, theksoi ai./abcnews.al

Aksident zinxhir në Lushnje-Fier/ Përplasen 6 automjete, nuk ka persona të lënduar. Dëmet materiale të shumta

By: Re Nato
27 July 2025 at 15:44

Një aksident zinxhir është regjistruar në autostradën Lushnje–Fier, në zonën e kthesës së Kolonjës, ku janë përplasur 6 automjete.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar një radhë kilometrike automjetesh, nga kthesa e Kolonjës deri në kryqëzimin e Vajkanit, duke bllokuar qarkullimin në këtë aks shumë të frekuentuar.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë Rrugore dhe autoambulanca. Qarkullimi i automjeteve u normalizua një orë pas aksidentit. Policia rrugore po heton zbardhjen e shkaqeve te aksidentit./abcnews.al

Efektivi goditi kamerierin/ Rama: Të përjashtohet dhe t’i dorëzohet drejtësisë! (paralajmërimi për të tjerët)

By: Re Nato
27 July 2025 at 15:29

Për kryeministrin Edi Rama, efektivi Ardian Isufi, i cili goditi me grushta një kamarier në Vlorë, duhet të përjashtohet nga radhët e policisë dhe t’i dorëzohet drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama paralajmëroi se punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim, do të ndiqet penalisht dhe përjashtohet nga detyra.

“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë  komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh”, shkruan Rama në X./abcnews.al

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

By: Re Nato
27 July 2025 at 15:27

Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuime, me ndihmën e zjarrfikësve çekë dhe avionëve italianë që pritet të mbërrijnë më vonë.

Zjarret vazhdonin të ishin aktive të dielën në mëngjes në rajonin e Peloponezit, në perëndim të kryeqytetit, si dhe në ishujt Evia dhe Kythira, ndërsa avionët dhe helikopterët rifilluan operacionet në disa pjesë të vendit që në agim.

“Pritet që sot të jetë një ditë e vështirë, me rrezik shumë të lartë për zjarr pothuajse në të gjithë territorin”, tha të dielën zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, megjithëse shtoi se situata po përmirësohet.

Parashikuesit e motit thanë se erërat e forta që kanë përhapur flakët pritet të bien të dielën në shumicën e zonave, por paralajmëruan se ishulli turistik Kythira, me 3.600 banorë, vazhdon të përballet me kushte “shqetësuese” për shkak të erërave.

Mesazhe evakuimi u dërguan për banorët e ishullit, që ndodhet në juglindje të Peloponezit, herët në mëngjes të dielën, pasi zjarri po përhapej pa u ndalur.

“Shtëpi, kosheret e bletëve, pemë ulliri janë djegur”, tha për kanalin shtetëror ERT zëvendëskryetari i Komunës së Kythiras, Giorgos Komninos.

“Një manastir është në rrezik të drejtpërdrejtë tani”, shtoi ai, duke theksuar se gjysma e ishullit është djegur.

Before yesterdayMain stream

Parcelë me kanabis/ Fier, arrestohet 41-vjeçari, asgjesohet një pjesë e bimëve narkotike

By: Re Nato
25 July 2025 at 14:41

Një 41-vjeçar u arrestua në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

Gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Çipllakë, njësia administrative Libofshë, u gjet një parcelë me 190 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

41-vjeçaru u vu në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpëmjet djegies.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut./abcnews.al

Mbi 230 gazetarë kanë humbur jetën që nga nisja e luftës në Gaza

By: Re Nato
25 July 2025 at 14:39

Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës në vitin 2023 ka arritur në 232, sipas një deklarate të lëshuar sot nga Zyra për Media e Qeverisë së Gazës. Viktima më e fundit është fotoreporteri palestinez, Adam Abu Harbid, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës së tij për të dokumentuar zhvillimet në terren.

Në deklaratën e publikuar në platformën Telegram, Zyra për Media e dënoi ashpër vrasjen e gazetarëve, duke e cilësuar atë si një fushatë të organizuar dhe të qëllimshme nga forcat izraelite për të heshtur zërat mediatikë palestinezë dhe për të penguar shpërndarjen e informacionit nga zona e konfliktit.

“Zyra për Media dënon në mënyrën më të ashpër vrasjen sistematike të gazetarëve palestinezë dhe vendosjen e tyre në shënjestër nga ana e okupatorit izraelit. Kjo përbën një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të Konventave të Gjenevës, që garantojnë mbrojtjen e gazetarëve në zonat e luftës”, thuhet në deklaratë.

Zyra shton se vrasjet e gazetarëve nuk janë thjesht pasoja të luftës, por përfaqësojnë, sipas tyre, një strategji të qëllimshme për të fshehur të vërtetën dhe për të penguar dokumentimin e ngjarjeve që po ndodhin në Gazë.

Kakavijë, 54-vjeçari kapet me mbi 48 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht

By: Re Nato
25 July 2025 at 13:51

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Sh. B., ku u gjetën 48 400 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shefi i agjencisë për çështje bërthamore: I inkurajuar nga vendimi i Iranit për riangazhim

By: Re Nato
25 July 2025 at 13:39

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka thënë të premten se është i “inkurajuar” që Irani është pajtuar për të pranuar një delegacion të vëzhguesve të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara për të vizituar shtetin “brenda javësh”.

Grossi ka thënë se vizita e ekipit teknik mund të hapë rrugën që inspektorët e OKB-së të kthehen në Iran, potencialisht këtë vit.

“Nëse nuk rikthehemi shpejt, do të ketë probleme serioze, sepse ky është obligim ndërkombëtar i Iranit”, ka thënë Grossi për gazetarët gjatë një vizite në Singapor.

“Jam i inkurajuar nga ajo që kam dëgjuar nga Teherani në aspektin që ata duan të riangazhohen me ne”, ka thënë ai.

Data e vizitës nuk është konfirmuar ende, por Grossi e ka konfirmuar se do të ndodhë “brenda javësh”.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi u ka thënë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një ditë më parë se një delegacion i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike do të mund ta vizitojë Iranin brenda dy-tre javësh.

Shiste kanabis në zonën e plazhit/ Durrës, vihet në pranga 18-vjeçari (EMRI)

By: Re Nato
25 July 2025 at 12:41

Një 18-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Zona”.

Klajdi Koçi u vu u kap në lagjen nr. 13, Plazh duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe qese farmaceutike, të dyshuara për paketimin e lëndës narkotike.

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./abcnews.al

Dështon për të 52-herë konstituimi i Kuvendit/ Kosovë, të shtunën përpjekja e fundit për formimin e institucioneve të reja

By: Re Nato
25 July 2025 at 11:40

Dështon për herë të 52-të konstituimi i Kuvendit në Kosovë.

Seanca e radhës do të mbahet vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar asnjë veprim nga deputetët për konstituim të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Pak para nisjes së seancës, në hyrje të Kuvendit janë parë ambasadorë të vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

 

Zelensky në kërkim të fondeve për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore

By: Re Nato
25 July 2025 at 10:52

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij është duke punuar për të siguruar fonde për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore, pas arritjes së një marrëveshjeje që u mundëson shteteve evropiane të blejnë armatim të Shteteve të Bashkuara dhe t’ia dorëzojnë Kievit, teksa mbrohet nga pushtimi rus.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuar do të na i transferojë, shesë këto sisteme. Detyra jonë është të gjejmë financim për 10 sistemet”, ka thënë Zelensky në disa komente të publikuara të premten.

Ai ka shtuar se Ukraina tashmë ka gjetur financim për tri sisteme – dy nga Gjermania dhe një nga Norvegjia.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë kritik ndaj qasjes së administratës paraparake të Joe Bidenit për të ofruar ndihmë për Kievin në vlerë të miliarda dollarëve, dhe ka miratuar shitjen e armëve për Ukrainën, përmes vendeve anëtare të NATO-s.

Arrestohet gruaja e viktimës/ Fier, akuzohet bashkëpunëtore në vrasjen e të shoqit nga e bija

By: Re Nato
25 July 2025 at 10:21

Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënë e Emanilda Ramës e cila u arrestua një ditë më parë për vrasjen e babait të saj.

Anesti Rama dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë.

Teksa pritet të zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bijë që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, të dhëna dhe burime nga të afërmit e familjes bëjnë me dije se 56 vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej në familje.

Prej vitesh, punëtor në një fermë blektorale në zonë, Anesti Rama kishte shkuar shpesh herë në punë me shenja në fytyrë për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.

Burime nga Policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe e bija ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama në Frashër, ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija, megjithëse në të njëjtin oborr.

Prej vitesh, 56 vjeçari i vrarë tragjikisht dy ditë më parë, jetonte në dhomën që shërbente si kuzhinë e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama.  Keto të fundit akuzohen se kanë vrarë 56 vjeçarin duke e mbytur me tel dhe më pas inskenuan ngjarjen si aksident./abcnews.al

Rama thirrje bizneseve: Deri më 31 korrik, hiqni çdo material që ndodhet më pak se 20 metra nga aksi i rrugës

By: Re Nato
25 July 2025 at 09:52

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje bizneseve që ushtrojnë aktivitetet e tyre në rrugë nacionale, që deri më 31 korrik, për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 metra nga aksi i rrugës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo duhet të jetë edhe distanca ligjore e sigurisë.

Sipas kreut të qeverisë, do të ketë masa ndëshkimore për bizneset që shkelin afatin.

“Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH

Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE.”, shkruan Rama./abcnews.al

Tajlandë, mbi 100 mijë civilë kanë ikur si pasojë e konfliktit me Kamboxhian

By: Re Nato
25 July 2025 at 09:44

Mbi 100 mijë persona kanë ikur nga luftimet kufitare më të përgjakshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias në dekadë, ka thënë Bankoku të premten, përderisa rriten thirrjet ndërkombëtare për ndalje të armiqësive.

Mospajtimet e moçme kufitare janë përshkallëzuar në luftime intensive me artileri, tanke dhe trupa ushtarake në fushëbetejë të enjten.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një takim urgjent për krizën më vonë gjatë së premtes.

Ministria e Brendshme e Tajlandës ka thënë se mbi 100.000 njerëz nga katër provinca kufitare janë larguar në 300 zona të përkohshme strehimi, ndërsa numri i viktimave është rritur në 15, si dhe ai i të plagosurve në 46.

Autoritetet e Kamboxhias nuk i kanë publikuar të dhënave e tyre.

Në qytezën Samraong të Kamboxhias, rreth 20 kilometra larg kufirit, gazetarët kanë raportuar të kenë dëgjuar zhurmë të artilerisë në mëngjesin e së premtes.

Plagosën 26-vjeçarin me thikë/ Vlorë, në pranga një person, procedohet vëllai i tij

By: Re Nato
25 July 2025 at 07:51

Një 26-vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë nga dy vëllezër.

Njëri prej vëllezërve është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa tjetri u procedua në gjendje të lirë.

Dyshohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

26-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Aksident në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

By: Re Nato
25 July 2025 at 07:47

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi.

Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç.

Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, i i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Franca do të bëhet vendi i parë i G7 që njeh Palestinën si shtet

By: Re Nato
25 July 2025 at 07:40

Emmanuel Macron ka thënë se Franca do ta njohë Palestinën si shtet më vonë këtë vit.

Udhëheqësi francez njoftoi ndryshimin e madh të politikës në një letër drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, të cilën zoti Macron e publikoi edhe në internet të enjten në mbrëmje.

Presidenti Macron tha se do ta bëjë njoftimin zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që do të mbahet në shtator, shkruan Sky News.

Franca do të bëhet anëtari i parë i G7-ës – një grup prej shtatë ekonomive më të mëdha të përparuara në botë – që njeh një shtet palestinez. G7 përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.

Në postimin e tij ku shpjegonte vendimin, zoti Macron bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza , lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe për më shumë ndihmë humanitare që të arrijë tek ata në territor.

❌
❌