Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 August 2025Main stream

Më shumë turistë se në 2024/ Instat: Shqipëria u vizitua nga 6.6 milionë të huaj në 7 muaj

22 August 2025 at 15:59

6.6 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-korrik të këtij viti.Instituti i stattistikave ka publikuar raportin i cili konfirmon se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e numrit të turistëve është me gati 4% ose mbi 225 mijë vizitorë më tepër.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është  mbi 1.8 milionë udhëtarë. Këto shifra konfirmojnë se turizmi edhe për këtë vit do mbetet një motor i fuqishëm për ecurinë ekonomike dhe punësimin në vend.

Turistët vijnë kryesisht nga rajoni i Evropës  në rreth 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj.

Por kryesojnë  turistet nga shtete të Evropës jugore ku përmendim Italianët,Spanjollët dhe Francezët.Kjo konfirmon se Shqipëria mbetet kryesisht një destinacion rajonal dhe mesdhetar, por nuk mungojnë edhe turistë nga tregje të  largëta  si Amerika, Azia apo  Afrika që edhe pse po japin një kontribut modest,mbeten  në rritje.

Nga të dhënat e Instat konstatohet se edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit në korrrik . Jannë mbi 783 mijë shtetas shqiptarë që  numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë gjatë këtij viti

Parashikimet janë që Shqipëria të presë mbi 12 milionë vizitorë të huaj përgjatë këtij viti. Vendi vijon të promovohet edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga destinacionet më të mira për pushime, jo vetëm për bregdetin por edhe bukuritë e tjera natyrore. Kjo ka bërë që turizmi gradualisht të shtrihet përtej sezonit veror.

Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri edhe në vitet që vijnë. Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

Rrëzohet gjoba për Trump/ Gjykata e New York anulon gjobën 500 milionë dollarë për mashtrim

22 August 2025 at 15:47

Gjykata e Apelit në New York ka rrëzuar gjobën 500 milionë dollarëshe që ishte vendosur ndaj presidentit Donald Trump për mashtrim.

Edhe pse një fitore e madhe financiare për republikanin, atij dhe dy djemve të tij më të mëdhenj u ndalohet të mbajnë pozicione të larta në korporata ose të marrin kredi për të paktën tre vjet, pasi gjykata i cilësoi përgjegjës për mashtrim.

Shtatë muaj pasi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, gjyqtarët e quajtën ndaj gjobën ndaj Trump të tepruar.

Dënimi erdhi pasi prokurorët zbuluan se Trump mashtroi duke fryrë në mënyrë dramatike pasqyrat financiare të paraqitura në banka dhe kompani sigurimi për të mashtruar huadhënësit dhe kompanitë e sigurimeve.

Në një rast, gjykatësi zbuloi se ne deklaratat financiare të Trump ishte pohuar gabimisht se apartamenti i tij në Trump Toëer ishte pothuajse tre herë më i madh se sipërfaqja e tij aktuale.

Gjyqtari Arthur Engoron urdhëroi Trump të paguante një gjobë prej 355 milionë dollarësh vitin e kaluar dhe bashkë me interesin, shuma tejkaloi 515 milionë dollarë. Nëse do të ishte paguar, gjoba do të trondiste perandorinë e pasurive të paluajtshme të Trump.

Trump e cilësoi një fitore vendimin dhe e cilësoi gjobën ndaj tij një gjueti shtrigash që nuk ishte parë ndonjëherë.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, që ndoqi rastin, planifikon të apelojë sërish vendimin.

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

22 August 2025 at 15:20

SHQIPËRI- 13 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025.

Kjo e dhënë u bë publike nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ajo theksoi se konsumi i energjisë në 2025, është rritur me 2.2%, krahasuar me 2024.

Ministrja Balluku pohoi se furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira

“E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.”, shtoi ai.

Deklarata e plotë: 

Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Nëse do ta krahasonim me vitin 2019, si viti para pandemisë dhe krizës energjetike, në muajin qershor dhe korrik të vitit 2025 kemi një rritje respektive të konsumit mujor me 21.5% dhe 30.7%.  E përkthyer në sasi energjie elektrike, rritja vetëm për këto dy muaj është sa konsumi i total i konsumatorëve familjarë për muajin Prill 2025 apo rreth 217,000 MWh.

Sa i përket konsumit ditor, tashmë mund të klasifikojmë hapur se dita me konsumin më të lartë në vend nuk i përket muajve të dimrit, por muajve të verës. Data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 në rang vendi është 20,856 MWh, ndërkohë që në vitin 2024 ishte 20,610 MWh dhe në vitin 2023 ishte 18,593 MWh, rritje që tregon dukshëm zhvillmini e qëndrushëm ekonomik të vendit sidomos në dy viteve të fundit.

E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.

Ka qenë një sezon i vështirë dhe për shkak të situatës së zjarreve që kanë kërcënuar në jo pak raste nënstacionet dhe linjat e transmetimit. Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në fikjen e zjarreve dhe mbrojtjen e aseteve tona energjetike.

Ndaj dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm qëndruan në gatishmëri për të rivënë në punë rrjetin e ndikuar nga zjarret, por dhanë dhe ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në shuarjen e zjarreve, anembanë Shqipërisë.

Ndërkohë, të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, vijojnë të tregojnë trendin rënës të humbjeve në rrjet, çka ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.

1.45% është shënuar rënia e humbjeve teknike në rrjet ose e thënë ndryshe janë kursyer 21,699 MWh. Ashtu siç e kemi bërë me dije 1% humbje të rikuperuara në 1 vit, ekuivalojnë në një kursim financiar rreth 7 milionë euro, duke forcuar kështu financat e sektorit e duke na dhënë mundësi të punojmë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas uljes 10.5% që aplikuam në fillim të vitit 2025.

Megjithatë, rritja e konsumit ekspozon nevojën për të forcuar kapacitetet tona në të gjitha hallkat e zinxhirit energjetik nga prodhimi, te transmetimi dhe shpërndarja, e deri te efiçenca në konsum.

Për këtë arsye,  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon të ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme. Të gjitha këto nisma synojnë jo vetëm përballimin e kërkesës në rritje, por edhe mundësimin e aksesit të produktit energjetik në tregun rajonal të energjisë, madje mbrojtje të plot të konsumatorit, mjedisit dhe ekonomisë tonë nga luhatjet e mundshme të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Sezoni turistik tashmë shkon përtej muajit gusht që është piku i tij dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor e të qëndrueshëm.

Fundjavë të mbarë për të gjithë.

 

 

Emigrantët mbyllin pushimet/ Kthehen në Evropë pas ditëve të kaluara me familjet në Shqipëri

22 August 2025 at 15:10

Përmes portit të Vlorës ka rinisur kthimi i pushuesve dhe emigrantëve shqiptarë drejt Italisë apo vendeve të tjera të Bashkimit Europian, ku jetojnë e punojnë.

Pas pushimeve në Vlorë e Shqipëri, dhjetëditëshi i dytë i gushtit shënon zakonisht fluksin lartë të pasagjerëve që kthehen.

Për emigrantët, pushimet në vendlindje pranë të afërmve janë çdo vit të veçanta.

Shqiptarët që jetojnë në Itali përbëjnë dhe numrin më të lartë të udhëtarëve në portin e Vlorës.

Për ta Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe pushimet i shohin çdo vit si mundësi për të vizituar vendlindjen.

Përmes portit të Vlorës zgjedhin të udhëtojnë edhe turistët italianë që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime.

Përfshihet në flakë gomonia në Potam, shpëtohen tre pasagjerët

22 August 2025 at 14:49

POTAM- Një gomone ka marrë zjarr në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës se motorit së mjetit lundrues.

Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.

Janë njoftuar salla e policisë se Himarës ku mjetet e policisë kufitare kane shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg.

Gomonia është shkrumbuar nga flakët duke përfunduar ne det ,ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore/abcnews.al

Vrau bashkëfshatarin në Divjakë, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

22 August 2025 at 14:35

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për  Xhesion Toromeni, autori i vrasjes se 32-vjecarit Besmir Kumria, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Divjakë.

Seanca për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 25-vjeçarit Toromeni, drejtohet nga gjyqtarja Aurora Tushe.

Organi i akuzës përfaqësohet nga prokurori Kristi Jorgji.

Akuzat që rëndojnë mbi 25-vjeçarin janë “vrasja me paramendim” dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kryekuq te Divjakës. ku 32-vjeçari Besmir Kumria humbi jetën nga goditja me thike

Xhesion Toromeni, dyshohet se goditi fqinjin e tij me thike ne një lokal.

Te dy familjet janë fqinje dhe i ndan vetëm rruga e fshatit Autori u kap ne arrati nga policia pak ore pas krimit.

Gjatë arrestimit Xhesion Toromeni u tha policëve se e vrau fqinjin e tij pasi dy vjet më parë gjatë një konflikti për ujin e kanalit vaditës, Kumria kishte qëlluar babain e  Xhesion Toromeni me shpullë.

FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Donald Trump

22 August 2025 at 14:27

Agjentët e FBI-së kanë bastisur mëngjesin e kësaj të premteje banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump, John Bolton, në periferi të Washingtonit.

Mediat amerikane raportojnë se bastisja është kryer në kuadër të një hetimi të profilit të lartë për çështje të sigurisë kombëtare.

Konkretisht, kontrolli i shtëpisë së Bolton është zhvilluar në orën 07:00 në Bethesda, Maryland, dhe është urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Hetimi në fjalë dyshohet të jetë i lidhur me dokumente të klasifikuara. Ai kishte nisur vite më parë, por sipas një zyrtari të lartë amerikan, administrata Biden e kishte pezulluar “për arsye politike”.

Ndërkohë që agjentët ndodheshin brenda banesës së tij, llogaria zyrtare e Bolton në X publikoi një mesazh në orën 7:32 të mëngjesit, ku kritikonte qëndrimin e Trump ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Nuk dihet nëse postimi ishte i programuar më herët apo i lidhur me bastisjen.

 

Fati i luftës në Ukrainë/ Artur Nura: Bota po shkon drejt rendit të ri, Evropa duhet të jetë me protagoniste

22 August 2025 at 13:43

TIRANË- Analisti i njohur Artur Nura, i ftuar në “News Line” në ABC News analizoi zhvillimet gjeopolitike mbi negociatat që po zhvillohen në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai theksoi se Evropa duhet të jetë më e bashkuar dhe më efiçente në lidhje me Ukrainën, duke shtuar se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës është konflikt evropian dhe jo amerikan.

Sipas tij, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përcaktuar një afat dyjavor për një zgjidhje të situatës në Ukrainë dhe në këto kushte Evropa duhet të tregojë  pozicionin e saj.

“Evropë duhet të bëhet me autoeficente. Ne Alaska nuk kishte një marrëveshje publike. Parimisht do të thotë se kanë rënë dakord në këtë takim. Në realitet është supermacia ushtarake që vendos. Ai [Putin] ka pushtuar 20% e territorit të Ukrainës. Trump ka folur se pritet që për dy javë të ketë rezultate, por duhet të presim. Të shohim rezultatet”, tha ai.

Ai theksoi se aktualisht bota po shkon drejt “vizatimit” të rendit të ri, ndërsa pyetja që shtron Nura është se ku do të pozicionohet Evropa dhe Britania e Madhe në këtë sfidë globale.

“Po shkojmë drejt një rendi të ri botëror, çështja është se ku do jetë Evropa, ku do jetë Britania e Madhe. Ky është problemi më i madh, i cili duhet zgjidhur. Evropa ka dilema të mëdha, si do t’i zgjidhë ato? Duhet bashkim përtej Francës dhe Gjermanisë. Qasja strategjike e Evropës është garancia ushtarake për Ukrainën”, tha ai./abcnews.al

 

Pse nuk i zbutet masa e sigurisë Ilir Metës? Gjykata e Posaçme zbardh vendimin: Mund të ndikojë mbi dëshmitarët

22 August 2025 at 13:26

TIRANË– Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit në burg ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Sipas gjykatës, Metës nuk mund t’i zbutet masa  për shkak se ne liri mund te ndikojë tek dëshmitarët që do të japin dëshminë ne procesin  ndaj tij.

Një numër i madh i personave që kanë dijeni për veprat penale qe akuzohet Meta vijnë nga radhët e Partisë së Lirisë dhe mund të ndikohen për shkak se ai mban ende postin e presidentit.

Po kështu sipas gjykatës Metës i janë komunikuar zyrtarisht akuzat, por dosja ende nuk ka shkuar për gjykim dhe ekziston rreziku i “helmimit te provave”./abcnews.al

Shirat shuajnë zjarret/ Pjesa me e madhe e vatrave janë fikur, pranga zjarrvënësve

22 August 2025 at 13:10

Një 43 vjeçar është arrestuar si shkaktar i zjarrit që u përhap në Selenicë të Vlorës, një ditë më parë.

Sipas uniformave blu, rreth orës 19:30 të së enjtes, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër” në  Drashovicë, 43-vjecari ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe u rrezikuan të digjen bagëtitë e imta në një stan. Nga fshati Drashovicë, zjarri u përhap edhe në fshatin Dukat dhe Vajzë.

Edhe në Gramsh policia ka arrestuar  për zjarrvënie një 26 vjeçar, ndërsa ka proceduar penalisht babë e bir.

Sipas uniformave blu babë e bir janë kapur në flagrancë, të enjten nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.

Mbi ta rëndon akuza “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Zjarrvënia mbetet shqetësimi kryesor në menaxhimin e situatës së zjarreve. Policia apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive.

Zi buke në Gaza/ Klasifikimi nga OKB, për herë të parë regjistrohet jashtë Afrikës

22 August 2025 at 13:03

Qyteti i Gazës dhe zonat përreth tij po përballen me zinë e bukës. Kjo është deklaruar për herë të parë zyrtarisht nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore, një sistem I mbështetur edhe nga Kombet e Bashkuara.

Sistemi i mbështetur nga OKB dhe i njohur globalisht për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes ka deklaruar vetëm katër zi buke të tjera që nga themelimi i tij në vitin 2004.

Është hera e parë që një klasifikim I tillë bëhet jashtë kontinentit afrikan, pasi rastet e mëparshme ishin në Somali në vitin 2011 dhe Sudan në vitet 2017, 2020 dhe 2024. Ky njoftim është i pari i IPC-së jashtë Afrikës. Qyteti i Gazës është shtëpia e rreth gjysmë milioni njerëzve.

Niveli I urisë në Gaza është klasifikuar në Fazën 5, që është edhe niveli më I lartë, ku mbizotëron uria, varfëria dhe vdekja. I njëjti klasifikim parashikohet të zgjerohet në Deir al-Balah dhe Khan Younis deri në fund të shtatorit, pra për më shumë se gjysmë milionë njerëz në të gjithë Gazën.

Në raport thuhej se zia e bukës në Gaza është shkaktuar nga njeriu dhe mund të ishte parandaluar. Koordinatori I emergjencave në OKB, Tom Fletcher tha se raporti I ri duhet lexuar me hidhërim dhe me zemërim.

Ai shtoi se zia e bukës I detyron njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre për të kërkuar ushqim.

“Është një zi buke që do të na ndjekë dhe duhet të na ndjekë të gjithëve. Është një zi buke e parashikueshme dhe e parandalueshme”, tha ai.

Por Ministria e Jashtme e Izraelit ka hedhur poshtë kategorikisht raportin, duke thënë se nuk ka zi buke në Gaza dhe se te dhenat bazohen në “gënjeshtrat e Hamasit”.

Zhvillimi më I fundit vjen teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka hapur rrugë pushtimit të plotë të qytetit të Gazës, një plan që ka marrë shumë kritika si nga qytetarët e Izraelit, ashtu edhe nga aleatët e tij.

Netanyahu tha gjithashtu planifikon rifillimin e negociatave për rikthimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi dhe për fundin e luftës, por sipas kushteve të Izraelit.

“Lëshimi i territoreve, kurth i Putin”, Kallas: Ukrainës të mos i bëhet presion për të dhënë Donbasin në këmbim të paqes

22 August 2025 at 13:01

Diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar kundër presionit ndaj Ukrainës për t’i lëshuar territoret Rusisë, si pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme paqeje.

Ne nje interviste per BBC, Kaja Kallas  tha se kerkesa per te lejuar Rusinë të mbajë territoret ukrainase ishte një “kurth i Putin “.Ukraina ka refuzuar vazhdimisht t’ia lëshojë Donbasin Kremlinit në këmbim të paqes, megjithëse Trump theksoi nevojën për “shkëmbim territoresh”.

Kallas , qe ndodhet në “listën e të kërkuarve” nga Kremlini, foli gjithashtu gjatë për garancitë “e besueshme dhe të forta” të sigurisë për Ukrainën.

Ajo pranoi se nuk kishte shumë “hapa konkretë” për një forcë penguese në këtë fazë të negociatave.

“Garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri e fortë ukrainase”, tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e vendosjes së garancive që “nuk janë vetëm në letër”.

Kallas tha se u takon shteteve anëtare të “koalicionit të të vullnetshëmve” të përcaktojnë saktësisht se çfarë mund të kontribuojnë dhe se ende nuk ishte e qartë se në çfarë kapaciteti do të vepronin këto forca.

Kremlini i nënvlerëson bisedimet me Zelenskyn, ndërsa Trump paralajmëron se Putini mund të mos dëshirojë të bëjë marrëveshje.

Kallas tha se në samitin e Alaskës Putini mori “gjithçka që donte” dhe kjo do ta bente me te interesuar  për të negociuar një marrëveshje paqeje.

“Ai u prit shumë mirë dhe donte që të mos vendoseshin sanksione, gjë që edhe e arriti. “Putini thjesht po qesh, jo duke i ndaluar vrasjet, por duke i shtuar ato”, tha Kallas. “Po harrojmë se Rusia nuk ka bërë asnjë lëshim të vetëm.”

Ajo shtoi se BE kishte përgatitur paketën e 19-të të sanksioneve për të ushtruar presion mbi udhëheqësin rus për diskutime të mëtejshme.

Nis gara për “Scudetto”/ Napoli dhe Inter, pretendentët e mëdhenj në sezonin e ri të Serie A

22 August 2025 at 12:57

Ta mbrosh titullin është më e vështirë se ta fitosh atë. Këtë e di shumë mirë një ekspert si Antonio Conte, që bashkë me Napolin e tij do të nisin sezonin e ri të Serie A si kampionë të Italisë.

Napolitanët projektohen sërish favoritë në edicionin e ri që ngre siparin këtë fundjavë. Duke qëndruar te parashikimet, ashtu si në edicionin e kaluar, të bësuarit e Conte ndajnë kuotat më të larta me Inter në garën për “Scudetto”.

Napolitanët janë forcuar shumë në merkato, duke sjellë energji të reja, por edhe klas e eksperiencë me Kevin De Bruyne. Gjithsesi, dëmtimi i Lukaku në vigjilje të premierës prishi planet e tyre.

Më i vonuar në merkato ka qenë Inter, që deri tani ka bërë vetëm prekje estetike me afrimet e reja, ndërsa duhet parë nëse trajneri Kristian Chivu do të ruajë trashëgiminë e lënë nga Inzaghi.

Por ky fakt nuk i frikëson parashikimet, që ashtu si në vitet e fundit e vendosin skuadrën zikaltër në vijën e parë të nisjes.

Më pas në parashikime, por jo në pritshmëritë e tij qëndroj Juventus.

“Zonja e Vjetër” është gjithashtu pas në merkato, por duke nisur nga trajneri Igor Tudor në klubit torinez nuk janë të shqetësuar.

Tekniku thotë se ka një skuadër competitive, që pritet të forcohet më shumë me Kolo Muani dhe Edon Zhegrovën.

Gara e titullit në sezonin e ri të Serie A ka një të panjohur të madhe, që mund të jetë vendimtare në një kampionat të gjatë.

Ai është Milan, skuadra kuqezi që niset pas një revolucioni të vërtetë. Duke nisur me një ekspert të vërtetë në pankinë si Masimiliano Allegri dhe me një tjetër në fushë si Modriç.

“Djalli” qëndron pas pretendentëve, por ka një plus më shumë, faktin që nuk do të luajë në Kupat e Europës dhe të gjitha energjitë do të jenë të përqëndruara te Serie A.

Sezon i ri, favoritë “të vjetër”/ Kategoria Superiore ngre siparin, “déjà vu” në garën për titull

22 August 2025 at 12:44

TIRANË- Pritjes i erdhi fundi. Kategoria Superiore kthehet në fushë për sezonin 2025/2026 që nis këtë mbrëmje nga “Loro Boriçi” me ndeshjen Vllaznia-Egnatia në orën 20:00.

Në fakt, kjo sfidë është një “déjà vu” e finales së edicionit të kaluar. Atëherë ishte skuadra nga Rrogozhina që triumfoi për të mbrojtur titullin kampion, por që nga ajo ditë shumë gjëra kanë ndryshuar.

Për këtë arsye, ndeshja që do të hapë kampionatin elitar të futbollit në vend do të tregojë shumë edhe për garën e gjatë për trofeun e Superiores.

Pa u goditur ende topi i parë, favoritët duket se do të jenë sërish ata të sezonit të shkuar, përveç Egnatias dhe Vllaznisë, në vijën e parë qëndrojnë edhe Partizani me Dinamo City.

Të katërta këto skuadra vijnë në sezonin e ri pas aventurave krejt të ndryshme në Kupat e Europës.

Pas Partizanit, me radhë u eliminuan Vllaznia dhe Egnatia, ndërsa dinamovitët duhet të luajnë edhe sfidën e kthimit në play off e Conference League.

Për këtë arsye, debutimi i të besuarve të Ilir Dajës në kampionatin e ri me ndeshjen në transfertën e Teutës është shtyrë për në fillim të muajit të ardhshëm.

Krejt I ndryshëm diskutimi për Partizanin, që pas zhgënjimit në Europë dhe ndryshimeve që pasuan atë në pankinë dhe skuadër kërkon të tregojë menjëherë forcën me sfidën e së dielës kundër debutuesve të Vorës.

Prapa katër favoritëve duken skuadrat e tjera, përfshirë edhe Tiranën. Bardheblutë kanë shumë të panjohura, pas revolucionit të radhës në merkato, ku është ndërruar thuajse e gjithë skuadra e vjetshme.

Por përveç titullit kampion, ashtu si në sezonin e shkuar një garë e fortë pritet të jetë edhe ajo për mbijetesën.

Shokë burgu në Greqi/ Kush e shoqëronte Ramadan Zoton në Korçë, në shtëpinë e tij në Fier u gjet arsenal armësh

22 August 2025 at 12:32

KORÇË- Merr fund arratia e Ramadan Zoto. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia pasi akuzohet për plagosje të dyfishtë në Sarandë në korrik të këtij viti.

Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

Ai u prangos këtë të premte në qytetin e Korçës, ndërsa ishte nën shoqërimin e Arben Ismailaj, një lidhje e ngushtë e tij.

Zoto dhe Ismailaj kanë qenë së bashku në një burg në Greqi. Edhe Ismailaj u vu në pranga, pasi në një aksion të ndërmarrë për arrestimin e Ramadan Zotos në Fier, në banesën e tij u gjet një arsenal i madh luftarak.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

“Gjithashtu me këtë shtetas u kap dhe shtetasi ne kerkim Arben Xhevit Ismailaj, i datëlindjes 07.08.1975, banues në Fier, i shpallur në kërkim nga DVP Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi ne daten 17.08.2025, gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e ketij shtetasi nga strukturat e hetimit ne DVP Vlore, ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise se Forces se Posaçme Operacionale Tirane, iu sekuestruan nje arme zjarri automatik model 56, nje silenciator, dy pistoleta TT model 54, nje pistolete model kaliber i vogel dhe nje sasi e konsiderueshme municioni luftarak”, njofton policia.

Plumba drejt automjetit/ Zbardhet ngjarja, çfarë ndodhi në Kombinat

22 August 2025 at 12:26

TIRANË- Të shtëna me armë janë dëgjuar paraditen e kësaj të premteje në Tiranë, në zonën e Kombinatit.

Policia thekson se pas një konflikti të çastit, është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti, me të cilën lëvizte një 37-vjeçar/

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për arrestimin e tij./abcnews.al

Me armë gati për qitje/ Kush është i arrestuari Ramadan Zoto, emër i shquar në akte kriminale

22 August 2025 at 11:59

KORÇË- Publikohen pamjet e aksionit, i cili çoi në arrestimin e 43-vjeçarit, Ramadan Zoto në Korçë. Ai ishte shpallur në kërkim për një plagosje të dyfishtë në Sarandë, në korrik të këtij viti.

Sipas burimeve janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe ndërhyrja ishte e befasishme, mes bashkëpunimit të tre sektorëve të policisë.

Sipas informacioneve, Zotos i është kapur edhe pistoletë me fishekë në fole me vete në momentet e arrestimit.

Arrestimi është kryer për llogari të DVP Vlorë ndërsa ndërhyrja është kryer nga Operacionalja e Policisë së Shtetit për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

Në momentin e arrestimit, Zoto ishte me Arben Ismailaj. Ky i fundit është lidhje e ngushtë shoqërore e tij pasi kanë qenë në burg bashkë në Greqi.

Kush është Ramadan Zoto dhe rrezikshmëria e tij

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, rezulton i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.

Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.

Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai tij.

Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojën e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë./abcnews.al

 

❌
❌