Aaron Pipers i është drejtuar miqve dhe familjes së Denise Richards me një thirrje të fortë për ndihmë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për aktoren, e cila sipas tij ndodhet në një gjendje të rënduar.
Vetëm pak ditë pasi Denise Richards e akuzoi për dhunë në familje dhe madje pretendoi se ai kishte tentuar ta vriste, Pipers ka reaguar përmes një letre dërguar më 20 korrik anëtarëve të afërt të familjes dhe miqve të çiftit. Letra, të cilën e ka siguruar “Us Weekly”, përshkruhet si një thirrje e dëshpëruar për ndihmë.
“Nuk ju drejtohem me zemërim, por me zemër të thyer – si burrë, bashkëshort, bir, vëlla dhe baba,” shkruan ai. “E dua gruan time më shumë sesa mund ta përshkruaj me fjalë. Por akuzat e saj publike janë jo vetëm të pavërteta, por edhe shkatërruese. Nuk e kam dhunuar kurrë fizikisht, as i kam shkaktuar ndonjëherë dëmtime. Kam ndërhyrë vetëm për ta mbrojtur – madje edhe kur ajo po sulmonte fizikisht vajzën tonë.”
Në dokumentet e gjykatës, të paraqitura nga Denise Richards në kërkesën për divorc më 7 korrik, aktorja pretendon se ka përjetuar dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike. Ajo përshkruan raste të rënda dhune, kërcënime për vrasje, ndërhyrje në jetën private, dhe kontroll ekstrem ndaj saj.
Nga ana tjetër, Pipers mohon kategorikisht këto akuza dhe thekson se familja e tij është duke vuajtur padrejtësisht pasojat: “Prindërit e mi, të moshuar 83 dhe 84 vjeç, dhe vëllai im, janë kujdesur për vajzën tonë dhe kafshët e Denise për tre vite me radhë, pa pagesë. Tani ata janë vënë në shënjestër dhe po shpifen publikisht, ndërsa jetojnë në kushte të vështira – pa ujë të ngrohtë, gaz apo ndihmë financiare.”
Ai akuzon gjithashtu Denise për një lidhje jashtëmartesore, duke thënë se fillimisht ajo i kishte mohuar të gjitha dhe e kishte lutur të mos largohej, por më pas kanë dalë në dritë prova dhe mesazhe të qarta që tregonin të kundërtën.
Në letrën e tij, ai shkon edhe më tej, duke pretenduar se problemet e Denise Richards shkojnë përtej një martese të vështirë: “E them këtë me dashuri, jo me kriticizëm – Denise ka nevojë për ndihmë profesionale. Prej më shumë se 20 vitesh, disa prej jush e dini këtë. Ajo nuk ushqehet rregullisht, ka humbur ndjenjat për shkak të drogës, dhe ka rrezikuar jetën e saj dhe të të tjerëve, përfshirë edhe kur ka qenë në timon me vajzën tonë në makinë.”
Aaron thekson se nuk dëshironte që letra të bëhej publike, por sipas tij dëmi tashmë ka kaluar kufijtë e familjes: “Prek të gjithë ata që e duan dhe e mbështesin atë. Ju lutem, lutuni për Denise – për qartësi, shërim dhe që të kërkojë ndihmën që i nevojitet.”
Në fund, ai shprehet i hapur për pajtim dhe të vërtetën: “Nuk mund të rri më në heshtje ndërsa ata që dua dëmtohen. Unë dua vetëm të vërtetën dhe që kjo histori të ndalet së mbuluari realitetin.”
The post Apeli i Aaron Pipers pas akuzave të Denise Richards për dhunë në familje: Ajo ka nevojë për ndihmë appeared first on iconstyle.al.