Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Quint-i dhe BE-ja të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe

22 August 2025 at 17:47

Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe.

“Shprehim shqetësimin lidhur me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar garën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet pakicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit”, thuhet në deklaratë.

Quint thotë  se çdo përpjekje për të përjashtuar komunitete të caktuara cenon parimet demokratike dhe minon besimin në institucionet e Kosovës.

“Presim nga qeveria në detyrë dhe të gjitha partitë politike që të përmbahen nga hapa që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të zhvillohen në përputhje të plotë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

Po ashtu, partitë që ndihen të prekura nga këto pengesa janë inkurajuar të përdorin në mënyrë të plotë Panelin për Ankesa dhe Parashtresa të Zgjedhjeve (PZAP) për të kërkuar drejtësi.

Ndryshe, në një mbledhje të mbajtur të enjten pasdite, anëtarët e KQZ-së nuk votuan për certifikimin e Listës Serbe pas ankesave të dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Njëri nga anëtarët, Sami Kurteshi, tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Vendimi u përshendet nga ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lista Serbe “në mënyrë të përsëritur ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës”.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspertëve ligjorë, do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së./Telegrafi/

The post Quint-i dhe BE-ja të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe appeared first on Telegrafi.

I burgosuri shqiptar në Britani, thirrje nga TikTok: Më transferoni në Shqipëri

22 August 2025 at 17:35

Një shqiptar i dënuar me 32 vite burg për vrasje në Britani të Madhe, përmes videove në TikTok kërkon të transferohet në një nga qelitë e vendit tonë.

Videot e shpërndara nga i burgosuri shqiptar kanë bërë jehonë në mediat britanike.

Eugert Merizaj i njohur me emrin “Babale” në rrjetet sociale, ka arritur të fus një celular në qeli edhe pse është rreptësisht i ndaluar dhe përbën vepër penale.

Gjatë komunikimeve live me ndjekësit e tij ai ka treguar përse ndodhet në burg.

Ndërsa lidhur me arsyen që kërkon të kthehet në tokën shqiptare, 32-vjeçari thotë për të parë familjen e tij pasi ka shtatë vite që nuk i ka takuar.

Ndër të tjera ai tregon se ushqimi në burg është i tmerrshëm.

Ajo çfarë të bie në sy nga videot e publikuara nga qelia në të cilën ndodhet Merizajt janë simbolet kombëtare të Shqipërisë, libra në gjuhën shqipe, por nga ana tjetër edhe veshjet e tij të kushtueshme të markave të ndryshme.

Eugert Merizaj ka qenë në qendër të vëmendjes së medias britanike edhe vitin e shkuar ku përmes TikTok kërkonte para nga ndjekësit e tij.

32-vjeçari shqiptar është dënuar për vrasjen e një trafikanti droge në vitin 2019, edhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë krimin.

Merizaj u arrestua në Belgjikë dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të burgosurve në Britaninë e Madhe.

Prej majit të vitit 2023, vendi ynë ka një marrëveshje me Anglinë për transferimin e të burgosurve.

Mbetet për t’u parë nëse kërkesa e Eugert Merizajt do të pranohet nga autoritetet./Euronews Albania

The post I burgosuri shqiptar në Britani, thirrje nga TikTok: Më transferoni në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Arrijnë në Kosovë 350 ushtarë britanikë me 70 automjete ushtarake

22 August 2025 at 17:17

Në kampin Bondsteel kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës, duke shënuar përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë në kuadër të KFOR-it.

Kontingjenti britanik, i përbërë nga mbi 350 trupa të “Scots Guards”, do të zhvillojë aktivitete stërvitore së bashku me pjesëtarë të KFOR-it.

NATO njofton se  ky aktivitet është pjesë e trajnimeve të rregullta që synojnë të rrisin gatishmërinë operacionale dhe aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve të sigurisë.

Operacionet zhvillohen në përputhje me mandatin e KFOR-it të bazuar, me qëllim të garantimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në bashkërendim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Pas përfundimit të stërvitjes, “Scots Guards” do të kthehen në bazën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar./Telegrafi/

The post Arrijnë në Kosovë 350 ushtarë britanikë me 70 automjete ushtarake appeared first on Telegrafi.

Linja hekurudhore Fushë Kosovë-Ferizaj e gatshme për qarkullim

21 August 2025 at 23:40

Nga sot e tutje linja hekurudhore Fushë Kosovë – Ferizaj mund të përdoret për transportin e qytetarëve dhe të mallrave. Pas pesë vitesh, Infrakos bëri testimin e kësaj linje, pavarësisht se ende nuk është bërë sinjalizimi përgjatë saj. Tani e tutje këta binarë mund të përdoren për transportin e qytetarëve dhe të mallrave.

“Është bërë instalimi i binarëve, janë bërë të gjitha. Do të shkojmë me një shpejtësi të kufizuar për shkak të mungesës së instalimit me 60 km në orë nga stacioni në Miradi deri në Bablak”, tha Nexhmi Rama, kryesues i njësisë për implementimin e projektit.

Gjatë rrugës, ekipet e Infrakosit qëndruan në kontakt me njëra-tjetrën, në mënyrë që transporti të jetë i sigurt. Kjo linjë hekurudhore shënon lidhje më të shpejtë dhe më të lehtë ndërmjet Fushë Kosovës e Ferizajt.

Ndërmjet Fushë Kosovës dhe Ferizajt janë tre vendndalime dhe 3 stacione për udhëtarët, njëri nga to është në Lipjan.

Për rëndësinë e projektit foli kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Naser Krasniqi.

“Ky segment është plotësisht funksional dhe nga sot është i hapur për të operuar për operatorët hekurudhor me shpejtësi lëvizëse deri në 60 km. Në hapin e radhës ky projekt do të përmbyllet me instalimin e sinjalistikës bashkëkohore që do të mundësojë rritjen e shpejtësisë deri në 120 km në orë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se këtë vit pritet të bëhet edhe testimi i linjës hekurudhore për Mitrovicë.

“Po ashtu është bërë montimi i 86 km të linjës së re, përfshirë ndërtimin e 3 shtresave të trasesë hekurudhore duke lënë edhe vetëm 6 km deri në Mitrovicë”, nënvizoi Krasniqi.

Nga Infrakos thanë se janë duke punuar në modernizimin e rrjetit hekurudhor në vend duke e nxitur kështu zhvillimin ekonomik dhe duke kontribuuar në integrimin e Kosovës në rrjetet rajonale dhe evropiane të transportit.

Aktualisht për transportin në linjën hekurudhore Fushë-Kosovë-Ferizaj janë të licencuar vetëm dy operatorë. Edhe pse hekurudha është gati për qarkullim, varet nga operatorët se kur do të nisin transportin në të.

The post Linja hekurudhore Fushë Kosovë-Ferizaj e gatshme për qarkullim appeared first on Telegrafi.

Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për furtunë

21 August 2025 at 23:26

Bashkia e Lezhës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit, duke nisur nga ora 01:00, priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me furtunë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
Në njoftim theksohet se Emergjencat Civile dhe Shërbimet Publike të Bashkisë janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo rast që mund të shkaktohet nga moti i keq.

“Të nderuar qytetarë të Bashkisë Lezhë, sipas parashikimeve meteorologjike, priten reshje të dendura shiu dhe një furtunë që parashikohet të nisë në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, duke filluar nga ora 01:00. Ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjarëve”, njoftoi Bashkia e Lezhës.

The post Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për furtunë appeared first on Telegrafi.

Policia shpëton tre turistë nga mbytja në Velipojë

21 August 2025 at 23:19

Policia e Shtetit në Shqipëri ka shpëtuar të enjten tre turistë që po rrezikonin të mbyteshin në thellësi në plazhin e Velipojës.

Veprimi i shpejtë i shërbimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, parandaloi një tragjedi.

Turistët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, po laheshin në det të thellë dhe nuk po arrinin të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve të forta. Pas marrjes së njoftimit, menjëherë u angazhua një skaf i Policisë Kufitare.

Me anë të mjetit lundrues, forcat e rendit lokalizuan shpejt tre shtetasit dhe i kthyen ata në breg të sigurt.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të treve është e mirë.

Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë konfirmuan se shërbimet e tyre do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit veror.

The post Policia shpëton tre turistë nga mbytja në Velipojë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 21 August 2025Main stream

Ymeri: Veprimet e LVV-së kundër Listës Serbe janë vetëm lojëra politike

21 August 2025 at 21:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, pasi votimi rezultoi me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime.

Fuqishëm kundër ishin dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi. Përfaqësuesit e partive të tjera abstenuan.

Megjithatë, analisti politik Visar Ymeri e cilësoi këtë veprim të LVV-së si një manovër politike.

“Këto janë vetëm lojëra politike të LVV-së, të cilat as nuk e kanë për qëllim as me certifiku as Listën Serbe, e as ndonjë kandidat të LS. Por vetëm me e shmang vëmendjen nga çështjet të cilat do të duhej të diskutoheshin sot e deri në zgjedhjet lokale. E që janë çështjet lokale. LVV-ja duke pas parasysh që nuk as performon si duhet në zgjedhje lokale e as nuk ka fort çka me kallxu. Ndërton kësi narracione…

Dhe këto lojëra që i bën LVV-ja, i bë duke e ditë që Lista Serbe do ta kaloj procesin, siç e ka bërë herën kaluar në PZAP. Duke e dit që Lista Serbe nuk dëmtohet, nuk ka gjë më të keqe për mendimin tim dhe gjë më të pështirë se sa me vepru në publik thu ti je ka mundohesh me ndal diçka, të cilën e din që nuk mundesh me ndal e as nuk ki bazë me ndal”, ka thënë Ymeri.

The post Ymeri: Veprimet e LVV-së kundër Listës Serbe janë vetëm lojëra politike appeared first on Telegrafi.

Pesë persona lëndohen në aksident trafiku në Lupç të Podujevës

21 August 2025 at 21:38

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Lupç të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë–Podujevë, ku janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/

The post Pesë persona lëndohen në aksident trafiku në Lupç të Podujevës appeared first on Telegrafi.

Spasiqi në paraburgim për krime lufte, dëshmitarët rrëfejnë masakrën në Reznik

21 August 2025 at 21:23

9 anëtarë të familjes Ujkani, në Reznik të Vushtrrisë, më 6 prill 1999 u masakruan e u dogjën nga forcat paramilitare, policore e ushtarake serbe.

Në seancën ku ia caktuan 30 ditë paraburgim si i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, erdhi e doli me duar të lidhura. Por gjatë luftës, Sinisha Spasiqin, banorët e Reznikut të Vushtrrisë e kujtojnë me revole në duar dhe të shoqëruar me paramilitarë e forca serbe.

“Spasiqin në këtë shtëpinë e Shaip Zenelit u kanë këtu punkti këtu, u kanë komandandir i paramilitarëve Spasiqi, atë e kam njohur qysh para luftës… qitu e kam pa shumë herë Spasiqin, edhe këtu ka nejt ai me paramilitarët. Atë ditë u dalë me ata paramilatarët me dy kerre prej këtu edhe Spasiqi… knej nuk e kam pa se nuk kam guxu me u afru, se mos po na vrasin…” , ka thënë dëshmitari i masakrës, Bilall Ujkani.

Bilall Ujkani do të bëhej dëshmitar i masakrës së familjes së tij, për të cilën dyshohet edhe Spasiqi.

Një ditë para masakrës, më 5 prill 1999, kushëririn Faikun, e kërcënuan me armë në kokë. Atë e detyruan të tregojë se ku i ka të afërmit.

Të nesërmen, më 6 prill, nisën britmat, ekzekutimet, filluan të shtënat, shtëpitë u dogjën.

Edhe Billalli pa e ditur se çka po ndodhte andej mureve, bashkë me gruan dhe djalin 9 vjeçar po e prisnin vdekjen.

“I tha çka po i bojna po i vrasim, ai tha jo njëherë edhe u nis këndej rreth 20 metra, ai po thotë mos luaj prej këtu se ju vrasim, ky u nis në drejtim të tij, ai vetëm kur njeriu nuk po u tuke vetëm kur e kam pa e ka qu automatin edhe ja ka dhanë një refall në dritare mbi kokë edhe tu kapën ata ndërmjet vete a e pe që gati më vrave mua edhe dulën te kamxhiku te kusherini…”, ka shtuar Ujkani.

E vetmja që mbijetoi nga shtëpitë e vëllezërve ishte Nazmie Ujkani, të cilës ia masakruan burrin, e vetë arriti të largohet.

Bashkë me të, me gruan dhe djalin e mitur, Bilalli tash 77 vjeçar, u kthye tek shtëpitë e vëllezërve.

“Kjo shtëpia e nipit, Ymer Ujkani, edhe jam hy por nuk kam mujt me pa asgjë të kallta krejt, kulmi ish ra, katër shpijave iu ka dalë flaka. Kam vazhdu te shpija dytë Muhamet Ujkani vëllai aty u kanë vëllai me gruan Fatimen edhe aty e kalltë. Jam shku te shtëpia e vëllait, Behxhetit, vëllai Behxheti edhe aty kurgjo nuk kemi mujt me pa. Gruan e ka pasur Nazmija ajo ka shpëtu. Pas kësaj kam shku tek shtepija e vëllait Fehmisë, aty nuk kam pa asgjë. Ishte Sofia, të dy ishin të vrarë e të djegur”, ka thënë Ujkani.

3 vëllezërit, nipin, dy gratë e vëllezërve i pa të vrarë e të djegur deri në asht, por për Bilallin tmerri nuk përfundoi me kaq. Serbët e ekzekutuan edhe kushëririn Faikin, nga i cili një ditë para masakrës, me dhunë kishin marrë informacione për kushërinjtë e tij, të cilët i paralajmëroi për rrezikun, por nuk shpëtuan.

“E kam gjetur Faikin të vrarë plumbin në ballë, shpija nuk ish kallë hiq, e kishin ujdis sikur kur fle”, ka shtuar Ujkani.

Tefik dhe Halide Ujkani, edhe këta kushërinj, u ekzekutuan disa metra më larg, vetëm për faktin se dyshohet që i kishin njohur serbët që i takuan në rrugë dhe u vranë për t’i zhdukur gjurmët e dëshmitarët e mundshëm.

Skena e krimit kishte mbetur e paprekur në qiell të hapur deri më 17 qershor. Atë ditë mbesa, Nedimja, u kthye, në shtëpinë ku ishte rritur, duke e kërkuar nënën e babën.

“Ata gjatë bisedës në mes vete i kam dëgju, që këtu është përdor diçka se këtu nuk mundet trupi i njeriut me u djeg në atë formë me u bë shkumë edhe mbetjet kanë qenë të pakta të tilla, prej secilës kuformë ne kemi arritur me thanë kështu, një palë grushta eshtra me i gjetë për me i dëshmu krejt. Njëjtë i ke gjetë edhe prindërit e tu? Njëjtë të dy prindërit e mi. Njëjtë prindërit e mi njëtjë axhallarët, pak diçka pjesën e kurrizit e ka pasur më të ruajtur djali i axhës, Ymer Ujkani”, ka thënë Nedime Ujkani.

Pak kocka nga ato çka kanë mbetur nga 9 anëtarët e familjes Ujkani, u varrosën më 23 qershor 1999.

Sinisha Spasiqi përpos për pjesëmarrjen në masakrën e Reznikut dyshohet edhe për dëmtim e plaçkitje, dhunë fizike e seksuale ndaj civilëve gjatë luftës në Vushtrri.

Për krime ndaj shqiptarëve në këtë zonë, përfshirë edhe Reznikun, aktakuzë është ngritur edhe ndaj serbit, Sllagjan Trajkoviq.

Në Reznik, Vërnicë dhe Shallc gjatë luftës janë vrarë e masakruar 21 civilë shqiptarë./Tv Dukagjini

The post Spasiqi në paraburgim për krime lufte, dëshmitarët rrëfejnë masakrën në Reznik appeared first on Telegrafi.

Haxhiu: Moscertifikimi i Listës Serbe është fitore për demokracinë

21 August 2025 at 19:59

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përshëndetur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ajo e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë në Kosovë.

“Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe përbën një fitore të rëndësishme për demokracinë, integritetin e procesit zgjedhor dhe sigurinë qytetare e shtetërore. Lista Serbe, në mënyrë të përsëritur, ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës. Ajo nuk ka synuar përfaqësim qytetar, por ka shërbyer si dorë e zgjatur e Vuçiqit. Sulmi terrorist në Banjskë, i organizuar nga kryetari i saj faktik, Milan Radoiçiq, është një nga aktet kriminale ndaj të cilave Kosova ka reaguar me vendosmëri”, ka deklaruar Haxhiu.

Edhe pse disa njohës të çështjeve juridike e kanë vlerësuar këtë vendim si të padrejtë, Haxhiu theksoi se ai është plotësisht në përputhje me Kushtetutën.

“Moscertifikimi i saj është vendim i drejtë, legjitim dhe në përputhje të plotë me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ky është garant që zgjedhjet do të jenë shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve, pa ndërhyrje të jashtme dhe pa presione nga struktura kriminale. Institucionet mbeten të përkushtuara për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, gjithëpërfshirës dhe demokratik”, ka shtuar ajo.

The post Haxhiu: Moscertifikimi i Listës Serbe është fitore për demokracinë appeared first on Telegrafi.

Zjarr në tokat përreth Mamushës, flakët i ofrohen shtëpive

21 August 2025 at 19:20

Në Komunën e Mamushës, për shkak të motit të nxehtë, kanë shpërthyer zjarre në tokat përreth.

Zjarrfikësit e Mamushës intervenuan menjëherë.

Autoritetet kanë njoftuar se po punohet intensivisht që zjarri të mos përhapet në zonat e banuara.

Gjatë ditëve të fundit, Kosova është përballur me disa vatra zjarri për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë. Në disa raste, ekzistojnë dyshime se zjarret mund të jenë vënë qëllimisht.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka bërë apel te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar.

“Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.”

The post Zjarr në tokat përreth Mamushës, flakët i ofrohen shtëpive appeared first on Telegrafi.

KQZ nis certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet lokale, debat rreth Listës Serbe

21 August 2025 at 17:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Në këtë mbledhje marrin pjesë anëtarët e KQZ-së, përfaqësues të Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike, si dhe përfaqësues të institucioneve relevante.

Një nga pikat më të debatueshme të rendit të ditës është certifikimi i partisë Lista Serbe dhe kandidatëve të saj.

Zyra për rekomandimin e partive ka raportuar se pas verifikimeve pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrisë së Jashtme, asnjëri prej kandidatëve të Listës Serbe nuk rezulton në listat e personave të kërkuar ose të ndaluar.

Prandaj është rekomanduar certifikimi i saj me 238 kandidatë, për kryetarë në 11 komuna dhe për asamble komunale në 19 komuna.

Megjithatë, anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka kundërshtuar certifikimin, duke e cilësuar Listën Serbe si parti me “trashëgimi terroriste” dhe duke akuzuar disa prej kandidatëve të saj se punojnë në mënyrë subversive kundër Republikës së Kosovës.

Ai tha se ka dokumente së paku për një person nga Lista Serbe që nuk i plotëson kushtet.

“Sasha Millosheviq, nga Lista Serbe që kandidon për Novoberdë, është i emëruar nga Serbia për kryetar paralel te Gjilanit”, ka shtuar Kurteshi.

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka deklaruar se edhe pse të gjitha institucionet kompetente kanë rekomanduar certifikimin e Listës Serbe, subjekti i tij politik ka vendosur të abstenojë nga votimi.

“Është dashur që këto informata të pranohen në mënyrë institucionale. Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim. Abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionet e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti”, tha Elshani.

Edhe anëtari i AAK-se ne KQZ, Muharrem Nitaj ka deklaruar se dokumentet qe posedon LVV dhe Sami Kurteshi është dashur te dërgohen ne institucionet përgjegjëse.

“Sekretariati thotë se kjo parti politike politike plotëson kriteret pas informatave qe kane marre nga institucionet përgjegjëse”.

Çështja ka marrë vëmendje edhe ndërkombëtare.

Një diplomate amerikane ka shprehur shqetësim për tendencat që, sipas saj, synojnë ndalimin e pjesëmarrjes së partive serbe në zgjedhje.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Është me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces. Jemi të shqetësuar për çdo tentim që limiton zgjedhjet e tyre”, ka deklaruar ajo, duke theksuar se këto qëndrime ia ka bërë të ditura kryeministrit në detyrë./Telegrafi/

The post KQZ nis certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet lokale, debat rreth Listës Serbe appeared first on Telegrafi.

Kadri Mahmuti gjen vajzën e tij pas shumë vitesh, falë një emisioni televiziv gjerman

21 August 2025 at 17:18

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani.

Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali, duke ia lënë Kadrisë frikën më të madhe të jetës: se nuk do ta shihte më kurrë të bijën, shkruan albinfo.ch.

Pas dekadash kërkimesh dhe shprese, Kadri Mahmuti iu drejtua emisionit të njohur gjerman “Bitte melde dich” të Julia Leischik, i cili prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.

Dhe aty ndodhi mrekullia, Kadriu arriti ta gjente Hamiden e tij, duke përjetuar një ribashkim emocionues që vetëm jeta mund ta shkruajë.

Emisioni “Bitte melde dich” transmetohet në kanalin SAT1 dhe sjell histori të forta njerëzore, ku fati dhe dhimbja e ndarjes shpesh kthehen në gëzim e lot lumturie.

The post Kadri Mahmuti gjen vajzën e tij pas shumë vitesh, falë një emisioni televiziv gjerman appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Grafiti provokues serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi

18 August 2025 at 23:22

Një grafit me mbishkrimin famëkeq në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik “Kad se vojska na Kosovo vrati” (Kur ushtria të kthehet në Kosovë), është vendosur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore të qytetit të Kollashinit në Mal të Zi.

Ky akt është cilësuar si provokim i hapur ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, por edhe ndaj vizitorëve nga trojet shqiptare që frekuentojnë zonën turistike të këtij qyteti malor.

Nuk është hera e parë që shfaqen të tilla parulla.

Grafite me të njëjtin përmbajtje janë parë edhe më herët në disa qytete të Serbisë dhe Bosnjës.

Po ashtu tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq), gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Fiorentinës , shpalosën një banderolë me të njëjtin mesazh, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik./Telegrafi/

The post Grafiti provokues serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi appeared first on Telegrafi.

KFOR-i amerikan me helikopterë ndihmon në shuarjen e zjarreve në Gjakovë

18 August 2025 at 20:46

Forcat ajrore amerikane të caktuara në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë asistuar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në përballjen me zjarret në komunën e Gjakovës.

Dy helikopterë të tipit UH-60 Black Hawk, të pajisur me sisteme “Bambi Bucket”, kanë kryer disa hedhje ajrore të ujit për të ndihmuar në lokalizimin e flakëve që po rrezikonin komunitetet dhe infrastrukturën lokale.

Gjatë një periudhe pesëorëshe, ekuipazhet kanë realizuar 12 hedhje, duke shpërndarë mbi 2,500 litra ujë në zonat e prekura.

“Këto përpjekje tregojnë aftësinë e KFOR-it për të reaguar shpejt, brenda mundësive dhe kapaciteteve, ndaj emergjencave dhe riafirmojnë përkushtimin e tij të palëkundur për mbrojtjen e komuniteteve lokale dhe mbështetjen e autoriteteve civile”, ka njoftuar KFOR.

Misioni shtoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR ka theksuar se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë./Telegrafi/

The post KFOR-i amerikan me helikopterë ndihmon në shuarjen e zjarreve në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Një trup i pajetë gjendet në veturë në Çerkolez të Istogut

18 August 2025 at 18:42

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të hënë në fshatin Çerkolez të Istogut, ku një person është gjetur i vdekur brenda një veture.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rreth orës 16:00 policia ka marrë informatën për një veturë në të cilën ndodhej një person që dyshohej se ishte pa shenja jete.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku një mjek ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë kompetente”, tha Gashi./Telegrafi/

The post Një trup i pajetë gjendet në veturë në Çerkolez të Istogut appeared first on Telegrafi.

Qorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm në Kosovë

18 August 2025 at 18:21

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të seancave të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Qorrolli ka thënë se për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të madh pa iu referuar asnjë kushtetute evropiane apo botërore dhe pa marrë shembull nga aktgjykimet e gjykatave simotra.

“Ky është një fakt i pazakontë, por edhe domethënës: asnjë precedent, asnjë rast krahasues, asnjë përvojë e ngjashme nga bota demokratike”, ka deklaruar ai.

Sipas Qorrollit, mungesa e krahasimeve ndërkombëtare e bën vendimin “të izoluar, të brishtë dhe të ndërtuar mbi logjikë të brendshme të dobët”. Ai e ka quajtur “tejkalim të mandatit kushtetues” vendosjen nga Gjykata të rregullit të tri tentativave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe kufizimit 30-ditor.

“Kur Gjykata shpik një rregull numerik të tillë, nuk e ka kryer detyrën e saj primare – interpretimin e Kushtetutës”, ka shtuar Qorrolli.

Ai ka paralajmëruar se ky precedent e vendos Gjykatën në një pozitë të rrezikshme, pasi në vend që të forcojë besimin te Kushtetuta, e cenon atë duke krijuar përshtypjen se normat kushtetuese mund të shpiken pa mbështetje në tekst apo në traditën evropiane të konstitucionalizmit./Telegrafi/

The post Qorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë

18 August 2025 at 16:53

Një aksident i rëndë me tre të vdekur të cilët janë shtetas shqiptarë, dhe dy të plagosur rëndë ndodhi pasditen e kësaj të hëne në autostradën Egnatia, midis Komotini dhe Xanthi, pak para pikës së pagesës së Iasmos.

Në rrethana të panjohura, një kamion u përplas me dy makina, duke shpërthyer në zjarr.

Tre pasagjerë në njërën prej makinave pësuan djegie të rënda, ndërsa shoferi u transportua në Spitalin e Xanthit me lëndime të rënda.

Nga ana tjetër, shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në të njëjtin spital po ashtu me lëndime të rënda.

The post Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë appeared first on Telegrafi.

KDI: Kuvendi duhet të rifillojë menjëherë konstituimin pas vendimit të Kushtetueses

18 August 2025 at 16:45

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për rivendosjen e rendit kushtetues dhe institucional në vend.

Sipas KDI-së, Gjykata ka sqaruar kufijtë kushtetues të seancës konstituive, duke konstatuar se seancat e mbajtura pas 26 qershorit ishin në kundërshtim me vendimin e mëparshëm dhe se Kryesuesi kishte tejkaluar mandatin kushtetues.

“Ky vendim rikthen qartësinë kushtetuese mbi rolin dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve në këtë fazë të ndjeshme politike”, thuhet në reagim.

KDI i bën thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës, duke ftuar grupin më të madh parlamentar të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të procedohet me votim të hapur.

Instituti gjithashtu u ka bërë thirrje subjekteve parlamentare dhe deputetëve që të veprojnë në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë e tyre kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi të rikthehet në funksion pa vonesa, duke shmangur zvarritjet dhe kalkulimet politike./Telegrafi/

The post KDI: Kuvendi duhet të rifillojë menjëherë konstituimin pas vendimit të Kushtetueses appeared first on Telegrafi.

KRU “Hidrodrini”: Uji në Istog është i sigurt për konsum

17 August 2025 at 23:48

Në Komunën e Istogut është shënuar një incident teknik si pasojë e një rrjedhjeje të klorit nga një gyp i dëmtuar.

Sipas njoftimit të Komunës së Istogut, defekti është identifikuar dhe riparuar menjëherë nga ekipet përkatëse.

Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A., Njësia Operative në Istog, ka bërë të ditur se uji i pijshëm në këtë komunë është i pastër dhe i sigurt për konsum.

Sipas njoftimit të Hidrodrinit, problemet e shfaqura në burimin e Istogut kanë të bëjnë me sistemin e pajisjeve të klorit të gaztë, i cili është emetuar në ajër, por ky incident nuk ndërlidhet dhe nuk paraqet rrezik për cilësinë e ujit të pijshëm.

“Uji i pijes është testuar gjatë mbrëmjes në dy lokacione dhe është në vlera normale”, thuhet në komunikatën e KRU “Hidrodrini”./Telegrafi/

The post KRU “Hidrodrini”: Uji në Istog është i sigurt për konsum appeared first on Telegrafi.

❌
❌